Liber Mesuesi Fizika 6 Cambridxhe Per Shtyp

3y ago
208 Views
20 Downloads
1.33 MB
82 Pages
Last View : 1d ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Braxton Mach
Transcription

FizikaLibër për mësuesinFiona BaxterLiz Dilley6

PërmbajtjaHyrje5Kapitulli 1Ide për mësimdhënje111.1Masa dhe pesha141.2Si veprojnë forcat181.3Forcat e baraspeshuara dhe të pabaraspeshuara201.4Efektet e forcave221.5Forcat dhe energjia251.6Forca e fërkimit271.7Studim mbi fërkimin301.8Rezistenca e ajrit33Kontrolloni njohuritë36Fletë pune1.1Si e shpjegoi Njutoni forcën e rëndesës381.3Identifikimi i forcave të baraspeshuara dhe të pabaraspeshuara391.4Efektet e forcave401.6Matja e forcës së fërkimit411.7Matja e forcës së fërkimit431.8Ndërtimi i një parashute45Libër Mësuesi Fizika 63

PërmbajtjaKapitulli 2Ide për mësimdhënie472.1Cilat lëndë e përçojnë elektricitetin?502.2A e përçon uji elektricitetin?542.3A e përçojnë njësoj elektricitetin metalet e ndryshme?562.4Përzgjedhja e lëndëve të përshtatshme për pajisje elektrike582.5Simbolet e qarkut602.6Ndryshimi i numrit të elementeve612.7Shtimi i elementeve të ndryshme642.8Gjatësia dhe trashësia e telave në një qark672.9Si u shpikën bateritë nga shkencëtarët70Kontrolloni njohuritë71Fletë pune42.1aPërçuesit dhe jopërçuesit elektrikë732.1bProvoni materialet për të parë nëse ato e përçojnë rrymën elektrike742.1cBëni një lojë me pyetje rrufe752.3aProvoni metalet për të parë sa mirë e përçojnë ato elektricitetin762.3bHulumtimi i përçuesve dhe i jopërçuesve772.5Vizatoni një qark duke përdorur simbolet782.6aGjeni problemin e qarkut792.6bNdryshimi i numrit të elementeve802.8aShqyrtoni efektin e telit të hollë dhe të trashë në qark812.8bTrashësia e telave dhe siguria822.9Bateritë83Libër Mësuesi Fizika 6

HyrjePaketa e librave për mësimin e fizikës në klasën e gjashtë, botim i Cambridge University Press, ështëhartuar në përputhje me kurrikulën e fushës së shkencave të natyrës dhe programin e lëndës sëfizikës. Librat janë të këndshëm, të përshtatshëm dhe të lehtë në përdorim, si për nxënësin ashtuedhe për mësuesin. Libri i nxënësit dhe Fletorja e punës nxisin përfshirjen aktive të nxënësit nëpërmbajtjen e lëndës, si dhe zhvillojnë aftësitë bazë të kërkimit shkencor.Libri i mësuesit i klasës së 6-të shërben si një mbështetje e rëndësishme për mësimdhënien dherealizimin e kornizës kurrikulare të klasës së 6-të. Shpesh, ai i referohet Librit të nxënësit dhe Fletoressë punës të klasës së 6-të, duke dhënë udhëzime se si të përfitohet sa më shumë nga përdorimi i këtyreburimeve. Gjithashtu, ai jep mbi mësimdhënien një sërë idesh shtesë, duke ju dhënë mundësi tëzgjidhni mes tyre.Ky Libër mësuesi është i ndarë në tri rubrika kryesore:Ide mbi mësimdhënien. Në këtë rubrikë shprehen një sërë idesh lidhur me mënyrën se si mund tështjelloni një temë të caktuar në klasë. Këtu përfshihen ide rreth veprimtarive në klasë, diferencimitdhe vlerësimit të nxënësve, si dhe propozime për përdorim materialesh të ndryshme TIK (TeknologjiInformacioni dhe Komunikimi). Kudo gjenden referenca nga Libri i nxënësit dhe Fletorja e punës,duke përfshirë edhe shënime udhëzuese rreth veprimtarive të propozuara në Librin e nxënësit.Fletët e punës. Një koleksion i gjerë fletësh pune, krahas atyre të përfshira në Librin e nxënësit dhe nëFletoren e punës, ofron një sërë idesh të reja me veprimtari dhe ushtrime, ndërsa një pjesë e fletëve tëpunës kanë si qëllim të mbështesin veprimtaritë e Librit të nxënësit.Përgjigjet e pyetjeve. Këtu janë vënë në dispozicion përgjigjet e të gjitha pyetjeve të Librit të nxënësit,të ushtrimeve në Fletoren e punës, si dhe ato të Fletëve të punës.Suksese!Libër mësuesi, Fizika 65

