Struktura Dhe Funksionet E Formave Të Emërzuara Në Gjuhën .

3y ago
1.1K Views
58 Downloads
1.32 MB
183 Pages
Last View : 2d ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Bria Koontz
Transcription

Struktura dhe funksionet e formave të emërzuara në gjuhën gjermane në përqasje me gjuhën shqipeMa. Bashkim TOSKAKREU IVËSHTRIM TEORIK DHE HISTORIK I FORMAVE TËEMËRZUARA NË GJUHËN SHQIPE1.1.Format e emërzuara në gjuhën shqipeNjë mënyrë e veçantë për të formuar emrat është edhe emërzimi i pjesoreve, mbiemrave,numërorëve dhe i përemrave pronorë. Kalimi i fjalëve të veçanta në klasën e emrit është një mënyrë sintaksore fjalëformimi equajtur konversion duke kaluar në një pjesë tjetër të ligjëratës, fjala e formuar me këtëmënyrë ndërron dhe paradigmën e saj (fiton një paradigmë të re), ose e humbet atëkrejtësisht (kur një pjesë e ndryshueshme e ligjëratës kalon në një pjesë tëpandryshueshme).Duke kaluar në klasën e emrave, mbiemrat nuk emërtojnë më cilësi të sendeve, porfrymorë ose sende. Po ashtu edhe kur emërzohen, nuk emërtojnë më një veprim si tipar tënjë sendi, por një veprim abstrakt, të marrë si send.Në radhën e mbiemrave të emërzuar dallohen këto grupe:1. Emra vetash, që mund të jenë:a) veta të emërtuara sipas një tipari të tyre: besnik, , i gjallë, , shurdh, i varfër, e ve, etj.b) Veta të emërtuar sipas lidhjes që kanë me një send ose dukuri (të ardhura nga mbiemramarrëdhënior): jugor, verior, shtatanik, shtëpiak, vjeshtak, etj;c) Veta të emërtuar sipas një veprimi që e kryejnë a e pësojnë ose sipas një gjendjeje (prejmbiemrash prejpjesorë): i ardhur, i dashur, i ditur, i njohur, i pasur, i sëmurë, i vdekur,etj.Ka edhe pak emra kafshësh ose qeniesh mitologjike prej mbiemrash të emërzuar: ebukura (e dheut), i paudhi (djalli), veshgjati (gomari).(Shaban Demiraj, Çështje të sistemit emëror të gjuhës shqipe, Tiranë, 1972, faqe 132-137, 143, 199-202,204).1

Struktura dhe funksionet e formave të emërzuara në gjuhën gjermane në përqasje me gjuhën shqipeMa. Bashkim TOSKA2. Emra nocionesh abstrakte të gjinisë femërore, që përdoren kryesisht në trajtën eshquar: e ardhmja, e bukura (në art), e drejta, e reja, e vërteta, etj.3.Emra nocionesh abstrakte të gjinisë asnjanëse: të errë-it, të ftoht-it, të thatë-t, të zi-të (eullirit).4. Emra femërorë pluralita tantum: të ardhurat, të hollat, të lashtat, të palarat, të vjelat etj.Numerorët nuk mund të emërtojnë, por në rrethana të caktuara ata mundtë emërtojnë nocionin që tregtojnë, pra, “emërzohen”, bëhen emra.Numërorët përdoren të emërzuar, në mënyrë të qëndrueshme si numraabstraktë, duke i emërtuar numrat e dhënë në veprime matematikore(pjesëtim, shumëzim, mbledhje, zbritje etj),p.sh.:Gjashta te tridhjeta hyn 5 herë. Shtata e shumëzuar me tetë jep pesëdhjetë e gjashtë, etj- në emërtimin e notave në ligjërimin shkollor; në emërtimin e viteve:- Po ti i dyzetedyshit je?- Jo i tridhjetenëntës.Këtu, këto fjalë dalin si gjymtyrë të fjalisë, me po ato funksione që dalin edhe emri, pa qenë tëshoqëruara nga ndonjë element tjetër dhe kjo ndodh, sepse ato në këtë rast nuk janë numërorë tëmirëfilltë, por të emërzuar.Numrorët një, dy, tre, emërzohen duke marrë prapashtesën – sh: njësh-i, dysh-i, tresh-i:Fiset e sotme të xhunglës afrikane kanë vetëm tre emra numrash që u korrespondojnë”njëshit”, “dyshit”, dhe shumë.Dyshi niset në dy pa dhjetë minuta.Në raste të tilla për të kuptuar domethënien e këtij numërori të emërzuar na ndihmon konteksti.Në një rast të tillë situata do të lidhej me mjetet e transportit; pra logjika kërkon që të thuhet p.sh.Autobusi me numër dy i linjës Kinostudio – Kombinat niset në orën 13.50.2

