At Foti Cici - WordPress

3y ago
59 Views
2 Downloads
1.47 MB
211 Pages
Last View : 1d ago
Last Download : 2m ago
Upload by : Elise Ammons
Transcription

At Foti CiciMidis shqiptarësisë dhe grekësisëNga bujtja e Nolit tek zhvarrosjet e PërmetitBotimet GLOBUS R, Tiranë 2006 At Foti CiciTë gjitha të drejtat e rezervuara.1

ParathënieKy libër përmban pjesën më të madhe të shkrimeve të mia, botuar në shtyp dhe në Internetgjatë tre vjetëve të fundit, 2003-2006. Të gjitha tekstet janë ripunuar, madje disa prej tyrerrënjësisht, janë plotësuar me shënime bibliografike dhe renditen këtu në gjashtëtema/kapituj. Esetë dhe trajtesat që nuk u përfshinë në këtë libër, ato që janë botuar dhe atoqë s’janë botuar ende, presin të plotësohen e të konceptohen në dy vëllime të tjera, ndoshtatok me shkrimet që do të dalin mbas reagimeve mbi këtë libër.Temat e libritNë kreun e parë, përmes tri trajtesash, bëhet një hyrje në veprën kishtare shqip e anglisht tëFan S. Nolit. Nuk u zgjerova më tepër në këtë temë shumëpërmasore, sepse nuk dua qëvëmendja e lexuesit të përqendrohet dhe të mbetet tek Noli vetëm, në dëm të temave njësojtë rëndësishme. Në fakt, synimi i këtij botimi është të bëjë një hyrje në të gjitha pikatkulturore të ortodoksisë shqiptare, duke iu shmangur përngjitjes dhe mitizimeve.Në kreun e dytë renditen shtatë ese të shkurtra mbi gjuhën dhe simbolet e kishës ortodokseshqiptare. Siç do të shquajë lexuesi, këto përsiatje dalin brenda realitetit të sotëm dhe janëshkruar në një gjuhë gjithëshqiptare, ashtu si gjithë libri. Në fakt, këto shkrime përmbajnëtharmin e temave tona më të zëshme sot. Gjithsesi, çështjet mbi gjuhën dhe simbolikënortodokse nuk janë të shterueshme këtu, prandaj dhe presin të plotësohen në të ardhmen.Në kreun e tretë përfshihen ese të ndryshme në përmbajtje, por me të njëjtën përqasje, nëluftë me mitologjinë nacionalkomuniste, me rrënjët dhe me degët e saj shumëngjyrëshe nëkulturën shqiptare. Duke shkelur e rrëmuar zona të ndaluara, përndryshe vetëm për Fisnikët,e duke përkufizuar me një frymë dyplanëshe, domethënë ndershëm, nga njëra anë doliçmërsi i plagëve shqiptare, ndërsa nga ana tjetër mbeti shija e athët e çmitizimit.Në kreun e katërt bëhet një përpjekje për të ripërkufizuar zonën shqiptaro-greke. Përderisakjo nuk mund të trajtohet duke iu shmangur qerthullit të saj ndër shqiptarë, kryepeshkopitAnastásios Janullatos, nuk jam fshehur por, përkundrazi, jam çliruar, në mënyrë që tëpërsiatem e të debatoj në vijim mbi sfondin dhe përmasat kulturore të grekësisë në Shqipëri.Ngjarjet e këtij viti dëshmuan se sa e dobishme është një ripërqasje e tillë sot.Në kreun e pestë hapet një debat mbi manipulimin mendor, përmes një trajtese mbi një ngafigurat e ortodoksisë shqiptare dhe njëherësh viktimë e emocioneve kulturore në rajon. Ngamanipulimi i ngadaltë, si pasojë e miteve dhe ideologjemave shqiptaro-greke, tri esetë nëvijim përballin egërsinë e mendjemanipulimit si pemë e kulteve, përmes teknologjisëpërkatëse, duke marrë shkas nga vetëvrasjet e shqiptarëve dhe spekullimet mbi to.Në kreun e gjashtë nis një përsiatje e një studim për të kallëzuar rrëshqitjet kishtare të vitit tëfundit, që nga mbyllja e misionit të Kanadasë, e deri tek zhvarrosjet e Përmetit, pa lënëmënjanë debatin e nxehtë mbi identitetin tonë kulturor. Ky ligjërim i çlirët për integritet e për2

