Provo Veten 8 - WordPress

3y ago
87 Views
2 Downloads
252.63 KB
27 Pages
Last View : 27d ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Brady Himes
Transcription

Teste Gjuha shqipe 8Teste për Gjuhën shqipeProvo veten8Botimet shkollore Albas1

Teste Gjuha shqipe 8Testi nr. 1Emri i nxënësitKoha: 45 minutaLexoni ngjarjen e mëposhtme dhe përgjigjjuni kërkesave që vijojnë.Aroma e vjedhurKjo ngjarje ka ndodhur shumë kohë më parë, në kohërat e vjetra, atëherë kurTokion e quanin Yedo dhe rrëfimtarët tregonin histori të mrekullueshme për urtësinëdhe mençurinë e Okas.Ky gjykatës i famshëm asnjëherë nuk refuzoi ndonjë ankesë, madje, edhe kur ajomund të ishte e çuditshme apo e paarsyeshme. Mund të ndodhte që njerëzit t’i drejtoheshin gjykatës për zgjidhjen e çështjeve krejt të pazakonta, por Oka gjithmonë pranontet’i dëgjonte.Dhe rasti më i çuditshëm ishte ai i vjedhjes së aromës.Gjithçka filloi kur një student i varfër mori me qira një dhomë, e cila ndodhej mbi njëdyqan ku njerëzit blinin ushqime të pjekura. Studenti ishte një djalosh shumë i këndshëm,por pronari i dyqanit ishte një koprrac që dyshonte se të gjithë donin të përfitonin prej tij.Një ditë, ai dëgjoi studentin, teksa po bisedonte me një shok.- Është e trishtueshme të jesh kaq i varfër, sa të hash vetëm oriz të zier dhe asgjëtjetër, - po ankohej shoku i tij.- Oh, - tha studenti, - unë kam zbuluar një zgjidhje shumë të kënaqshme për këtëproblem: çdo ditë ha oriz, në kohën kur pronari poshtë pjek peshkun. Aroma vjen lart dheorizi im i thjeshtë më duket tepër i shijshëm. Është aroma ajo që i bën ushqimet të kenëshije të mirë.Dyqanxhiu u xhindos vetëm se mendoi që dikush po kënaqej me aromën e peshkuttë tij, pa paguar asgjë!- Hajdut!- bërtiti ai. - Kërkoj të më paguash për aromën që më ke vjedhur.- Është thjesht një aromë, - u mbrojt studenti. - Çdo njeri është i lirë të nuhasë ç’tëdojë. Nuk kam pse t’ju paguaj gjë!I skuqur nga zemërimi, dyqanxhiu vrapoi te gjykatësi Oka dhe e akuzoi studentinpër vjedhje. Sigurisht, që të gjithë qeshën me të. Si mundej dikush të vidhte aromën?!Por, sa u habitën njerëzit, kur gjykatësi pranoi ta dëgjonte.- Çdo njeri ka të drejtë të dëgjohet, - tha ai. - Nëse ky njeri mendon se duhet tëankohet për vjedhjen e diçkaje, atëherë unë, si gjykatës i qytetit, duhet ta shqyrtojë rastine tij.Ai vështroi i pakënaqur spektatorët e habitur, pastaj rëndë- rëndë u ul në podium2

Teste Gjuha shqipe 8dhe dëgjoi palët. Në fund dha vendimin e tij.- Nuk ka dyshim që studenti është fajtor, - tha me ashpërsi. - Të marrësh pronën edikujt tjetër, quhet vjedhje dhe unë e pranoj që aroma është si të gjitha pronat e tjera.Dyqanxhiu dukej shumë i kënaqur, ndërsa studenti i tmerruar. Ai ishte shumë i varfër.Ndërkohë, djali i detyrohej dyqanxhiut t’i paguante aromën e nuhatur për tre muaj. Studentiishte i sigurt se do të përfundonte në burg.- Sa para ke?- e pyeti Oka.- Shumë pak, i nderuar zoti Gjykatës,- u përgjigj djali, - dhe ato më duhen të paguajqiranë, përndryshe do të më flakin në rrugë.- M’i trego paratë, - tha Oka.Djali i nxori nga xhepi dhe ia tregoi. Gjykatësi tundi kokën dhe i tha t’i kalonte paratënga një dorë në tjetrën.Kur dëgjoi kërcitjen e parave, iu kthye pronarit:- Ja dhe pagesa për ty. Nëse në të ardhmen keni përsëri ndonjë ankesë, ju lutem,drejtojuni sërish gjykatës. Dëshira jonë më e madhe është që të gjitha padrejtësitë të ndëshkohen dhe virtyti të vlerësohet.- Por, i nderuari Gjykatës,- protestoi pronari, - unë nuk i mora paratë! Hajduti vetëmsa i kaloi ato nga një dorë në tjetrën. Shiko! Unë nuk kam asgjë, - dhe i tregoi duart e tij tëzbrazura.Oka e vështroi ngultas dhe me ashpërsi.- Vendimi i gjyqit është që dënimi duhet të përputhet me krimin. Unë kam vendosurqë çmimi i aromës së ushqimit do të jetë sa tringëllima e monedhave. Si gjithmonë, nëgjykatën time mbizotëron drejtësia!Qarkoni përgjigjen e saktë.1.A)B)C)D)Kjo pjesë është një:tregimpërrallëfabullegjendë1 pikë2.A)B)C)D)Njerëzit qeshën me dyqanxhiun, kur ai u ankua te gjykatësi, sepse:nuk ishte hera e parë që ai bënte akuza të tilla;pamja e dyqanxhiut ishte qesharake;kërkesa e tij ishte qesharake;e kishin zakon të talleshin me të.1 pikë3. Qëllimi i autorit në këtë histori është:A) të japë një mësim;B) të përshkruajë pushtetin e drejtësisë;1 pikë3

