RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE

2y ago
187 Views
4 Downloads
725.62 KB
29 Pages
Last View : 4d ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Camille Dion
Transcription

Nr. i Dokumentit: 23.6a.1-2017-08RAPORTI I AUDITIMITPËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË AEROPORTIT TËGJAKOVËS SH.A PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR2017Prishtinë, qershor 2018

Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës ështëinstitucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar, i cili meKushtetutën dhe ligjet e vendit gëzon pavarësi funksionale,financiare dhe operative. Zyra e Kombëtare e Auditimit kryenauditime të rregullsisë dhe të performancës dhe për punën e vet ijep llogari Kuvendit të Kosovës.Misioni ynë është që përmes auditimeve cilësore tëfuqizojmë llogaridhënien në administratën publike përpërdorimin efektiv, efikas dhe ekonomik të burimevekombëtare.Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit promovojnëdrejtpërsëdrejti llogaridhënien e institucioneve publike pasi që atoofrojnë bazë të qëndrueshme për të kërkuar llogari nga menaxherëte çdo organizate buxhetore. Në këtë mënyrë ne rrisim besimin nëshpenzimin e fondeve publike dhe luajmë një rol aktiv në sigurimine interesit të taksapaguesve dhe të palëve tjera të interesit në rritjene përgjegjësisë publike.Auditori i Përgjithshëm ka vendosur në lidhje me opinionin eauditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Ndërmarrjes QendrorePublike Aeroporti i Gjakovës Sh.A, në konsultim me NdihmësAuditoren e Përgjithshme Vlora Spanca, e cila e ka mbikëqyrurauditimin.Raporti është rezultat i auditimit të kryer nga udhëheqësi i ekipitBahri Statovci dhe anëtarja e ekipit Valbona Pllana, nën menaxhimin eUdhëheqësit të Departamentit të Auditimit Enver Boqolli.ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT – Adresa: Musine Kokalari, Nr. 87, Prishtinë 10000, KosovëTel: 383(0) 38 60 60 04/1011http://zka-rks.org2

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICETABELA E PËRMBAJTJESPërmbledhje e përgjithshme . 41Fushëveprimi dhe metodologjia e auditimit . 62Pasqyrat financiare vjetore dhe obligimet e tjera për raportimin e jashtëm . 73Menaxhimi financiar dhe kontrolli . 114Progresi në zbatimin e rekomandimeve . 195Qeverisja . 20Shtojca I: Shpjegim i llojeve të ndryshme të opinioneve të aplikuara nga ZKA . 24Shtojca II: Progresi në zbatimin e rekomandimeve të vitit paraprak dhe vitet e mëhershme. 27Shtojca III: Letër konfirmimi . 293

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICEPërmbledhje e përgjithshmeHyrjeKy Raport përmbledh çështjet kryesore që dalin nga auditimi i Pasqyrave Financiare Vjetore tëNdërmarrjes Qendrore Publike Aeroporti i Gjakovës sh.a për vitin 2017, i cili e përcakton Opinionine dhënë nga Auditori i Përgjithshëm. Ekzaminimi i pasqyrave financiare për vitin 2017 është kryernë përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA). Qasjajonë ka përfshirë testet dhe procedurat, të cilat ishin të nevojshme për të arritur në një opinion lidhurme pasqyrat financiare. Qasja e aplikuar e auditimit është paraqitur në Planin e Jashtëm tëAuditimit, të datës 13.09.2017.Auditimi ynë është fokusuar në:Pasqyrat FinanciareVjetoreMenaxhimi financiar dhekontrolliRekomandimet e vititparaprak dhe ato tëmëhershmePuna e ndërmarrë nga Zyra e Kombëtare e Auditimit për të përfunduar auditimin për vitin 2017është përcaktuar bazuar në cilësinë dhe efektivitetin e kontrollit të brendshëm të zbatuar ngamenaxhmenti i Aeroportit të Gjakovës.Zyra Kombëtare e Auditimit vlerëson Menaxhmentin e lartë dhe stafin e Aeroportit të Gjakovës përbashkëpunim gjatë procesit të auditimit.Opinioni i Auditorit të PërgjithshëmMohim i opinionitPër shkak të mungesës së dëshmive të mjaftueshme dhe të përshtatshme të auditimit, ne nuk ishimnë gjendje të japim opinion për PFV-të e vitit 2017.Për më gjerësisht shih Pjesën 2.1 të këtij Raporti.Shtojca I, shpjegon llojet e ndryshme të opinioneve të aplikuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit.4

