Veçoritë E Ligjërimit Të Shkruarit Profesional. Shenjat E .

3y ago
131 Views
3 Downloads
417.43 KB
35 Pages
Last View : 15d ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Milena Petrie
Transcription

Veçoritë e ligjërimit të shkruarit profesional.Shenjat e pikësimit, format foljore të gabuara Ligjërata e tetë: Veçoritë e ligjërimit të shkruarit profesional. Shenjat epikësimit, format foljore të gabuara Teuta Vinca-Kafexholli LITERATURA: LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-KafexholliLiteratura shtesë: Si të shkruajmë shqip- Nga drejtshkrimi te shkrimet profesionale, Gjovalin Shkurtaj 1

Veçoritë e ligjërimit të shkruarit profesional.Shenjat e pikësimit, format foljore të gabuara Veçoritë e ligjërimit të shkruarit profesional.Shenjat e pikësimit, format foljore të gabuara- Përmbajtja e ligjeratës sëtetë: (“Si të shkruajmë shqip- Nga drejtshkrimi te shkrimet profesionale”, Gjovalin Shkurtaj, f. 113-154). Parafjalët që nuk përdoren në rasën e duhur (Parafjalët NGA, TE(TEK)Përdorimi i drejtë i apostrofit te trajtat e shkurtaFormat foljore të gabuara (Ai të vjen në vend: Ai të vijë; Ai të merrnë vend: Ai të marrë; Ai të shkon në vend: Ai të shkojë etjEmrat e qyteteve, ku bëhet botimi i një libri a reviste, përdorengjithmonë në trajtën e pashquarTrajtat e gabuara të foljes p. sh. Ai do të punon në vend Ai do tëpunojë etj. 2

Veçoritë e ligjërimit të shkruar profesional Me togfjaleshin “veçori e ligjërimit” kuptohetaftësia për të zgjedhur fjalën ose shprehjen.Veçoritë e ligjërimit janë, në fakt, në pjesën mëtë madhe të tyre të lidhura me zotërimin e njëfjalori shumë të pasur.Kur nuk zotërohen ashtu si duhet veçoritë eligjërimit, fjala nuk e ka vendin aty ku duhet gjatëpërdorimit.3

Sot në gjuhën shqipe ka shumë ndikime ekalkime të panevojshme prej anglishtes,italishtes etj.Në gjuhën shqipe, kumbon hijshëm folja qëshoqërohet me pjesëzën PO, pa përemrin vetor,si p.sh.: po vij, po punonte, po mbillte, po fliste,po dëgjonte etj.p.sh.Unë nuk gjeta asnjë vitaminë te pjata ime.Duhet:Nuk gjeta asnjë vitaminë në pjatën time.4

Parafjalët që nuk përdoren në rasëne duhur Parafjalët NGA, TE (TEK) në gjuhënshqipe përdoren vetëm me rasën emërore.Pra shqip thuhet: po kthehem nga puna, erdha nga Prizreni, jam nga Tirana; Isha te stacioni i trenit, U takuam te hyrja e fakultetit5

Shpip thuhet: nga unë, nga ti, nga ne;Tek unë, te ti, te ne, te ju, tek ai, tek ajo, tekata, tek ato.Janë të gabuar dhe të panevojshëmtogfjalëshat e formuar nga parafjalët NGA,TE (TEK) përemrat vetorë tëlartëpërmendur në rasën dhanore, si:6

Gabim: Bekimi merr nga mua.Për këtë problem moseja më te mua.Çfarë kërkon nganeve?Nga mua.Në rregull: Bekimi merr nga unë.Për këtë problem moseja më tek unë.Çfarë kërkon nga ne? Nga unë. 7

Shpesh hasim gabimisht tëpërdoret ndajfoljaPAVARËSISHT GabimPavarësisht rrethanavenë të cilat ndodhi grindja.Pavarësisht të metave qëkishte, ai punonte Nën pranga kanëpërfunduar Nën hetimeNën kontrollArtistët interpretuan mbiskenë. Në rregullPavarësisht nga rrethanatnë të cilat ndodhi grindja.Pavarësisht nga të metatqë Në pranga kanëpërfunduar Në hetimeNë kontroll (osekontrolloj)Artistët interpretuan në8skenë.

