GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI - Prosvetno Delo

3y ago
303 Views
26 Downloads
4.95 MB
336 Pages
Last View : 1m ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Genevieve Webb
Transcription

Dr. Asllan Hamiti – Dr. Zeqirja Neziri – Dr. Agim LekaGJUHË SHQIPEDHE LETËRSI1PËR VITIN IVTË GJIMNAZIT TË REFORMUARPROSVETNO DELLO ShASHKUP, 20051

Redaktor:Dr. Gjergj GJURAVÇAJRecensues:Dr. Mirlinda KRIFCA, docente e FakultetitFilologjik „Bllazhe Koneski” – ShkupYsni JAKUPI, profesor në gjimnazin „Zef LushMarku” – ShkupXhelil AHMETI, profesor në gjimnazin „PançePoposki” – GostivarSo Re{enie na ministerot za obrazovanie i naukana Republika Makedonija br. 11-7204/1 od 16.12.2004godina, se odobruva upotrebata na ovoj u ebnik.Me vendim të ministrit të arsimit dhe shkencës tëRepublikës së Maqedonisë nr. 11-7204/1 të datës16.12.2004, lejohet përdorimi i këtij libri.2

9GJUHË SHQIPE3

4

STILISTIKANocioni qendror i stilistikës është stili. Në traditën e lashtë mijëvjeçare fjala stil (gr.stylos, lat. stilus) ka pasur kuptime të ndryshme. Në lashtësi kjo fjalë shënonte një shkop tëvogël që shërbente për të shkruar mbi tabelëzat prej dylli ose në ndonjë material tjetër. Mekohë kuptimi i kësaj fjale ka ndryshuar: nga mjeti me të cilin shkruhej (lapsi) kuptimi u bartnë materialin që shkruhej (dorëshkrim), ndërsa më vonë e mori edhe kuptimin e mënyrës së tëshkruarit.Sot fjala stil përdoret dendur në të gjitha veprimtaritë njerëzore: në të gjitha artet, nëgjuhësi, në arkitekturë, në sport, në jetën e përditshme etj. dhe ka shumë kuptime, varësishtnga fusha e përdorimit. Stili emërton një veçanti të çfarëdo veprimtarie, që kryhet në trajta tëndryshme. P.sh. stili i veshjes, stili në punë, stili i notit, stili i të shprehurit etj. Me termin stilemërtohet veçantia e organizimit të mjeteve të shprehjes: me fjalë (në letërsi e gjuhë), mengjyra (në artin figurativ), me materie (në artet plastike, arkitekturë), me tone (në muzikë) etj.Thjesht, stili është mënyrë e veçantë: e të folurit, e të shkruarit, e të veshurit, e të kënduarit etj.të një grupi njerëzish apo të një njeriu.Në art e letërsi stili është përkufizuar si tërësi e veçorive themelore artistike, e mjetevedhe e mënyrave të shprehjes, që bien në sy në krijimtarinë e një shkrimtari, të një artisti, të njërryme a të një epoke dhe që përsëriten pak a shumë në një sërë veprash. P.sh. Stili romantik.Stili realist. Stili i arkitekturës popullore. Stili i Naim Frashërit (i Çajupit, i Migjenit etj.).Stili shfaqet si sistem gjuhësor vetjak i një vepre ose i një grupi veprash. Syrivëzhgues arrin të dallojë pikërisht atë tipar të veçantë, që është i përbashkët për të gjithaveprat e një autori. Me stil kuptojmë edhe tiparin e përbashkët, stilin mbizotërues, qëpërsëritet në vepra të autorëve të ndryshëm brenda një periudhe latrare. Historia e letërsisënumëron një sërë stilesh, që i përkasin antikitetit, Rilindjes, romantizmit, modernizmit etj.Në gjuhësi me stil nënkuptohet zgjedhja dhe ndërthurja e mjeteve të gjuhës (e mjetevefonetike, morfologjike, leksikore e sintaksore) në përputhje me kërkesat e një fushe tëveprimtarisë. P.sh. stil bisedor, libror, zyrtar, shkencor, publicistik; stil asnjanës; stil i lartë;stil i plotë i shqiptimit etj.Stili i të shprehurit është i ndërlikuar jo vetëm se me te del në shesh përkatësiashoqërore, mjedisi ku jeton bartësi i tij, por edhe se me të shfaqen vetitë psikofizike dhepërdorimi i ligjërimit në fusha të shumta. Stili është i ndërlikuar edhe në të gjitha fushatgramatikore-leksikore si dhe në aspektin stilistik-afektiv. Pra, thëniet kanë vlerë kuptimoredhe vlerë stilistike. Vlerat e tilla mund të tregohen në çdo thënie. Si shembull do të marrim njëfjali të shkurtër nga stili bisedor: Do të vi sonte.a) Për të kuptuar këtë fjali na ndihmojnë lidhja e shenjës (përbërjes fonematike) me tëshenjuarin (sendin, objektin, nocionin e vëtretë), me ndihmën e tipareve dalluese të fonemave:se U n ë d o t ë v i e jo dikush tjetër (ti do të vish; ai, ajo do të vijë, .) etj. Kështu vijmëte vlera logjike e thënies.b) Në këtë fjali janë të pranishme edhe tregues fonetiko-morfologjikë të atij që jepkëtë informatë. Këto janë vlera ekspresive të thënies. Një pjesëtar i gegërishtes verilindore, tënjëjtën fjali do ta thoshte: Kam me ardh sante, ose për të shprehur një siguri më të madhe5