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICEKonkluzionet dhe rekomandimet kryesoreNe nuk ishim në gjendje të përfitojmevidenca të mjaftueshme dhe tëpërshtatshme të auditimit për të naofruar bazë për opinion të auditimitpër PVF-të e vitit 2017.Kryesuesi i Bordit duhet t'i analizojëarsyet për mohim te opinionit dhe t'iidentifikojë veprimet që kërkohen për tëmundësuar një prezantim të drejtë dhe tëvërtetë të PVF të vitit 2018 (shih çështjettek baza për opinion).Në disa nga fushat e audituara qëkanë të bëjnë me menaxhiminfinanciar dhe kontrollin janëidentifikuar dobësi.Kryesuesi i Bordit duhet të ndërmarrëveprime me qëllim të eleminimit tëdobësive në fushën e MFK-së (shihçështjet 2 deri 6).Mungesa e zbatimit të rekomandimevetë vitit paraprak, ka ndikuar që disaçështje të ekzistojnë edhe gjatë vitit2017 si mangesi.Kryesuesi i Bordit duhet të forcojkontrollet e brendshme për të siguruarqë rekomandimet e vitit paraprak janëduke u zbatuar (shih çështjet 7).Aranzhimet e qeverisjes që kanë tëbëjnë me llogaridhënien, raportiminmenaxherial, ndarjen e detyrave dhepublikimi i raportit vjetor nuk ishinefektive.Kryesuesi i Bordit të siguroj ndarje emjaftueshme të detyra të ndryshme dhepublikimin e raportet në ueb faqe (shihçështjet 8 deri 12)Kryeshefi Ekzekutiv është pajtuar me të gjeturat dhe konkluzionet e auditimit, si dhe është zotuarse do t’i adresojë të gjitha rekomandimet e dhëna.5

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE1Fushëveprimi dhe metodologjia e auditimitHyrjeZyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) është përgjegjëse për kryerjen e auditimit të rregullsisë qëpërfshin ekzaminimin dhe vlerësimin e pasqyrave financiare dhe të dhënave tjera financiare, si dhedhënien e opinionit: Nëse pasqyrat financiare japin një pamje të drejtë dhe të vërtetë të llogarive dhe çështjevefinanciare për periudhën e auditimit; Nëse të dhënat financiare, sistemet dhe transaksionet janë në pajtim me ligjet dhe rregulloretnë fuqi; Për përshtatshmërinë e funksioneve të kontrollit të brendshëm dhe të auditimit tëbrendshëm; dhe Për të gjitha çështjet të cilat dalin apo kanë të bëjnë me auditimin.Puna e ndërmarrë për kryerjen e auditimit është bazuar në vlerësimin e rrezikut për auditimin eAeroportit të Gjakovës (tutje Aeroporti). Ne kemi analizuar veprimtarinë e ndërmarrjes se deri nëçfarë mase mund të mbështetemi në kontrollet menaxheriale për të përcaktuar nivelin e testeve tëhollësishme, që janë të nevojshme për të siguruar dëshmitë që mbështesin opinionin e Auditorit tëPërgjithshëm (AP-së).Seksionet e mëposhtme ofrojnë një përmbledhje më të detajuar të gjetjeve tona të auditimit, me thekstë veçantë në vëzhgimet dhe rekomandimet në çdo fushë të rishikimit.Procedurat tona kanë përfshirë rishikimin e kontrolleve të brendshme, të sistemeve të kontabilitetit,teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën që nei konsiderojmë të nevojshme për kryerjen efektive të auditimit. Të gjeturat e auditimit nuk duhet tëkonsiderohen si një pasqyrë gjithëpërfshirëse e të gjitha dobësive që mund të ekzistojnë, apo e tëgjitha përmirësimeve që mund të bëhen në sistemet dhe procedurat që kanë operuar.6

