HISTORIA E KRISHTERIMIT-PM-1

3y ago
18 Views
2 Downloads
4.06 MB
388 Pages
Last View : 1m ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Francisco Tran
Transcription

ANDREA LLUKANIHISTORIA EKRISHTËRIMITBotimet “Trifon Xhagjika”Tiranë, 20141

Këtë libër ia kushtoj gjyshit tim,Koço Llukani (Mësues i Merituar)Redaktor:prof. em. dr. Pavli HaxhillaziRecensues:dr. Moikom ZeqoKonsulent juridik:av. Vasil Bendo2

PARATHËNIEHistoria e Krishterimit, ka si qëllim të përshkruajë ecurinëe kishës së krishterë, nga vitet apostolike, përndjekjetdhe persekutimet, që hasi krishterimi dhe mënyrën si upërballuan herezitë, të cilat çfaqeshin herë mbas here, dukeshtrembëruar të vërtetën. Ngjarjet që përshkruhen në libër,fillojnë në vitin 33 pas Krishtit, atëherë kur u themelua kisha ekrishterë, ose me fjalë të tjera që nga vitet apostolike. Në libërpërshkruhen shkaqet, që ndikuan në përhapjen e krishterimit,si dhe jeta e aktiviteti i Jisu Krishtit, përhapjen e krishterimittek judejtë dhe paganët, do të vijojmë me veprimtarinë e apostullPavlit, i cili predikoi krishterimin “Nga Jeruzalemi deri në Iliri”,duke themeluar komunitete të krishtera. Një vend të veçantënë këtë libër, zënë përndjekjet ndaj të krishterëve nga ana eperandorëve romakë. Martirët qenë të shumtë, por kisha ekrishterë asnjëherë nuk u zhduk. Liria e besimit u sanksionuame Ediktin e Milanos, në vitin 313 nga Kostandini i Madh. Nëvijim do të njiheni me Sinodet Ekumenike, të cilët janë autoritetimë i lartë i kishës për çështjet e besimit. Vendimet e SinodeveEkumenike i zbaton mbarë kisha e krishterë. Nëpër sinode kanëmarrë pjesë primatët e kishave. Në rastin kur një patrik nukkishte mundësi për të ndjekur punimet e sinodit, duhej të3

dërgonte përfaqësuesin e tij, në rast të kundërt, patriku duhejtë jepte pëlqimin e tij, për atë që kishte vendosur sinodi.Sinodi I Ekumenik, u thirr në vitin 325 nga Kostandini iMadh. Sinodi u mbajt në Nikea të Azisë së Vogël, mepjesëmarrjen e 318 etërve. Shkaku i thirrjes së Sinodit ishteherezia e arianizmit. Sinodi përcaktoi hyjninë e Birit tëPerëndisë, duke formuluar shtatë pikat e para të Simbolit tëBesimit. Gjithashtu Sinodi përcaktoi datën e kremtimit tëPashkëve. Sinodi I Ekumenik dekretoi 20 kanone. Sinodi IIEkumenik, u mbajt në vitin 381, në Kostandinopojë. Sinodi uthirr nga perandori Teodosi i Madh, për të luftuar herezinë emaqedonizmit dhe të ithtarëve të tij, të cilët u quajtënpneumatomakë, sepse mohonin hyjninë e Shpirtit të Shenjtë.Sinodi formuloi pjesën e dytë të Simbolit të Besimit, dukepërcaktuar hyjninë e Shpirtit të Shenjtë. Sinodi II Ekumenikdekretoi 7 kanone. Sinodi III Ekumenik u mbajt në Efes, nëvitin 431. Sinodi u thirr prej perandorit Teodosi II, nga shkakui herezisë së nestorianizmit. Themeluesi i kësaj herezie, Nestori,nuk e quante Shën Mërinë Çyjlindëse, por Êrishtlindëse. SinodiIII Ekumenik dekretoi 8 kanone. Gjithashtu dekretoi 12anatemat e Kirilit të Aleksandrisë ndaj Nestorit. Sinodi IVEkumenik u thirr nga perandorët Marcian dhe Pulqeria, në vitin451. Sinodi u mbajt në Kalqedoni, me pjesëmarrjen e 630 etërve.Shkaku i thirrjes së Sinodit ishte herezia e monofizitizmit. NëSinodin IV Ekumenik u dekretuan 30 kanone. Sinodi VEkumenik u thirr në vitin 553, në Kostandinopojë, nga perandoriJustinian. Në Sinod morën pjesë 160 etër, të cilët dënuanOrigjenin dhe herezinë e Tre kapitujve. Sinodi V Ekumeniknuk dekretoi kanone, por shqyrtoi çështje dogmatike. SinodiVI Ekumenik u mbajt në Kostandinopojë, në vitin 681. Sinodiu thirr nga perandori Kostandin Pogonati, me pjesëmarrjen e174 etërve, të cilët dënuan herezinë e monotelitizmit. Në SinodinVI Ekumenik nuk u dekretuan kanone. Gjithashtu do të njiheni4

