E DREJTA NË PRONË - Kallxo

3y ago
92 Views
5 Downloads
999.94 KB
24 Pages
Last View : 1m ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Allyson Cromer
Transcription

E DREJTAE GRAVE PËRTRASHËGIMNË PRONËKorrik 2016

Përmbajtja05Hyrje1606Metodologjia07E drejta e trashëgimitCili është rendi i trashëgimtarëve?Të drejtat e garantuara nëKushtetutëSi trashëgohet?Cili institucion e kryen ndarjen etrashëgimit?A lejohet heqja dorë ngatrashëgimi?E drejta e trashëgimit eparaparë në ligjRastet e përjashtimit tëtrashëgimtarëve femra0917Cili është rendi i trashëgimtarëve?Ndikimet e Kanunit në mentalitetine sotëm të popullsisëSi trashëgohet?A lejohet heqja dorë ngatrashëgimi?Zakonet lidhur me Gratë dheTrashëgimin te Minoritetet121418Tradita islame në ndarjentrashëgimit për gratëDy raste të mundshmePaqartësi dhe ProblemeInstitucionaleRasti i Shyhrete BerishësA trashëgojnë personat qëbashkëjetojnë në meMinistria e Drejtësisë në punë esipër të amandamentimeveKohëgjatësia e procedurave sipengesë për realizim simboliktë së drejtësKrahasim i shkurtëri kornizave ligjoreKroaci - Slloveni - KosovëCili institucion e kryen ndarjen etrashëgimit?E Drejta Zakonore nëndarjen e trashëgimitpër gratëE përbashkëta e komunitetevelidhur me trashëgimin e graveKrahasim i shkurtëri kornizave ligjoreKosovë - Shqipëri - MaqedoniLidhur me kornizën ligjoreLidhur me emancipimin shoqëror22Referenca

E DREJTA E GRAVE PËR TRASHËGIM NË PRONËHyrjeKjo analizë është kryer me qëllim të paraqitjes së një pasqyre të problemeve kryesore të realizimittë së drejtës së trashëgimit nga gratë. Sipas të dhënave të deritanishme në Kosovë vetëm 16%(shih tabelën 1) e pasurisë së paluajtshme është e regjistruar në pronësi të grave1.Në Kosovë të drejtat e barabarta të grave në përgjithësi, dhe në trashëgimi në veçanti, janëgarantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Trashëgiminë, Ligjin për ProcedurënJo kontestimore dhe Ligjin për Procedurën Kontestimore.Megjithë ekzistencën e një kornize ligjore, tradita popullore e ndarjes së pasurisë që bazohetnë të drejtën zakonore, siç është Kanuni i Lekë Dukagjinit apo rrallëherë dhe të së drejtës sëtrashëgimit sipas sheriatit në të drejtën islame, ka marrë terrenin kryesor në ndarjen e trashëgimitmes trashëgimtarëve në Kosovë. Hapësira që krijon ligji duke mundësuar marrëveshjen e palëvedhe mundësinë e heqjes dorë nga trashëgimia, bëjnë që palët të “merren vesh” mes vete, sipasrregullave kanunore apo rregullave të tjera të ngjashme me traditat patriarkale në Kosovë.Po ashtu, ky hulumtim përfshin krahasime të shkurtra por që rezultojnë në rekomandime konkreteme kornizat ligjore të vendeve fqinje si Shqipëria e Maqedonia dhe po ashtu, me vendet që dikurKosova ka ndarë një frymë kushtetuese (gjatë periudhës jugosllave) por që tashmë janë pjesë eBashkimit Evropian ku Kosova aspiron anëtarësimin, Kroacisë dhe Sllovenisë.Ky publikim vjen edhe me rekomandimet konkrete për ndërhyrjet që duhen bërë me qëllim tëpërmirësimit të situatës për sa i përket rritjes së kërkuesve të trashëgimit nga trashëgimtarëtfemra dhe realizmit të së drejtës së tyre në të ardhmen e afërt.Tabela 1. – përqindja e pronave të regjistruara në emër të grave në shtetet që kufizohen me Kosovën1 Projekti për Pronën e Paluajtshme dhe Kadastër - RECAP, Kënaqshmëria Vjetore e Konsumatorit - Faza e ang.pdf/3f4bf6ff-7ba4-46ee-8d17-b0e0cb3d7a2d5