Forma foljore e gabuarForma e dëftores në vend të lidhores, sip.sh., në hapësirat verilindore: Ai të vjen (në vend: Ai të vijë); Ai të merr (në vend: Ai të marrë); Ai të shkon (në vend: Ai të shkojë); Ai të jep(në vend: Ai të japë); Ai të flet(në vend: Ai të flasë);. 9

Në shkrimet gazetareske, po edhe në jopak raste të tjera vihen re shprehjet si: mbrëmjen e së hënës në vend të hënën në mbrëmje; pasdrekën e së martës në vend të martën pasdreke.10

Sot shumë shpesh hasim në trajtën egabuar të foljes punoj p. sh. Ai do të punon në vend. Ai do të punojë.(mënyra kushtore). Ajo do të këndon në vend do të këndojë, dotë vallëzojë etj. 11

Emrat e pervetçëm në gjuhën shqipe kanëtrajtë të pashquar dhe të shquar njësoj siemrat e përgjithshëm. Emrat e qyteteve, ku bëhet botimi i një libria reviste, përdoren gjithmonë në trajtën epashquar, si p. sh.: Tiranë, 2011; Prishtinë, 2011; Shkup,2011. Janë kundër normës së shqipes përdorimi i emritnë trajtën e shquar: Tirana, 2011.12

Në gjuhën shqipe disa emra kanë përparanyjen i ose e. Ata janë kryesisht emrat efarefisnisë: i ati, i biri, e ëma, e motra. Kjo nyjë ka vlerën e përemrit pronor: I biri ---- biri i tij, i saj, i vet, i tyre. Janë të nyjshëm edhe emrat e ditëve tëjavës:e hënë, e martë, e mërkurë, e enjte, e premte, e shtunë,e diel.13

Fjala zoti përdoret kur është e shoqëruarme emra, ndërsa zotëri, zotni kur nukshoqërohet me emra. P.sh.:Kush jeni ju, zotëri? Ishte zoti Agim nëtelefon.Fjala zotëri (dhe geg. zotni) në trajtën eshquar del me mbaresën –a (zotëria, zotnia).Jo: Ka të drejtë zotëriu, që foli Por: Ka të drejtë zotëria, që foli 14

Edhe emri fëmijë, krahas trajtës së shquarnormative fëmija, në disa hapësira tëshqipes verilindore ka edhe formën me –u(fëmiu). Jo: Fëmiu im është ende i vogël. U vonova sepse mëqante fëmiu Por: Fëmija im U vonova sepse më qante fëmija.15

Përemri vetor i mirësjelljes a respektit gramatikorështë ju dhe e kërkon foljen në vetën e dytëshumës: ju jeni, ju punoni, ju shkoni, ju pini, juprekni. Në raste të veçanta dhe për të theksuarnderimin ndaj personalitetit të lartë që idrejtohemi, vetori i mirësjelljes mund të shkruhet edheme shkronjë të madhe, p.sh.: Si të vendosni Ju, i nderuar President. Jam krejt i një mendjeje me Shkëlqësinë Tuaj,Zoti Ambasador, lidhur me 16

Shënim:Në gjuhën shqipe foljet përdoren, zakonisht, papëremrin vetor:Jam gazetar, jam mësues, jam student, jemimirë, jemi dy veta, jemi studentë, është evogël, është nxënëse etj.Përdoren përemrat vetor para foljes vetëm nërastet kur duam ta theksojmë, p.sh.:Unë jam Beni, kurse ai është Artani.Unë jam mësues.17

Foljet e parregullta Foljet kryesore të parregullta e bëjnë kështutë kryerën e thjeshtë dhe pjesoren:Jap – dhashë- dhënë( forma jonormative: dhava, japa)Bie – rashë- rënëBie – prura- prurë ( jonormative: pruva/ pruna)Ha – hëngra – ngrënëJam – qeshë- qenë (jo:kenë, kanë)Kam – pata, pasur18