me zhvillimet e Sinodit të Penthektë në Kupolë. Ky Sinod,plotësoi veprën e Sinodeve V dhe VI, duke dekretuar 102kanone. Punimet e Sinodit të Penthektë në Kupolë, u zhvilluannë vitin 691, në Kostandinopojë. Sinodi u thirr nga perandoriJustinian II. Sinodi VII Ekumenik, u mblodh në Nikea, në vitin787. Ky Sinod u thirr nga perandoresha Irini, për të luftuarherezinë ikonoklaste. Në Sinod morën pjesë 367 etër, të cilëtrivendosën kultin e ikonave në kishë, duke përcaktuar seikonave nuk u takon adhurim, por vetëm veneracion. SinodiVII Ekumenik dekretoi 22 kanone.Në këtë libër, bëhet fjalë për përhapjen e krishterimit,nëpër vende të ndryshme të botës. Në vijim do të njiheni mePatriarkanat. Kisha drejtohej nga Pentarkia, domethënë ngapesë Patriarkana. Për problemet teologjike dhe organizative tëkishës, Patriarkanat kanë qenë krejtësisht të pavarura. PesëPatriarkanat, kishin të drejta dhe privilegje të barabarta:hirotonisnin mitropolitët që kishin në juridiksionin e tyre,thërrisnin episkopët nëpër sinode lokale, pranonin dheshqyrtonin në sinode ankesat e mitropolitëve etj. Patrikët dhemitropolitët kanë rreth vetes sinodin. Sinodi i Patriarkanës,përbëhet nga mitropolitët që ka në varësi, ndërsa sinodimitropolive përbëhet prej episkopëve, që janë në varësinë emitropolisë. Gjithashtu do të njiheni me Skizmën e Madhendërmjet Lindjes dhe Perëndimit, duke vazhduar me shkaqetqë sollën këtë ndarje. Ngjarjet zvillohen nga viti 843 mepërfundimin e luftës kundër ikonave dhe përfundojnë në vitin1054, me Skizmën e Madhe. Në vijim do të njiheni, me konfliktinmidis papëve dhe sovranëve të perëndimit, për çështjen einvestiturës, për të vazhduar me kryqëzatat, të cilat në vend qëtë çlironin Vendet e Shenjta nga otomanët, përfunduan mepushtimin e Kostandinopojës, në vitin 1204.Gjithashtu do të njiheni, me ngjarjet nga viti 1204, derime rënien e Kostandinopojës më 1453. Perandoria Bizantine u5

