Raport I Vlerësimit Të Performancës - World Bank

3y ago
44 Views
2 Downloads
2.22 MB
196 Pages
Last View : 2m ago
Last Download : 2m ago
Upload by : Abram Andresen
Transcription

Public Disclosure AuthorizedPublic Disclosure AuthorizedRaport i Vlerësimittë PerformancësShqipëriaRaport Nr. 123426 – ALPublic Disclosure AuthorizedPublic Disclosure Authorized

2018 Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim / Banka Botërore1818 H Street NWWashington DC 20433Telefon: 202-473-1000Internet: www.worldbank.orgKy punim është një produkt i stafit të Bankës Botërore me kontribut nga burime të jashtme. Gjetjet, interpretimet, dhe përfundimet e shprehura në këtë punim nuk reflektojnë në mënyrë të domosdoshme pikëvështrimet e Bankës Botërore, të Bordit tëDrejtorëve Ekzekutive apo të qeverive që ata përfaqësojnë.Banka Boterore nuk garanton saktësinë e të dhënave që janë përfshirë në këtë punim. Kufijtë, ngjyrat, denominimet, dhe informacioni i treguar në ndonjë hartë në këtë punim, nuk nënkupton asnjë gjykim nga ana e Bankës Botërore në lidhje me statutinligjor të ndonjë territori apo miratimin ose pranimin e atyre kufijve.Të drejtat dhe lejimetMateriali në këtë punim është subjekt i të drejtës së autorit. Meqënëse Banka Botërore inkurajon shpërndarjen e njohurive,ky punim mund të riprodhohet, i plotë apo në pjesë, për qëllime jo fitimprurëse për sa jepet njohje e plotë e autorësisë përkëtë punim.Çdo pyetje mbi të drejtat dhe licensat, përfshirë këtu të drejtat e ndërvarura, duhet të adresohet në Zyrën e Publikimevetë Bankës Botërore, Grupi i Bankës Botërore, 1818 H Street NW, Washington, DC 20433, USA; fax: 202-522-2625; e-mail:pubrights@worldbank.org

SHQIPËRIARaporti i vlerësimit të performancës lidhurme llogaridhënien për shpenzimet dhefinancat publike (PEFA)Mbështetur në PEFA 20161 dhjetor 2017Vlerësim pasuesNormat orientuese të këmbimit valutor1 dollar amerikan 128,17 lekë shqiptare1 euro 135,23 lekë shqiptare(sipas kursit të datës 30 dhjetor 2016)Viti fiskal1 janar - 31 dhjetor

iiSHQIPËRIATABELA E PËRMBAJTJESShkurtimeFalënderimePërmbledhje e raportit1. Hyrje1.1 Arsyeja dhe qëllimi1.2 Menaxhimi dhe kontrolli i cilësisë së vlerësimit1.3 Metodika e vlerësimitivviiix11132. Informacion për kontekstin e vendit2.1 Situata ekonomike e vendit2.2 Trendët fiskalë dhe buxhetorë2.3 Kuadri ligjor dhe rregullator për MFP-në2.4 Kuadri institucional për MFP-në2.5 Karakteristika të tjera të MFP-së dhe mjedisi në të cilin funksionon55689123. Vlerësimi i performancës së MFP-së3.1 SHTYLLA I : Besueshmëria e buxhetitTP-1. Shpenzimet faktike agregateTP-2. Përbërja faktike e shpenzimeveTP-3. Të ardhurat faktike3.2 SHTYLLA II: Transparenca e financave publikeTP-4. Klasifikimi i buxhetitTP-5. Dokumentimi i buxhetitTP-6. Operacionet e qeverisjes qendrore jashtë raporteve financiareTP-7. Transfertat drejt qeverisjes vendoreTP-8. Informacioni për performancën lidhur me realizimin e shërbimeveTP-9. E drejta e publikut për informacione fiskale3.3 SHTYLLA III: Menaxhimi i aktiveve dhe pasiveveTP-10. Raportimi i risqeve fiskaleTP-11. Menaxhimi i investimeve publikeTP-12. Menaxhimi i aktiveve publikeTP-13. Menaxhimi i borxhit3.4 SHTYLLA IV: Strategjia fiskale dhe përgatitja e buxhetit në bazë të politikaveTP-14. Parashikimi makroekonomik dhe fiskalTP-15. Strategjia fiskaleTP-16. Perspektiva afatmesme në përgatitjen e buxhetit të shpenzimeveTP-17. Procesi i përgatitjes së buxhetitTP-18. Shqyrtimi i buxheteve nga legjislativi3.5 SHTYLLA V: Parashikueshmëria dhe kontrolli në zbatimin e buxhetitTP-19. Administrimi i të ardhurave buxhetoreTP-20. Kontabiliteti i të ardhuraveTP-21. Parashikueshmëria e shpërndarjes së burimeve brenda vititTP-22. Detyrimet e prapambetura në shpenzimet 266697373798184

