KDU: 821.18.09(05) UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN .

3y ago
103 Views
2 Downloads
808.77 KB
158 Pages
Last View : 9d ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Randy Pettway
Transcription

KDU: 821.18.09(05)UNIVERSITETI I PRISHTINËS“HASAN PRISHTINA”FAKULTETI I FILOLOGJISËFILOLOGJIRevistë shkencore e Fakultetit të FilologjisëViti i parë i botimit: 1996

Kryeredaktor/ Editor in chiefProf. dr. Sali BashotaKëshilli redaktues/Editorial boardProf. dr. Aurel Plasari (Tiranë)Prof. dr. Osman GashiProf. dr. Françesko Altimari (Kozencë)Prof. asoc. dr. Muhamet HamitiDr. John Hodgson (Londër)Prof. asoc. dr. Nysret KrasniqiProf. dr. Russana Hristova Beyleri (Sofje)Prof. asoc. dr. Rrahman PaçariziRezymetë i përktheu/Summaries translated byArta Hallaçi, PhD cand.Dizajni/DesignLiridon ZekajCopyright Filologji dhe AutorëtAdresaUniversiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”- PrishtinëRr. “Xhorxh Bush”, nr. 31, 10000 -pr.eduE-mail: revista.filologji@uni-pr.edu

UNIVERSITETI I PRISHTINËS“HASAN PRISHTINA”FAKULTETI I FILOLOGJISËFILOLOGJI23Prishtinë2018

UNIVERSITY OF PRISHTINA“HASAN PRISHTINA”FACULTY OF PHILOLOGYPHILOLOGY23Prishtina2018

PËRMBAJTJA/TABLE OF CONTENTSSTUDIME, TRAJTESA, ARTIKUJ. 7STUDIES, ESSAYS, ARTICLES. 7Akademike Floresha DadoSKËNDERBEU MIDIS HISTORISË, MITIT HISTORIK DHE MITITLETRAR - NJË ÇËSHTJE DEBATI SHKENCOR. 9SCANDERBEG BETWEEN HISTORY, HISTORICAL MYTH ANDLITERARY MYTH: A MATTER OF SCIENTIFIC DEBATEProf. dr. Kujtim M. ShalaZEF PLLUMI: LIBRAT E KUJTIMEVE. 21ZEF PLLUMI: BOOKS OF MEMOIRSProf. asoc. dr. Bavjola ShatroHYRJE NË PROZËN NATYRALE TË JETËS SË PËRDITSHMEShkrimi autobiografik i Musine Kokalarit “Jeta ime universitare”. 33INTRODUCTION TO THE NATURAL PROSE OF DAILY LIFEMusine Kokalari’s Autobiographical Text “Jeta ime universitare”(“My University Life”)Prof. ass. dr. Naim KryeziuANALIZË KRAHASUESE E DY VERSIONEVE TË PËRKTHIMIT TËPOEZISË SË HAJNRIH HAJNES “LORELAJA”NË GJUHËN SHQIPE. 51COMPARATIVE ANALYSIS OF TWO TRANSLATED VERSIONSOF HEINRICH HEINE’S POEM “LORELEY” IN ALBANIANProf. asoc. dr. Besim RexhajASPEKTE TË KATEGORISË SË VDEKJES NË TRAGJEDITË ESHAKESPEARES . 65ASPECTS OF THE CATEGORY OF DEATH IN THE TRAGEDIESOF SHAKESPEAREFilologji 235

Prof. ass. dr. Xhavit BeqiriSINONIMIA E ROMANIT OH TË ANTON PASHKUT. 75SYNONYMY IN ANTON PASHKU’S OHKlod Pishoa & Andre RuseHISTORIA E PËRGJITHSHME E LETËRSISË. 85THE UNIVERSAL HISTORY OF LITERATUREIlir Breca, PhD candIDENTITETI LETRAR I LETËRSISË SË VJETËR SHQIPE. 107THE LITERARY IDENTITY OF OLD ALBANIAN LITERATUREEdona Jahiu, PhD cand.DISA KONTRIBUTE TË KOLEC TOPALLIT NË FUSHËN EFONETIKËS.130SOME CONTRIBUTIONS OF KOLEC TOPALLI IN THE FIELDOF PHONETICSHalil Asllani, PhD cand.ANGLICISMS AND THEIR COMPREHENSION IN ALBANIAN. 143ANGLICIZMAT DHE TË KUPTUARIT E TYRE NË GJUHËN SHQIPE