6E DREJTA E GRAVE PËR TRASHËGIM NË PRONËMetodologjiaHulumtimet për këtë analizë janë bërë me metodologji kualitative të hulumtimit.Fillimisht janë shqyrtuar raportet e deritanishme të publikuara në Kosovë në gjuhën shqipe dheangleze (deri më 1 prill 2016). Raportet që kanë shërbyer për shqyrtim do të përmenden gjatëelaborimit të temave dhe nëntemave të ngritura në këtë analizë. Pjesë e këtyre shqyrtimevejanë edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit si mënyrë e rregullimit tradicional të çështjes së trashëgimitnë pronë, si dhe E Drejta Trashëgimore Islame, duke pasur parasysh që një pjesë e popullsisë sëKosovës ushtron në përditshmëri islamin jo vetëm si besim, por në një sërë aspektesh edhe simënyrë jetese.Janë shqyrtuar edhe artikuj të ndryshëm gazetaresk ku janë raportuar raste të shkeljes së tëdrejtave të trashëgimit në pronë të grave.Gjithashtu, janë zhvilluar intervista me gjykatës të procedurës jokontestimore dhe kontestimore,me noterë, me ekspertë të së drejtës së trashëgimit në Bashkësinë Islame të Kosovës, me graaktiviste që punojnë aktualisht në vetëdijësimin e grave për ta kërkuar trashëgimin dhe megazetarë që kanë punuar në rastet e ndërlidhura me këtë analizë.Një takim i posaçëm është mbajtur me akterë ku kanë marrë pjesë përfaqësues të shoqërisë civiletë Kosovës të përfshirë në çështjen e ngritur në këtë publikim, gjykatës, avokatë dhe gazetarë qëkanë punuar në raste të ngjashme.Në total janë intervistuar dhe kontaktuar zyrtarisht 66 persona nga institucione relevante, nëmënyrë personale dhe grupore të profesioneve dhe fushave të përmendura më lart. Për bazëjanë marrë edhe artikujt, emisionet e intervistat të realizuara nga BIRN. Emisionet, artikujt dheintervistat e publikuara kanë përfshirë gjyqtarë, avokatë, noterë, zyrtarë komunalë, pleqnarë,pedagogë, profesorë, përfaqësues të shoqërisë civile, deputetë, etj.Krahasimi mes të drejtës zakonore kombëtare dhe asaj religjioze janë përfshirë në këtë analizë,ashtu si edhe krahasimi mes kornizës ligjore të Kosovës me Maqedoninë dhe Shqipërinë si vendefqinje; po ashtu me Kroacinë dhe Slloveninë si vende të BE-së por me të kaluar të përbashkët tëorganizimt shoqëror e shtetëror gjatë periudhës jugosllave.

