PUNIM DIPLOME MASTER

3y ago
834 Views
87 Downloads
2.43 MB
107 Pages
Last View : 8d ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Halle Mcleod
Transcription

PUNIM DIPLOME MASTERTEMA: “FORMAT DHE SHKAQET E KORRUPSIONIT NË KOSOVË GJATË PERIUDHËS2012 – 2017”Mentore:Kandidatja:Prof.Asoc.Dr. Besa ArifiAgnesa BekaTETOVË, 20191

PËRMBAJTJAHYRJE1. Lënda e hulumtimit.72. Qëllimet e hulumtimit.83. Hipotezat.104. Metodologjia e hulumtimit.115. Rëndësia e punimit.132

Kapitulli I1. NJOHURITË E PËRGJITHSHME MBI KORRUPSIONIN1.1. Vështrim i përgjithshëm mbi historikun e dukurisë së korrupsionit.141.2. Kuptimi mbi korrupsionin.161.3. Disa elemente qenësore të dukurisë kriminale të korrupsionit.24Kapitulli II2. FORMAT E PARAQITJES SË KORRUPSIONIT2.1. Format e korrupsionit.262.1.1. Korrupsioni politik.262.1.2. Korrupsioni administrativ.272.1.3. Korrupsioni gjyqësor.27a) korrupsioni aktiv.27b) korrupsioni pasiv.273. FORMAT MË TË SHPESHTA TË KORRUPSIONIT3.1. Mitëdhënia dhe Mitëmarrja.283.2. Shantazhi.283.3. Favorizimi.283

3.4. Marrja e dhuratave.284. FORMAT E KORRUPSIONIT SIPAS KODIT PENAL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS4.1. Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.304.2.Keqpërdorimi i informatës zyrtare.314.3. Konflikti i interesit.314.4. Përvetësimi në detyrë.314.5. Mashtrimi në detyrë.324.6. Përdorimi i paautorizuar i pasurisë.324.7. Marrja e ryshfetit.334.8. Dhënia e ryshfetit.334.9. Dhënia e ryshfetit zyrtarit publik të huaj.344.10. Ushtrimi i ndikimit.344.11. Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore.354.12. Zbulimi i fshehtësisë zyrtare.354.13. Falsifikimi i dokumentit zyrtar.364.14. Arkëtimi dhe pagesa e kundërligjshme.374.15. Përvetësimi i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes apoekzekutimit të vendimit gjyqësor.374.16. Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, idhuratave, i dobisë tjetër material ose detyrimeve financiare.374

Kapitulli III3. ASPEKTI KRAHASIMOR I KORRUPSIONIT NË LEGJISLACIONET E SHTETEVE TJERA3.1. Korrupsioni në Maqedoni.393.2. Korrupsioni në Shqipëri.433.3. Korrupsioni në Kroaci.463.4. Rregullimi i legjislacionit për Korrupsionin në Evropë.48Kapitulli IV4. KUPTIMI DHE NDIKIMI I DISA FAKTORËVE KRIMINOGJEN NË SHFAQJEN E KORRUPSIONIT4.1. Vështrim i përgjithshëm i faktorëve kriminogjen.524.2. Ndikimi i disa faktorëve kriminogjen në paraqitjen e korrupsionit.52a) Kushtet e vështira të banimit.53b) Lufta dhe rrethanat e luftës.54c) Krizat ekonomike.55d) Migrimi i njerëzve.56e) Tranzicioni i shoqërisë.57f) Mjetet e komunikimit publik – masmedia.585

Kapitulli V5. EFEKTET DHE PASOJAT E KORRUPSIONIT5.1. Efektet në ekonominë e vendit.615.2. Korrupsioni në Polici.625.3. Korrupsioni në Gjyqësor.685.4. Korrupsioni në Prokurori.76Kapitulli VI6. PARANDALIMI DHE LUFTIMI I KORRUPSIONIT NË KOSOVË6.1.1. Legjislacioni.846.1.2. Roli i Agjencisë Kundër Korrupsionit.896.1.3. Niveli profesional i kuadrit udhëheqës në lëmin e sistemit juridik.926.1.4. Masat sekrete dhe ato teknike për hetim dhe syrvejim.936.1.5. Bashkëpunimi BLIOGRAFIA.1046