Kërkimi shkencorKërkimi shkencor ka të bëjë me mënyrën se si lindin hipotezat shkencore, si realizohet kërkimipërmes hulumtimeve dhe vlerësimit të të dhënave apo provave të tjera që dalin nga këto hulumtime.Hipotezat janë pjesë e çdo fushe shkencore. Për këtë arsye, seksioni i kërkimit shkencor i kornizëskurrikulare nuk përbën një kapitull të veçantë në programet mësimore të mësipërme. Përkundrazi,kërkimi shkencor duhet të jepet në mënyrë të integruar, së bashku me lëndët e tjera mësimore.Libri i mësuesit Fizika për klasën e gjashtë, është pjesë e linjës së Shkencës të shtëpisë botuese tëKembrixhit, për arsimin bazë. Duke u dhënë mundësi nxënësve të zhvillojnë veprimtaritë e Librit tënxënësit, ju do të përmbushni të gjitha objektivat e kërkimit shkencor që kërkon korniza kurrikulare.Këto veprimtari mund të përforcohen nga veprimtari të mëtejshme të propozuara në metodat emësimdhënies dhe Fletët e punës të këtij Libri mësuesi, si dhe nëpërmjet ushtrimeve të përqendruarambi planifikimin e hulumtimeve dhe mbi vlerësimin e të dhënave në Fletoren e punës.Këtu do t’ju prezantojmë më gjerësisht me objektivat e kërkimit shkencor të renditura në kornizënkurrikulare të klasës së 6-të. Për çdo kornizë janë paraqitur disa të dhëna bazë, lidhur me nivelinku nxënësit priten të arrijnë në këtë klasë. Gjithashtu, janë paraqitur edhe disa shembuj të veçantëpër veprimtaritë e propozuara në këtë seri, të cilët mund të shërbejnë për t’i ndihmuar nxënësit tëzhvillojnë çdo teknikë. Rubrika “Këshilla për hulumtim shkencor” në Librin e nxënësit, përmbandisa teknika që duhen mësuar si pjesë e veprimtarive të këtyre librave. Kjo rubrikë mund të shërbejëpër t’u ardhur në ndihmë nxënësve, në rast nevoje.Idetë dhe provaMendoni si kanë arritur shkencëtarët të ndërthurin provat e mbledhura prej vëzhgimeve dhe matjeve memendimin krijues, për të paraqitur hipoteza dhe shpjegime të reja në lidhje me një dukuri të caktuar.Deri tani nxënësit duhet të kenë kuptuar se shkencëtarët kryejnë vëzhgime, ngrenë pyetje dhe zhvillojnëhulumtime me qëllim që të mbledhin prova për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe pastaj kërkojnë shpjegimepër provat e mbledhura. Pra, shkenca është një orvatje e njeriut në kërkim të mënyrave të reja të tëmenduarit për të shpjeguar mënyrën si funksionon bota. Për shembull, në Fletën e punës 1.1 nxënësitdo të lexojnë dhe do t’u përgjigjen pyetjeve rreth vëzhgimeve dhe mendimit që e ndihmoi Isak Njutonintë kuptonte dhe të shpjegonte forcën e rëndesës.Mblidhni prova dhe të dhëna për të provuar hipotezat, përfshirë edhe parashikimet.Në këtë klasë, nxënësit do të kryejnë hulumtime për të vërtetuar një hipotezë ose një parashikim.Gjatë hulumtimit, ata do të mbledhin prova dhe/ose të dhëna, të cilat do të vërtetojnë nëse hipotezaose parashikimi i tyre ishte i saktë ose jo. Për shembull, në veprimtarinë 1.7, nxënësit do tëparashikojnë ndikimin e llojit të sipërfaqes mbi forcën e fërkimit, dhe do të mbledhin prova për tëvërtetuar parashikim e tyre. Në veprimtarinë 2.1, 2.2 dhe 2.3 ata do të provojnë lëndë të ndryshmebrenda një qarku për të parë sesi ato e përçojnë elektricitetin.Planifikoni punën hulumtueseDiskutoni se si mund t’i vërtetoni hipotezat dhe parashikimet.Deri në klasën e 6-të, nxënësit do të kenë fituar përvojë të mjaftueshme për të planifikuar, hartuardhe kryer hulumtime për të vërtetuar një hipotezë. Për shembull, ata do ta kenë mundësinë ta bëjnëkëtë në veprimtarinë 2.6b, ku do t’u jepen dy qarqe për t’u provuar. Në veprimtarinë 1.8, nxënësit do6Libër mësuesi, Fizika 6

