HISTORIA E LETËRSISË SHQIPE - Fillimi - Akademia E .

3y ago
140 Views
6 Downloads
1.10 MB
265 Pages
Last View : 1m ago
Last Download : 2m ago
Upload by : Asher Boatman
Transcription

AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E KOSOVËSAKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISËHISTORIA E LETËRSISË SHQIPEMaterialet e Konferencës shkencore,30-31 tetor 2009, në PrishtinëPRISHTINË2010

KOSOVA ACADEMY OF SCIENCES AND ARTSACADEMY OF SCIENCES OF ALBANIATHE HISTORYOF ALBANIAN LITERATUREThe Materials from the Scientific Conference,30-31 October 2009, PrishtinaEditorial board: Academician Ali Aliu, Academician Sabri Hamiti,Academician Mehmet KrajaEditor: Academician Mehmet Kraja, Secretary of the Sectionof Language and LiteraturePRISHTINË2010

AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E KOSOVËSAKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISËHISTORIA E LETËRSISË SHQIPEMaterialet e Konferencës shkencore,30-31 tetor 2009, në PrishtinëKëshilli redaktues: akademik Ali Aliu, akademik Sabri Hamiti,akademik Mehmet KrajaRedaktor: akademik Mehmet Kraja, sekretar i Seksionittë Gjuhësisë dhe të LetërsisëPRISHTINË2010

Konferenca shkencore: Historia e Letërsisë Shqipe5PËRMBAJTJAPËRMBAJTJA . 5Sabri HAMITI: HISTORI E LETËRSI (Referat hyrës) . 7Ardian MARASHI: PSE, SI DHE KUSH DUHET TA RISHKRUAJËHISTORINË E LETËRSISË SHQIPE: TEZA PUNE . 23Rusana HRISTOVA-BEJLERI: ASPEKTE TË SHKENCËS LETRAREKRAHASUESE NË STUDIMIN E HISTORISË SË LETËRSISË SHQIPE . 31Sadri FETIU: VENDI I LETËRSISË POPULLORE NË HISTORINË ELETËRSISË SHQIPE . 41Floresha DADO: PROBLEMATIKA E KRITEREVE TË HISTORISËSË LETËRSISË . 53Italo FORTINO: RËNDËSIA E GJUHËS NË “KRITIKËN LETRARE”TË VEPRAVE ARBËRESHE . 63Shaban SINANI: HISTORISHKRIMI LETRAR DHE DISA DUKURINDËRKULTURORE. 73Osman GASHI: HISTORIA E LETËRSISË DHEPERIODIZIMI I LETËRSISË . 91Ali ALIU: ROMANI SHQIPTAR: NË VETËKËRKIM TË IDENTITETIT . 97Alfred UÇI: ESTETIKA SI TEORI E METODOLOGJI E HISTORISËSË KULTURËS ARTISTIKE. 103Milazim KRASNIQI: TEKSTET JOLETRARE SI BURIMI DEFORMIMIT TË HISTORISË SSË LETËRSISË SHQIPE . 125Persida ASLLANI: POETIKA SI PALIMSEST DHE HISTORIAE LETËRSISË SHQIPE. 135Kujtim M. SHALA: HISTORIA LETRARE SHQIPE (çështje e tekste) . 145Sazana ÇAPRIQI: ROLI I KANONIT LETRAR NË PËRJASHTIMINE GRUAS SHKRIMTARE NGA HISTORIA E LETËRSISË SHQIPE . 157Hysen MATOSHI: FENOMENET LETRARE DHE HISTORIAE LETËRSISË. 165Xhevat Lloshi; MJESHTRIA E SIMBOLIZMIT TINGULLOR . 169