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE2Pasqyrat financiare vjetore dhe obligimet e tjera përraportimin e jashtëmHyrjeAuditimi ynë i Pasqyrave Financiare Vjetore (PFV-ve) merr parasysh pajtueshmërinë me kornizënraportuese si dhe cilësinë dhe saktësinë e informacionit të prezantuar në PFV. PFV-të përgatiten dhenënshkruhen nga Zyrtari Kryesor Financiar i Thesarit (ZKFTH) dhe Krye shefi Ekzekutiv (KE) dhedorëzohen për miratim në Bordin e Drejtorëve (BD).Miratimi i PFV-ve përfshin një numër të pohimeve në lidhje me pajtueshmërinë me kornizënraportuese si dhe cilësinë e informacionit në kuadër të PFV-ve. Këto pohime kanë për qëllim t’iofrojnë aksionarit dhe publikut të gjerë sigurinë se të gjitha informatat relevante u janë ofruar për tësiguruar se mund të ndërmerret një proces auditimi.2.1Opinioni i auditimitMohim i opinionit Ne ishim angazhuar për auditimin e pasqyrave financiare vjetore të Aeroportit të Gjakovëspër vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2017, të cilat përfshijnë pasqyrën e pozitës financiare,pasqyrën e të ardhurave, pasqyrën e rrjedhës së parasë, pasqyrën e ndryshimeve në ekuitetdhe shënimet shpjeguese. Për shkak të rëndësisë së çështjeve të përshkruara në paragrafin e bazës për refuzimin edhënies së opinionit, ne nuk ishim në gjendje të sigurojmë evidencën e nevojshme tëauditimit për të pasur një bazë për një opinion të auditimit. Prandaj, ne nuk shprehim njëopinion për këto pasqyrat financiare.Baza për mohim të opinionitNe nuk ishim në gjendje të shprehim një opinion, për arsyen e përmendur në vijim: Aeroporti në pasqyrën e pozitës financiare në zërin “ndërtesat” ka prezantuar vlerën8,241,374 , ndërsa në analitiken e këtij zëri ka një listë me 405 artikuj, ku 118 prej tyre janë tëprezantuara pa asnjë vlerë. Për këto pasuri nuk kishte një plan të zhvlerësimit. Po ashtu nëketë zë ishin përfshirë gabimisht makineri & pajisje të rënda dhe automjetet, rrjedhimishtedhe normat e zhvlerësimit nuk ishin përdorur ashtu siç ishin të përcaktuara me politikat ekompanisë (për makineri & pajisje të rënda me 10% dhe automjete me 20%), por ishinzhvlerësuar të gjitha më normën 5%. Kjo ka shkaktuar mbivlerësimin e zërit të “ndërtesave”dhe nënvlerësimin e zërit “makineri & pajisje të renda dhe automjetet”, po ashtu edhenënvlerësimin e shpenzimeve të zhvlerësimit dhe të hyrave nga grantet. Ne nuk ishim në7

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICEgjendje të bëjmë klasifikimin dhe matjen e këtyre pasurive se cilat duhej të zhvlerësoheshimme 10% apo me 20% për ta matur efektin e keq prezantimit. Si pasojë e mungesës së dëshmive adekuate për të konfirmuar vlerën e zërit të ndërtesaveqë është me vlerë materiale në raport me të gjithë zërat tjerë në PFV, ne nuk jemi në gjendjetë japim opinion për këto pasqyra financiare.Çështjet kyçe të auditimitAeroporti ende nuk krijon të hyra nga veprimtaria e vetë, por të gjitha të hyrat i ka nga aksionari(Qeveria e Kosovës) në forme të subvencionit me të cilat i mbulon shpenzimet e veta. Po ashtu,Aeroporti disponon me 146 hektar tokë (104 hektar pronë publike dhe 42 hektar pronë private) tëcilat i ka në shfrytëzim dhe menaxhim që nga themelimi, respektivisht nga 18.12.2013 kur është bërëdorëzim/pranim nga KFOR-i Italian te Qeveria e Kosovës. Mirëpo, tani kanë disa pretendues tëtokave dhe për këtë Aeroporti ka kërkuar nga aksionari të filloj një proces të shpronësimeve përkëto raste. Aeroporti për këto shqetësime të saj është në pritje të përgjigjes nga aksionari (Qeveria eKosovës).Çështje Të tjeraPasqyrat financiare vjetore të ndërmarrjes për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2016 janë audituarnga një kompani private e auditimit, e cila kishte refuzuar të japë opinion, për shkak se kompanianuk kishte përgatitur pasqyrat financiare në pajtim me standardin ndërkombëtar të raportimitfinanciar për njësit e vogla dhe të mesme të botuara nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare tëKontabilitetit. Evidencat janë udhëhequr në një bazë të Exel-it dhe nuk janë bërë regjistrimet edyfishta.Përgjegjësia e menaxhmentit dhe personave përgjegjës për qeverisje dhe PFV-tëKryesuesi i Bordit të ndërmarrjes është përgjegjës për përgatitjen dhe prezantimin e drejtë tëpasqyrave financiare në bazë të parimit akrual sipas Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit(SNK), Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) dhe Ligjet e Kosovës, si dhe ështëpërgjegjës për kontrolle të brendshme të cilat menaxhmenti i përcakton si të nevojshme për tëmundësuar përgatitjen e pasqyrave financiare pa keq deklarime materiale të shkaktuara qoftë ngamashtrimi apo gabimi. Kjo përfshin zbatimin e Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e FinancavePublike dhe Përgjegjësitë (me plotësime dhe ndryshime) dhe ligjin nr. 04/L-087 për NdërmarrjetPublike (me plotësime dhe ndryshime).Kryesuesi i Bordit është përgjegjës për të siguruar mbikëqyrjen e procesit të raportimit financiar tëndërmarrjes.Përgjegjësia e Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e PFV-veObjektivat tona janë që të marrim siguri të arsyeshme nëse pasqyrat financiare vjetore në tërësi nukpërmbajnë keq-deklarime materiale, qoftë nga mashtrimi ose gabimi, dhe të japim një opinion të8