1.Lënda e hulumtimitLëndë shqyrtimi dhe hulumtimi në punim të magjistraturës do të jetë dukuria ekorrupsionit në Republikën e Kosovës, format dhe shkaqet e paraqitjes së saj në shoqërinëkosovare gjatë periudhës kohore 2012 – 2017, si dhe masat qe duhet të ndërrmiren me qëllimtë parandalimit dhe luftimit të këtij lloji të kriminalitetit.Për këtë temë punimi jam përcaktuar nga fakti se korrupsioni në përgjithësi paraqet një dukuritë rrezikshme kriminale si për shoqërinë kosovare, ashtu edhe për çdo shoqëri tjetër. Pra, sotnuk ka asnjë shtet i cili nuk është i atakuar nga dukuria e korrupsionit, dallimi qëndron vetëm nëformat dhe shkaqet e paraqitjes së saj. Prandaj, tema e cila është objekt hulumtimi do tëtrajtohet duke u bazuar në koncepte teorike dhe praktike të zbatimit të dispozitave ligjore tëfushës penale, administrative dhe të faktorëve kriminogjen që ndikojnë në shfaqjen e kësajdukurie kriminale.Kur kemi parasysh faktin se Republika e Kosovës është duke kaluar në fazat e saja të zhvillimittë shtetësisë, ajo si e tillë është duke u ballafaquar me të madhe me dukurinë e korrupsionit, ecila thuaja është e përhapur në të gjitha poret e jetës. Prandaj, ekziston një bindje në opinioninpublik kosovar dhe tek akterët e ndryshëm në sistemin e drejtësisë (gjyqtarë, prokurorë,avokatë, struktura policore, etj.) se mjaft beteja ndaj korrupsionit “kanë humbur” dhe shumëvështirë është të fitohet lufta kundër saj, si pasojë e mos përkrahjes politike në njërën anë dhenë anën tjetër se nuk janë duke u aplikuar metodat adekuate dhe efikase për parandalimin dheluftimin e korrupsionit në sistemin juridik, ekonomik dhe shoqëror në Kosovë.7

2.Qëllimet e hulumtimitNjë qeverisje e mirë varet prej shumë faktorëve, por në themel të saj qëndrojnë dy kolona mbitë cilat mbështetet demokracia e një shteti , të cila janë: Të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit.Korrupsioni paraqet pengesë dhe frenim të zhvillimit të sistemit juridik, ekonomik, shoqërordhe politik të në vendi. Prandaj, forcimi i shtetit dhe i mekanizmave të saja institucionale ështëfaktor vendimtar për parandalimin dhe luftimin me sukses të korrupsionit.Korrupsioni si vepër kriminale është e sanksionuar me dispozita të kodeve penale të të gjithashteteve dhe si dukuri është prezente në çdo fushë të jetës, me theks të veçantë nëinstitucionet publike dhe shtetërore, si në: Administratën publike, sistemin gjyqësor,prokurorial, arsimor, shëndetësor , ekonomik, etj. Në thelb korrupsioni në institucioneshtetërore përfshin keqpërdorim të detyrës zyrtare ( mito, përvetësimi, favorizimi, dhurata,zhvatja, mashtrimi) duke i siguruar për vete dhe palën bashkëpunuese benefite dhe privilegje tëcaktuara. E tërë kjo zhvillohet në kufijtë e shmangies së ligjit.Disa nga qëllimet dhe arsyet që më kanë shtyrë të merrem me trajtimin e kësaj teme janë, se:-Kjo temë nuk është trajtuar mjaftueshëm d.m.th. jo aq sa kërkon nevoja për forcimin emëtejmë të shtetësisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të zvogëlimit të kësaj dukuriekriminale. Prandaj, për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit është mëse edomosdoshme studimi i kësaj dukuri kriminale në mënyrë më të gjithanshme;-Në Kosovë në bazë të gjeturave të deritanishme, rezulton se çdo ditë e më tepër është nërritje numri i veprave penale të korrupsionit, të cilat prekin struktura të rangut të ndryshëmtë kryesve të veprës së korrupsionit;-Në Republikën e Kosovës është prezent “numri i errët” dhe “numri i përhimet” në shkallëtë lartë i korrupsionit;8

-Përkundër masave preventive dhe represive që janë ndërmarrë në Kosovë me qëllim tëparandalimit dhe luftimit të dukurisë së korrupsionit, ende është i pamjaftueshëm suksesi iarritur në këtë drejtim, etj.Pra, mund të themi që qëllimi i këtij punimi është hulumtimi respektivisht njohja, trajtimi dheanalizimi në baza shkencore e dukurisë së korrupsionit, kompleksitetit të saj, shtrirja dhenatyra e saj, pasojat dhe shkaqet që ndikojnë në manifestimin e korrupsionit në shoqërinëkosovare dhe në disa vende të regjionit, reformat dhe masat në fushën e legjislacionit kombëtardhe ndërkombëtar qe duhet të ndërmerren për parandalimin dhe luftimin e saj.Pra, mund të themi se qëllimi i këtij hulumtimi do të jetë trajtimi dhe analizimi në bazashkencore e dukurisë së korrupsionit si dhe propozimi i masave adekuate preventive dherepresive me qëllim të parandalimit dhe luftimit të këtij lloji të kriminalitetit.9