E DREJTA E GRAVE PËR TRASHËGIM NË PRONËE drejta e trashëgimitE drejta e trashëgimit në Kosovë është garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Megjithatë,një pjesë e popullsisë së Kosovës ka funsionuar duke ndjekur traditën, që nënkupton ndarjen e pasurisënë mënyrë verbale nga kryefamiljari (trashëgimlënësi), jo duke u bazuar në parimin e barazisë, por nëvullnetin e lirë të trashëgimlënësit, apo në rastet kur trashëgimia nuk është ndarë nga trashëgimlënësiajo është ndarë mes trashëgimtarëve meshkuj duke mos i përfshirë trashëgimtarët femra. Gjithashtu,një mënyrë e mundshme e ndarjes së trashëgimit është ajo e përcaktuar sipas Të Drejtës Islame, e cilapërfshin edhe trashëgimtarët femra në dispozitat e saj.Të drejtat e garantuara në KushtetutëKushtetuta e Kosovës e ka përcaktuar si të barabartë rolin e grave dhe burrave në shoqëri dhe eka parandaluar diskriminimin duke e sanksionuar këtë me nene të veçanta apo me përvetësimin ekonventave ndërkombëtare të përmendura në të.Neni 7, pika 2, flet drejtpërdrejt për barazinë gjinore si vlerë themelore e demokracisë në Kosovë.“Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik tëshoqërisë, mundësi të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve në jetën politike,ekonomike, sociale, kulturore dhe në fushat tjera të jetës shoqërore.”2Po ashtu, në Nenin 22, duke marrë përsipër garantimin e të drejtave sipas konventave dheinstrumenteve ndërkombtare, Kushtetuta përmend Konventën për Eliminimin e të Gjitha Formavetë Diskriminimit Ndaj Gruas.“Të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombtarenë vijim, garantohen në këtë Kushtetutë, zbatohen drejtpërdrejt në Republikën e Kosovës dhekanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve tjera dhe akteve tjera të institucionevepublike.”3Nga kjo mund të thuhet se mundësia që ndonjë ligj apo akt tjetër institucional të shkaktojë shkeljetë të drejtave apo të ushtrojë diskrimim të paraparë në konventat e renditura, është përjashtuarme Kushtetutën e Republikës së Kosovës.E drejta e trashëgimit e paraparë në ligjLigji për Trashëgiminë e përcakton trashëgimin si proces që fillon me vdekjen e personit fizik tëpërcaktuar në Nenin 4, paragraf 1.42Kushtetuta e Republikës së Kosovës3Kushtetuta e Republikës së Kosovës4 Neni 4.1. i ligjit të trashegimisë “Trashëgohet për shkak të vdekjes dhe në momentin e vdekjes së personit ligjet/2004 26 al.pdf7

E DREJTA E GRAVE PËR TRASHËGIM NË PRONË8Ky ligj e përcakton ndarjen e trashëgimit mes anëtarëve të familjes pa përjashtuar trashëgimtarënë baza gjinore në Nenin 3 paragrafi 1.5Trashëgimtarët prioritarë sipas rendit të përcaktuar me Ligjin për Trashëgiminë janë bashkëshortëtdhe fëmijët e trashëgimlënësit. Në këtë kontekst bashkëshortja (qoftë edhe jashtëmartesore mepërmbushjen e plotësimit të prezumimit të martesës) dhe vajzat e trashëgimlënësit konsiderohensi trashëgimtarë të radhës së parë të trashëgimisë të barabarta me trashëgimtarët e tjerë të kësajradhe.Po ashtu, Ligji për Trashëgiminë në Kosovë ka paraparë mundësinë e heqjes dorë ngatrashëgimia në kapitullin II të Ligjit për Trashëgiminë në Kosovë në nenin 130, pika 1 ku thuhet:“130.1.Trashëgimtari mund të heq dorë nga trashëgimi me deklaratë të dhënë pranë gjykatësgjersa të përfundojë seanca mbi trashëgimin”, gjë e cila ndodh shumë shpesh në praktikë nga anae grave - kanë konstatuar të intervistuarit e këtij hulumtimi.Rastet e përjashtimit të trashëgimtarëve femraNjë pjesë e të intervistuarve të BIRN kanë përmendur raste kur trashëgimtarët meshkuj nuk iparaqesin trashëgimtaret femra gjatë përpilimit të dëshmisë mbi vdekjen. Megjithatë, më parëështë raportuar edhe për raste kur trashëgimtarët meshkuj janë fshehur nga trashëgimia.6Gjykatësit dhe noterët e intervistuar nga BIRN lidhur me këtë hulumtim specifik thonë se nuk kanëpasur në përvojën e tyre raste kur familjet janë munduar t’i fshehin trashëgimtarët.“Gjatë përvojës sime nuk ka pasur asnjë rast të tentim fshehjes së trashëgimtarëve [femra], pasikjo do të bënte që të inicoja rast tjetër me konsekuenca penale për fshehësit” – tha Drita Rexhaj,gjykatëse e procedurës jokontestimore në Prishtinë e intervistuar nga BIRN.Ngjashëm është shprehur edhe noteri Fatmir Halimi nga Gjilani, i cili ka thënë “Në zyrën time dhesipas informacioneve që kemi nga Oda e Noterve [e Kosovës], nuk kemi ndonjë njohuri se deri mësot ka ndonjë lëndë gjyqësore (civile apo penale) lidhur me këtë çështje.”Po ashtu, zyrtarja e Gjykatës Supreme të Kosovës, Antigona Uka, në një komunikim zyrtar më 7qershor 2016 konfirmoi se “Gjykata Supreme nuk ka pasur ndonjë ankesë në këtë drejtim.”Megjithatë, dëshmia mbi vdekjen është dokument i cili parashihet të jepet nga komuna.Në këtëdëshmi përveç të dhënave personale për personin e vdekur, gjenden edhe trashëgimtarët emundshëm të tij/saj. Këtë dëshmi gjykatat mund ta përpilojnë edhe vetë duke nxjerrë vendim nëtë cilin konfirmohet vdekja e trashëgimlënësit.Por në shumë raste, rezulton se qytetarët nuk paraqiten në komunë për ta regjistruar vdekjen e tëafërmit, një procedurë që kërkon praninë e të gjithë familjes me certifikatat përkatëse.Drita Rexhaj, gjykatëse që merret me rastet e procedurws jokontestimore në Prishtinë e intervistuarmë 30 mars 2016 ka pohuar se asnjëherë nuk ka marrë dëshmi mbi vdekjen nga komuna. Sipasgjykatëses së intervistuar, është dashur që në të gjitha rastet të bëhet vendim mbi vdekjen në bazëtë dëshmive të sjella nga palët në proces gjyqësor.5“Të gjithë personat fizikë në kushte të njejta janë të barabartë në trashëgimi.”6 Emisioni “Falsifikimi i trashëgimisë” i transmetuar në “Drejtësia në Kosovë” më 10 shkurt 2013 https://www.youtube.com/watch?v 881nya1Kv8U