6Konferenca shkencore: Historia e Letërsisë ShqipeBashkim KUÇUKU: HISTORIOGRAFI E DATAVEDHE NGJARJEVE LETRARE . 199Resmije KRYEZIU: MENDIMI KRITIK LETRARDHE HISTORIA E LETËRSISË . 209Basri ÇAPRIQI: HISTORIA E LETËRSISË SHQIPE – HISTORIAAUTORËSH LETRARË APO HISTORI PERSONALITETESHBARTËS TË KAUZËS SË NDRYSHIMEVE SHQOËRORE . 215Sadik BEJKO: HISTORIA E LETËRSISË SHQIPTAREDHE DISA PROBLEE ME TEKSTET SHKOLLORE . 219Dhurata SHEHRI: HISTORI RECEPTIMI TË LETËRSISË SHQIPE(TEKSTI DHE KONTEKSTI) . 225Agron TUFA: ARSHI PIPA DHE HISTORIA E LETËRSISË SHQIPEPËRBALL NJËRI-TJETRIT . 235Klara KODRA: DOMOSDOSHMËRIA E NJË HISTORIE TË RETË LETËRSISË . 243Sali BASHOTA: HISTORIA E LETËRSISË SHQIPE –KËRKIMI I MODELEVE . 249Nysret KRASNIQI: PREMISA PËR HISTORINË LETRARE . 255

Konferenca shkencore: Historia e Letërsisë Shqipe7Sabri HAMITI, PrishtinëHISTORI E LETËRSI1. Teoria e historisëFilozofi antik Aristoteli ka shkruar Poetikën e parë strukturale, në tëcilën bën dallimin ndërmjet historisë e letërsisë. E para tregon çka kandodhur, kurse e dyta tregon çka mund të ndodhë. Raporti i këtyre tëdyjave bëhet i vështirë në mënyrë të veçantë kur pretendohet tëshkruhet historia e letërsisë, pra kur flitet për lidhjet e të ndodhurësdhe të mundshmes, për historinë e të mundshmes.Kritiku i njohur frëng Rolan Barti, këtë relacion e shtron në formënHistori apo Letërsi, duke kërkuar formulën e një pamjeje të letërsisënë rrjedhë të kohës. Ai vëren që vepra letrare është thelbësishtparadoksale, sepse “është njëkohësisht shenjë e një historie dherezistencë e kësaj historie”.1 Kjo do të thotë që në letërsi ka dy postulate: njëri është historik, kur letërsia trajtohet si institucion; kurse tjetriështë psikologjik, kur ajo trajtohet si kreacion. Prandaj, për studimin etyre duhen disiplina të ndryshme me objekt e metodë të ndryshme.Kur objekti është institucioni letrar, metoda është historike; kurobjekti është kreacioni letrar, metoda është kërkimi psikologjik.2 Kjonënkupton herën e parë një histori të funksionit (të letërsisë), kurseherën e dytë një histori të krijimit (të letërsisë). Në nivel të funksioneve letrare (prodhimi, komunikimi, konsumimi) mund të vendosethistoria, por jo në nivel të individëve. Për pasojë historia letrare bëhete mundur vetëm si sociologjike, duke u marrë me aktivitete e funksione, jo me individë. Në anën tjetër historitë e letërsisë ekzistuese janëmarrë ose me veprat ose me shkrimtarët e jo me strukturat përgjithësuese, ku hyjnë teknikat, rregullat, mentalitetet kolektive etj. Rolan1Roland Barthes, Oeuvres complètes II, 2002. Art. Histoire au Littérature, (f. 177194), fq. 1782Po aty, fq. 179