balancë, është pjesë e përqasjes ndërdisiplinore, prandaj dhe nuk mund të ndahet nga trungui këtij botimi. Nga ana tjetër, kreu i fundit ka hapur një fazë të re në shkrimet e mia.Modestia e libritPërmbajtja e e ngjeshur e këtij libri dëfton njëkohësisht se sa shumë lëndë mbeti pa cekur, nëpërpjekje për të rrokur ato më të ngutshmet. Duke shkruar nën një trysni të tillë hapësinore,dhe jo vetëm, jam i ndërgjegjshëm për mungesat e këtij libri, aq më tepër kur përfshirja imefillestare në publicistikë nuk kishte për synim botimin e asnjë libri të tillë, përndryshe temat ekëtushme do të ishin më të njëtrajtshme në përmasa dhe më të bashkëlidhura në brendi. Ngaana tjetër, nuk u mjaftova thjesht me paraqitjen e shkrimeve siç janë lexuar dikur, por umundova që këto shkrime të përmirësohen e të përditësohen, në mënyrë që ky libër t’ishërbejë sadopak lexuesit të kultivuar shqiptar.Edhe pse me frymë të hapur kritike, autori nuk është ndarë nga respekti për cilësinë e sotmeshqiptare, përndryshe nuk do të kishte kaq shumë shënime e citime, dhe kaq përkujdesje edetaj në të shkruarit shqip. Mjaft shënime janë të domosdoshme për lexuesin e sotëmshqiptar, për arsye të specifikës ortodokse dhe të ngjyresave të saj të shumta e të panjohuranë këtë periudhë kulturore. Të tjera shënime janë shtuar për të sugjeruar tema të tjeraparashtrimi, ndoshta nga të tjerë autorë, duke ftuar edhe studentë universitarë epasuniversitarë të përfshihen në lexime e punime ndërdisiplinore. Për sa u përket shënimeve,fakte të stërthëna nuk janë cituar në këtë libër, as ato të dhëna që janë të ofrueshme për tëgjithë dhe që nuk përbëjnë kontribut individual të askujt autori. Gjithsesi, duke e ngarkuarkëtë libër tekstologjikisht, me kaq shumë referenca, e kam bërë vetëm për kompromis, dukeu negociuar për mungesën e kompromisit në frymën e diskursit.Si çdo libër që përmbledh tekste të shpërndara, edhe këtu do të hasen disa përsëritje fakteshe shprehjesh, për të cilat lexuesit i kërkoj ndjesë. Me mundësitë e sotme teknologjike, ështëshumë e lehtë që këto përsëritje t’i ndreq e t’i lëmoj brenda një ore, por qëllimisht nuk e bëranë të gjithë librin. Sepse duke lexuar autorë të shkuar e të sotëm, kam shquar se përsëritjet nëlibrat e tyre, edhe pse në dukje bezdisëse, më kanë ndihmuar t’i njoh më mirë tezat eparashtruara, nganjëherë të shkodizoj edhe disa çaste të vetë autorëve, por mbi të gjitha tëkuptoj se kur shkrimet kanë fill e nerv, përsëritja nuk është kurrë çaprashitje, sesa njëkëmbanë që bie fisnikërisht përgjatë leximit Ka të ngjarë që në këtë libër të gjenden edhe shprehje të padëshiruara jo vetëm për lexuesin,por dhe për vetë autorin. Sepse përpjekja jonë për t’u zhveshur krejt nga gjuha dhe nocionete mendimtarisë së shkuar, është një betejë e kudondodhur dhe jetëgjatë, përderisa letërsia ediktaturës u konceptua pikërisht si art “i së ardhmes”. Arti i Realizmit Socialist u rrënjos sisëmundje ngjitëse dhe e trashëgueshme në kulturën shqiptare, prandaj dhe fryma e këtij artisillet dukshën e padukshëm ndër shqiptarë. Gjithsesi, çdo autor ka aspektin e tij tokësor,njerishmërinë e tij, nga e cila askush nuk ka shpëtuar.Provokimet e libritTë gjitha këto ese janë shkruar për të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga larmia jonë spiritualee politike. Kam dashur t’iu bëj të lexueshme bashkëkohësve të mi frymën dhe përmasatkulturore të ortodoksisë shqiptare; pikat e përbashkëta, por dhe pikat jo të përbashkëta. Kjo3

