Provo Veten 9 - Fgaxherri.weebly

3y ago
35 Views
2 Downloads
278.00 KB
34 Pages
Last View : 29d ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Audrey Hope
Transcription

Teste Gjuha shqipe 9Teste për Gjuhën shqipeProvo veten9Botimet shkollore Albas1

Teste Gjuha shqipe 9Testi nr. 1Emri i nxënësitKoha: 45 minutaLexoni pjesën e dhënë më poshtë dhe pastaj përgjigjuni kërkesave në vijim.Një fatë e mërziturNjë ditë, hasa fatën zemërbardhë tek rendte e rendte si e marrë, edhe pse dukej disi e thyernë moshë.- Kaq shpejt po na braktis, e dashura fatë?- Eh, ç’pyet! – ma ktheu ajo. – Prej disa qindra vjetësh nuk e kisha vizituar globin tuaj tëvogël e, ja tani, s’po marr vesh ç’po ndodh në këtë dynja. Vajzave iu fal bukuri, djemve trimëri,pleqve urtësi, të sëmurëve shërim, gjithçka të mirë, si të them, që një fatë e ndershme mund t’udhurojë njerëzve. Po ja, që të gjithë më shohin me përçmim: “A ke ar e argjend të na japësh, - mëthonë, - se gjë tjetër s’na hyn në sy neve!” Ndaj dhe po largohem zemërthyer; kam frikë se mosedhe trëndafilat nën gëmusha më kërkojnë stoli prej diamanti e fluturat në luadhe, xhevahire.- Jo, jo, e dashura fatë, - thirrën buzagaz trëndafilat e vegjël, që kishin dëgjuar ankimin esaj; - neve na mjaftojnë piklat e vesës së mëngjesit mbi gjethet tona; ai është diamant për ne.Edhe ne, boll e kemi këtë ar e argjend mbi krahët tanë!- folën fluturat duke valëzuar krahët nëajër.- Ja, më në fund, të vetmet qenie të arsyeshëm që po lë mbi tokë! – tha fata duke ularguar.Qarkoni përgjigjen e saktë.1.2A)B)C)D)Në fjalinë .Tani s’po marr vesh ç’po ndodh në këtë dynja, fjala dynja ka kuptimin:1 pikëplanetjetëqytetbotë2.A)B)C)D)Fata mendon se të tjerët e shohin me përçmim, sepse:ajo është e thyer në moshë;ajo s’po u fal pasuri;ajo s’po u jep dot më dashuri;ka qindra vjet që e ka braktisur planetin.1 pikë

Teste Gjuha shqipe 93.Fata në këtë pjesë shfaqet:1 pikëA)B)C)D)nervozeindiferentee tensionuare përhumbur4. Gjeni se cilat janë dy figurat letrare të përdorura në fjalinë e mëposhtme.2 pikëNjë ditë, hasa fatën zemërbardhë tek rendte e rendte si e marrë.a)b)5. Gjeni dy tipare të fatës: një tipar fizik dhe një shpirtëror:a)fizik:2 pikëb) shpirtëror:6. Cili është shqetësimi kryesor i fatës? Pse?2 pikë7.Vendosini kësaj pjese një titull tjetër, shpjegoni pse zgjodhët pikërisht atë.2. pikë8. Përmblidhni me një fjali idenë e kësaj pjese.1 pikë9. Shkruani si do ta interpretonit mbylljen e kësaj pjese.2 pikë10. Gjeni në fjalitë e mëposhtme atë ku është përdorur trajta e shkurtër.1 pikëa) Dukej disi e thyer në moshë.b) Prej disa qindra vjetësh nuk e kisha vizituar globin tuaj të vogël.c) Ja, më në fund, të vetmit njerëz të arsyeshëm, që po lë mbi tokë!d) Një ditë, hasa fatën zemërbardhë tek rendte e rendte si e marrë11. Nënvizoni trajtën e shkurtër. Përcaktoni vetën dhe rasën.3 pikëKaq shpejt po na braktis e dashura fatë?veta:rasa :3