STUDIME, TRAJTESA, ARTIKUJSTUDIES, ESSAYS, ARTICLESFilologji 237

KDU: 008( 18)(091) 929Akademike Floresha DadoAkademia e Shkencave e ShqipërisëTiranëSKËNDERBEU MIDIS HISTORISË, MITITHISTORIK DHE MITIT LETRAR - NJËÇËSHTJE DEBATI SHKENCORAbstractWhy is it that five and a half centuries later, Gjergj KastriotSkënderbeu reappears in historiographic literature, publicistic literature,conferences and television production studios, provoking debate amongexperts but also amongst devotees on hypotheses and counterargumentsrelated to what is fundamental about this figure and the relationship thatAlbanian science has had and continues to have with such a figure. This isa natural phenomenon. What personage out of the history of mankind,and especially of the earlier phases of it, has not been subject to mostantithetical forms of interpretation? Coming from a complex historicaland political context of past centuries, in documents that are foundor documents that are missing, full of the subjectivism of foreign andAlbanian interpreters, Skanderbeg is most certainly to remain a perpetualprovocative name of the field for these researchers. The discussion on theessence of this figure and the relationship between foreign and Albanianscience up to the present time should be clearly differentiated on threeaspects: I. Skanderbeg in historical documents, II. Historical myth, and III. Artisticmyth. Being a complex historical personality, Skënderbe appears in thesethree aspects which various interpreters oftentimes tend to confuse, thuscomplicating the interpretation of the essence of this figure.Filologji 239

Përse edhe mbas 5 shekuj e gjysmë Gjergj Kastriot Skënderbeurishfaqet në literaturën historiografike, publicistike, nëkonferenca e studio televizive, duke provokuar debate midis specialistësh,por edhe mes njerëzish të apasionuar për teza e kundërteza që lidhen methelbin e kësaj figure dhe marrëdhënien që ka patur dhe ka shkenca shqiptareme të ?. Ky është fenomen normal. Cili personalitet i historisë së njerëzimit,sidomos i periudhave të hershme, nuk është bërë objekt interpretimeshnga më kundërthënëset ? Ardhur nga shekuj më parë, nga një kontekst ikoklavitur historiko-politik, në dokumente të gjetura dhe të pagjetura, mesubjektivizmat e interpretuesve të huaj dhe shqiptarë, Skënderbeu sigurishtdo mbetet përherë provokues në arenën e studiuesve.Mendoj se diskutimi mbi thelbin e kësaj figure dhe marrëdhëniae shkencës së huaj dhe shqiptare deri në ditët e sotme, do duhej tëdiferencohej qartazi në tre boshte: I.Skënderbeu në dokumentimin historik,II.Miti historik dhe III.Miti artistik. Si personalitet kompleks historik,Skënderbeu shfaqet në këto tre drejtime, të cilat shpesh përzjehen ngainterpretues të ndryshëm, duke komplikuar interpretimin e thelbit të kësajfigure.I.Lidhur me boshtin e parë, themelorin, dokumentimin historik kadisa sfida për historianët dhe këdo që synon të bëjë interpretimin e vet.Kurthi më i rezikshëm për historiografinë është në radhë të parë çështjae raportit me të vërtetën. Në filozofinë postmoderniste të shekullit XXkoncepti i së vërtetës është relativ, madje shkohet deri aty sa të pohohetse e vërteta nuk ekziston. Duket e papranueshme kjo pikëpamje, por, sindodh që e vërteta mbi Skënderbeun vjen në pikëvështrime të ndryshme?Si ndodh, gjithashtu, që në shkencën tonë, por dhe të huaj, vazhdojnë të shkruhenstudime, monografi deri në ditët tona? E vërteta është akoma në lëvizje, meshtim faktesh e dokumentesh dhe me interpretime të reja ? Pse ndryshojnëinterpretimet për aksionet dhe synimet e heroit tonë, në kohëra dhemjedise historike.Çështje tjetër: a ndikon në interpretimin e kësaj figure raporti midisreceptuesit shkencor të shekullit XXI me psikologjinë, mentalitetin dherrethanat historike të shekullit XV?Si shpjegohet që kontradiktë shohim jo vetëm midis interpretimeveFilologji 2310