iiiRaporti i vlerësimit të performancës (PEFA)TP-23 . Masat kontrolluese në listë-pagesatTP-24 . ProkurimiTP-25. Sistemi i kontrollit të brendshëm për shpenzime jo pagaTP-26. Auditimi i brendshëm3.6 SHTYLLA VI: Kontabiliteti dhe raportimiTP-27. Paprekshmëria e të dhënave financiareTP-28. Raportet buxhetore gjatë vititTP-29. Raportet financiare vjetore3.7 SHTYLLA VII: Shqyrtimi dhe auditimi i jashtëmTP-30. Auditimi i jashtëmTP-31. Shqyrtimi që u bën legjislativi raporteve të auditimit8692971011071071101121141141174. Përfundime nga analiza e sistemeve të MFP-së4.1 Vlerësimi i integruar i performancës së MFP-së4.2 Efektiviteti i kuadrit të kontrollit të brendshëm4.3 Pikat e forta dhe pikat e dobëta të MFP-së4.4 Ndryshimet e performancës në krahasim me vlerësimin e fundit1201201241261275. Procesi i reformës së MFP-së në qeveri5.1 Qasja për reformat e MFP-së5.2 Veprimet e kohëve të fundit dhe aktuale të reformës5.3 Aspekte institucionale129129130131ShtojcatShtojca 1. Përmbledhje e treguesve të performancësShtojca 2. Përmbledhje e gjetjeve për kuadrin e kontrollit të brendshëmShtojca 3A. Burimet e informacionit: anketa dhe raporte analitikeShtojca 3B. Burimet e informacionit sipas treguesveShtojca 3C. Lista e personave të intervistuarShtojca 4. Krahasimi i performancës në bazë të versionit të mëparshëm të PEFA-sShtojca 5. Tabelat e llogaritjeve për TP-1, TP-2 dhe TP-3134143146147160163176

AMEMFMFKMFPMRPMSHMTINIPTNPAuditimi i brendshëmSistemi i Informacionit të Menaxhimit Financiar në ShqipëriAgjencia Kombëtare e Shoqërisë së InformacionitLeku shqiptarAgjencia e Prokurimit PublikBanka BotëroreBashkimi EvropianBanka Qendrore e Shqipërisë (Banka e Shqipërisë)Departamenti i Administratës PublikeDrejtoria e Menaxhimit të Investimeve PublikeDrejtoria e Përgjithshme e DoganësDrejtoria e Përgjithshme e TatimeveDrejtoria Rajonale e Tatimpaguesve të MëdhenjDegë ThesariEkipi MbikëqyrësShoqata e Investitorëve të Huaj të ShqipërisëFondi Monetar NdërkombëtarInstitucion buxhetorInvestimet e huaja direkteInstituti i StatistikësOrganizata Ndërkombëtare e Institucioneve të Kontrollit të Lartë të ShtetitKuadri Afatmesëm FiskalKuadri Afatmesëm i Shpenzimeve BuxhetoreKontrolli i brendshëm financiar publikKontrata të bazuara në rezultateKomisioni EvropianKlasifikimi i Funksioneve të QeverisëKontrolli i Lartë i ShtetitKëshilli i MinistraveKomisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit CivilKomisioni I Prokurimit PublikKomiteti i Planifikimit StrategjikLigji Organik i BuxhetitLigji për Prokurimin PublikLigji për Shërbimin CivilLlogaria Unike e ThesaritMinistria e ArsimitMinistri, departamente dhe agjenciMinistria e EkonomisëMinistria e FinancaveMenaxhimi financiar dhe kontrolliMenaxhimi i Financave PublikeMenaxhimi i risqeve të përputhshmërisëMinistria e ShëndetësisëMinistria e Transportit dhe InfrastrukturësNumri identifikues i personit të tatueshëmNdërmarrje publike

