Polis NR 14/2015 - UET

2y ago
46 Views
2 Downloads
1.33 MB
85 Pages
Last View : 14d ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Joao Adcock
Transcription

polisNR 14/2015Revistë Shkencore e Fakultetit të shkencave socialeISSN 2223-8174Bordi EditorialProf. Dr. Ferit Duka, Universiteti Europian i Tiranës (UET) - DrejtorProf. Dr. Romeo Gurakuqi, Universiteti Europian i Tiranës (UET) - AnëtarDr. Blendi Kajsiu, University of Antioquia, Colombia - AnëtarProfessor John Parrish Sprowl, Indiana University School of Liberal Arts - AnëtarProf.Asoc. Dr. Bashkim Gjergji, Universiteti i Tiranes – AnëtarDr. Nathaniel Copsey, Aston University, Britani e Madhe – AnëtarKryeredaktoreDr. Belina BudiniRedaktorë shkencorëProf. Dr. Tonin Gjuraj, Universiteti Europian i Tiranës (UET) – AnëtarProf. Dr. Aleksandër Dhima, Universiteti Europian i Tiranës (UET)Dr. Valbona Nathanaili, drejtore UET PressDr. Irena MyzeqariRedaktore gjuhësoreMarsilda NdiniArti grafikBesnik FrashniBotim i fakultetit të shkencave socialeUNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANËS / TIRANËBulevardi “Gjergj Fishta”, Nd. 70, H1, Tiranë, Albaniawww.uet.edu.al / info@uet.edu.al

përmbajtjaEditorialKulturë vs politikë 5Dr. Belina BudiniPolarizim pa radikalizim: Radikalizmi politik në Shqipëri, qasje krahasimore 10PhD. Blendi KajsiuBotime të kolanës “Revista shkencore”. 2015 UET Press. Të gjitha të drejtat të rezervuara.Asnjë pjesë e këtij botimi, mbrojtur nga ligji nr. 9380, dt. 28.04.2005 i Shtetit Shqiptar “Për të drejtat e autorit dhe të drejtatë tjera lidhur me të”, nuk mund të riprodhohet, ruhet, transmetohet a përdoret me asnjë formë a mjet grafik, elektronikapo mekanik, përfshirë por jo kufizuar fotokopje, skanime, digjitalizim, rrjet web apo sisteme të tjerë, pa lejen me shkrimtë botuesit.Redaksia nuk mban përgjegjësi për sa autorët kanë shprehur në shkrimet e tyre.Roli i Marrëdhënieve Publike Politike në promovimin e Qeverisë Shqiptare 86PhD. Lorena LiçenjiUniversiteti Europian i TiranësShtëpia Botuese Universitare “UET Press”Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, Nd.70, H.1, Kodi Postar 1023, Tiranë, Shqipëri.Evolucioni i konflikteve dhe paradigma e re e gjeneratave të luftës 96Prof. Dr. Kristaq tpressRevista është kataloguar në datën e publikimit pranë Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe Bibliotekës së UniversitetitEuropian të Tiranës.“UET Press” është pjesë eUniversitetit Europian të Tiranës.Ndërveprimi konjitiv i medias me politikën në realitetin kulturor shqiptar 55Prof. Dr. Aleksandër DhimaPolitikat kulturore dhe studimet folklorike në Shqipërinë komuniste 68PhD Corina Iosif Sĭrbu, PhD Inis ShkreliPunimet e paraqitura shprehin mendimet dhe qëndrimin personal të autorëve.Shtëpia Botuese UniversitareLigjërimi “i pakohë” i anormalitetit shqiptar në revistën Time (1923-2013) 34Dr. Belina BudiniOpinioni Publik dhe spiralja e heshtjes 104Prof. Elisabeth Noelle-NeumannTiranë, 2015.Përktheu për POLIS: Dr. Belina BudiniPërcaktuesit e politikës së jashtme tradicionale turke 117Dokt. Blendi Lamipolis / Nr. 14, 20153

