Edukimi Mediatik - Libri I Mesuesit - OSFA

2y ago
70 Views
3 Downloads
1.41 MB
82 Pages
Last View : 5d ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Averie Goad
Transcription

Edukimi MediatikTiranë, 2011

Botimi i këtij libri u bë i mundur me mbështetjen financiare tëFondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë SOROS.Autorët:BARDHYL MUSAIJONILA GODOLETIDITA ABDURRAHMANI Copyright: ISHM, Tiranë, 2011.Redaktor: Agim DoksaniKonsulente: Ilda LondoBotues:Instituti Shqiptar i MediasRr. Gjin Bue Shpata, No.8, Tiranë, AlbaniaTel./fax: 355 4 2229800E-mail: info@institutemedia.orgwww.institutemedia.org

HYRJE: EDUKIMI MEDIATIKDHE MASMEDIAEdukimi Mediatik në kurrikulën shkollore synon t’u transmetojë nxënësvenjohuri mbi: funksionet e masmediave, t’i bëjë ata të reflektojnë në mënyrë kritike për marrëdhënien që kanëme mediat, të analizojnë lloje të ndryshme mediumesh duke filluar nga fotografiate gazeta etj. të diskutojnë për ndikimin e internetit në komunikimin shoqëror, si dhe për rolin e masmediave në vendet demokratike, mundësitë, poredhe rreziqet që ato bartin.Edukimi mediatik për të rinjtë dhe nxënësit ngrihet kësisoj mbi katër shtylla tërëndësishme:1. Njohuri për median (aspekti i tyre informativ);2. Përdorimi i mediave (në mënyrë interaktive);3. Kreativiteti personal në media (estetika, krijimi);4. Kritika e medias (analiza refleksive, analitike, etike, etj.)3

1. ÇFARË DO TË KUPTOJMËME MASMEDIA?Koha në të cilën jetojmë nuk vuan më nga mungesa e informacionit, përkundrazi,njeriu “bombardohet” nga të gjitha anët me një mori të dhënash. Përzgjedhja e drejtëe asaj që na duhet, kërkon aftësi për të kuptuar dhe analizuar drejt informacionin. Përtë na e lehtësuar këtë, një rol të madh luan masmedia. Sot as që mund të mendohetmë një jetë pa TV, radio, gazeta dhe internet. Marrja dhe shkëmbimi i informacionitështë i pranishëm në komunikimin e përditshëm në shoqëri dhe në familje. Një pjesëe madhe e popullsisë janë të pajisur me një adresë elektronike (E-Mail), sikursegazeta apo kanale televizive të ndryshme u ofrojnë shikuesve një adresë internetiku ata mund të shprehin lirshëm jo vetëm mendimet personale, por dhe të marrininformacione më të zgjeruara në lidhje me çështjet e pasqyruara.Masmediat janë pra organe që transmetojnë informacione për një publik të gjerëpërmes mjeteve teknike. Te masmediat bëjnë pjesë: shtypi, radio, televizioni dheinterneti. Liria e masmedias parashikohet në kushtetutë. Masmedia i drejtohet një publiku të madh, të ndryshëm dhe të shpërndarë,ose thënë ndryshe “masës”; Në masmedia mund të ketë akses kushdo; Komunikimi bëhet vetëm në një drejtim: nga dërguesi i mesazhit te marrësi(lexuesi, shikuesi, dëgjuesi etj.) Dallim bën këtu interneti, ku komunikimiështë më interaktiv; Për përhapjen e informacionit shkrimor, tingëllor dhe akustik nevojiten mjeteteknikeDisa koncepte kyçe të edukimit mediatik dhe analitikKoncepti kyçMesazhimediatik është ikonstruktuarMedia endërtonrealitetinAnalizë e përmbajtjesMedia nuk paraqet thjeshtrealitetin dhe refleksionet tonambi të, por konstruksioneqë reflektojnë vendimet efaktorëve nga më të ndryshmit.Pjesa më e madhe ekëndvështrimit tonë mbirealitetin krijohet ngamasmedia dhe mesazhet qëajo transmeton. Këto mesazhendjekin synime të caktuara.4Çështje për diskutimKush e ka prodhuar osedërguar mesazhin?Si janë të ndërtuara këtomesazhe? Çfarë na bie nësy nga ana e përmbajtjes?