Raporti i vlerësimit të performancës HSHPTADATTAPTFTITIKTRTVSHUSAIDVFNdërmarrje shtetëroreNjësi jashtë-buxhetoreNjësia Qendrore e HarmonizimitNjësi e qeverisjes vendoreOrganizata joqeveritareProgrami Buxhetor AfatmesëmProdukti i Brendshëm BrutoLlogaridhënia për Shpenzimet dhe Financat PublikePlani KontabëlPartneritetet Publike PrivateProgrami i reformës ekonomikeQendra Kombëtare e BiznesitQeverisja qendroreQeveria qendrore buxhetoreFuqizimi i Mjedisit të Llogaridhënies dhe Funksioneve të BesuaraStrategjia Afatmesme e Menaxhimit të BorxhitSekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet EkonomikeStandardet Evropiane të Kontabilitetit të Sektorit PublikStatistikat financiare shtetëroreSistemi i Informacionit të Drejtimit të Burimeve NjerëzoreSistemi i Informacionit Financiar të Qeverisë ShqiptareMbështetje për Përmirësimin e Qeverisjes dhe MenaxhimitStrategjia Kombëtare për Zhvillim dhe IntegrimStrategjia e Menaxhimit të BorxhitStandardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit PublikShqyrtimi i Shpenzimeve PublikeMjeti i Vlerësimit Diagnostikues për Administratat TatimoreTatimi mbi të ardhurat personaleTatimi mbi fitiminTeknologjia informatikeTeknologjia e Informacionit dhe KomunikimitTermat e referencësTatimi mbi vlerën e shtuarAgjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e SHBA-veViti fiskalv

FALËNDERIMEKëtë raport e ka hartuar një ekip i Bankës Botërore i udhëhequr nga Bogdan Constantinescu(Bashkëdrejtues i Ekipit të Projektit) dhe Elena Nikulina (Bashkëdrejtuese e Ekipit të Projektit), measistencë nga Hilda Shijaku, Jonida Myftiu, Manjola Malo, Julia Dhimitri, Andrew Mackie, Phil Sinnettdhe Donika Qesja. Ky vlerësim është kryer në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë,me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Bashkimit Evropian.Ekipi i vlerësimit dëshiron të falënderojë veçanërisht zotin Erjon Luçi, Zëvendësministër i Financavedhe Ekonomisë, dhe ekipin e tij për të gjithë mbështetjen e dhënë gjatë të gjithë procesit dhepër bashkërendimin e punës me ministri, organe dhe institucione të ndryshme. Ekipi i projektitdëshiron të shprehë falënderime të sinqerta për mbështetjen e dhënë nga të gjithë zyrtarët dhe përbashkëpunimin me palët homologe në Shqipëri.Ekipi dëshiron të nënvizojë kontributet e dhëna nga Edina Halapi dhe Sybille Schmidt (Delegacionii Bashkimit Evropian në Shqipëri), Philipp Keller dhe Sigita Stafa (Ambasada Zvicerane/SekretariatiShtetëror për Bashkëpunim Ekonomik), Jens Reinke, Linda Spahia dhe Suzanne Flynn (Fondi MonetarNdërkombëtar), Dennis Wesner (Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e SHBA-së), Holy Tiana Rame(Sekretariati i PEFA-s) dhe Antonio Blasco (Banka Botërore) për vlerësimin kolegjial. Ekipi dëshiron tëfalënderojë veçanërisht edhe zonjën Jamie Lazaro (Banka Botërore) për redaktimin.