EseKulturë kombëtare, kulturë universale! 129Bashkim ShehuNe, të tjerët dhe krejt të tjerët 134Gilman BakalliRecencëRecencë e tekstit të Giovanna Cosenza: “Hyrje në semiotikën emediave të reja”, shtëpia botuese Laterza, Romë, 2014 140Albana Nexhipi, MscRecencë e monografisë së Prof. Dr. Fatos Tarifa: “Hakmarrjaështë imja; Morfologjia sociale dhe Gramatika moralee Gjakmarrjes” Tiranë: Onufri, 2014 149Prof. Dr. Aleksandër DhimaAbstracts 1554polis / Nr. 14, 2015EditorialKULTURË vs POLITIKËDr. Belina BudiniKryeredaktoreÇështjet e trajtuara në këtë numër të 14-të të revistës POLIS, që i takon vitit2015, ndajnë mjaft të përbashkëta tematike për sa i përket pikëprerjevekulturore dhe politike, edhe pse nuk janë produkt i një konference apo simpoziumishkencor të posatshëm me këtë temë. Të trajtuara shpesh të ndara, në studimetshqiptare, çështjet e kulturës dhe të politikës paraqiten shpesh të ndërthururadhe kjo ka qenë edhe linja editorial e këtij numri të revistës me titull “Kulturë vsPolitikë”. Punimet e këtij numri marrin në shqyrtim problematika të lidhura mekulturën dhe politikën si fusha studimore, pa i konsideruar ato domosdoshmërishtsi dikotomotike. Duke nisur që nga artikulli i parë i këtij numri, një kontributorigjinal mbi kulturën e polarizimit politik në Shqipëri, dhe mungesën e kulturëssë radikalizmit politik.Më konkretisht, në punimin e tij, me titull “Polarizim pa radikalizim:Radikalizmi politik në Shqipëri, qasje krahasimore”, Blendi Kajsiu, pedagog dheeksponent i rëndësishëm i shoqërisë civile në vendin tonë, merr në studim njëdukuri pak të analizuar siç është radikalizmi politik në Shqipëri, nga një qasjekrahasuese me vende të tjera të rajonit. Autori, aktualisht lektor në University ofAntioquia, pohon se radikalizmi i lëvizjeve sociale në Shqipëri shfaqet në formajashtëzakonisht sporadike ose të përkohshme. Sipas Kajsiut, ekzistojnë dy faktorëtë ndërvarur të cilët shpjegojnë mungesën e radikalizmit politik në Shqipëri. Faktorii parë lidhet me përvojën traumatike që shqiptarët përjetuan në komunizëm dhepërmasën e lartë të delegjitimit të ligjërimeve majtiste apo atyre nacionaliste, nëdallim nga vende të tjera të rajonit si Turqia apo Greqia. Së dyti, skena shumë epolis / Nr. 14, 20155

