Republika E Kosovës Republika Kosova - Republic Of Kosovo .

3y ago
50 Views
2 Downloads
5.26 MB
293 Pages
Last View : 16d ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Pierre Damon
Transcription

Republika e KosovësRepublika Kosova - Republic of KosovoQEVERIA – VLADA - GOVERNMENTMINISTRIA E DREJTËSISË – MINISTARSTVO PRAVDE – MINISTRY OF JUSTICESTRATEGJIA KOMBËTAREPËR TË DREJTAT PRONËSORE NËKOSOVËDhjetor 2016STRATEGJIA KOMBËTARE PËR TË DREJTAT PRONËSORE NË KOSOVËI

IISTRATEGJIA KOMBËTARE PËR TË DREJTAT PRONËSORE NË KOSOVË

STRATEGJIA KOMBËTAREPËR TË DREJTAT PRONËSORE NËKOSOVËDhjetor 2016STRATEGJIA KOMBËTARE PËR TË DREJTAT PRONËSORE NË KOSOVËIII

TABELA E PËRMBAJTJESAKRONIMET DHE SHKURTESAT .III1.0PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE . 52.0HYRJE . 153.0OBJEKTIVAT . 174.0METODOLOGJIA . 195.0HISTORIKU. 215.1SIGURIMI I TË DREJTAVE PRONËSORE PËRMES FUZIZIMIT TË KORNIZËS LIGJORE . 215.1.1. Prona shoqërore . 215.1.2. Toka urbane për ndërtim. 225.1.3. Statusi i qiradhënieve 99 vjeçare . 225.1.4. Prona shtetërore dhe publike . 235.1.5. Të drejtat pronësore të komunave . 235.1.6. Të drejtat e shtetasve të huaj të kenë pronë . 245.2SIGURIMI I TË DREJTAVE PRONËSORE DUKE ADRESUAR INFORMALITETIN NË SEKTORINE PRONËS SË PALUAJTSHME . 245.2.1. Trashëgimia e vonuar: të dhënat kadastrale nuk janë korrigjuar pas vdekjes së bartësit të tëDrejtave për shkak se familijet nuk i kanë iniciuar procedurat e trashëgimisë . 255.2.2. Kontratat gojore ose joformale: informaliteti mbizotëron në rastet kur shitblerjet janërealizuar në mungesë të kontratës ose kur kontratat nuk janë regjistruar në kadastër . 265.2.3. Largimi i dokumentacionit kadastral në Serbi ka shkaktuar konfuzion shtesë lidhur me atëse cila kopje e dokumentacinit përbën dëshmi për të drejtat pronësore në Kosovë . 275.3GARANTIMI DHE ZBATIMI I TË DREJTAVE PRONËSORE TË PERSONAVE TËZHVENDOSUR DHE KOMUNITETEVE JO SHUMICË . 295.3.1. Zgjidhja përfundimtare e kërkesave të paraqitura në AKP . 305.3.2. Çështjet tjera që ndërlidhen me zhvendosje, qasje në drejtësi dhe banim . 325.4GARANTIMI DHE ZBATIMI I TË DREJTAVE PRONËSORE TË GRAVE . 355.5PËRDORIMI I TË DREJTAVE PRONËSORE TË SIGURTA PËR NXITJEN E RRITJESEKONOMIKE . 365.5.1. Trajtimi i ndërtimeve pa leje . 375.5.2. Konsolidimi i tokës përmes planeve hapësinore . 385.5.3. Privatizimi i plotë i tokës në pronësi shoqërore për rritjen e sipërfaqes së tokës bujqësorenë dispozicion për investime dhe prodhimtari bujqësore . 395.5.4. Krijimi i stimujve për inkurajimin e shfrytëzimit produktiv të tokës së punueshme dhegjenerimin e të hyrave vetanake të komunave . 406.0KURSI I REKOMANDUAR I VEPRIMIT . 436.1REKOMANDIMET: SIGURIMI I TË DREJTAVE PRONËSORE PËRMES FUQIZIMIT TËKORNIZËS LIGJORE . 436.1.1. Bartja e të drejtave në pronë shoqërore . 436.1.2. Legjislacioni për pronën publike dhe shtetërore . 436.1.3. Të drejtat e shtetasve të huaj të kenë pronë në Kosovë . 436.1.4. Rishikimi i kornizës pronësore juridike . 446.2. REKOMANDIMET: SIGURIMI I TË DREJTAVE PËRMES ADRESIMET TË INFORMALITETIT NËSEKTORIN E PRONAVE TË PALUAJTSHME . 446.2.1. Krijimi i procedurës për trajtimin e trashëgimive të vonuara . 446.2.2. Parshikimi i formave të reja dhe të fuqishme të njoftimit dhe përdorimi i njoftimitkonstruktiv për rritjen e efikasitetit në procedurën e rregullt gjyqësore . 456.2.3. Shfrytëzimi i proceseve administrative për sigurimin e njohjes juridike të të drejtavejoformale . 466.2.4. Zhvillimi i procedurave për legalizimin e të drejtave në ndërtimet pa leje . 476.2.5. Krijimi i stimujve dhe evitimi i barrierave administrative për inkurajimin e regjistrimit të tëdrejtave të legalizuara në kadastër . 486.3REKOMANDIMET: GARANTIMI DHE ZBATIMI I TË DREJTAVE PRONËSORE TËPERSONAVE TË ZHVENDOSUR DHE KOMUNITETEVE JO SHUMICË . 496.3.1. Të sigurohet zbatimi i mjeteve juridike për pzh-të pas përmbylljes së mandatit të AKKVPsë . 50STRATEGJIA KOMBËTARE PËR TË DREJTAT PRONËSORE NË KOSOVËI