Erdha sante (përdor kohën e tashme për të ardhmen); një pjesëtar i gegërishtes qendrore do tëthoshte: Do vaj sonte; një që belbëzon: D.d.o.o t’.t’ v.i.i s.s.o.o. nte etj.c) Të njëjtën fjali mund ta themi me qëllim që të ndikojmë te dëgjuesi, që të ngjallimimpresion. Çdo thënie ka intenzitet, ritëm, melodi dhe intonacion të caktuar. Ritmi dheintonacioni mund të ndërrohen në pajtueshmëri me gjendjen emocionale dhe me qëllimin eatij që e thotë mendimin. Shprehjen Do të vi sonte mund ta themi me zë të lartë, me gjysmëzëri ose me pëshpëritje, derisa edhe me mimikë e gjestikulacion. Theksi i fjalisë mund tëqëndrojë në fjalën do të vi, por mundet edhe në fjalën sonte. Në rastin e parë vihet në pahveprimi, ndërsa në të dytin koha.Fjalët e kësaj fjalie mund të shqiptohen përnjëherë: Dot’visonte; me një pushim(pauzë) në mes: Dot’vi / sonte; me pushime të vogla ose të mëdha pas çdo fjale: Do / të / vi /sonte, Do // të // vi // sonte // Në çdo fjali fitojmë variant të ri impresiv. Intonacioni ngjitës ebën këtë fjali pyetëse: Do të vi sonte?, ndërsa intonacioni në fjalët e para zbritës: Do të vi e nëfjalën e fundit ngjitës: sonte!, ose anasjelltas e shndërron thënien e njëjtë në fjali thirrmore:Do të vi sonte!Me zgjatjen e zanoreve Do të viii sooonte mund të arrijmë të tregojmë butësi osedëshirë të madhe për të ardhur, por edhe ironi.Shembujt e këtillë tregojnë se çdo thënie (fjalët, fjalitë, periudhat) ka tri vlera:a) vlerë kuptimore (logjike apo objektive);b) vlerë shprehëse (ekspresive), dhec) vlerë impresive (të ngjallim efekte; që të ndikojmë tek ai/ajo që i drejtohemi: nëmënyrë etike, estetike, humoristike, satirike e të ngjashme, me intensitet, ritëm, melodikë dheintonacion të caktuar.Ç’është stilistika dhe si degëzohet ajo?.- Me vlerën logjike a objektive të ligjërimitmerret gjuhësia me degët e saja (fonetikën e fonologjinë, morfologjinë, sintaksën,leksikologjinë), ndërsa me vlerën shprehëse dhe me vlerën emocionale të ligjërimit merretstilistika.Gjuha është një oqean i pafund me pasuri e mundësi të pashterrshme, mirëpo aftësiadhe mënyra e shfrytëzimit të kësaj pasurie te njerëzit është e shumëllojshme. Këto lloje tëveçanta të të folurit ose të të shkruarit përbëjnë stilin.Kumtimin mund ta themi në mënyra të ndryshme. Mënyra se si është transmetuar njëkumtim (në bisedat e përditshme, në krijimtarinë popullore, në veprat letrare) mundësonekzistencën e stilit dhe të stilistikës.Stilistika (lat. stilistica) është disiplinë shkencore që merret me studimin e stilit. Kjoështë degë e shkencës së letërsisë, që quhet stilistikë letrare dhe degë e gjuhësisë, që quhetstilistikë gjuhësore. Këto dy lloje stilistikash kanë ndërmjet veti shumë gjëra të përbashkëta,sepse objekt studimi i të dyjave është gjuha, përkatësisht variacioni gjuhësor i ligjërimit. Njëpërpjekje për të shkrirë stilistikën letrare dhe gjuhësore është poetika. Lidhje të ngushtëstikistika ka edhe me retorikën, semiotikën, teorinë e letërsisë, sociolinguistikën, teorinë ekomunikimit, psikologjinë, estetikën etj.Stilistika letrare studion formën e veprave letrare, e vështron gjuhën si mjetin qëndërton formën artistike, shqyrton vlerat dhe funksionet e figurshme, shprehëse, vlerat6

