MANUAL PËR PUNIM DIPLOME

3y ago
194 Views
29 Downloads
1.23 MB
40 Pages
Last View : 19d ago
Last Download : 2m ago
Upload by : Mariam Herr
Transcription

MANUAL PËR PUNIM DIPLOMEPRISHTINË, 2014

PËRMBAJTJAHyrje . 41. Informata të përgjithshme mbi programet e studimit . 41.1 Korniza e Kualifikimeve në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë . 42. Punimi i diplomës . 72.1 Përmbajtja e punimit të diplomës . 72.2 Kontributi i studentit . 83. Udhëheqësi shkencor . 83.1 Përgjegjësitë e udhëheqësit shkencor . 83.2 Përgjegjësitë e studentit . 94. Përzgjedhja e temës së punimit të diplomës. 95. Procedura e propozimit të punimit të diplomës . 105.1 Faza I . 105.2 Faza II . 105.3 Faza III . 106. Konsultimi me udhëheqësin shkencor . 116.1 Drafti përfundimtar i punimit të diplomës . 116.2 Vlerësimi paraprak i punimit të diplomës . 126.3 Mbrojtja e punimit të diplomës . 127. Kriteret e vlerësimit të punimit të diplomës . 127.1 Cilësia e shkrimit, organizimi, stili, forma dhe mënyra e parashtrimit dhezhvillimit të ideve . 127.2 Rëndësia e problemeve, çështjeve apo tezave të trajtuara në punim . 137.3 Cilësia e analizës . 137.4 Cilësia e përfundimeve dhe/ose e rezultateve . 137.5 Koherenca, karakteri krijues dhe origjinaliteti . 137.6 Paraqitja gjithëpërfshirëse e literaturës ekzistuese. 147.7 Metodologjia e përdorur . 147.8 Përfundimi . 148. Projekt-propozimi i temës së punimit të diplomës . 148.1 Përmbajtja e projekt-propozimit të punimit të diplomës . 159. Struktura e punimit të diplomës . 1510. Citimi i burimeve . 1811. Bibliografia . 2112. Kërkesat teknike për punimin e diplomës . 232

12.1 Formati . 2312.2 Lidhja e punimit të diplomës . 2312.3 Të dhëna të tjera (gjatësia e punimit, lloji i letrës, shtypja) . 2312.4 Tabelat, diagramet dhe materialet shoqëruese. 2413. Parimet e Punës kërkimore . 24ANEKSET . 26KËRKESË . 26PËR ZYRTARIZIMIN E PUNIMIT TË DIPLOMËS . 26VENDIM . 27PROJEKT-PROPOZIM PËR PUNIM DIPLOME . 28PËLQIM . 34PËR MBROJTJEN E PUNIMIT TË DIPLOMËS . 34KËRKESË . 35PËR CAKTIMIN E DATËS PËR MBROJTJEN E PUNIMIT TË DIPLOMËS . 35MENDIM . 36I KOMISIONIT TË POSAÇËM PËR KOMENTE DHE VLERËSIM . 36PUNIM DIPLOME. 37VLERËSIM PËR PUNIMIN E DIPLOMËS . 393

