Shkolla Jopublike Punoi: Buena Aziri

3y ago
60 Views
4 Downloads
1.33 MB
218 Pages
Last View : Today
Last Download : 2m ago
Upload by : Ronan Garica
Transcription

omip.cpitfulshqGramatika e gjuhës shqipewww.raShkolla jopublike“Mileniumi i tretë”Punoi: Buena Aziri

w.rapitfulshqip.comProjekt nga: Buena AziriKL. VII/3Mësimdhënësi: Agron GashiPrishtinë, 2009wwFonetika, Morfologjia, Sintaksa,Leksikologjia

Si ndahet gramatika e gjuhësshqipe?www.rapitfulshqip.com Gramatika e gjuhës shqipe ndahet në: Fonetikë; Leksikologji; Sintaksë; Morfologji;

wlstfupi.rawwomip.chqFonetika

FonetikaTingujt e gjuhës shqipewww.rapitfulshqip.com Gjuha shqipe ka 36 fonema, 7 fonemazanore: a, e, ë, i, o, u, y dhe 29 fonemabashkëtingëllore: b, c, ç, d, dh, f, g, gj,h, j, k, l, ll, m, n, nj, p, q, r, rr, s, sh, t, th, v,x, xh, z, zh.

Klasifikimi i zanorevewww.rapitfulshqip.com Zanoret e shqipes klasifikohen: Sipas vendit të ngritjes së gjuhës drejtqiellzës: të përparme, qendrore dhe tëprapme; Sipas shkallës së ngritjes së gjuhës drejtqiellzës: të hapura, gjysmë të hapura dhe tëmbyllura; Sipas pjesëmarrjes ose jo të buzëve: tëbuzorëzuara dhe të pabuzorëzuara.

Klasifikimi i bashkëtingëllorevewww.rapitfulshqip.com Bashkëtingëlloret e shqipes klasifikohen: Sipas mënyrës së formimit: mbylltore,shtegore, hundore, anësore dhe dridhëse; Sipas vendit të formimit: buzore, dhëmbore,alveolare, paraqiellzore, qiellzore; Sipas pjesëmarrjes së zërit dhe të zhurmës:të shurdhta ose të pazëshme dhe tëzëshme.

Diftongjet dhe grupet ezanorevewww.rapitfulshqip.com Dy zanore që shqiptohen si një rrokje evetme përbëjnë një diftong. Kur dy zanore që janë pranë njëratjetrës shqiptohen secila si një rrokjemë vete, ato përbëjnë një grup zanor.

Rrokjawww.rapitfulshqip.com Rrokja është një grup fonemashpërqendrimi rreth një zanoreje. Rrokjetjanë të hapura kur mbarojnë mezanore (u-ra) dhe të mbyllura kurmbarojnë me bashkëtingëllore (lis). Një grup bashkëtingëlloresh pa zanorenuk mund të formojë rrokje.

Intonacioniwww.rapitfulshqip.com Ngritjet dhe uljet e zërit gjatë të foluritquhen intonacione. Intonacioni mund të pësojëmodifikime edhe në varësi ngashprehja e emocioneve dhe endjenjave të gëzimit, zemërimit,admirimit, shpresës, dyshimit etj.

Theksi i fjalëswww.rapitfulshqip.com Shqiptimi i një rrokjeje të fjalës meforcë më të madhe se të tjerat quhettheks. Rrokja që shqiptohet me forcëmë të madhe quhet rrokje e theksuar,të tjerat quhen të patheksuara. Nëshqipen theksi mund të bjerë në njërënose në tjetrën rrokje të fjalës.