viiRaporti i vlerësimit të performancës (PEFA)ShqipëriaLlogaridhënia për Shpenzimet dhe Financat Publike (PEFA)Raport i Vlerësimit të PerformancësMbështetur në PEFA 20161 dhjetor 2017Procesi i kontrollit të cilësisë i ndjekur në përgatitjen e këtij raporti i përmbush të gjithakërkesat e Sekretariatit të PEFA-s, duke fituar kështu vlerësimin “PEFA CHECK”.Sekretariati i PEFA-s29 janar 2018

viiiSHQIPËRIAPËRMBLEDHJE E RAPORTITQëllimi, mbulimi dhe administrimi i vlerësimitVlerësimi Llogaridhënia për Shpenzimet dhe Financat Publike (PEFA) synon t’i sigurojë Qeverisësë Shqipërisë një diagnozë objektive të përditësuar të performancës së menaxhimit të financavepublike (MFP) në nivel qendror në bazë të metodikës më të fundit PEFA. Ky vlerësim vendos njëpikënisje të re PEFA duke përdorur metodikën PEFA 2016 dhe jep një përditësim të ndryshimevetë performancës pas vlerësimit të bërë më 2011 me metodikën e mëparshme. Procesi ka siguruarnjohuri të përbashkëta të performancës së MFP-së dhe të atyre dimensioneve që kanë nevojë përpërmirësim. Pritet që rezultatet ta ndihmojnë qeverinë në monitorimin e zbatimit dhe përditësimin eStrategjisë për Menaxhimin e Financave Publike 2014 – 2020.Palët e interesit të vlerësimit PEFA janë autoritetet kombëtare dhe partnerët kryesorë për zhvillimtë përfshira në MFP në Shqipëri. Ky vlerësim është ndërmarrë bashkërisht nga Qeveria e Shqipërisëdhe Banka Botërore. Ministria e Financave e Shqipërisë1 ka luajtur rolin udhëheqës nga ana e qeverisë,ndërsa Banka Botërore ka luajtur rolin udhëheqës nga ana e partnerëve për zhvillim. Këshilli ekzistues përmbikëqyrjen e zbatimit të reformës së qeverisë për MFP-në ka qenë qendra e ekipit të mbikëqyrjes sëvlerësimit. Në të kishte përfaqësues nga Ministria e Financave, Këshilli i Ministrave, Drejtoria e Përgjithshmee Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganës, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Agjencia e Prokurimit Publik dheKomisioni i Prokurimit Publik. Në ekipin e mbikëqyrjes kishte përfaqësues nga Banka Botërore, FMNja, Komisioni Evropian, USAID dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet EkonomikeBesueshmëria ebuxhetitTransparencafiskaleMenaxhimi iaktiveve dhepasiveveStrategjia fiskaledhe përgatitja ebuxhetit në bazëtë politikaveParashikueshmëriadhe kontrolli nëzbatimin e buxhetitKontabiliteti dheraportimiShqyrtimidhe auditimi ijashtëmVlerësimi mbulon qeverisjen qendrore dhe pasqyron statusin e sistemit të MFP-së më prill 2017.Vlerësimet e treguesve mbështeten në të dhënat për 2014-2016.1. Informacionet për emrat dhe funksionet e ministrive reflektojnë situatën në kohën kur është kryer vlerësimi. Një riorganizim iqeverisë në vitin 2017 e bashkoi Ministrinë e Financave me Ministrinë e Ekonomisë duke e riemërtuar Ministria e Financave dheEkonomisë. Disa funksione të Ministrisë së Punës janë transferuar pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