3. HipotezatMë qëllim të studimi sa më përmbajtësor dhe analizimit të dukurisë së veprës penale tëkorrupsionit në Kosovë, kam ngritur këto hipoteza:Hipoteza e parëNë Republikën e Kosovës ekziston infrastrukturë ligjore e mjaftueshme e cila rregullon veprënpenale të korrupsionit, por kërkohet zbatim konsekuent i legjislacionit në fuqi.Hipoteza e dytëKontrolli i pamjaftueshëm institucional. Konsiderohet se një nga shkaqet e manifestimit tëpërmasave kaq të mëdha të dukurisë së korrupsionit në Kosovë janë pikërisht mekanizmatjoefikas të kontrollit institucional.Hipoteza e tretëMosfunksionimi i duhur dhe efikas i sistemit gjyqësor. Kolapsi gjyqësor, mungesa e stafitgjyqësorë, lëndët e grumbulluara, parashkrimi i lëndëve, proceset gjyqësore të tej zgjatura,mungesa e efikasitetit gjyqësor etj., janë disa nga shkaqet që dukuria e korrupsioni në Kosovëështë evidente në shumë segmente të jetës.Me qëllim të arritjes së rezultateve të dëshirueshme studimore, gjatë trajtimit të kësaj teme dotë shtrohen këto pyetje kërkimore:- Cilat janë faktorët të cilat ndikojnë në paraqitjen e veprës penale të korrupsionit ?- Cilat janë format e korrupsionit në Kosovë ?- Cilat janë motivet kryesore të kryesve të veprës penale të korrupsionit ?10

- Cilat janë pasojat e korrupsionit në shoqërinë tonë ?- Çfarë ndikimi ka korrupsioni në institucionet publike dhe private gjatë prokurimit publik ?- Sa është i zbatueshëm në praktikë legjislacioni penal i cili rregullon veprën penale tëkorrupsionit?- Në çfarë mase është e përshkallëzuar fenomeni i korrupsionit në sistemin e drejtësisë nëRepublikën e Kosovës?- Cilat janë masat për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit?, etj.4. Metodologjia e hulumtimitPër realizimin e këtij punimi gjatë hulumtimit kam aplikuar metoda bashkëkohore që zbatohennë shkencat shoqërore. Metodologjia e tillë gjatë hulumtimit të punimit përmban metodateknike relevante kërkimore hulumtuese. Në hulumtim kam shfrytëzuar literaturë përkatësebashkëkohore studimore si: libra universitar, revista shkencore, punime profesionale –shkencore, shënimet nga evidencat e institucioneve administrative, gjyqësore, prokuroriale, etj.Po ashtu kam shfrytëzuar edhe burimet e hapura siç janë web - faqet e ndryshme të internetitdhe analiza e raporteve vjetore të institucioneve të ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare nëKosovë. Vetë natyra e temës e cila është objekt studimi kërkon që të zbatohen edhe metoda tëcaktuara shkencore.Metodat të cilat janë përdorur janë:METODA HISTORIKE - gjatë hulumtimit shkencor të një fenomeni rëndësi të posaçme i kemikushtuar metodës historike nëpërmjet së cilës kam shqyrtuar ekzistencën dhe evoluimin e11