HyrjePunimi i diplomës shënon përfundimin e një eksperience individuale hulumtuese gjatë së cilësshfrytëzohen të dhëna të ndryshme si burime primare dhe sekondare përfshirë analiza, raporte,revista shkencore, libra dhe dokumente të ndryshme produkt i një pune të vërtetë hulumtuese.Qëllimi kryesor i punimit të diplomës është që të dëshmojë aftësitë e studentit për të kryerhulumtime në një fushë të caktuar, të demonstrojë aftësitë e studentit për të fituar njohurirreth fushës të cilën hulumton, si dhe rreth formulimit të metodave të kërkimit dhe përdoriminefikas të tyre, gjetjen e burimeve relevante të informatave, zhvillimin e aftësive të të shkruaritdhe të konkluduarit.Po ashtu, punimi i diplomës synon të demostrojë aftësitë analitike të studentit, aftësitë e tij përtë integruar perspektivat teorike me materiale të ndryshme, për të shprehur një qëndrim tëcaktuar profesional. Në punimin e diplomës studenti zhvillon dhe ofron zgjidhje të bazuara nëevidenca empirike, identifikon dhe strukturon probleme të reja, prezanton ide dhe teori të reja.Me përfundimin e shkrimit të punimit të diplomës, studenti i nënshtrohet një mbrojtje publiketë temës së tij, ku nëpërmjet prezantimit paraqet një rezyme të detajuar të trajtimit të çështjes,parimeve dhe teknikake të përdorura.Ky manual përmban një tërësi udhëzimsh për procedurat e përgatitjes, të udhëheqjes, tëmonitorimit, të prezantimit dhe të vlerësimit të punimit të diplomës.1. Informata të përgjithshme mbi programet e studimit1.1 Korniza e Kualifikimeve në Hapësirën Evropiane të Arsimit të LartëMe datë 19 Qershor 1999, Ministrat përgjegjës për arsimin e lartë nga 29 vende evropianenënshkruan Deklaratën e Bolonjës. Në këtë dokument ata ranë dakord për objektivat epërbashkëta dhe të rëndësishme për zhvillimin koherent dhe koheziv të Hapësirës Evropianepër Arsimin e Lartë në vitin 2010.Në Konferencën e radhës të mbajtur në Pragë me 19 Maj 2001 ata zgjeruan numrin eobjektivave dhe riafirmuan vendosmërinë e tyre për të krijuar Zonën Evropiane për Arsimin eLartë. Me 19 Shtator 2003, Ministrat përgjegjës për arsimin e lartë të 33 vendeve Evropiane utakuan në Berlin për të shqyrtuar progresin e arritur dhe për të përcaktuar prioritetet dheobjektivat e reja për vitet në vijim, me synim përshpejtimin e realizimit të Zonës Evropiane përArsimin e Lartë. Ata riafirmuan rëndësinë e dimensionit social të Procesit të Bolonjës dheshprehën gatishmërinë e tyre për të përmbushur angazhimin e marrë me Deklaratës sëBolonjës për sistemin arsimor me cikle dhe në vitin 2005 të fillojnë me implementimin e tij. Ciklii parë dhe i dytë do të kenë orientime dhe profile të ndryshme me qëllim që ti përshtatendiversitetit akademik, individual dhe nevojave të tregut të punës. Diploma e ciklit të parë krijonqasje në programet e ciklit të dytë, ndërsa diploma e ciklit të dytë krijon qasje në studimet e4

doktoraturës.1Ministrat evropianë përgjegjës për arsimin e lartë të mbledhur në Bergen (19-20 Maj 2005)miratuan “një kornizë të përgjithshme për kualifikimet në Hapësirën Evropiane të Arsimit tëLartë, që përbëhet prej tre cikleve (përfshirë këtu edhe mundësinë e kualifikimeve tëndërmjetme brenda kontekstit kombëtar), përshkruesit e përgjithshëm për secilin cikël tëbazuar në rezultatet dhe kompetencat e të nxënit si dhe numrin e krediteve për ciklin e parëdhe të dytë”. Ata u zotuan të punonin për harmonizimin e Kornizave Kombëtare të Kualifikimitme Kornizën e Përgjithshme të Kualifikimeve në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë deri nëvitin 2010 dhe puna për këtë qëllim të fillonte në vitin 2007.2Korniza e Përgjithshme përfshin përkufizime nga të ashtuquajturit Përshkrues të Dublinit3 dhesa vijon më poshtë është me rëndësi të veçantë për programet e studimit për të gjitha vendet epërfshira në Procesin e Bolonjës:a) “Kualifikimet që shënojnë përfundimin e studimeve, në ciklin e parë iu jepen studentëve tëcilët: kanë demonstruar njohuri dhe të kuptuar në një fushë studimi e cila ndërtohet duke ubazuar tek arsimi i tyre i mesëm, dhe që i përket një niveli që,ndonëse mbështetet ngatekste të avancuara, përfshin disa aspekte për të cilat merret informacion nga njohuritëe fituara nga fushën e tyre të studimit; mund të zbatojnë njohuritë dhe të kuptuarit në një mënyrë që dëshmon një qasjeprofesionale të punës apo profesionit të tyre dhe në mënyrë korrekte ti demonstrojnë atonëpërmjet ofrimit të argumenteve bindëse për të zgjidhur problemet brenda fushës sëtyre të studimit; kanë aftësi për të mbledhur dhe interpretuar të dhëna relevante (zakonisht brendafushës së tyre të studimit) për të krijuar mendime që përfshijnë reflektime të të dhënavetë rëndësishme sociale, shkencore apo etike; mund të ofrojnë informata, ide, probleme dhe zgjidhje për audiencën profesionale dheatë jo-profesionale; kanë fituar aftësi të tilla të të nxënit që u mundësojnë atyre vazhdimin e e studimeve nënjë shkallë të lartë pavarësie.41“Realising the European Higher Education Area”, Communiqué of the Conference of Ministers responsible forHigher Education in Berlin on 19 September 2003, p.1,3,4.2“The European Higher Education Area -Achieving the Goals”, Communiqué of the Conference of EuropeanMinisters Responsible for Higher Education, Bergen, 19-20 May 2005, p.2.3“Shared „Dublin‟ descriptors for Short Cycle, First Cycle, Second Cycle and Third Cycle Awards”, A report from aJoint Quality Initiative informal grup, Draft 1 working document on JQI meeting in Dublin on 18 October 2004.4A Framework for Qualifications of the European Higher Education Area. Bologna Working Group onQualifications Frameworks. Copenhagen, 2005, pp. 66-67 (ISBN 87-91469-53-8).5