6.3.2. Të ndërmirren veprime për adresimin e çështjeve përkitazi me zhvendosjen, qasjen nëdrejtësi dhe banim. 516.4REKOMANDIMET: GARANTIMI DHE ZBATIMI I TË DREJTAVE PRONËSORE TË GRAVE. 526.4.1. Njohja konsistente e bashkësive jo-martesore . 526.4.2. Krijimi i masave mbrojtëse procedurale për rastet e përjashtimeve dhe heqjeve dorë ngatrashëgimia . 526.4.3. Mbrojtja e të drejtave të trashëgimit të fëmijëve të mitur . 536.5REKOMANDIMET: SHFRYTËZIMI I TË DREJTAVE PRONËSORE TË SIGURTA PËR NXITJEN ERRITJES EKONOMIKE . 536.5.1. Të trajtohen ndërtimet pa leje . 536.5.2. Të konsolidohet toka përmes planeve efektive hapësinore. 546.5.3. Të privatizohet toka e punueshme në pronësi shoqërore . 556.5.4. Të krijohen stimuj për nxitjen e shitjeve në treg dhe shfrytëzim produktiv të tokës sëpunueshme . 55ANEKSI 1: VENDIMI PËR THEMELIMIN E GRUPIT PUNUES QENDROR PËR HARTIMIN ESTRATEGJISË KOMBËTAREANEKSI 2: ANËTARËT E GRUPEVE TEMATIKEANEKSI 3: DONATORËT/PARTNERËT NDËRKOMBËTAR QË JANË PËRFAQËSUAR GJATËPROCESIT TË HARTIMIT TË STRATEGJISË KOMBËTAREANEKSI 4: ANALIZAT PËR INFORMIMIN E HARTIMIT TË STRATEGJISË KOMBËTAREANEKSI 5: RAPORTI I USAID-IT: JO-FORMALITETI NË SEKTORIN E PRONËS: ÇËSHTJA ETRASHËGIMISË SË VONUAR NË KOSOVËIISTRATEGJIA KOMBËTARE PËR TË DREJTAT PRONËSORE NË KOSOVË