Audienca/publikuMedia i ofron publikutinformacione dhe një realitettë caktuar, por edhe publiku“negocion” me median nëlidhje me nevojat e tij përinformim, zbavitje, etj.Cilat janë nevojatkonkrete të publikut qëpasqyrohen në TV dhemedia të tjera? Cilatformate mediatikeshërbejnë për informimdhe cilat për zbavitje?Media kaqëllimekomercialeMedia është biznes, synon tëpërfitojë ekonomikisht dhendjek synime komerciale.Edukimi mediatik na mëson sikonkretisht ndikohen mediatnga pretendimet komercialedhe ku duken këto efekte tëpërmbajtjes dhe teknikës nëmedia.Cili është mesazhi idërguar dhe përse? Çfarëqëllimi mund të fshihetpas tij?Çdo mediumka një formëestetike unike.Muzikë, tekst, ose figurë,mediumet ofrojnë forma dheefekte nga më të ndryshmet.Sa formate mund tëdallojmë në aktivitetintonë të përditshëmme median? Cilëtjanë komponentët mëkryesorë?Media si aktoreMedia ka ndikim të madh nëpolitikë dhe në formimin eopinionit publik. Rolin më tëmadh e luan Televizioni, menxjerrjen në pah të imazhevedhe filmimeve, jo vetëmme interes politik, por edheshoqëror.Si pasqyrohet politikanë TV dhe media? Sipasqyrohen katastrofatnatyrore dhe çështjetë tjera me interes tëpërgjithshëm?1.1 Gazetaria dhe profesioni i gazetaritGazetarët përhapin përditë lajme dhe pamje për një publik të gjerë. Gazetarëtinformojnë dhe zbavisin, ndërmjetësojnë duke qenë gati “avokatë” për lexuesit,dëgjuesit dhe shikuesit e tyre. Me punën e tyre të përditshme gazetarët ofrojnë njëmori informacionesh, por nga ana tjetër nuk duhet harruar se gazetaria është edhenjë biznes, dhe si i tillë vepron brenda një tregu me rregulla të caktuara. Produkti5

kryesor që ofron ky treg është lajmi, një mall që “skadon” lehtë. Ai duhet të jetë ibesueshëm, i vërtetë, por edhe tërheqës. Cilësia e lajmeve dhe informacioneve qëprekin përditë fusha të tilla si ekonomia, politika apo kultura ndikon drejtpërdrejtnë krijimin e opinionit publik mbi zhvillime aktuale apo probleme themelore tëshoqërisë.Pikërisht për këtë rol të gazetarisë, përfaqësues të interesave dhe organizatave tëndryshme mundohen vazhdimisht të kenë ndikim mbi median dhe ta kontrollojnëatë. Nga ana tjetër, edhe vetë gazetaria, duke qenë e vetëdijshme për funksionin esaj demokratik dhe pushtetin që ka në shoqëri, shpesh jo vetëm pasqyron realitetin,por edhe e ndryshon, apo e transformon atë.1.2 Masmedia dhe komunikimi masivGazetaria me rolin e saj si ndërmjetësuese e informacioneve në interes tëpublikut mund të thuhet se lëviz brenda një hapësire të procesit të komunikimit.Ky proces gati revolucionar fillon me zbulimin e shtypshkronjës së Gutenbergutnë shekullin XV. Natyrisht, komunikimi kishte funksionuar edhe më përpara, pasilibra shkruheshin, shtypeshin dhe qarkullonin, por shpërndarja masive e libravepërmes shtypshkronjës solli masivizimin e informacionit. Komunikimi masiv, nëformën që ne njohim sot, daton në shekullin XIX, në kohën e ngritjes së sistemevedemokratike, pas revolucionit industrial dhe prodhimit masiv të librave, gazetave,revistave, fotografive, muzikës etj., që njihet ndryshe si: kultura masive. Si pasojëe nevojave të mëtejshme të njerëzve lindën televizioni, radio, filmi dhe zhvillimii mëtejshëm teknologjik solli internetin. Pra, kemi një komunikim masiv që kalonpërmes mediash masive. Termi “komunikim masiv” do të thotë këtu se u drejtohetnjë numri të madh njerëzish (publikut) që paraqitet si anonim dhe heterogjen.Prandaj për procesin e komunikimit masiv, ekzistenca e masmediave është njëkusht i domosdoshëm.Përkufizimi i “komunikimit masiv”Sipas studiuesit gjerman Gerhard Maletzke “komunikimi masiv” është ajoformë e komunikimit, ku thëniet bëhen publike, përmes mjeteve teknike tëpërhapjes (mediat), indirekt (distancat hapësinore, kohore mes partnerëvenë komunikim) dhe në mënyrë të njëanshme (pa ndërrim rolesh mes atyre qëkomunikojnë dhe atyre që e marrin mesazhin) për një publik të shpërndarëdhe anonim.6