b) “Kualifikimet që shënojnë përfundimin e studimeve, në ciklin e dytë iu jepen studentëve tëcilët: kanë demonstruar njohuri dhe të kuptuar të cilat mbështeten apo janë zhvillim imëtejshëm i ciklit të parë dhe që ofrojnë bazën e nevojshme ose mundësinë përorigjinalitet në zhvillimin apo zbatimin praktik të ideve, shpesh në kuadër të kontekstitkërkimor; mund t’i zbatojnë njohuritë e fituara dhe mund të zgjidhin problemet që dalin nërrethana të reja dhe të panjohura, brenda konteksteve më të gjera (ose shumëdisiplinore) që lidhen me fushën e tyre të studimit; kanë aftësi të integrojnë njohuritë e përvetësuara, të zgjidhin çështje komplekse si dhe tëformulojnë gjykime që, edhe pse mund të bazohen në informacion të paplotë apo tëkufizuar, duhet të pasqyrojnë reflektimin e tyre ndaj përgjegjësive shoqërore dhe etikeqë lidhen me zbatimin e njohurive dhe gjykimeve të tyre; mund t’ua komunikojnë përfundimet e tyre si dhe njohuritë dhe arsyet që qëndrojnë nëthemel të këtyre përfundimeve, specialistëve dhe publikut të gjerë, në mënyrë të qartëdhe pa dykuptimësi; kanë fituar aftësi të tilla të të nxënit që u mundësojnë atyre vazhdimin e studimit nëmënyrë të vetëdrejtuar dhe të pavarur.”5Në kuadër të Procesit të Bolonjës udhëzimet e mëposhtme tregojnë marrëdhënien e krediteveme kualifikimet brenda kornizave kombëtare: “Kualifikimet e ciklit të parë mund të përfshijnë 180-240 kredite ECTS” –shkallën estudimeve Bachelor (BA); “Kualifikimet e ciklit të dytë mund të përfshijnë 90-120 kredite ECTS – (pragu minimal nëciklin e dytë duhet të jetë 60 kredite ECTS”)- shkallën e studimeve Master (MA).61.2. Objektivat e Programeve të studimitProgramet e studimit në përgjithësi kanë disa karakteristika dhe objektiva të përbashkëta si: - Të ofrojnë një formim teorik dhe praktik në lëndët mësimore për të cilat studentipërgatitet;- Të krijojnë tek studenti aftësitë e duhura për të përmbushur dhe kryer role dhedetyra të ndryshme;- Të zhvillojnë aftësi të kërkimit shkencor në fushën respektive;- Të zhvillojnë aftësi për reflektim, zhvillim profesional;- Të ofrojnë njohuri për përvetësimin e teknikave, procedurave e strategjiveprofesionale praktike dhe teorike për zbatimin e tyre të suksesshëm;- Të ofrojnë njohuri për formimin e shprehive për punë të pavarur interpretuese dhe5A Framework for Qualifications of the European Higher Education Area. Bologna Working Group onQualifications Frameworks. Copenhagen, 2005, pp. 67-68 (ISBN 87-91469-53-8).6A Framework for Qualifications of the European Higher Education Area. Bologna Working Group onQualifications Frameworks. Copenhagen, 2005, pp. 72 (ISBN 87-91469-53-8).6

