STUDIMET PASDIPLOMIKE - CIKLI I DYTË TEZË MASTERI .

3y ago
149 Views
6 Downloads
1.94 MB
82 Pages
Last View : 11d ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Casen Newsome
Transcription

UNIVERSITETI I EVROPËS JUGLINDORESOUTH-EAST EUROPEAN UNIVERSITYУНИВЕРЗИТЕТ НА ЈУГОИСТОЧНА ЕВРОПАFAKULTETI I BIZNESIT DHE EKONOMISËFACULTY OF BUSINESS AND ECONOMYФАКУЛТЕТ ЗА БИЗНИС И ЕКОНОМИЈАSTUDIMET PASDIPLOMIKE - CIKLI I DYTËTEZË MASTERI“ZBATIMI I TEKNIKAVE TË KONTABILITETIT MENAXHERIAL:RASTI I KOMPANIVE NË RAJONIN E TETOVËS”KANDIDATI:MENTORI:FLORIM SELAMIPROF. DR. RUFI OSMANITetovë , shkurt , 2020

Deklarata e origjinalitetitUnë, Florim Selami, me përgjegjësinë time më të lartë deklaroj që ky punim me titull“Zbatimi i teknikave të kontabilitetit menaxherial: Rasti i kompanive në rajonin e Tetovës’’përfaqëson punimin tim origjinal, është shkruar prej meje, përveç rasteve të citateve dhereferencave të tjera. Ky punim nuk është përdorur më parë në këtë Universitet dhe nuk ështëprezantuar asnjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim.Florim SelamiTetovë, 20202

3

Mirënjohje dhe falënderimeUnë do të doja të shpreh mirënjohjen dhe falënderimet e mia mentorit tim Prof. Dr. RufiOsmani që më ka këshilluar, udhëzuar, motivuar dhe që më ka mbështetur gjatë gjithë kohës sëkëtij hulumtimi të masterit.Gjithashtu, do të doja të falënderoj anëtarët e komisionit të tezës: Prof. Asoc. Dr. JetonMazllamin dhe Prof. Asoc. Dr. Hyrije Abazi-Alilin për këshillat dhe sugjerimet e dhëna.4

AbstraktiNë ndryshimet e shpejta të mjedisit të biznesit në plan kombëtar dhe ndërkombëtar idetyrojnë kompanitë që të përmirësojnë performancën e tyre në mënyrë permanente për tëpërballuar me sukses konkurrencën në rritje në vend dhe ne tregjet e huaja.Kontabiliteti menaxherial si pjesë integrale e sistemit të informacionit të kompanisë kandikim në rritje në procesin e vendimmarrjes në funksion të miratimit të vendimeve të drejtabiznesore. Kostot dhe të ardhurat si informacion i rëndësishëm i prodhuar nga kontabilitetimenaxherial kanë rëndësi të madhe për miratimin e vendimeve menaxheriale. Kostot dhe tëardhurat që nuk ndikojnë në vendime trajtohen si informacione të parëndësishme dhe nukmerren në konsideratë në procesin e vendimit.Studimi ka në fokus një numër të caktuar të kompanive (49) në rajonin e Tetovës tëveprimtarive të ndryshme biznesore, kryesisht kompani të vogla dhe një numër simbolik ikompanive të mesme. Bazuar në hipotezat e parashtruara, hulumtimi argumenton hipotezat ee parashtruara në rastin e kompanive të analizuara (49) në rajonin e Tetovës dhe verifikon sekëto kompani kryesisht nuk i zbatojnë teknikat tradicionale dhe moderne të kontabilitetitmenaxherial. Ky moszbatim i teknikave të kontabilitetit menaxherial është kryesisht pasojë emungesës së kuadrit profesional dhe për pasojë mosnjohje e teknikave në fjalë.Hulumtimi zbulon se ndërmarrjet e rajonit të Pollogut duhet të bashkëpunojnëintensivisht me institucionet arsimore dhe me odën ekonomike në mënyrë që të sigurohenburime njerëzore cilësore si një parakusht i efektshëm i zbatimit të teknikave të kontabilitetitmenaxherial. Gjetjet e autorit të këtij studimi janë në përputhje me gjetjet e studiuesve lokaldhe të huaj nga kjo lëmi.Fjalët kyçe: Teknikat e Kontabilitetit Menaxherial, Vendimmarrja biznesore,Performanca e kompanive, Rajoni i Tetovës.5

