AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE .

3y ago
272 Views
11 Downloads
301.50 KB
25 Pages
Last View : 1m ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Raelyn Goode
Transcription

AUTORITETI I ÇERTIFIKIMITE DREJTA CIVILE, PENALE, LEGJISLACIONI TREGTAR DHE EDREJTA E PUNËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË2016Teza me përgjigjeSEKSIONI I PARË:PYETJE ME ALTERNATIVA ( 1 PIKË SECILA)1. Personi juridik duhet të bëjë regjistrimin fillestar brenda:a) 15 ditësh nga data e themelimit;b) 30 ditësh nga data e themelimit, por në cdo rast para nisjes së veprimtarisë1 efektive;c) 30 ditësh nga data e nisjes së veprimtarisë;d) 20 ditësh nga data e nënshkrimit të kontributeve.Përgjigja e saktë:alternativa ( b )2. Cili nga pohimet e mëposhtëme është i vërtetë?a) Kontributet e aksionarëve në një shoqëri aksionare mund të jenë vetëm në parab) Kontributet e aksionarëve në një shoqëri aksionare mund të jenë në para, apo në natyrë;c) Kontributet e aksionarëve mund të jenë në para, në natyrë dhe në krah pune;d) Kontributet e aksionarëve mund të jenë në para, në natyrë, në punë dhe në shërbime.Përgjigja e saktë:alternativa ( b )3. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar shpërndan fitime vetem kur:a) Aktivet e shoqërisë mbulojnë tërësisht detyrimetb) Vetem kur aktivet e shoqërisë mbulojnë dyfishin e detyrimevec) Vetem me vendim unanimd) Përpara pagimit të dividentitPërgjigja e saktë:alternativa ( a )1

4. Shoqëria aksionare mund të ofrojë për emetim aksione me vlerë:a) Më të vogël se vlera nominaleb) Shoqëria nuk emeton aksionec) Nuk ka rëndësi vlera e aksioneve të emetuarad) Asnjëra nga alternativat më sipërPërgjigja e saktë:alternativa ( d )5. Likuiduesit nuk mund të shpërndajnë aktivet e mbetura përpara përfundimit të afatit:a) 3- mujor nga publikimi i thirrjes së dytë, drejtuar kreditorëve, për të depozituarpretendimet e tyreb) 6- mujor nga publikimi i thirrjes së dytë, drejtuar kreditorëve, për të depozituarpretendimet e tyrec) 3- mujor nga publikimi i thirrjes së parë, drejtuar kreditorëve, për të depozituarpretendimet e tyred) 6- mujor nga publikimi i thirrjes së parë, drejtuar kreditorëve, për të depozituarpretendimet e tyrePërgjigja e saktë:alternativa ( a )6. Të gjithë ortakët në shoqërinë kolektive janë të detyruar të njoftojnë Qendrën Kombëtaretë Regjistrimit për regjistrim, në përputhje me nenin 43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 "PërQendrën Kombëtare të Regjistrimit", për:a) aktet,b) faktet e prishjes dhe largimit të ortakëvec) nëse prishja bëhet me vendim gjykated) a bPërgjigja e saktë:alternativa ( d )2

7. E drejta e parablerjes është:a) E drejta e blerjes se sendit në kushte të njëjta nga anëtarët e familjes.b) E drejta e blerjes se sendit në kushte të njëjta nga personat në lidhje gjaku me vijë tëdrejte me pronarin.c) E drejta e blerjes se sendit në kushte të njëjta nga anëtarët e familjes bujqësore.d) E drejta e blerjes se sendit në kushte të njëjta nga bashkëpronarët e tjerë.Përgjigja e saktë:alternativa ( d )8. E drejta e pushimeve që nuk (jepen) merren parashkruheta) brenda gjashtë muajve që nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtë.b) brenda një viti që nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtëc) brenda dy vjetëve që nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtëd) brenda tre vjetëve që nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtëPërgjigja e saktë:alternativa ( d )9. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Paraveemërohet për një periudhë:a) 2-vjeçare, me të drejtë riemërimi;b) 3-vjeçare, pa të drejtë riemërimi;c) 4-vjeçare, me të drejtë riemërimi;d) 5-vjeçare, pa të drejtë riemërimi.Përgjigja e saktë:alternativa ( c )10. Mbyllja e procedurës së falimentimit vendoset nga:a) Seksioni tregtar i gjykatës së rrethit;b) Mbledhja e kreditorëve,c) Komiteti i kreditorëve;d) Debitori.Përgjigja e saktë:alternativa ( a )3