Aspekte të ndryshme të procesit të komunikimit masiv i shohim te formula enjohur e studiuesit amerikan Harold Lasswell më 1948: “Kush thotë çfarë, në cilinkanal, kujt dhe, me ç’ndikim?”. Këtu hasim pesë dimensione bazë: Komunikuesin;përmbajtjen mediatike; mediumin; marrësin dhe pasojat. Komunikuesi është aiqë nis dhe drejton procesin e komunikimit. Me këtë nënkuptohen ata persona qëmarrin pjesë në prodhimin dhe publikimin e përmbajtjes mediatike. Kjo përmbajtjeështë forma e produktit që përhap masmedia. Mediumi është bartësi i vërtetë imesazhit; këtu futen të gjitha mjetet (edhe teknike) që mundësojnë shkëmbimin einformacioneve mes atyre që komunikojnë. Marrësi paraqet atë që “merr” thënietpublike dhe përmbajtjet e transmetuara në media. Kjo sjell me vete pasojat e medias:ndikimi i lajmit që është komunikuar etj. Megjithëse formula e Lasswell vazhdonende të përdoret, ajo ka hasur në shumë kritika, sepse e paraqet komunikimin menjë kah: mesazhi kalon nga komunikuesi te marrësi dhe jo anasjelltas, model ky qënë kushtet e internetit ka ndryshuar.1.3 Komunikimi si procesMediat janë instrumente komunikimi. Si instrumentin bazë të komunikimit (dhesistemit primar të shenjave) mund të përmendim “gjuhën”. Me anë të simbolikëssë saj njerëzit komunikojnë me njëri-tjetrin. Por komunikimi ndodh edhe pa gjuhënverbale apo të shkruar, me anë të shenjave, gjesteve, veshjes, mimikës, etj.Për të argumentuar cilësinë e një komunikimi duhet të kemi fillimisht njëshkëmbim mes dërguesit dhe marrësit, pra atij që komunikon dhe atij që e merrkëtë komunikim, ose ajo që quhet ndryshe meta-komunikimi social. Po çfarë ështëkomunikimi? Ekzistojnë mbi 150 përkufizime mbi komunikimin. Mbase mund tapërkufizonim kështu: “Komunikimi nuk ndodh pa një partner dhe ai është shkëmbimi shenjave gjuhësore dhe jo gjuhësore apo vizuale mes dy apo më shumë njerëzve,në varësi të një situate të caktuar.”Ndërkohë që Niklas Luhmann na paraqet një përkufizim krejt të ndryshëmme këtë sa thamë më lart. Ai thotë se “komunikimi është i pamundur. Ai është ipamundur megjithëse ne e praktikojmë atë përditë dhe pa të nuk mund të jetonim.”Përse del Luhmann në këtë rezultat? Sepse sipas tij, është krejt e pamundur qënjë person të kuptojë plotësisht se çfarë mendon një person tjetër në mendjen etij. “Edhe sikur komunikimi mes dy a më shumë njerëzve të kryhet”, vazhdon ai,“jemi të pasigurt nëse ai do të arrijë të përçohet dhe perceptohet drejt nga personipërballë nesh.” Kurse studiuesi Paul Watzlawick del me tezën se “nuk mund të moskomunikojmë”. Për këtë Watzlawick argumenton se komunikimi nuk ka të bëjëvetëm me përmbajtjen, por edhe me cilësinë e tij: shpejtësia e të folurit, toni etj.,si elemente para-verbiale, por dhe mimika e gjestet si elemente jo-verbiale. Kurflasim pastaj për komunikimin mediatik, njëri nga komunikuesit përfaqësohet me7

