PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE .

3y ago
108 Views
5 Downloads
1.52 MB
208 Pages
Last View : 12d ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Lee Brooke
Transcription

UNIVERSITETI I TIRANËSFAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJADEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZEPËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMAEMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËTANGLEZE DHE SHQIPEPunim për gradën shkencore „Doktor‟ në GjuhësiSpecialiteti: SintaksëPunoi:M. A. Leonora LUMEZIUdhëheqës shkencor:Prof. Dr. Klodeta DIBRAQERSHOR 2012

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPEFALËNDERIMEDo të doja të shprehja mirënjohjen dhe falënderimet e mia ndaj atyre që më kanëndihmuar e mbështetur në realizimin e këtij punimi në mënyra të ndryshme.Falënderimet më të përzemërta i drejtohen Prof. Dr. Klodeta Dibra, udhëheqëses simeshkencore, për gatishmërinë dhe ndihmesën që më ka ofruar, për kohën e inkurajimin evazhdueshëm. I jam vërtetë shumë mirënjohëse.Gjithashtu, falënderoj Prof. Dr. M. Çelikun, këshillat e sugjerimet me shumë vlerë të tëcilit si dhe pasioni i tij për gjuhën kanë qenë nxitje e vazhdueshme gjatë punës sime përrealizimin e këtij studimi.Falënderoj të gjitha koleget e mia për mbështetjen e tyre morale dhe diskutimet e gjata etë frytshme lidhur me çështje të ndryshme gjuhësore të cilat m’i kanë ndriçuar e ushqyermë tej mendimet.Së fundi, këtë punim ia dedikoj familjes sime për mirëkuptimin, mbështetjen dhe durimine pamasë që kanë treguar me mua.ii

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPEPASQYRA E LËNDËSfaqeFALENDERIME.iiTERMINOLOGJIA DHE SHKURTIMET E PËRDORURA.viHYRJE.ixPJESA E PARËPËRQASJE E SINTAGMAVE EMËRORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE.1KREU IVËSHTRIM TEORIK E HISTORIK MBI GRAMATIKËN E STRUKTURËS SË FRAZËS.STRUKTURA SINTAGMATIKE E GJUHËS ANGLEZE.2I. 1. Gjuhësia gjenerative.2I. 2. Gramatika e strukturës së sintagmës.6I. 3. Rregullat e strukturës së sintagmës.8I. 4. Kategoritë sintagmatike.11I. 5. Struktura e sintagmave.12KREU IIRREGULLAT E STRUKTURËS SË SINTAGMAVE EMËRORE NË GJUHËN ANGLEZE.15II. 1 Struktura e sintagmave emërore.15II. 2. Funksionet e sintagmave emërore.18II. 3. Ndërtimet me sintagma emërore në gjuhën angleze.19II. 3. 1. SEm me elemente të varur të paravendosur.20II. 3. 1.1. Rendi i elementeve të paravendosur në strukturën e sintagmave emërore.29II. 3. 2. SEm me elemente të varur të pasvendosur.30II. 3. 3. Përemrat si kokë e sintagmave emërore.34II. 4. Sintagmat emërore eliptike.37KREU IIIRREGULLAT E STRUKTURËS SË SINTAGMAVE EMËRORE NË GJUHËN SHQIPE.39III. 1. Struktura e sintagmave emërore në gjuhën angleze.39III. 2. Funksionet e sintagmave emërore.40III. 3. Tipat ndërtimorë të sintagmave emërore.41III. 3.1. SEm me elemente të varur të paravendosur.41III. 3. 2. SEm me elemente të varur të pasvendosur.43III. 4. SEm Përemër.45III. 5. SEm Eliptike.46iii