të studiuesve të ndryshëm (qofshin shqiptarë apo dhe të huaj), poredhe brenda qasjeve shkencore të të njëjtit studiues? (O.Shmid, nëveprën shkencore mbi Skënderbeun në kapitullin e fundit provokoi forthistoriografinë skënderbeane dhe shkaktoi reagime të reja tek historianëdhe adhurues të historisë, në deklarim tezash të papritura, ekstremiste.)Ky kapitull zbuloi, në të vërtetë, kontradikta të Shmidit me veten, mefaktet dhe dokumentet që i kish trajtuar me seriozitet gjatë kapitujve tëmëparshëm, duke dhënë një ndër monografitë më të plota të shekullitXXI.Çeshtja më e mprehtë: a ka historiografia karakter subjektiv ? Sa ështëreal raporti midis dokumentit, faktit dhe pikëvështrimit vetiak, domethënësi është ligjërata historike e studiuesit në raport me dokumentin? Si ndodhqë mbi fakte të njejta historianë të ndryshëm kanë dhënë shpjegime jo tëpërputhshme me njëri- tjetrin?Sa ndikon lloji i burimit dokumentar për ndërtimin e së vërtetëshistorike? Specialistët të huaj dhe shqiptarë të mesjetës dhe të veprimtarisësë Skënderbeut, referuar dokumenteve arkivore, bibliografike, etj., kanëhedhur dritë në këtë fushë të rëndësishme, por midis tyre ka mospërputhje,shpesh të theksuara. Në një aspekt kjo është e natyrshme, sepse burimet jovetëm u përkasin realiteteve historiko-gjeografike të ndryshme, por dukemos qenë shteruese, krijohet mundësia për subjektivizëm, pikëvështrimindividual, nisur ndonjëherë edhe nga pikësynime të caktuara. Lexuesii thjeshtë, jo specialist, me të drejtë do të pyeste: pse në vitet e funditdoli çështja e ashtuquajtur “e çmitizimit” të figurës së Skëndebeut ? Sotështë pikërisht çeshtja e referencës me burimet problemi më serioz, kurpretendohet të përvijohet një përfytyrim tjetër mbi Skënderbeun Tezadhe kundërteza nga më kontradiktoret!Problem i mprehtë, që ka ngatërruarjo pak disa diskutantë mediatikë është interpretimi që i është bërë luftës sëSkënderbeut si nacionalizëm, çka transformon synimet dhe vlerat historiketë tij. Të quash figurën e Skënderbeut mit nacional të komunizmit, apofigurën e tij ta lidhësh me instrumentalizim nga politika e sotme, apo tëpredikosh çlirimin e mendjes së shqiptarëve nga ideologjia, do të thotëtë imponosh një ideologji tjetër, personale; të thuash që kjo figurë u bëe famshme vetëm për hir të mitizimit do të thotë të humbasësh lidhjenFilologji 2311