median përkatëse dhe komunikimi i njeriut me një medium është më së shumti injëanshëm dhe indirekt. Përjashtim këtu bën telefoni që vërtet ruan distancën mespersonave që komunikojnë, por komunikimi ndodh në kohë reale dhe të dy personatjanë të përfshirë në të.1.4 Mënyrat e komunikimitKomunikimi mes njerëzve mund të ndodhë me anë të gjuhës (gojës), komunikimiverbal; ose përmes shenjave të mimikës apo gjesteve: komunikimi joverbal. Komunikimiqë përçohet direkt, nga njëri person te tjetri, quhet komunikim ndërpersonal oseindividual. Gjatë një bisede direkte mes personave, dërguesi dhe marrësi i mesazhitshkëmbejnë rolet e tyre që do të thotë se procesi komunikativ është i ndërrueshëm dhekryhet sipas rregullave të një dialogu. Komunikimi individual përkufizohet zakonishtsi komunikim direkt, personal; ndërsa komunikimi masiv si një komunikim indirekt qëtransmetohet teknikisht, pra anasjelltas. Nëse dikur kufijtë mes komunikimit individualatij masiv kanë qenë më të qartë, sot janë kthyer në të padukshëm prej zhvillimeveteknologjike (Newsgroup-et në internet, video-on-demand, etj).a) Komunikimi një-dimensionalMe përjashtim të telefonit ku ndodh komunikimi i dyfishtë, mediat masivetransmetojnë informacione vetëm në një drejtim, nga TV, radio, gazeta, etj., teshikuesi, dëgjuesi apo lexuesi. Këta të fundit nuk mund të përgjigjen apo të reagojnë,por edhe ata që e nisin mesazhin nuk e dinë nëse ai ka mbërritur apo jo në vendin eduhur, dhe mbi të gjitha në është kuptuar drejt. Kjo mund të shkaktojë “rrjedhje” tëinformacionit dhe sipas rastit edhe keqkuptime.b) Komunikimi dy-dimensionalPërveç telefonit, ka edhe disa media që mundësojnë një komunikim dydimensional. Me anë të internetit për shembull, komunikimi merr një funksion tëdyanshëm: përdorues-redaksi, përmes dialogut nëpër blogje, etj. Të dyja palët mundtë shtrojnë pyetje dhe të reagojnë pas përgjigjeve të secilit.Mënyra se si ndodh procesi komunikativ tregon në thelb edhe se si ështëe strukturuar një shoqëri brenda saj. Në këtë aspekt një alfabetizim mediatik ishoqërisë do të shërbente për të perceptuar drejt përmbajtjet mediatike që përçohennga mediume të ndryshme. Për më tepër që bota e komunikimit është e mbushur mekeqkuptime dhe falsitete.Nëse do t’i mblidhnim së bashku gjithë sa thamë në këtë kapitull, mund të themise përmes procesit të komunikimit ndodh në mënyrë të pashmangshme një sendërtim(konstruktim) i realitetit, dhe në këtë kontekst media, duke qenë se mbështetetkryesisht mbi komunikimin indirekt një-dimensional, luan një rol parësor.8