SEKSIONI I DYTË:KODI TREGTAR DHE QKR1. Ligji për Regjistrimin e Biznesit ka lejuar mundësinë e regjistrimit pa depozituar njëakt themelimi dhe statut të shoqërisë. Për cilat lloje shoqërish lejohet një shmangie etillë, si procedohet me regjistrimin në këtë rast dhe cilat dokumente vlerësohet sezëvendësojnë aktin e themelimit dhe statutin e shoqërisë? (3 PIKE)Përgjigja:Shoqëritë kolektive, komandite dhe ato me përgjegjësi të kufizuar (0.5 pikë) mund tëregjistrohen, gjithashtu, duke depozituar vetëm aplikimin për regjistrim fillestar, (0.5 pikë)të plotësuar me të gjitha të dhënat e detyrueshme, dokumentet e identifikimit të anëtarëveapo ortakëve (0.5 pikë) dhe duke nënshkruar deklaratën e posaçme për njohjen,pranimin dhe zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi, për organizimin dhe funksionimine llojit të shoqërisë që regjistrohet. (0.5 pikë)Në këtë rast, aplikimi për regjistrim fillestar dhe deklarata e mësipërme, e nënshkruar sipasrastit nga ortakët, anëtarët ose nga personat e autorizuar të veprojnë në emër e për llogari tëtyre, zëvendëson aktin e themelimit dhe statutin e shoqërisë (1 pikë)4

2. Cilat janë të drejtat dhe detyrimet e këshillit të punëmarrësve në një shoqëri tregtare?(4 PIKE)Përgjigja:Këshilli i punëmarrësve monitoron zbatimin e ligjeve, të kontratave kolektive dhedispozitave të statutit dhe përfaqëson interesat e punëmarrësve të shoqërisë. (1 pikë)Këshilli merr pjesë në vendimmarrjen për shfrytëzimin e fondeve të posaçme dhe tëaktiveve të tjera të shoqërisë, të parashikuara në kontratat kolektive dhe në statut, sidhe për shpërndarjen e pjesës së fitimeve, që asambleja e përgjithshme vendos t'iashpërndajë punëmarrësve. (1 pikë)Përfaqësuesi ligjor i shoqërisë e mban këshillin e punëmarrësve të informuar përveprimtaritë dhe ecurinë e shoqërisë tregtare e në mënyrë të veçantë për efektet e politikate shoqërisë për kushtet e punës, pagat, sigurinë në punë, ndarjen e mundshme të fitimeve,ndryshimin e statusit, sistemin e pensioneve të shoqërisë, ristrukturimin dhepjesëmarrjen e shoqërisë në shoqëri të tjera. (1 pikë)Përfaqësuesi ligjor, me kërkesën e këshillit të punëmarrësve, paraqet gjendjen e llogarive,përfshirë llogaritë e konsoliduara, raportet për gjendjen e ecurisë së veprimtarisë sëshoqërisë tregtare, raportet e këshillit mbikëqyrës apo të ekspertëve kontabël tëautorizuar. (1 pikë)Këshilli i punëmarrësve, gjithashtu, mund të informojë veten drejtpërdrejt për performancëne shoqërisë tregtare dhe të këqyrë librat e dokumentet e shoqërisë, duke u dhënë mendimedhe sugjerime organeve drejtuese. (1 pikë)Këshilli i punëmarrësve i raporton asamblesë së punëmarrësve të shoqërisë përveprimtaritë e veta të paktën dy herë në vit ose sa herë e kërkon shumica epunëmarrësve. (1 pikë)5