E DREJTA E GRAVE PËR TRASHËGIM NË PRONËRexhaj ka shpjeguar se duhet pasur kujdes me dëshmitarët, dhe tregon se kur pyeten njerëzit nëmoshë lidhur me fëmijët e tyre, ekziston një tendencë që ata të deklarojnë vetëm djemtë. “Përshembull kur është dëshmitare ndonjë grua në moshë dhe e pyes për numrin e fëmijëve, nëse ajoka 2 djem dhe 3 vajza, ajo përgjigjet se ka vetëm dy fëmijë. Pasi e përsëris duke e qartësuar se ekam fjalën edhe për vajzat, ajo i konfirmon ato” – shpjegoi Rexhaj.Nëse caktimi i trashëgimtarëve do të bëhej me automatizëm përmes çertifikatave të vdekjesatëherë mundësia për fshehje të trashëgimtarëve do të ulej.Verifikimi i të dhënave në mënyrë që të përpilohet një dëshmi e vdekjes merr shumë kohë dhe zgjatprocedurat. Fjala është për seancat kur sillen dëshmitë dhe mundësinë që gjykatësi të kërkojë mëshumë të dhëna, çka mund të marrë më shumë kohë me disa senaca. Kjo mund t’i dekurajojë palëtpër të vazhduar me gjykimin.E drejta zakonore në ndarjene trashëgimit për gratëDuke pasur parasysh se vetëm 16% e pronarëve të pronave të regjistruara në Kosovë janë gra, shihetqë zbatueshmëria e Ligjit për Trashëgiminë në Kosovë dhe të drejtave të përcaktuara me Kushtetutëne Republikës së Kosovës nuk është as afërsisht e realizuar.Për të kuptuar arsyet duhen parë dispozitat bazë të Kanunit të Lekë Dukagjinit që konsiderohetpërcaktues i frymës së zakoneve tradicionale shqiptare në Kosovë.Kanuni përcakton në mënyrë negative rolin e gruas në trashëgim duke mohuar të drejtën e saj nëtrashëgim si nga ana e bashkëshortit ashtu edhe e familjes së origjinës:“NYE I NJIZETËT. Trashigimi i grues Shqyptare.Grueja shqyptare farë trashigimit s’ka te prindja, as më plang, as në shpi, - kanuja e xen gruen si njitepricë në shpi. Prindja s’mendon per pajë as per kurrnji send per vajzë të vet; qi e xen do t’i a bajekujdesin. Prindja e djalit, qi e xun vajzen do të mendojn per gjith shka duhet per martesë të saj.”7Duke cilësuar gruan si “tepricë” në shtëpi Kanuni i jep vetëm të drejtat në ditën e martesës që lidhenme përmbushjen e zakoneve të ceremonisë së martesës.7Kanuni i Lekë Dukagjinit9