8Sabri HamitiBarti thekson se “letërsia është një bashkësi objektesh e rregullash,teknikash e veprash, funksioni i të cilave në strukturën e përgjithshmetë shoqërisë është të funksionalizohet subjektiviteti”.3Teoriku tjetër, Cvetan Todorov, në artikullin Histori e letërsisë,objektin e kësaj historie e përkufizon në mënyrë negative, duke theksuar çka ai nuk duhet të jetë: 1. objekti i historisë letrare nuk ështëgjeneza e veprave (sepse objekti specifik i historisë së letërsisë ështëndryshueshmëria e letërsisë); 2. duhet të dallohet qartë historia eletërsisë nga historia sociale (këto janë në relacion, por nuk mund tashpjegojnë njëra tjetrën); 3. historia letrare nuk koincidon me studiminimanent që përpiqet të rindërtojë sistemin e tekstit (ky tip studimimund të shtrihet deri në një periudhë letrare, në “sinkroni”, kursehistoria letrare duhet të merret me kalimin e një sistemi në tjetrin, mediakroninë).Mbas këtyre saktësimeve, Todorov propozon: “historia letrare duhet tëstudiojë ligjëratën letrare dhe jo veprat, me çka përkufizohet si pjesë epoetikës”.4 Në vijim autori përpiqet të japë modelet (gjedhet) ehistorisë së letërsisë nëpërmes emërtimeve metaforike: 1. modeli idrurit, si model organicist, që ndjek ligjet e organizmit të gjallë: lindrritet e vdes; 2. modeli i kaleidoskopit, kur elementet e tekstit janë tëdhëna përgjithmonë, ndryshimi qëndron në kombinimin e ri tëelementeve të njëjtë; 3. modeli dita e nata, ku ndryshimet dalin silëvizje kundërvënieje midis letërsisë së djeshme dhe asaj të sotme. Mënë fund Todorovi, pasi thekson se për shumë kohë historia e letërsisëka ngatërruar objektin e vet me disiplina të tjera, përfundon “historialetrare, dega më e vjetër midis disiplinave të studimit letrar, sot duketsi një prind i varfër”. 5Zherar Zhenet, poeticieni më i njohur i gjallë, në artikullin Poetikadhe Historia përpiqet të krijojë një model të historisë së letërsisë. Aiështë i bindur që duke lexuar tekstin, kritika e takon teorinë, poetikën,po ashtu poetika, si një teori e formave letrare, një ditë do ta takojëhistorinë. Zheneti evidencon dy tipe të historisë së letërsisë: njëri si3Po aty, fq. 194Oswald Ducrot-Tzvetan Todorov, Dictionnaire encyclopédique des sciences dulangage, 1972. Art. Histoire de la litteraturé. Botimi shqip: Osvald Dykro,Cvetan Todorov, Fjalor enciklopedik i shkencave të ligjërimit (përktheuRexhep Ismajli), 1984, fq. 208. Citimet janë nga botimi shqip.5Po, aty fq. 2124

Konferenca shkencore: Historia e Letërsisë Shqipe9një rrjedhë e monografive, që nuk mund të krijojë një histori dhe tjetrisi histori letrare që propozohet nga Lansoni dhe nuk merret meprodhimin letrar, por me tabela letrare, histori të kulturës, me turmatqë lexojnë, me individët e njohur që shkruajnë: histori letrare estudimit të veprave si dokumente që shprehin ndjeshmëri e ideologji tëkohës. Ai e parapëlqen një të tretë “një histori e letërsisë e marrë përvete (e jo në rrethanat e veta sociale) dhe për veten (e jo si dokumenthistorik)”.6 Kjo është në të vërtetë rimarrje e idesë së Mishel Fukosë,për trajtimin e letërsisë jo si dokument, po si monument. Në vijimZhenet duke relativizuar përkufizon: “më duket që në letërsi objektihistorik, do të thotë njëherësh i qëndrueshëm e i ndryshueshëm, nukjanë veprat: janë elementet konstituive të veprave forma: kodetretorike, teknikat narrative, strukturat poetike ”7 Ai në vijimsaktëson që historia e formave letrare do të mund të quhej parexcellence histori e letërsisë, duke shtuar që pa një zhvillim të teorisëletrare, nuk mund të ketë dhe histori letrare, sepse historia e letërsisëdomosdo do të takojë edhe metodat e historisë së përgjithshme, siperiodizimi apo diferencat e ritmit të sektorëve në seritë e tjerahistorike, ku secila prej tyre ka një bashkësi komplekse dhe një ligj tëvetin struktural. Relacionet ndërmjet tyre mund të vendosen vetëmpasi të studiohen secila veç e veç.Teoricieni i famshëm anglez Rene Uelek në librin e tij Teoria eletërsisë, një kapitull të rëndësishëm ia kushton historisë së letërsisë.Ai e nis diskutimin me një konstatim që shumica e historive tërëndësishme të letërsisë ose janë histori të civilizimeve, ose janëpërmbledhje shqyrtimesh kritike. Në rastin e parë nuk janë: histori tëartit, në rastin e dytë nuk janë: histori të artit. Kurse kërkon një historitë letërsisë si art, duke u larguar nga historia e saj shoqërore. Uelekevidenton një mori çështjesh fundamentale që lidhen me përvojën eshkrimit të historisë së letërsisë dhe me kërkimin e një modeli ideal tëshkrimit të saj në të ardhmen. Dy venerimet themelore janë: 1.“historia e letërsisë nuk është histori (në kuptimin e vërtetë të fjalës)për shkak se paraqet njohuri mbi të pranishmen, të përgjithshmen dhe6Gérard Genette, Figures III, 1972, Art. Poétique et histoire (13-20), Botimi shqip:Zherar Zhenet, Figura, 1985 (përktheu Sabri Hamiti) fq. 79. Citimet janë ngabotimi shqip.7Po aty, fq. 80.