Teste Gjuha shqipe 8C) të tregojë një proces gjyqësor;D) të bindë me fakte.4.A)B)C)D)Cila nga fjalitë e mëposhtme jep më mirë thelbin e kësaj ngjarjeje?Si gjithmonë, në gjykatën time mbizotëron drejtësia!Të marrësh pronën e dikujt tjetër quhet vjedhje.Si gjykatës i qytetit, duhet ta shqyrtoj rastin e tij.Por sa u habitën njerëzit, kur gjykatësi pranoi ta dëgjonte.1 pikë5. Shprehja: i nderuar zoti Gjykatës, nga ana e studentit është përdorur me:1 pikëA) ironiB) nderimC) mirënjohje,D) tallje.6. Në fjalinë: “Ai vështroi i pakënaqur spektatorët e habitur ”, gjykatësi është i pakënaqur, sepse:1 pikëA) i duhet të merret me një çështje të vështirë;B) nuk e duron dot zhurmën gjatë gjykimit;C) vë re që disa po e tallin;D) njerëzit duhet ta kuptojnë se ai duhet të dëgjojë çdo ankim.7.A)B)C)D)Oka ishte një gjyqtar i famshëm nga:drejtësia në dhënien e vendimeve;ashpërsia e dënimeve që jepte;ndihma që u jepte të pafajshmëve;durimi që tregonte për t’i dëgjuar të gjithë.1 pikëShkruani përgjigjet për pyetjet e mëposhtme.8. Pse Oka nuk i refuzonte asnjëherë ankesat e qytetarëve, madje, edhe ato më tëpaarsyeshmet?1 pikë9. Pse akuza e tregtarit është e paarsyeshme?1 pikë10. Shkruani një mbiemër që të tregojë një cilësi të karakterit të gjyqtarit Oka.4

Teste Gjuha shqipe 81 pikë11. Zbuloni kontrastin që krijohet nga sjellja dhe vendimi i gjykatësit. Shkruani detaje ngatregimi për të mbështetur përgjigjen tuaj.3 pikë12. A ishte mënyra më e mirë, ajo që kishte gjetur Oka, për të vendosur drejtësinë nëqytet?PO JO Pse? Përdorni pjesë nga ngjarja për të argumentuar përgjigjen. 2 pikë13. Në fund të kësaj historie Oka thotë: “Vendimi i gjyqit është që dënimi duhet të përputhet me krimin.” A mendoni se ndëshkimi për këtë rast përputhet me krimin? Pse? Përdorni detaje nga ngjarja për të mbështetur përgjigjen tuaj.3 pikë13. Si mendoni se do të kishte vazhduar kjo ngjarje, nëse gjykatësi do ta kishte dënuarstudentin? Shkruani vazhdimin e ngjarjes në një rrjedhë tjetër.4 pikë14. Shkruani një titull tjetër të përshtatshëm dhe me kuptim të figurshëm.1 pikë15. Ktheni në numrin shumës grupet e mëposhtëme:2 pikë5

Teste Gjuha shqipe 8a) student i tmerruar:b) ushqim i pjekur:16. Përcaktoni klasën e fjalëve të nënvizuara.3 pikëa) Unë ha oriz, kur pronari poshtë pjek peshkun.b) Ky gjykatës i famshëm asnjëherë nuk refuzoi ndonjë ankesë.c) Ai dyshonte se të gjithë donin të përfitonin prej tij.17. Fjala, sipas formimit, që është futur gabim në bashkësinë e mëposhtme është:1 pikëA) dyqanB) koprracC) varfëriD) aromë18. Shkruani temën fjalëformuese dhe prapashtesën e emrave të mëposhtëm.4 pikëa) vlerësimb) drejtësi19. Ç’mbiemër krijohet nga numërori 20? Shkruajeni atë.1 pikë20. Shkruani me shkronja vitin tuaj të lindjes.1 pikë21. Qarkoni. Në cilën prej fjalive të mëposhtme folja është jokalimtare?A) Ai vështroi i pakënaqur spektatorët e habitur.B) Një student i varfër mori me qira një dhomë.C) Në fund dha vendimin e tij.D) Sa u habitën njerëzit.1 pikë22. Bëni shndërrimin jovepror të fjalisë së mëposhtme.1 pikëKy gjykatës i famshëm nuk refuzoi asnjë ankesë.6