Struktura dhe funksionet e formave të emërzuara në gjuhën gjermane në përqasje me gjuhën shqipeMa. Bashkim TOSKAPëremrat pronor mund të emërzohen vetëm kontekstualisht, d.m.th. ata ekanë gjithmonë të nënkuptuar emrin. Nga ana strukturore, përemratpronorë të emërzuar mund të përdoren në këtë funksion vetëm në trajtë tëshquar.Format e pronorëve, kur përdoren më vete janë:V.Iimi -të mitë, yni -tanët, imja -të miat, jona -tonat.V.IIyti -të tutë, juaji -tuajat, jotja -të tuat, juaja -tuajat.V.IIIi tij - të tijtë, i tyre –të tyret, – të tijat etj.P.sh.: Si të gjitha aksidentet, edhe yni ndodhi nga një pakujdesi fare e vogël (kishte ngjarë farekot.)Miku im dhe juaji njëkohësisht të dërgon shumë të fala.Shpresa s‟u përmbajt dhe përnjëherë i kërcyen të sajat.Agimi në të tijën (tijat), ata në të tyren.Përemrat pronorë të emërzuar përdoren në trajtë të shquar edhe:a) Kur përcaktojnë një përemër dëftor. Për shembull:Kështu ka bredhur ai imi, më këmbë këtyre anëve.Kështu i ka bredhur ai imi këto anë, më këmbë.Po këtë tonin, ç‟u hipi në kokë që e kanë mbushur me makina si mizë lisi?Po këtë tonin, ç‟e gjeti që u vonua kaq shumë sonte?b) Kur shoqërojnë emrat e pashquar (sidomos në rasën emërore e kallëzore) që prihen ngapëremrat e pacaktuar çdo, asgjë, tjetër, ca, pak, mjaft, etj.c) Kur shoqërojnë emra të pashquar të prirë nga numërorë të ndryshëm. P.sh.:Pasi çarmatosën ushtrinë e Duçes, gjermanët në udhëheqje vunë nga një ushtar të tyren.Çeliku, M.: Format e emërzuara në gjuhën shqipe, Tiranë, 1998Çeliku, M.: Togfjalësha të qëndrueshëm me bazë foljore në shqipen e sotme, në BUSHT, SShSh, 2, 1962(Gramatika e Gjuhës Shqipe 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2002, fq.77)3

Struktura dhe funksionet e formave të emërzuara në gjuhën gjermane në përqasje me gjuhën shqipeMa. Bashkim TOSKAd) Kur janë përcaktorë kallëzuesorë ose pjesë të kallëzuesit emëror. P.sh.Më ke marrë kokën, po jo tokën, se toka mbetet imja.Do të kem timen vazhdimisht.e) Zakonisht kur midis emrit dhe përemrit pronor ndërhyn një mbiemër; P.sh.Nisëm që atje të bujmë, që marrim ushqim të ri për udhën e largët tonën.Qeshte me zemërimin e kotë timin.1.2.Format e emërzimit të mbiemrave, llojet e tyre. 1.2.1. Mbiemrat dhe llojet e tyreNëpërmjet nyjëzimit të pjesores janë formuar emra asnjanës që emërtojnë veprimeabstrakte. Këta emra kanë trajtën e mbiemrit asnjanës të emërzuar. Në shqipen esotme, mbiemri i gjinisë asnjanëse, siç dihet nuk përdoret më.Tipi ka qenë prodhimtar, por tani është kufizuar mjaft, për arsye se vendin eshumë emrave asnjanës prej pjesores së emërzuar e kanë zënë formimetprapashtesore. Mjafton të përmendim vetëm disa emra: të menduar-it, të ecur-it,të folur-it, të qarë-t, të vërtiturit.Krahas emrave të tillë, në gjuhën e sotme letrare hasen edhe emërzime tëmbiemrit foljor në trajtën e gjinisë femërore, çka lidhet me dobësimin e ndjenjëssë asnjanësit në gjuhën shqipe:Të goditur – e goditur, të shtyrë – e shtyrë.Të qeshur – e qeshur etj. 1.2.2. Emërzimi i mbiemritMe emërzim të mbiemrit kuptohet kalimi i tij në klasën e emrit pa ndryshim tëjashtëm fjalëformues, pra pa ndajshtesa. Ndërsa mbiemri emërton një tipar qëmund t‟u përkasë sendeve të ndryshme, mbiemri i emërzuar përdoret imëvetësishëm si emri. Këtu përmes emërtimit të tiparit emërohet drejtpërsëdrejtiedhe vetë sendi që e ka këtë tipar. Pra, kur emërzohet mbiemri fiton kuptiminleksiko- gramatikor të emrit dhe emërton e karakterizon njëkohësisht një send të4