estetike të gjuhës në përputhje me përmbajtjen e veprës, me gjininë letrare, me botëkuptimin eautorit etj. Stilistika letrare ka si fushë studimi gjuhën e letërsisë artistike; pra, vetëm njërinnga stilet funksionale të gjuhës.Stilistika gjuhësore studion gjithë ligjërimet (ligjërimin e folur dhe të shkruar;ligjërimin letrar, bisedor dhe të shkujdesur) dhe stilet funksionale të gjuhës (stilin letrar,shkencor, administrativ, politik, shoqëror, fetar etj.), vlerat stilistike të këtyre mjeteve.Stilistika gjuhësore i sheh mjetet e gjuhës nga ana funksionale e shprehëse, duke përfshirëkëtu mjetet e gjithë nënsistemeve të gjuhës: të fonetikës e fonologjisë, të gramatikës, tëleksikut e të fjalëformimit.Me fjalë të tjera, në stilistikën letrare gjuhavështrohet si mjet artistik, ndërsa në stilistikën gjuhësore simjet komunikimi. Sipas stilistit të shquar shqiptar XhevatLloshi “fare shkurt do të thuhej se stilistika gjuhësorestudion artin e gjuhës, ndërsa stilistika letrare sheh gjuhën eartit”. Objekti është po ai, kur është puna për tekstet eletërsisë artistike, vetëm se stilistika letrare duhet të shkojëmë tej, domethënë e mbështetur në analizën gjuhësore, do tëkalojë te veçantia e ndërtimit të veprës.Pra, stilistika gjuhësore merret me organiziminparësor të gjuhës, si shprehje kolektive; ndërsa stilistikaletrare shqyrton organizimin e dytë gjuhësor (që ndërtohetmbi organizimin parësor, pa e ndryshuar thelbin e saj), sipërdorim individual në veprën letrare, duke fituar gjuha disacilësi plotësuese shprehëse e emocionale, mbi të cilatndërtohen modele të caktuara. Këto modele ndryshojnëvazhdimisht nëpërmjet individualitetit të autorit, që mundësojnë dallimin e stileve. Stili shihetsi mënyrë e veçantë shprehjeje që u kundërvihet llojeve ose mënyrave të tjera të shprehjesgjuhësore.Stilistika letrare synon të shpjegojë funksionin stilistik, duke u mbështetur në fushat eletërsisë: teorinë e letërsisë, veçanërisht në poetikë, metrikë, teorinë e gjinive dhe të llojeveletrare etj.; ndërsa stilistika gjuhësore funksionin stilistik e sheh në këndvështrimin gjuhësor:fonetik, morfologjik, leksikor, semantik e sintaksor, duke krijuar në këto rrafshe njësi bazë tëquajtura stilema dhe disiplina të ndërmjetme, si fonostilistikë, morfostilistikë,leksikostilistikë, semantostilistikë dhe sintaksostilistikë.Rëndësia e stilistikës.- Stilistika e zbatuar ose praktike i përdor arritjet e kësajdisipline për nevojat e kulturës së gjuhës, përkthimit, redaktimit, arsimit, praktikës sëpërditshme dhe në veçanti për hartimin e fjalorëve.Aftësia e përdorimit stilistik të gjuhës është pjesë e kulturës dhe e sjelljes së njeriut nëshoqëri. Stilistika ka vend të gjerë në punën mësimore. Shkolla jep normën standarde, por ajoduhet plotësuar me punën për të edukuar shijen stilistike, për të njohur visaret shprehëse tëshqipes, për të shkruar e folur në përputhje me kërkesat e fushave të caktuara, me rrethanat,me qëndrimin ndaj të tjerëve.7