bëhet edhe kur kumtoj jashtë këtij lëmi, sepse vetëm përmes njohjes më të mirë të njëritjetrit, do të aftësohemi të dalim nga miti shqiptar i tolerancës fetare, për të arritur dashurinëndërfetare midis nesh. Kjo dashuri e shqiptarit për shqiptarin, në ardhtë një ditë, jo vetëm qëdo të na shpëtojë nga urrejtja dhe armiqësia e sotme brendashqiptare, por do të na ruajë ngamblesët e importuar, si dhe nga kushtvëniet e dashurisë tejshqiptare. Sepse thelbi i dashurisëështë i pakonvertueshëm Është thënë nga dashakeqët, midis të tjerave, se shkrimet e Foti Cicit kanë një frymëprovokuese. Është e vërtetë, përndryshe nuk do të ishin botuar. Në fakt, as duhet të ishinshkruar në një frymë tjetër. Problemi është se mendësia e sotme shqiptare e ka ngushtuarkonceptin e provokimit brenda një emocioni negativ, në një kohë kur provokimi është edhesfidë, është edhe ngacmim, është edhe nxitje, është edhe ftesë për përfshirje a për garë. Përmë tepër, provokimi ka edhe një kuptim tjetër, më fisnikun e tij në historinë njerëzore, atë tëapelit, siç është përjetësuar ky në të drejtën e lashtë romake: Ad populum provocatio esto(“Populli [le] të ketë të drejtën e apelimit”, Cicero: De legibus 3, 6).Më kujtohet kur lexova dikur dizertacionin për doktoratë të kryepeshkopit të sotëm tëAthinës, Kristódhulos, shkruar shumë vjet para se të bëhej i tillë, një temë tepër ngacmuese(provokuese) për realitetin kishtar e politik në Greqi, mbi kishat e kalendarit të vjetër, të cilatende sot vijojnë të ndara nga kisha zyrtare e Greqisë. Autori shkruan në hyrjen e veprësdyvëllimëshe, pikërisht se e publikonte këtë punim “për të provokuar irritime [për tëshkaktuar ngacmime] në kryesinë e Kishës sonë dhe në botën e kalendarit të vjetër”. Sepseishte e drejta e tij, si i krishterë ortodoks dhe si intelektual, t’i provokonte shkaktarët, fajtorëtdhe faktorët, për të mos shtënë heshtje mbi heshtje e mëkat mbi mëkat, por për të nxiturzgjidhje të problemeve. Por jo në Shqipëri Qysh në kohët e lashta, pra, e për më tepër sot, njeriu ka ndjerë nevojën të kundërshtojërrethanat e madje dhe fatin e tij. Sepse njeriu e ka për tendencë ta kërkojë të drejtën,pikërisht se vetë natyra njerëzore e ka për tendencë edhe ta shkelë të drejtën e tjetrit. Nëortodoksinë shqiptare liria e fjalës është shkëmbyer sot me liri të tjera. Kjo, mjerisht, e kaçuar hiearkinë ortodokse larg traditës sonë, duke na hequr madje dhe të drejtën e fjalës. Njëshkelje e tillë e integritetit të komunitetit tonë, kjo përndjekje e pagjakshme, pra, nuk kandodhur as kur kisha jonë vijonte nën regjime diktatoriale. Sidoqoftë, ftesa për një luftënjësoj të pagjakshme, për integritet, është e dyfishtë sot, si nga doktrina ortodokse, ashtu dhenga doktrinat kulturore për integrim në një shoqëri të hapur.Këto shkrime, nga njëra anë ringjallin luftën e ortodoksëve për të tejkaluar vetveten, siç do tëshquhet në kreun e parë të librit, por nga ana tjetër zhgënjejnë e frikësojnë kur përshkruajnëndërlikimet e sotme shqiptaro-greke, siç do të trajtohet në kreun e fundit. Prandaj dhe fjalëntashmë e kanë intelektualët, e sidomos ata ortodoksë, të cilët nuk mund të rrinë më në pritjee t’i lënë besimtarët dhe fëmijtë të vazhdojnë të manipulohen nga misioni grek. Ky libër, parase të jetë një rrugëtim studimor në qindvjeçarin e fundit të ortodoksisë shqiptare, është njëapel ndaj botës intelektuale dhe asaj ortodokse në Shqipëri, për të kallëzuar padrejtësitë nëkurriz të shqiptarëve ortodoksë dhe diskriminimin e tyre të dykahshëm në shoqërinëshqiptare.4