3. Çfarë thotë parimi i ndalimit të konkurrencës? Cilat janë sanksionet që mund tëzbatohen në rast se ndonjëri prej ortakëve të shoqërisë e shkel parimin e ndalimit tëkonkurrencës? Cilat janë mjetet alternative që mund të përdorë shoqëria në një rast tëtillë? (6 PIKE)Përgjigja:Ortakët e shoqërisë kolektive, ortakët e pakufizuar të shoqërisë komandite, ortakët dheadministratorët e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, si dhe administratorët dhe anëtarët e këshillit tëadministrimit të një shoqërie aksionare nuk mund të mbajnë një pozicion drejtues apo të jenë tëpunësuar në shoqëri të tjera, që ushtrojnë veprimtari në të njëjtin sektor ekonomik me shoqërinë eparë. Gjithashtu, këta persona nuk mund të mbajnë statusin e tregtarit për të ushtruar veprimtari nëkëtë sektor (3 pikë)Nëse ndonjëri prej personave të përmendur në pikën 1 të këtij neni shkel ndalimin e konkurrencës,shoqëria mund:a) ta përjashtojë atë nga shoqëria apo ta shkarkojë nga detyra; (0.5 pikë)b) të kërkojë ndërprerjen e veprimtarisë konkurruese; (0.5 pikë)c) të ngrejë padi për shpërblimin e dëmit (0.5 pikë)Shoqëria, si alternativë të ngritjes së padisë për shpërblimin e dëmit, mund t'i kërkojë secilit prejpersonave të përmendur në pikën 1 të këtij neni:a) të pranojë se transaksionet e kryera për llogari të tij të kalohen për llogari të shoqërisë; (0.5 pikë)b) t'i transferojë shoqërisë të gjitha përfitimet që ka marrë nga kryerja e veprimeve për llogari tëpersonave të tretë; (0.5 pikë)c) t'i transferojë shoqërisë të gjitha të drejtat e kreditë, që kanë rrjedhur nga kryerja e veprimeve përllogari të personave të tretë. (0.5 pikë)6

4. Cilat janë funksionet e QKR-së? (5 PIKE)Përgjigja:a) mban regjistrin tregtar; (0.5 pikë)b) kryen regjistrimet në regjistrin tregtar; (0.5 pikë)c) kryen regjistrimin e subjekteve, për qëllim të regjistrimit fiskal, të sigurimeve shoqërore eshëndetësore, si dhe inspektimit të marrëdhënieve të punës; (1 pikë)ç) lëshon certifikata, ekstrakte të regjistrimeve dhe kopje të vërtetuara të akteve, tëdepozituara sipas përcaktimit të këtij ligji; (1 pikë)d) publikon të dhënat e regjistrit të mbajtur, si dhe siguron aksesin e lirë të publikut në to; (1pikë)dh) informon dhe këshillon për procedurat e regjistrimit. (1 pikë)7

5. Cili është organi kompetent për zgjedhjen e Administratorit në njëshoqëri aksionare?(3 PIKE)Përgjigja:Administratori i nje shoqerie aksionare zgjidhet nga Keshilli i Administrimit (keshillimbikqyres).Megjithate statuti mund te percaktoj te drejten e zgjedhjes se administratorit nga ana eAsamblese se Aksionereve.8

6. Cili është numri i kuotave që mund të zotërojë një ortak në njëshoqëri me përgjegjësi tëkufizuar? (3 PIKE)Përgjigja:Nje ortak ne shoqerine me pergjegjesi te kufizuar mund te zoteroj vetem nje kuote qeperfaqeson perqindjen e zoteruar prej tij ne kapital.9

7. Cilat janë mënyrat e zmadhimit të kapitalit? (4 PIKE)Përgjigja:Menyrat e zmadhimit te kapitalit jane:-zmadhim i kapitalit me emetim te aksioneve te reja;-zmadhim i kufizuar;-zmadhim i autorizuar;-zmadhim me aktive te shoqerise;10