të përpiqen të gjejnë një mënyrë për të provuar idetë e tyre mbi ndikimin e faktorëve të ndryshëm nërënien e një parashute.Bëni parashikime duke përdorur njohuritë dhe arsyetimin shkencor.Shpesh, nxënësit kanë ide mjaft të qarta lidhur me atë që do të ndodhë në një hulumtim para se takryejnë atë. Këto ide bazohen në njohuritë e tyre shkencore. Pyetini ata se ç’parashikojnë se do të ndodhë,mbani shënim parashikimet dhe pastaj, pas hulumtimit, krahasoni rezultatet me parashikimet e tyre.Në veprimtarinë 1.7, nxënësit do të përdorin njohuritë rreth fërkimit për të parashikuar efektet e tijmbi sipërfaqe të ndryshme. Në veprimtarinë 2.3, duke u bazuar mbi njohuritë shkencore që kanë,nxënësit do të parashikojnë se cilat prej lëndëve që kanë menduar, do të jenë përçuese ose jopërçuesetë elektricitetit, para se t’i eksperimentojnë ato lëndë në qark.Zgjidhni çfarë provash duhen mbledhur për të hulumtuar mbi një çështje, duke siguruar prova tëmjaftueshme.Në këtë klasë, nxënësit duhet të zhvillojnë aftësinë për të vendosur mbi mënyrën se si do tëhulumtojnë mbi një çështje. Gjatë fazës planifikuese ata duhet të mendojnë se cilat janë provat qëduhen mbledhur dhe duhet të përpiqen të na sigurojnë që provat janë të mjaftueshme.Për shembull, në veprimtarinë 2.6b, nxënësit do të planifikojnë dhe do të zhvillojnë hulumtimepër t’iu përgjigjur dy pyetjeve dhe duhet të sigurohen se kanë mbledhur prova të mjaftueshme. NëFletën e punës 1.8, nxënësit do të vendosin se çfarë provash duhen mbledhur për të plotësuar ato që inevojiten një parashute për t’i hedhur ilaçet në mënyrë të sigurt.Gjeni faktorët e veçantë në një situatë të caktuarNë këtë klasë do të zhvillojmë konceptin e faktorëve, duke u kërkuar nxënësve të përcaktojnë se cilëtjanë faktorët e veçantë në një situatë të caktuar. Për shembull, në ushtrimin 2.2 nxënësit duhet tëgjejnë faktorët që shkaktuan aksidentin e zënies nga korrenti të Jonit.Zgjidhni pajisjet që do të përdorniNë klasën e 6-të, nxënësit duhet të jenë të aftë të zgjedhin çfarë pajisjesh u nevojiten për të kryernjë hulumtim. Në disa prej veprimtarive ju do t’u paraqisni një sërë alternativash dhe ata duhet tëzgjedhin se çfarë u nevojitet.Për shembull, nxënësit do të zgjedhin se cila pajisje u nevojitet kur të krijojnë qarqe në veprimtaritë2.6b, 2.7 dhe 2.8.Siguroni dhe paraqitni provatKryeni vëzhgimet dhe matjet përkatëse, duke përdorur saktë aparatura të thjeshta.Nxënësit duhet të sigurojnë prova nga vëzhgimet dhe matjet e kryera gjatë hulumtimeve praktike,duke hulumtuar nëpër libra të moshës së tyre, në faqet e internetit apo duke pyetur njerëzit. Ataduhet të jenë në gjendje ta realizojnë këtë duke punuar në grupe të vogla ose individualisht. Kjopërfshin kryerjen e vëzhgimeve pamore, dëgjimore dhe të prekshme, si dhe sigurimin e të dhënavenga burime të ndryshme. Nxënësve mund t’u nevojitet mbështetje ose udhëzime në trajtimin eprovave, si për shembull, në përzgjedhjen e informacionit të duhur.Çdo temë e përdor deri në njëfarë mase teknikën e kërkimit shkencor. Për këtë arsye ajo nukpërmendet gjithmonë në listën e objektivave të secilës temë në Librin e mësuesit.Libër mësuesi, Fizika 67