Struktura dhe funksionet e formave të emërzuara në gjuhën gjermane në përqasje me gjuhën shqipeMa. Bashkim TOSKAcaktuar për nga tipari i dhënë. Veç kësaj mbiemri i emërzuar mund të emërtojëedhe vetë cilësinë si të tillë, p.sh.:I bardhi, i verdhi dhe i ziu të gjithë kanë të drejtë të rrojnë të lirë.Era që vinte nga malet e Moravës sillte me vete të ftohtët e dëborës.E mira dhe e liga nuk harrohen.Dy mund të jenë arsyet kryesore, të cilat mund të motivojnë emërzimet:a) Mungesa e emrave të prejardhur me anë prapashtesash.b) Dëshira për të mos përsëritur emrin e përdorur pak më parë bashkë me një mbiemërtjetër.Një tipar tjetër themelor që e dallon mbiemrin e zakonshëm nga mbiemri i emërzuar, ështëngushtimi dhe konkretizimi i kuptimit leksikor të tij, kështu që, megjithëse ai ruan një farëlidhjeje me kuptimin e parë leksikor, ky kuptim nga i përgjithshëm që ishte, ngushtohet ekonkretizohet, duke emërtuar një send të caktuar të karakterizuar sipas tiparit të dhënë.Por shkalla e ngulitjes, e qëndrueshmërisë së këtij kalimi në kategorinë emërore është endryshme; emërzimi i mbiemrave ka karakter të qëndrueshëm, jashtëkontekstual vetëm në disaraste, kurse më rëndom ky emërzim haset vetëm në kontekstin e dhënë, pra është kontekstual,rastësor.Duke u mbështetur në faktin e mësipërm, do të dallohen. Emërzim leksiko – gramatikor ose i qëndrueshëm.Emërzim gramatikor ose kontekstual i mbiemrave.Tipi i parë i emërzimit nuk ka të bëjë me klasën e mbiemrave. Fjalët që hyjnë në këtë tip kanëkaluar përfundimisht në emra. Ato kanë vetëm lidhje burimore me mbiemrat. Duke kaluar nëklasën e emrave, këta mbiemra rrëzojnë gjithë kategoritë gramatikore emërore.Në rastin e dhënë në thelb mbiemri pushoi së qeni i tillë, ai bëhet emëror, jo vetëm sepse fitonkuptim sendi, plotëson në fjali funksionet sintaksore të emrit, me fjalët e tjera, formon togfjalështë njëjtë me çdo emër, por siç thamë karakterizohet nga të gjitha tiparet morfologjike, kategorialetë emrit.I vetmi tregues morfologjik që dëshmon për lidhjen gjenetike me kategorinë mbiemërore, ështënyja e përparme dhe kur kjo mungon (kur mbiemri është i panyjshëm) duhet parë si ështëpërdorur më parë fjalia e dhënë, si mbiemër apo si emër.5