10E DREJTA E GRAVE PËR TRASHËGIM NË PRONËNdikimet e Kanunit në mentalitetin e sotëm të popullsisëGjatë intervistimit të grave mund të vërehet përbrendësimi i dispozitave kanunore në mënyrën etë menduarit nga to, sidomos kur ato shprehen rreth ushtrimit të së drejtës së tyre për trashëgimtë pronës nga familja e origjinës. Si ato gra që flasin për arsyet e ushtrimit të kësaj të drejte, siato që flasin për heqjen dorë nga kjo e drejtë, gjatë shpjegimeve që japin lidhur me trashëgiminpërdorin shprehjen “marr nga vëllau”. Pra, ato konsiderojnë se pjesa e tyre e trashëgimisë, ndonësemund t’u takojë sipas ligjit është diçka që merret nga anëtarët meshkuj të familjes, e si rrjedhimheqjen dorë nuk e shohin si dhurim të pjesës së tyre të trashëgimit.Një nga pjesëmarrëset e fokus grupit8 të mbajtur në Prishtinë më 24 mars 2016, e punësuar,me shkollim universitar, duke shpjeguar pse mendon të heqë dorë nga trashëgimia mundohettë sqarojë arsyet e marrjes së këtij vendimi. Ajo e quan emocional vendimin e saj dhe është evetëdijshme për këtë, por insiston se tokën të cilën e ka lënë i ati ajo nuk arrin ta shohë si diçka tëndashme. Për të toka ka një vlerë simbolike që shënon familjen e saj. Po ashtu, duke qenë motra emadhe, ajo konstaton se këtë vendim e ndikon ndjenja e të qenit kujdestare ndaj vëllait të vogël.Duke qenë se ajo vetë tani ka “shkuar në derë të huaj”9 ajo nuk e konsideron marrjen e pronës sëfamiljes së saj të origjinës.Pjesëmarrësja tjetër e fokus grupit të mbajtur më 24 mars 2016, punonjëse në institucionekomunale, me shkollim universitar, jep shpjegime politike për atë se pse kjo e drejtë nuk ështëushtruar para vitit 1999 dhe pse duhet ushtruar tash. Ajo e sheh periudhën e para vitit 1999 si njëperiudhë bashkimi e solidariteti dhe kërkesën për ndarje të trashëgimit si diçka në kundërshtimme këtë frymë, mirëpo arsyeton se kërkesa për ndarje të trashëgimit tash është legjitime.Të intervistuarat e fokus grupit të mbajtur në Prishtinë më 24 mars 2016, kanë konstatuar seushtrimi i së drejtës së trashëgimit acaron marrëdhëniet me trashëgimtarët meshkuj të familjessë origjinës dhe në shumicën e rasteve marrëdhënia mund të këputet e tëra. Kjo situatë lidhet menjë pjesë tjetër të Kanunit. Përjashtimi i grave nga familja në raste të cënimit të nderit të familjesapo të bashkëshorit është diçka që u garantohet anëtarëve meshkuj të familjes dhe konsiderohetsi një nga rrethanat më të rënda të turpërimit të familjes.Zakonet lidhur me gratë dhe trashëgimin tekomunitetet tjeraKomunat me shumicë nga komunitetet tjera nuk qëndrojnë më mirë në regjistrimin e pronave nëemër të grave. BIRN ka bërë një krahasim të komunës me shumicë serbe të Kllokotit me komunëne saj fqinje me shumicë shqiptare të Vitisë.Të dhënat e siguruara nga KALLXO.com tregojnë se vetëm 1.8 për qind e pronës së Kllokotit ështënë emër të grave. Situata nuk është e përafërt por as e lavdërueshme në Komunën e Vitisë kuvetëm 14% e pronës është e regjistruar si pronë e grave.8 Fokus grupi është mbajtur më 24 mars 2016, në Prishtinë në hapësirat e Institutit Kombëtar Demokratik - NDI. Nëkëtë fokus grup kanë marrë pjesë: Besa Veseli – Zyrtare për barazi gjinore në Komunën e Mitrovicës; Drita Milaku –asambliste në Komunën e Prizrenit; Majlinda Ortogllava – asambliste në Komunën e Vushtrrisë; Nita Lusha – SOS fshatiPrishtinë; Shpresa Veliqi – asambliste në Komunën e Skënderajt; Violeta Berisha – zyrtare e Departamentit për Integrimnë MPB; Xhevrije Peci – këshilltare për persona me aftësi të kufizuar në Prishtinë.9 Me këtë shprehje shënohet martesa e vajzave. Duke qenë se Kanuni i sheh si tepricë në shtëpi, dalja e tyre prejshtëpisë, përmes martesës i bënë ato pjesë të një fisi tjetër. Rrjedhimisht, marrja e pronave te familja e origjinës do tëkonsiderohej si ndërhyrje në fisin e origjinës.