-viza lidhëse (-)Shkruhen me vizë lidhëse në mes:a)Formimet që përbëhen nga përsëritja e së njejtësfjalë:Copë-copë,fije-fije, fletë-fletë, grupe-grupe, ngjyra-ngjyra, pikapika etj.;Dita-ditës, dora-dorës etj.;Njëri-tjetrin,shoqi-shoqin, miku-mikun etj.;Kështu shkruhet grup-moshë, hqiptar, anglo-amerikan, jug-perëndim, fjalorshqip-anglisht.Pjesëza ish- përpara emërtimeve të ndryshme:Ish-drejtor, ish-kryeministër, ish-komandant etj.; 19

Apostrofi ( ) Kështu shkruhen:M’i dha, t’i thuash djalit, do t’i tregoj librat, do t’ia kujtojsekretares, të m’u bësh të fala shokëve, do t’u thuashedhe të tjerëve, erdha për t’u dhënë librat, mos ngurrot’ia thuash, mos m’ia prishni qejfin fëmisë, me t’iu afrua,e njohu, duam t’jua shpjegojmë juve, do t’jua di përnder,nuk m’u dha ftesa në kohë, m’u bë zemra mal,sit’u duk libri im?, t’u bëftë nëna kurban!20

Mbani mend:Shkruhen pa apostrof trajtat përemroreme, ta, sepse aty nuk kemi rënie të ë-së, por shkrirjetë dy zanoreve(më e ma); (të e ta):Ma dha librin, ta thashë e po ta përsëris, tashpjegova etj. Vihet apostrof pas pjesëzës mohore s(s’) dhe paspëremrit ç(ç’):Ç’do nga unë? Ç’të duhet ty? Ç’kohë e keqe? Ç’kerkon këtu? Mbani mend:Shkruhet pa apostrof përemri i pakufishëm ÇDO dhepëremri pyetes ÇFARË:Çdo njeri, çdo nxënës, çfarëdo prej meje, çdonjeri, çdokush etj.Vini apostrof për të shënuar rënien e ë-së:T’ ëmën, t’atin. 21

Përdorimi i shkronjave të mëdhaTë gjithë e dinë kur duhet shkruar një fjali meshkronjë të madhe e kur me të vogël. Po kaedhe jo pak raste që shumëkush ka dyshimeme zgjidhjen e duhur dhe për këtë, sidomoskohët e fundit kur kemi një ndikim të madhprej gjuhëve të huaja, sidomos ngaanglishtja, ku shkronjat e mëdha përdorenmjaft më shpesh sesa në shqipen dhe nëgjuhë të tjera.22

Për të mënjanuar atë pështjellim që ështëkrijuar në kohët e fundit, për fat të keq edhenë ato shkrime e ndonjë libër që pretendon tëjetë “akademik”, na duket e nevojshme tëkujtojmë më poshtë disa prej kriterevethemelore.23

Le të rendisim rastet që në shqipen shkronjae madhe është konsideruar e detyrueshme:në fillim të çdo teksti dhe pas çdo ndalese qëpërbën pushim ose në fillim të çdo fjalie të re;pas pikës, pikëpyetjes dhe pikëçuditjes;në fillim të një dialogu ose ligjërate të drejtënë emrat e pervetçëm (të njerëzve dhegjeografikë) për t’i dalluar ato nga emrat epërgjithshëm;24

mbani mend:1.Nyjat dhe pjesëzat e mbiemrave të huajshkruhen me shkronjë të vogël, ku jepet iplotë emri dhe mbiemri i personit, porshkruhen me të madhe, kur përdoret vetëmmbiemri i tij:Leonardo da Vinçi, por Da Vinçi;Vincent van Gog, por Van Gog.25