FalënderimeFalënderoj gjithë ata që më kanë nxitur të vazhdoj të shkruaj, miq bashkëmërgimtarë tëpërkatësive të ndryshme shqiptare, por sidomos besimtarët ortodoksë në Toronto eMontreal, të cilët, me nxitjen dhe me reagimet e tyre, jo vetëm më kanë shtrënguar tëvazhdoj të shkruaj e të botoj, por kanë përbërë një trysni gjatë kësaj përfshirjeje publike, përtë qenë ky që jam në këtë libër.Falënderoj ata intelektualë, shkrimtarë e bashkëkohës virtuozë, të cilët më kanë shkruar këtatre vjet në emër të risimit të mendimit shqiptar, gjë që më ka nxitur të thellohem në leximin esë tashmes dhe të ndihem pjesë e botës shqiptare. Nuk i përfshij këtu emrat dhe cilësimet etyre, për të ruajtur modestinë e këtij libri.Falënderoj ata zotërinj të shquar e të pashquar, të cilët gjatë këtyre tre vjetëve më kërkuankompromisin e ideve, pavarësisht nga motivimet e pastra a të përlyera. Iu kërkoj ndjesë që eshpërnjoha atë zë. Dashuria dhe respekti i ndërsjelltë, veç, janë realitete që ekzistojnë edhe nëdistancë, në heshtje e në mohim.Falënderoj ato klane shqiptare myslimane në SHBA, të cilat iu kundërvunë këtij autori nëpublik e në privat, duke i kërkuar gojëkyçjen. Në të kundërt, ata i kanë sjellë tashmë njëshërbim të madh diskursit ndërfetar, përndryshe ky libër do të ishte i njëanshëm, vetëm menjë grimë kritike brendashqiptare, përderisa kur nisa të aktivizohem në diasporë e nëshkrime, qeshë i pafajshëm dhe aspak i ndërgjegjshëm për larminë tonë kaq të pasur.Falënderoj ata botues që më sugjeruan e më nxitën ta përgatis këtë libër qysh kur sapo kishabotuar shkrimet e para, tre vjet të shkuara e në vijim, pavarësisht se unë ngurrova, për arsyetë ndryshme në secilin rast.Falënderoj përzemërsisht, së fundi, ata intelektualë ortodoksë në Shqipëri, të cilët më bindënkëtë verë ta përgatis e ta botoj këtë libër, të cilin dhe vetë ata sponsorizuan. Uroj që botimetë tilla të shtohen në komunitetin tonë, jo vetëm për të ndërgjegjësuar, por dhe për tësugjeruar udhë të reja, paqësore e ndriçuese, në realitetin e trazuar të pasdiktaturës.Foti CiciToronto, 6 gusht 2006E kremte e Shpërfytyrimit të Krishtit5