AKRONIMET DHE SHKURTESATANJFAgjencia për Ndihmë Juridike FalasUAUdhëzimi AdministrativGPQGrupi Punues QendrorPZHPersona të ZhvendosurECHRKonventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Elementare.ECtHRGjykata Evropiane për të Drejta të NjeriutUEUnioni EvropianIRJMIsh Republika Jugosllave e MaqedonisëQKQeveria e KosovësKKPBKomisioni për Kërkesa Pronësore BanesoreDQPBDrejtoria për Çështje Pronësore BanesoreRDPPRegjistri i të drejtave në Pronën e pa luajtshmeAKKAgjencia Kadastrale e KosovësAKPAgjencia Kosovare për PronaKKKPKomisioni i Kosovës për Kërkesa PronësoreAKKVPAgjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të PronësPVTPërcaktimi i Vlerës së TokësZKKZyra Komunale KadastraleMMPHMinistria e Mjedisit dhe Planifikimit HapësinorMDMinistria e DrejtësisëSKDPStrategjia Kombëtare për të Drejtat PronësoreZKMZyra e Krye MinistritOSBEOrganizata për Siguri dhe bashkëpunim EvropianTVTë Hyrat VetanakeAKPr.Agjencia Kosovare për PrivatizimKKPKomisioni për Kërkesa PronësorePDPProgrami për Drejta PronësoreKVVPKomisioni për Verifikimin dhe Vendosje për PronaRAERoma, Ashkali, dhe EgjiptianRECAPProjekti për kadastrën dhe Regjistrimin e pronave të paluajtshme.MSAMarrëveshja e Stabilizim dhe AsocimPDSAProcesi i Dialogut të Stabilizim AsocimitSTRATEGJIA KOMBËTARE PËR TË DREJTAT PRONËSORE NË KOSOVËIII

RSFJRepublika Socialiste Federative e JugosllavisëSIDAAgjencia e Suedisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar të ZhvillimitSMSShërbimi i Mesazheve të ShkurtraNSHNdërmarrja ShoqëroreGPSGrupi Punues SektorialGPTGrupi Punues TematikUNHCRKomisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjat.UNMIKMisioni i Kombeve të Bashkuara në KosovëUSAIDAgjencia Ndërkombëtare për Zhvillim e Shteteve të Bashkuara.IVSTRATEGJIA KOMBËTARE PËR TË DREJTAT PRONËSORE NË KOSOVË