me historinë, do të thotë të mos njohësh vlerësimet e jashtëzakonshmeqë mori ajo figurë, që në shekullin e XV e në vazhdim, nga personalitetetë dokumentuar historikisht, gjatë më shumë se 550 vitesh .A i njohinanalistët, publicistët gjithë dokumentacionin që ekziston nëpër arkivat eEvropës, Turqisë; bibliografinë e veprave dhe letrave të personaliteteveshkencore, fetare, kulturore të shkruara gjatë pesë shekujsh, vepraenciklopedike të autorëve francezë, anglez, etj., që nga shekulli XVII,XVIII, XIX ; fjalorë të mëdhenj historikë mbi njerëz të shquar, ku gjendendhe zëra për Skëndërbeun, sa e sa studime, apo dokumente vlerësimi dheadmirimi për princin e shqiptarëve, që nga Papët e Romës e tek mbretëre sundimtarë të vendeve të ndryshme të Evropës ? Noli saktësonte se“nuk mund të njihen shterrueshëm burimet e shpërndara në katër anët ebotës “. Kjo e vërtetë i bën studiuesit, të cilësdo pikëpamje, të mos jenëkategorikë në tezat e tyre, aq më tepër kur këto teza kanë në bazë jo faktin,dokumentin, por opinionin perceptues vetiak.Një çështje tjetër thelbësore, që ka acaruar diskutimet, lidhet mepyetjen: a ka historiografia karakter ideologjik? Në përgjigje të shpejtë do thonim:kurrsesi! Por, fakti që në shekuj interpretimet kanë qenë jo të njëllojta dhekështu do vazhdojnë të jenë, konfirmon se brenda zhvillimit të historisëqëndrimet, interpretimet nuk janë të njëjta, sepse pikëvështrimi objektiv iinterpretuesit është jo vetëm i jashtëm (dokumenti), por edhe i brendshëm,është një përjetim sa i vetëdijshëm aq edhe instinktiv. Përndryshe asnjëherënuk do kishte debat, kundërshtim, mohim etj. Historiani i njohur O.Shmid ndërton një monografi serioze për jetën dhe veprimtarinë e heroitshqiptar, mbi fakte, dokumente, por shtojca prej shumë faqesh në fundtë monografisë reflekton pikërisht botëperceptimin e tij personal. Njëpjesë e interpretimeve janë në kontradiktë me faktet, dokumentet seriozetë cilave autori u referohet gjatë monografisë së tij. Pra, ndodh kjo: përtejfaktit historik triumfon bindja subjektive. Kjo ndodh, është e natyrshme,por historian i vërtetë e kapërcen këtë kontradiktë. Sfida më serioze nëdiskutimet e viteve të fundit është pikëvështrimi sipas të cilit vlerësimi ifigurës së heroit kombëtar lidhet me interesat ideologjike dhe personale tësundimit diktatorial. Kjo nuk është as historicizëm, as logjikë e pranueshme.Të sjellësh kuptimin mbi Skënderbeun sipas shekullit XXI është largimFilologji 2312