bipolarizuar politike që e ka ndarë shoqërinë shqiptare në dy kampe antagoniste:partia Socialiste kundër partisë Demokratike. Në të dhënat dhe analizat e mëpasme,Kajsiu vëren se niveli i këtij bila-polarizimi gjatë 20 viteve të fundit ka qenë më ilarti në të gjithë rajonin, faktor tjetër ky, që e ndan Shqipërinë nga vendet e tjerapostkomuniste dhe që shpjegon mungesën e partive ekstreme ose lëvizjeve sociale.Për të vërtetuar se si eksperienca komuniste dhe bipolarizimi janë kombinuar përtë minimizuar ekstremizmin politik, autori ka marrë si rast studimi protestat eNëntorit 2013, duke pohuar se ato përbëjnë një shembull të një radikalizimi tësuksesshëm por të limituar social.Në punimin tim (Belina Budini), me titull “Ligjërimi“ “i pakohë” i anormalitetitshqiptar në revistën Time (1923-2013), kam trajtuar nga një optikë gjithashtukrahasimore, por ndërmjet periudhash të ndryshme historike, mënyrën eparaqitjes së Shqipërisë nga mediat e huaja. Nga krahasimi ka qenë e mundurtë përftohet një linjë vijimësie për sa i përket mënyrës së të ndërtuarit dhe tëparaqiturit të Shqipërisë për një trajektore kohore të gjatë, që nga viti 1923 dhederi sot. Në analizën time, kjo vijimësi konfirmon jo vetëm ekzistencën e njëShqipërie të paraqitur njëlloj, për sytë e audiencave të huaja, por edhe ngulitjene një forme të ndërtuari dhe të paraqituri të saj. Pamja e krijuar është ajo enjë vendi përherë të trazuar dhe anormal, pavarësisht nëse flasim për periudhahistorike me tipare thelbësisht të ndryshme. Nga një këndvështrim krahasuessipas periudhave kohore, vihet re se ligjërimi i anormalitetit shqiptar, i vendosurqë në vitet 1920, gjatë formësimit të shtetit të ri shqiptar, është thelluar mëtej gjatë periudhës së regjimit komunist, duke u ricikluar edhe pas viteve ’90.Paraqitjet kanë qenë gjithë herët të përqendruara tek çështje të lidhura measpekte politike më tepër sesa kulturore.Profesor Aleksandër Dhima në artikullin e tij me titull “Ndërveprimi konjitiv imedias me politikën në realitetin kulturor shqiptar” bën një introspektim të mjedisevemediatiko-politike në Shqipëri, nga pikëprerje të lidhura me antropologjinë ekomunikimit. Koncepti i përdorur, ai i organizimit konjitiv të ngjarjeve politikedhe atyre mediatike, është jo vetëm interesant, por edhe i rëndësishëm përstudimet e marrëdhënieve të tyre. Në artikull evidentohen elementët kryesorëqë kanë ndikuar në realitetin shqiptar si brishtësia e procesit demokratik gjatëperiudhës së tranzicionit, mendësia se “politika është profesioni më i lehtë për t’uushtruar” si edhe faktorë të traditës shqiptare që gjenerojnë efekte autoritare dhepasoja afatgjata mbi treguesit mediatikë dhe politikë.Në artikullin me titull “Politikat kulturore dhe studimet folkloriste në Shqipërinëkomuniste”, bashkë-autoret Corina Iosif Sirbu dhe Inis Shkreli sjellin një kontributtë përbashkët nga një qasje gjithashtu antropologjike, duke u ndalur tek periudhakomuniste për të vrojtuar dukurinë e instrumentalizmit nga ideologjia e studimevefolkloriste shqiptare. Sipas punimit, mënyra se si janë perceptuar dhe strukturuarveçanërisht librat e folklorit muzikor theksojnë karakteristikat e “folklorit” si6polis / Nr. 14, 2015një strukturë e ideologjisë politike. Autoret kanë përdorur një regjistër të gjerënë vështrimin e tyre, duke kërkuar për elementë të politikave kulturore në lidhjeme folklorin gjatë periudhës komuniste, edhe në dispensat e kohës. Hartuesit ekëtyre politikave, sipas artikullit e shndërruan në njëlloj shkence kombëtare dhembartëse të detyrave ideologjike në folklorin shqiptar, duke nisur nga zakonet,ritualet, mitologjitë, rapsoditë, lirikat erotike, këngët historike, melodi të ndryshme(orkestrinat popullore - kabatë, fyejt).Në artikullin me titull “Roli i Marrëdhënieve Publike Politike në promovimine Qeverisë Shqiptare”, autorja Lorena Liçenji merr në shqyrtim teknikat dheinstrumentet e marrëdhënieve publike të qeverisë shqiptare si përpjekje jo vetëmpër të përcjellë një imazh sa më pozitiv të Qeverisë brenda territorit shqiptar, poredhe përtej kufijve. Punimi merr përsipër të verifikojë hipotezën se aplikimi istrategjive dhe teknikave të marrëdhënieve publike, falë pasqyrimit të favorshëmmediatik, ndikon pozitivisht në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë. Më ngaafër janë shqyrtuar aspektet komunikative të aplikuara nga Kryeministri Shqiptargjatë programeve televizive të stacioneve të huaja në të cilat ai ka qenë i ftuargjatë vitit 2014-2015, të tilla si “Conflict Zone”, “Agora”, “Francë 24”, “InvasioniBarbariche”. Licenji del përmes interpretimeve të saj në përfundimin se, nëpërmjetstrategjive efikase të marrëdhënieve publike politike, qeveria shqiptare ka siguruarnjë nivel të lartë pasqyrimi mediatik, duke përforcuar reputacionin e saj në arenënndërkombëtare.Në artikullin me titull “Evolucioni i konflikteve dhe paradigma e re e gjeneratave tëluftës”, profesor Kristaq Xharo prezanton debatet aktuale në studimet e konfliktitdhe të sigurisë, duke përshkruar paradigmën për përballjen me gjeneratën e retë luftës, të ashtuquajturën G4L. Duke u mbështetur në debatet bashkëkohore,autori shpjegon se kjo paradigmë kërkon zhvendosjen e vëmendjes nga ligjërimii luftës vetëm ndërmjet shteteve, për të llogaritur aktorët jo-shtetërore, të cilëtduket se i japin tonet konflikteve të botës së sotme. Ndërsa aktorët jo nacionalë- përfshirë grupet terroriste, sikurse kanë dëshmuar edhe ngjarjet më të funditmbeten aktive, autori konstaton se në këtë situatë edhe vendi ynë nuk është iimunizuar në mundësinë e përballjes me format dhe metodat që shfaqet G4L, simundësia dominuese e natyrës së re të konflikteve. Sipas tij, strukturat e sigurisëjanë ende të formatuara sipas konceptit të përballjes dhe fitores në gjeneratën ederitanishme, atë të përballjes shtet më shtet.Teoria e spirales së heshtjes nga Elisabeth Noelle-Neumann vjen e përkthyernë shqip për herë të parë, në këtë numër përmbledhës të POLIS 14, me titullin“Opinioni Publik dhe spiralja e heshtjes”. Si një prej ligjësive më tërheqëse të opinionitpublik, propozuar nga profesoresha e komunikimit Noelle-Neumann, me përvojë30 vjeçare me sondazhet e opinionit publik, teoria e “spirales së heshtur” shpjegonrritjen dhe përhapjen e opinionit publik, duke iu referuar presionit në rritje qëndiejnë njerëzit për të fshehur pikëpamjet e tyre, kur mendojnë se janë në pakicë.polis / Nr. 14, 20157