1.0PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVELegjislacioni i paqartë, i cili rregullon të drejtat mbi pronën e paluajtshme, shkalla e gjerë e informalitetit nësektorin e pronave dhe zbatimi jo-konsistent i të drejtave pronësore, e ka dobësuar sigurinë e të drejtavepronësore në Kosovë. Pasiguria e të drejtave pronësore ndikon në të drejtat e njeriut, dobëson gjendjen ekomuniteteve të margjinalizuara dhe pengon rritjen ekonomike. Ministria e Drejtësisë (MD) udhëheqprocesin e hartimit të Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore në Kosovë (SKDP) përmes së cilësdo të adresohen këto mangësi, do të fuqizohet dhe do të ngritet siguria juridike e të drejtave pronësore përtë gjithë qytetarët e Kosovës.Qëllim i SKDP-së është të ofrojë vizionin strategjik për sigurimin e të drejtave. Strategjia i përcaktonprioritetet dhe fazat e intervenimeve me qëllim të përkufizimit të qartë me ligj, të të drejtave pronësore, dheofron mekanizma efikas, të qasshëm dhe të përballueshëm përmes të cilëve kosovarët do të mund të fitojnënjohjen juridike të të drejtave të tyre, dhe pastaj formalizimin e të drejtave të tyre përmes regjistrimit nëkadastrin e Kosovës. Të drejtat pronësore të legalizuara dhe regjistruara në kadastrin e Kosovës mundenpastaj të zbatohen në mënyrë shumë më efikase dhe konsistente nga gjykatat dhe agjencitë shtetërore dukeofruar kështu siguri më të madhe. Në ofrimin e të drejtave të sigurta për të gjithë kosovarët, SKDP i kaparasysh sfidat me të cilat ballafaqohen gratë, personat e zhvendosur dhe pjesëtarët e komuniteteve joshumicë në realizimin e plotë në praktikë të të drejtave të tyre pronësore dhe propozon masa specifike tëcilat duhet të ndërmerren me qëllim të adresimit të këtyre sfidave. Përfundimisht, SKDP do të drejtonhartimin e politikave dhe legjislacionit përmes të cilit do të promovohet një shfrytëzim më produktiv i tokëssë punueshme, e që do të ndihmojë në nxitjen e rritjes ekonomike në Kosovë. Ndërtimet pa leje, të cilat ekanë copëzuar tokën e vlefshme bujqësore, duhet të vihen nën kontroll dhe të ndërpriten, gjersanjëkohësisht, nevojitet edhe një proces më efikas i privatizimit dhe iniciativa që sigurojnë se sipërfaqetekzistuese të tokës së punueshme do të shfrytëzohen në tërësi për rritje të prodhimit bujqësor. Zbatimi iiniciativave reformuese për sigurimin e të drejtave pronësore, siç parashihen në të gjitha objektivat e SKDPsë, do të prodhojë rezultate kumulative të cilat do ta forcojnë sundimin e ligjit, mbështetjen e integrimit tëKosovës në Bashkimin Evropian dhe promovimin e rritjes ekonomike.Në qershor të vitit 2015, MD-ja e mbështetur nga Programi i USAID-it për të Drejtat Pronësore, ka iniciuarhartimin e SKDP-së përmes organizimit të një punëtorie dyditore, në të cilën kanë marrë pjesë mbi 100përfaqësues të ministrive të linjës dhe agjencive shtetërore, shoqërisë civile, donatorë dhe partnerëndërkombëtar të angazhuar në sektorin e të drejtave pronësore. Punëtoria kishte përfunduar me njëkonsensus të përbashkët për pesë “shtyllat tematike” brenda të cilave përafrohen çështjet më relevante dhemë sfiduese për të drejtat pronësore në Kosovë. Gjithashtu, janë hartuar pesë koncept dokumente përsecilën shtyllë veç e veç, ku janë paraqitur studimet dhe analizat e thelluara për sfidat e të drejtave pronësore.Pas një procesi bashkëpjesëmarrës dhe gjithëpërfshirës, gjatë të cilit palët e interesuara nga sektori qeveritarkanë kontribuar në hartimin e tekstit të strategjisë, e pastaj verifikimin e përmbajtjes së tij, pesë shtyllattematike u shndërruan në pesë objektivat aspiruese të cilat SKDP-ja mëton t’i përmbushë.Objektivi 1: Sigurimi i të drejtave pronësore duke fuqizuar infrastrukturën ligjore.Infrastruktura ligjore e të drejtave pronësore në Kosovë vazhdon të përmbajë konceptet e pronësshoqërore, të trashëguara nga infrastruktura ligjore e të drejtave pronësore të Republikës SocialisteFederative të Jugosllavisë (RSFJ-së). Këto koncepte nuk janë më të zbatueshme në Kosovë dhe nuk embështesin krijimin e një tregu të zhvilluar të tokave i cili do ta mbështeste rritjen ekonomike. Një pjesë emadhe e objekteve banesore në Kosovë janë ndërtuar në tokën në pronësi shoqërore e cila ishte e destinuarsi “tokë ndërtimore”. Sipas regjimit të mëparshëm juridik, të drejtat private mund të barteshin vetëm nëobjektin e ndërtuar, ndërsa toka mbetet në pronësi shoqërore. Përderisa nuk ndryshohen ligjet e Kosovëspër të lejuar fitimin e të drejtës në pronë private mbi tokën, objektin e ndërtuar mbi të dhe tokën nën të,këto të drejta nuk do të mund të bashkohen në një njësi të vetme pronësore e cila pastaj do të mund tëregjistrohej në kadastër dhe t’i nënshtrohej qarkullimit juridik të tregut të tokave. Të drejtat e veçanta-tëndryshme mbi objektin e ndërtuar dhe mbi tokën e kufizojnë qarkullimin juridik të tokës dhe e ulin vlerëne saj. Gjithashtu, iniciativat reformuese për legalizimin e ndërtimeve pa leje do të jenë të kufizuara deriatëherë kur do të sqarohen të drejtat në tokën mbi të cilën është ndërtuar objekti.STRATEGJIA KOMBËTARE PËR TË DREJTAT PRONËSORE NË KOSOVË5