10Sabri Hamititë pranishmen e përjetshme”8 2. “Vepra e veçantë, individuale nukmbetet e pandryshuar gjatë historisë. Gjithsesi që identiteti thelbësor istrukturës gjatë shekujve mbetet i njëjtë. Mirëpo, ajo strukturë ështëdinamike: ajo ndryshon gjatë gjithë procesit historik, duke kaluar nëpër vetëdijen e lexuesve, kritikëve dhe artistëve”.9Kjo dëshmon që letërsia është sistem i veprave që ndryshojnë meshfaqjen e veprave të reja, kështu që ka një zhvillim të një tërësie tëndryshueshme. Çështjet e tjera që evidenton Uelek janë: vendet epërgjithshme (topoit) sipas Kurciusit; çështja e krahasimit të tërësivetë ndryshme për të zbuluar origjinalitetin; caktimi i vendit të vepravenë kuadër të një tradite; gjetja e karakteristikave të veprave letrare qëshpie kah një tip ideal, qoftë i përkohshëm; studimet historike mbitemat e motivet letrare: siç janë Hamleti, Don Zhuani, Fausti; historiae zhanreve dhe e tipave letrarë. Edhe ky si Zheneti mendon se “historia e zhanreve paraqet njërën nga fushat që premton më së shumti nëstudimin e historisë së letërsisë”.10 I vetëdijshëm që zhanret janë koncepte rregullative, si modele themelore dhe konvencione letrare.Uelek përmend që historia e letërsisë mund të shkruhet duke pasurparasysh periudhat, lëvizjet letrare apo shekujt kalendarikë. Shumica ehistorive të letërsisë, vëren ai, ndarjen në periudha e kanë bërë nëharmoni me ndryshime politike apo revolucionet shoqërore, duke ebartur periudhën letrare te historianët e politikës e të shoqërisë. Nëanën tjetër, vëren ai, periudha letrare duhet të përcaktohet me mjete tëpastra letrare. “Periudha është kaptinë kohore në të cilën mbisundonnjë sistem i normave letrare, standardeve dhe konvencave, futja,përhapja, diversifikimi, integrimi dhe zhdukja e të cilave mund tëpërcillet”.11 Kjo nënkupton ndërrimet e mbrendshme dhe të jashtme,brezat apo klasët shoqërore. Çështje më vete del edhe emërtimi iperiudhave letrare, që në kuptimin letrar zakonisht emërtohen mëvonë. Uelek kërkon modelin ideal të historisë së letërsisë si art dhekërkon metodat për ta bërë të mundshëm realizimin e këtij modeli.8René Wellek and Austin Warren, Theory of literature, 1956. Botimi shqip: ReneUelek, Ostin Uoren, Teoria e letërsisë (përktheu Zejnullah Rrahmani), Art.Historia e letërsisë, (382-408), fq. 386. Citimet në vazhdim janë nga botimishqip.9Po aty, fq. 38610Po aty, fq. 39511Po aty, fq. 402