Struktura dhe funksionet e formave të emërzuara në gjuhën gjermane në përqasje me gjuhën shqipeMa. Bashkim TOSKAEmërzim kontekstual e gramatikor të mbiemrit kemi atëherë kur ai funksionon si emër vetëmbrenda një konteksti të caktuar. Një aftësi përdorimi të tillë e kanë që të gjithë mbiemrat e gjuhësshqipe. Kjo ndodh, kur brenda një njësie sintaksore për të mos e përsëritur emrin e përdorur mëparë (ose edhe të papërdorur fare më parë, por që bashkëbiseduesi e njeh nga konteksti dherrethanat), mbiemri përdoret si emër.P.sh.:Po ti moj Dafe, e qërove misrin e verdhë, kaq shpejt i je kthyer të bardhit?Dy më të mëdhatë nuk i kishte zënë gjumi akoma.Mimozën nuk e vinin në radhën e të bukurave.Pra, ky tip emërzimi ka karakter thjesht kontekstual. Ai është akti i krijimit vetjak të fjalëve nërrethana të caktuara dhe ka kryesisht arsye stilistike. Këta mbiemra, megjithëse fitojnë kuptimine emrit, nuk kanë atë mëvetësi leksiko –gramatikore që kanë emrat; jashtë kontekstit të dhënë,ata nuk emërojnë më një send, por tipare sendesh. Gjinia e numri i tyre në kontekstin e dhënëvetëm në dukje janë të mëvetësishëm, kurse në thelb janë në varësi të plotë nga gjinia e numri iemrit të nënkuptuar. P.sh.:Popullin e kishin marrë tërë jetën nëpër këmbë të fuqishmit.Menton, na, merri! Ato më të mirat po të jap, të hekurtat.Mjaft i rëndomtë është emërzimi kontekstual i mbiemrit në funksion ndajshtimor, nëbashkëvajtje me përemrat dëftorë dhe vetorë, p.sh.:Karagjozi , ai shalëgjati, zbardhte dhëmbët.-Më vinte keq mua së gjorës.Kjo e vogla ishte më e bukur nga të tria motrat.Mbiemrat e emërzuar që kanë edhe numër shumës, zakonisht janë të gjinisë femërore, p.sh.: edrejta – të drejtat, e liga – të ligat, e mira – të mirat, etj; të rrallë janë ato në gjininë mashkullore,të cilët kanë edhe shumës: i dashur –i, i papunë –i, i ri –u, i thatë-i.Respektivisht: të dashurit; të papunët; të rinjtë; të thatët.Gjuha letrare, atje ku nuk ka ndonjë dallim kuptimor midis emrave prejpjesorë me prapashtesadhe mbiemra prejpjesorë asnjanës të emërzuar, këta të fundit i ka nxjerrë fare jashtë përdorimit:P.sh.: të hyrët – hyrje, të dalët – dalje etj.6

Struktura dhe funksionet e formave të emërzuara në gjuhën gjermane në përqasje me gjuhën shqipeMa. Bashkim TOSKANga kjo analizë e emërzimit të mbiemrit në gjuhën shqipe, del se emërzimi i qëndrueshëm kandodhur e ndodh në gjuhë për të plotësuar mungesën e emrave përkatës në fondin e shqipes: tëdhënët-të marrët, e drejtë-a, i dashur-i, e dashur-a, i fejuar-i, e fejuar- a, buzëhollë-i, gushëkuqi,etj.Kjo mungesë pjesërisht është plotësuar sot prej emrave prejpjesorë me prapashtesa të ndryshme,por megjithatë përdorimi i mëtejshëm i mbiemrave të emërzuar në mënyrë të qëndrueshme ështëi pashmangshëm, sepse këta edhe kur kanë humbur disa kuptime, që sot shprehen me emraprejpjesorë, ruajnë dhe siç duket do të ruajnë specifikën e tyre të pazëvendësueshme: shprehjen eveprimeve abstrakte.Emërzimi gramatikor kontekstual ndodh vetëm për arsye thjesht stilistike (qoftë për te mos epërsëritur emrin e përmendur njëherë, qoftë për ta emërtuar e njëherazi për ta karakterizuarsendin sipas tiparit të tij mbizotërues me një fjalë të vetme).Pra, kufiri midis emërzimit të plotë a të qëndrueshëm edhe emërzimit të pjesshëm a kontekstualnuk është gjithmonë i prerë e i qartë.Siç e kemi vënë në dukje edhe më sipër, emrat prejmbiemërorë të gjinisë asnjanëse që dikur kanëqenë përdorur relativisht dendur, gjatë këtyre shekujve të fundit kanë ardhur duke u pakësuar sëtepërmi. Një pjesë të mirë të tyre, gjuha i ka zëvendësuar me emra prapashtesorë. Si liri (për tëliri-të), gjatësi (për të gjatë-të), gjerësi (për të gjerë-të).Disa të tjerë përdoren sot në formën e gjinisë femërore, si p.sh: e keqja, (për të keqtë), e mira(për të mirë-të), e mbara (për të mbarëtë), etj. Natyrisht nuk mungojnë edhe raste kurbashkëegzistojnë emra prejmbiemërorë asnjëanës, përkatësisht femërorë, dhe emra prapashtesorëtë së njëjtës rrënjë, herë me kuptime pak a shumëtë dallueshme, herë me kuptime të njëjta, si p.sh.: Të mirë-të, e mira dhe mirësi-a, të ligë-të, elige-a dhe ligësi-a, të nxehtë-të, e nxehta dhe nxehtësi-a etj.Pra, gjendja e emrave prejmbiemërorë të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme paraqiten si vijon:1.Disa emra prejmbiemërorë përdoren vetëm në formën e gjinisë asnjanëse. Të tillë janë: të fikëtit, të pakë-t, të hollë-t, të hidhur-it, të lehtë-t, të rëndë-t, etj,Shpejt atij i ra të fikët I kishte rënë të fikët edhe nënës I ranë të fikët e një bojë e verdhë, sa thamë se na iku. Alerti pa Artën, së cilës mend po i binte tëfikët dhe nxitoi të hapte derën Lotët i qenë mbledhur dhe sa si shpërthenin, po ajo i gëlltiste, duke ndjerë të hidhurit e tyre.7