AbstractThe rapid changes in the business environment nationally and internationally obligecompanies to improve their performance permanently to successfully cope in growingcompetition in the country and in foreign markets.Managerial accounting as an integral part of a company's information system has anincreasing impact on the decision-making process as a function of adopting the right businessdecisions. Costs and revenues as important information produced by managerial accounting areof great importance for the adoption of managerial decisions. Costs and revenues that do notaffect decisions are treated as irrelevant information and are not considered in the decisionprocess.The study focuses on a number of companies (49) in the Tetovo region of variousbusiness activities, mainly small companies and a symbolic number of medium-sizedcompanies. Based on the hypotheses presented, the research argues the hypotheses putforward in the case of analyzed companies (49) in the Tetovo region and verifies that thesecompanies largely do not apply traditional and modern managerial accounting techniques. Thisfailure to apply managerial accounting techniques is mainly due to the lack of professional staffand consequently lack of knowledge of the techniques in question.The research reveals that companies in the Polog region must collaborate intensivelywith educational institutions and the chamber of commerce in order to provide quality humanresources as an effective precondition for the application of managerial accounting techniques.The findings of the author of this study are in line with the findings of local and foreignresearchers in this field.Key words: Managerial accounting techniques, Business decision making, Companiesperformance, Tetovo region.6

АбстрактБрзите промени во деловното опкружување на национално и меѓународно ниво гипринудуваат компаниите да ги подобрат своите перформанси трајно за успешно да сесправат со растечката конкуренција во земјата и странските пазари.Менаџерското сметководство како составен дел на информативниот систем накомпанијата има поголемо влијание врз процесот на донесување одлуки како функција надонесување на правилни деловни одлуки. Трошоците и приходите како важниинформации произведени од раководното сметководство се од големо значење задонесување на менаџерски решенија. Трошоците и приходите кои не влијаат на одлукитесе третираат како небитни информации и не се земени предвид во процесот наодлучување.Студијата се фокусира на голем број компании (49) во тетовскиот регион на разниделовни активности, главно мали компании и симболичен број на средни компании. Врзоснова на презентираните хипотези, истражувањето ги аргументира хипотезите изнесениво случајот на анализираните компании (49) во тетовскиот регион и потврдува дека овиекомпании во голема мерка не применуваат традиционални и современи менаџерскитехники за сметководство. Овој неуспех за примена на менаџерски техники засметководство главно се должи на недостаток на стручен персонал и, следствено на тоа,непознавање на односните техники.Истражувањето открива дека компаниите во Полошкиот регион мораат интензивнода соработуваат со образовните институции и трговската комора со цел да се обезбедатквалитетни човечки ресурси како ефикасен предуслов за примена на менаџерски техникиза сметководство. Наодите на авторот на оваа студија се во согласност со наодите налокални и странски истражувачи од оваа област.Клучни зборови: Менаџерско сметководствени техники, Деловно одлучување,Перформанси на компанијата, Тетовскиот регион.7