Përveç kësaj, toka bujqësore në posedim të ndërmarrjeve shoqërore sipas regjimit të mëparshëm juridik, iështë nënshtruar procesit të transformimit duke u dhënë me qira për një periudhë 99 vjeçare dhe jo duke ebartur të drejtën e pronësisë mbi tokën (në disponim të plotë, shfrytëzim dhe shitje). Këto qiradhënie nukshihen si të sigurta nga aspekti i pronësisë mbi tokën, duke reduktuar kështu investimet në prodhimtarinëbujqësore.MD-ja aktualisht është në proces të hartimit të kodit civil gjithëpërfshirës në të cilin do të inkorporohenligjet e veçanta me të cilat rregullohen të gjitha të drejtat pasurore juridike private. 1Të drejtat tjera pronësorembi pasurinë shtetërore, publike apo komunale si dhe të drejtat e shtetasve të huaj që të kenë pronë nëKosovë, nuk janë definuar qartë në ligje. Legjislacioni i cili definon të drejtat pronësore duhet të jetë iqasshëm, i saktë dhe i parashikueshëm në zbatim, në mënyrë që t’i përmbush standardet themelore tësigurisë juridike dhe të mos lejojë zbatim arbitrar të tij. 2Rekomandimet kryesore nga ky objektiv janë:a.Të hartohet legjislacioni sipas të cilit të drejtat pronësore mbi tokën ndërtimore në pronësi shoqëroredhe dhënia me qira për 99 vjet, të shndërrohet në të drejtë të pronësisë (në dispozicion të plotë,shfrytëzim dhe shitje). Ky legjislacion duhet të përcaktoj qartë se toka dhe objekti i ndërtuar mbi të janënjë send i vetëm dhe paraqesin njësi të vetme pronësore.b. Të hartohet legjislacioni i cili në mënyrë të qartë do të definojë dhe rregullojë të drejtat mbi pronat joprivate, duke përfshirë këtu pronat shtetërore, publike dhe komunale, si dhe të drejtat e shtetasve tëhuaj për të fituar dhe mbajtur në pronësi pasurinë në Kosovë.c. Të bëhet një rishikim sistemor dhe gjithëpërfshirës i të gjitha ligjeve me të cilat definohen dherregullohen të drejtat pronësore, gjithnjë me qëllim të identifikimit të dispozitave të vjetruara dhe jokonsistente dhe ndryshimit adekuat të tyre, drejt sqarimit dhe harmonizimit të të drejtave të paraparame ligj.Objektivi 2: Sigurimi i të drejtave pronësore duke adresuar informalitetin në sektorin e pronës sëpaluajtshme.Informaliteti ndodh atëherë kur të drejtat formale mbi pronat (të drejtat e regjistruara në kadastër) nuk janëbartur nga bartësi formal i të drejtave përmes procedurës së paraparë ligjore. Të drejtat e bartura në mënyrëjo formale ushtrohen de facto nga bartësi jo formal dhe kjo e drejtë respektohet gjerësisht nga komuniteti,por si e tillë, ajo nuk mund të regjistrohet në kadastër. Rrjedhimisht, në kadastër këto të drejta mbesin tëregjistruara nën emrin e bartësit formal të të drejtave, dhe jo nën emrin e personit i cili aktualisht është dukei ushtruar ato.Nga konsultimet me palët e interesuara, që janë zhvilluar gjatë hartimit të kësaj strategjie, është identifikuarky lloj skenari i cili nxitë informalitetin aktual në Kosovë:Të dhënat kadastrale që nuk janë korrigjuar pas vdekjes së bartësit të të drejtave pronësore për shkak se familjet nuk e kanëiniciuar procedurën e trashëgimisë.Regjistrimet sistematike nga Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) dhe të dhënat kadastrale të rindërtuaratregojnë se përafërsisht 30% e të gjithë parashtruesve të kërkesave për legalizim dhe regjistrim të të drejtave1Të drejtat mbi pronën private janë të përkufizuara në Ligjin për pronën dhe të drejtat tjera sendore, si dhe adresohen në ligje tjera relevantesikurse është Ligji për marrëdhëniet detyrimore, Ligji për trashëgiminë, Ligji për procedurën jo kontestimore, Ligji për procedurënkontestimore dhe Ligji për themelimin e regjistrit për të drejtat pronësorë në pasurinë e paluajtshme. Ligji për pronën dhe të drejtat tjerasendore e përkufizon pronësinë si të drejtën e tërësishme mbi një send, duke e autorizuar pronarin që të disponojë me të lirisht, ta posedojëthe përdorë dhe tjerët t’i përjashtojë nga çdo lloj ndikimi (neni 18).2Praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; Novikv. Ukraine, No. 48068/06.6STRATEGJIA KOMBËTARE PËR TË DRE