Struktura dhe funksionet e formave të emërzuara në gjuhën gjermane në përqasje me gjuhën shqipeMa. Bashkim TOSKA- Punon, punon. Vetëm se më lodhet shumë, dhe të rëndit se mban dot.Nga Ali Dhrimo (përfundime) fq.214.2. Disa emra prejmbiemërorë të tjerë përdoren jo vetëm në formën e gjinisë asnjanëse, por edhenë formën e gjinisë femërore: Të bardhët (e syrit) dhe e bardha e (syrit); Të ligë-t, dhe e ligë-a;të mbarë-t, dhe e mbara; të ngrohtë-t dhe e ngrohta; të nxehtët dhe e nxehta; të zi-të (e ullirit)dhe (të piu) e zeza, etj.Plakës ju prenë fuqitë, fytyra i mori të bardhët e qiririt, mbylli sytë dhe mezi u mbajt në këmbë.Polikseni e vështroi në sy dhe në të bardhat e tyre dalloi njolla të kuqe, të formuara prej lotëve.Nuk dihet nga se, nga të ftohtit, nga frika apo nga diçka tjetër, por Vita u drodh. sikur ajo psherëtimë ti paskësh nxjerrë jashtë të keqtë e shpirtit, u çel në fytyrë Kish pastaj edhe një të keqe tjetër.Ç‟kishte të keqe ai trakt ? A ka të keqe kjo?Plakës i hypi një të nxehtë në trup Jam djali i atij plakut, që hiqte të zitë e ullirit.3.Ka disa emra prejmbiemërorë asnjanës, krahas së cilëve nuk janë krijuar ende emraprejmbiemërorë. Të tillë janë: të fikë-it, të keq-të, të kuq-të, të pakë-t, të zi-të, etj.4. Në shumicën e rasteve krahas emrave prejmbiemërorë asnjanës janë krijuar edhe emraprejmbiemërorë prapashtesorë në të njëjtin kuptim ose me kuptim të ndryshëm:Të errët-it, dhe errësirë; të madh-të, dhe madhëri e madhësi; të ri-të dhe rini; të trashë-të dhetrashësi; të verdhë-t dhe verdhëza etj.Akademia e Shkencave RSH, Ali Dhrimo, Engjëll Angoni etj: Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotmeletrare shqipe, 2, Tiranë 1986Çështje të sistemit emëror të gjuhës shqipe Shaban Demiraj, faqe 225-2298