PërmbajtjaDeklarata e origjinalitetit.2Mirënjohje dhe falënderime.4Abstrakti .5Abstract .6Абстракт .7Përmbajtja .8KREU 1: HYRJE .91.1. Rëndësia e punimit .91.2. Qëllimi dhe objektivat e hulumtimit .101.3. Hipotezat.12KREU 2: RISHIKIMI I LITERATURËS .132.1. Kontabiliteti Menaxherial kundrejt Kontabilitetit Financiar, disa aspekte teorike .132.2. Ndërvarësia midis Kontabilitetit Financiar dhe Kontabilitetit Menaxherial.162.3. Teknikat e kontabilitetit menaxherial .182.3.1. Dallimi midis teknikave tradicionale dhe moderne të Kontabilitetit Menaxherial .202.3.2. Metodat për matjen-vlerësimin e kostove (Teknikat tradicionale dhe moderne) .212.3.3. Kontabiliteti i Kostos.232.3.4. Informata të rëndësishme në funksion të miratimit të vendimeve afatshkurta .31KREU 3. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT .443.1. Burimet e të dhënave dhe përshkrimi.443.2. Pyetësori .51KREU 4. ANALIZA DHE DISKUTIMI I REZULTATEVE .524.1. Rezultatet e pyetësorit, prezantimi dhe diskutimi i gjetjeve.52KREU 5. PËRFUNDIME, REKOMANDIME DHE KUFIZIMET E STUDIMIT.665.1. Përfundime dhe rekomandime .665.2. Kufizimet e studimit .67REFERENCAT/BIBLIOGRAFIA .68SHTOJCAT .738

KREU 1: HYRJE1.1. Rëndësia e punimitKy punim masteri ngërthen në vete elementin teorik dhe atë praktik. Duke analizuar dheprezantuar çfarë është arritur dhe bërë më herët në nivel teorik dhe praktik, do të mundohemiqë në këtë punim masteri të prezantojmë nivelin aktual të shfrytëzimit të teknikave ngakontabiliteti menaxherial nga vendimmarrësit, me theks të veçantë ato të brendshëm.Gjykojmë se vendimmarrja afariste shpesh është e bazuar në informacionin qëgjenerohet nga kontabiliteti financiar dhe sidomos në rastin e kompanive të vogla në rajonin eTetovës ose Pollogut dhe më gjerë, ose vendimmarrja në disa raste fare nuk merë konsideratëinformacionin nga kontabiliteti. Kjo ndodhë për shkak të më shumë arsyeve siç janë:kontabiliteti financiar konsiderohet si i mjaftueshëm nga pronari/menaxheri i kompanisë apobiznesit; pronari ose biznesi e quan të mjaftueshëm udhëheqjen e kontabilitetit financiar dhekështu përmbushin detyrimin që parasheh kërkesa ligjore dhe të njëjtit njëherë do tëkonsideronin udhëheqjen e kontabilitetit menaxherial si barë apo kosto shtesë të biznesit, etj.Por, në fakt udhëheqja e kontabilitetit menaxherial do të duhet të shihet si një përparësikonkurruese e biznesit sepse do të ndihmonte vendimmarrjen afariste nga perspektivamenaxheriale. Ky konstatim nuk është vetëm teorikë por janë mjaftë raste studimore dhepraktike në vend dhe në rrafshinë ndërkombëtarë që e kanë argumentuar këtë të vërtetbiznesore (Breuer, et al, 2013, Osmani 2017).Sot do të ishte e pakuptimtë dhe aspak praktike që një kompani prestigjioze mos tëzbaton teknikat e kontabilitetit menaxherial dhe kështu të miraton një vendim për të ardhurat,kostot, shpërblimet etj në nivel produkti, reparti, pikë shitjeje, etj.Pikërisht, përmes këtij punimi të masterit, njëherë mendojmë që të tregojmë rëndësinëqë teknikat e kontabiliteti menaxherial kanë në vendimmarrjen afariste, duke rritur interesindhe vetëdijesimin e afaristëve që të njëjtat ti shfrytëzojnë në bizneset që ato i menaxhojnë.9