Materiali i përkthyer për revistën POLIS, është shkëputur nga libri “A first Look atCommunication Theory” me autor Em Griffin, botimi i 7-të. Duke qenë se tekstime të njëjtin titull në gjuhën shqipe, “Vështrim i parë mbi teorinë e komunikimit”,botimi i nëntë, nuk e përfshin këtë teori, Spiralja e heshtur vjen kësisoj për herë tëparë me numrin 14-të, të POLIS në gjuhën shqipe, për studiuesit dhe studentëte interesuar. Kjo qasje mund të gjejë aplikim të vlefshëm edhe në analizimine dukurive të komunikimit politik, të opinionit publik si edhe atyre politike esociologjike në tërësi, në kontekstin e Shqipërisë si një vend ku heshtja merrshpesh formën e spirales, duke rezervuar surpriza për politikanët, mediat dhe vetëpublikun.Në artikullin me titull, “Përcaktuesit e politikës së jashtme tradicionale turke”,doktoranti Blendi Lami shtjellon përcaktuesit e politikës së jashtme tradicionaleturke, duke u fokusuar në operacionalizimin e dy koncepte thelbësore që shpjegojnëpolitikën tradicionale të jashtme turke: status quo-ja dhe perëndimorizimi. Përveçaspekteve të lidhura drejtpërdrejt me rastin e marrë në shqyrtim, atë të Turqisë,artikulli trajton edhe pozicionimin gjeopolitik turk përkundrejt rajonit dhe mëgjerë nga kontesti rajonal dhe global. Sipas autorit, ky qëndrim gjeostrategjik ështëkonsideruar me qëllim të ruajtjes së status quo-së dhe ndjekjes së një paradigmestatike.Në esenë me titull “Kulturë kombëtare, kulturë universale”, shkrimtari i njohurBashkim Shehu trajton konceptet e kulturës kombëtare dhe universale, dukevënë përballë skemat e kërkimit empirik dhe të shkencave sociale, me kuptiminkantian: iluminist dhe individualist. Ky kuptim i fundit, sipas autorit na shpie tekideja e një kulture universale, që e trupëzon edhe atë kombëtare. Duke iu referuarGëtes, autori i kësaj eseje pohon se në Letërsinë Kombëtare bëjnë pjesë edhevepra autorësh të huaj, dhe se një antologji e letërsisë kombëtare duhet të përfshijëedhe kryevepra të përkthyera botërore, nga “Hamleti” apo “Don Kishoti” i parëtë përkthyer prej Nolit, deri te “Don Kishoti” i dytë i përkthyer prej Petro Zhejit,duke përfshirë këtu edhe punën e përkthyesve më të rinj. Argumentet e qasjeshumaniste të autorit të kësaj eseje kanë si pikënisje një kritikë ndaj konceptimitetnicist të kulturës, që përbën pjesën e parë të shkrimit. Ky konceptim i “një tëhuaji”, sipas tij, “me vështrimin mbërthyer në të kaluarën, mohon individin dhe,tek e fundit, kreativitetin. I vetmi krijim [brenda kësaj qasjeje] është një identitetbunker, një identitet burg”.Po kështu, në një reflektim mbi tjetrin me titull “Ne, të tjerët dhe krejt të tjerët”,kolegu Gilman Bakalli përqendrohet tek marrëdhënia e individit me grupin.Autori niset nga natyra njerëzore kur pohon se për shkak të saj, disa probleme iperceptojmë fare mirë, ndaj të tjerave jemi indiferentë, sepse nuk na përkasin dhenuk i konsiderojmë si “problemet tona”. Ai merr si shembull reagimet e disa grupevesociale shqiptare në facebook ndaj ngjarjeve tragjike në Francë në nëntor 2015, tëcilat, sipas tij, ishin shumë më të forta emocionalisht në krahasim me sulmet e8polis / Nr. 14, 2015vazhdueshme ndaj civilëve në Siri. Punimi në tërësi i vë synim vetes të kuptojëmë shumë në lidhje me mënyrën e diferencuar perceptuale, dhe ndjeshmërinë eanëtarëve brenda grupeve dhe të grupeve të ndryshme sociale në raport me njëritjetrin.Së fundmi, recensat e këtij numri mbajnë përkatësisht autorësinë e AleksandërDhimës dhe të Albana Nexhipit. Në punimin e saj me titull “Mekanizma tëleximit semiotik të mediave të reja”, Nexhipi merr në shqyrtim mediat e reja, dukeu mbështetur në tekstin “Hyrje në semiotikën e mediave të reja”, në gjuhën italiane,botim i vitit 2014, me autore Giovanna Cosenza, të shtëpisë botuese Laterza, Romë.Ndërsa profesor Dhima sjell në recencën e tij vlerësimin për botimin e profesorTarifës me titull “Hakmarrja është imja; Morfologjia sociale dhe Gramatika moralee Gjakmarrjes”, Tiranë: Onufri, 2014.polis / Nr. 14, 20159