Raporti i vlerësimit të performancës (PEFA)Vlerësimi i integruar i performancës së MFP-sëRezultatet e vlerësimit tregojnë ecuri mikse në të shtatë shtyllat e kuadrit PEFA 2016, siç ilustrohet ngatabela 1 më lart. Notat për 15 nga të 31 treguesit janë nga A në B, që reflekton një performancë tëfortë, ndërsa notat për 16 treguesit e tjerë janë nga C në D, që reflekton performancë të dobët. Çdoshtyllë ka pika të forta dhe pika të dobëta, një përmbledhje e shkurtër e të cilave jepet më poshtë,ndërsa analiza më e hollësishme jepet në Kapitullin 4. Notat sipas treguesve dhe dimensioneve jepennë Tabelën 1.1.Besueshmëria e buxhetit. Të ardhurat dhe shpenzimet faktike agregate përputhen me buxhetin emiratuar në periudhën e vlerësimit. Por besueshmërinë e procesit buxhetor e cenon një luhatje emadhe në përbërjen funksionale të shpenzimeve.Transparenca fiskale. Qeveria ka marrë vlerësim të mirë sa u takon disa treguesve të shtyllës sëtransparencës fiskale, përfshirë klasifikimin e buxhetit, dokumentimin e buxhetit dhe të drejtën epublikut për të parë informacionin fiskal. Megjithatë, shqetësim janë boshllëqet në informacioninpër të ardhurat dhe shpenzimet e njësive jashtëbuxhetore, burimet që marrin njësitë e realizimit tëshërbimeve, si edhe mungesa e transparencës në një pjesë të konsiderueshme të transfertave tëpushtetit vendor.Menaxhimi i aktiveve dhe pasiveve është i dobët dhe ka nevojë për vëmendje. Menaxhimi i borxhitdel në pah si një fushë me performancë të fortë në këtë shtyllë. Nga ana tjetër, menaxhimi i investimevepublike përbën sfidë madhore. Dobësitë në përzgjedhjen e projekteve, së bashku me mungesën e tëdhënave të plota dhe me sistemet e dobëta të monitorimit, e cenojnë efektivitetin dhe efikasitetin evendimeve të menaxhimit të financave publike. Megjithëse qeveria mban evidenca bazë të aktivevefinanciare, nuk ka asnjë evidencë të gjithanshme të aktiveve jofinanciare. Monitorimi dhe raportimi irisqeve fiskale ka nevojë për përmirësim.Strategjia fiskale dhe përgatitja e buxhetit në bazë të politikave. Perspektiva afatmesme është eintegruar mirë në proceset e planifikimit makrofiskal dhe përgatitjes së buxhetit. Aspektet teknike tëprocesit të përgatitjes së buxhetit janë të zhvilluara mirë, por fokusi strategjik i buxhetit dobësohetnga devijimet nga kalendari ekzistues, lidhjet e dobëta me strategjitë sektoriale dhe fokusi i kufizuarqë ka Kuvendi për Programin Buxhetor Afatmesëm (PBA).Parashikueshmëria dhe kontrolli në zbatimin e buxhetit. Megjithëse ka përmirësim solid në disa fushatë kësaj shtylle, ka ende sfida. Megjithëse sistemi i prokurimit publik është përmirësuar, ende një pjesëe konsiderueshme të kontratave jepen përmes procedurave pa konkurrim. Puna për modernizimin esistemeve të teknologjisë informatike dhe të ligjeve të buxhetit përbën zhvillim pozitiv por kërkon kohëqë të integrohet plotësisht në institucionet buxhetore, shumë prej të cilave ende përdorin sistemetë mbajtura me dorë dhe procedura të vjetruara. Megjithëse stoku i detyrimeve të prapambeturabuxhetore në përgjithësi është pastruar, nuk ka qenë plotësisht e mundur të parandalohej plotësishtkrijimi i detyrimeve të reja të prapambetura dhe MF nuk ka një qasje të raportimit në sistem përmonitorimin e detyrimeve të prapambetura nëpërmjet sistemit të Thesarit. Mbahen teprica monetaretë konsiderueshme jashtë llogarisë unike të thesarit, të cilat nuk konsolidohen, duke i zvogëluarmundësitë për menaxhim të likuiditetit. Ka gjithashtu hapësirë të konsiderueshme për përmirësim tësistemeve të mbledhjes së të ardhurave. Organet e të ardhurave fiskale janë në proces të zbatimit tënjë procesi të strukturuar dhe sistematik të vlerësimit të riskut dhe funksioni i mbledhjes së borxhitpranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) vuan nga dobësi serioze.Kontabiliteti dhe raportimi. Rakordimi i llogarive dhe paprekshmëria e të dhënave financiare janë pikatë forta të sistemit të MFP-së, por ka ende pika të dobëta në raportimin fiskal. Raportimi buxhetorgjatë vitit dhe në fund të vitit mund të përmirësohej për t’u dhënë mundësi përdoruesve të krahasojnërealizimin e buxhetit me buxhetin e miratuar.Shqyrtimi dhe auditimi i jashtëm. Mbulimi me auditim të jashtëm është i gjerësishëm, por zbatimii rekomandimeve të KLSH-së ka rënë, ndërsa numri gjithsej i rekomandimeve të dhëna nga KLSHështë rritur. Nuk ka asnjë sistem për të ndjekur zbatimin e rekomandimeve të bëra nga legjislativi, nëbazë të konstatimeve kryesore të auditimeve.ix