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICEauditimit. Megjithatë, për shkak të çështjeve që janë përshkruar në paragrafin e bazës për refuzimine opinionit, ne nuk ishim në gjendje të sigurojmë evidencën e nevojshme të auditimit që të na jeptenjë bazë për opinionin e auditimit.2.2Pajtueshmëria me kërkesat për PFV-të dhe kërkesat tjera përraportimNP kërkohet të veproj në përputhje me kornizën e caktuar raportuese dhe kërkesat tjera përraportim. Ne kemi marrë parasysh: Kërkesat e Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë (meplotësime dhe ndryshime); Kërkesat e Ligjit nr. 02/L-123 për Shoqëritë Tregtare; Kërkesat e Ligjit nr. 04/L-087 për Ndërmarrjet Publike (me plotësime dhe ndryshime); Kërkesat e Ligjit nr.04/L-014 për Kontabilitet, Raportim Financiare dhe Auditim; Kërkesat e Ligjit të Prokurimit Publik ( me ndryshime dhe plotësime); Kërkesat e Udhëzimit nr. 2/2013/MF për Strukturën dhe Përmbajtjen e Raporteve FinanciareVjetore; dheNga NP-të, po ashtu kërkohet të përgatisë raportet si në vijim:oStatuti i NP-së;oPlani i biznesit;oRaporte tremujore;oRaporte vjetore;oRaportin nga matja e kënaqshmërisë së Konsumatorëve; dheoDraft plani dhe plani përfundimtar i prokurimit me kohë.Në draft PFV-të ishin të nevojshme disa korrigjime financiare në bilancin e gjendjes, pasqyrën errjedhës së parasë dhe shënimet shpjeguese që ishin përcjellë me gabime materiale. Përkundërsugjerimeve tona për ti bërë veprimet e nevojshme, Aeroporti kishte bërë disa korrigjime. Si pasojëe kësaj ne kemi identifikuar të gjeturat të cilat i kemi prezantuar tek baza për opinion.Marrë parasysh çka u tha më lartë, PFV-të e përgatitura nga KE dhe ZKFTH, nuk mund tëkonsiderohen të sakëta për shkak se gjatë auditimit janë identifikuar gabime materiale.Në kontekst të kërkesave tjera për raportim të jashtëm, kemi identifikuar mos-pajtueshmëritë si nëvijim:9

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICESipas nenit 31 të Ligjit nr. 03/L-087 për ndërmarrjet publike raporti vjetor dhe raportet tremujorebrenda 30 ditëve pas pranimit të raportit vjetor dhe raporteve tremujore BD do ti shqyrtojëndryshojë dhe siç e sheh të arsyeshme ti miratojë; dheRaportet e dy tremujorëve të fundit të vitit 2017 të Aeroportit dhe raporti vjetor 2017, ishin përpiluardhe dorëzuar brenda afateve kohore nga menaxhmenti i Aeroportit në Njësinë për Monitorimin eNdërmarrjeve Publike të paaprovuara nga BD. Kjo për shkak se katër anëtarë e BD ishin shkarkuarme vendimin e datës 29.09.2017 dhe (deri me datën 30.05.2018 përfundimi i auditimit) ende BD nukishte i kompletuar.2.3Rekomandimet lidhur me Pasqyrat Financiare VjetoreRekomandimi 1Kryesuesi i Bordit duhet të siguroj se është bërë një analizë gjithëpërfshirëse përt’i përcaktuar shkaqet për mohim të opinionit të auditimit dhe të merren të gjithaveprimet që çështjet të cilat ndikuan të korrigjohen dhe të mos përsëriten.Gjithashtu, Kryesuesi i Bordit duhet të siguroj se janë vendosur procese efektivepër të konfirmuar që plani i hartimit të PFV 2018 i adreson të gjitha çështjet qëkanë të bëjnë me pajtueshmërinë, raportet tremujore, raportet vjetore. Kjogjithashtu duhet të përfshijë rishikimin e draft PFV-ve nga menaxhmenti, mefokus të veçantë në fushat me rrezik të lartë dhe në fushat ku janë identifikuargabime në vitet e mëparshme. Nënshkrimi i pasqyrave nga KE dhe ZKFTH, nukduhet të bëhet përveç nëse ndaj PFV-ve janë aplikuar të gjitha kontrollet enevojshme para se të njëjtat t’i dorëzohen BD-ës.10