Polarizim pa radikalizim: Radikalizmipolitik në Shqipëri, qasje krahasimore1Blendi Kajsiu, PhDUniversity of Antioquia, ColombiaAbstrakti: Që nga rënia e Komunizmit, radikalizmi politik ka qenë pjesë e rëndësishmee skenës politike europiane. Kriza ekonomike e vitit 2008 e çoi më tej këtë trend, dukei dhënë jetë valëve të reja të radikalizmit. Shqipëria duket të jetë një rast i çuditshëmpërjashtimor, sepse në dallim nga vende të tjera, nuk ka pasur parti të ekstremit, qëprej rënies së regjimit në 1991. I njëjti arsyetim vlen edhe për protestat sociale të cilatvitet e fundit ka qenë sporadike dhe shumë herë më pak radikale sesa protestat e tjera nëvendet e rajonit si Bullgari, Greqi dhe Turqi. Ky punim përpiqet të vërtetojë se mungesae radikalizmit politik në Shqipëri është rezultat direkt i të shkuarës së saj traumatikekomuniste, kombinuar me një nivel të lart bipolarizimi. Eksperienca e hidhur nëkomunizëm minimizoi “tërheqjen” ose “prirjen” ndaj ligjërimeve ekstremiste të djathtaapo të majta. Ndërkaq, nivelet e larta të bipolarizimit politik, e ndanë skenën politikeshqiptare në dy kampe kundërshtare, ku e cila i çoi në hendeqe edhe më të thella.Hyrje: Gjëegjëza shqiptareGjatë 25 viteve të fundit, që prej rënies së regjimit komunist, pothuajse çdo vendnë Ballkan ka pasur të paktën një parti ekstreme, relativisht të suksesshme.Duke u bazuar tek Minkenber (2013a, fq.6), unë e përkufizoj ekstremin e djathtë sinjë “ideologji politike, elementi kryesor i të cilit është miti i një kombi homogjen,110Do të doja të falënderoja Dr. Shannon Woodcock për komentet e saj dhe sugjerimet për tapërmirësuar këtë punim. Gjithashtu i jam falënderues Dr. Enis Sulstarova, i cili e ka lexuar dhe kadhënë komentet e tij, në një variant më të hershëm të këtij punimi. Falënderimet i shkojnë edhe Dr.Leonidas Karakatsanis edhe Dr. Mark Herzog, të cilët kontribuuan në cilësinë e këtij punimi dhesë fundmi, dy vlerësues anonim të cilët sollën në vëmendjen time disa pika të rëndësishme për këtëpunim.polis / Nr. 14, 2015i një nacionalizmi romantik dhe populist i cili vihet kundër konceptit të njëdemokracie liberale dhe pluraliste dhe të parimeve të saj të individualizmit dheuniversalizmit”. Përkundër saj qëndron ekstremi i majtë, partitë e të cilit janë atoqë “mohojnë strukturën sociale të kapitalizmit të tanishëm, vlerat dhe praktikat etij [duke] advokuar për struktura ekonomike dhe të pushtetit alternativ të cilatpërfshijnë një rindarje të burimeve nga elitat politike ekzistuese”(March 2011,fq.23).Në Europën Lindore, dallimi midis të djathtës dhe të majtës është vështirëtë ravijëzohet, duke qenë se shumica e partive radikale përdorin ideologjinë “ekuqe-kafe” e cila kombinon ideologjinë antikapitaliste të së majtës me retorikënnacionaliste të së djathtës (Ishiyama, 2009). Disa shembuj konkret të këtij pohimiteorik mund të jenë partitë radikale të rajonit si Ataka në Bullgari, Partia eRumanisë së Madhe, Jobbik në Hungari dhe Partia Radikale Serbe në Shqipëri.Kjo nuk do të thotë se të gjitha partitë politike radikale janë të ngjashme.Radikalizmi politik mund të jetë deri diku progresiv duke qenë se ai kundërshtonstatus kuonë duke vënë theksin te gjithëpërfshirja, hapja dhe solidariteti ose regresivkur mundohet të provokojë ndjenja urrejtjeje, inati dhe përjashtimi (Voutyras, këtënumër, fq.13, shikoni gjithashtu Karakatsanis dhe Herzog, hyrje).Qëllimi kryesor i këtij punimi është të nënvizojë faktin se në dallim nga shumëvende të rajonit, në Shqipëri nuk ka pasur parti radikale të suksesshme, që prejrënies së regjimit komunist në 1991. Rezultati më i mirë elektoral i një partieradikale ka qenë ai partisë Komuniste shqiptare në zgjedhjet e përgjithshme tëvitit 2001, e cila mori 0,91% të votave të elektoratit (Çeka 2013, fq.58). Ky ështënjë rezultat i papërfillshëm krahasuar me 8.5% të Partisë Komuniste në Greqi nëzgjedhjet e përgjithshme të Majit 2012, (Guida zgjedhore 2015,a).Nëse i referohemi ekstremit të djathtë, Lëvizja nacionaliste dhe monarkiste eLegalitetit, arriti kuotën e 3,25% në zgjedhjet parlamentare të vitit 1997 (Çeka2013, fq.55), rezultat shumë i ulët, krahasuar me kuotën 16.29% që mori Partiae Veprimit Nacionalist në zgjedhjet e përgjithshme të 2015-ës në Turqi (Guidazgjedhore 2015, b)Përgjatë 25 viteve të fundit ekstremi i djathtë në Shqipëri ka qenë shumë pakmë i suksesshëm se në shumicën e shteteve të tjera të Ballkanit. Shikoni Tabelën 1.Tabela 1. Votat për Partitë e Ekstremittë djathtë për çdo 0.600.34Bullgaria1.130.540.180.078.14polis / Nr. 14, 201511