nga parimi themelor i historicizmit. Është jashtë çdo diskutimi shkencorreduktimi i vlerës së heroit shqiptar me politikat aktuale të Shqipërisë sëshekullit XXI, dhe natyrshëm lind dyshimi se objekt i këtij qëndrimi tëacaruar kritik më shumë se “rivlerësimi” i Gjergj Kastriotit është sulmi ndajperiudhës së diktaturës si dhe i politikave të sotme. Duket sikur publicist injohur F.Lubonja (autor i këtij qëndrimi) nuk flet për historianët, por përpolitikanët.Në të vërtetë qasjet e sotme ndaj çështjes së vlerësimit të figurës sëGj.Kastriotit kanë krijuar më shumë pikëpyetje se sa mund të ketë vetëjeta dhe aktiviteti i heroit. Ky kompleks bën që të mos dallohet statusi iSkënderbeut në thelbin real historik (me dritë-hijet e veta), nga disa vepraku statusi historik i Skënderbeut bëhet më i prekshëm dhe i magjishëmduke fituar statusin e mitit historik.Letrat,dokumentet e shumta arkivore,raportet e Gj.Kastriotit me personalitete të shteteve të ndryshme, tëdokumentuara, etj. hedhin poshtë pretendimet e ndonjë interpretuesi që equan atë mit historik. Kështu mund të themi se debatet e viteve të fundit,në të vërtetë shfaqën konfliktin midis llojit të veprave të karakterit realitethistori dhe veprave mit-histori. Nxitimi në interpretim, mosdiferencimi ikëtyre dy lloj shkrimesh, që kanë specifikat e veta dhe kanë kryer misionehistorike në moment të rëndësishme të historisë së shqiptarëve, është aspektqë mund të jetë më i qartësuar në interpretimet dhe kundërtezat, sado tëvlefshme të jenë ato. Në trashëgiminë skënderbejane historia, faktet kanëardhur përmes dokumentesh, studimesh serioze të historianëve shiptarëdhe të huaj. Ndërsa veprat ku historia është e gërshetuar me legjendën(Barleti, Biemmi, Frangu) janë plotësisht të dallueshme për historianët evërtete. Është i saktë pohimi se duhet ta ndajmë historinë e Skënderbeutnga miti ”ka ardhur koha të bazohemi në fakte dhe dokumente”,gjithashtu edhe kërkesa që të lihen mitet, nuk mund të përdoren në rastine Skënderbeut, sepse Skënderbeu nuk është mit, por personazh konkrethistorik dhe si i tillë i nënshtrohet studimeve shkencore”. Por ndoshtaduhet të kemi më të qartë raportin e veprës shkencore të ngritur mbidokumente e fakte, me veprën e llojit tjetër ku historia ka ushqyer mitin eSkënderbeut, duke përcjellë historinë në përfytyrime të përmasave joreale.Realja dhe jo realja , në këto vepra, kanë një raport që nuk cënon thelbin eFilologji 2313

figurës, por ndërton një marrëdhënie emocionale të veçantë me lexuesin,jo të ditës, as të disa viteve, por të disa shekujve.Çështje themelore metodologjike : a është shkrimi i historisë renditje, ndërtimlogjik faktesh apo më shumë interpretim? Prishja e ekuilibrit të këtij raporti vjen atëherekur pikënisje është paragjykimi, subjektivizmi i shkaqeve dhe llojeve të ndryshme. Kjomund të ndodhë pa dashakeqësi, por ndodh edhe që mbas tezash të ndryshme fshiheninteresa të mistifikuara. Realiteti i historisë dhe realiteti i të kuptuarit të historisë, prasi eksperiencë e perceptimit historik, është thelbësor.Tjetër çështje burim debate të ashpër është qëndrimi mohuesekstrem i veprës së heroit, nisur nga prizmi fetar, duke e parë thjesht sikundërshtar të shtetit dhe të fesë islame. Të shpjegosh sot vlerësimine heroit si përpjekje për t’i nxjerrë shqiptarët katolikë, duke cilësuar njërrymë ‘katolikocentriste’, ta reduktosh gjithë historiografinë shqiptare dheevropiane në synimet e politikës së sotme, t’i quash gjithë ato vlerësime disashekullore, të shtrira në shekuj nga personalitete shkencore një “politikëshkatërrimtare”, apo ta interpretosh përdorimin e figurës së Skënderbeutpër të fituar përkrahjen e Evropës, të përqasësh heroin e shek.XV me krimete Millosheviçit apo diktatorëve të tjerë të shekullit XX, apo t’i reduktoshluftërat e heroit në synimin për të grumbulluar flori, apo të paralajmëroshqë mos t’u themi fëmijëve tanë gënjeshtra sepse do ‘kultivojmë kulturëne rrenës dhe mashtrimit”, të pohosh konkluzionin se Skënderbeu ishteshkak i tragjedisë së shqiptarëve, ta cilësosh “komit malesh”, “hero i rremëi fabrikuar nga politika, të shtrembërosh thelbin e luftës 25 vjeçare etj.,të gjitha këto “teza” janë jo thjesht qesharake, por mjerim arsyetimi. Lindpyetja : si mund të jetë raporti midis historianit dhe fetarit, kur shohim qëinterpretimi thjesht dhe vetëm fetar musliman ndikoi jo vetëm te amatorëtë skënderbejologjisë, por edhe te disa studiues. Kemi ndjekur në stacionetelevizive debate publicistësh, kakofoni interpretimesh nisur nga referencadokumentare dhe autorësh të ndryshëm (si kohë, hapësirë, qëllim). Ështëcilësuar Skënderbeu një hero i rremë, si fabrikim i E.Hoxhës. Pyes :sulmi është kundër Skënderbeut apo kundër Enver Hoxhës ? Kjo qasjeështë më tepër se antishkencore ; është jo naivitet, por qëllimshmërimohuese. Kemi politizim të fesë apo fetarizim të shkencës ?. Në këtolloj debatesh raporti midis njohjes (dokumentit) dhe paragjykimit (qoftëFilologji 2314