pushtua nga latinët, si pasojë e Kryqëzatës IV. PatriarkanaEkumenike e përndjekur prej tyre, u vendos në Nikea, ku ruajtibashkimin e popullit bizantin, në besimin ortodoks. Më 1261 uçlirua Kostandinopoja nga latinët dhe veprimi i parë që bëriperandori Mihal Paleologu, ishte litania triumfale, me ikonën eHyjlindëses mbi krye drejt Shën Sofisë. Perandorët Bizantinëkërkuan ndihmë nga Perëndimi, por ky i fundit donte që tëpranonin papën në krye të kishës. Dy sinodet që u mbajtën nëLion më 1274 dhe në Firence më 1439, vendosën bashkimin ekishave, por populli bizantin me në krye patrikun, nuk pranuantë drejtoheshin nga papa dhe të pranonin shtesën Filioque nëSimbolin e Besimit. Papa dërgoi në Kostandinopojë kardinalinIsidor, i cili celebroi një liturgji në kishën e Shën Sofisë, dukeshpallur dekretin e bashkimit, mirëpo populli i Kostandinopojësishte aq i indinjuar, saqë thërriste: “Më mirë të shohim çallmënturke, nëpër rrugët e Kostandinopojës, sesa kapuçin ekardinalit”. Menjëherë pas largimit të kardinalit, më 29 maj1453, Kostandinopoja ra në duart e turqve.Një vend të veçantë në libër, zë monakizmi lindor dheai perëndimor. Gjithashtu do të njiheni me urdhërat kolorsiakëdhe urdhërat me lypsarë. Më të rëndësishmit prej tyre, qenëfrançeskanët dhe domenikanët. Fretërit e këtyre urdhërave, ushquan në punën misionare dhe depërtuan nëpër universitetete Europës, duke themeluar teologjinë skolastike, e cila arritikulmin me Bonaventurën dhe Thoma Akuinin. Zvillimiarkitektonik i qyteteve evropiane, solli ndërtimin e katedraleve.Stili i vjetër romak u zëvendësua me stilin gotik. Në vijim do tënjiheni me përfaqësues të teologjisë perëndimore, për ta mbyllurme inkuizicionin. Do të njiheni me pararendësit e ReformësProtestante dhe në vijim dotë lexoni për jetën dhe aktivitetin ereformatorit Martin Luter, deri në shpalljen e reformës, si dhepër shtrirjen e protestantizmit nëpër vende të ndryshme tëEvropës. Gjithashtu do të njiheni me personalitete të6

rëndësishëm, si Ulrih Zvingli, Zhan Kalvini, Tomas Mynxer etj.,të cilët themeluan sekte protestante. Duhet theksuar se jo tëgjithë ata që braktisën Kishën Katolike, u bënë ithtarë të MartinLuterit. Në Zvicër nën udhëheqjen e Zvinglit dhe Kalvinit, uthemeluan kishat e reformuara dhe prezbiteriane. Disa të tjerëu quajtën anabaptistë, ndërsa në Angli u ruajt hierarkia nëdrejtimin e kishës, prandaj Kisha e Anglisë, u quajt episkopale.Gjithashtu do të njiheni, me luftën ndërmjetprotestantëve dhe katolikëve, nëpër vende të ndryshme.Protestantizmi filloi të përhapej me shpejtësi në Gjermani, Angli,Skoci, Holandë etj. Ky shkak e detyroi Kishën Katolike tëndërmerrte një sërë masash, të cilat u quajtën kondra reforma.Ndërsa në Itali, Spanjë dhe Poloni, protestantizmi u shtyp medhunë. Gjeramania u përfshi në luftën 30-vjeçare, ndërsa nëFrancë shpërtheu revolucioni. Në libër flitet për unitët dhemarrëdhëniet e Kishës Ortodokse me protestantët. Në këtopërpjekje u shquan patriku Jeremia II, i cili përballoi ReformënProtestante, ndërsa patriku Kiril Lukari, u përball mepropagandën e jezuitëve, për të përfunduar me skizmën bullgare.I pari që ka shkruar për Historinë e Krishterimit, kaqenë teologu dhe juristi Teodor Papapavli, i cili në vitin 1992përgatiti dispensën “Historia Universale e Krishterimit”. Vitemë vonë autori i librit përgatiti studimin “Historia eKrishterimit”, e cila e pa dritën e botimit, vetëm në vitin 2002dhe nuk është botim zyrtar i K.O.A.Sh-it. Libri “Historia eKrishterimit” është fryt i përpjekjeve vetjake të autorit, i cili eparaqet si ribotim të plotësuar e të përmirësuar. Ky libër kaqenë tekst mësimor në Akademinë Teologjike, dhe u ështëshpërndarë studentëve, në formë dispense të fotokopjuar.Botimi i ri, është më i plotë dhe më i pasur me ngjarje, të cilatautori i librit i ka përjetuar, gjatë kohës që punonte si pedagogi “Historisë së Krishterimit”, në Akademinë Teologjike të ShënVlashit në Durrës. Ndonëse për të realizuar botimin e parë7

shpenzova shumë kohë, para, mund dhe djersë, ai u përfol nganjerëz mediokër (të cilët u larguan me turp nga kisha) dhe mëkushtoi heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit. Megjithatëtë krishterët në fund duken, prandaj nuk u tërhoqa, por guxojpërsëri, me anën e këtij botimi modest, të paraqes vlerat e vërtetatë krishterimit. Ky libër, nuk është botim zyrtar i K.O.A.Sh-it,por vetëm një përpjekje vetjake e autorit. Besoj se libri “Historiae Krishterimit” do t’u shërbejë besimtarëve ortodoksë shqiptarëpër të njohur më mirë historinë e kishës.8

