INTEGRIMI I TEKNOLOGJISË INFORMATIVE TË

2y ago
99 Views
3 Downloads
913.19 KB
88 Pages
Last View : 11d ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Sutton Moon
Transcription

Arbnesha MexhuaniINTEGRIMI I TEKNOLOGJISËINFORMATIVE TË KOMUNIKIMITNË MËSIMDHËNIE DHE NXËNIEPrishtinë, 2014

Arbnesha MexhuaniINTEGRIMI I TEKNOLOGJISË INFORMATIVETË KOMUNIKIMIT NË MËSIMDHËNIEDHE NXËNIEPrishtinë, 2014

Botues:Instituti Pedagogjik i KosovësPër botuesin:M. Sc. Ismet PoteraAutor:Arbnesha MexhuaniRecensent:Prof. asoc. dr. Naser ZabeliEkipi hulumtues:Arbnesha MexhuaniSkender MekolliZehrije PlakolliPërpunimi i të dhënave dhepërgatitja teknike:Skender MekolliLektor:Arif Demolli

PërmbajtjaPërmbledhje . 6Hyrje. 7I. METODOLOGJIA . 161.2. Dizajni i hulumtimit . 171.3. Popullata dhe mostra . 171.4. Instrumentet . 181.5. Procedura e mbledhjes së të dhënave . 181.6. Procedura e analizës së të dhënave . 201.7. Pjesëmarrësit në hulumtim . 20II. REZULTATET ME MËSIMDHËNËS. 222.1. Pajisja e shkollave me kompjuterë . 242.3. Njohuritë e mësimdhënësve për përdorimin e kompjuterit . 262.4. Vijimi i mësimdhënësve në trajnime për TIK . 272.5. Organizatat që kanë ofruar trajnime për TIK-un . 282.6. Programet kompjuterike që i zbatojnë mësimdhënësit . 292.7. Integrimi i teknologjisë informative të komunikimit. 31në mësimdhënie . 312.8. Metodat mësimore përmes TIK-ut që zbatojnë . 32mësimdhënësit gjatë procesit mësimor . 322.9. A mësojnë nxënësit përmes kompjuterit në . 34klasë dhe në shtëpi me udhëzime të mësimdhënësve ? . 342.10. Disa arsye të mësimdhënësve që nuk e zbatojnë TIK- . 35un për mësimdhënie dhe nxënie . 352.11. Përdorimi i TIK- ut nga fëmijët me nevoja të veçanta . 372.12. Sa ju ofrojnë mësimdhënësit material shtesë nga . 393

interneti . 392.13. Përdorimi i internetit nga mësimdhënësit . 40Tabela 5. . 402.14. Sa i udhëzojnë mësimdhënësit nxënësit për . 42hulumtime në internet për nevoja mësimore . 422.15. Materialet ndihmëse nga interneti . 432.16. Sa janë të informuar mësimdhënësit se për çfarë . 45arsye nxënësit e përdorin internetin . 452.17. Rëndësia e internetit për mësim. 47III. REZULTATET ME NXËNËS . 493.1. Klasat e përfshira në hulumtim. 493.2. Pajisja e shkollave me kompjuterë . 503.3. Kurset për përdorimin e kompjuterit . 503.4. Njohuritë e nxënësve për ta përdorur kompjuterin . 513.5. Koha që shfrytëzojnë nxënësit pranë kompjuterit . 523.6. Për çka e përdorin nxënësit kompjuterin . 533.7. Programet kompjuterike që përdoren nga nxënësit . 553.8. Integrimi i TIK-ut gjatë procesit të mësimdhënies . 573.9. Përdorimi i metodave mësimore përmes TIK-ut nga . 57mësimdhënësit . 573.10. Përdorimi i mjeteve tjera audio-vizuale. 59( TV, DVD, projektor.) . 593.11. Përdorimi i TIK-ut sipas udhëzimeve të mësimdhënësve . 613.12. Sa i udhëzojnë mësimdhënësit që përmes integrimit të . 62TIK-ut të kryejnë detyrat e shtëpisë . 623.13. Mësimdhënësit lëndorë që integrojnë TIK- në mësim . 633.14. Ndikimi i kompjuterit në arsimimin e nxënësve. 653.15. Rëndësia e TIK-ut për mësim . 664