Theksi i fjalisëwww.rapitfulshqip.com Në gjuhën shqipe gjymtyra e fjalisë qëduhet vënë në dukje shqiptohet mëfuqishëm dhe me ton më të lartë. Në disa raste për të vënë në dukje njëfjalë që shpreh një emocion, përdoretnjë theks i dytë, i cili mund të bjerë nënjë rrokje tjetër të fjalës, jo në rrokjenqë bie theksi i fjalës:E mreku llueshme! E pabe sueshme!thërrisnin të pranishmit.

wlstfupi.rawwomip.chqFjalëformimi

FjalëformimiForma dhe kuptimi i fjalëswww.rapitfulshqip.com Fjala është njësia themelore e fjalisë. Të gjitha fjalët e një gjuhe përbëhen ngaforma dhe kuptimi. Forma është tërësia etingujve në të folur ose e shkronjave në tëshkruar që ndërton fjalën. Forma e fjalëslidhet me kuptimin e saj. Një pjesë e fjalës është e pandryshueshmedhe quhet temë e fjalës, tjetra është endryshueshme dhe quhet mbaresë e fjalës.

www.rapitfulshqip.com Fjala përbëhet nga tema dhembaresa. Tema është ajo pjesë e fjalës qëmbetet pasi heqim mbaresën. Njëteme mund t’i shtohen parashtesa oseprapashtesa. Në këtë rast ajo quhettemë fjalëformuese. Rrënja e fjalës bart kuptimin kryesor tëfjalës. Mbaresa jep veçoritë gramatikore tëfjalës.

Fjalët e parme dhe jo të parmewww.rapitfulshqip.com Fjalët në gjuhën shqipe janë të parme dhejo të parme. Fjala quhet e parme kur temaështë e njëjtë me rrënjën, p.sh., flutur-a,këng-a etj. Fjala quhet jo e parme kur ështëformuar me parashtesë ose prapashtesë,ose të dyja bashkë, si dhe me mënyra tëtjera. Fjalët jo të parme janë: të prejardhura(flutur-o-j), të përbëra (bukë pjekës) dhe tëpërngjitura (megjithatë).

Fjalët e përbërawww.rapitfulshqip.com Fjalët e përbëra janë të formuara ngady ose më shumë tema. Fjalët epërbëra mund të jenë:a) emra (frymëmarrje frymë marrje);b) mbiemra (flokëverdhë flokë verdhë);c) folje (buzëqesh buzë qesh);d) ndajfolje (duarkryq duar kryq);

Antonimet, sinonimet dhehomonimetwww.rapitfulshqip.com Antonimet janë fjalë, të cilat kanë kuptim tëkundërt me njëra-tjetrën:mëngjes – mbrëmje; Sinonimet janë fjalë, të cilat shkruhen ndryshe,por që kanë kuptim të njëjtë me njëra-tjetrën:i brengosur – i merakosur; Homonimet janë fjalë që shkruhen oseshqiptohen njësoj, por që kanë kuptim tëndryshëm:akrep (kafshë e vogël helmuese, e zezë) – akrep(shigjetëzat që rrotullohen në orë).

wlstfupi.rawwomip.chqLeksikologjia

Leksikologjiawww.rapitfulshqip.com Leksikologjia është pjesë e gjuhësisëqë studion fjalët e një gjuhe dhekuptimet e tyre. Fjala leksikologji vjennga greqishtja e vjetër: leksis fjalë,logos dije.

Fusha leksikorewww.rapitfulshqip.com Gjuha shqipe, ashtu si çdo gjuhë, ka njënumër të madh fjalësh. Disa prej këtyrefjalëve kanë më shumë se një kuptim.Tërësia e fjalëve të një gjuhe quhet leksik.Pra, leksiku është një lum i gjatë fjalësh, porai nuk është thjesht një listë fjalësh qëekziston në mendjen tonë. Ai është njësistem ku çdo fjalë ka vendin e vet dheështë gjithmonë në lidhje me fjalë të tjera. Çdo grup fjalësh që lidhen me njëra-tjetrënnëpërmjet kuptimit të veçantë që atoshprehin, përbëjnë një fushë leksikore.

wlstfupi.rawwomip.chqSintaksa

Sintaksawww.rapitfulshqip.com Sintaksa është pjesa e gramatikës qëstudion fjalët gjatë ligjërimit, rregullat ebashkimit të tyre në grupe fjalësh e nëfjali si dhe rolin që luajnë ato.