E DREJTA E GRAVE PËR TRASHËGIM NË PRONËE intervistuara Sanja Sovrlic, e cila punon si gazetare për radio “Mir” (shqip: Paqja) më datë 22qershor 2016, ka sqaruar se situata nuk ndryshon sa i përket komunitetit serb. Ajo ka dhënë detajese si mentaliteti patriarkal është i ngulitur edhe në kulturën e komunitetit serb që jeton në Kosovëduke sqaruar situatën e saj personale. “Gjyshja ime ka treguar se si nuk janë gëzuar edhe aq qëkam lindur unë. Kur kam pyetur pse, përgjigja nga gjyshja ka qenë “të gjithë, gjyshi, babai kanëqenë fëmijë të vetëm edhe vëllai yt do të jenë vetëm. Mirëpo ata të gjithë kanë pasur motra ashtusiç edhe vëllai im më ka mua” – tregoi Sovrlic për BIRN. Mentaliteti i grave të etnisë serbe nëKosovë rezulton i ngjashëm me ato të etnisë shqiptare kur fjala vjen te marrja e pasurisë sipasligjit, duke ua lënë meshkujve të afërt rendin e trashëgimisë. “Ne mogu da uzmem to svom bratu,Ne mogu da uradim to svom bratu” (Nuk mund t’ia marr atë vëllait tim. Nuk mund t’ia bëj atë vëllaittim). –janë shprehjet të cilat dëgjohen më së shpeshti, sipas SovrlicNga OJQ “Gruaja Hyjnore” me seli në Gjilan e cila trajton gratë e komuniteti turk kanë dhënë arsyetë ngjashme për mungesën e ushtrimit të së drejtës në trashëgim nga gratë.Një problem edhe për gratë e komunitetit turk mbetet njohuria mbi të drejtat. “Një pjese e madhee femrave (nga qyteti dhe shumica nga rrethina) nuk janë të njoftuara që atyre iu takon me ligje drejta e trashëgimit si për vajza ashtu edhe për djem” – ka thënë Qëndresa Hajdari nga “GruajaHyjnore”, 22 qershor 2016.Ngjashëm Sovrlic nga Leposaviqi thotë se “Gratë në fshatra kanë probleme të mëdha. Më duket seas që ekziston si opcion marrja e trashëgimit”.Qëndresa Hajdari nga OJQ “Gruaja Hyjnore” ka thënë se presioni vjen edhe nga familjet në rastse gratë vendosin ta ushtrojnë të drejtën e tyre për trashëgim. “Ato që janë në dijeni për këtë ligj,prap kanë presion nga familja me atë se nëse vajzat e marrin trashëgimin nga vëllau, atëherë atonuk kanë se pse të vijnë më në atë shtepi (të prindërve, apo vëllait si i thotë familja), me njëfarëmënyre dëbohen nga familja”.E përbashkëta e komuniteteve lidhur metrashëgimin e graveNë këtë kontekst, shkëputja e marrëdhënieve me anëtarët meshkuj të familjes për shkak të ushtrimittë së drejtës së trashëgimit nga trashëgimtaret femra mund të konsiderohet si përjashtim ngafamilja e origjinës, çka ende sot përbën rast të turpërimit sipas grave të intervistuara nga BIRN.Në një prononcim për KALLXO.com gjykatësi i rajonit të Prizrenit Xhemil Elshani ka shpjeguar sesi është përbrendësuar e drejta zakonore në çështjen e ndarjes së pasurisë.“Kam raste kur femrat janë deklaruar para vëllezërve se unë po i ofendoj kur u ofron të drejtëligjore, ngase për shkak të lidhjeve të tyre tradicionale nuk dëshirojnë t’