3.16. Opinionet e nxënësve . 693.17 Opinionet e mësimdhënësve . 70Gjetjet kryesore nga hulumtimi. 72IV. PËRFUNDIM . 74V. REKOMANDIME . 765.1. Rekomandime për mësimdhënës . 765.2. Rekomandime për MASHT-in . 795.3. Rekomandime për nxënës. 805.4. Rekomandime për prindër . 82Literatura . 835

PËRMBLEDHJEHulumtimi Integrimi i teknologjisë informative të komunikimit nëmësimdhënie dhe nxënie është një domosdoshmëri, sepse një ndërprioritetet kryesore të MASHT-it për TIK, të paraqitur në PlaninStrategjik të Arsimit në Kosovë 2011-2016, është edhe integrimi iteknologjisë mësimore në procesin e mësimdhënies dhe të nxënies.Ky hulumtim fokus kryesor ka studimin e gjendjes në disa shkollatë mesme të ulëta, për mënyrën e integrimit të teknologjisëinformative në procesin e mësimdhënies dhe të nxënies.Hulumtimi është kryer në katër shkolla të Prishtinës dhe katërshkolla të fshatrave të Prishtinës. Është kërkuar që të gjendet njëmesatare e nxënësve dhe e mësimdhënësve, të cilët integrojnëTIK-un në klasat e nivelit të mesëm të ulët. Nxënësit dhemësimdhënësit janë anketuar përmes pyetësorëve përkitazi mezbatimin e TIK-ut për mësimdhënie, si dhe mënyrat e përdorimittë tij. Përmes pyetësorëve janë anketuar nxënës të klasave tështata dhe të nënta. Ndërkaq sa i përket mësimdhënësve, janëanketuar mësimdhënës klasor, mësimdhënës të klasave të gjashta,shtata, teta dhe të nënta. Pyetjet kanë qenë të hapura dhe tëmbyllura. Për analizën e të dhënave teorike janë shfrytëzuarmetodat e hulumtimit shkencor, si metoda krahasuese,përshkruese dhe statistikore. Ndërsa, analizat e të dhënave tëgrumbulluara përmes pyetësorëve janë paraqitur në formëkuantitative dhe kualitative. Gjatë këtij procesi komentet enxënësve ishin kategorizuar në tema lidhur me integrimin e TIKut në mësimdhënie. Së fundi, punimi nxjerr në pah se integrimi iTIK-ut në procesin e mësimdhënies ende nuk është duke urealizuar në atë masë sa që nxënësit TIK-un ta përdorin për nevojaarsimore. Punimi përfundon me një diskutim të këtyre rezultatevedhe zbatueshmërinë që kanë këto rezultate drejt politikës sëedukimit të tashëm dhe reformave në Kosovë.6

HYRJEIntegrimi i teknologjisë informative të komunikimit nëmësimdhënie dhe nxënie nënkupton përdorimin ekompjuterëve dhe software-ve në mënyrë produktive,shfrytëzimin e internetit dhe përdorimin e rrjetevekompjuterike për qëllime të mësimdhënies dhe të nxënies.Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, duke umbështetur në prirjet globale të jetës dhe të arsimit të sotëm, sidhe në kompetencat evropiane për arsimin (një ndër të cilatështë përdorimi dhe zhvillimi i aftësive të teknologjisë sëinformacionit dhe të komunikimit), ka vendosur si prioritet tësajin integrimin e TIK-ut në mësimdhënie/nxënie. Përdorimi iTIK–ut në të gjitha proceset jetësore është kthyer në njëdomosdoshmëri jetike në mbarë botën. Edhe në arsim, si nëçdo fushë të jetës, TIK-u ka sjellë një kthesë rrënjësore nëzhvillimin e kulturës së të nxënit, duke i bërë njohuritë më tëqasshme për të gjithë nxënësit. Aplikimi i TIK-ut nëmësimdhënie, ofron përfitime të mëdha për nxënësit dhe rritaftësitë konceptuese dhe perceptuese të tyre gjatë orës sëmësimit duke lehtësuar të nxënit. TIK-u sjell dinamizëm nëmësimdhënie/nxënie dhe i vendos nxënësit në kontroll për tënxënit e tyre, duke lejuar progres zhvillimi të pavarur.TIK-u, si aftësi funksionale e lexim-shkrimit digjital, nxit dhezhvillon te nxënësit një sërë aftësish të tjera, të tilla si: aftësimatematikore, aftësi komunikuese, aftësi të të menduarit kritikdhe të zgjidhjes së problemeve, aftësi për të punuar në grup,aftësi për të përdorur shumëllojshmëri burimesh einstrumentesh etj. Mirëpo dukuri shqetësuese te ne është seTIK-u në masë të madhe po keqpërdoret nga nxënësit duke7