Përmbajtja1. Hyrje në botimet kishtare të NolitTekstualizimi i lëvizjes për kombëtarizimin e Kishës(Periudha e parë përkthimore: 1908-1914)Riorganizimi kishtar i mërgatës shqiptaro-amerikane(Periudha e dytë përkthimore: 1941-1952)Amerikanizimi i Peshkopatës Shqiptare(Përkthimet në anglishte: 1949-1964)2. Gjuha dhe simboletTerminologjia ortodokse në shqipen e sotmeNgjyresa politike në emrin e JezuitLegjislacioni ortodoks dhe diasporaKur zyrtarizohet gjuha e rajonitPër një ikonografi shqipfolëseKryqëzim-shkryqëzim i relievitDialektika e flamurit3. Shestime dykrenoreFan Noli në fePërkufizimet e përkatësiveHistorizimi i shqiptarëve ortodoksë, sipas Ismail KadaresëÇfarë i mungon komunitetitNdërluftimet kundër Nolit në vitet 50: Thyerja e diasporësPetro Luarasi: Ndriçim, opinion, përndjekje4. Ripërqasje shqiptaro-grekeDialektika vendore e ortodoksisëShkarkimi i Kryepeshkopit, sipas legjislacionit ortodoksPër një ripërqasje shqiptaro-grekeSfondi grek në ortodoksinë shqiptare5. Manipulimi i shqiptaritEvllogji Kurilla: Rrëfimi i identitetit kulturorReagimi kulturor i vetëvrasjesTeknologjia e manipulimitPushtet e abuzim në kishë6. Midis shqiptarësisë dhe grekësisëËndrra e trishtë e integritetitEthet e JanullatositGërsheti i Nolit dhe mbreti XhejmsGjurmë në palimpsestin shqiptar6

Zhvarrosjet si ngjarje kulturore grekeDatat dhe titujt ku janë botuar fillimisht shkrimetShënim i thukët në vetë të tretëHyrje në botimet kishtare të Nolit17

I.Tekstualizimi i lëvizjes për kombëtarizimin e Kishës(Periudha e parë përkthimore: 1908-1914)1Themelimi dhe kanonizimi i famullisë së parë shqipe, në vitin 1908, kishte si kusht ngamisioni rus në Amerikë shtypjen e një libri shërbesash në shqipe. Pa këto përkthime dhe pakëtë kishë të parë, nuk mund të organizohej diaspora shqiptare në Amerikë e gjetkë, dhe nukmund të fytyrohej lëvizja për një kishë autoqefale në Shqipëri. Noli predikonte me nerv epragmatizëm se besimet ekzistuese të shqiptarëve janë ato që duhen shqiptarizuar, ndryshenga ata që ëndërronin një fe për një atdhe. Në rastin e kishës ortodokse, duheshin më parëlibrat, tekstet që do të plotësonin imazhin e një lëvizjeje që do t’i jepte historisë shqiptare njëpozitë krejt të re.Duke parë se ishte një fushë shumë e vështirë, e parrahur më parë në shqipe dhe e pafundpër nga sasia e teksteve origjinale, Noli i ri ngurronte. Madje thuhet se edhe Kristoforidhipati menduar t’i futej kësaj pune, por nuk guxoi.2 Në rastin e Nolit ekzistonin edhe vështirësipraktike; projektet përkthimore kishtare ishin vetëm pjesë e jetës së tij shumëpërmasore. Nërast se përsiatemi mbi hezitimet liturgjike të dy përkthyesve të shquar, a mund të merretngurrimi i Kristoforidhit vetëm si pjesë e përkorës së tij laike?Fillimisht Noli e hodhi idenë në shtyp, duke u bërë thirrje filologëve e teologëve shqiptarë tëbashkëpunojnë për një përkthim të përbashkët. Sepse vetëm një punë e tillë do të jeptepërkthime më të sakta dhe më jetëgjata në gjuhën tonë. Dyzimi i Nolit justifikohej në dymungesa. Së pari, ai nuk kishte studiuar teologji, e as kishte ndërmend ta kryente; ai popërgatitej të fillonte studimet për letërsi e filozofi në Harvard. Së dyti, Noli nuk kishtepërvojë me të shkruarit shqip. Studiuesit e gjuhës së tij me të drejtë kanë vërejtur se Noli pomësonte për herë të parë ato vite të shkruante shqip.3 Kështu, për parantezë, edhe dramat etij të para nuk është e sigurt nëse u parëshkruan shqip. Këtyre dy mungesave në fushë tëpërkthimit, iu shtohej dhe fakti se Noli nuk kishte studiuar filologji, megjithëse ishtepërpjekur dikur në Athinë.Por Fan Noli zotëronte shumicën e armëve të duhura për përkthimet kishtare në gjuhënshqipe. Përkthimi i një teksti liturgjik kushtëzon, veç shqipes, greqishten bizantine, në tëcilën është shkruar origjinali. Noli njihte më mirë greqishten e re, por kishte studiuar nëgjimnaz mjaft tekste nga greqishtja klasike, dhe duke qenë qysh i vogël në kishë, pranë të atitpsallt, ai u familjarizua me greqishten biblike e bizantine, të cilat urëzojnë greqishten e vjetërGjashtë librat e periudhës së parë përkthimore janë dixhitalizuar plotësisht në a e parë.2 Këtë e mbështet Evllogji Kurilla, në veprën e tij Studime Shqiptare - Përkthimi i Dhjatës së Re në shqipe (ΕυλόγιοςΚουρίλας Λαυριώτης: Αλβανικαί Μελέται - Η Μετάφρασις της Καινής Διαθήκης εις το Αλβανικόν), 1933, f. 35.3 Një studim mbi shqipen e Nolit është ai i Fatmir Agalliut: Gjuha e Nolit në veprat origjinale të tij, 1999.18