8. Cilat jane vendimet që mund të regjistrohen nëmënyrë të veçantë në rastin kurshoqëria zotërohet nga një ortak i vetëm?Cila është pasoja e mosregjistrimit të tyre? (4 PIKE)Përgjigja:Shoqeria me ortak te vetem ka si detyrim te regjistroje ne menyre te vecante vendimet qekane te bejne me:a. Miratimin e pasqyrave financiare vjetore dhe te raporteve te ecurise se veprimtarise;b. Shperndarjen e fitimeve vjetore dhe mbulimin e humbjeve;c. Investime;d. Vendimet per riorganizimin dhe prishjen e shoqerise.Nese keto vendime nuk regjistrohen ne regjistrin e vendimeve, ato jane absolutisht tepavlefshme.11

9. Çfarë kuptojmë me të drejtë parablerje të aksioneve dhe në cilat raste ushtrohet ajo?(4 PIKE)Përgjigja:Me te drejte parablerje nenkuptojme te drejten qe kane aksioneret e shoqerise per te qene teparet ne lidhje me propozimin e nje aksioneri per te shitur aksionet e tij. Kjo e drejte eshitblerjes ushtrohet nese eshte parashikuar ne statut ne cdo rast qe nje aksioner do te sheseaksionet e tij.12

10. Cilat janë kushtet të cilat nëse ekzistojnë njëkohësisht një individ nuk mund të zgjidhetsi antar i këshillit të administrimit? (5 PIKE)Përgjigja:Nje individ nuk mund te jete njekohesisht anetar i keshillit te administrimit te nje shoqerieaksionere nese:a. Ai eshte anetar i keshillit te administrimit apo te keshillit mbikqyres ne dy shoqerite tjera te regjistruara ne republiken e shqiperise; (2 pikë)b. Eshte administrator i nje shoqerie meme ose i nje shoqerie te kontrolluar teshoqerise; (1 pikë)c. Eshte administrator i nje shoqerie tjeter e cila ka si administrator ose anetar tekeshillit te administrimit nje anetar te keshillit te administrimit apo te keshillitmbikqyres te shoqerise. (2 pikë)13

11. Kur mund të likuidohet nëpërmjet një procedure të përshpejtuar shoqëria tregtare?(4 PIKE)Përgjigja:Vetëm, nëse kjo vendoset nga të gjithë ortakët apo aksionarët (2 pikë)dhe kur këta deklarojnë përpara gjykatës përkatëse se të gjitha detyrimet e shoqërisë ndajkreditorëve janë shlyer e janë rregulluar të gjitha marrëdhëniet me punëmarrësit. (2 pikë)14

12. Nga cili organ shpallet pavlefshmëria relative dhe cila është pasoja në këtë rast?(3 PIKE)Përgjigja:Pavlefshmëria relative shpallet nga gjykata (1 pikë)Shpallja e pavlefshmërisë së themelimit të shoqërisë tregtare nuk do të ketë si pasojë prishjene shoqërisë dhe hapjen e procedurave të likuidimit, nëse përpara vendimit gjyqësor, rrethanaqë shkakton pavlefshmërinë është korrigjuar, dhe ky korrigjim është publikuar nga shoqërianë regjistrin tregtar, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për QendrënKombëtare të Regjistrimit”, të ndryshuar (2 pikë)15

13. Cilat janë pasojat e regjistrimit të bashkimit të shoqërive pranë Qendrës Kombëtare tëRegjistrimit? (6 PIKE)Përgjigja:a) ka pasojë kalimin te shoqëria përthithëse të të gjitha aktiveve e pasiveve të shoqërisë qëpërthithet. Ky transferim ka pasoja si në marrëdhëniet ndërmjet shoqërive, ashtu edhe te palët etreta; (2 pikë)b) bën që aksionarët apo ortakët e shoqërisë së përthithur të bëhen aksionarë apo ortakë tëshoqërisë përthithëse; (2 pikë)c) bën që shoqëria që përthithet të vlerësohet e prishur, ndaj çregjistrohet nga Qendra Kombëtaree Regjistrimit, sipas seksionit V të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 "Për Qendrën Kombëtare tëRegjistrimit", pa kaluar në procesin e likuidimit. (2 pikë)16