Shembuj të kësaj teknike të kërkimit shkencor janë paraqitur në të gjitha veprimtaritë me qarqe tëkapitullit 2. Në gjithë këto veprimtari, nxënësit duhet të vëzhgojnë me kujdes kur ndizen dritat dhekur bien sinjalizuesit zanorë, si dhe të kryejnë matje të kujdesshme me multimetër apo ampermetër.Vendosni nëse matjet dhe vëzhgimet duhen përsëritur për të përftuar të dhëna më të besueshme.Në këtë klasë, nxënësit mësojnë se në disa raste na duhet t’i ribëjmë matjet, në mënyrë që tësigurohemi që ato janë të sakta e të besueshme. Për shembull, në rast se aparaturat matëse nukpërdoren si duhet, matjet nuk do të jenë të sakta. Megjithatë, arsyeja kryesore e përsëritjes sëmatjeve është që të sigurohemi që ato të jenë të besueshme dhe të zbatueshme sa herë që përsëritetnjë hulumtim apo eksperiment. Në këtë klasë, nxënësit duhet të jenë në gjendje të vendosin nëse kjoështë e nevojshme.Një shembull i mirë është veprimtaria 2.3, ku nxënësit do të provojnë metale të ndryshme me anëtë një qarku elektrik për të parë se si e përçojnë ato elektricitetin. Dallimet mes tyre janë shumë tëvogla, prandaj atyre u duhet të ribëjnë disa herë matjet me multimetër.Përdorni tabelat, diagramet me shtylla ose grafikët për të paraqitur rezultatet.Në këtë klasë, nxënësit duhet të jenë të aftë të bëjnë matje dhe të paraqesin rezultatet numerike osesasiore nëpër tabela, diagramë me shtylla ose grafikë. Ata duhet të jenë në gjendje të përcaktojnë secila është mënyra më e mirë për të paraqitur rezultatet e tyre.Për shembull, në Ushtrimin 2.3 të Fletores së punës, nxënësit do t’i shënojnë rezultatet e tyre në njëtabelë si dhe në një diagramë me shtylla.Analizoni provat dhe bëni krahasimeBëni krahasimeKjo teknikë përdoret në shumë raste. Për shembull, në pyetjen 4 të ushtrimit 1.1, nxënësit do tëkrahasojnë matjet e peshës dhe të masës së trupave të ndryshëm. Në Fletën e punës 1.7, nxënësit dotë krahasojnë forcën e fërkimit mbi sipërfaqe të ndryshme.Vlerësoni rezultatet e përsërituraTashmë nxënësit duhet të kenë kuptuar se sa më shumë rezultate të kenë, aq më e lehtë është t’ivlerësosh këto rezultate dhe të dalësh në një përfundim. Për shembull, në veprimtarinë 1.7, nxënësitdo të vlerësojnë matjet e përsëritura të rrëshqitjes së kutisë së kartonit në rrafshin e pjerrët.Zbuloni rregullsitë në rezultate dhe identifikoni ato që bëjnë përjashtim nga këto rregullsi.Pasi të kenë mbledhur provat, nxënësit duhet të reflektojnë dhe të gjejnë rregullsitë, në rast se ka,dhe pastaj të japin shpjegime duke u bazuar në atë që kanë mësuar deri tani. Në këtë klasë, ata duhetgjithashtu të jenë të aftë të gjejnë rezultatet që bëjnë përjashtim dhe të përpiqen t’i shpjegojnë ato.Për shembull, në veprimtarinë 1.1 nxënësit do të punojnë në grupe, do të krahasojnë rezultatet e tyredhe do të gjejnë që, për çdo trup, raporti i peshës me masën është 10.Përdorini rezultatet për të nxjerrë përfundime dhe për të bërë parashikime të mëtejshme.Në fund të një hulumtimi, nxënësit duhet të interpretojnë rezultatet ose të dhënat e tyre dhe tëarrijnë në një përfundim bazuar mbi këto rezultate. Për shembull, në Fletën e punës 1.6, nxënësit dotë nxjerrin një përfundim rreth efektit të fërkimit të cilindrit mbi sipërfaqe të ndryshme. Më pas, dotë parashikojnë efektin e tij mbi një sipërfaqe që nuk është provuar më parë.8Libër mësuesi, Fizika 6