Përbërësit kryesorë të fjalisëww.rapitfulshqip.comDallohen dy grupe përbërëse të fjalisë:Grupi emëror (kryefjala);Grupi foljor (kallëzuesi);Grupi emëror tregon për personat për tëcilët flitet, kurse grupi foljor tregon çfarëthuhet për ta:Të gjithë fëmijët rrinin të qetë.IIGrup emëror Grup foljorw

Fjalia dhe përbërësit e sajwww.rapitfulshqip.com Fjalia është një grup fjalësh të lidhura nëmes vete sipas kuptimit dhe rregullavegramatikore të gjuhës. Fjalia kumton diçka.Në gjuhën e folur fjalitë karakterizohen nganjë intonacion ose vijë melodike e veçantë(zbritëse, ngjitëse etj.). Në gjuhën e shkruarato përcaktohen nga shenjat e pikësimit(pikë, pikëpyetje, pikëpresje, pikëçuditje). Një fjali mund të jetë e thjeshtë ose epërbërë. Fjalia është e thjeshtë kur ka vetëmnjë folje. Fjalia është e përbërë kur ka mëshumë se një folje.

Tipat e fjalive sipas llojit tëkumtimitwww.rapitfulshqip.com Sipas llojit të kumtimit fjalitë mund tëjenë: Dëftore; Pyetëse; Nxitëse; Dëshirore;

Fjalia dëftorewww.rapitfulshqip.com Fjalia dëftore shërben për të treguar diçka,për të dhënë një informacion rreth një fakti,rreth një vëzhgimi, një gjykimi, një opinioni. Fjalia dëftore, kur është e mëvetësishme,shqiptohet me një intonacion tregues. Tonizbret në fund të fjalisë. Ai ngrihet në fjalënqë mban theksin logjik, kur është i dukshëm. Fjalia dëftore ka foljen zakonisht në mënyrëndëftore, por mund ta ketë edhe në mënyrënlidhore, habitore e kushtore.

Fjalia pyetësewww.rapitfulshqip.com Fjalia pyetëse përdoret për të pyeturpër diçka që folësi nuk e di ose e dipjesërisht dhe pret prejbashkëbiseduesit një përgjigje. Këtofjali përdoren dendur në dialog, sepsebashkëbiseduesit për çdo pyetje qëbëjnë, presin një përgjigje. Dallohen tri lloje fjalish pyetëse: Fjali pyetëse tërësore; Fjali pyetëse të pjesshme; Fjali pyetëse retorike.

www.rapitfulshqip.com Fjalia është pyetëse tërësore, kurbashkëbiseduesi i përgjigjet pyetjes me po,jo ose me foljen e fjalisë pyetëse:- Ishe sot te mjeku?Po. (Isha.) Fjalia është pyetëse e pjesshme, kur folësi kanjohuri për atë që pyet, por ai do të mësojëmë shumë. Këtyre pyetjeve nuk u jepetpërgjigje me po ose jo, por me një ose disafjalë:- Ç’muaj është tani? – Janar. Fjalia është pyetëse retorike, kur folësi pyetpa pritur që të marrë përgjigje:- Ç’të presësh nga ti?

Fjalia nxitësewww.rapitfulshqip.com Fjalia nxitëse shërben për të nxitur dikëqë të zbatojë një urdhër, një këshillë,një sugjerim, një ftesë. Në fjalitë nxitëse foljet janë zakonishtnë mënyrën urdhërore, lidhore edëftore.

Fjalia dëshirorewww.rapitfulshqip.com Fjalia dëshirore shërben për të shprehurnjë dëshirë, një urim, një mallkim. Fjaliadëshirore mund të shprehë edhedëshirën që të mos ndodhë diçka. Fjalitë dëshirore e kanë foljen nëmënyrën dëshirore dhe në mënyrënlidhore. Në fund të fjalive dëshirore vihetpikëçuditje.

Format e fjalisëwww.rapitfulshqip.com Fjalitë dëftore, pyetëse, nxitëse dhedëshirore mund të paraqiten në shumëforma: veprore ose pësore, pohore osemohore dhe thirrmore.

www.rapitfulshqip.com Fjalia është në formën veprore, kurfolja e saj është e formës veprore dheështë në formën pësore, kur folja e sajështë e formës joveprore (ose pësore). Në formën mohore të fjalisë mohohetnjë pohim. Pra, fjalia e formës pohorepëson një shndërrim mohor. Fjalitë bëhen thirrmore kur shoqërohenme një ndjenjë të fortë kënaqësie,habie, frike, zemërimi etj.