SEKSIONI I TRETË:KODI CIVIL, KODI PENAL DHE PARANDALIMIDREJTA E PUNES DHE FALIMENTIMIPASTRIMIT TE PARAVE, E1. Çfarë nënkuptoni me kusht penal? (3 PIKE)Përgjigja:Sipas Kodit Civil, palët për të siguruar ekzekutimin ose ekzekutimin siç duhet të detyrimevemund të parashikojnë në kontratë pagimin e një shumë të hollash ose kryerjen e një detyrimitjetër, për riparimin e dëmit ose për të nxitur ekzekutimin e detyrimit.Është me rëndësi të theksohet që pagimi kushtit penal nuk mund të kërkohet në të njëjtën kohëme ekzekutimin e detyrimit. Kushti Penal mund të paguhet pasi detyrimi nuk ekzekutohet fareose nuk ekzekutohet në mënyrën e parashikuar nga kontrata.Kur kushti penal është caktuar për rastin e mosekzekutimit të detyrimit dhe debitori nukekzekuton detyrimin e tij, kreditori ka të drejtë të kërkojë pagimin e kushtit penal, si dheshpërblimin e pjesës së dëmit që kalon kushtin penal. Kur kushti penal është caktuar për rastin eekzekutimit të detyrimit jo në mënyrën e duhur, dhe debitori nuk e ka ekzekutuar detyrimin e tijnë mënyrën e duhur, kreditori ka të drejtë të kërkojë ekzekutimin e detyrimit dhe pagimin ekushtit penal, si dhe shpërblimin e pjesës së dëmit që kalon kushtin penal.Si alternative për paragrafin e mësipërm përgjigja mund të jetë duke pasur si bazë idenë qëKushti Penal është një mjet që siguron ekzekutimin e detyrimeve dhe ka një natyrë ndëshkuese.Ndërkohë, Kushti penal ndahet në kusht disiplinor, kushti penal është caktuar për rastin emosekzekutimit të detyrimit, dhe kusht gjobor, kur kushti penal është caktuar për rastin eekzekutimit të detyrimit jo në mënyrën e duhur.Kur kushti penal është tepër i madh në krahasim me dëmin e pësuar nga kreditori, gjykata mekërkesën e debitorit mund të pakësojë kushtin disiplinor deri në nivelin e dëmit të pësuar.Marrëveshja për kushtin penal duhet të bëhet me shkresë, pavarësisht nga madhësia e tij dhe ngaforma që kërkohet për kontratën kryesore. Pra kjo nënkupton që mjafton të bëhet me shkresë tëthjeshtë dhe se forma e kërkuar me shkresë të thjeshtë pavarësisht formës që kërkohet përkontratën kryesore, parashikohet nga ligji vetëm për qëllime provueshmëri.17

2. Përcaktoni rrethin e sendeve të paluajtshme dhe parimin e dallimit të tyre me ato tëluajtshme. (6 PIKE)Përgjigja:Ndarja midis sendeve në të luajtshme dhe në të paluajtshme bëhet duke pasur parasyshlidhjen e tyre të vazhdueshme e të qëndrueshme më tokën.Konkretisht, tek sendet e paluajtshme bëjnë pjesë toka, burimet e rrjedhjet e ujërave, drurët,ndërtesat, ndërtimet e tjera notuese të lidhura me tokën dhe çdo gjë që është e trupëzuar nëmënyrë të qëndrueshme e të vazhdueshme me tokën ose ndërtesën. Përsa i përket drurëveduhet sqaruar që ato janë të paluajtshme përsa kohë janë të trupëzuara në mënyrë tëqëndrueshme me tokën. Një kriter tjetër është që nëse shkëputja me tokën ndryshondestinacionin e sendit, atëherë sendi bëhet send i luajtshëm. P.sh. një drurë frutor qershieështë i paluajtshëm, por në momentin kur pritet ai kthehet vetëm në një masë druri pra bëhet ipaluajtshëm pasi ndryshon edhe destinacioni i përdorimit të tij. E njëjta gjë ndodh me njëanije përsa kohë qëndron në ujë me qëllim lundrimin është e paluajtshme, por në momentinkur ajo vendoset në tokë për të mos u kthyer më në lundrim, ajo bëhet thjesht një mjet iluajtshëm.Nga kjo pikëpamje, të gjitha sendet e tjera, duke përfshirë edhe çdo energji tjetër natyrore,janë sende të luajtshme. Normat juridike mbi sendet e paluajtshme zbatohen edhe ndaj tëdrejtave reale që kanë si objekt sende të paluajtshme.18