xSHQIPËRIAVlerësimi i efektit të dobësive të MFP-sëNjë sistem efektiv i MFP-së është thelbësor për zbatimin e politikave publike dhe për të arritur objektivatstrategjikë kombëtarë përmes mbështetjes së disiplinës fiskale agregate, shpërndarjes strategjike tëburimeve dhe realizimit efikas të shërbimeve. Më poshtë jepet një përmbledhje e shkurtër e efektit tëdobësive të identifikuara të MFP-së në këto tre nivele të rezultateve buxhetore.1. Disiplina fiskale agregateNë një nivel agregat qeveria i ka arritur objektivat fiskalë, por disiplina fiskale cenohet nga luhatjet e mëdhanë përbërjen e shpenzimeve sipas funksionit. Këto kryesisht kanë të bëjnë me pastrimin e detyrimeve tëprapambetura të mbartura nga më parë, kostot e papritura të zbatimit të projekteve të investimeve dhe,në vitin 2015, mosrealizimin e planit të të ardhurave. Pas mosrealizimit të të ardhurave në vitin 2015,përmirësimet në parashikimin e të ardhurave tregojnë se qeveria ka procedura më të mira për hipotezatmakroekonomike dhe për vlerësimin e politikave të reja.Masat e marra për ta fuqizuar angazhimin dhe masat kontrolluese të shpenzimeve kanë qenë efektive nëpastrimin e detyrimeve të prapambetura të mbartura nga e shkuara, por shqetësim mbetet mosparandalimiplotësisht i akumulimit të detyrimeve të prapambetura të reja. Rritja e funksionalitetit të sistemit tëinformacionit të thesarit siguron informacione të gjithanshme për angazhimet e shpenzimeve dhe pagesavetë cilave u ka ardhur afati. Përdorimi i informacioneve të tilla është i kufizuar, në mungesë të kërkesave tëstandardizuara për monitorim dhe raportim të rregullt.Qeveria mbetet e cenueshme ndaj tronditjeve fiskale për shkak të mos monitorimit, raportimit dhemenaxhimit adekuat të risqeve të tilla fiskale si veprimtaritë thuajse fiskale të shoqërive tregtare publike,partneritetet publike private (PPP) ose pasivet e tjera të kushtëzuara (siç janë sigurimet e bimëve bujqësore,sigurimet e depozitave dhe çështjet gjyqësore të pambyllura ende).2. Shpërndarja strategjike e burimeveShpërndarja e fondeve buxhetore pasqyron objektivat dhe prioritetet e politikave afatmesme, të hartuaranë përputhje me kërkesat e paraqitura nga ministritë në kuadër të PBA-së. Por fokusi strategjik i buxhetitpengohet nga vëmendja e kufizuar që tregon Kuvendi për shqyrtimin e PBA-së. Gjithashtu, gatishmëriadhe cilësia e strategjive sektoriale nuk janë të njëjta për të gjitha dhe natyra tejet ambicioze e disa prejstrategjive sektoriale ekzistuese i shndërron në dokumente thjesht aspiruese duke i ulur mundësitë për t’ivënë në jetë nëpërmjet buxhetit.Dobësitë në menaxhimin e investimeve publike ua ulin efektin në mbështetjen e objektivave të qeverisëpër zhvillim shoqëror dhe ekonomik. Ndër çështjet që kanë nevojë për vëmendje përfshihen mungesa eshqyrtimeve globale të projekteve të investimeve kapitale dhe monitorimi dhe raportimi.3. Përdorimi efikas i burimeve në funksion të realizimit të shërbimeveElementet përbërëse bazë të kuadrit shqiptar të MFP-së ekzistojnë, por kanë nevojë për ngritje tëkapacitetit për t’u fokusuar te performanca dhe efikasiteti dhe efektiviteti i realizimit të s