Jepni shpjegime për parashikimet dhe vlerësojini ato duke përdorur njohuritë dhe arsyetimin shkencor,komunikojini këto në mënyrë të qartë te të tjerët.Në disa veprimtari, nxënësve u kërkohet të parashikojnë rezultate të mundshme dhe t’ia shpjegojnënjëri-tjetrit këto parashikime. Më pas, ata mund të diskutojnë se cili prej parashikimeve është i saktë,duke u bazuar në njohuritë e tyre shkencore. Një shembull i kësaj është dhe veprimtaria 2.6b, kunxënësit duhet të parashikojnë se çfarë ndodh me ndriçimin e llambave, nëse në qark shtohet njëllambë.Tregoni nëse provat vërtetojnë ndonjë prej parashikimeve të bëra dhe arsyetojeni atë.Pasi të kenë bërë parashikime, nxënësit do të shohin nëse provat e mbledhura i mbështesin ato.Gjithashtu, ata mund të jenë të aftë të shpjegojnë vërtetimin e parashikimeve të tyre me anë tëprovave.Për shembull, në veprimtarinë 1.7, nxënësit do të shpjegojnë se si provat e mbledhura në lidhje mefërkimin mbi sipërfaqe të ndryshme, vërtetojnë parashikimet e tyre.Tabela e mëposhtme paraqet një pasqyrë të materialeve të vendosura në dispozicion të kësaj serie,për të mbështetur objektivin e çdo kërkimi shkencor.Paraqitje e KornizësLibri i nxënësitFletore puneLibri i mësuesitUshtrime 2.9Fletë pune1.1, 2.9Ide dhe provaMendoni si kanë arriturshkencëtarët të ndërthurinprovat e mbledhura prejvëzhgimeve dhe matjeveme mendimin krijues, për tëparaqitur ide dhe shpjegime tëreja në lidhje me një dukuri tëcaktuar.Mblidhni prova dhe të dhënapër të provuar idetë, përfshirëedhe parashikimet.Veprimtaria 1.7, 2.1, 2.2,2.3, 2.6, 2.7, 2.8Fletë pune1.7, 1.8, 2.8bPlanifikimi i punës hulumtueseDiskutoni se si mund t’ivërtetoni idetë e parashikimetVeprimtaria 2.6, 2.7, 2.8Ushtrime 1.8Bëni parashikime dukepërdorur njohuritë dhearsyetimin shkencor.Veprimtaria 1.7, 2.1, 2.2,2.3, 2.6a dhe b, 2.8Ushtrime 2.4,2.6, 2.7, 2.8Zgjidhni çfarë provash duhenmbledhur për të hulumtuar njëçështje, duke u siguruar qëprovat të jenë të mjaftueshme.Veprimtaria2.6b, 2.7, 2.8Pyetjet e temës 2.4Gjeni faktorët e veçantë në njësituatë të caktuar.Zgjidhni pajisjet që do tëpërdorni.Fletë pune 1.7, 2.1a,2.3b, 2.6a, 2.6bVeprimtaria 2.6b, 2.7,2.8Fletë pune 1.8, 2.6a,2.8bUshtrime 2.2Fletë pune 1.8, 2.6a,2.8bUshtrime 2.7Fletë pune 1.8Libër mësuesi, Fizika 69