politik apo fetar) përfaqëson një aspekt themelor deformues metodologjik.Përqasje personash dhe epokash pa logjikë shkencore, kalime në gjykimeekstremiste, jashtë argumentit shkencor, bindje thellësisht subjektive nëkonkluzione shkencore, shmangia e parimit të historicizmit, mos njohjae parimit se interpretimi i një personaliteti historik është edhe një studimshkakësor, etj., kanë ndikuar në thellimin e problematikës skënderbejane.“Në histori koherenca e pasqyrimit të ngjarjeve reflekton, në të vërtetë,koherencën e jashtme midis fakteve dhe fateve të jetës njerëzore, çkanënkupton se të shkruash një histori, do të thotë të ndërtosh një narracionkoherent, përmes arsyetimit dhe logjikës së gërshetimit të fakteve dhe jetësnjerëzore. Nga ana tjetër nuk mund të mos kihet parasysh fakti se burimete huaja, në disa çeshtje janë gjithashtu kontradiktore, sepse koniunkturate periudhës, interesat e shteteve, perandorive ishin dhe janë, p.sh. atotë rajonit, të ndryshme, prandaj ka rëndësi se sa njihet kjo trashëgimishkencore e komplikuar nga rivlerësuesit e sotëm të figurës së Skënderbeutdhe koncepti historik i trajtimit të historisë. Kushdo që pretendon tëpërcjellë opinionin e vet nuk mund të niset në mënyrë të njëanshme, sepsehistoria vjen me kompleksitet veprash,opinionesh, pas të cilave fshihenose ide të qëllimshme, ose pohime rastësore,pa qenë historian në synimete veta krijuese.Në burimet e historiografisë mpleksen tre lloj krijimesh : dokumentare/arkivore; interpretuese/ndërtuese dhe thellësisht polemizuese. Një parim irëndësishëm metodologjik, veç të tjerash, ka të bëjë edhe me mënyrën sesi mund të konceptohen dhe merren në konsideratë këto lloj krijimesh, kusigurisht më problematiku mbetet momenti i interpretimit, pikërisht atyka filluar rrëmujshëm kalimi nga miti historik në realitetin e dokumentimithistorik Kjo shënoi problematikën e vërtetë të debateve të sotme rrethasaj që është quajtur “rivlerësim i figurës së Skënderbeut”.II. Raporti i së vërtetës historike me mitin historik rreth figurës sëSkënderbeut, është pika kyçe e debateve të sotme, ku nuk kanë munguarkeqinterpretime dhe polemika paragjykuese në thelbin e tyre. Dihet sehistoriografia mbi Skënderbeun ka trashëguar disa vepra të rëndësishmetë cilat, nga njëra anë janë bërë burime themelore për vepra të autorëve tëhuaj, nga ana tjetër gjatë shekujve patën një ndikim të jashtëzakonshëmFilologji 2315