qëndruar orë të tëra pranë kompjuterit dhe duke e përdorur përFcb. dhe lojëra të ndryshme. Te këta fëmijë mungojnëudhëzimet konkrete në orientimin për përdorimin e drejtë të tij.Përveç familjes, që luan një rol të madh në kontrollimin efëmijëve gjatë përdorimit të kompjuterit, rol shumë tërëndësishëm luajnë edhe mësimdhënësit, të cilët me udhëzimete tyre, mund t’i stimulojnë nxënësit që TIK-un ta përdorin përnevoja mësimore.Pajisja e shkollave me kompjuterë ndikon në masë të madhe nëpërdorimin e drejtë të tij. Mësimdhënësit gjatë orëve mësimoreme udhëzime te tyre dhe me këshilla konkrete kanë mundësi t’iorientojnë nxënësit në përdorimin e drejtë të kompjuterit. Porjo të gjitha shkollat e kanë një mundësi të këtillë. Një numër ikonsiderueshëm i tyre kanë vetëm nga një apo dy kompjuterë,të cilët i përdor drejtori i shkollës. Megjithatë, pavarësishtkësaj, mësimdhënësit mund të gjejnë mënyra të ndryshme përintegrimin e teknologjisë si mjet pune për nevoja arsimore,qoftë me përdorimin e pajisjeve të tyre personale si laptop, ipad, apo me shfrytëzimin e pajisjeve të kolegëve të tyre e nëdisa raste edhe kur vetë nxënësit sjellin në shkollë laptopat etyre. Shpenzimi i kohës së nxënësve duke keqpërdorurkompjuterin për komunikim dhe lojëra të ndryshme mund tëshndërrohet në përdorim efektiv të tij në qoftëse mësimdhënësite integrojnë TIK-un në procesin e të nxënit, duke i udhëzuarnxënësit që të hulumtojnë për nevojat e tyre mësimore tëpërshtatura në kurrikulën e tyre lëndore. Qasja emësimdhënësve duke përdorur metodën tradicionale të punës,mësuesi në qendër, dhe dhënia e informatave duke u bazuarvetëm në pjesën teorike të materialeve, është edhe një ndërfaktorët që ndikon në pasivizimin e nxënësve dhe në mosstimulimin e tyre për punë, për këtë arsye është edhe i8

nevojshëm ky hulumtim; të vlerësohet se sa dhe simësimdhënësit i stimulojnë nxënësit e tyre që kompjuterin tapërdorin si mjet pune,për të siguruar cilësinë e rezultatevearsimore, meqenëse çdo shteg i të nxënit ngrihet dhe duhet tëburojë nga mësimdhënësit.INTEGRIMI I TIK-UT NË MËSIMDHËNIE DHEMËSIMNXËNIE SIPAS LITERATURËSBASHKËKOHORENjë përmbledhje bashkëkohore e literaturës që ka të bëjë mestudimenga praktika të suksesshme dhe politika arsimoreilustron progres të rëndësishëm në Evropë, nëpërfshirjen eTIK-ut në mësimdhënie. Gjatë studimit të literaturëskemi hasurseidentifikimi i kritereve për praktikat e suksesshme të TIK- utnë fushën e arsimit është tepër i vështirë, për shkak se njëpraktikë që ka funksionuar mirë në një kontekst, mund të mosjetë aspak e tillë në një kontekst tjetër.Pajisja e shkollave me TIK është zakonisht hapi i parë nëagjendën e hartuesve të politikave, megjithatë investimi vetëmnë pajisjen e shkollave me teknologji informative tëkomunikimit ishte një praktikë jo e mirë, ashtu siç raportuandisa nga vendet evropiane. Politikat duhet të sigurojnë njëvizion afatgjatë, të shpjeguara në objektiva të detajuara në njëshkallë të gjërë veprimi, të “zgjerimit të aksesit për të gjithë,rritje të cilësisë së arsimit, riformim i organizimit dhe imenaxhimit të proceseve të arsimit, aftësimi për të nxënëtafatgjatë, shtimi i kompetencave të TIK-ut të nxënësve,mësuesve dhe stafitadministrativ,ngritja e efektshmërisë në9