1.2. Qëllimi dhe objektivat e hulumtimitKy punim i masterit ka për qëllim që të nxjerrë në sipërfaqe problematikën dhe nivelin epërfshirjes së teknikave të kontabiliteti menaxherial në funksion të zbatimit nga kompanitëbiznesore sipas rasteve konkrete. Punimi në fjalë do të bënë një lidhje në mes dobive konkreteqë teknikat menaxheriale ofrojnë në vendimmarrjen afariste dhe sa prej tyre realishtshfrytëzohen tek bizneset. Kështu do të analizohet boshllëku eventual në mes pikëpamjesteorike dhe evidencës empirike-praktike duke dhënë njëherë edhe sugjerimet si më tej tëpërmirësohet vendimmarrja afariste.Punimi do të bënë një gërshetim të perceptimit menaxherial apo përdoruesve tëbrendshëm të informacionit kontabël konform zbatimit të teknikave menaxheriale, njohjes sëkëtyre teknikave, vështirësive të zbatimit, kulturës afariste dhe njohjes së koncepteve nga atobazë tek ato të avancuara në kontabilitet menaxherial, etj.Për dallim nga kontabiliteti financiar, kontabilitetit menaxherial udhëhiqet dherealizohet si rezultat i kërkesave që parashtron menaxhmenti i kompanive. Pra, thjesht nuk kandonjë kërkesë ligjore por kontabiliteti menaxherial duhet t’u përgjigjet nevojave të kompanisënë funksion të evidentimit të saktë të kostove, shpërndarjes së drejtë, përcaktimit tëfitimit/rezultatit financiar sipas produkteve/proceseve ose reparteve prodhuese/shërbyese.Në veçanti, teknikat e Kontabilitetit Menaxherial janë bërë instrumente të rëndësishme,që i ndihmojnë menaxhmentit për të vendosur strategji të menaxhimit të kostove dhe uljes sëtyre, jo vetëm për periudhat afatshkurtra, por edhe për periudhat afatgjata (Henri, Boiral dheRoy 2016). Menaxherët vazhdimisht po përpiqen të gjejnë qasje inovative menaxhuese për t’iupërshtatur mjedisit. Për të realizuar këtë detyrë të ndërlikuar dhe të vështirë, ata mbështetengjerësisht në të dhënat kontabël,në ato që kanë të bëjnë me koston, çmimin dhe fitimin.Një pjesë e gjerë e literaturës së Kontabilitetit Menaxherial përkufizon këtë disiplinë nëtermin e rolit të saj vendimmarrës, sepse informacioni që shfrytëzohet nga kontabiliteti imenaxhmentit, menaxherët e përdorin për t’i kryer funksionet kryesore të tyre të planifikimitdhe kontrollit. (Horngren et al. 2000, 2005, 2012).Në botën e biznesit ende është e dukshmemënyra operative e të menduarit “ajo që llogaritet ka numër, ndërsa ajo që nuk mund të thuhetme numra, nuk llogaritet” (Bedenik Osmanagiq, 2006).10

Pikërisht kjo është ndër arsyet, që shumë autorë dhe studiues kanë argumentuar, sesistemet tradicionale të Kontabilitetit Menaxherial nuk u shërbejnë me efektivitet nevojave tëdrejtuesve dhe janë të papërshtatshme për kërkesat bashkëkohore të mjedisit biznesor.Sigurisht që aplikimi, pesha dhe roli i kontabilitetit menaxherial në funksion tëvendimmarrjes afariste nuk gjen nivelin e aplikimit përmbajtjesor në ekonomit e zhvilluarpërkundrejt një ekonomie në tranzicion në vendet e Ballkanit Perëndimor siç është rasti meregjionin e Tetovës si pjesë e Maqedonisë së Veriut. Vetëm dy punime kanë hulumtuar ndikimine Kontabilitetit Menaxherial në bizneset e ekonomive të ndryshme të Ballkanit Perëndimor(Breuer, et al. 2013 dhe Lale, et al. 2014).Breuer në përgjithësi është përqendruar në rolin e Kontabilitetit Menaxherial nëprocesin e vendimmarrjes pa analizuar metodat dhe mjetet specifike të Kontabilitetit tëMenaxhimit. Punimi i Breuerit me titull "Roli i menaxhmentit në procesin e vendimmarrjes:studimi i rastit analizon zbatimin e Kontabilitetit Menaxherial me anketimin e 50 subjekteveekonomike në rajonin e Caraş Severin në Rumani. Hulumtimi arriti në përfundimin se subjektetekonomike të këtij rajoni pjesërisht zbatojnë teknikat e Kontabilitetit Menaxherial.Studimi i Lale-së është përqendruar në rolin e menaxhmentit si përdorues iinformacionit kontabël në procesin e vendimmarrjes në kompanitë e Serbisë. Punimi i Lale-sëme titullin "Vlefshmëria e informacionit të kontabilitetit për menaxhimin në procesin evendimmarrjes" analizon zbatimin e pikës kritike të rentabilitetit bazuar në marzhin ekontributit në procesin e matjes së performancës së kompanive. Studimi arriti në përfundiminse kompanitë vendase nuk zbatojnë sistemin modern të kontabilitetit dhe konceptet dhemjetet e menaxhimit të kostos të cilat aplikohen në vendet e zhvilluara.Punimi i vetëm në lidhje me zbatimin e teknikat e Kontabilitetit Menaxherial ne rastin eMaqedonisë së Veriut është punimi i prof. Osmanit me titull: Informatat Relevante si teknik eKontabilitetit Menaxherial, hulumtim në rajonin e Pollogut (Osmani, 2017).Punimi ofron disa rekomandime për avancimin e zbatimit të koncepteve dhe teknikavetë Kontabilitetit Menaxherial në përgjithësi. Kjo mund të vërehet edhe në statistikat dheraportimet e veçanta financiare, që gjë kontabiliteti financiar nuk do të kishte edhe gjithë aq nëfokus.11