2. Kur emrat e pervetçëm të njerëzve janëkthyer në emra të përgjithshëm, që shënojnëtipin përkatës, shkruhen me shkronjë tëvogël:ciceron, donkishot,harpagon,tartuf.3. Me shkronjë të vogël fillojnë edhe emërtimete njësive të matjes etj. të cilat burojnë ngaemrat e përvetçëm:amper, om, vat, zhul, mauzer, njuton.26

4. Në emërimet e funksioneve zyrtare e shoqërore mëtë larta, titujt e lartë të nderit dhe emërtimet eurdhërave e medaljeve shtetërore shkruhen meshkronjë të madhe:Mësues i Popullit, Artist i Popullit, Mjeshtër i madh iPunës etj.Mbani mend: Emërtimet e titujve të nderit vihen nëthonjëza, kur përdoren menjëherë pas fjalës “titull”:iu dha titulli “Mësues i Popullit” Aleksandër Xhuvanit, porMësuesi i Popullit Aleksandër Xhuvani; u shpall“Artist i Popullit” Skënder Sallaku etj.,27

në mbiemrat prejnumëror që përfshihen në përbërjetë togfjalshave të tillë si: “Lufta e Parë Botërore”,“Konferenca e Dytë e Studimeve Albanologjike” sidhe në emrat që emërtojnë periudha të caktuarahistorike, si: “Rilindja Kombëtare”, “Mesjeta”, “Pavarësia eKosovës” etj.Shkruhen me shkronjën e parë të madhe emërtimete planeteve, të yjeve, të trupave qiellorë:Dielli, Toka, Hëna, Marsi; Arusha e Madhe, Arusha e Vogël, YlliPolar etj.28

-mbani mend: Emrat dielli, dheu, toka, ylli etj. shkruhen meshkronjë të vogël, kur nuk përdoren si terma tëastronomisë, por thjesht si fjalë të shqipes:perëndoi dielli, doli hëna, e kërkova nëtokë e në qiell etj.Shkruhen me shkronë të madhe emërtimetgjeografike dhe emrat e vendeve prej dy fjalëve:Adriatiku, Alpet, Ballkani, Vjosa, Drini, Dukagjini, AmerikaLatine, Azia e Vogël,Lindja e Mesme, Deti iZ i Guri i Zi,Shkëmbi i Kavajës, Koreja e Veriut, Zelanda e Re,Shqipëria eVeriut, Shqipëria Veriperëndimore etj.29

Shkruhen me shkronjë të madhe fjala e parë e titullittë librave, filmave, veprave, gazetave, revistave:“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Lumi i vdekur”, “Toka jonë”,“Zëri i popullit”, “Koha ditore”, “Rilindja” “Gjuha jonë”,“Gjurmime albanologjike” etj.Shkruhen me shkronjë të madhe emërtimet efestave kombëtare e ndërkombëtare:28 Nëntori, Tetë Marsi ose 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas,Viti i Ri etj.30

Shkurtesat janë njësi emërore dhe marrinkategorinë gramatikore të shquarsisë e tëpasquarsisë si emrat, si dhe mbaresatrasore, të cilat shtohen pas, duke i lidhur menjë vizë:SHBA-ja, OKB-ja, PS-ja, KFOR-I, RTK-ja,UÇK-ja, USAID-i etj.SHBA-së, OKB-së, UÇK-së, KFOR-it,USAID-it etj.SHBA-në, OKB-në, KFORI-n, USAID-in etj.31

- Shkruhen me shkronjë të vogël nistore:1. Emërtimet e popujve dhe të banorëve tëvendeve a të krahinave të ndryshme:shqiptar, vlonjat, italian, amerikan, pejan,malësor, dibran etj.2. Emrat e ditëve të javës, të muajve dhe tëstinëve të vitit:e hënë, e martë, janar, shkurt, nëntor,pranverë, shkurt, mars, prill etj.32

Në letërkëmbim me karakter formal, mund tëshkruhen me të madhe edhe emërtimi ifunksionit shtetëror e shoqëror:Zoti Ministër, Zoti President, Shpresoj i nderuari ZotiKryetar 33