-krijuese;Të ofrojnë njohuri dhe informata mbi qasjet kritike, kooperative dhe empirike qëjanë të rëndësishme për studimin e fenomeneve të ndryshme;Të ofrojnë njohuri dhe informata mbi zhvillimet aktuale teorike dhe praktike si dhembi trendet dhe tendencat e këtyre zhvillimeve;Të ofrojnë njohuri rreth aplikimit të koncepteve dhe mjeteve të ndryshme në situatatë caktuara;Të zhvillojnë dhe përforcojnë aftësitë profesionale, menaxhuese, dhe identifikuesetë veprimeve dhe planeve të caktuara;Të zhvillonjë, sintetizojnë, analizojnë dhe integrojnë njohuritë e studentëve përmesqasjeve etike, inovative, dhe të ofrojnë propozime, zgjidhje kredibile dhe qasje tëmenjëhershme ndaj situatave të caktuara;Të zhvillojnë aftësitë e duhura kuantitative dhe kualitative për të analizuar të dhënadhe për të marrë vendime të duhura.2. Punimi i diplomës2.1 Përmbajtja e punimit të diplomësPunimi i diplomës është punë individuale e studentit. Studentit duhet të kryejë një hulumtim tëpavarur për një fenomen apo dukuri që lidhet me fushën e studimit të programit. Studentiduhet të jetë i aftë të bëj hulumtim, të analizojë të dhënat e mbledhura dhe të raportojë nëlidhje me tërë procesin e hulumtimit që çon në tekstin përfundimtar të punimit të diplomës.Punimi i diplomës duhet të përmbajë:- identifikimin e objektit të studimit;-mbledhjen e të dhënave;-metodat e analizimit të të dhënave;-përshkrimin e rezultateve të hulumtimit;-sintetizimin e të dhënave;-nxjerrjen e përfundimeve dhe;-ofrimin e rekomandimeve përkatëse.Punimi i diplomës i’u ofron studentëve:-njohuri më të gjëra dhe më të thella në një fushë të veçantë;njohuri dhe përvojë në procesin e hulumtimit;-aftësi, shprehi, shkathtësi dhe përvojë për të gjetur dhe hulumtuar burimet einformacionit në një fushë të caktuar;-aftësi për të interpretuar në mënyrë kritike një temë të zgjedhur;-aftësi për të organizuar, sistemuar dhe ofruar rezultatet e një hulumtimi në formë tëshkruar dhe gojore;njohuri dhe aftësi për të kryer studime empirike dhe krahasimore të fenomeneve tëcaktuara;aftësi për të analizuar një fenomen apo temë të caktuar;-7

-mundësi për të përvetësuar formën, teknikat dhe mënyrën e të shkruarit akademik;aftësi për të hulumtuar, studiuar, analizuar dhe sistemuar një çështje të caktuar;mundësinë për tu profilizuar dhe për të njohur mirë një fushë të caktuar studimi;mënyrën sesi të analizojnë fenomene të caktuara dhe të ofrojnë zgjidhje, përmeskonkluzioneve dhe rekomandimeve.2.2 Kontributi i studentitPunimi i diplomës duhet të jetë një punë originale rezultat i aftësive dhe angazhimithulumtuese të studentit. Në punimin e diplomës studenti shfaq aftësitë e tij dhe rezultatet e njëpune të pavarur kërkimore e cila materializohet me mbrojtjen e punimit të diplomës dhedhënien e një kontributi më shumë për kërkuesit shkencor, institucionet, institutet dhe entet endryshme të cilat merren me hulumtime në fushën e caktuar. Punimi i diplomës duhet tëplotësojë standardet akademike, të përbëjë një punë estetike, të mirë-sistemuar, tëkuptueshme, të qartë, serioze, dhe me rrjedhshmëri logjike përsa i përket mendimit tëartikuluar, konkluzioneve të shprehura, tezave dhe pikëpamjeve të mbrojtura. Kjo detyrëbazohet në standarde rigoroze sa i përket metodologjisë, mënyrës së prezantimit dhe etikës sëkërkimit. Punimi i diplomës duhet të shërbejë dhe të mund të shfrytëzohet si një bazë e mirëpër punë të tjera kërkimore në të ardhmen.3. Udhëheqësi shkencorPuna kërkimore-shkencore për punimin e diplomës duhet të udhëhiqet, kontrollohet dhemonitorohet nga ana akademike. Për këtë qëllim çdo student ka të drejtë të zgjedhë njëudhëheqës shkencor (mentor). Udhëheqësi shkencor që të udhëheqë punën e studentit duhettë ketë gradë shkencore “Doktor” dhe titull akademik. Udhëheqësi shkencor duhet të zgjidhetnga punonjësit akademikë ose shkencorë të fakultetit dhe duhet të ketë përvojë në fushën nëtë cilën do të kryhet punimi i diplomës. Studenti në punën e tij kërkimore mund të mbështetetdhe bashkwpunojw edhe nga ligjërues të tjerë të Kolegjit ISPE si dhe me ekspertw me njohur nëfushën përkatëse të hulumtimit në të cilën kryhet punimi i diplomës. Pasi merr pëlqimin eudhëheqësit, studenti paraqet kërkesën për zyrtarizmin e punimit të diplomës në Zyrën përProgram Akademik dhe Shërbime Teknike në Kolegjin ISPE.3.1 Përgjegjësitë e udhëheqësit shkencorUdhëheqësi shkencor ka këto përgjegjësi:-Të garantojë se do të zbatojë të gjitha rregullat e udhëheqjes së punimit.-Të japë mbështetjen e duhur akademike dhe konsulencën e nevojshme që t’i mundësojëkandidatit të arrijë standarde të larta të punimit. Kjo përfshin ndihmën për formulimin etitullit të punimit, për përgatitjen e propozimit dhe të platformës së punimit,rekomandimin e literaturës dhe të burimeve të tjera të informacionit, konsulencën përorganizimin e shënimeve dhe përgatitjen e punimit. Udhëheqësi e ndihmon studentin tëpërmirësojë stilin e të shkruarit, por nuk ka përgjegjësi që të bëjë redaktimin ematerialit. Udhëheqësi ka përgjegjësinë të vetëdijësojë studentin për rrezikun e8