E drejta e trashëgimit E drejta e trashëgimit në Kosovë është garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Megjithatë, një pjesë e popullsisë së Kosovës ka funsionuar duke ndjekur traditën, që nënkupton ndarjen e pasurisë

Related Documents:

- E drejta zakonore, - E drejta e recituar romake, - E drejta kanonike, - E drejta mbretërore, - E drejta sendore, - E drejta penale, - Sistemi i dënimeve, - Organizimi i gjyqësisë. - Procedura gjyqësore, Literatura:

E drejta objektive u garanton qytetarëve të drejtat, caktuar me natyrë juridiko-civile siç janë: e drejta e pronës, e drejta për të hyrë në marrëdhënie kontraktuese, e drejta e trashëgimisë etj., ndërsa e drejta subjektive shfrytëzohet nga subjektet e së drejtës sepse buron nga e drejta objektive. I gjithë ky korpus

1 E Drejta Romake 6 2 E Drejta Private 5 3 Filozofia e Shtetit dhe e Së Drejtës (I II) 10 4 Komunikim Profesional dhe Akademik 10 . 9 E Drejta e Shoqerive Tregtare 6 10 Anglishtja e Biznesit 5 11 Pronësi Intelektuale 6 12 E Drejta Fiskale 6 13 E Drejta e Punes 6 14 E Drejte Biznesi 6

sendin konsiderohen e drejta e pronësisë, e drejta e servitutit, e drejta e hipotekës, e drejta e pengut, e drejta e ndërtimit dhe barrët sendore. Jo rrallë Prof.Dr.Iur. Haxhi Gashi, prof.ass, është profesor i të drejtës civile dhe Dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës.

dhe ushtrime në lëndët: E drejta civile, E drejta sendore, E drejta e shoqërive, Terminologjia juridike, E drejta e procedurës civile dhe ushtrime në lëndën E drejta romake. Numri semestrave në të cilët janë realizuar ligjeratat dhe ushtrimet përkatëse mund të shihet nga shtojca e këtij referati. 2. Skriptë interne nga .

E DREJTA TREGTARE (EKONOMIKE) 649 Znj. Meleqe Bexheti 5. E DREJTA E PUNËS 741 Dr.Sc. Znj.Mirlinda Batalli dhe SC. Z. Islam Pepaj 6. E DREJTA ADMINISTRATIVE - Konflikti Administrativ 767 Dr. Znj.Gjyljeta Mushkolaj 7. E DREJTA NDËRKOMBËTARE DHE EVROPIANE 805 PËR TË DREJTAT E NJERIUT. 1

El artículo El amor y el odio. Él pron. Personal Hablé con él. tu adj. Posesivo Me agrada tu perfume. tú pron. personal Lo que tú digas. de preposición La reunión de ayer. dé verbo dar Exijo que me dé una respuesta. mi adj. posesivo Mi mejor amigo. mi sustantivo Desafinó en el mi. mí pron. personal Lo hiciste por mí.

Architectural Graphic Standards , American Institute of Architects, Mar 30, 2007, Architecture, 1080 pages. Since 1932, the ten editions of Architectural Graphic Standards have been referred to as the "architect's bible." From site excavation to structures to roofs, this book is the. Basic construction blueprint reading , Mark W. Huth, 1980, Architecture, 131 pages. Discusses the use of .