Teste Gjuha shqipe 912. Vendosni përemrin vetor ose trajtën e shkurtër të duhur në fjalitë e dhëna më poshtë:4 pikëA) Kërkoj nga (ju/juve) të më lini të qetë.B) Edhe (ne/neve) do të na vijë keq po të largohesh.C) ai është i shtrenjtë për (ne/neve) .Ç) Njerëzve (u/ju) kam falur shumë dashuri, por më kot.13. Shkruani nëse foljet e nënvizuara janë me kuptim të plotë apo ndihmës.2 pikëPrej disa qindra vjetësh nuk e kisha vizituar globin tuaj.Boll e kemi këtë ar e argjend mbi krahët tanë!14. Formoni një fjali ku folja kam të përdoret një herë me kuptim të plotë dhe një herë të jetëndihmëse.2 pikëA) kuptim të plotë:B) ndihmëse:15. Qarkoni. Cila nga ndërtimet e mëposhtme është formuar me folje gjysmëndihmëse?1 pikëA) rendte e rendte si e marrëB) kishin dëgjuar ankiminC) nisa të vështrojaD) tha fata duke u larguar.16. Gjeni kohën e foljeve të nënvizuara në fjalitë e mëposhtme.2 pikëA) Sikur të gjithë të mendonin kështu, bota do të kishte qenë ndryshe. B)C) Fata tha se do të ikte një herë e përgjithmonë.17. Përcaktoni klasën e fjalëve me shkronja të zeza.3 pikëA) Eh ç’pyet! – ma ktheu ajo.B) po ja që të gjithë më shohin me përçmim.C) Prej disa qindra vjetësh nuk e kisha vizituar globin tuaj.D)18. Formoni një fjali ku fjala poshtë të përdoret një herë si parafjalë dhe një herë si ndajfolje.2 pikëA) Parafjalë:B) Ndajfolje:19.Të shkruajmë6 pikëNjë mëngjes, një fëmijë shikon nga dritarja dhe zbulon se një kështjellë e madhe është ndërtuar4

Teste Gjuha shqipe 9gjatë natës. Djali vrapon drejt saj dhe, kur afrohet, dëgjon tinguj dhe zhurma të çuditshme që vijnë ngabrenda. Dikush jeton në të!Dera e kështjellës hapet. Djali hyn brenda.Shkruaj një histori për një djalë të vogël, i cili takon dikë në kështjellë.Kë takon ai? Çfarë ndodh brenda në kështjellë?Zhvillimi iidesëStruktura dheorganizimiStili dheorigjinalitetiSaktësia gramatikoredhe drejtshkrimiTotali2 pikë1 pikë1 pikë2 pikë6 pikëTabela e 30-341035-405

Teste Gjuha shqipe 9PËRGJIGJET E KËRKESAVE TË TESTIT(SKEMA E VLERËSIMIT)Pyetja 1DPyetja 2BPyetja 3CPyetja 42 pikë1 pikëepitet: zemërbardhë, e marrë1 pikëkrahasim: si e marrëPyetja 52 pikë1 pikëa) tipar fizik: e moshuar, e thyer në moshë1 pikëb) tipar shpirtëror: e ndershme, zemërbardhë ose zemërthyer (do tëpranohet vetëm një tipar).Pyetja 62 pikëModel përgjigjejeShqetësimi kryesor i fatës është se njerëzit s’e duan më, të gjithë e shohin me përçmim.Arsyeja: njerëzve nuk u pëlqen më ajo çfarë u jep fata: mirësia, dashuri, urtësia, por janë dhënë pasparasë, interesit.OSENjerëzit e kanë humbur shpirtin e mirë dhe vetëm kërkojnë.1 pikë1 pikëNëse tregon se pse fata është e mërzitur.Nëse shpjegon arsyen e kësaj mërzie.0 pikëPyetja 7Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.2 pikë1 pikëNëse gjen një titull tjetër të përshtatshëm për historinë e dhënë.1 pikënëse shpjegon pse zgjodhi pikërisht këtë titull.0 pikëNëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.Pyetja 8Model përgjigjejeIdejaMirësia dhe dashuria nuk vdesin asnjëherë.61 pikë