KREU I PARËSHFAQJA E KRISHTËRIMITApostull Pavli, në letrën e tij drejtuar Galatasve kashkruar: “Kur erdhi koha, Perëndia dërgoi Birin e Tij.”(Galatasve 4, 4). Krishterimi u shfaq në një botë, e cila e kishtefenë e saj, kulturën dhe traditën, për të cilat njerëzit qenëkrenarë. Krishterimi u bazua në judaizmin. Ai përvetësoi ngajudaizmi, ligjin, psalmet, profetët dhe duke u mbështetur tekto, përgatiti udhën për ardhjen e Krishtit. E thënë shkurt,krishterimi ishte një fe e re, e ngritur mbi themelet judaike.Krishti së bashku me dishepujt, përshkuan për tre vjet Palestinën,duke predikuar fenë e re dhe duke bërë mrekulli, për të vërtetuarqë ishte Biri i Perëndisë. Në vitin 28, kur ishte koha e pashkëve,Jisui dëboi tregtarët nga tempulli (Mateu 21, 12-17), ndërsa nëfillim të vitit 29, Krishti urdhëroi dishepujt të predikojnë derinë skajet më të largëta të dheut (Mateu 10, 5-15). Po atë vitJisui shumoi bukën për pesë mijë vetë (Mateu 14, 13-20). Nëmuajin mars të vitit 30, Krishti ngjalli Llazarin etj.Shumë nga judejtë, besuan në mësimet e tij dhe u bënëtë krishterë, vetëm farisejtë nuk donin të besonin, sepse atamendonin se Mesia, duhej të ishte një udhëheqës luftarak, qëdo t’i çlironte nga zgjedha romake, dhe do të krijonte njëmbretëri botërore të judejve. Farisenjtë e gjykuan Jisu Krishtin,e poshtëruan duke e akuzuar si shkelës të dekalogut dhe më në9

fund e dënuan me vdekje. Krishtin e kapën, natën kur po lutejnë Gjetsemani dhe e kryqëzuan një të premte në kodrën eGolgothasë, në mes të dy keqbërësve. Në ditën e katërmbëdhjetëtë muajit Nisan, Krishti vdiq në kryq (Joani 11, 1-13). Më pas,ithtarët e tij e varrosën në një varr prej guri, mirëpo në ditën etretë në mëngjes, Krishti u Ngjall së vdekurësh, duke i treguarbotës se ishte i Biri i Perëndisë. Pas ngjalljes, Jisui qëndroi nëtokë për 40 ditë, duke iu shfaqur apostujve disa herë, për t’ibindur për vërtetësinë e ngjalljes e duke ju dhënë fuqi dhe dukei porositur, për të përhapur ungjillin tek gjithë kombet.Mozaiku në apsidën e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”SHKAQET QË NDIKUANNË PËRHAPJEN E KRISHTËRIMITSHKAQET E BRENDSHMEa-Karakteri hyjnor i krishterimit. Predikimi i fesë së re,(krishtërimit) u shoqërua me vepra çudibërëse, nga ana eKrishtit, i cili u hapte sytë të verbërve, shëronte të sëmurët,10