Gjymtyrët kryesorë të fjalisëwww.rapitfulshqip.com Gjymtyrët kryesorë të fjalisë janë: Kryefjala; Kallëzuesi;

Kryefjalawww.rapitfulshqip.com Kryefjala është gjymtyrë kryesore efjalisë. Ajo gjendet me pyetjet: cili?,cila?, cilët? dhe kush?. Ajo tregon njëa më shumë frymore apo sende.Kryefjala zakonisht qëndron para foljes.

Me se shprehet kryefjala?www.rapitfulshqip.com Kryefjala shprehet me:a) emër në rasën emërore, të shquar etë pashquar, në numrin njëjës eshumës:Dritani u lag nga shiu. (kush?)b) përemër (dëftor, të pacaktuar,lidhor, vetor të çdo vete a numri):Ajo më kërkoi një trëndafil të kuq.

www.rapitfulshqip.comc) numëror:Të dy filluam të ecnim duke çaluar nëkorridor.d) grup emëror:Yt vëlla të la vetëm.

Kallëzuesori i kryefjalëswww.rapitfulshqip.com Kryefjala mund të marrë njëkallëzuesor.Shqiponja është simboli ynë kombëtar. Kallëzuesori i kryefjalës tregon një cilësitë personit apo sendit që shënohetnga kryefjala.

Kallëzuesiwww.rapitfulshqip.com Kallëzuesi është gjymtyra kryesore efjalisë, që tregon një veprim apogjendje të kryefjalës. Ai gjendet mepyetjet: ç’bën?, ç’ është?. Kryefjaladhe kallëzuesi janë të lidhur ngusht menjëri-tjetrin. Kështu, po të ndryshojëkryefjala, ndryshon edhe kallëzuesi.Kallëzuesi përshtatet me kryefjalën nënumër dhe në vetë. Kallëzuesizakonisht qëndron pas kryefjalës.

Llojet e kallëzuesitwww.rapitfulshqip.com Llojet e kallëzuesit janë: Kallëzuesi foljor i thjeshtë (një folje):Ti më munde. Kallëzuesi foljor i përbërë (dy e më shumëfolje):Po djali sa zinte të recitonte , harrontevjershën. Kallëzuesi emëror (jam emër, mbiemër,përemër, numëror):Dy prej luanëve ishin meshkuj.

Gjymtyrët e dytawww.rapitfulshqip.com Gjymtyrët e dyta (apo plotësit e fjalisë)janë: Rrethanori; Kundrinori; Përcaktori;

Rrethanoriwww.rapitfulshqip.com Rrethanori është gjymtyrë e dytë efjalisë. Ai tregon rrethanat e kryerjes sëveprimit, si: kohë, vend, mënyrë,shkak, sasi, qëllim. Ai në fjali gjendetme pyetje të ndryshme: kur?, ku?, si?,pse?, sa?, përse?. Rrethanori gatigjithmonë qëndron pas foljes osekallëzuesit, por ai shpesh del edhepara foljes ose kallëzuesit.

Rrethanori i kohëswww.rapitfulshqip.com Rrethanori i kohës tregon kohën ekryerjes së veprimit. Rrethanori i kohëslëviz lirshëm në fjali. Ai gjendet mepyetjen: kur?:Mbrëmë shkuam në kinema.

Me se shprehet rrethanori i kohës?www.rapitfulshqip.com Rrethanori i koës shprehet me:a) emër me e pa parafjalë:Ndeshja finale do të zhvillohet tëmërkurën.b) grup emëror:Ndeshja finale u zhvillua para një jave.

www.rapitfulshqip.comc) ndajfolje ose shprehje ndajfoljore:Ndeshja finale u zhvillua dje.d) formë të pashtjelluar:Me të zbardhur fëmijët u nisën nëekskursion.

Rrethanori i venditwww.rapitfulshqip.com Rrethanori i vendit tregon vendin ekryerjes së veprimit. Ai lëviz lirshëm nëfjali. Rrethanori i vendit gjendet mepyetjen: ku?:Ata shkuan në shkollë.