Teste Gjuha shqipe 9OSEËshtë e vështirë të gjesh më mirësi dhe dashuri midis njerëzve.1 pikëNëse përmbledh me një fjali idenë e kësaj pjese.0 pikëNëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.Pyetja 92 pikëModel përgjigjejeFundi mund të tingëllojë paksa ironik: Mes njerëzve nuk ka më mirësi dhe dashuri dhe ato gjendenvetëm në botën bimore dhe shtazore. Dashuria dhe mirësia kanë mbaruar dhe fata e lodhur gjen njëngushëllim vetëm te fluturat dhe bimët. Fjalia e saj e fundit përmban një dozë hidhërimi dhe trishtimi.2 pikëOSE1 pikë0 pikëPyetja 10Nëse interpreton mbylljen e kësaj pjese duke dëshmuar se e ka kuptuar plotësisht atë.Nëse interpreton mbylljen e kësaj pjese duke dëshmuar se e ka kuptuar pjesërisht atë.Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.BPyetja 113 pikë1 pikëna1 pikëveta I1 pikërasa kallëzorePyetja 123 pikë1 pikëju1 pikëneve1 pikëne1 pikëuPyetja 132 pike1 pikëndihmës1 pikëi plotëPyetja 142 pikë1 pikëNëse krijon një fjali ku folja kam përdoret me kuptim të plotë.1 pikëNëse krijon një fjali ku folja kam përdoret si folje ndihmëse.Pyetja 15C7

Teste Gjuha shqipe 9Pyetja 162 pikë1 pikëa) e tashmja e kushtores1 pikëb) e ardhmja e së shkuarës e dëftoresPyetja 173 pikë1 pikëa) pasthirrmë1 pikëb) pjesëz1 pikëc) parafjalëPyetja 182 pikë1 pikëa) formon një fjali ku fjala poshtë përdoret si parafjalë.1 pikëb) formon një fjali ku fjala poshtë përdoret si ndajfolje.Pyetja 196 pikëPër pjesën të shkruajmë do të ndiqen në vlerësim kriteret e mëposhtmeKRITERI I: SHTJELLIMI I IDESËMësuesi do të shikojë nëse nxënësi: shkruan një histori imagjinare për një djalë që takon dikë në një kështjellë shpreh qartë, përmes detajeve dhe shprehjeve se çfarë ndodh në këtë histori. përdor detaje mbështetëse. ka qartësi mendimi.2 pikëKRITERI II: STRUKTURA1 pikë respekton elemente të tilla:hyrjenzhvilliminpërfundiminNxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.Nëse mungon njëra prej tyre, ai do të marrë 0 pikë për këtë rubrikë.KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETIMësuesi do të shikojë nëse nxënësi:1 pikë përmes gjuhës që përdor krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë. ka fjalor të pasur ka stil origjinal përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëmKRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSOREMësuesi do të shikojë nëse nxënësi: strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta ka saktësi drejtshkrimore.82 pikë