Komenti letrar në shkollë ka nevojë të përmirësohet, duke përfshirë vështrimin esotëm stilistik, që të zbulohen vlerat artistike të letërsisë shqiptare si arti i fjalës. Stilistikapedagogjike jep një mjet mësimor për gjuhën dhe letërsinë në shkollë. Me një vështrimpërgjithësues, stilistika mund të quhet një ndër mjetet për njohjen dhe përvetësimin e arritjevetë kulturës kombëtare në gjuhën shqipe dhe për të punuar e krijuar vetë me mjeshtri.Pyetje dhe detyra:1.2.3.4.5.6.7.8.Ç’është stili?A dallohen nxënësit e klasës suaj për mënyrën e të folurit, e të shkruarit, për veshjene tyre. Thoni disa tipare të veçanta të tyre!Bëjeni një hartim me shkrim për një temë të caktuar dhe pastaj krahasoni e analizoni stilet e tëshkruarit.Të gjithë nxënësit e klasës suaj lexojeni të njëjtën vepër letrare ose shikojeni një dramë apo një filmdhe pastaj ritregojeni. A ka secili stil të veçantë të rrëfimit? Në bazë të veçorive të përbashkëta,këtë laramani stilesh përpiquni ta përgjithësoni dhe ta degëzoni në disa grupe.Çfarë vlerash kanë thëniet (fjalët, fjalitë, periudhat)?Çka studion stilistika dhe si degëzohet ajo?Me çka merret stilistika letrare dhe me çka stilistika gjuhësore?Çfarë rëndësie ka stilistika?2STILISTIKA LETRAREStilistika letrare ka për fushë studimi gjuhën e letërsisë artistike; pra, vetëm njërinnga stilet funksionale të gjuhës. Ajo studion gjuhën si mjet që ndërton formën artistike,shqyrton vlerat dhe funksionet e figurshme, shprehëse, vlerat estetike të gjuhës në përputhjeme përmbajtjen e veprës, me gjininë letrare, me botëkuptimin e autorit etj. Disa nga stilistëtletrarë e çmojnë gjuhën e poezisë si çelësin më të mirë për të kuptuar objektin e stilistikësletrare. Stilistika vlerën funksionale të shprehjes gjuhësore e vlerëson vetëm në kontekstekonkrete, në vepra letrare të caktuara. Çdo njësi gjuhësore vëzhgohet si pjesë e pandashme enjë tërësie. Jashtë kësaj tërësie, pjesa është e parëndësishme. Kështu, gjethi ka vlerën e vetvetëm si pjesë përbërëse e drurit, por nëse këputet nga druri, ai nuk është më materie e gjallë.Në stilistikën letrare gjuha studiohet si mënyrë e ekzistimit të veprës artistike.Stilistika letrare synon të shpjegojë funksionin stilistik të gjuhës së veprave letrare,duke u mbështetur në fushat e letërsisë: në teorinë e letërsisë, veçanërisht në poetikë, metrikë,teorinë e gjinive dhe të llojeve letrare etj., ndërsa stilistika gjuhësore funksionin stilistik esheh në këndvështrimin gjuhësor: fonetik, morfologjik, leksikor, semantik e sintaksor, dukekrijuar në këto rrafshe njësi bazë të quajtura stilema dhe disiplina të ndërmjetme, të emërtuarasi fonostilistikë, morfostilistikë, leksikostilistikë, semantostilistikë dhe sintaksostilistikë.8