3. Cila është ana subjektive e figurës së veprës penal të korrupsionit pasiv në sektorinprivat? Neni 164/b i Kodit Penal. (5 PIKE)Përgjigja:Ana subjektive, kjo vepër penale bëhet me dashje direkte me qëllim përfitimin e parregulltose të një premtimi të tillë për vetë ose për persona të tjerë, ose pranimin e një ofertë osepremtimi që vjen nga përftimi i parregullt, nga personi që ushtron funksion drejtues osepunon në çdo pozicion në sektorin privat për të kryer ose mos kryer një veprim nëkundërshtim me detyrën ose funksionin e tij. Motivet që çojnë në kryerjen e kësaj veprepenale mund të jenë të ndryshme, por nuk ndikojnë në cilësimin juridik të veprës penale.Duhet theksuar që në rastin konkret, subjekti është një subjekt i posaçëm i cili ka mundësiobjektive dhe subjektive për të realizuar kryerjen ose moskryerjen e rregullt të detyrës nëpërputhje me qëllimin e personit që realizon veprën penale të korrupsionit aktiv pra të atij qëmundëson përmbushjen e qëllimit të kryerjes së kësaj vepre penale. Kjo do të thotë që nësepersoni do të premtonte kryerjen ose mos kryerjen e një veprimi, i cili nuk do të ishte pjesë edetyrës funksionale të tij sipas përcaktimeve të normave juridike të sektorit përkatës privatdhe legjislacionit në fuqi, atëherë nuk do të ishim para kësaj vepre penale, por përpara njëvepre tjetër. Kjo për arsye se kjo vepër penale ka si objekt mbrojtjen e marrëdhënieveshoqërore në fushën e sektorit privat për të garantuar përmbushjen e rregullt të detyrës osefunksionit nga drejtuesit ose punonjësit e tjerë të sektorit privat.19

4. Paga minimale, kushtet dhe institucioni që e përcakton atë (4 PIKË)Përgjigja:1. Paga minimale caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.2. Paga minimale përcaktohet në bazë:a. të faktorëve ekonomikë, kërkesave të zhvillimit ekonomik dhe zvogëlimit të papunësisë, rritjessë prodhimit;b. të nevojave të punëmarrësve dhe familjeve të tyre, duke pasur parasysh nivelin e përgjithshëmtë jetesës së punëmarrësve në vend, të ardhurat e përfituara nga sigurimet shoqërore dhe nivelet ejetesës së grupeve të ndryshme shoqërore.3. Këshilli i Ministrave mund të caktojë një pagë minimale më të ulët për të lehtësuar futjen e tërinjve në tregun e punës.20

5. Cilat janë degët e sigurimeve të cilat iu paguajnë të ardhura në para personavepërfitues: (5 PIKË)Përgjigja:a) dega e sigurimit të sëmundjes;b) dega e sigurimit të barrëlindjes;c) dega e sigurimeve të pensioneve;ç) dega e sigurimit të aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale;d) dega e sigurimit të papunësisë21

6. Çfarë kuptoni me termin “Procedura njihe klientin tënd”, të përdorur në ligjin “Përparandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”? (4 PIKË)Përgjigja:Procedura njihe klientin tënd” nënkupton një sërë rregullash, të përdoruara nga institucionetfinanciare (1 pikë), që kanë të bëjnë me politikat e pranimit (1 pikë) e të identifikimit tëklientit (1 pikë) dhe administrimit të riskut të tyre (1 pikë).22