korrupsionit në aspektin historik, format dhe mënyrat e paraqitjes në periudha të ndryshme tëzhvillimit të shoqërisë.METODA E ANALIZËS JURIDIKE - me anë të kësaj metode kam tentuar që të arrij evidentiminnga aspekti juridik i veprës penale - korrupsionit. Përmes kësaj metode kam paraqitur:definicionin e veprave penale të kësaj kategorie, karakteristikat, pasojat dhe segmente tjera qëe karakterizojnë këtë vepër penale.METODA E ANALIZËS TEORIKE - gjatë hulumtimit kërkimor kam përdorur metoda të analizaveteorike të korrupsionit si vepër penale, duke konsultuar literaturën përkatëse.METODA KOMPARATIVE - kjo metodë është aplikuar për të hulumtuar në aspektin e krahasimittë pranisë së korrupsionitsi dukuri kriminale dhe legjislacionit që rregullon çështjen ekategorisë së veprave penale të korrupsionit të vendit tonë dhe të disa vendeve të tjera tëregjionit.METODA STATISTIKORE – me anë të kësaj metode kam grumbulluar të dhëna statistikore tëevidentuara, si të dhëna zyrtare për veprat penale të kryera me korrupsion, llojet e tyre, etj.Këto shënime i kam hulumtuar në regjistrat zyrtarë të Policisë, Prokurorisë, Gjykatës, AgjencinëAnti-Korrupsion, etj.Duke pasur parasysh faktin se dukurinë e korrupsionit e kam hulumtuar po ashtu edhe ngaaspekti kriminologjik, disa nga metodat që kam aplikuar me rastin e punimit të kësaj teme kanëqenë edhe metodat të cilat përdoren në shkencat kriminologjike, si: Metoda e vrojtimit –observimit indirekt, metoda e studimit të rasteve individuale, etj.Përmes metodave të lartcekura jam munduar që ta njoh, trajtoj dhe analizoj në baza shkencoredukurinë e korrupsionit si dhe të propozoj masat adekuate preventive dhe represive me qëllimtë parandalimit të kësaj dukurie kriminale, e cila është e përhapur mjaftë shumë në shumicën eshteteve, e në veçantitë shteteve që janë në fazën e tranzicionit.12

5. Rëndësia e punimitKorrupsioni si dukuri e shoqërisë bashkëkohore, është përhapur me një ritëm të shpejtë edhenë shoqërinë kosovare. Prandaj studimi i saj nga këndvështrimi kriminologjik dhe i së drejtëspenale padyshim që ka rëndësi të posaçme teorike dhe pragmatike. Prandaj studimi dhehulumtimi i dukurive të korrupsionit në Kosovë ka rëndësi të veçantë për faktin se kjo formë ekriminalitetit është në rritje e sipër. Ky lloj i kriminalitet është duke u shprehur në forma tëndryshme si: mito, përvetësimi, favorizimi, mashtrimi, tjetërsimi, etj. Njëherit korrupsioni sidukuri ka prekur të gjitha shtresat e shoqërisë, por ajo që është shqetësuese është niveli i lartë ikorrupsionit në institucionet publike - shtetërore. Prandaj, format e ndryshme të parandalimitdhe luftimit të saj janë prioritet i shtetit të Kosovës.Parandalimi i korrupsionit kërkon ndërmarrjen e reformave institucionale me qëllim tëreduktimit të hapësirave për korrupsion ndërmjet ndarjes dhe balancimit të pushtetitvendimmarrës dhe përgjegjësive të zyrtarëve në institucionet shtetërore - publike.13

KAPITULLI I1. NJOHURITË E PËRGJITHSHME MBI KORRUPSIONIN1.1 Vështrim i përgjithshëm mbi historikun e dukurisë së korrupsionitDukuritë në shoqëri lindin, zhvillohen dhe shuhen si pasoj rrethanave të caktuarahistorike, ekonomike dhe politike. Manifestimi i korrupsionit si fenomen shoqërorë dhe luftimi isaj është nje nga sfidat kryesore të shteteve demokratike, prandaj themi se prezenca ekorrupsionit paraqet një ndër format më të rënda të kriminalitetit në përgjithësim e në vecantiatij ekonomik, si në domenin nacional ashtu dhe në atë ndërkombëtarë.Korrupsioni si fenomen jo vetëm që rrënon bazën ekonomike të një vendi por ajo cenon bazëne sistemit juridik të tij, legjislacionin, gjyqësinë, institucionet publike-private, kulturore,shëndetësore, politikat sociale të shoqërisë e tjera. Për të njohur dhe studiuar fenomenin ekorrupsionit padyshim që duhet të ndalemi dhe tek ecuria historike e zhvillimit të korrupsionitnë shoqërinë njerëzore.Është e njohur fakti se në shtetin e Athinës dukuria e korrupsioni ka qen prezentë dheathinasit e vjetër kanë sjell rregulla për parandalimin e tyre. Edhe Romakët e vjetër kishin sjellligjet Lex Silia1, Lex Calpurnia, Lex Acilia dhe Lex Tullia2, me anë të cilave sanksiononinkeqpërdorimet nga ana e nëpunëseve shtetëror. Këto rregulla më vonë do të bëhen pjesë eKodit të Justinianit. Kodifikimi i rregullave me të cilat sanksionohej korrupsioni në perandorinromake tregon seriozitetin në parandalimin e kësaj dukurie në atë periudhë. Korrupsionin si1Lex Silia është sjell rreth 250 vitep.e.s., Lex Calpurnia në vitin 200 p.e.s. dhe janë sjellur kundër keqëpërdorimevetë magistrate dhe perfitimeve të paligjshme të pasurisë.2Lex Tullia i sjelluar nga Ciceroni në vitin 50 p.e.s. me qëllim të parandalimit të korrupsionit. Për më tepër shih:Machiiavelli, N.,Rasprava o prvoj dekadi Tita Livija, Izabrano djelo, knj. I, Globus, Zagreb, str.184 (komentari)14