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPEKREU IVNGJASHMËRI DHE DALLIME MIDIS STRUKTURAVE TË SINTAGMAVE EMËRORE NË GJUHËTANGLEZE DHE SHQIPE. .48IV. 1. Përqasje e tipave ndërtimorë.48IV. 1. 1. Grupi Emëror si përbërës i sintagmës emërore.64IV.2. Përqasje e funksioneve sintaksore.66PËRFUNDIME.69PJESA E DYTËPËRQASJE E SINTAGMAVE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE.74KREU IVËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI KATEGORINË LEKSIKORE TË PARAFJALËVE.75I. 1. Kategoritë leksikore dhe funksionale në teoritë sintaksore.76I. 1. 1. Parafjalët dhe statusi i tyre diskutueshëm.78I. 2. Mbi përkufizimin e parafjalës në gjuhën angleze.82I. 2. 1. Përkufizimi i parafjalës.82I. 2. 2. Llojet kryesore tё parafjalёve nё gjuhёn angleze.85I. 3. Zgjerimi i kategorisë së parafjalës.87KREU IINDËRTIMET ME SINTAGMA PARAFJALORE NË GJUHËN ANGLEZE.90II. 1. Vështrim i përgjithshëm mbi sintagmat parafjalore në gjuhën angleze.90II. 1. 1. Funksionet e parafjalëve në strukturën e SPa.91II. 2. Natyra e veçantë e sintagmave parafjalore.93II. 3. Lidhja e sintagmave parafjalore me sintagmat e tjera.96KREU IIISTRUKTURA E BRENDSHME E SINTAGMAVE PARAFJALORE NË GJUHËN ANGLEZE.103III.1. Dy fjalë për strukturën e SPa në gjuhën angleze.103III. 2. Llojet e sintagmave parafjalore (SPa).106III. 2. 1. Caktuesorёt nё strukturёn e Spa.113III. 2. 2. Lloje atipike SPa.115III. 3. SPa si elemente të varur të sintagmave të tjera dhe funksionet e tyre sintaksore.117III. 3. 1. Dallimi midis plotёsorit dhe caktuesorit.118III. 3. 2. SPa si elemente të varur në strukturën e SFo dhe funksionet e tyre sintaksore.120III. 3. 3. SPa si elemente të varur në strukturën e SEm dhe funksionet e tyre sintaksore.132III. 3. 4. Spa si elemente të varur në strukturën e SMb dhe funksionet e tyre sintaksore.138III. 3. 4. SPa si elemente të varur në strukturën e SNd dhe funksionet e tyre sintaksore.141III. 4. SPa si togje të ndërmjetme.142III. 5. Foljet frazale.143iv

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPEKREU IVNDËRTIMET ME SINTAGMA PARAFJALORE NË GJUHËN SHQIPE NË PËRQASJE ME ATO TËGJUHËS ANGLEZE.145IV. 1. Dy fjalë për parafjalët e gjuhës shqipe.145IV. 2. Zgjerimi i vazhdueshëm i klasës së parafjalëve.149IV. 2. 1. Parafjalët foljore.149IV. 2. 2. Parafjalët emërore .151IV. 3. Llojet e SPa në gjuhën shqipe në përqasje me ato të gjuhës angleze.153IV. 3.1. Plotёsorёt e caktuesorёt nё strukturёn e SPa nё gjuhёn shqipe dhe pёrqasja megjuhёn angleze.159IV. 4. SPa si elemente të varur të sintagmave të tjera dhe përqasja e funksioneve të tyresintaksore. .161IV. 4. 1. SPa si elemente të varur në strukturën e SFo dhe përqasja e funksioneve të tyresintaksore.162IV. 4. 2. SPa si elemente të varur në strukturën e SEm dhe përqasja e funksioneve të tyresintaksore. .172IV. 4. 3. SPa si elemente të varur në strukturën e SMb dhe përqasja e funksioneve të tyresintaksore. .174IV. 4. 4. SPa si elemente të varur në strukturën e SNd dhe përqasja e funksioneve të tyresintaksore. .176V. 5. SPa si togje të ndërmjetme.177PËRFUNDIME.180BIBLIOGRAFI.185v