Teste Gjuha shqipe 9Testi nr. 2Emri i nxënësitKoha: 45 minutaLexoni pjesën e mëposhtme dhe përgjigjjuni kërkesave që vijojnë.Martesa e princeshësKohë më parë, në një vend të largët, jetonte një mbret. Ai kishte një vajzë, që ishte princeshamë e bukur në botë.Kur mbushi një vjeçe, vajzën e mbushën me dhurata. Lodrat e saj ishin të gjitha prej ari,diamantesh e smeraldesh. Princeshës nuk i lejohej të mbante kube druri, qenushë plastikë apokukulla kineze, sepse këto nuk i shkonin për shtat vajzës së mbretit.Me t’u bërë shtatë vjeçe, vajza u lejua të merrte pjesë në dasmën e të vëllait, ku princeshahodhi mbi supet e nuses perla të vërteta në vend të orizit. Vetëm bilbilit, me lirën e tij të artë, i lejohej të këndonte për princeshën e vogël. Zogjtë e tjerë të zakonshëm, me flautet e tyre prej druri,mbaheshin larg rrethinave të Pallatit Mbretëror. Princesha ecte me pantofla të qëndisura me fije arie argjendi dhe flinte në një shtrat të thurur me rubinë.Kur vajza mbushi të tetëmbëdhjetat, mbreti dërgoi një lajmëtar në pesë mbretëritë fqinje, qëtë njoftonte se vajza e mbretit do të martohej me princin që do t’i sillte dhuratën më të bukur.Princi i parë arriti në pallat i hipur mbi një kalë të bardhë, të shpejtë dhe vendosi në këmbëte princeshës një mollë shumë të madhe, të bërë prej ari. Ai ia kishte marrë mollën një dragoi, qëe kishte ruajtur për njëmijë vjet rresht. Mollën e vendosën mbi një tavolinë të gjatë, ku do të mbaheshin edhe dhuratat që do të sillnin pretenduesit e tjerë të princeshës. Princi i dytë, i cili erdhi mbinjë kalë gri, solli një bilbil të bërë prej 1000 diamantesh. Dhuratën e tij e vendosën pranë mollëssë artë. Princi i tretë, i cili ngiste një kalë të zi, solli një kuti të madhe të bërë prej platini dhe safari,e cila u vendos pranë dy dhuratave të tjera. Princi i katërt erdhi me një kalë të verdhë dhe i dhuroiprinceshës një zemër gjigante, të bërë me rubinë dhe me një shigjetë të artë që e shponte tejpërtej.Edhe kjo dhuratë u vendos në tavolinë, përkrah tri të tjerave.Princi i pestë ishte më i forti dhe më i pashmi nga të gjithë, por ai ishte djali i një mbreti tëcilit ia kishin rrënuar mbretërinë minjtë, karkalecat, magjistarët dhe inxhinierët e minierës. Asgjë mevlerë nuk kishte mbetur më në të. Princi erdhi mbi një kalë që mezi ecte dhe i solli princeshës njëkuti të vogël konservash të mbushur me gurë të zakonshëm, që i kishte mbledhur rrugës.Kur panë dhuratën e princit të pestë, të gjithë qeshën me përbuzje, por vajza e pa me shumëvëmendje dhe bërtiti nga kënaqësia. Gjatë gjithë jetës së saj, ajo qe mbuluar nga gurë të çmuar,por asnjëherë nuk kishte parë një kuti konservash dhe gurë të zakonshëm. Kutia u vendos pranëzemrës së artë me shigjetën që e shponte tejpërtej.- Tani, - i tha mbreti së bijës, – zgjidh dhuratën që të pëlqen më shumë dhe martohu meprincin që e ka sjellë.Princesha buzëqeshi, iu afrua tavolinës dhe mori dhuratën që i pëlqeu më shumë. Ishte kutiaprej platini dhe safari, që ia dhuroi princi i tretë.- E zgjodha, sepse është një kuti shumë e madhe dhe e shtrenjtë. Kur të martohem, do të takojshumë admirues që do të më dhurojnë aq gurë të çmuar, sa kutia të mbushet deri në majë. Prandaj, kjoështë dhurata më e çmuar midis gjithë të tjerave dhe që më pëlqen me të vërtetë, - tha ajo e ngazëllyer.Princesha u martua me princin e tretë që atë ditë. Më shumë se njëmijë perla u hodhën përtë dhe ajo, ishte me të vërtetë, shumë e lumtur.9

Teste Gjuha shqipe 9Qarkoni përgjigjen e saktë1. Kjo pjesë është një:A) përrallëB) legjendëC) tregimD) mit2.A)B)C)D)Cila është ideja e kësaj pjese?Ajo që të pëlqen, mund të mos jetë e mirë për ty.Njerëzit ndikohen nga mënyra se si janë rritur.Çdo re ka një vijë të argjendtë.Është më mirë të japësh se të marrësh.3. Kur autori thotë se të gjithë qeshën me përbuzje, domethënë ata qeshën me:1 pikë1 pikë1 A)B)C)D)Duke zgjedhur dhuratën e princit të tretë, princesha tregon se:ai është më i pashmi nga të gjithë;ajo ndjek zemrën e saj;kujdeset më shumë për sendet se për njerëzit;gjithmonë ndjek këshillën e babait të saj.1 pikë5.E)F)G)H)Princi i pestë i solli princeshës një kuti konservash, sepse:donte ta vinte në provë;donte t’i bënte më shumë përshtypje;dëshironte të vinte në lojë pretenduesit e tjerë;s’kishte mundësi t’i dhuronte diçka tjetër.1 pikë6.A)B)C)D)Princesha zgjodhi për bashkëshort princin e tretë, sepse:ai ishte më i pashmi;dhurata e tij i pëlqeu më shumë;kjo ishte dëshira e babait të saj;donte të shpëtonte mbretërinë e saj nga rrënimi.1 pikë7. Shkruani një titull tjetër të përshtatshëm dhe me kuptim të figurshëm.1 pikë8. Shkruani dy detaje nga pjesa që tregojnë për jetën përrallore të princeshës. 2 pikëa)b)9. Edhe pse princesha habitet nga dhurata e princit të pestë, ajo nuk e përzgjedh atë. Pse?10