Siguroni dhe paraqitni provatKryeni vëzhgimet dhe matjetpërkatëse duke përdorursaktë aparatura të thjeshta.Veprimtaria 1.1, 1.2, 1.3,1.4, 1.6, 1.8, 2.1, 2.2,2.3, 2.6a dhe b, 2.7, 2.8Vendosni nëse matjet dhevëzhgimet duhen përsëritur,për të përftuar të dhëna më tëbesueshme.Veprimtaritë 1.7, 2.1,2.3, 2.6b, 2.7, 2.8Përdorni tabelat, diagrametme shtylla ose grafikët për tëparaqitur rezultatet.Veprimtaritë 1.1, 1.4,1.7, 1.8, 2.1, 2.3Fletë pune 1.8Ushtrime 1.1,2.1, 2.3Fletë pune 1.6, 1.7, 1.8,2.1b, 2.3a, 2.3bPyetja e temës 1.1Analizoni provat dhe bëni krahasimeBëni krahasime.Veprimtaritë 1.7, 2.2, 2.3Fletë pune 1.8Pyetjet e temës 1.1Vlerësoni rezultatet epërsëritura.Veprimtaria 1.8Zbuloni rregullsitë në rezultatedhe ato rezultate që bëjnëpërjashtim.Veprimtaritë 1.1, 2.1Fletë pune 1.6, 2.8aPërdorini rezultatet për tënxjerrë përfundime dhepër të bërë parashikime tëmëtejshme.Veprimtaritë 2.1, 2.2,2.3, 2.6b, 2.7, 2.8Fletë pune 1.6, 2.8aJepni shpjegime përparashikimet dhe vlerësojiniato duke përdorur njohuritëdhe arsyetimin shkencor,komunikojini këto në mënyrëtë qartë te të tjerët.Tregoni nëse provatmbështesin ndonjë prejparashikimeve të bëra dhearsyetoni si dhe pse.10Libër mësuesi, Fizika 6Fletë pune 1.6, 1.7Veprimtaritë 1.7, 2.1,2.2, 2.3, 2.6b, 2.7, 2.8

Kapitulli1Ide për mësimdhënieNjohuri bazëForca e rëndesës, masa dhe peshaForca e rëndesës (graviteti ose rëndesa) është një forcë tërheqëse ndërmjet dy trupave që kanë masë.Ajo vepron jo vetëm në Tokë, por kudo në univers. Kjo është forca që mban Hënën në orbitë rrotullTokës dhe planetët rrotull Diellit. Dy faktorët kryesorë që ndikojnë në madhësinë e forcës së rëndesësjanë masa e trupave dhe largësia ndërmjet tyre. Sa më e madhe të jetë masa e trupave, aq më e madheështë vlera e forcës së rëndesës. Meqë masa e Diellit është shumë e madhe, ai ushtron një forcëtërheqëse shumë të madhe mbi planetët. Kjo është një arsye pse planetët rrotullohen rreth Diellit.Madhësia e forcës së rëndesës varet gjithashtu nga largësia ndërmjet trupave. Sa më larg të jenëtrupat nga njëri-tjetri, aq më e vogël është forca tërheqëse ndërmjet tyre. Për një anije kozmike qëudhëton drejt Marsit, forca tërheqëse e Tokës zvogëlohet, ndërkohë që largësia e saj nga Toka rritet.Gradualisht, forca tërheqëse e Marsit bëhet më e madhe se ajo e Tokës dhe anija kozmike tërhiqetmë tepër prej Marsit.Forca tërheqëse e Tokës tërheq gjithçka drejt qendrës së saj. Kjo forcë u jep trupave peshën. Pesha enjë trupi është forca që ai ushtron mbi trupin ku mbështetet apo ku varet, si pasojë e rëndesës së tijapo forcës së rëndesës që Toka ushtron mbi të. Pesha dhe masa shpesh ngatërrohen me njëra-tjetrën.Masa është sasia e lëndës që ka trupi. Mbi trupat me masë më të madhe ushtrohet forcë rëndese mëe madhe. Ata ushtrojnë më shumë forcë mbi trupat ku mbështeten, pra kanë peshë më të madhe.Pesha e një trupi në njëfarë mënyre vlerëson forcën tërheqëse të rëndesës që vepron mbi atë trup. Samë e madhe të jetë masa, aq më e madhe është pesha. Masa matet në kilogramë ose gramë. Peshamatet në njutonë (N). Njutoni është njësia matëse për të gjitha forcat.Forca e rëndesës mbi Tokë është një forcë që vepron mbi të gjithë trupat dhe e drejtuar për poshtë.Kur mbani një libër, ju ushtroni një forcë që baraspeshon forcën e rëndesës. Kur e lëshoni librin,forca e rëndesës bëhet një forcë e pabaraspeshuar dhe libri bie.Drejtimi i forcaveForca është ajo që mund të ndryshojë gjendjen e lëvizjes ose formën e një trupi. Nxënësi duhet të jetëi familjarizuar me shpjegimin se forca lidhet me shtytjen apo tërheqjen. P.sh., era që shtyn një flamur,ushtron forcë dhe një magnet që tërheq një kapëse letre drejt tij, ushtron gjithashtu forcë.Forca përcaktohet nga madhësia e saj, ashtu dhe nga drejtimi në të cilin vepron. Për shembull, nëseshtyni një kuti, ju ushtroni një forcë në drejtim të kundërt me drejtimin e forcës që do të ushtronit,po ta tërhiqnit atë kuti. Madhësia e një force matet në njutonë. Drejtimi dhe madhësia e një forcemund të paraqiten me një shigjetë, e cila fillon te pika ku vepron forca. Drejtimi i shigjetës është sidrejtimi i forcës dhe gjatësia e shigjetës vlerëson madhësinë e forcës. Një shigjetë më e gjatë tregonnjë forcë më të madhe.Forca të baraspeshuara dhe të pabaraspeshuaraPërgjith