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE3Menaxhimi financiar dhe kontrolliHyrjePuna jonë lidhur me Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin (MFK), pasqyron aktivitetet e detajuaratë auditimit për sistemet e pranimit të subvencioneve nga aksionari (qeveria) dhe shpenzimeve nëAeroport. Në mënyrë të veçantë, në fokus të auditimit ishte menaxhimi i pranimit të subvencioneve,shpenzimeve, pasurive dhe detyrimeve.Konkluzioni për menaxhimin financiar dhe kontrollinKontrollet mbi menaxhimin e përgjithshëm të Aeroportit ishin të pamjaftueshme dhe kanë nevojëpër përmirësime. Mungesa e strategjisë si një sistem efektiv i kontrollit të brendshëm ndikon në mosefektivitetin e planit operativ dhe financiar të Aeroportit dhe shkakton vonesa në funksionalizimine tij.Për më shumë, Aeroporti nuk kishte nxjerr rregullore për menaxhimin dhe ruajtjen e pasurive ngahumbjet dhe dëmtimi i tyre. Si pasojë, kishin ndodhur vjedhje dhe dëmtime të aseteve që ishin nëposedim të Aeroportit. Kjo për shkak të masave të pamjaftueshme të kontrollit të brendshme nëruajtjen dhe sigurimin e aseteve të Aeroportit. Po ashtu edhe mbajtja e evidencave të pasurive nëExcel rritë rrezikun e humbjes së evidencave të pasurive dhe ndërhyrjeve të paautorizuara duke errezikuar pasurinë dhe vlerën e tyre.Gjithashtu proceset e rekrutimit të punonjësve kanë nevojë të përmirësohen. Komisioni i rekrutimiti themeluar jo në përputhje me udhëzimin administrativ dhe vazhdimi i procesit të rekrutimit paplotësimin e kritereve të konkursit së paku nga tre kandidat rrezikon të punësoj punonjës jokompetent për atë vend pune.11

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE3.1Plani i biznesit (të hyra dhe shpenzimet)Ne i kemi shqyrtuar burimet e të hyrave dhe shpenzimeve të planifikuara me planin vjetor tëbiznesit për Aeroportin sipas kategorive përkatëse. Kjo është paraqitur në tabelat e mëposhtme.Tabela 1. Tabela e të hyrave dhe shpenzimeve sipas planit vjetor për vitin 2017(në )Planifikimifillestar 16653,068653,068175,288201,423Të hyrat nga granatet--504,532504,465Të hyra të jashtëzakonshme--542-Gjithsej të hyrat653,068653,068680,362705,888Shpenzimet për paga mëditje t e zhvlerësimit--504,465506,536Shpenzimet tjera operative391,300391,30049,02674,994Gjithsej ë hyrat nga subvencionetPlanifikimi dhe realizimi i të hyrave dhe shpenzimeve ishin si në vijim: Ndërmarrja kishte planifikuar të pranoj nga aksionari buxhetin në vlerë 653,068 , ndërsavetëm 200,000 ju kishin ndarë si subvencion për mbulimin e të gjitha shpenzimeve për vitin2017, përveç këtyre ndërmarrja i kishte edhe 69,424 të bartura nga viti i kaluar. Këtodiferenca ishin për shkak të mos ndarjes së mjeteve të planifikuara nga aksionari; Për paga dhe mëditje përfshirë edhe kontributet pensionale kishte shpenzuar 126,871 kundrejt 261,768 të planifikuara, respektivisht rreth 48%; Shpenzimet tjera operative për vitin aktual ishin realizuar në vlerë prej 49,026 nga 391,300 të planifikuara apo vetëm 12% e tyre; dhe Shpenzimet e zhvlerësimit ishin në shumën 504,465 që kanë të bëjnë me pasuritë e pranuarasi donacion, të cilat njihen si të hyrat nga grantet në momentin e zhvlerësimit të tyre.12