ngjallte të vdekurit, kthente ujin në verë dhe me disa bukë bëntetë ngopeshin me mijëra njerëz etj. Të gjitha këto mrekullivërtetuan, se Jisu Krishti ishte me të vërtetë Biri i Perëndisëdhe se feja e re që ai predikonte kishte prejardhje hyjnore.b-Epërsia e krishtërimit ndaj feve pagane. Nëpaganizëm, njerëzit u faleshin dhe adhuronin idhuj të ndryshëmprej guri ose druri, duke i veshur ata me veti hyjnore. Nga anatjetër perënditë e mitologjisë, ishin bërë objekt talljeje ngafilozofët e kohës. As idhujtaria dhe as mitologjia, nuk i jeptenjerëzimit shpresë për të ardhmen. Ato më tepër kënaqninmendjen dhe intelektin e njerëzve, ndërsa krishtërimi memësimet e tij, ngrohte zemrat e njerëzve, me anë të pajtimit tënjeriut me Perëndinë, nëpërmjet flijimit të Krishtit në kryq, meanën e shpalljes së barazisë ndërmjet njerëzve, si dhe me vizionine një jete të lumtur përtej varrit.c-Pastërtia e jetës së krishterë. Mënyra e jetës sëkrishterë, ishte në përputhje me shembullin e jetës së Krishtit, ecila ishte jetë e virtytshme. Edhe paganët kishin mësime përvirtytin, por ato nuk i respektonte njeri. Mësimet e tyre kishinmbetur vetëm në letër, ndërsa jeta e tyre, vazhdonte të ishteplot imoralitet dhe skandale.d-Guximi dhe qëndrueshmëria e të krishterëve nëbesimin e tyre. Për të mbrojtur besimin e tyre, mjaft nga tëkrishterët e parë përballuan kërcënime, tortura, madje edhevdekjen, duke mos e tradhëtuar besimin. Në paganizëm, ishtediçka e pakonceptueshme, që dikush të vuante dhe tësakrifikohej për fenë e vet.e-Zelli dhe vetmohimi i dishepujve gjatë predikimit tëkrishtërimit. Për përhapjen dhe mbrojtjen e fesë së re, atyre iudesh të përballonin me guxim të gjitha pengesat dhe vështirësitë.Apostull Pavli tek letra drejtuar Romakëve ka shkruar: “Lajmine mirë për Mesian, arrita ta sjell kudo, nga Jeruzalemi deri nëIliri”. Apostujt shkuan drejt martirimit, duke mos e mohuar11

Krishtin. Të gjitha këto, tërhoqën vëmendjen e botës paganendaj krishterimit, duke bërë që edhe armiqtë të pyesnin veten,se cila ishte fuqia e tij dhe më në fund u detyruan ta pranojnëatë.1SHKAQET E JASHTMEa-Dekadenca e feve pagane. Në kohën kur u shfaqkrishterimi, besimet pagane ishin në rënie të plotë. Njerëzit qenëtë lodhur nga ceromonitë dhe praktikat absurde, orakujt, magjitëdhe parashikimet e fatit, të cilat përbënin thelbin e besimevepagane. Jo vetëm filozofët, por edhe populli tallej me“perënditë” dhe me legjendat e jetës së tyre plot skandale. Këtosollën një rënie morale të shoqërisë, prandaj përpara kësajgjendjeje të krijuar, njerëzit dëshironin dhe ishin të etur për njëfe të re, e cila do të ripërtërinte jetën morale dhe shoqërore.b-Dekompozimi i filozofive klasike. Mësimet efilozofëve të lashtësisë Platonit, Sokratit, Pitagorës, Aristotelitetj., të cilat qenë një mbështetje e fuqishme për moralin pagan,nuk po gjenin më admirues. Mbi mbeturinat e tyre, po lulëzoninsisteme të reja filozofike, si përshembull neo-platonizmi, neopitagorizmi, epikurizmi, stoicizmi, skepticizmi. Të gjitha këtorryma filozofike, duke u munduar të gjenin të vërtetën, bënënjë luftë të vazhdueshme idologjike midis tyre, duke u përpjekurpër të diskretituar njera-tjetrën. Nga ana tjetër, ato nxitënmendjet e njerëzve për kërkime dhe preokupime më të larta,por njëkohësisht, mbollën edhe farën e mosbesimit tek vetëato, duke përgatitur terrenin, për kuptimin dhe pranimin e sëvërtetës absolute, që predikonte krishterimi.c-Shtrirja e perandorisë romake. Kur u shfaq krishterimi,Roma kishte arritur të zotëronte, një pjesë të konsiderueshmetë botës së atëhershme. Përhapja e shpejtë e krishterimit, u1-Teodor Papapavli, Historia e Krishterimit, Dispensë, Tiranë 1994,fq 3.12