Struktura dhe funksionet e formave të emërzuara në gjuhën gjermane në përqasje me gjuhën shqipeMa. Bashkim TOSKAAsnjanësimi i mbiemrave të paranyjëzuarPara se të analizojmë emërzimin e mbiemrave të paranyjëzuar po e shfaqim mendimin tonë përnjë rast të shënuar në FGjSh 2006 si asnjanës: si p.shembull: të papunët, i cili sqarohet mezbërthimin kuptimor: papunësi (të qenët i papunë), shembull ky, të cilin e konsiderojmë tëdiskutueshëm. Pra e konsiderojmë të diskutueshme këtë trajtë për këto dy arsye:së pari, për mendimin tonë nuk ka mbështetje prejardhjesore, as mbiemërore as prejpjesore,ndonëse është fjalë e paranyjëzuar;së dyti, si antonim nuk është fort i qëlluar, sepse për të shprehur një nocion abstrakt në raportinantonimik: punësi / papunësi, përkatësisht të punësuarit / të papunët, më motivueshëm do të dilteantonimi të papunësuarit, d.m.th.: të punësuarit/të papunësuarit,jo të papunët, sepse emri të papunët (i papuni frymor), përkon me antonimin mepunët (!), aiqë është me punë, d.m.th. i zënë me punë (i punësuar) ose të qenët i zënë me punë (si dukuri).Krahaso: është pa punë, është me punë.Ndërkaq nëse mendohet të papunët si emër abstrakt, me të cilin shprehet një dukuri shoqërorepapunësia, atëherë duhet vlerësuar se një koncept i tillë del i nevojshëm apo jo të shprehet në atëmënyrë?!Sidoqoftë duke e lënë shembullin e tillë të diskutueshëm, ngase shembullin e tillë nuk mund takrahasojmë as me shembullin të pangrënët, që del nga paralelja e kundërt të ngrënët, kurseshembulli ynë nuk e ka një paralelizëm të tillë, megjithatë, shpreh gjendje, prandaj shembullin nëfjalë mund ta quajmë si përftim kontekstual ose si një fjalë të shpifur spontanisht.Asnjanësit prejmbiemërorë të paranyjëzuar në FShS 2002, sipas nënfushës semantike qëmbulojnë, i renditëm në dy grupe:- së pari, ata që shprehin një cilësi,- së dyti, ata, me të cilët tregohet një gjendje ose një të qenë.Fjalori i Gjuhës Shqipe 2006(Aty f. 747)9

Struktura dhe funksionet e formave të emërzuara në gjuhën gjermane në përqasje me gjuhën shqipeMa. Bashkim TOSKAa) Prejmbiemërorët me kuptim cilësieMe kuptimësi të qartë cilësie në burimin në fjalë, të regjistruar, i ndeshim këta shembuj:të bardhët (bardhësi), të butë-t (butësi), të egër-it (egërsi), të ëmbël-it (ëmbëlsi), të fortë-t(fortësi), të ftohtë-t (ftohtësi), të keq-të (për/keqësi!), të kuq-të (kuqëlim), të lartët (lartësi), tëlehtë-t (lehtësi), të hollë-t (hollësi), të mbarë-t (mbarësi), të mirë-t (mirësi a mirëni), të ngrohët-it(ngrohtësi), të thatë-t (thatësi), të verdhët (verdhësi), të zbehtë-t (zbehtësi), të zi-të (zi-a,zymtësi),) – gjithsej 18 shembuj.Në të vërtetë, në burimin në fjalë sqarimi i asnjanësve të caktuar nuk del parësorisht për të gjithëshembujt me kuptimësinë, sipas barasvlerësve sinonimikë përkatës, siç i shënuam ne në kllapa,por vetëm për shumicën e tyre.Por me gjithë kuptimet polisemantike të ndryshme që i shoqërojnë shembujt, madje edhe meemra konkretë, kuptimi strumbullar i asnjanësit ose bërthama kuptimore nuk largohet ngakuptimi i përgjithshëm i ngjyresës përkatëse semantike, çështje kjo për të cilën do të ndalemi mënë hollësi, pasi t‟i përmendim edhe shembujt e nëngrupit tjetër.b) Prejmbiemërorët me kuptim gjendjeje a të qeniSi asnjanës mbi bazë mbiemërorësh jocilësorë (a të ndonjë sifoljori!), me të cilët shprehet njëkuptimësi jo e qartë cilësie po e ndërthurur me një dozë paksa më të theksuar gjendjeje a të qeni(ndjenjë, kohë) drejtpërdrejt ose në mënyrë të fytyruar i cilësuam disa shembuj, të cilët i ndeshimnë numër jo aq të konsiderueshëm në Fjalorin në fjalë. I quajtëm rrëshqitazi edhe sifoljorë (!),sepse në koncept, ashtu si vetë varianti prejfoljor i emrit përkatës edhe me ta shprehet një tëqenë a gjendje ose një ndryshim i gjendjes. Edhe këta po i shënojmë duke i shoqëruar në kllapame sinonimet e mundshme përkatëse, si p.sh.:të gjallët (n/gjallje, gjallëri), të lagët-it (lagështirë), të lig-të (ligësi, ligështim), të madh-të(madhështi), të mugët-it (mugëtirë), të ndotë-t (ndotshmëri!), të ndytë-t (ndytësi/rë), të nxehtë-t(nxehtësi, zjarrmi), të majmë-t (majmëri), të pështirë-t (pështirësi, neveri), të fikët-it (fikje,humbje e vetëdijes), të rëndë-t (rëndesë, rëndë-a, sëmundje), të pakët-it (m/pakje!), të ri-të (rinia), të tepërt-it (tepri-a), të vështirët (vështirësim – gjithsej 16 raste.Fjalori i Shqipes së Sotme 200210