Me se shprehet rrethanori i vendit?www.rapitfulshqip.com Rrethanori i vendit shprehet me:a) emër me parafjalë:Librat i mbaj në bibliotekë. (ku?)b) grup emëror:Jam nisur për në Galerinë e Arteve. (për ku?)c) ndajfolje:Zhurma dëgjohej sipër. (ku?)

Rrethanori i mënyrëswww.rapitfulshqip.com Rrethanori i mënyrës tregon mënyrën ekryerjes së veprimit. Ai lëviz lirshëm nëfjali. Rrethanori i mënyrës gjendet mepyetjen: si?:Ajo këndon bukur.

Me se shprehet rrethanori imënyrës?www.rapitfulshqip.com Rrethanori i mënyrës shprehet me:a) një ndajfolje ose shprehje ndajfoljore (meemër në rasën kallëzore):Dëbora mbulonte shpejt e shpejt (si?) çdogjë.b) një grup emëror:Një flutur po thithte me ëndje të madhe (si?)nektarin e luleve.c) një formë të pashtjelluar:Djemtë ecnin me nxitim pa parë (si?) rrugën.

Rrethanori i shkakutwww.rapitfulshqip.com Rrethanori i shkakut tregon një shkakqë sjell një pasojë të caktuar. Ai varetnga kallëzuesi, por ndonjëherë edheme emër ose mbiemër. Rrethanori ishkakut zë vend pas gjymtyrës ngavaret. Ai gjendet me pyetjen: pse?:Ajo shkoi te mjeku, sepse ishte esëmurë.

Me se shprehet rrethanori i shkakut?www.rapitfulshqip.com Rrethanori i shkakut shprehet me:a) ndajfolje:Pse ke bërë gjithë këto gabime nëdiktim, Dritan?b) emër me parafjalë:- I kam bërë nga nxitimi, mësuese.

www.rapitfulshqip.comc) grup emëror:Rezultatet i ke të ulëta për shkak tëmungesave.d) përcjellore:Duke mos u mjekuar me kohë,sëmundja iu rëndua.

Rrethanori i sasisëwww.rapitfulshqip.com Rrethanori i sasisë tregon sasi.Ai gjendet me pyetjen: sa?:Ata morën pak libra.

Me se shprehet rrethanori i sasisë?www.rapitfulshqip.com Rrethanori i sasisë shprehet me:a) një ndajfolje ose shprehjendajfoljore:Mbrëmë ajo hëngri pak.b) një grup emëror ku bërthamatregon një njësi matjeje dhe kapërpara zakonisht një numëror:Nëna bleu 5 kg mollë.

Rrethanori i qëllimitwww.rapitfulshqip.com Rrethanori i qëllimit tregon qëllimin ekryerjes së veprimit. Ai varet ngakallëzuesi. Rrethanori i qëllimit zë vendpas gjymtyrës nga varet. Ai gjendetme pyetjen: përse?:Ai shkoi për të luajtur.

Me se shprehet rrethanori i qëllimit?www.rapitfulshqip.com Rrethanori i qëllimit shprehet me:a) ndajfolje:Përse ke ardhur deri këtu?b) emër me parafjalë:Djemtë kanë ardhur këtu për punë.

www.rapitfulshqip.comc) grup emëror:Prindërit përpiqen për të mirën efëmijëve të tyre.d) paskajore:Ajo ka shkuar në Amerikë për t’uspecializuar.

Kundrinoriwww.rapitfulshqip.com Kundrinori është gjymtyrë e dytë efjalisë. Ai zakonisht varet nga folja dhetregon mbi kë (cilin) bie veprimi ishprehur prej saj. Ai vihet në atë rasëqë kërkon gjymtyra prej së cilës varet. Sipas kuptimit dhe formës së shprehjes,kundrinori është i drejtë dhe i zhdrejtë.