fenomen e hasim edhe në Kodin e Hammurabit, në të cilën gjenden masa ndëshkimore kundërnëpunësve të korruptuar, e në veçanti sanksiononte korrupsionin në organin gjyqësor.Në periudhën e mesjetës në shumë vende të Evropës si Franca, Anglia, Spanje, fenomeni ikorrupsionit mori përmasa të mëdha, sidomos në periudhën e inkuizicionit ku pushteti klerikvendoste për jetën apo vdekjen e njeriut. Për manifestimin e korrupsionit në këtë periudhë fletedhe filozofi francez Sharl Monteskje i cili thotë se çdo pushtet është i prirë për keqpërdorimedhe mbrojta e tillë duhet të bëhet nga pushteti tjetër.3Kështu pë

1 punim diplome master tema: “format dhe shkaqet e korrupsionit nË kosovË gjatË periudhËs 2012 – 2017” mentore: kandidatja:

Related Documents:

Ky Punim Diplome i nivelit bachelor është puna ime origjinale duke respektuar autorsinë e ҫdo burimi të informacioneve dhe rregullave për nje punim të mirëfillt shkencor, dhe nuk është dorëzuar, në tërsi apo pjeserisht, për ndonje gradë në këtë apo ndonjë universitet tjetër.

PUNIM DIPLOME. 37 VLERËSIM PËR PUNIMIN E DIPLOMËS . 39. 4 Hyrje Punimi i diplomës shënon përfundimin e një eksperience individuale hulumtuese gjatë së cilës shfrytëzohen të dhëna të ndryshme si burime primare dhe sekondare përfshirë analiza, raporte, .

PUNIM DIPLOME Tema: “Lumi i vdekur”i Jakov Xoxës ,analizë Mentori: Kandidatja: Prof.ass.dr.Besim Muhadri Arlinda Nuza Gjakovë, 2019 . PUNIM DIPLOME -BACHELOR [Date] 2 DEKLARATA Unë Arlinda Nuza studente e Fakultetit Filologjik Dega Gjuhë Shqipe në Gjakovë deklaroj

PUNIM DIPLOME TEMA׃ Shqisat dhe perceptimi si proces dhe funksion gjatë . Në psikologji janë të njohura disa ligjshmëri si me të rendësishmet, ligjshmërit e . Shqisa e të dëgjuarit është veshi. Me anë të veshit ne dëgjojmë tingujt, zërin, zhurmën.

Në këtë punim diplome trajtohet tema “Strategji të mesimdhënies dhe të nxënit”, tema kryesisht flet për gjithë punën e mësuesit, mësimdhënien efektive, stilet e të nxënit, strategjitë dhe metodat . 1 Musai Bardhyl Psikologji Edukimi -Tiranë : PEGI, 1999. Vol. I. 8

Brevet Professionnel is considered comparable to BTEC Level 3 Extended Diploma standard Diplôme du Baccalauréat Général and the Option internationale du baccalauréat are both considered comparable to the overall A Level standard. Diplôme du Baccalauréat Professionnel and Diplôme du Baccalauréat Technologique are

Argumentaire en faveur d'une mention Soins Palliatifs au Diplôme d'Etat Infirmier en Pratique Avancée (IPA) 3 Version Octobre 2020, Groupe de travail SFAP Introduction Depuis juillet 2018, la Fance s'est dotée d'une églementation1 concernant l'exercice infirmier en pratique avancée (IPA). A la lectue des éfé entiels d'activités et de compétences2 relatifs au Diplôme d'Etat .

The Korean language is also kept alive by the church where services are offered in both English and Korean. Role of the Family Family is the most important aspect of the Korean culture and nothing is done without the family‘s permission. The oldest male in the house is considered the wisest and makes most of the decisions. Relatives of the same blood are called ―ilga,‖ which means ―one .