7. Çfarë mund të vendosë seksioni tregtar i gjykatës së rrethit mbasi ka shqyrtuarkërkesën për hapjen e procedurës së falimentimit? (3 PIKE)Përgjigja:Seksioni tregtar i gjykatës së rrethit vendos:a) rrëzimin e kërkesës për mungesë të shkakut ligjor për hapjen e procedurës sëfalimentimit. (1 pikë)b) rrëzimin e kërkesës për shkak të pamjaftueshmërisë së pasurive të debitorit për tëmbuluar shpenzimet e procedurës së falimentimit. (1 pikë)c) pranimin e kërkesës dhe hapjen e procedurës së falimentimit. (1 pikë)23

8. Mund të bëhet ankim kundër vendimit të seksionit tregtar të gjykatës së rrethit përpran

E DREJTA CIVILE, PENALE, LEGJISLACIONI TREGTAR DHE E . veprimtaritë dhe ecurinë e shoqërisë tregtare e në mënyrë të veçantë për efektet e politikat e shoqërisë për kushtet e punës, pagat, sigurinë në punë, ndarjen e mundshme të fitimeve,

Related Documents:

- E drejta zakonore, - E drejta e recituar romake, - E drejta kanonike, - E drejta mbretërore, - E drejta sendore, - E drejta penale, - Sistemi i dënimeve, - Organizimi i gjyqësisë. - Procedura gjyqësore, Literatura:

E drejta objektive u garanton qytetarëve të drejtat, caktuar me natyrë juridiko-civile siç janë: e drejta e pronës, e drejta për të hyrë në marrëdhënie kontraktuese, e drejta e trashëgimisë etj., ndërsa e drejta subjektive shfrytëzohet nga subjektet e së drejtës sepse buron nga e drejta objektive. I gjithë ky korpus

1 E Drejta Romake 6 2 E Drejta Private 5 3 Filozofia e Shtetit dhe e Së Drejtës (I II) 10 4 Komunikim Profesional dhe Akademik 10 . 9 E Drejta e Shoqerive Tregtare 6 10 Anglishtja e Biznesit 5 11 Pronësi Intelektuale 6 12 E Drejta Fiskale 6 13 E Drejta e Punes 6 14 E Drejte Biznesi 6

sendin konsiderohen e drejta e pronësisë, e drejta e servitutit, e drejta e hipotekës, e drejta e pengut, e drejta e ndërtimit dhe barrët sendore. Jo rrallë Prof.Dr.Iur. Haxhi Gashi, prof.ass, është profesor i të drejtës civile dhe Dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës.

dhe ushtrime në lëndët: E drejta civile, E drejta sendore, E drejta e shoqërive, Terminologjia juridike, E drejta e procedurës civile dhe ushtrime në lëndën E drejta romake. Numri semestrave në të cilët janë realizuar ligjeratat dhe ushtrimet përkatëse mund të shihet nga shtojca e këtij referati. 2. Skriptë interne nga .

E DREJTA TREGTARE (EKONOMIKE) 649 Znj. Meleqe Bexheti 5. E DREJTA E PUNËS 741 Dr.Sc. Znj.Mirlinda Batalli dhe SC. Z. Islam Pepaj 6. E DREJTA ADMINISTRATIVE - Konflikti Administrativ 767 Dr. Znj.Gjyljeta Mushkolaj 7. E DREJTA NDËRKOMBËTARE DHE EVROPIANE 805 PËR TË DREJTAT E NJERIUT. 1

Texts of Wow Rosh Hashana II 5780 - Congregation Shearith Israel, Atlanta Georgia Wow ׳ג ׳א:׳א תישארב (א) ׃ץרֶָֽאָּהָּ תאֵֵ֥וְּ םִימִַׁ֖שַָּה תאֵֵ֥ םיקִִ֑לֹאֱ ארָָּ֣ Îָּ תישִִׁ֖ארֵ Îְּ(ב) חַורְָּ֣ו ם

ASTM C 76 specification for reinforced sewer and storm drain pipes. (Only on special requests) inTernaTional & local approVals ISO 9001 registered firm. M.P.W Approval QualiTy assurance Concrete pipe factory has an independent quality control department with a well equipped laboratory, aided by experienced staff to give the necessary backup for the quality assurance program .