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPETERMINOLOGJIA DHE SHKURTIMET E PËRDORURANë këtë punim janë përdorur disa terma specifikë për Gramatikën e Strukturës sëSintagmës të cilat do të ishte e udhës të shpjegoheshin paraprakisht për të ndihmuar në tëkuptuarit qartë të punimit.Terma:Sintagmë/kategori sintagmatike një apo disa përbërës sintaksorë që ndajnë të njëjtatfunksione dhe përndarje në fjali. Në varësi të përbërësit kryesor që quhet koka esintagmës, kategoritë sintagmatike ndahen në: sintagma emërore, foljore, mbiemërore,parafjalore e ndajfoljore.Kategori leksikore klasë fjalësh që ndajnë të njëjtat karakteristika morfologjike dhesintaksore si p.sh. kategoria leksikore e emrit, foljes, mbiemrit, ndajfoljes, parafjalës, etj.Përbërës (sintaksor) element përbërës i një kategorie sintagmatike. P.sh. përbërësit esintagmës emërore [my book] (libri im) janë my dhe book.Kokë e sintagmës përbërësi kryesor i sintagmës nga natyra leksikore e të cilit varetedhe lloji i sintagmës; p.sh.: [the park] përbën një sintagmë emërore sepse koka e sajpark është një emër.Specifikues fjalë ndihmëse që specifikon kokën e sintagmës emërore. P.sh nësintagmën e mësipërme [the park], the është specifikues që përcakton emrin-kokë park1.Specifikuesit nuk kanë kuptim të mëvetësishëm jashtë funksionit dhe qëllimit gramatikortë tyre. Ata vendosen para një emri ose një mbiemri: [a new house].Grup emëror (nominal) kategori e ndërmjetme midis emrit dhe sintagmës emërore,p.sh.: [the old man][burri i moshuar]. Në këtë sintagmë përbërësit e nënvizuar nuk janënjë fjalë e vetme për të qenë një emër, gjithashtu, nuk mund të funksionojnë në fjali sikryefjalë, kundrinor etj, pra, nuk mund të jenë as sintagmë emërore. (R. Huddelston & J.Payne, (2002) Cambridge Grammar of English Language, Nouns and Noun Phrases:328)Plotësor element i domosdoshëm për strukturën dhe kuptimin e sintagmës.Caktuesor element fakultativ për strukturën edhe kuptimin e sintagmës.1Për përkufizimet e mësipërme është shfrytëzuar Ohio State University “Language Files” 1991: 164, 171,179.vi

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPEShkurtime:Fjali (sifjali) FjSintagmë SSintagmë Emërore SEmSintagmë Foljore SFoSintagmë Mbiemërore SMbSintagmë Ndajfoljore SNdSintagmë Parafjalore SPaGrup Emëror GEmEmër EmEmër i përveçëm EpvEmër i numërueshëm EnuEmër i panumërueshëm EpnEmër përmbledhës EpmEmër në rasën gjinore EgjiFolje FoGerund GrMbiemër MbPëremër PrNdajfolje Ndvii

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPEParafjalë PaSpecifikues SpKundrinor i drejtë KdrKundrinor i zhdrejtë KzhdSifjali përcaktore FjPcSimbole:[.] kllapa katrore për të kufizuar një sintagmë (i/e barabartë me), (përbëhet nga)* (ndërtim jogramatikor)viii