4213.98Serbia-Mali i 1.80Maqedonia0.000.006.100.242.51Burimi: Bustikova 2014, fq.1742.Siç shihet nga tabela e mësipërme, Shqipëria është një nga të paktat vendeish-komuniste të rajonit ku votat për të djathtën ekstreme nuk e kanë kapërcyerpragun e 5% të votave të përgjithshme. Lëvizja më e re nacionaliste e quajturAleanca Kuq e Zi, e cila tërhoqi një mbulim të gjerë mediatik dhe publicitet gjatëzgjedhjeve të përgjithshme elektorale të vitit 2013, fitoi vetëm 0.59 % të votave(World Elections 2015). Thënë kjo, Shqipëria përbën një rast përjashtimor nërajon dhe më gjerë.Kjo veçanti e skenës politike shqiptare të bën kurioz duke ditur se vendi gëzontë gjitha kushtet e nevojshme për ti dhënë jetë radikalizmit politik, kushte të cilamund të ndahen në 5 kategori të ndërlidhura me njëra- tjetrën dhe të cilat janë:Tranzicioni i gjatë dhe i vështirë, nivelet e larta të korrupsionit, ndërtimi ivonuar i kombit, trashëgimia komuniste si edhe zgjedhjet e limituara politike përshkak të integrimit europian. Së pari, radikalizmi politik në Europën Juglindoreështë shpjeguar si një lëvizje proteste kundër një tranzicioni, të shenjuar ngareforma të vështira ekonomike (Anastasakis 2002, fq.5). Së dyti, këto lëvizje kanëqenë shprehje e pakënaqësisë me gjendjen aktuale e cila vlerësohej si “traumatike,anarkike, e korruptuar, dekadente dhe moralisht jo e pastër” (Tismaneanu 2007,fq.36).Së treti, ideologjia e kuqe-e kaftë e shumicës prej partive radikale në EuropënLindore (si Ataka në Bullgari, Rumania e Madhe si edhe Partia Radikale Serbe), ecila kombinon anti-kapitalizmin, nacionalizmin dhe autoritarizmin lidhet drejt përsë drejti me ideologjitë nacional-komuniste të regjimeve të mëparshme të rajonitdhe praktikave të tyre autoritare (Mude 2000, fq.13-14; Shafir 2000; Ishiyama2009). Së katërti, krijimi i të djathtës ekstreme është parë si rezultat direkt i njëprocesi të vonuar të ndërtimit të kombit, ç’ka do të thotë se në Europën Lindore,nacionalizmi ka prevaluar mbi çështjet e tjera të ditës duke i dhënë kësaj formeradikalizmi (Stein, 2000). Në fund, disa studiues thonë se konvergjencat politike tëaktorëve më të mëdhenj politik, në kontekstin e integrimit Europian, ka limituarzgjedhjet politike, duke krijuar një “efekt vakumi” i cili shërbeu si katalizator ikrijimit të së djathtës ekstreme (Bustikova 2009, fq.237).Këto 5 kushte kanë qenë të gjitha prezente në Shqipërinë post-komuniste. Sëpari, gjatë tranzicionit të gjatë dhe të vështirë drejt një tregu të lirë, Shqipëria12polis / Nr. 14, 2015vuajti nga kriza të thella ekonomike siç ishte ajo e vitit 1997, e cila çoi edhe në njëkolaps të shtetit (Pettifer dhe Vickers 2007, fq.19). Së dyti, shumica e vëzhgimevetë kryera tregojnë se niveli i korrupsionit në Shqipëri është ndër më të lartit nërajon (Transparency International 2014). Së treti, regjimi komunist shqiptar ishteshumë nacionalist dhe totalitar. Thënë kjo, ekziston një trashëgimni nacionalkomuniste dhe një kulturë politike autoritare në vend e cila është mjaft joshëse përradikalizmin politik. Së katërti, krijimi i kombit në Shqipëri është një fenomenshumë më i vonshëm krahasuar me Rumaninë, Bullgarinë, Serbinë pa përmendurkëtu Greqinë. Në fakt, çështja kombëtare shikohet gjerësisht si një çështje epazgjidhur për shkak të territoreve të banuara nga shqiptarët jashtë kufirit zyrtar.Së fundmi, mund të themi se distancë midis dy partive të mëdha, asaj socialistedhe asaj demokratike, është pothuajse inegzistente që nga viti 1997 (Fuga, 2003).Në bazë të disa matjeve në lidhje me distancën politike midis dy partive të mëdha,për çështje si ajo e integrimit, ndasia ishte shumë e vogël krahasuar me vendesi Rumania, Bullgaria, Serbia, Sllovakia dhe shumë shtete të tjera të EuropësLindore (Bustikova 2009, fq. 235). Ndërkohë, Shqipëria ka qenë ndër të paktëtvende të Europës Lindore, së bashku me Republikën Çeke, Moldavinë, Ukrainëndhe Malin e Zi, ku partitë e ekstremit të djathtë nuk kanë qenë të suksesshme(Bustikova 2014, fq. 1739). Megjithatë këto vende kanë pasur një numër të lartëpartish të ekstremit të majtë, si partia Komuniste e Bohemisë dhe Moravisë e cilafitoi 14,91% të votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 në Çeki (GuidaZgjedhore 2015 c), ndërkohë që parti të tilla nuk kanë qenë të suksesshme nëvendin tonë.Ky punim nuk kërkon të thotë se nuk ka pasur radikalizëm politik në Shqipëriqë prej rënies së komunizmit. Por ama ka diçka të veçantë rreth radikalizmit tëlëvizjeve sociale në Shqipëri. Së pari ato janë jashtëzakonisht sporadike ose tëpërkohshme. Protestat popullore të vitit 1997, të cilat filluan si lëvizje popullorespontane, çuna në kolapsin e skemave piramidale kur pjesa më e madhe eqytetarëve kishin humbur kursimet e tyre, protesta të cilat më vonë u kontrolluannga partia socialiste opozitare (Mapo 2012). Protestat e vitit 2013, kundër armëvekimike në Shqipëri, e cila do të analizohet më gjatë në fund të këtij punimi, zgjatijo më shumë se një javë. Së dyti, protestat sociale në Shqipëri zor se sfidojnë statuskuonë dhe në vend të kësaj ato fokusohen në kërkesa të veçanta. Protesta e vitit1997, kërkoi që qeveria tu kthente kursimet që humbën në skemat piramidale.Protesta e vitit 2013, i kërkoi qeverisë që të mos pranonte ofertën e SHBA-vepër të marrë armët kimike siriane dhe për ti shkatërruar ato në vendin tonë. Përkëtë rast të fundit, protestuesit nuk i kërkuan qeverisë që të jepte dorëheqjen. Kypërbën një dallim të rëndësishëm me vendet e rajonit ku mund të gjejmë lëvizjeradikale sociale si ajo që filloi në Greqi në vitin 2010, protesta në Gezi Park nëTurqi në vitin 2013, ose protestat e viteve 2013-2014 në Bullgari, të cilat prodhuanstruktura më të falsifikuara sociale të cilat arritën të sfidonin status kuonë.polis / Nr. 14, 201513