Konferenca shkencore: Historia e Letërsisë Shqipe11Mirëpo, diskutimi i derikëtushëm na mëson që ka një përpjekje për taparë çështjen e historisë së letërsisë në metodë e në objekt me kritereuniversale, apo më saktë me kriteret e një historie të letërsisë të qarkutkulturor evropian, i cili nuk është i vetmi dhe nuk është i përbotshëm.Vetëm po rikujtojmë mendimin e Tomas Eliotit i cili trashëgiminëkulturore e letrare perëndimore e sheh të dalë nga amëza biblike dhetrashëgimia letrare antike greko-latine.Çështja është edhe më problematike kur bëhet trajtimi i letërsisënacionale. Atëherë kërkimi vështirësohet, sepse shumë shpejt kalohetnë fusha jashtë letërsisë, siç është etika nacionale, karakteristikatnacionale, që nuk kanë shumë lidhje të domosdoshme me artin. Do tëvërejmë në vijim që kjo ka ndodhur dendur në provat e historisë sëletërsisë shqipe të botuara gjatë shekullit njëzet.2. Historia e letërsisë shqipeDo të përmendim e do të diskutojmë kritere e rezultate të teksteve tëhistorisë së letërsisë shqipe dhe të tjerave me pretendime të tilla, qëjanë botuar në shekullin njëzet.Vepra e Át Justin Rrotës Letratyra shqype12 e vitit 1925 është prova eparë për të bërë një histori të letërsisë shqipe, prandaj përmban shenjatdhe mungesat, si dhe pengesat për një libër të tillë nismëtar sistematikpër letërsinë shqipe. Në pjesën e dytë të librit, Historija e letratyrësshqipe, autori përpiqet të japë regjistrin e shkrimtarëve shqiptarë, dukekarakterizuar vlerat e tyre me një mbititull Mbi shkrimtarë mâ në shêjtë gjûjhës shqype. Në njëzet e gjashtë paragrafe autori rrjeshtonshkrimtarët nga Gjon Buzuku deri te Fan Noli. Rrota ankohet në fillimqë historia e vështirë nacionale ka bërë që letërsia shqipe të shkruhetpak, për të vijuar se kombi shqiptar nuk është pa literaturë. Mandej jepshpresën se do të ketë një zhvillim letrar së paku të krahasueshëm mevendet e Ballkanit. Ai vendos një rend kronologjik të shkrimtarëve,përpiqet të japë karakteristikat e tyre letrare, ndonjëherë të bëjëkrahasimin e njërit me tjetrin, por në përgjithësi nuk arrin të artikulojënjë ligjësi letrare shqipe. Një si grupim karakterizues mund të hetohetnë paragrafet 9, 11 e 26, ku përtej autorit kryesor jep grupin eshkrimtarëve të tjerë: Jeronim de Rada e shkrimtarë të tjerë tëKalabrijes; Naim Frashëri, e tjerë shkrimtarë toskë; Faik Konitza, FanNoli e tjerë shkrimtarë të tashem. Autori po ashtu jep shpjegim pse në12Àt Justin Rrota, Letrartyra shqype, 1925