në literaturën shkencore e joshkencore.Lëvizja e studimeve, artikujveshkencorë nëpër data, kundërdata, aksione kundëraksione, interpretimethjesht personale, etj., sigurisht krijoi truallin e mitit historik.Pra, mundtë themi se interpretimet e ndryshme gjatë shekujve kanë formuar botëne mitit. Nganjëherë legjendat, përmasa mitike e heroit u krijuan mevetëdije nga vetë historishkruesit. Të tillë ishin Barleti, Dh.Frangu, etj.Të përqendrohemi vetëm në dy vepra, të cilat qëndrojnë midis faktit dhetrillimit (tipar i letërsisë). Dihet se vepra e Barletit hapi rrugëtimin përvepra të tjera që do shkruheshin nga shqiptarë dhe të huaj mbi figurëne Skënderbeut. Ndonëse kish deklaruar se parimi themelor për të

“hasan prishtina” fakulteti i filologjisË . university of prishtina “hasan prishtina” faculty of philology philology 23 prishtina 2018. filologji 23 5 pËrmbajtja/table of contents

Related Documents:

KDU’s History Captain (Dr.) Madhura De Alwis Captain (Dr) Madhura De Alwis achieved the significant landmark of being the first ever medical student of KDU to be qualified as Doctor of Medicine (MD). He joined KDU in the year 2009 as an Officer Cadet of Intake 27. He was an outstanding Officer Cadet who balanced military training

RED SPRAY TRCK/CTR Spray can 3. 821-054CTU MED RED TOUCH-UP 5OZ Touch-up bottle with brush 3. 821-054CQT MED RED QUART Quart can 3. 821-054CGL MED RED GALLON Gallon can 4. 821-058C GREEN SPRAY CUTTERS Spray can 4. 821-058CTU GREEN TOUCH-UP 5OZ Touch-up bottle with brush 4. 821-058CQT GREEN QUART Quart can 4. 821-058CGL GREEN GALLON Gallon can

Oracle Solaris 11 System Administration Keywords: 1Z0-821 PDF, 1Z0-821 VCE, 1Z0-821 Dumps 1Z0-821 Questions, Oracle OCA Dumps, Solaris 11 Administration C

Anne Moore, MD 212-821-0550 almoore@med.cornell.edu Linda Vahdat, MD 212-821-0644 ltv2001@med.cornell.edu Breast Radiation Oncology Mary Katherine Hayes, MD 212-746-3610 mkh2001@med.cornell.edu Michael J. Smith, MD 212-746-3614 mis9146@med.cornell.edu Breast Cancer Genetic Counseling Peter Pressman, MD 212-821-0830 pip2002@med.cornell.edu

barnard rehab br8 on th2 bho 1444(40) 10,000 10,000 1,500 8,000 500 10,000 51 barton (orleans) repl br61 on th3 over willoughby river bro 1449(29) 821,211 821,211 82,121 656,969 82,121 821,211 47 bethel repl br31 on vt12 over white river/remove temp br brf 0241(33)c/2 221,095 221,095 33,164 176,876 11,055 221,095 constr

Paradis perdu suivi de La cinquiéme colonne / Ernest Hemingway ; trad. de l'americain par Henri Robillot et Marcel Duhamel. - Paris : Gallimard, [1949]. 444 p. Paradisul pierdut ; A cincea coloană. Titlul original: The Fifth Column and The First Forty-Nine Stories. 821.111(73)-31 133.1 I 7146 30 - HEMINGWAY, ERNEST.

Credit grow th w as muted at 6.7% Y oY led by muted grow th in Agriculture & CV segment Deposits 2,62,821 2,62,821 2,25,880 16.4 2,39,354 9.8 CASA ratio improved 367 bps Y oY to 56.2% Source: Company, ICICI Direc

2 Tomlinson, rian and Milano, Gregory Vincent and Yiğit, Alexa and Whately, Riley, The Return on Purpose: efore and during a crisis (October 21, 2020). 3 SEC.gov The Importance of Disclosure –For Investors, Markets and Our Fight Against COVID-19 Hermes Equity Ownership Services Limited 150 Cheapside, London EC2V 6ET United Kingdom 44 (0)20 7702 0888 Phone www.FederatedHermes.com . Hermes .