Teste Gjuha shqipe 9Argumentojeni përgjigjen tuaj edhe me detaje nga pjesa.3 pikë10. Pse kur panë dhuratën e princit të pestë, të gjithë qeshën me përbuzje?1 pikë11. Çfarë ka dashur të na tregojë autori nëpërmjet kësaj pjese, në lidhje me natyrën e njerëzve?Argumentojeni përgjigjen tuaj edhe me detaje nga pjesa.3 pikë12. Qarkoni fjalinë ku është përdorur trajta e shkurtër e thjeshtë.A)B)C)D)1 pikëPrincesha buzëqeshi dhe iu afrua tavolinës.Mendoj se kjo është dhurata më e çmuar midis gjithë të tjerave.Kutia u vendos pranë zemrës së artë me shigjetë në mes.Më shumë se njëmijë perla u hodhën për të dhe ajo ishte, me të vërtetë, shumë e lumtur.13. Formoni fjali ku të përdorni këto folje gjysmëndihmëse:3 pikëa) mund:b) zë:c) vazhdoj:14. Përcaktoni klasën e fjalëve të nënvizuara.4 pikëa) Kur mbushi një vjeçe, vajzën e mbushën me dhurata.b) Princi erdhi mbi një kalë që mezi ecte.11

Teste Gjuha shqipe 9c) Lodrat e saj ishin të gjitha prej ari.d) Princeshës nuk i lejohej të mbante kube druri apo kukulla kineze.15. Gjeni mënyrën dhe kohën e foljeve të nënvizuara në fjalitë e mëposhtme.4 pikëAty do të mbaheshin edhe dhuratat që do të sillnin pretenduesit e tjerë të princeshës.Po të martohesha me princin e pestë, nuk do të kisha asgjë.a) mënyra:koha:b) mënyra:koha:16. Formoni nga një fjali ku fjala afër të jetë:a) parafjalë:b) ndajfolje:2 pikë17. Kthejeni fjalinë e mëposhtme nga ligjërata e drejtë në të zhdrejtë.1 pikë- Tani, - i tha mbreti së bijës, – zgjidh dhuratën që të pëlqen më shumë dhe martohu me princin qëe ka sjellë.1218. Qarkoni përdorimin e gabuar të nyjës së përparme.A) Poezia e një nxënëseje të shkollës sonë.B) Piktura e një nxënësi të shkollës sonë.C) Krijimet e të kaluarës së hidhur.D) Krijimet e një të kaluare.1 pikë19. Qarkoni fjalën e shkruar gabim.A) lagjieB) marrjeC) dhënieD) radioje.1 pikë20. Qarkoni fjalën e shkruar gabim.B) arrifshaC) marrçaD) ndenjshaE) gjetsha.1 pikë

Teste Gjuha shqipe 921. Të shkruajmë6 pikëShkruani për një person, i cili ka sjellë një ndryshim në jetën tuaj. Shpjegoni si dhe pse ky personka sjellë këtë ndryshim tek ju.Zhvillimi iidesë2 pikëStruktura dheorganizimi1 pikëStili dhe origjinaliteti1 pikëSaktësia gramatikoredhe drejtshkrimi2 pikëTabela e 30-341035-40Totali6 pikë

Teste Gjuha shqipe 9PËRGJIGJET E KËRKESAVE TË TESTIT(SKEMA E VLERËSIMIT)Pyetja 1APyetja 2BPyetja 3BPyetja 4CPyetja 5DPyetja 6BPyetja 71 pikë1 pikëNëse gjen një titull tjetër të përshtatshëm për këtë histori.Pyetja 82 pikëDetaje: lodrat prej ari, diamantesh e smeraldesh; nuk i lejohej të mbante kube druri, qenushë plastikë apo kukulla kineze; princesha hodhi mbi supet e nuses perla të vërteta në vend të orizit; pantofla të qëndisura me fije ari e argjendi; flinte në një shtrat të thurur me rubinë; i këndon bilbili me lirën e tij të artë.2 pikëNëse gjen dy detaje që tregojnë jetën përrallore të princesësh.OSE1 pikëNëse gjen vetëm një detaj.Pyetja 93 pikëModel përgjigjejePrincesha nuk e përzgjedh princin e pestë, pasi ai ishte i varfër dhe ajo ishte mësuar mes pasurisëdhe luksit. Që në fëmijëri ajo kishte jetuar mes një pasurie të paparë dhe kjo sjell natyrshëm që vendimi i saj të mos ndikohet nga ndjenja.14