me atë të re. Krahas gjuhëve Noli njihte mirë muzikën kishtare bizantine.4 Ai eci shumë nëkëtë fushë gjatë studimeve në gjimnazin e Adrianopojës dhe, siç dëshmon në shënimetautobiografike, e përkreu këtë disiplinë të çuditshme në Egjipt, me mësues një murg grek.Përderisa gjithë himnet kishtare janë thurur, në shumicën e rasteve, në një muzikë e cila ështëe bashkëcaktuar me vargjet, njohja e mirë e muzikës bizantine ishte ajo që e trimëroipërkthyesin e diasporës.Nga kahu i ndërsjelltë i debatit, mund ta mbrojmë mirë Nolin e ri dhe të vjetër, në qoftë sekujtojmë se asnjë përkthyes që ka studiuar teologji e filologji, por që nuk njeh muzikënbizantine, nuk mund të përkthejë himne në gjuhën shqipe, pa i përshtatur më parë me suksesnë muzikë. Himnet janë parathurur për t’u kënduar dhe jo për t’u recituar, dhe për të arrirënjë përshtatje muzikore mesatare, nuk duhet me domosdo njohja e simiografisë bizantine,por nuk bëhet pa mësuar e kënduar “me vesh”, të paktën, meloditë e tetë tingujve përkatës.Noli ishte njohës i mirëfilltë i muzikës bizantine.Me përkthimet e teksteve liturgjike, Fan Noli jo vetëm hapi udhën në një fushë të re tëshqipes, duke shtënë një hije imponuese edhe mbas një shekulli nga konceptimi e lërimi ikëtyre veprave, por ai bëri më të afrueshme tek bashkëkohësit e tij synimet paraekzistuesepër një kishë shqiptare me tipare të prekshme kombëtare.Konceptimi i kanonit të parë liturgjikVendimi për të nisur e botuar këto përkthime ngriti pyetjen e kanonit liturgjik në shqipe.Edhe pse këtë problematikë nuk e gjejmë në shënimet e Nolit, sepse kanoni, si konceptteorik në letra, është pjesë e terminologjisë së vonë kulturore, pyetjet ekzistonin e brenin:Çfarë do të përkthehej, e çfarë do të lihej për më vonë, e për të tjerë? Më në fund, nësepërkthyesi vendoste t’i përkthente të gjitha veprat liturgjike, a do të shtypeshin eshpërndaheshin librat?Gjashtë janë librat e botuar gjatë periudhës së parë përkthimore, shumica prej tyre kushtuarkryepeshkopit rus të Nju Jorkut, Platon. Libri i parë është përkthimi i shërbesave dhehimneve të javës së madhe (Shërbes’ e Javës së Madhe, 1908), i cili u shtyp me një nga alfabetetqë qarkullonin atëherë në botën shqiptare. Përkthyesi nuk i druhet vetëm vetes, por dhebashkëkohësve: “Kthimi u bë me nzitim dhe perandaj s’duhet ghukuar ashper. Me tutje do tePër një pasqyrë të arsimimit të Nolit para vitit 1909, shih: Efthim Dodona, Noli i Panjohur, 1996, f. 20-21. Atje,në dokumentacionin për regjistrim në Harvard, renditen mësimet që ka marrë kandidati në gjimnaz dhe gjetkë.Në studimin e gjuhëve, shënohen autorët dhe fushat e studiuara në ato gjuhë: greqisht, latinisht, gjermanishtdhe frëngjisht. Literatura e studiuar në greqishte të vjetër renditet me autorë, por nuk ekziston asnjë autor iperiudhës bizantine. Në vijim, në seksionin “Lëndë të paklasifikuara më sipër”, mbasi ka renditur “shqip,greqishte e re, turqisht, arabisht”, kandidati shënon “Studime Speciale për Kishën Greke”, pastaj “Literaturëruse dhe skandinave, Teatri i Vjetër dhe Modern”, dhe e përfundon me “Muzikë Kishtare Greke”. Me “studimespeciale për kishën greke”, çfarë ka parasysh kandidati? Ka të ngjarë të jenë studime në fushë të liturgjikës, e cilaatëherë mund të mos konsiderohej si disiplinë më v