2. FUNKSIONET E MASMEDIAS NËNJË SHOQËRI DEMOKRATIKENë shoqëritë demokratike, mediat marrin një rol drejtues, kontrollues dheorientues. Ato jo vetëm pasqyrojnë një realitet objektiv, por siç thotë NiklasLuhmann, “mediat e krijojnë realitetin”. Shumë nga mendimet dhe reflektimettona për botën formatohen përmes medias, ndaj njohja e rolit dhe tipareve të sajnë shoqëritë demokratike kthehet në një domosdoshmëri. Më poshtë do të shohimnga afër se cilat janë funksionet dhe detyrimet e masmediave për individin dhesistemin shoqëror. Me “funksion” do të kuptojmë ato detyra që mediat përmbushinnë shoqëritë moderne. Media synon natyrisht t’i zbavisë njerëzit, por ky nuk mundtë jetë funksioni i vetëm i saj. Media duhet të informojë në mënyrë që publiku tëmund të dallojë marrëdhëniet e rëndësishme në politikë, në shoqëri apo ekonomi(funksioni informativ). Media duhet t’i informojë dhe orientojë njerëzit që këta vetëtë mund të krijojnë opinionin e tyre mbi ngjarjet dhe çështjet (funksioni orientues).Por media duhet edhe të ndihmojë për të zbuluar problematika dhe defekte që iinteresojnë opinionit publik (funksioni kritikues dhe kontrollues). Funksione të tjeratë medias janë ai social, shoqëror, edukativ apo zbavitës.2.1 Funksioni informativSipas Luhmann, ne e shohim botën me sytë e masmedias dhe nga informacionetqë kjo transmeton. Një informacion është “një mesazh që ndryshon nivelin e dijestë dikujt: pra, që zgjeron, zvogëlon ose shndërron dijen subjektive të dikujt.”Informacionet mund të përftohen në dy mënyra: nga përvoja personale në lidhje mengjarje të caktuara ose përmes medias. Informacionet duhet të transmetojnë diçka tëre, ato nuk përsëriten: kjo i detyron masmediat të ofrojnë vazhdimisht informacionetë reja, sepse edhe shoqëria ka nevojë të vazhdueshme për informacione. Masmediatjanë kthyer pra, në një burim të rëndësishëm njohurish mbi botën: Gjithçka që nedimë, e dimë nga masmediat! Ngjarjet politike as që mund të perceptohen dhekuptohen pa ndërmjetësimin e masmediave.Burimi më i rëndësishëm informativ gjer në vitet 1960 ishin gazetat (në Shqipërikjo vazhdoi deri në vitin 1995), kurse nga ajo kohë gjer tani televizioni mbetetmediumi më popullor. Nëse pranojmë që masmedia gjeneron pjesën më të madhetë përvojave tona, atëherë pretendimet në një shoqëri demokratike, për të pasurnjë nivel sa më cilësor informimi, mund të shihen si krejt të natyrshme. Kësisojlajmet duhet të jenë të plota, objektive dhe të kuptueshme, në mënyrë që përdoruesite medias të jenë në gjendje të ndjekin dhe kuptojnë ngjarjet aktuale në vend. Sa9