Teste Gjuha shqipe 92 pikëNëse i përmbahet idesë së dhënë më sipërOSE1 pikëNëse i përmbahet pjesërisht idesë së dhënë më sipër.DHE1 pikëNëse mendimin e mbështet me ilustrime nga pjesa.Pyetja 101 pikëModel përgjigjejeKur panë dhuratën e princit të pestë, të gjithë qeshën me përbuzje, pasi ai kishte sjellë një dhuratëshumë të varfër krahasuar me dhuratat e tjera të shtrenjta. Princat e tjerë e përbuzën varfërinë e princit të pestë.1 pikëNëse i përmbahet idesë së dhënë më sipër.Pyetja 113 pikëModel përgjigjeje3 pikëNëse shpreh qartë se e ka kuptuar thelbin e kësaj historie dhe të natyrësnjerëzore, se njerëzit ndikohen nga mënyra se si janë rritur, se sa pak vend i lënë ndjenjave dhe sashumë interesit2 pikëNëse tregon se e ka kuptuar mjaftueshëm thelbin e kësaj historie dhe tënatyrës njerëzore.1 pikëNëse përpiqet të shpjegojë thelbin e natyrës njerëzore, por shfaq keqkuptimeserioze, pasaktësi etj.Pyetja 12APyetja 133 pikë1 pikëNëse krijon një fjali ku mund përdoret si folje gjysmëndihmëse.1 pikëNëse krijon një fjali ku zë përdoret si folje gjysmëndihmëse.1 pikëNëse krijon një fjali ku vazhdoj përdoret si folje gjysmëndihmëse.

Teste Gjuha shqipe 9Pyetja 143 pikë1 pikëa) kur: ndajfolje1 pikëb) që: përemër1 pikëc) prej: parafjalëPyetja 154 pikë1 pikëa) do të sillnin: mënyra dëftore1 pikëb) do të sillnin: koha e ardhmja e së shkuarës.1 pikëc) do të kisha: mënyra kushtore1 pikëd) do të kisha: koha e tashmePyetja 161 pikë2 pikëNëse krijon një fjali ku afër të përdoret si parafjalë.1 pikëNëse krijon një fjali ku afër të përdoret si ndajfolje.Pyetja 171 pikë1 pikë“Tani, zgjidh dhuratën që të pëlqen më shumë dhe martohu me princin që eka sjellë”, - i tha mbreti së bijës.”ShënimNëse bën një gabim në ndryshimet e duhura, nxënësi do të marrë 0 pikë.Pyetja 18CPyetja 19APyetja 20DPyetja 216 pikëPër pjesën të shkruajmë do të ndiqen në vlerësim kriteret e mëposhtmeKRITERI I:16SHTJELLIMI I IDESË2 pikë

Teste Gjuha shqipe 9Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi: shkruan për një person që ka sjellë ndryshime në jetën e tij/ saj dhe shpjegon pse dhe si e ka sjellëkëtë ndryshim. shpreh qartë, përmes detajeve dhe shprehjeve të përzgjedhura ndryshimin që ka ndodhur. përdor detaje mbështetëse. ka qartësi mendimi.KRITERI II: STRUKTURA1 pikë respekton elementet të tilla:hyrjenzhvilliminpërfundiminNxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.Nëse mungon njëra prej tyre, ai do të marrë 0 pikë për këtë rubrikë.KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI1 pikëMësuesi do të shikojë nëse nxënësi: përmes gjuhës që përdor krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë. ka fjalor të pasur ka stil origjinal përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëmKRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSOREMësuesi do të shikojë nëse nxënësi: strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta ka saktësi drejtshkrimore.2 pikë