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPEHYRJE0.1. Përligjja e punimitPërdorimi i saktë i gjuhës nga folësit përfshin një sistem mjaft të ndërlikuar dhepothuajse të nënvetëdijshëm të njohurive gramatikore. Një fakt themelor që ka të bëjë mefjalët në të gjitha gjuhët njerëzore është se, megjithëse janë të pafundme, ato mund tëgrupohen në një numër relativisht të vogël klasash që quhen kategori sintaksore. Aspektigjuhësor ku kjo bëhet më e dukshme se në çdo aspekt tjetër është mënyra e lidhjes sëfjalëve të një gjuhe për të formuar fjali gramatikore. Në këtë punim kemi trajtuarpikërisht këtë sistem rregullash e kategorish mbi të cilat ndërtohen fjalitë në çdo gjuhë.Brenda tij, kategoritë sintagmatike kanë qenë dhe mbeten objekt interesi të vazhdueshëmstudimor. Menduam të sjellim një këndvështrim të ri, shpresojmë interesant, në lidhje mesintagmat emërore e parafjalore brenda kuadrit të Gramatikës së Frazës (sintagmës). Njënga arsyet që na shtyu drejt kësaj teme është edhe fakti se gjuhë të tilla si ajo angleze dheshqipe, në dukje shumë larg njëra-tjetrës, meqenëse i përkasin degëve të ndryshme nëfamiljen e madhe Indo-Europiane të gjuhëve, në rrafshin sintaksor, dëshmojnë se ndajnëshumë karakteristika të përbashkëta dhe vërtetojnë teorinë e N. Çomskit mbi GramatikënUniversale2. Punimi në fjalë përqëndrohet në „arkitekturën‟ e fjalive gramatikore, dukevënë theksin veçanërisht në analizën sintaksore të tipave ndërtimorë dhe funksionevegramatikore të sintagmave emërore e parafjalore në gjuhën angleze krahasuar me ato tëgjuhës shqipe. Kemi menduar të bëjmë një analizë të tillë nisur nga fakti se sintagmatemërore e parafjalore, ndër sintagmat më të shpeshta në të dyja gjuhët, janë trajtuar pakose aspak sipas teorive e qasjeve gjuhësore bashkëkohore.Një analizë e thelluar e strukturave të këtij lloji mendojmë se është e rëndësishme edhe nëaspektin didaktik, pasi përfundimet e analizës përcaktojnë qartë aspektet gramarikore qëparaqesin vështirësi për nxënësit shqiptarë që mësojnë gjuhën angleze. Punimi synon t‟indërgjegjësojë mësimdhënësit dhe nxënësit se njohja e mirë e strukturave emërore dheparafjalore në të dyja ghuhët, veçorive karakteristike dhe të përbashkëtave të tyre çon nëtë mësuarit më efektiv të gjuhës angleze dhe përdorimin e saktë të saj. Pra, është enevojshme ndërthurja e elementeve teorikë të studimit të kategorive sintagmatike nëgjuhën angleze dhe shqipe me përdorimin e tyre praktik.2Cook, V. J. (1991). Chomsky‟s Universal Grammar - An Introduction, Great Britain: 17.ix

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE0.2. Objekti dhe hipotezat e punimitKy punim synon që, brenda caqeve të lejueshme për një studim të tillë, të nxjerrë në pahrregullat kryesore që mundësojnë gjenerimin e sintagmave emërore e parafjaloregramatikisht të sakta në të dyja gjuhët. Duke i pranëvënë dhe krahasuar strukturat esintagmave emërore e parafjalore të guhëve angleze dhe shqipe, hidhet dritë mbingjashmëritë dhe dallimet midis tyre. Analiza shkon përtej përshkrimit të modelevendërtimore dhe përpiqet të ndriçojë dukuritë gjuhësore që ndodhin në secilën gjuhë dukezbuluar mekanizmat e lidhjeve të elementëve që bëjnë pjesë në strukturat emërore eparafjalore. Një analizë e tillë mendojmë se kontribuon realisht në evidentimin eproblematikës dhe zbulimin e rrugëve më efektive në mësimdhënien e gjuhës angleze.Në këtë punim kemi përfshirë edhe sintagmat parafjalore nisur nga fakti që nëgramatikën tradicionale shqipe ndërtimet me parafjalë janë trajtuar si pjesë përbërëse etogfjalëshave emërorë, duke qenë se parafjalët në këtë gjuhë së bashku me mbaresat eemrit janë shënjuese të rasës së tij. Analiza jonë, ndër të paktat e këtij lloji në gjuhësinëbashkëkohore shqipe, mbështetur në teoritë më të reja gjuhësore, i trajton ndërtimet meparafjalë si sintagma më vete, të një lloji të veçantë por që, sipas nesh, i përmbushin tëgjitha kriteret për t‟u emërtuar të tilla.Gjithashtu, një qëllim i rëndësishëm i punimit është të ndërgjegjësojë të gjithëpërdoruesit e gjuhës për rëndësinë që ka përvetësimi i saktë i strukturave gramatikore nëgjuhë për zotërimin sa më mirë të saj. Kjo vlen të theksohet edhe më tepër kur bëhet fjalëpër gjuhën angleze në të cilën, për shkak të mungesës së eptimit, merr përparësi tëdukshme rendi i fjalëve në fjali, pra struktura e saj. Duke krahasuar e nxjerrë në pahdallimet e të përbashkëtat mes dy gjuhëve është më e lehtë për mësimdhënësit e gjuhësangleze të përcaktojnë drejtimet e punës së tyre për një mësimdhënie të suksesshme.Të interesuarit në fushën e gjuhësisë që do të dëshirojnë ta lexojnë këtë punim,shpresojmë të gjejnë tek ai një ndihmesë, sado modeste, në lidhje me modelet dhefunksionet sintaksore të sintagmave emërore e parafjalore në gjuhët angleze dhe shqipe,bazuar mbi sintaksën e sintagmës. Duke qenë një nga përpjekjet e pakta deri më tani nëkëtë fushë, studimi nuk mund të jetë kurrësesi shterues. Në të analizohen tipat ndërtimorëtë sintagmave emërore e parafjalore që hasen më shpesh në secilën gjuhë, dhe qëshërbejnë si udhërrëfyes për gjenerimin e sintagmave të këtij lloji në të dyja gjuhët. Kjotematikë është shumë e gjerë. Për këtë arsye, mbetet objekt i punimeve të tjera në tëardhmen analiza më e detajuar e aspekteve të veçanta që kanë lidhje me problematikën