Kontabiliteti i të ardhurave 79 TP-21. Parashikueshmëria e shpërndarjes së burimeve brenda vitit 81 TP-22. Detyrimet e prapambetura në shpenzimet buxhetore 84 . Raporti i vlerësimit të performancës (PEFA) iii TP-23 . Masat kontrolluese në listë-pagesat 86 TP-24 . Prokurimi 92 TP-25. Sistemi i kontrollit të brendshëm për shpenzime jo paga 97 TP-26. Auditimi i brendshëm 101 3.6 .

Related Documents:

Texts of Wow Rosh Hashana II 5780 - Congregation Shearith Israel, Atlanta Georgia Wow ׳ג ׳א:׳א תישארב (א) ׃ץרֶָֽאָּהָּ תאֵֵ֥וְּ םִימִַׁ֖שַָּה תאֵֵ֥ םיקִִ֑לֹאֱ ארָָּ֣ Îָּ תישִִׁ֖ארֵ Îְּ(ב) חַורְָּ֣ו ם

VARSAV GAME STUDIOS S.A. Raport roczny jednostkowy za rok 2018 1 Raport roczny jednostkowy VARSAV GAME STUDIOS S.A. za okres 01.01.2018 - 31.12.2018 Warszawa, dnia 21 marca 2019 roku .

1 Introduction SIMIT Shared Memory Coupling with MATLAB Entry ID: 109761656, V1.0, 11/2018 6 G 8 rved 1.3 Components used This application example was created with these hardware and software

Guidelines Therapeutic strategies for severe COVID-19: a position paper from the Italian Society of Infectious and Tropical Diseases (SIMIT) Cristina Mussini 1, *, Marco Falcone 2, Silvia Nozza 3, Caterina Sagnelli 4, Roberto Parrella 5, Marianna Meschiari 1, Nicola Petrosillo 6, Claudio Mastroianni 7, Antonio Cascio 8, Chiara Iaria 9, Massimo Galli 10, Antonio Chirianni 11, Evangelista .

Electronic Record (VLER) initiative which is intended to streamline the transition of electronic medical, benefits, and administrative information between DOD and VA and support the transition of military personnel to veteran status, and throughout their lives. VLER is further intended to

VLER is deployed on a national scale within both DoD and VA VLER transitions into the refinement and modernization of capabilities as part of the ongoing business processes of the Departments. For Official Use Only_IPO 21. Summary/Conclusion Data exchange capabilities are

Information Exchange (VLER HIE) initiative, the Clinical Portal gives providers the opportunity to securely view and share health information from veterans' national health records. Clinical Portal users are able to easily connect to the VLER HIE system from within the user interface and download a VA Continuity of

VLER is a secure, private network that Connects Your Docs_ by sharing specific parts of a Veterans Health Record with other VA, DOD, and participating non-VA community healthcare providers. How does VLER benefit Veterans? Many Veterans receive a portion of their care from community care providers. .