Strategjia i përcakton prioritetet dhe fazat e inter venimeve me qëllim të përkufizimit të qartë me ligj, të të drejtave pronëso re, dhe ofron mekanizma efikas, të qasshëm dhe të përballueshëm përmes të cilëve kosovarët do të mund të fitojnë

Related Documents:

Qendra p r Zhvillim t Rom ve dhe Ashkalinjve (RADC). P rmbajtja e k tij publikimi, n asnj m nyr nuk mund t merret si re"ektim i q ndrimeve t Bashkimit Evropian apo Fondacionit i Kosov s p r Shoq ri t Hapur. Projekti i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian n Kosov Raport vler simi i zbatimit t Strategjis p r P .

Independent Personal Pronouns Personal Pronouns in Hebrew Person, Gender, Number Singular Person, Gender, Number Plural 3ms (he, it) א ִוה 3mp (they) Sֵה ,הַָּ֫ ֵה 3fs (she, it) א O ה 3fp (they) Uֵה , הַָּ֫ ֵה 2ms (you) הָּ תַא2mp (you all) Sֶּ תַא 2fs (you) ְ תַא 2fp (you

REPUBLIKA E SHQIP RIS MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT AGJENCIA KOMBETARE E PROVIMEVE PROVlMl I MATURES SHTETERORE 2014 I DETYRUAR E hen&, 09 qershor 2014 VARIANTI A Ora 10.00 Lenda: MATEMATIKE (GJIMNAZI) Udhezime per nxenesin Testi ne total ka 25 pyetje, 13 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe 12 pyetje me zhvillim.

ministria e arsimit dhe shkencºs ministria e sº nesºrmes www.mash.gov.al REPUBLIKA E SHQIP RIS MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENC S MINISTRI Rruga: Durrºsit , Nr. 23, AL- 1001, Tiranº SHQIP RI www.mash.gov.al Tel: 00 355 4 226 307 Nr. & Prot.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin Dokument parlamentar Tiranë, më 14.04.2020 RAPORT PËR PROJEKTVENDIMIN “PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR. 166, DATË 16.12.2004 “RREGULLORJA E KUVENDIT TË SHQIPËRISË” TË NDRYSHUAR”’ I. Hyrje

Faqe 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË BASHKIA MALLAKASTËR SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (Specialist) Lloji i diplomës “shkenca ekonomike” “shkenca administrative” Niveli minimal i diplomës “Diplome e Nivelit të Parë” Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i .

REPUBLIKA E SHQIPËRISË BASHKIA MALLAKASTËR SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (Specialist) Lloji i diplomës “Shkenca Juridike” Niveli minimal i diplomës “Diplome e Nivelit të Parë” Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar,’

Abrasive jet machining (AJM), also called abrasive micro blasting, is a manufacturing process that utilizes a high-pressure air stream carrying small particles to impinge the workpiece surface for material removal and shape generation. The removal occurs due to the erosive action of the particles striking the workpiece surface. AJM has limited material removal capability and is typically used .