favorizua nga prania e të njejtave rregullave ligjore, qëekzistonin në gjithë perandorinë, ekzistenca e rrugëve, të cilatlidhnin Romën me provincat më të largëta, njohja e greqishtes,si gjuhë e tregtisë dhe kulturës, marrëdhëniet tregtare dhepolitike që kishin popujt e perandorisë midis tyre etj.Si konkluzion mund të themi se shkaqet e brendshmedhe të jashtme bashkëvepruan, duke ndihmuar në përhapjen eshpejtë të krishtërimit, deri në cepat më të largëta të PerandorisëRomake.2THEMELIMI IBASHKËSISË SË KRISHTEREMe fillimin e aktivitetit publik, Jisui thirri dymbëdhjetëdishepujt, të cilët i qëndruan pranë. Të gjithë së bashku, qenëpër herën e fundit në Darkën Mistike, kur u zbulua tradhëtia eJudës. Të parët që ndoqën Jisuin qenë: Simoni që quhet Pjetër,vëllai i tij Andrea, Jakovi i Zevedeut dhe Joani, Filipi dheBarnaba, Thomai, Mateu, Jakobi i Alfeut, Tadeu, SimonKakaneasi dhe Judë Iskarioti (Mateu 10, 2-4). Përveçdymbëdhjetë apostujve, Krishti zgjodhi edhe shtatëdhjetë tëtjerë dhe i dërgoi dy e nga dy nëpër vende të ndryshme.Shtatëdhjetë apostujt kanë qenë: Jakobi, vëllai i Krishtit,peshkopi i parë i Jeruzalemit, Simoni, vëllai i Jakobit dhepeshkopi i dytë i Jeruzalemit, Jakobi, vëllai i Mate ungjillorit,Dëshmori i parë Stefani, Agavi apostull dhe profeti Juda iJakobit. Peshkopët: Barnaba, Prokori nga Qipro, Nikanori ngaNikomedia, Simoni dhe Timoni, Epeneti nga Bostroni, Lukanga Kartagjena e Afrikës së Veriut, Aristarku nga Laodicea eSirisë, Zinoni nga Zina e Apamisë, Aristovuli nga Diospoli,Apeli nga Bretania, Narçisi nga Smirni i Azisë së Vogël, Rufi-Dhimitër Beduli, Leksione nga Historia e Kishës, Dispensë, Tiranë1998, faqe 74.213

nga Athina e Greqisë, Asigriti nga Thiva e Greqisë, Flegoninga Irkania, Ermis nga Maratona e Greqisë, Patrova ngaDalmacia e Serbisë, Ermai nga Potiolusi, Linoi nga Filipupoli iBullgarisë, Gaji nga Roma, Filologu nga Efesi i Azisë së Vogël,Luçios nga Sinupoli, Jasoni, Sila dhe Irodioni nga Laodicea,Sila nga Tarso i Azisë së Vogël, Siluani nga Korinthi i Greqisë,Androniku nga Selaniku i Greqisë, Kriski nga Panonia, Amblianga Kalqedonia, Urbani nga Odiso e Rusisë, Varsava ngaMaqedonia, Staqi nga Iraklia e Thrakës, Erasi nga Bizanti,Kuarti nga Paneada, Sosipatri dhe Terenti nga Virito e Libanit,Apoli nga Ikonia e Azisë së Vogël, Epafroditi (ose Epafrasi)nga Qezareja, Qesari nga Andriaki, Sosteni nga Dyrrahu(Durrësi) i Ilirisë, Tikiku nga Kolofonia, Marku nga Vivliupoli,Marku ungjillori, Justi nga Aleksandria, Artemoni ngaEleftherupoli, Klimi nga Listra e Azisë së Vogël, Onisifori ngaSardenja e Italisë, Tikiku nga Koroni i Greqisë, Karpos ngaKalqedonia, Evodi nga Veria e Greqisë, Fortunati, Akajo,Stefana dhe Filimoni nga Antiokia e Sirisë, Anania nga Gaza, icili pagëzoi apostull Pavlin, Filipi nga Damasku, i cili pagëzoiadministratorin e mbretëreshës, Kandaki nga Etiopia, Josifi dheata që u martirizuan bashkë me apostull Pavlin: Olimbia,Irodioni, Aristarku, Pudi dhe Trofimi (Lluka 10, 1-17).3Këtyre iu shtuan edhe të tjerë, punëtorë të ungjillit, pornumri shtatëdhjetë mbeti si diçka simbolike. Numri shtatë dheshumfishat e tij ishin një numër i shenjtë. Veç të tjerash, Krishtimund ta ketë zgjedhur numrin shtatëdhjetë, sepse sipas Librittë Numrave (11,16-25), kaq qenë ata që kanë ndihmuarMoisiun. Të gjithë këta që përmendëm më sipër, e kishin ndjekurJisuin kudo dhe ishin të përkushtuar ndaj tij. Ata e panë, eprekën, e dëgjuan të predikonte dhe jetuan të gjitha momentete jetës publike të Krishtit. Kur u kthyen në qytetin e shenjtë,dishepujt e Krishtit u mblodhën në sallën e sipërme, që ishte3-Atë Justini, Mbledhja e 70-Apostujve, Ngjallja, janar 2002, faqe 9.14