Struktura dhe funksionet e formave të emërzuara në gjuhën gjermane në përqasje me gjuhën shqipeMa. Bashkim TOSKANdonjë shem

e) Zakonisht kur midis emrit dhe përemrit pronor ndërhyn një mbiemër; P.sh. Nisëm që atje të bujmë, që marrim ushqim të ri për udhën e largët tonën. Qeshte me zemërimin e kotë timin. 1.2. Format e emërzimit të mbiemrave, llojet e tyre. 1.2.1. Mbiemrat dhe llojet e tyre

Related Documents:

2.1.1 konceptet dhe teoritË e komunikimit menaxherial 16 2.1.2 roli dhe rËndËsia e komunikimit nË biznes 18 2.1.3 funksionet e komunikimit 20 2.1.4 procesi i komunikimit nË organizatË 21 2.1.5 struktura e komunikimit nË organizatË 23 2.1.6 llojet dhe format e komunikimit nË organizatË 27 2.1.7 strategjitË pËr komunikim efektiv 28

Romantizmi evropian dhe letërsia e Rilindjes Kombëtare Shqiptare Jepen tiparet e romantizmit evropian dhe të Rilindjes Shqiptare, pastaj autorët dhe shembujt e zgjedhur: a. Romantizmi evropian V. Gëte Pararomantizmi dhe romantizmi . 5 Fausti - struktura, tema, situatat themelore, personazhet

GJUHA SHQIPE DHE LETËRSIA 11 C. Njohuri gjuhësore Nxënësi: 1. komunikon një përgjigje të qartë, të përshtatur me kërkesën dhe audiencën, 2. përdor dhe përshtat formën e të shkruarit për qëllime dhe efekte specifike, 3. organizon idetë në fjali, paragrafë dhe tekst si një i tërë, 4.

letërsisë shqipe dhe të të gjithë atyre që përfundojnë dhe diplomohen për gjuhë dhe letërsi shqipe në UEJLme sukses të mirë do të kenë potencial të bëhen arsimtarë të mirë të gjuhës, kulturës dhe letërsisë shqipe. Megjithatë, programi ynë për studime deridiplomike nuk përqendrohet vetëm në aspektin gjuhësor.

1.1. të kuptojë fjalë, fjali dhe shprehje të thjeshta, kuptojë këngët e thjeshta. 1.2. të kuptojë udhëzime, pyetje të thjeshta; urdhëra dhe lutje të thjeshta. 2.1. të lexojë dhe t’i kuptojë tekstet e thjeshta 2.2. të lexojë dhe t’i kuptojë letrat e shkurtëra, të thjeshta personale 3.1. të merrë dhe të jap informata (për

Nga ideja te plani.Tema dhe qëllimi; Teknikat e zhvillimit të ideve Kërkimi dhe gjetja e literaturës përkatëse, leximi dhe mbajtja e shënimeve. ; Kërkimi dhe dokumentimi i burimeve Elementët e shkrimit Mbledhja e materialit, lidhja e tyre dhe përshtatja finale e një teme diplome Lënda përbërëse e një teme diplome.

Në industri, energjia për ngrohje dhe ftohje mund të ruhet me teknologji efikase për energji, të tilla si njësitë e kombinuara të nxehtësisë dhe të energjisë që prodhojnë të dyja energjitë e ngrohjes dhe të energjisë elektrike dhe nëpërmjet zgjidhjeve dhe teknologjive të menaxhimit të energjisë.

AAMI HE75, Human factors engineering – Design of medical devices, Clause 9, Usability Testing, provides an excellent guide to the types of formative evaluations that are useful in early device UI development such as cognitive walkthroughs, heuristic evaluations, and walk-through-talk-through usability tests. Annex D of IEC 62366 also provides descriptions of these formative techniques .