12Sabri Hamitihistorinë e tij hyjnë edhe shkrimtarët e gjallë, Fishta, Konica, Mjedja,Prenushi, Noli, duke nënvizuar se letërsia shqipe pa ta është tepër evarfër. Libri i tij (edhe pse libër me qëllim për shkolla) është më tepëri natyrës së një antologjie e bibliografie letrare, me pak analiza e pakkarakterizime historike letrare.Studiuesi arbëresh Gaetano Petrota e botoi librin e vet Populli, gjuhadhe letërsia shqiptare13 më 1931. ky është libri me më shumëinformacione për letërsinë shqipe deri në kohën e botimit. Letërsiashqipe trajtohet në katër pjesë: A. Dokumente gjuhësorë, B. Letërsiapopullore, C. Letërsia e kultivuar – shkrimtarë shqiptarë: prozatorëdhe poetë, D. Shtypi periodik – revista dhe gazeta: 1848-1930. Autorika edhe kapitujt për popullin shqiptar, për gjuhën shqipe dhe studimetshqiptare, si dhe një bibliografi të pasur. Libri i ngjet më shumë njësoji të enciklopedisë për kulturën dhe letërsinë shqipe, sesa njëhistorie të strukturuar të letërsisë shqipe. Kjo duket e arsyeshme sepsefillimisht i destinohet një opinioni të huaj dhe është e shkruar nëitalisht. Për shumë vite ky libër ka qenë një referencë e preferuar estudiuesve të letërsisë shqipe, sidomos sa i përket bibliografisë. Përqëllimin e kërkimit tonë me rëndësi të veçantë është kapitulli C.Letërsia e kultivuar, që trajton autorët në mënyrë kronologjike, dukenisur nga Muhamet Çami, deri te më të rinjtë e kohës, Dhimitër Paskoe Simon Shuteriqi. Petrota nuk ndjek një kriter të njënjëshëm përvlerësimin e autorëve dhe të fenomeneve shqiptare. Bie në sy që i njehdhe i studion më imtësisht autorët arbëreshë. Po të shihet hapësira estudimit që u kushtohet dhe përkushtimi, autorët kryesorë të historisësë tij dalin Jeronim de Rada, Zef Skiroi e Gjergj Fishta. Karakteristikëe librit të Petrotës është se autorët filobiblikë shqiptarë të vjetër itrajton në kaptinën e parë: dokumente gjuhësore, duke i parë tëdiferencuar nga autorët që i trajton si letërsi e kultivuar.Eqrem Çabej ka botuar më 1936 veprën Elemente të gjuhësisë e tëliteraturës shqipe14. Në pjesën e dytë të librit me titull Literaturë kemikëtë grupim shkrimtarësh: A. shkrimtarët e vjetër, B. shkrimtarëshqiptarë të Greqisë, C. shkrimtarë shqiptarë të Italisë, Ç. Shkrimtarëte shek. të 19 dhe të fillimit të shek. të 20. Shkrimtarët e vjetër nisin me13Papas Gaetano Petrotta, Popolo, Lingua e Letteratura Albanese, 1931, Botimishqip: Gaetano Petrota, Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare, (përktheu QemalVelija), 2008.14Eqrem Çabej, Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe, 1936

Konferenca shkencore: Historia e Letërsisë Shqipe13Buzukun dhe mbarojnë me mjeshtrin Todhër, shkrimtarët e Italisënisin me Nikolo Filia dhe mbarojnë me Xhuzepe Skiroi, shkrimtarët eShqipërisë nisin me Konstandin Kristoforidhin dhe mbarojnë meLumo Skendon. Libri i Çabejt është i shkruar në formë sintetizuese, kakarakterizime letrare të shkrimtarëve, ide interesante, që do të bëhenprodhimtare më vonë, sidomos për Naim Frashërin, Jeronim deRadën, Gjergj Fishtën, Zef Skiroin e Asdrenin. Autori thekson vetë sereferencat bibliografike duhet të kërkohen te libri i Petrotës.Është më rëndësi të përmendet që tipi i grupimit të shkrimtarëve jepshenjat e një ideje që do të zhvillohet më vonë në studimet e tij.Kemi parasysh librin e Çabejt Për gjenezën e literaturës shqipe15 tëbotuar më 1939, në të cilin në kapitullin e fundit Literatura përpiqet tëbëjë “një skicë historike të literaturës shqipe”. Ai e trajton këtëliteraturë të krahasueshme me literaturat e Ballkanit sa i takonmbështetjes së letërsisë së shkruar në folklor dhe të ngjyrës politike tëshkrimtarisë. Çabej thekson se ndarja e drejtë e literaturës shqipe nukduhet të dalë nga periudhat historike, por nga qarqet kulturore dheletrare. Ai dallon tri qarqe kulturore letrare parakombëtare: Qarkukatolik i Shqipërisë Veriore, Qarku italo-shqiptar, Qarku ortodoks iShqipërisë Jugore dhe së fundi, Qarku le