Libër mësuesi, Fizika 6 8 Shembuj të kësaj teknike të kërkimit shkencor janë paraqitur në të gjitha veprimtaritë me qarqe të kapitullit 2. Në gjithë këto veprimtari, nxënësit duhet të vëzhgojnë me kujdes kur ndizen dritat dhe kur bien sinjalizuesit zanorë, si dhe të kryejnë matje të kujdesshme me multimetër apo ampermetër.

Related Documents:

Fizika 8 — 9 16. Drita. Burimet e dritës 17. Përhapja e dritës në vijë të drejtë. Hijet 18. Eklipset 19. Veprimtari praktike. Hijet 20. Veprimtari praktike. Përhapja e dritës në hapësirë 21. Veprimtari praktike. Matja e shpejtësisë së dritës 22. Përsëritje e njohurive 23. Test i tremujorit të parë 24.

2. Plani tremujor i parë 8 3. Plani tremujor i dytë 15 4. Plani tremujor i tretë 20 5. Planifikimi i orëve mësimore 26 6. Teste për secilin tremujor 125 7. Përgjigje dhe zgjidhje – Fizika me zgjedhje 12 143 8. Përgjigje dhe zgjidhje – Fletore pune Fizika 12 163

Shtëpia Botuese: SHBLSH E RE Plani mësimor: Fizika 11 me zgjedhje të detyruar Viti shkollor 2010 – 2011 Lënda : Fizika 11 Me zgjedhje të detyruar Plani mësimor bazohet në kurrikulën e miratuar nga MASH Libri Fizika 11 me zgjedhje të detyruar është hartuar në përputhje të plotë me kurrikulën e miratuar nga MASH.

FIZIKA 9 . HYRJE Për ju mësues! Udhëzuesi për mësuesin Fizika 9 është përgatitur për t'u ardhur në ndihmë mësuesve në zbatimin e programit mësimor sipas qasjes me bazë kompetencat dhe nismën "3 lëndë në 6 orë". Ky udhëzues mbështet mësimdhënien me metoda të ndryshme, që u shërbejnë të gjitha niveleve të

FIZIKA 7 bazuar në të dhënat tekstuale, nu-merike, eksperimentale të detyrës, e cila realizohet në klasë/shkollë apo jashtë saj, argumenton ecurinë për arritjen e rezultatit; interpreton një rregull, koncept apo proces të caktuar duke e ilus -

Resumen de actividades de IFLA, Eblida, Liber y Fesabid en 2014 A summary of IFLA, Eblida, Liber and Fesabid activities in 2014 Glòria Pérez-Salmerón Pérez-Salmerón, Glòria (2015). "Resumen de actividades de IFLA, Eblida, Liber y Fesabid en 2014". Informes ThinkEPI 2015 sobre documentación y comunicación, v. 1, pp. 191-201.

Libër Mësuesi 6 Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin Nxënësit zgjidhin çështje të ndryshme që lidhen me mjedisin gjeogra fi k, analizojnë elementë të situatës, kompleksitetin e saj, vlerësoj

THE AMERICAN REVOLUTION AND CONFEDERATION, 1774-1787 87 . Thomas Paine, a recent English imntigrant to the colonies, argued strongly for what until then had been considered a radical idea. Entitled Common Sense, Paine's essay argued in clear and forceful language for the colonies becoming independent states and breaking all political ties with the British monarchy. Paine argued that it was .