1.Le të shënojmë, së mbrami, disa përdorime tëshkronjave të mëdha në shqipen që dallohen ngagjuhë të tjera, sidomos nga anglishtja.Dallimi më i rëndësishëm ka të bëjë me shkrimin embiemrave të prejardhur nga emra të pervetçëmgjeografikë.shqiptar, grek, italian, gjerman, amerikan,shkodran etj.Në anglisht, ky tip i mbiemrave shkruhet me tëmadhe, ndërsa në italisht si në shqip.34

Nga shkurtimet që përdoren më shpesh dhe që duhet ditur mirëjanë:Shkurtime titujsh a gradashakad. “akademik”prof.as. “profesor i asocuar”gjen.“gjeneral” Shkurtimet e emrave të njësive matëse:m.cm.km.kg. Shkurtime lokucionesh a togfjalësh që përdoren shumëshpesh:d.m.th.p.sh.b.f.p.e.s.d.v.v.o. (vini re)p.s. Shkurtime tjera fjalësh shumë të përdorshme:f. (faqe), nr.(numër)rr.(rrugë)tel.cel. 35

Veçoritë e ligjërimit të shkruarit profesional. Shenjat e pikësimit, format foljore të gabuara Veçoritë e ligjërimit të shkruarit profesional. Shenjat e pikësimit, format foljore të gabuara- Përmbajtja e ligjeratës së tetë: (“ Si të shkruajmë shqip- Nga drejtshkrimi te shkrimet profesionale”, Gjovalin Shkurtaj, f. 113-154).

Related Documents:

Orit Markowitz, MD; Corinna Eleni Psomadakis, MBBS From the Department of Dermatology, Icahn School of Medicine at Mount Sinai Medical Center, New York, New York; Department of Dermatology, SUNY Downstate Medical Center, Brooklyn; and Department of Dermatology, New York Harbor Healthcare Syst

Achieving an M&A’ s strategic goals at maximumspeed for maximum value Orit Gadiesh, Charles Ormiston and Sam Rovit Orit Gadiesh is Chairman of Bain & Company. Charles Ormiston is Bain’ s Managing Director for Southeast Asia (charles.ormiston@bain.com), and Sam Rovit

1 LIGJ Nr. 43/2015 PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE1 (ndryshuar me ligjin nr. 7/2018, datë 15.2.2018) (i përditësuar, 2018) Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

For Credit Cards, Personal loans, Ready Credit Citi India will continue to offer the re-structuring programs as per the original board note circulated in Sep’20 to comply with Resolution framework 1 , i.e. RIMIT, Interest reduction and interest waiver for Cards and re-writes up to 2

Factors aectin adotion o beeeein and associated tecnooies in ar rra district ssa state, India 254 orit: 28 ara et a Citation: Sharma S, Das D. Factors affecting adoption of beekeeping and associated technologies in Kamrup (rural) district, Assam state, India.Biodiversity Int J. 2018;2(3):253‒258.

Big Data Ecosystem Reference Architecture Orit Levin, Microsoft July 18th, 2013. RA Objectives Audience: Useful to industry, policy makers, and users (or "data owners") . Shows the mapping to NIST CC RA (slide # 4) 7/10/2013 M i c r o s o f t 2. Aggregation Data Objects Data Sources Data Usage

The Influence of Novice EFL/ESL Teachers' Bilingual Identity on Self-Efficacy Dr. Miri Yochanna The Similarities and Differences Between the First-Year Teacher and the Novice Intern : Idit Pasternak, Judy . Yael Kimhi, Orit Sokol, Rivka Hillel Lavian Shared Book Reading in Arabic with Reference to the Standard and the Spoken .

oarative stud on te antiicrobial effects of essential oils fro eels of tree citrus fruits 50 orit: 201 Edobana et al Citation: Edogbanya P, Suleiman MO, Olorunmola JB, et al. Comparative study on the antimicrobial effects of essential oils from peels of three citrus fruits. MOJ Biol Med. 2019;4(2):49‒54. DOI: 10.15406/mojbm.2019.04.00113