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICEÇështja 2 – Mos hartimi i strategjisë së ndërmarrjesE gjeturaSipas nenit 14.2.2. të statutit të Aeroporti, BD është përgjegjës të përgatisë, tëpërcaktojë dhe miratojë strategjinë afatgjate të ndërmarrjes dhe së paku çdo tremuaj të rishikoje atë.Aeroporti nuk kishte hartuar strategjinë e cila do të ofronte mbështetje përprocesin e planifikimit operativ dhe do të lehtësonte monitorimin drejt arritjessë rezultatit të synuar. Mos definimi i veprimtarisë për funksionalizim tëAeroporti, mungesa e fondeve dhe ekspertizës së duhur të veprimtarisë kanëndikuar në vonesat për fillimin e përpilimit të planit strategjik.RrezikuMos hartimi i strategjisë si një sistem efektiv i kontrollit të brendshëm ndikon nëefektivitetin e planit operativ dhe financiar të Aeroporti dhe shkakton vonesa nëfunksionalizimin e tij.Rekomandimi 2Kryesuesi i Bordit duhet të siguroj që janë ndërmarr veprime për hartimin dhemiratimin e strategjisë se ndërmarrjes dhe të bëjë përcjelljen e objektivavestrategjike dhe zbatimin e tyre.3.2Pasqyra e pozitës financiare (Bilanci i gjendjes)Ne kemi bërë auditimin e bilancit të gjendjes, duke i testuar edhe gjendjet e llogarive, por edhetransaksionet e ndodhura gjatë vitit në kuadër të këtyre llogarive. Përveç ekzaminimeve të gjendjeskontabël të llogarive, ne kemi trajtuar edhe aspektet e pajtueshmërisë me ligjet dhe rregulloret dhekemi dhënë rekomandimet si më poshtë.Tabela 2: Pasqyra e pozitës financiare e Aeroportit të Gjakovës më 31 dhjetor 2017PasuritëParatë në bankë stime në vijimGjithsej pasuritëViti 2017Viti 201663,55669,545Detyrimet dheEkuitetiLlogarite epagueshme tregtareViti 2017në Viti 20164,028-437,711417,590 Detyrime tatimore1,5401,71519,85812,034 Detyrime për paga(22)--- Detyrime ,699,228Të hyrat e shtyra ngasubvencionet186,445 Kapitali themelues- Kapitali rezerve9,384,842Gjithsej detyrimetdhe ekuiteti13

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICERekomandimiNuk kemi rekomandime për ketë fushë.3.3Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeveAeroporti në pasqyrën vijuese ka prezantuar të gjitha llojet e të hyrave që ka krijuar gjatë vitit,shpenzimet, si dhe rezultatin financiar.Tabela 3: Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve më 31 dhjetor 2017Përshkriminë Viti 2017Viti 2016Të hyrat nga subvencionet175,288201,423Të hyrat nga grantet504,532504,465Gjithsejtë të hyrat680,362705,888Pagat mëditje dhe kontribute pensionale126,871124,358Shpenzimet e zhvlerësimit504,465506,536Shpenzimet tjera operative49,02674,994680,362705,888Fitimi/Humbja para tatimit00Tatimi në fitim00Fitimi/Humbja neto00Gjithsejtë shpenzimet14

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICEÇështja 3 - Procedurat e rekrutimit nuk ishin në pajtueshmëri me rregullat dhe procedurat përthemelimin e marrëdhënies se punësE gjeturaSipas udhëzimit administrativ nr. 14/2011 për rregullimin e procedurave përthemelimin e marrëdhënies se punës në sektorin publik, kërkohet që komisionii rekrutimit të përbehet nga pesë anëtarë. Aeroporti kishte formuar komisionpër rekrutim i cili kishte vetëm tre anëtar në përbërjen e tij. Gjithashtu udhëzimii lartë përmendur kërkon që në rast se nuk i plotësojnë kriteret e konkursit sëpaku tre kandidat, konkursi duhet të rishpallet. Aeroporti nuk e ka ri-shpallurkonkursin edhe pse vetëm njëri nga tre kandidatet e plotësonte kriterin epërvojës, por vazhduan me procedura duke e zgjedhur kandidatin që kishteplotësuat kriteret në pozitën e përgjegjësit të sigurimit. Kjo për shkak tëmungesës së mbikëqyrjes së duhur nga menaxhmenti.RrezikuKomisioni i rekrutimit jo në përputhje me udhëzimin administrativ dhevazhdimi i procesit të rekrutimit pa plotësimin e kritereve të konkursit së pakunga tre kandidat rrezikon të punësoj punonjës jo kompetent për atë vend pune.Rekomandimi 3Kryesuesi i Bordit duhet të siguroj që procedurat e rekrutimit zhvillohen nëpajtueshmëri me kriteret e përcaktuara në konkurs dhe me udhëzuesinadministrativ për themelimin e marrëdhënies se punës në sektorin publik.Çështja 4 – Raporti i pranimit nuk ishte në përputhje me sasinë e ofruar sipas faturësE gjeturaRaporti i pranimit të mallit duhet të përfshijë mallin e pranuar në aspektin sasiordhe cilësor duke qenë në pajtueshmëri me kushtet e përcaktuara me kontratë nësasi dhe vlerë. Në një rast kemi identifikuar se raporti për pranim të mallit nukishte në përputhje me sasinë e ofruar sipas faturës, ku tre nga artikujt (5adaptera, kabllo të UTP 100 metra dhe kutia plastike & siguresa), të përfshirë nëfaturë nuk janë të përfshirë në raport të pranimit, vlera e tyre ishte 134 . Kjo sipasoje e mos funksionimit të duhur të sistemit të kontrollit të brendshëm gjatëpranimit të mallit respektivisht faturës.RrezikuMos përputhja e numrit të artikujve të blerë në mes të raportit të pranimit meato në faturë, rrit rrezikun e pagesave për artikujt e mallrave të pa pranuara.Rekomandimi 4Kryesuesi i Bordit duhet të siguroj që janë marrë masat për forcimin ekontrolleve të brendshme që pagesat të bëhen vetëm sipas mallit/shërbimit tëpranuar në aspektin sasior dhe cilësor.15