më të informuar të jenë qytetarët për aspektet ekonomike, politike dhe sociale tëvendit, aq më mirë do ta njohin ata situatën, në të cilën jetojnë dhe do të marrinpjesë në proceset politike. Këtë ata mund ta bëjnë në rolin e tyre si votues, sianëtar organizatash politike, apo pjesëtar në lëvizje të ndryshme qytetare. Mediatransmeton njohuri të mjaftueshme për qytetarët që këta të mund të marrin pjesë nëprocesin politik: pra, ajo ndikon në edukimin politik të qytetarëve.2.2 Funksioni orientuesMasmediat luajnë një rol të madh orientues për qytetarët në vendet demokratike.Ky rol mbështetet në bindjen që në demokraci secili duhet të ketë akses të mjaftueshëmnë marrjen e informacionit dhe në debatin e hapur publik mbi çështje të caktuara.Liria e shprehjes dhe e informimit në Shqipëri është një e drejtë kushtetuese qëgarantohet me ligj. Pra, media, duke i dhënë mundësi shprehjeje kritikëve dheekspertëve politikë, ndihmon në formimin e gjykimit personal të qytetarëve mbipunën e qeverisë dhe institucioneve të tjera demokratike. Funksioni orientues imedias i shërben detyrimisht edhe edukimit të një votuesi racional. Por këtu nukduhet harruar se realiteti që transmeton media jo gjithmonë pasqyron atë çka ndodhvërtet, porse një panoramë të ndërmjetësuar dhe të konstruktuar nga vetë media.2.3 Funksioni kritik dhe kontrolluesMedia vetë kritikon dhe kontrollon mbarëvajtjen e përditshme të procesit politikpërmes hulumtimit gazetaresk apo komenteve mbi tema aktuale. Pa këtë kontrolltë vazhdueshëm të gazetave dhe radio-televizionit mund të ndodhte që procesipolitik demokratik të vihej në rrezik, të vuante nga korrupsioni apo nga burokraciae vetvetes.Ka kritikë që mendojnë se kontrolli i medias duhet të shtrihet përtej shtetit, dukepërfshirë gjithë shoqërinë. Sidoqoftë pushteti aktual i medias është mjaft i madh,duke përfshirë edhe funksionin e tematizimit, pra, vënien në dukje të temave merëndësi publike. Axhenda e Medias (Agenda Setting) bën që njerëzit që lexojnë,dëgjojnë apo shohin media të ndryshme, të vlerësojnë si të rëndësishme pikërishtato tema, të cilave media u jep prioritet. Pra, media jo vetëm përcakton temat qëfuten në rendin e ditës, por edhe hierarkinë e tyre sipas rëndësisë.10

2.4 Funksione të tjera: Funksioni shoqëror dhe socialFunksioni social i masmedias ka rëndësi për jetesën e përbashkët në shoqëritëmoderne, krahas faktorëve tradicionalë si: familja, shkolla, institucionet fetare, etj.Media ofron modele orientimi në të menduarin dhe sjelljen, imazhet dhe tipologjinëpër fëmijët dhe të rinjtë. Por nga ana tjetër nuk mund të mos vërehet se rrezikontë transmetohet i njëjti model. Ndërsa dikur, fëmijët orientoheshin sipas modelittë prindërve të tyre (artizanë, bujq, tregtarë, etj.), sot këto modele i marrin ngamasmedia.Përveç kësaj, mediat luajnë edhe një rol çlodhës dhe argëtues për qytetarët. Atamund të përjetojnë direkt para ekranit të TV aventura, zbavitje, por edhe emocionesi frika apo gëzimi.Përmbledhje: Roli i medias si pushtet i katërtKy ndikim i fortë i medias te publiku bën që të krijohen marrëdhëniendërvarësie sidomos me aktorë të ndryshëm të komunikimit. Media varet ngainformacioni politik, kurse politikavaret nga informacioni mediatik. Politikanët janë të interesuar të paraqitensa më mirë në media, në sondazhe dhe të fitojnë në fund zgjedhjet. Medias imbetet pastaj detyra e vështirë të ””filtrojëltrojë”” ato informacione që i interesojnëvërtet publikut, pra t’i vendosë ato në rendin e ditës (Teoria e Agenda-Setting).Me gjithë këto funksione të rëndësishme, roli i medias si pushtet i katërtprapë mbetet për t’u parë në mënyrë kritike. Kjo ndodh sepse media vërtetkontrollon tre pushtetet e tjera (ekzekutiv, legjislativ, juridik) që zgjidhen nëmënyrë demokratike, por pushteti i asaj vetë nuk është i legjitimuar.11