Dallimin thelbësor të ligjërimit letrar artistik nga gjithë stilet e tjera e përbën roli iposaçëm i organizimit individual. Veçantia, ana vetjake e papërsëritshme dhe origjinalitetipranohen si vlera të domosdoshme në fushën e arteve. Anasjelltas, përsëritja e stilemave dhe eparimeve ndërtimore e ndonjë shkrimtari nga autorë të tjerë quhet e metë, mungesëorigjinaliteti, deri imitim e plagjiaturë. Ana krijuese e stilit shfaqet në këtë lëmë me gjithëforcën e vet.Le të shohim konkretisht mjetet shprehëse, stilistikore në vjershën e Azem Shkrelit“Vdekja e malësorit”:Asnjë kokë përkulurSe ja rrëxoni lisatAsnjë gjëmë mësa guriSe ja shembni majetAsnjë lot asnjëSe ja shterroni krojetNë sytë e tij vetëmHarroi prendimin ditaÇ’mendim i vrugëtÇ’mendim i ftohtë ndër vetullaLum ky çfarë vdekje!Kjo është një vjershë portret – një sintezë portreti e pamjes së jashtme, e botës sëbrendshme të malësorit dhe e çastit të vdekjes së tij. Po të na e përshkruante poeti këtë ngjarje,që me siguri e ka parë dhe e ka përjetuar vetë, me fjalë e gjuhë të përditshme, afërsisht do tëna thoshte kështu: vdiq një malësor që ishte krenar, dinjitoz gjatë jetës; i rrethuar prejmalësorëve të tjerë, po ashtu burrërorë, krenarë dhe të rreptë, të cilët nuk vajtonin me kuje, siçështë zakon në raste të tilla etj. Rrëfime, informacione të tilla, që njerëzit ia përcjellin njëritjetrit gjatë përditshmërisë janë të zakonshme. Ndërkaq, në këtë poezi vetëm me 11 vargje,poeti me pak fjalë, ndryshe nga gjuha e komunikimit të përditshëm, na e përshkruan shumëmë fuqishëm këtë pamje të brendshme dhe të jashtme.Që në dy vargjet e para hapen plot shtigje përfytyrimi tëgjallë te lexuesi: të gjallët, malësorët që e rrethojnë të vdekurin,qëndrojnë kokëlartë, se kështu e shprehin krenarinë e malësorit qëka jetuar dhe është mishëruar me natyrën, me qëndresën, me fuqinëdhe me dinjitetin që reflektohen nga trupi i drejtë, i fortë dhe iqëndrueshëm i lisit. Prania e lisit në këtë poezi që shndërrohet nëfigurë, doemos ta zgjon këtë krahasim në ndërmjet malësorit dhenatyrës së virgjër, të pastër e kranare. Më poshtë, po ashtu vetëmpërmes dy vargjeve, poeti me shprehje të figurshme plastike, vë nëdukje se me rastin e kësaj vdekjeje nuk ka kujë, vaj tëpapërmbajtur; se vaji nuk është në natyrën e këtyre majave maleshtë papërkulura që, në këtë vjershë, nuk ka si të mos nxisin te9