Andaj, në këtë punim empririk bëjmë përpjekje të vlerësojmë shkallën e përdorimit tëdisa teknikave të përparuara që kontabiliteti menaxherial i përdor, për rastin e kompanive nërajonin e Tetovës. Meqenëse, intervistimi apo analiza e më shumë kompanive do të ishtembase edhe e pamundur, këtu jemi fokusuar në një grup përdoruesish të informacionitkontabël.Punimi synon të vijë në një përgjigje agregate se: nëse dhe sa zbatohen teknikat ekontabilitetit menaxherial? Cila është perspektiva menaxheriale për këto teknika ? A ka njohuritë mjaftueshme menaxhmenti i kompanisë për konceptet dhe teknikat bazë të kontabilitetitmenaxherial si: llojet e ndryshme të kostove, kostot fikse dhe variabile, kostoja oportune,kostoja margjinale, metodat e kontabilitetit të kostos (JOC, PC, ABC), pika kritike e rentabilitetit,informatat relevante, politikë-bërja e çmimeve, master buxheti dhe buxhetet fleksibile, kontrollibiznesor menaxherial nëpërmjet qendrave të përgjegjësis si qendra të kostove, qendra tëardhurave, qendra të fitimit dhe qendra të investimeve.1.3. HipotezatHipotezat bazë të këtij punimi janë:1 – Zbatimi i teknikave nga kontabiliteti menaxherial në procesin e vendimmarrjesbiznesore nuk është në nivelin e duhur.2 – Menaxherët dhe përdoruesit e brendshëm te informacionit kontabël kanë njohuri tëpamjaftueshme nga lëmia e kontabilitetit menaxherial.3 – Zbatimi i suksesshëm i teknikave të kontabilitetit menaxherial në perspektivëimponon nevojën e punësimit të kuadrove të reja me shkollim adekuat.12