3. TË RINJTË DHE MASMEDIA:PRODUKSIONET MEDIATIKEMediat luajnë një rol dominues në jetën e të rinjve. Prania e gjithanshme e mediavedhe mediatizimi i shoqërisë ndikojnë para së gjithash në formimin e identitetit tëtyre. Duke qenë të vetëdijshëm për këtë rol të medias, të rinjtë nevojiten të kenëdisa aftësi të caktuara ose atë që quhet kompetenca mediatike. Këtu futet njohja dhemënyra e përdorimit teknik i mjeteve dhe gjuhës mediatike si dhe aftësia për të bërëdallime mes mediumeve të ndryshme.3.1 ShtypiGazeta e parë mendohet të ketë lindur në Gjermani më 1605. Kjo nënkuptontefillimisht një kumt, lajm apo njoftim. Sot “gazeta” identifikohet si një material ishtypur, me një sasi të caktuar faqesh, që botohet publikisht dhe në mënyrë periodike,të paktën një herë në javë. Nuk ka rëndësi nëse lexuesi e blen apo e përfton falasatë. Gazeta pra, transmeton ngjarje të reja në mënyrë periodike dhe për një publiktë gjerë. Në vendet demokratike gazeta bart funksione të rëndësishme për publikun.Ajo jo vetëm transmeton informacione të reja në mënyrë të vazhdueshme, por edhekritikon dhe kontrollon trajtimin e çështjeve me rëndësi për publikun,

1.4 Mënyrat e komunikimit Komunikimi mes njerëzve mund të ndodhë me anë të gjuhës (gojës), komunikimi verbal; ose përmes shenjave të mimikës apo gjesteve: komunikimi joverbal. Komunikimi që përçohet direkt, nga njëri person te

Related Documents:

Libri Misti (LM), Libri Misti Multimediali (LMM), Libri Misti Scaricabili (LMS), Libri Misti Essenziali (LME) e libri in PDF scaricabili da Internet Una parte dei libri presenti in questo catalogo sono libri misti (LM nel listino), costituiti da una parte su carta e una su Internet (Art. 15 legge

“Libri I mësuesit - MATEMATIKA 5”. PLANI MËSIMOR MATEMATIKA 5 Për klasën e pestë të shkollës 9-vjeçare Viti shkollor 2011-2012 Materiali që ju paraqitet përmban në mënyrë të detajuar vetëm planin mësimor me synime të përgjithshme, objektiva sipas linjave dhe për çdo orë mësimore. shblsh e re LIBRI I MËSUESIT MATEMATIKA 5

Texts of Wow Rosh Hashana II 5780 - Congregation Shearith Israel, Atlanta Georgia Wow ׳ג ׳א:׳א תישארב (א) ׃ץרֶָֽאָּהָּ תאֵֵ֥וְּ םִימִַׁ֖שַָּה תאֵֵ֥ םיקִִ֑לֹאֱ ארָָּ֣ Îָּ תישִִׁ֖ארֵ Îְּ(ב) חַורְָּ֣ו ם

della navigazione dei siti e dei libri Per esempio, solo recentemente sono stati aggiunti gli indici dei libri, ma solo sul Tablet . La maggior parte dei libri sono libri misti - LM, costituiti da una parte su carta e una su internet (espansione on . -

SOLO LIBRI MISTI O TUTTI DIGITALI LA BUONA SCUOLA RIDUZIONE DEL TETTO DI SPESA TRE TIPOLOGIE DI LIBRI DI . libri misti prezzi bassi Art 64 libri per Riforma Art 5 niente cambi per 6 anni RECESSIONE PREZZI BASSI USATO . Risorse digitali LA SCUOL

e blinklearning) 2. come accedere ai libri interattivi e ai libri digitali (insegnanti e studenti) 3. consigli utili per le vostre lezioni a distanza. 1. quali strumenti avete a disposizione e dove. modalitÀ sincrona: 1. quali strumenti avete a disposizione lezione "in diretta"

Në këtë punim diplome trajtohet tema “Strategji të mesimdhënies dhe të nxënit”, tema kryesisht flet për gjithë punën e mësuesit, mësimdhënien efektive, stilet e të nxënit, strategjitë dhe metodat . 1 Musai Bardhyl Psikologji Edukimi -Tiranë : PEGI, 1999. Vol. I. 8

Provide laminates for the bearings that comply with ASTM A 36, AASHTO M 270 (ASTM A 709) Grade 36, ASTM A 1011 SS Grade 36 or A 1008 SS Grade 40, unless otherwise specified in the Contract Documents. d. PTFE/Elastomeric Sliding Bearings. Provide an elastomeric portion satisfying subsection 1701.2(c).