vendi i lutjeve dhe i mësimdhënies (Marku 14, 15). Salla esipërme gjendej në një ndërtesë private. Në këtë sallë, Krishticelebroi darkën mistike (Luka 22, 12). Atje qenë Pjetri dheJakobi, Joani dhe Andrea, Filipi dhe Thomai, Bartolomeu dheMateu, Jakobi i Alfeut dhe Simon Zeloti, dhe Juda i Jakobit(Marku 3, 16-19). Të gjithë këta ngulmonin me një mendje tëvetme në lutje dhe përgjërim së bashku me gratë,4 me Marinë,nënën e Jisuit, dhe me vëllezë

Krishterimit”, e cila e pa dritën e botimit, vetëm në vitin 2002 dhe nuk është botim zyrtar i K.O.A.Sh-it. Libri “Historia e Krishterimit” është fryt i përpjekjeve vetjake të autorit, i cili e paraqet si ribotim të plotësuar e të përmirësuar. Ky libër ka qenë tekst mësimor në Akademinë Teologjike, dhe u është

Related Documents:

Una historia humana del Mediterráneo Henry Kamen La inquisición española Mito e historia Eric Hobsbawm Un tiempo de rupturas Sociedad y cultura en el siglo xx Ronald Fraser La maldita guerra de España Historia social de la guerra de la Independencia, 1808-1814 Jean-Clément Martin La Revolución francesa Una nueva historia Lauro Martines Un tiempo de guerra Una historia alternativa de .

Historia, Más Allá, Medieval, Revista de Arqueolo-gía, Lonely Planet o Ágora Historia y Ser Historia en radio. En la actualidad ejerce de redactor freelance y community manager. Como escritor, es autor de las obras Eso no estaba en mi libro de Historia de Roma (2a edición, 2017) y Eso no estaba en mi libro de Historia del Circo (2019 .

Palavras-chave: Ensino de História – Livros didáticos – História Moderna Os livros didáticos de História, como qualquer suporte de escrita da História, configuram-se como leituras do passado, as quais são sempre dirigidas em função de problemas impostos pelo presente do autor e

INDUSTRIA E IMPERIO Historia de Gran Bretaña desde 1750 hasta nuestros días Eric Hobsbawm POLÍTICA PARA UNA IZQUIERDA RACIONAL Eric Hobsbawm ENTREVISTA SOBRE EL SIGLO XXI Vera Zamagni UNA HISTORIA ECONÓMICA Europa de la Edad Media a la crisis del euro Sebastian Conrad HISTORIA GLOBAL Una nueva visión para el mundo actual Kenneth Morgan CUATRO SIGLOS DE ESCLAVITUD TRASATLÁNTICA Eric .

2. APUNTES SOBRE LA HISTORIA DE LA TRADUCCIÓN Tenemos que distinguir en 1er lugar: Historia de la traducción (producto) vs. historia de la traductología (reflexión de los modelos teóricos empleados). La traducción como actividad, proceso cognitivo y producto. Pero nos referimos cómo han sido las traducciones a lo largo de la historia.

Historia del Jorobado, con el Sastre, el Corredor Nazareno, el Intendente y el Médico Judío; lo que de ello resultó, y sus aventuras sucesivamente referidas Historia de Ghanem Ben-Ayub y de su Hermana Fetnah Historia de Sindbad el Marino Historia Prodigiosa de la Ciu

Historia Clínica Informatizada Ley de Derechos del Paciente 26.529 Art. 13: “Historia clínica informatizada. El contenido de la historia clínica, puede confeccionarse en soporte magnético siempre que se arbit

Thus it might seem that Scrum, the Agile process often used for software development, would not be appropriate for hardware development. However, most of the obvious differences between hardware and software development have to do with the nature and sequencing of deliverables, rather than unique attributes of the work that constrain the process. The research conducted for this paper indicates .