administrimin e shkollës”. ,,Çështje kryesore sipas studimevetë shumta është përqëndrimi në shfrytëzimin e TIK ngamësuesit dhe nxënësit për qëllime arsimore, sesa shfrytëzimipraktik i kompjuterëve bashkë me mjetet dhe programet e tij”1.Lidhur me këtë çështje duhet të përcaktohet një program.,,Mësuesve u nevojiten (80%) shprehi jo teknik e dhe (20%)shprehi teknike, ndërsa ,,nxënësit, së pari duhet të përpunojnëinformacionin që marrin, dhe pastaj ta lidhin atë me përvojat qëata njohin nga jeta e tyre: pra lidhja e teknikës me jetën realedhe me natyrën”.2 Pavarësia, puna në grupe. ,,shprehitë baza tënevojshme (të lexuarit, të shkruarit, skicimi) dhe shprehi tëtjera të nivelit të lartë të njohjes janë kushte paraprake për njëpërdorim të suksesshëm të TIK-ut”3.Në librin CALL Environments (Egbert & Hanson-Smith, 1999)janë përshkruar disa metoda se si të zhvillohet mësimi me anëte mjeteve të ndryshme teknologjike për grupet e ndryshme tëpjesëmarrësve (nxënësve). Një ndër metodat ishte edhe metodae bashkëveprimit gjatë mësimit përmes TIK-ut. Sipas tij, kjometodë relizohet nxënës me nxënës, nxënësi me grupin dhegrupi me grupin. ,,Nxënësit munden që gjithashtu tëbashkëveprojnë me njerëz të ndryshëm, si me shokët e klasës,mësuesin, nxënësit e klasave të tjera, nxënës nga komunitete tëndryshme dhe njerëz nga e gjithë bota. Meqë nxënësitvendosen nëpër grupe, prej tyre kërkohet që të jenë aktivë nëorë, për këtë kërkohet bashkëpunimi, por për të arritur këtë1Brown,J. D. Computers in language testing: Present research and somefuture. 1997. f.37.2Musai, Bardhyl, Godole Tidita, Abdurrahmani Jonila. Edukimi Mediatik.Tiranë. y/ en.html#programe ( parepër herë të fundit më: (25.02.2013 )10

bashkëveprim që mësimi të bëhet sa mi i lehtë, kërkohet qëmësuesi të sigurojë që bashkëveprimi të jetë efektiv” 4 .,,Teknika të tjera janë kur mësuesit i zhvillojnë detyra, të cilatrrisin mundësinë e bashkëveprimit social sa më cilësor. Përmeskësaj teknike, mësuesi duhet të përpiqet që të gjithë nxënësit tëjenë aktivë në orë. Ka nxënës të cilët nuk janë aktivë në orë,atëherë mësuesi/ja duhet t’ia caktojë secilit nga një rol specifik,në mënyrë që të gjithë nxënësit në grup të marrin pjesë edhe sëbashku të arrijnë qëllimin e grupit. Kjo strukturë mundëson qënxënësit të kontaktojnë me njëri-tjetrin duke mësuar. Sa mëshumë që të kenë nevojë për bashkëpunim, aq më shumëefektiv do të jetë bashkëpunimi. Këto principe janë bazat eteknikave si mësimi kooperativ (bashkëpunues)” 5 . Teknikëtjetër është prezantimi i punimeve në klasë. Nxënësit iprezantojnë punimet e tyre në klasë për t’i vlerësuar mësuesi/ja.Shtrohet pyetja: Cila është arsyeja që nxënësit e tjerë tëdëgjojnë prezantimet e grupeve të tjera? ,,Mësuesi/ja duhet t’uparaqesë nxënësve arsye për të dëgjuar prezantimet, si, përshembull, të bëjnë vlerësimin e prezantimeve të shokëve, tëmarrin shënime, që do t’u duhen për ndonjë kuiz apo test, osetë kërkohet ndonjë përmbledhje e prezantimit që ata dëgjuan”6.Në këtë mënyrë mësuesi i inkurajon të gjithë nxënësit që tëdëgjojnë dhe të japin përgjigjet e duhura.4Joy Egbert and Elizabeth Hanson-Smith., CALL Environments: Research,Practice, and Critical Issues, page 55.5Po aty f. 57.6Sivakova, D. Ndikimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit nëpërmirësimin e mësimit, Bitola, 2007. f. 8611