KREU 2: RISHIKIMI I LITERATURËS2.1. Kontabiliteti Menaxherial kundrejt Kontabilitetit Financiar, disa aspekte teorikeKontabiliteti është një shkencë dhe disiplinë si teorike ashtu edhe praktike. Kontabilitetigjen zbatim dhe ndihmon vendimmarrjen për individët dhe sidomos vendim-marrësit afaristë.Vendimmarrja afariste është proces mjaft kompleks dhe sa më shumë informata ngakontabiliteti aq më lehtë realizohet ajo.Vendimmarrësit në jetën e përditshme afariste ballafaqohen me probleme të shumta,për shembull: rritja e shitjeve, gjetja e tregjeve të reja, avancimi i teknologjisë së prodhimit tëprodukteve apo shërbimeve, problemet e investimeve dhe financimit të kompanive, motivimi ipunëtorëve, raportimi për vetë kompanitë si dhe për palët tjera jashtë kompanisë, etj. Të gjithakëto probleme apo çështje sigurisht që kërkojnë informata që do ta lehtësojnë vendimmarrjen.Informatat e tilla duhet të jenë sa sasiore ashtu edhe cilësore.Figura 1: Zbatimi i SNK dhe SNRF-ve në disa nga vendet e Ballkanit PerëndimorBurimi: Përpunimi nga autori.Shumica e SNK dhe SNKRF janë në përdorim duke filluar që nga viti 2005 (Serbia) dhepërfundimisht në vitin 2009 (Maqedonia e Veriut). Vlen të përmendet se këto standarde nërastin e Maqedonisë së Veriut kryesisht janë obligative te kompanitë që kuotojn në bursën eletrave me Vlerë në Shkup ndërsa te kompanitë që janë mikro dhe të vogla zbatimi i tyre është

prezantuar çfarë është arritur dhe bërë më herët në nivel teorik dhe praktik, do të mundohemi që në këtë punim masteri të prezantojmë nivelin aktual të shfrytëzimit të teknikave ng a kontabiliteti menaxherial nga vendimmarrësit, me theks të veçantë ato të brendshëm.

Related Documents:

Roli përcaktues i menaxherit në udhëheqje.15 1.5.1. Disa rregulla për menaxhim cilësor . komunikimit, sjelljes fleksibile dhe autoritetit të udhëheqësit, si parakushte për punë . është fjala te menaxhimi, si koncept dhe

Texts of Wow Rosh Hashana II 5780 - Congregation Shearith Israel, Atlanta Georgia Wow ׳ג ׳א:׳א תישארב (א) ׃ץרֶָֽאָּהָּ תאֵֵ֥וְּ םִימִַׁ֖שַָּה תאֵֵ֥ םיקִִ֑לֹאֱ ארָָּ֣ Îָּ תישִִׁ֖ארֵ Îְּ(ב) חַורְָּ֣ו ם

adoleshentët. Me anë të kësaj teze është tentuar të hulumtohet ndikimi i rrjeteve sociale tek nxënësit e shkollave të mesme, të informohemi si ndikon përdorimi i rrjeteve sociale në procesin mësimor, sa i p

Study program Administrimi Publik (2012/2013) Fakulteti Shkencat Shoqërore Bashkëkohore Cikli i studimeve Cikli i parë (Deridiplomike) SETK 180 Titulli I diplomuar në administrim publik Numri në arkiv i akreditimit [180] 03-671/2 Data akreditimit 22.06.2012 Përshkrimi i programit Programi i Administratës publike ka një qasje multidiciplinare të elementeve kryesore të studimit në .

Study program Gjuhë dhe Letërsi Angleze (2012/2013) Fakulteti Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi Cikli i studimeve Cikli i parë (Deridiplomike) . përkthim, interpretim, gazetari, industrinë e mikpritjes së turistëve, mësimdhënie të gjuhës në korpo

PUNIM DIPLOME (STUDIMET MASTER) TEMA: ANALIZA E FAKTORËVE QË NDIKOJNË NË OPTIMIZIMIN E TRANSMETUESVE ME DHËMBËZORË . Kandidati: Mentori: Inxh. Bch. Riad Ramadani Prof. dr. Nijazi Ibrahimi. Prishtinë, 2009

shkencat sociale, politike, në ekonomi, sociologji dhe studimet e zhvillimit. Pas popullaritetit të fituar nga punimi i Robert Putnam, si dhe pas pretendimeve të Bankës Botërore se kapitali social ishte "lidhja që mungonte" në procesin e zhvi

from The Adventures of Tom Sawyer MARK TWAIN In this famous selection from The Adventures of Tom Sawyer (1876), written by Mark Twain (born Samuel Langhorne Clemens, 1835–1910), Tom, burdened with the chore to whitewash his Aunt Polly’s fence as punishment for his having played hooky from school, comes up with an ingenious way to get out of his work: He convinces his friends that it’s .