Llojet e kundrinoritwww.rapitfulshqip.com Llojet e kundrinorit janë: I drejtë; I zhdrejtë:me parafjalë;pa parafjalë;

Kundrinori i drejtëwww.rapitfulshqip.com Kundrinori i drejtë është gjymtyrë edytë e fjalisë që shënon objektin tek icili kalon veprimi i shprehur nga folja.Objekti mund të jetë frymor osejofrymor. Kundrinori i drejtë u përgjigjet pyetjeve:kë?, cilin?, cilën?, çfarë?.

ww.rapitfulshqip.com Kundrinori i drejtë është një grupemëror (i shprehur me një emër, njëpëremër ose një emër dhe njëpërcaktor) në rasën kallëzore paparafjalë dhe që lidhet me një folje tëformës veprore:wEra e marrë tundte rrapin e moçëm tëJubinës.

www.rapitfulshqip.com Në qoftë se fjalinë veprore mekundrinor të drejtë e shndërrojmë nëfjali pësore, kundrinori i drejtë bëhetkryefjalë e foljes në formën pësore,kurse kryefjala, kundrinor me parafjalë:Era e malit e shpërndante këngëngjithandej.Kënga shpërndahej nga era e malitgjithandej.

Me se shprehet kundrinori i drejtë?www.rapitfulshqip.com Kundrinori i drejtë shprehet:a) me emër (zakonisht të shquar) nërasën kallëzore:E ndoqe ndeshjen mbrëmë?b) me përemër:E shoh atë, të shoh edhe ty.

www.rapitfulshqip.comc) me grup emëror:Vizitova liqenin e Prespës vitin e kaluar.d) me trajtë të shkurtër të përemritvetor:Do ta njoftoj vetë Arbrin për orarin endeshjes.

Kallëzuesori i kundrinorit të drejtëwww.rapitfulshqip.com Kundrinori i drejtë mund të marrë njëkallëzuesor.Beni i mbante pantallonat të ngushta. Kallëzuesori i kundrinorit të drejtëshërben për të treguar një cilësi oseveçori të qenies a të sendit të treguarnga kundrinori i drejtë.

Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalëwww.rapitfulshqip.com Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë ka lidhje tëdrejtpërdrejtë me foljen dhe përdoretgjithmonë i shoqëruar me trajtë të shkurtërtë përemrit vetor. Mund të marrin kundrinortë zhdrejtë foljet kalimtare dhe jokalimtare,veprore dhe joveprore. Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë u përgjigjetpyetjeve:kujt?, cilit?, cilës?, cilëve?, cilave?.

www.rapitfulshqip.com Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë ështënjë grup emëror (i shprehur me njëemër, një përemër ose me një emërdhe një përcaktor) në rasën dhanore,që shoqërohet gjithnjë nga një trajtë eshkurtër e përemrit vetor në rasëndhanore.

tfulshqip.com Ai ndërtohet gjithmonë paparafjalë dhe tregon sende oseqenie mbi të cilat bie veprimi ishprehur nga folja.www.rapi Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë luanrol të rëndësishëm, është plotëskryesor. Ai nuk është i lidhur me foljenaq sa kundrinori i drejtë.

Me se shprehet kundrinori i zhdrejtëpa parafjalë?www.rapitfulshqip.com Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalëshprehet:a) me emër në rasën dhanore:Fëmijëve (cilëve?) u ishte shtuargëzimi.b) me përemër:Ty (kujt?) të erdhën shumë shokë përditëlindje.

www.rapitfulshqip.comc) me grup emëror:Shoqes së klasës sonë (kujt?-) i dhanëçmimin e parë në konkurs. Vendi i kundrinorit të zhdrejtë papatafjalë është zakonisht pas foljes. Porai mund të zërë lirisht pozicione tëndryshme në fjali.

Kundrinori i zhdrejtë me parafjalëwww.rapitfulshqip.com Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë ka njëpërdorim më të gjerë e të larmishëm sesakundrinori i zhdrejtë pa parafjalë. Ai varetkryesisht nga folja, por edhe nga pjesë tëndryshme të ligjëratës. Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë i përgjigjetpyetjeve:për kë?, me se?, nga kush?, prej kujt?,ngase?.

www.rapitfulshqip.com Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë është njëgrup emëror (i shprehur me një emër, njëpëremër ose me një emër dhe njëpërcaktor) në rasën emërore, kallëzore oserrjedhore, i paraprirë gjithmonë nga njëparafjalë:Ju e fituat ndeshjen me lojën tuaj. Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë plotësonmë mirë kuptimin e foljes dhe të fjalisë, pornuk është plotës kryesor, sepse folja në fjalimund të përdoret edhe pa të.

www.rapitfulshqip.com Parafjalët kryesore me të cilat ndërtohetkundrinori i zhdrejtë me parafjalë, janë: nga,te, me, për, pa, mbi, nën, kundër ;shprehjet parafjalore – bashkë me, me anëtë, në lidhje me . Kundrinori i zhdrejtë meparafjalë, i ndërtuar nga një emër ose njëemër dhe një përcaktor, mund tëzëvendësohet nga një përemër. Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë dallohetnga dy kundrinorët e tjerë, sepse ndërtohetgjithmonë me parafjalë.