Përmbajtja e e ngjeshur e këtij libri dëfton njëkohësisht se sa shumë lëndë mbeti pa cekur, në përpjekje për të rrokur ato më të ngutshmet. Duke shkruar nën një trysni të tillë hapësinore, dhe jo vetëm, jam i ndërgjegjshëm për mungesat e këtij libri, aq më tepër kur përfshirja ime

Related Documents:

1.1.3 WordPress.com dan WordPress.org WordPress menyediakan dua alamat yang berbeda, yaitu WordPress.com dan WordPress.org. WordPress.com merupakan situs layanan blog yang menggunakan mesin WordPress, didirikan oleh perusahaan Automattic. Dengan mendaftar pada situs WordPress.com, pengguna tidak perlu melakukan instalasi atau

WordPress Themes WordPress Premium Themes WordPress Free Themes WordPress Plugins ite Templates WordPress Hosting WordPress.com CreativeMarket.com . with crowdfunding b Astoundif plugin and fundif theme. Plugin will empower o

Lesson 2. Install Wordpress On Your Domain Lesson 3. How To Log In And Out Of Wordpress Lesson 4. The Design Of Your Wordpress Website Lesson 5. First Steps To A Perfect Website Lesson 6. Add Your First Wordpress Page Lesson 7. Add Your First Wordpress Post Lesson 8. All About Widgets IN-DEPTH GUIDE - DRILL DOWN TO THE WONDERS OF WORDPRESS .

Hudson Valley Community College Authors and Artists Collection List of Works Updated: July 30, 2013Page 5 of 10 Fotiu, Foti Jean-Pierre. Constantinople: The beautiful City and

Treasure Island – Worksheets 3 WORKSHEET 1 – Exercise 1 Look at the list of words and match each word with its correct definition and translation. Regarde la liste de mots ci-dess

BNY Mellon christopher R. Foti, cFA BNY Mellon George R. hoguet, cFA, FRM State Street Global Advisors 2013 – 2014 Boston secuRity AnAlysts society BoARD oF DiRectoRs AnD stAFF thomas linkas, cFA stacey l. Marino, cFA, cAiA George s. Mellman, cFA, cipM, FRM, cFp lawrence F. pohlman

Santa Fe Community College, Gainesville, FL August 1993 – April 1998 Instructor, Undergraduate Courses EME 2040 Intro. to Instructional Technology 1996-1999 PUBLICATIONS Book Chapters Ring, G, & Foti, S. (2006). Using ePortfolios to Facilitate Professional Development Among Preservice Teach

ASTM STANDARDS IN BUILDING CODES SPECIFICATIONS, TEST METHODS, PRACTICES, CLASSIFICATIONS, TERMINOLOGY VOLUME 1 2007 Forty-fourth Edition ASTM Stock Number: BLDG07 ASTM INTERNATIONAL n 100 BARR HARBOR DRIVE, PO BOX C700, WEST CONSHOHOCKEN, PA 19428-2959 TEL: 610-832-9500 n FAX: 610-832-9555 n EMAIL: service@astm.org n WEBSITE: www.astm.org. Editorial Staff Director: Vernice A. Mayer Editors .