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICEÇështja 5 – Humbjet e aseteve për shkak të mungesës së sigurisë së mjaftueshme të pasurive qëjanë në menaxhimin e AeroportitE gjeturaSipas nenit 8 të statutit, Aeroportit është përgjegjës për pronësinë, asetet,pasurinë, menaxhimin, operimin dhe mirëmbajtjen e ndërmarrjes dhe duhet tënxjerrë rregullore që përmbajnë dispozita për administrimin dhe funksionimine ndërmarrjes. Aeroporti nuk kishte nxjerr rregullore për menaxhimin dheruajtjen e pasurive nga humbjet dhe dëmtimi i tyre. Bazuar në raportet emenaxhmentit ne kemi vërejtur që kishin ndodhur vjedhje dhe dëmtime tëaseteve (600 metra kabllo me katër fije) që ishin në posedim të Aeroportit. Kjopër shkak të masave të pamjaftueshme të kontrollit të brendshme në ruajtjen dhesigurimin e aseteve të Aeroportit.RrezikuMungesa e nxjerrjes së një rregulloreje për menaxhimin e pasurive të Aeroportitrrit rrezikun e keq menaxhimit, keq përdorimit, dëmtimit dhe humbjes sëpasurive.Rekomandimi 5Kryesuesi i Bordit duhet të siguroj së Aeroporti ka hartuar dhe miratuar njërregullore për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e pasurive dhe hapësirave tëAeroportit, që të arrihet mirë menaxhimi i pasurive dhe mbrojtja nga humbjadhe dëmtimi i tyre.Çështja 6 - Mungesa e programit për regjistrimin e pasurive jo qarkullueseE gjeturaRegjistrat e pasurive duhet të mbahen në një program (softuer) të besueshëmku të dhënat janë të mbrojtura nga humbja dhe nga ndërhyrjet e personave tëpa autorizuar. Aeroporti nuk i kishte mbajtur regjistrat e pasurive joqarkulluese në program (softuer) funksional dhe të sigurt për të dhënat epasurive, por regjistrat e këtyre pasurive i kishte mbajtur vetëm në tabela tëExcel-it. Kjo për shkak të mos planifikimit të duhur në kohen e blerjes sësoftuerit për kontabilitet që ta përfshij edhe modulin e pasurive.RrezikuMbajtja e evidencave të pasurive në Excel rritë rrezikun e humbjes seevidencave të pasurive dhe ndërhyrjeve të paautorizuara duke e rrezikuarpasurinë dhe vlerën e tyre.Rekomandimi 6Kryesuesi i Bordit duhet të siguroj që evidencat e pasurive mbahen në njëprogram (souftver) që siguron mbrojtjen e të dhënave nga humbjet apo qasjennga personat e paautorizuar në program, për ta rritur sigurinë e informatave dhetë pasurive.16

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE3.4Pasqyra e ndryshimeve në ekuitetNë Pasqyrat Vjetore Financiare të ndërmarrjes, kapitali është prezantuar sipas kësaj strukture:Tabela 4: Kapitali i Aeroportit të Gjakovës më 31.12.2017në Përshkrimi31 dhjetor 201731 dhjetor 2016KAPITALI25,00025,000Kapitali themeltar25,00025,000Fitimet/Humbjet e bartura00Fitimet/Humbja e vitit aktual00RekomandimiNuk kemi rekomandim në ketë fushë.3.5Pasqyra e rrjedhës së parasë së gatshmePasqyra e rrjedhës së parasë jep të dhëna për ndryshimet në para të gatshme gjatë periudhaveraportuese të paraqitura dhe klasifikon rrjedhën e parave që arrihet nëpërmjet aktiviteteve afariste,financiare dhe investimit. Informatat rreth rrjedhës së parave të ndërmarrjes janë të dobishme përt'i dhënë shfrytëzuesit të pasqyrave financiare një vlerësim të rrjedhës së parave.Tabela 5: Pranimet dhe shpenzimet e parasë së gatshmePërshkrimi31 dhjetor 201731 dhjetor --(5,537)-Paratë neto nga aktivitetet financuese200,000230,000Rritja e parasë200,000230,000--Neto rritja / (zvogëlimi) i parasë dhe ekuivalentëve të saj(5,988)(19,548)Paraja në fillim të vitit 201769,54549,997Paraja në fund të vitit 201763,55669,545Paratë neto nga aktivitetet operativeRritja e parasëParat e paguara furnizuesve dhe të punësuarveParatë neto nga aktivitetet investiveRritja e parasëZvogëlimi i parasë (blerja e mjeteve themelore dheaktivitete tjera investuese)Zvogëlimi i parasë17