lexuesi përfytyrimin mbi pastërtinë madhështore të malësorit. Vjersha përfundon me njëpeizazh që nuk harrohet: në fytyrën e këtij malësori të vdekur, asnjë gjurmë ligështie. Vetëmnjë urti, një përqëndrim mendimi, një mrrolje e ashpër, e rreptë në vetullat dhe ballin e tij, qëpo ashtu shpreh natyrën karakteristike të ashpërsisë së malësorit tonë. Poeti jo vetëm semahnitet nga ky qëndrim kaq stoik dhe kaq burrëror i këtyre malësorëve, por, në thellësinë evet më të sinqertë, ndjen edhe zili për këtë krenari kaq madhështore, e cila shprehet sidomosme vargun e fundit të poezisë – Lum ky çfarë vdekje!Nga shembulli që sollëm mund të konstatojmë se poeti vetëm me pak fjalë arrin të nathotë shumë, të na japë më shumë informacione nga ç’mund të bëhej kjo përmes gjuhës sëpërditshme. Këtë e arrin në radhë të parë përmes fjalëve figura, përmes shprehjeve tëfigurshme, që përmbajnë në vete kuptime e përfytyrime të shumta.Karakteristikat stilistike të shqipes së shkruar gjatë zhvillimit historik.- Nëgjuhën shqipe tani është formuar një sistem i plotë stilistik.Shqipja kishte nisur të përpunohej që në mesjetë. Shkallë të lartë arriti në krijimtarinëpopullore, sidomos me këngët epike. Në letërsinë e shkruar mbizotëroi stili popullor, porhetohet edhe një stil i ndikur nga gjuhët e tjera me traditë të gjatë shkrimi. Përveç veprave nëgjuhën e atëhershme shqipe, janë përdorur edhe gjuhë të tjera: ose e tërë vepra është shkruarnë një gjuhë më me prestigj ose huazimet (nga latinishtja, greqishtja, turqishtja, italishtja,gjuhët sllave etj.) janë shfrytëzuar si mjete stilistike. Latinishtja mbeti si gjuhë e administratësafërsisht deri në shek. VII, më pas u zëvendësua nga greqishtja e mesme dhe në shek. XII nëdisa vise edhe nga sllavishtja. Feja ushtrohej latinisht e greqisht, sipas konfesionit tëbashkësive fetare. Shkrimet e para shqipe të principatave të Arbërit dilnin nga pena eklerikëve.Me pushtimin osman u krijua gjendje e re. Autorët e vjetërflasin qartë për nevojën që të ruhet shqipja dhe me veprat e tyre ishërbyen këtij qëllimi. Vijoi edhe përdorimi i gjuhëve të huaja. PërMarin Barletin gjuhë e shkencës si kudo në Evropë ishte latinishtja,ashtu si më pas për Frang Bardhin; kurse për Teodor Kavaliotingjuhë e shkencës ishte greqishtja. Por, me Gjon Buzukun kemi njëpërpjekje serioze për të përdorur shqipen në shërbesat fetare.Rryma e bejtexhinjve shquhet për një amalgamë stilistike,përzierje të shqipes me orientalizma të shumtë. Gjuha dhe poeziapopullore dallohej dukshëm nga veprat e tyre për pastërti. Përruajtjen e pastërtisë së shqipes e ngritën zërin Naimi dhebashkëkohësit e të tij, që të zinte vend fjala shqipe edhe në shtresënpoetike, meqë ajo ishte e aftë për vlera artistike.a) Veçoria e parë e sistemit stilistik të shqipes së shkruar është se nuk ka trashëguardrejtpërdrejt ndonjë stil nga nëna e saj (siç kishte ndjekur italishtja traditën latine, gjuhëtsllave traditën e sllavishtes kishtare; geqishtja e re dhe e mesme nga greqishtja e vjetër etj.).Në shekullin XIX nisi përpunimi i vetëdijshëm i varianteve letrare. Gjatë Rilindjes uzbuluan mudësitë e mëdha shprehëse të shqipes. Në këtë periudhë kemi larmi shkrimesh: a)10

dialektore, b) shkrime të përpunuara me përzierje dialektore, si dhe c) një gjuhë të folur tëpërpunuar.b) Veçori e dytë është se me Rilindjen zë fill një gjuhë e re nga pikëpamja stilistike. Po atarilindës shkruanin vepra letrare, publicistike, libra shkollorë e vepra fetare. Përpunohet stili iveprimtarisë shoqërore e politike, nis letërsia kombëtare, bëhen përpjekjet e para diturore.c) Tipari i tretë i rëndësishëm i sistemit stilistik të shqipes është se ai u formua sirrjedhojë e proceseve të brendshme gjatë shekujve XIX e XX dhe vazhdon edhe sot. Hap pashapi u zgjeruan edhe kontaktet me gjuhët e tjera të përpunuara.ç) Karakteristikë tjetër është se përpunimi i stileve ka ecur përpara. Pas Pavarësisë sëShqipërisë (1912) u përpunua stili zyrtar, e sidomos pas Luftës së Dytë Botërore. Më 1908 upërcaktua alfabeti i sotëm i shqipes, më 1972 u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit të shqipes etj.d) Një tjetër tipar i sistemit stilistik të gjuhës shqipe është se, ndryshe nga disa gjuhë tëtjera (si në frëngjishte, rumanishte etj.), në shqipen nuk ka pasur ndonjë shkëputje të madhendërmjet gjuhës së folur dhe gjuhës së shkruar.Dallimi i stileve dhe i ligjërimeve është degëzim i gjuhës për ta bërë më të aftë që t’upërgjigjet kërkesave të shumanshme të kombit.Pyetje dhe detyra:1. Çka studion stilistika letrare?2. Cilat janë karakteristikat stilistike të shqipes së shkruar gjatë zhvillimit historik?3. Lexoni fragmentet e mëposhtme letrare dhe vëreni organizimin individual të