Falënderoj të gjitha koleget e mia për mbështetjen e tyre morale dhe diskutimet e gjata e të frytshme lidhur me çështje të ndryshme gjuhësore të cilat m’i kanë ndriçuar e ushqyer më tej mendimet. Së fundi, këtë punim ia dedikoj familjes sime për mirëkuptimin, mbështetjen dhe durimin e pamasë që kanë treguar me mua.

Related Documents:

3.V.P. Frolov and I.D. Novikov, Black holes physics, Kluwer, 1998. 4.S.W. Hawking and G.F.R. Ellis, The large scale structure of space-time, Cambridge University Press, 1973. 5.R.M. Wald, General relativity, University of Chicago Press, 1984. 6.R.M. Wald, Quantum eld theory in curved spacetime and black hole ther- modynamics, University of Chicago Press, 1994. Most of this course concerns .

Grammar 39. Adjectives — Rachna Khosla 40. Use of present continuous tense — Farzana Shamim www.trinitycollege.co.uk April 2013. Selected entries from the Trinity English Language Lesson Plan Competition 2013 3 Introduction About us Trinity College London is an international exam board with a rich cultural heritage and over 70 years’ experience in assessing English language proficiency .

Chemistry of the following metals: (a) Li, Be, Ra (b) Sn, Pb. 4. Chemistry of halogens with reference of extraction, oxidation states and halides. GROUP-C: MISCELLANEOUS TOPICS 1. (a) Molecular Symmetry: An Introduction: Symmetry elements and symmetry operations, centre of symmetry, axis of symmetry and plane of symmetry (definitions). (b) Elementary Magnetochemistry: Types of magnetic .

to help science teachers identify hazardous substances that may be used in school laboratories and provide an inventory of these substances. Because school science curricula have changed since then, the safety guide has been : updated and revised to reflect those changes. This guide on safety in the chemistry labo-ratory was also written to provide high school chemistry teachers with an easy .

Shared Cyber Threat Intelligence: A study of Japan, the UK and the US Chon Abraham and Sally Daultrey 194 11 Imagining and Anticipating Cyber Futures with Games Andreas Haggman 215 PART V Regulatory and Policy Responses to Cyber Security Challenges 12 Refocusing Export Control Regimes to Effectively Address Cyber Security Concerns Cindy Whang 223

MISP - The Design and Implementation of a Collaborative Threat Intelligence Sharing Platform . knowledge management for the area of cyber security by adding needs. These include the ability for collaboration . domain of threat intelligence and tries to summarize the re-

4 Criminal Justice Coordinating Council action Plan 2019-2021 CJCC Committee Structure The Criminal Justice Coordinating Council has appointed five committees to focus on various areas within the criminal justice system. The Action Plan is organized by each committee, listing objectives, evidence-based tasks and strategies, and timelines for

3.4.1. Impact on Border Crossing Points crossing time, security and complexity (TF5) 76 3.4.2. Impact on average border crossing time for TCNs and general impact on queues at entry and exit (TF 5.3 and TF 5.4) 85 3.4.3. Impact on the resources of Border Crossing Points (TF 5.5) 88 3.4.4. Impact in relation to Local Border Traffic (TF 4.4) 89 3.4.5.