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICERekomandimNuk kemi rekomandim ne ketë fushë.3.6Trajtimi i shënimeve shpjegueseShënimet shpjeguese, paraqesin informacion lidhur me bazën e përgatitjes së pasqyrave financiaredhe politikave kontabël, të kërkuar nga SNRF-të dhe japin informacione shtesë të cilat nuk janëparaqitur në Bilancin e gjendjes, pasqyrën e të ardhurave, pasqyrën e rrjedhës së parasë osepasqyrën e ndryshimeve në ekuitet, por janë të rëndësishme për t’i kuptuar cilëndo prej tyre.Ndërmarrja i ka bërë shpalosjet e nevojshme për informatat e përgjithshme, politikat kontabël që ipërdorë dhe ka sqaruar shumat e zërave të pasqyrës së pozitës financiare, të pasqyrës se tëardhurave gjithëpërfshirëse, gjithashtu ka shpalos nëse ka detyrime kontigjente dhe ngjarje pasdatës se bilancit.RekomandimNuk kemi rekomandim ne ketë fushë.18

ZYRA KOMBËTARE E

financiar për njësit e vogla dhe të mesme të botuara nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit. Evidencat janë udhëhequr në një bazë të Exel-it dhe nuk janë bërë regjistrimet e dyfishta. Përgjegjësia e menax

Related Documents:

Texts of Wow Rosh Hashana II 5780 - Congregation Shearith Israel, Atlanta Georgia Wow ׳ג ׳א:׳א תישארב (א) ׃ץרֶָֽאָּהָּ תאֵֵ֥וְּ םִימִַׁ֖שַָּה תאֵֵ֥ םיקִִ֑לֹאֱ ארָָּ֣ Îָּ תישִִׁ֖ארֵ Îְּ(ב) חַורְָּ֣ו ם

Draft-Raporti i VNM për këtë projekt ka qëllim kryesor : Identifikimin dhe parashikimin e ndikimeve te mundshme pozitive dhe negative në mjedis si rezultat i zbatimit te projektit të propozuar; Sigurimin e masave lehtësuese të cilat me zbatimin e projektit do të zvogëlojnë ose

Raporti i Vlerësimit të VNMS-së për HEC-in e propozuar të Kalivaçit Faqe 2 Versioni Shqip është një përkthim i origjinalit në Anglisht vetëm për qëllim informacioni.

të zgjedhën nga ana e OPAK-ve dhe rrjeteve të tyre të cilat do të përdoren për të gjeneruar/përgatitur raportet vjetore për Aftësinë e Kufizuar. Të gjeturat nga raporti do të prezantohen për publikun në Konferencën e datës 03 Dhjetor, në n

përparësi dhe nё mёnyrё tё detyrueshme, si: energjia elektrike, shpenzime uji, prokurime, etj, pёr tё cilat, vonesat pasojnë gjoba e penalitete. Gjithashtu, tё bëhet përputhja e planifikimit dhe realizimit për shpenzimet qё mbulohen nga tё ardhurat e vetё subjektit. Deri më datë 30.09.2016 3. Gjetje nga auditimi.

Roli i Komunikimit 4. Ky standard fokusohet kryesisht në komunikimin e audituesit me personat e ngarkuar me qeverisjen. Sidoqoftë, komunikimi efektiv dypalësh është i rëndësishëm pasi ai ndihmon: (a) Audituesin dhe pers

sigurime, financë-kontabilitet, lidership dhe menaxhim burimesh njerëzore, administrim publik, lidership, e drejta publike, e drejta e biznesit, komunikim publik dhe gazetari ekonomike). Me VKM nr. 564 datë 28.05.2009 “Për hapjen e programeve të reja të studimit “Master i Nivelit të

Artificial Intelligence and its application in healthcare could be another great leap, like population-wide vaccination or IVF, but as this report sets out, it must be handled with care. For me, the key theme that leaps from almost every page of this report is the tension between the tech mantra, ‘move fast and break things’ and principle enshrined in the Hippocratic Oath, ‘First, do no .