Pajisja e shkollave me kompjuterë dhe funksionimi i tyresipas modeleve të huajaPajisja e shkollave me kompjuterë dhe mënyra e shfrytëzimit tëtyre është një faktor që ndikon në bashkëveprimin dhe nëbashkëpunimin e nxënësve, prandaj mësuesi duhet të ketëparasysh organizimin e klasave gjatë dizajnimit të aktiviteteveqë realizohen me ndihmën e teknologjisë mësimore. Pasiqëproçesi i mësimdhënies ,,nuk është pranim dhe shpërndarje editurive por edhe proçes i shumë anshëm i cili realizohet meaktivitete si, vizatime, këngë, lojë, aktivitete sportive, si dhepërmes Tik-ut7.Vendosja e kompjuterëve mund të bëhet në mënyra tëndryshme, duke i vendosur në kabinete të informatikës deri teklasat me një dhe shumë kompjuterë.Shkollat shtetërore në Shtetet e Bashkuara të AmerikësShkollat në SHBA i pajisin zakonisht arsimtarët me nga njëkompjuter, edhe pse një kompjuter mund të duket ipamjaftueshëm për disa aktivitete që bëhen me ndihmën ekompjuterit. Klasa me një kompjuter ka disa përparesi:Mësimdhënësi/ja mund të shohë se çfarë janë duke bërënxënësit në kompjuter.Mësimdhënësi/ja ka më shumë kontroll mbi nxënësit dhe mëshumë mundësi për të lehtësuar udhëzimet.Teknologjia është çdo kohë në dispozicion.Nxënësit mund të shohin njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojnë papengesa.Ёshtë më e lehtë për mësuesin/en të japë informatë kthyese.7August Vitak “Osnovni problemi vo rabotata na grupi, Beograd, 1964, f5712

Duke pasur vetëm një kompjuter në klasë, vëmendjazhvendoset nga teknologjia në mësim dhe në bashkëveprim.Është më e lehtë të përdorësh vetëm një konfiguracion.Në mjedise të këtilla nxënësit nuk bashkëpunojnë me shokë tëtjerë me të largët, por klasat etilla janë shumë të përshtatshmepër përforcimin e marëdhënieve me shokët në klasë(komunikimi sy nësy). Këto tri kontekste: laboratori, klasa meshumë kompjuterë dhe klasa me një kompjuter – dhe shumëmjedise të tjera të pajisura më mjete të teknologjisë ndihmojnëdhe përkrahin aktivitete të ndryshme mësimoreBashkëveprimi në një klasë me shumë kompjuterëNë klasat me shumë kompjuterë mund të bëhen më shumëaktivitete grupore. ,,Klasat me shumë kompjuterë kanë mëshumë përparësi se sa një kabinet tradicional i kompjuterëve.Në këtë lloj të klasave, ku monitorët e kompjuterëve janë tëfutura në tavolina dhe tavolinat të organizuara në grupe nga treose katër, nxënësit munden të shohin më lirshëm njëri-tjetrindhe mësuesin dhe të komunikojnë më lirshëm”8. Ndryshe ngakabinetet, nxënësit kanë hapësirë të punojnë pa kompjuterindhe të përdorin atë vetëm kur u duhet ose nëse u duhet. Në këtëmjedis teknologjia shërben si mjet për të gjitha llojet eushtrimeve (detyrave), që nga krijimi i faqeve të internetit derinë krijimin e portfoliove personale. Në këto mjedise mësuesitmund të japin detyra të cilat bëhen me ndihmën e kompjuterit,gjatë së cilave nxënësit punojnë me shokët e tyre në internetose me shokët e klasës që i kanë afër.8Joy Egbert and Elizabeth Hanson-Smith. CALL Environments: Research,Practice, and Critical Issues.1999 f. 6713