Ky artikull pohon se ekzistojnë dy faktorë të ndërvarur të cilat shpjegojnëmungesën e radikalizmit politik në Shqipëri. Faktori i parë është se eksperiencatraumatike që shqiptarët përjetuan në komunizëm ka ulur shanset për krijimine çdo lloj diskursi ekstrem të majtë apo të djathtë. Për shkak të eksperiencësthellësisht zhgënjyese dhe traumatizuese me komunizmin, votuesit shqiptar ubënë shumë të pandikuar nga çdo lloj diskursi anti-kapitalist apo nacionalist tëcilat mund të lidheshin me regjimin e mëparshëm komunist. Ky nuk është rasti ishteteve të tjera komuniste, ose vendeve të tjera të rajonit si Turqia apo Greqia, kudiskurset majtiste apo ato nacionaliste nuk janë deligjitimuar në masën siç ndodhinë Shqipëri. Së dyti, skena shumë e bipolarizuar politike e ka ndarë shoqërinëShqiptare në dy kampe konfliktuale, partia Socialiste kundërt partisë Demokratike,ndarja midis të cilave ka prodhuar hendeqe akoma më të mëdha potenciale.Për ta vërtetuar pohimin e mësipërm, ky punim është ndarë në tri pjesë kryesore.Pjesa e parë analizon se si eksperienca me komunizmin ishte shumë herë mëtraumatike se çdo vend tjetër, ç’ka minimizoi hapësirën për krijimin e çfarëdollojligjërimi të majtë apo të djathtë. Në pjesën e dytë mundohem të tregojë se nivelii bipolarizimit në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve të fundit ka qenë më i larti nëtë gjithë rajonin, faktor ky tjetër që e ndan Shqipërinë nga vendet e tjera postkomuniste dhe që shpjegon mungesën e partive ekstreme ose lëvizjeve sociale.Për ta vërtetuar se si eksperienca komuniste dhe bipolarizimi janë kombinuar përtë limituar ekstremizmin politik, unë marr si objekt studimi protestat e Nëntorit2013, si një shembull i një radikalizimi të suksesshëm por të limituar social.në Europë e cila mbeti e lidhur me një sistem shtypës politik dhe ekonomik Stalinistderi në kolapsin e sistemit komunist në 1991. Vend i vogël dhe rural, ishin dy kushteçfarë ka lehtësuar kontrollin mbi komplet shoqërinë shqiptare. Me një popullsi rreth3 milion, “shumë mijë shqiptarë u zhdukën në kampet e punëtorëve, ndërsa 700.000mijë të tjerë u bënë subjekt i formave të tjera të dhunës qeveritare” (Biberaj 1998,fq.71). Prandaj nuk është habi që gjatë viteve ‘90 komunizmi shikohej shumë herë mënegativ se shumë nga vendet e tjera në rajon dhe më gjerë. Shikoni grafikun 1.Eksperienca traumatike komunisteSiç rezulton edhe nga tabela, Rumania është i vetmi vend që ka pasur njëperceptim pak më negativ se komunizmi në Shqipëri në vitin 1998. Është shumëe rëndësishme të vëmë re se studimi në Shqipëri, u zhvillua menjëherë pas krizëssë vitit 1997, ku pjesa më e madhe e shqiptarëve humbën kursimet e tyre ngafalimentimi i shumë firmave piramidale të cilat çuan në kolapsin total të shtetit.Përtej këtyre ngjarjeve shumë shqetësuese, sërish shqiptarët ndanin akomaperceptime shumë negative të së shkuarës së tyre komuniste.Një aspekt i rëndësishëm që e veçon Shqipërinë nga vendet e tjera ish-komunisteështë fakti se vlerësimi negativ i komunizmit nuk u ul me kalimin e kohës, siç ishterasti me shumë vende të rajonit. Dy dekada pas rënies së komunizmit ka pasurnjë rritje të një nostalgjie komuniste (ose Yogo-nostalgjia) në të gjithë EuropënLindore (Todorova 2010). Përherë e më shumë qytetarë në ish-Bllokun Lindor janëbërë shumë kritik ose janë zhgënjyer me të tashmen e tyre post-komuniste, ç’ka kaprodhuar një vlerësim më pozitiv të asaj të shkuare. Shikoni tabelën 2 më poshtë.Komunizmi shqiptar mund të cilësohet si regjimi më shtypës dhe të izoluar nëEur