falsifikimeve dhe të plagjiaturës.-Të garantojë se udhëheqja do të kryhet brenda kohës së parashikuar.-Të mbajë takime të rregullta me studentin (të paktën 2-3 orë në javë) për të dhënëkëshilla dhe për të qenë në dijeni të ecurisë së punimit.-Të vlerësojë progresin e studentit rregullisht duke i kërkuar atij të paraqesë një raport tëshkruar dhe të monitorojë punën e tij përkundrejt standardit të kërkuar. Të vetëdijësojëst

PUNIM DIPLOME. 37 VLERËSIM PËR PUNIMIN E DIPLOMËS . 39. 4 Hyrje Punimi i diplomës shënon përfundimin e një eksperience individuale hulumtuese gjatë së cilës shfrytëzohen të dhëna të ndryshme si burime primare dhe sekondare përfshirë analiza, raporte, .

Related Documents:

Ky Punim Diplome i nivelit bachelor është puna ime origjinale duke respektuar autorsinë e ҫdo burimi të informacioneve dhe rregullave për nje punim të mirëfillt shkencor, dhe nuk është dorëzuar, në tërsi apo pjeserisht, për ndonje gradë në këtë apo ndonjë universitet tjetër.

1 punim diplome master tema: “format dhe shkaqet e korrupsionit nË kosovË gjatË periudhËs 2012 – 2017” mentore: kandidatja:

PUNIM DIPLOME Tema: “Lumi i vdekur”i Jakov Xoxës ,analizë Mentori: Kandidatja: Prof.ass.dr.Besim Muhadri Arlinda Nuza Gjakovë, 2019 . PUNIM DIPLOME -BACHELOR [Date] 2 DEKLARATA Unë Arlinda Nuza studente e Fakultetit Filologjik Dega Gjuhë Shqipe në Gjakovë deklaroj

PUNIM DIPLOME TEMA׃ Shqisat dhe perceptimi si proces dhe funksion gjatë . Në psikologji janë të njohura disa ligjshmëri si me të rendësishmet, ligjshmërit e . Shqisa e të dëgjuarit është veshi. Me anë të veshit ne dëgjojmë tingujt, zërin, zhurmën.

Në këtë punim diplome trajtohet tema “Strategji të mesimdhënies dhe të nxënit”, tema kryesisht flet për gjithë punën e mësuesit, mësimdhënien efektive, stilet e të nxënit, strategjitë dhe metodat . 1 Musai Bardhyl Psikologji Edukimi -Tiranë : PEGI, 1999. Vol. I. 8

Brevet Professionnel is considered comparable to BTEC Level 3 Extended Diploma standard Diplôme du Baccalauréat Général and the Option internationale du baccalauréat are both considered comparable to the overall A Level standard. Diplôme du Baccalauréat Professionnel and Diplôme du Baccalauréat Technologique are

Argumentaire en faveur d'une mention Soins Palliatifs au Diplôme d'Etat Infirmier en Pratique Avancée (IPA) 3 Version Octobre 2020, Groupe de travail SFAP Introduction Depuis juillet 2018, la Fance s'est dotée d'une églementation1 concernant l'exercice infirmier en pratique avancée (IPA). A la lectue des éfé entiels d'activités et de compétences2 relatifs au Diplôme d'Etat .

Accounting information from several branches can be merged, making decision-making easy and fast. End of Chapter Questions 1 Anti-virus software, complicated passwords. 2 Email, cloud. 3 You can save your work, easy to send to other people, calculations and templates are already there for you to use. 4 Hacking, failure in technology – power cut, some software is expensive. Exam Practice 1B .