Metoda e bashkëveprimit në kabinetin e TIK-utNë një klasë tradicionale ku mësimi zhvillohet me ndihmën eteknologjisë, nxënësit rrinë në vendet e tyre, ose ulen parakompjuterit, që mund t’ua bllokojë shikimin atyre që janëprapa dhe ata nuk mund të shohin. Edhe pse thuhet se këtokabinete i takojnë së kaluarës, ata janë të dobishëm jo vetëmpër aktivitetet individuale të nxënësve, si përdorimi iprogrameve të ndryshme, kërkimi në internet, shkrimi i letrave,dërgimi i letrave elektronike dhe plotësimi i aktiviteteve tjera,por gjithashtu edhe për të punuar në detyra individuale si pjesëe bashkepunimit me ndonjë person tjetër online. Megjithatëmundësitë e kufizuara për të lëvizur dhe vështirësia për tëndarë programin e vështirëson bashkëpunimin sy më sy për mëshumë nxënës, ose nxënëse që punojnë në grupe. Këto klasajanë më të mira për mësimin individual dhe për bashkëpunimeqë bëhen online (përmes internetit).Pajisja e shkollave me teknologji mësimore ndihmëse përnxënësit me nevoja të veçantaArsimi gjithëpërfshirës bazohet në ide të rëndomtë se çdofëmijë dhe çdo familje janë të vlerësuar njësoj dhe meritojnëpërvoja dhe mundësi të barabarta. Duke u bazuar në këtë, ështëe rëndësishme për të siguruar ndihmë për secilin fëmijë gjatë tëmësuarit dhe pjesëmarrje të barabartë. E drejtë e çdo fëmije menevoja të veçanta arsimore është që të edukohet me fëmijë t

shfrytëzimin e internetit dhe përdorimin e rrjeteve kompjuterike për qëllime të mësimdhënies dhe të nxënies. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, duke u mbështetur në prirjet globale të jetës dhe të arsimit të sotëm, si dh

Related Documents:

Texts of Wow Rosh Hashana II 5780 - Congregation Shearith Israel, Atlanta Georgia Wow ׳ג ׳א:׳א תישארב (א) ׃ץרֶָֽאָּהָּ תאֵֵ֥וְּ םִימִַׁ֖שַָּה תאֵֵ֥ םיקִִ֑לֹאֱ ארָָּ֣ Îָּ תישִִׁ֖ארֵ Îְּ(ב) חַורְָּ֣ו ם

Chapter 15 Informative Speaking www.publicspeakingproject.org 15-2 . functions of informative speeches . People encounter a number of formal and informal informative presentations throughout their day, and these presentations have several consequences. First, informative presentations . provide people with knowledge. When others share facts or

Annex A (informative) Cost and performance measurement analysis using earned value management data Annex B (informative) Schedule Analysis using earned value management data (Earned Schedule) Annex C (informative) Integrating other project management processes with earned value management Annex D (informative) Bibliography EV Management

16.1 Informative Speaking Goals. LEARNING OBJECTIVES. 1. Explain the importance of accuracy, clarity, and listener interest in informative speaking. 2. Discuss why speaking to inform is important. Identify strategies for making information clear and interesting to your speaking audience. A good informative speech conveys accurate

download, 1 2 3 magic effective discipline for children 212, genirevolution teachers guide, samples of proclaimtion for a personcasas math answer key, comprehension questions for the tell tale heart, implementimi i teknologjis ne mesimdhenie, the bookman s promise dunning john, circulatory assist intra aortic balloon pumping

Themes I Informative, noninformative, and weakly informative priors I The sociology of shrinkage, or conservatism of Bayesian inference I Collaborators I Yu-Sung Su (Dept of Poli Sci, City Univ of New York) I Masanao Yajima (Dept of Statistics, Columbia Univ) I Maria Grazia Pittau (

As its name implies, informative writing is meant to inform the reader about a specific topic, which can range from an idea, to a belief system, process, procedure, or historical event. While informative--sometimes called explanatory or expository--writing is not vastly different from argumentative writing, the main variant is its purpose.

Adolf Hitler revealed everything in Mein Kampf and the greater goals made perfect sense to the German people. They were willing to pursue those goals even if they did not agree with everything he said. History can be boring to some, but do not let the fact that Mein Kampf contains a great deal of history and foreign policy fool you into thinking it is boring This book is NOT boring. This is .