Me se shprehet kundrinori i zhdrejtëme parafjalë?www.rapitfulshqip.com Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë shprehet:a) me emër:Më doli gjumi nga bubullima. (nga cila?)b) me përemër:Lajmi thoshte se mbi ta rëndonin shumëakuza. (mbi cilët?) Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë shprehetnë rasën emërore, kallëzore dhe rrjedhoreme parafjalë.

Përcaktoriwww.rapitfulshqip.com Fjalët që saktësojnë, sqarojnë,përcaktojnë emrin bërthamë me tëcilin lidhen, quhen përcaktorë. Emri nërasën gjinore të shquar ështëgjithmonë në funksionin e përcaktorit.Ai shprehet me: emër, mbiemër dhepëremër.

Llojet e përcaktoritwww.rapitfulshqip.com Llojet e përcaktorit janë: Me përshtatje, i cili shërben për tëpërcaktuar cilësinë e emrit bërthamë; Me drejtim, i cili shërben për tëtreguar një tipar të emrit qëpërcakton; Me bashkim; Me ndajshti

Gramatika e gjuhës shqipe Shkolla jopublike “Mileniumi i tretë” Punoi: Buena Aziri. www.rapitfulshqip.com

Related Documents:

de repente suddenly Unidad 4: Buena salud, buena vida . Using the Preterite and Imperfect to Tell a Story Target Structures Buena salud, buena vida una sonrisa a smile un orfanato an orphanage los niños del orfan

1) Improve the safety and security of Yerba Buena; 2) Increase cleanliness and expand the beauty of the Yerba Buena Gardens with greening activities throughout the District; 3) Define and brand Yerba Buena to increase visitors, business, community recognition while helping people effectively navigate the neighborhood;

mark YERBA BUENA. 12. Opposer's YERBA BUENA marks are distinctive for Opposer's goods and services as evidenced by Opposer's continuous use of the mark in commerce in connection with a wide variety of goods. 13. Opposer has priority rights in the YERBA BUENA mark and its rights are senior to Applicant's rights to the mark, if it has any .

Buena Park Today is an official publication presenting news about the City Please send comments or questions to: city@buenapark.com City of Buena Park, 6650 Beach Blvd., Buena Park, CA 90622 Attn: City Manager's Office or contact the City at (714) 562-3550 3 Find us at Follow us at Watch us on Social icon Circle Only use blue and/or white.

Buena ortografía sin esfuerzo. www.boiraeditorial.com . 3. Estructura de la guía didáctica: En esta guía didáctica, se ofrecen unas pautas para facilitar el uso del cuaderno del alumnado “Buena ortografía sin esfuerzo”. Dichas pautas siguen la estructura que se detalla a continuación para cada página del cuaderno: Objetivo

12 - Buena ortografía sin esfuerzo para docentes Diez ideas básicas. A continuación exponemos diez ideas que nos parecen de gran importancia ya que resumen buena parte de los principios educativos en los que nos basamos. Todas ellas las relacionamos con la ortografía, aunque su ámbito es mucho más amplio.

Buena ortografía sin esfuerzo. Diez ideas básicas. A continuación exponemos diez ideas que nos parecen de gran importancia ya que resumen buena parte de los principios educativos en que nos basamos. Todas ellas las relacionamos con la ortografía, aunque su ámbito es mucho más amplio.

astrology, the explanation was: “ that is the study of occult influence of stars, planets etc. on human affairs”. There was no significant difference in responses between the two conditions (INRA, 1993). However, in most European languages the suffix „ology‟, „ologie‟, „ologia‟ connotes an academic field of study. This may be enough to encourage respondents to think that .