fjali të shkurtër nga stili bisedor: Do të vi sonte. a) Për të kuptuar këtë fjali na ndihmojnë lidhja e shenjës (përbërjes fonematike) me të . duke fituar gjuha disa cilësi plotësuese shprehëse e emocionale, mbi të cilat ndërtohen modele të caktuara. Këto modele ndryshojnë

Related Documents:

letërsisë shqipe dhe të të gjithë atyre që përfundojnë dhe diplomohen për gjuhë dhe letërsi shqipe në UEJLme sukses të mirë do të kenë potencial të bëhen arsimtarë të mirë të gjuhës, kulturës dhe letërsisë shqipe. Megjithatë, programi ynë për studime deridiplomike nuk përqendrohet vetëm në aspektin gjuhësor.

GJUHA SHQIPE DHE LETËRSIA 11 C. Njohuri gjuhësore Nxënësi: 1. komunikon një përgjigje të qartë, të përshtatur me kërkesën dhe audiencën, 2. përdor dhe përshtat formën e të shkruarit për qëllime dhe efekte specifike, 3. organizon idetë në fjali, paragrafë dhe tekst si një i tërë, 4.

Dr. Christopher Skinner RSI '88 University of Michigan Dr. Amy Sillman RSI '84 University of California, San Francisco Dr. Dennis Ugolini RSI '90 Trinity University Academic Sta Dr. Christopher Akerman RSI '98 St. Louis, MO Ms. Nancy Akerman RSI '98 St. Louis, MO Ms. Allison Gilmore RSI '98 Farmington, MN Dr. John Rickert Terre .

3 Abstrakti Në këtë punim tema është për fjalët dhe mënyrat e formimit të tyre në zonën e Lipovecit.Të folurit dhe leksiku i një krahine të veçantë, paraqet një tërësi trajtash dhe varietetesh të të folurit. Shumë elemente të formimit gjuhësor në këtë rajon janë pëfituar, në rrjedhën e e natyrshme të praktikës së formimit gjuhësor, por që kanë dallim me .

gjuhësi”, “Historia e formimit të gjuhës letrare kombëtare”, “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, “Gramatika historike”, “Sintaksa e gjuhës shqipe”, “Leksikologjia e gjuhës shqipe”, “Gjuhësia e përgjithshme” dhe “Fonetika e gjuhës shqipe”. 2000-2004: Kryetar i Komunës Sevaster

in-place concrete wall RSI 1.76(R-10) RSI 1.82 (R-10.3) Other building enclosure layers that contribute to effective insulation: 1. dampproofing 2. interior air film RSI 0.33 (R-1.9) Total effective insulation value: RSI 2.15 (R-12.2) Minimum effective thermal resistance for below grade walls RSI 1.99 (R-11.3)

mbiemrit, me autor po A. Dhrimon, në gramatikën akademike “Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe, II” (Tiranë, 1976), ribotuar më 1995 e 2002 me titullin “Gramatika e gjuhës shqipe, 1”. Nuk mund ta trajtosh në mënyrë shteruese dhe me kompetencë mbiemrin, pa iu

Posedon shkathtësi për mbajtje të orës mësimore nga gramatika dhe letërsia, në pajtim me programet mësimore për shkollat . Morfologjia I [6.0 SETK] Letërsia gojore shqipe I [6.0 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 3 . Lënda “Romantizmi në letërsinë shqipe II” është vazhdimësi e zhvillimeve letrare të periudhës së .