polis NR 14/2015 Revistë shkeNcoRe e Fakultetit të shkeNcave sociale Bordi Editorial Prof. Dr. Ferit Duka, Universiteti Europian i Tiranës (UET) - Drejtor Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, Universiteti Europian i Tiranës (UET) - Anëtar Dr. Blendi Kajsiu, University of Antioquia, Colombia - Anëtar Professor John Parrish Sprowl

Related Documents:

polis NR 11/2011 Revistë shkeNcoRe e Fakultetit të shkeNcave sociale Bordi Editorial Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, Universiteti Europian i Tiranës (UET) Fatos Tarifa Ph.D., Universiteti Europian i Tiranës (UET) Prof. Dr. Erleta Mato, Universiteti Europian i Tiranës (UET) Dr. Enis Sulstarova, Universiteti i Tiranës Blendi Kajsiu, Dokt., Essex University, Britani e Madhe

kondisi pasar. 3 3 1) . Tahun polis ke- Polis mata uang Rupiah Polis mata uang Dolar Amerika Serikat Biaya Pemeliharaan (per bulan) . Plan memiliki beberapa kondisi ketika Maslahat hanya menerima Nilai Investasi tanpa bunga yang telah terbentuk pada saat pengajuan klaim karena kondisi yang dijelaskan lebih rinci dalam pengecualian pada Polis.

18 Kewangan W 108-111 19 Penguatkuasaan Maritim XA 112-114 20 Polis 20.1 Pegawai Polis 20.2 Polis Orang Asli 20.3 Polis Sokongan . Bil. Skim Perkhidmatan Syarat Lantikan Gaji Permulaan (RM) KLASIFIKASI PERKHIDMATAN PENGANGKUTAN (A) 1 Juruterbang/ Pemeriksa Juruterbang Gred A41, A43/44, A47/48, A51/52, A53/54 (a) (i) Lesen Juruterbang .

Atenas fue la polis democrática, una de las más cultas y poderosas del mundo griego. Esparta fue la polis guerrera: la vida de sus habitantes estaba consagrada a la guerra. La lucha fue tan importante en esta polis, que incluso las mujeres debían ejercitarse para poder dar a luz a niños fuertes que serían grandes guerreros.

S u m b a l S a ba 4 Selected as “HEC Approved PhD Supervisor”, by Higher Education Commission Pakistan, (12, January 2017). Technology Award in Invention to Innovation Summit 2016, UET, Peshawar University, (16-17, November 2016). SRC Awards for Innovative Chemistry Research (20,000 PKR), in Invention to Innovation Summit 2016, UET, Pesh

2015 2015 2015 2015 2015 2015 2015 2015 2015 2015 2015 2015 2015 2015 2015 2015 . Removal handle Sound output / wax protection system. 11 Virto V-10 Custom made shell Battery door Volume control (optional) Push button Removal handle . Before using

Buku Panduan ini dengan cermat untuk memastikan bahwa Anda benar-benar puas bahwa pertanggungan yang disediakan berdasarkan Polis pilihan Anda sesuai dengan kebutuhan Anda. Cara Menggunakan Buku Panduan Ini Buku panduan ini adalah dokumen penting. Buku ini menetapkan hak Anda dan kewajiban Kami kepada Anda. Beserta Ikhtisar Manfaat pada bab 4, buku ini menjelaskan Polis WorldCare pilihan Anda .

“Am I my Brother’s Keeper?” You Bet You Are! James 5:19-20 If every Christian isn’t familiar with 2 Timothy 3:16-17, every Christian should be. There the Apostle Paul made what most believe is the most important statement in the Bible about the Bible. He said: “All Scripture is breathed out by God and profitable for teaching, for reproof, for correction, and for training in .