Teste Gjuha shqipe 9Testi nr. 3Emri i nxënësitKoha: 45 minutaLuli vocërrAskush s’e njeh Lulin. As shokët e tij, që përpara tij lozin, nuk e njohin. Më mirë të themi se enjohin, por ata lozin për hesap të vet e Luli shkon pa u trazuar me ta. Sot gjithkush ka punët e vetaedhe telashet e veta, ashtu edhe fëmijët, ashtu edhe Luli.- More Lul! Shumë herët ke filluar të shikosh punën tënde!Kur Luli hyn në oborr të shkollës, buza i qesh nga pak, por askujt asnjë fjalë s’i thotë. Ecënngadalë duke shikuar djathtas e majtas, por gjithnjë duke ecur, derisa të mbërrijë në cak të vet. Atyte dera e rrugicës së shkollës shumë i pëlqen të qëndrojë. Aty është caku i tij, praruar nga rrezet engrohta të diellit në këto ditët e vjeshtës. Mbështetet Luli në mur, grushtet

7 Teste Gjuha shqipe 9 OSE Është e vështirë të gjesh më mirësi dhe dashuri midis njerëzve. 1 pikë Nëse përmbledh me një fjali idenë e kësaj pjese. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. _ Pyetja 9 2 pikë Model përgjigjeje Fundi mund të tingëllojë paksa ironik: Mes njerëzve nuk ka më mirësi dhe .

Related Documents:

CC7899-2 Provo Center Creek 478438 4474755 40.42500 111.25490 22-Jul-99 Biek Biek and others, 2003 JC99-1 Provo Heber Mountain 484925 4473174 40.41089 111.17840 10-Apr-00 Coogan Constenius and others, 2011, in prep. JC99-4 Provo Heber Mountain 485648 4471291 40.39395 111.16983 10-Apr-00 Coogan Constenius and others, 2011, in prep.

SF-3 Provo Spanish Fork 446381 4429679 40.01746 111.62905 Clark Solomon and others, 2007; Constenius and others, in prep. W-2 Provo West Mountain 430643 4436846 40.08088 111.81423 Clark Clark, 2009; Constenius and others, in prep. W-9 Provo West Mountain 430384 4434251 40.05748 111.81699 Clark Clark, 2009; Constenius and others, in prep.

3 Teste Gjuha shqipe 8 dhe dëgjoi palët. Në fund dha vendimin e tij. - Nuk ka dyshim që studenti është fajtor, - tha me ashpërsi. - Të marrësh pronën e dikujt tjetër, quhet vjedhje dhe unë e pranoj që aroma është si të gjitha pronat e tjera.

Behind Closed Doors: A Network Tale of Spoofing, Intrusion, and False DNS Security Casey Deccio Brigham Young University Provo, UT casey@byu.edu Alden Hilton Brigham Young University Provo, UT aldenhilton@byu.edu Michael Briggs Brigham Young University Provo, UT briggs25@byu.edu Trevin Ave

4 Blue Sky Provo MR-MU Approved 131 5 East Bay Phase 1 Provo MR Approved 315 6 Fossil Cove Pleasant Grove MR Pending Approval 66 7 Mill Race Provo MR-MU Approved 216 8 Northshore Saratoga Springs MR Pending Approval 230 9 The Gallery Springville MR-MU Approved 8

Received May 20, 2008. Accepted September 24, 2008. Published online on April 1, 2009. Recommended by Godela Scherer. †Department of Mathematics, Brigham Young University, Provo, UT 84602, USA (vianey@math.byu.edu). ‡Departments of Mechanical Engineering and Mathematics, Brigham Young University, Provo, UT 84602, USA (sebastian@byu.edu). 59

Sep 13, 2021 · ODYSSEY HOUSE- PROVO 151 S. University Avenue Suite 1400 Provo 801-474 9669 ODYSSEY HOUSE- SALT LAKE CITY ## 350 E. 2100 S. Salt Lake City 801-474-9669 OLYMPUS HEALING- MILLCREEK ## 2870 E. 3300 S. Millcreek 801-455-1241 PAIUTE INDI

ANSI A300 defines as a tree risk assess-ment: “A systematic process used to identify, analyze, and evaluate risk.” “Mitigation” is a term that I see com-monly used inappropriately. In the Standard, it is very clearly defined as the process of diminishing risk. We do not eliminate risk in trees when we perform some form of mitigation practice. We are minimizing the risk to some .