Konferenca shkencore: Historia e Letërsisë Shqipe 7 Sabri HAMITI, Prishtinë HISTORI E LETËRSI 1. Teoria e historisë Filozofi antik Aristoteli ka shkruar e parë strukturale, në të Poetikën cilën bën dallimin ndërmjet historisë e letërsisë.

Related Documents:

gjuhësi”, “Historia e formimit të gjuhës letrare kombëtare”, “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, “Gramatika historike”, “Sintaksa e gjuhës shqipe”, “Leksikologjia e gjuhës shqipe”, “Gjuhësia e përgjithshme” dhe “Fonetika e gjuhës shqipe”. 2000-2004: Kryetar i Komunës Sevaster

letërsisë shqipe dhe të të gjithë atyre që përfundojnë dhe diplomohen për gjuhë dhe letërsi shqipe në UEJLme sukses të mirë do të kenë potencial të bëhen arsimtarë të mirë të gjuhës, kulturës dhe letërsisë shqipe. Megjithatë, programi ynë për studime deridiplomike nuk përqendrohet vetëm në aspektin gjuhësor.

Gjuha shqipe Thesis Kosova, nr. 1, 2008 93 Gjuha shqipe Rrahman Paçarizi* Përmbledhje Gjuha shqipe është gjuhë indoevropiane, e cila konsiderohet, nga shumica e përfaqësuese të gjuhësisë krahasimtare, pasardhë

Literatura bazë: Ali Jashari, Flutura Çitaku, Morfologjia e zbatuar, Zero Print, Prishtinё, 2014 Literatura plotësuese: ASHRSH, Gramatika e gjuhës shqipe, I, Tiranë, 1995 Bahri Beci, Gramatika e gjuhës shqipe për të gjithë, EDFA, Tiranё, 2004 Bahri Beci, Gramatika e gjuhës shqipe (për

mbiemrit, me autor po A. Dhrimon, në gramatikën akademike “Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe, II” (Tiranë, 1976), ribotuar më 1995 e 2002 me titullin “Gramatika e gjuhës shqipe, 1”. Nuk mund ta trajtosh në mënyrë shteruese dhe me kompetencë mbiemrin, pa iu

Posedon shkathtësi për mbajtje të orës mësimore nga gramatika dhe letërsia, në pajtim me programet mësimore për shkollat . Morfologjia I [6.0 SETK] Letërsia gojore shqipe I [6.0 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 3 . Lënda “Romantizmi në letërsinë shqipe II” është vazhdimësi e zhvillimeve letrare të periudhës së .

Akademia e shkencave e R.Sh, Gramatika e gjuhës shqipe, Sintaksa II, Tiranë, 1997. Literatura e shënuar në bibliografinë e tekstit. Gramatikë e Gjuhës shqipe (Sintaksë) Objektivat e kursit: Morfologjia e gjuhës shqipe synon plotësimin e njohurive rreth morfologjisë, objektit,

5 Gjuha shqipe 2 Hyrje Lënda e Gjuhës shqipe bën pjesë në fushën “Gjuhët dhe komunikimi”. Kjo fushë synon zhvillimin gjuhësor e letrar, që është boshti themelor për rritjen intelektuale, shoqërore, estetike dhe emocionale të nxënësve/eve.