Teste Gjuha shqipe 823. Shkruajeni fjalinë e mëposhtme në formën e një ligjërate të drejtë, ku fjalët e autorit tëjenë në fund.1 pikëGjykatësi tha se, si gjithmonë, në gjykatën e tij mbizotëronte drejtësia.24. Qarkoni variantin e shkruar drejt.A) drithërat e sivjetmeB) drithërat e sivjetëmC) drithrat e sivjetmeD) drithrat e sivjetëm1 pikë25. Plotësoni fjalinë me një nga fjalët e dhëna.1 pikëDjali mundohej të ecte në pyllin e dendur.A) këmbadorazB) këmbadorasC) këmbë a dorasD) këmb’ a dorasTabela e 30-341035-407

Teste Gjuha shqipe 8PËRGJIGJET E KËRKESAVE TË TESTIT(SKEMA E VLERËSIMIT)Pyetja 1APyetja 2CPyetja 3APyetja 4APyetja 5BPyetja 6DPyetja 7APyetja 81 pikëModel përgjigjejeOka nuk i refuzonte, pasi ai mendonte se çdo njeri ka të drejtë të dëgjohet.1 pikëNëse i përmbahet idesë së dhënë më sipër.0 pikëNëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet farePyetja 91 pikëModel përgjigjejeAkuza ishte e paarsyeshme, pasi aroma është diçka e pakapshme dhe nuk ka se si vidhet. Ajo vetëmndihet, nuhatet.1 pikëNëse i përmbahet idesë së dhënë më sipër.0 pikëNëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet farePyetja 101 pikëCilësi: i qetë, i durueshëm, i arsyeshëm, i matur, serioz.1 pikëNëse gjen një cilësi të karakterit të gjyqtarit.0 pikëNëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet farePyetja 113 pikë3 pikëNxënësi merr 3 pikë, nëse tregon kontrastin midis sjelljes serioze të Okësgjatë gjyqit (shikon i pakënaqur spektatorët e habitur, shikon me ashpërsi, dëgjon serioz etj.) dhe humorit që buron nga vendimi që ai merr (tringëllima e monedhave është pagesa për nuhatjen eushqimit).8

Teste Gjuha shqipe 82 pikëNxënësi tregon se e ka kuptuar mjaftueshëm ironinë e situatës dhe citondetaje të mjaftueshme nga pjesa për të mbështetur idetë e tij1 pikëNxënësi tregon se e ka kuptuar në mënyrë të kufizuar ironinë e situatës dhepërdor detaje të pamjaftueshme si mbështetje0 pikëNëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet farePyetja 122 pikë1 pikëNëse jep një arsye për po ose jo.1 pikënëse e mbështet arsyetimin me detaje nga historia.0 pikëNëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet farePyetje 133 pikëModel përgjigjejeNxënësi tregon një pozicion të qartë dhe e mbështet atë me detaje nga pjesa. Pra, ai sqaron se dyqanxhiu nuk humbet gjë dhe studenti nuk duhet të paguajë.OSENuk kishte pse të bëhej gjyq, pasi nuk ishte bërë asgjë e gabuar dhe ishte e padrejtë të çoje studentinnë gjyq.3 pikë Nëse tregon një pozicion të qartë dhe dëshmon se e ka kuptuar plotësishtpjesën duke cituar detaje të mjaftueshme nga pjesa për të mbështetur idetë e tij.2 pikë Nëse tregon një pozicion të qartë dhe dëshmon se e ka kuptuar mjaftueshëmpjesën duke cituar detaje të mjaftueshme nga pjesa për të mbështetur idetë e tij1 pikë Nëse përpiqet të marrë një pozicion, por shfaq keqkuptime serioze, citon pakose aspak detaje nga pjesa.0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet farePyetja 144 pikëPërgjigjja e dhënë merr 4 pikë nëse: ka një vazhdim dhe mbyllje të natyrshme dhe interesante të pjesës; shkruan në mënyrë efektive disa paragrafë;9

Teste Gjuha shqipe 8 shpreh një ide interesante; ngjarja vazhdon në një rrjedhë logjike me çfarë është thënë më parë; përdor një gjuhë të saktë dhe të qartë; fjalitë janë të qarta dhe kanë struktura të ndryshme;Përgjigjja e dhënë merr 3 pikë nëse: ka një vazhdim të qartë të historisë dhe mbyllje të saj; përdor paragrafët në mënyrë të përshtatshme; shpreh një ide interesante; ngjarja vazhdon përgjithësisht në një rrjedhë logjike me çfarë është thënë më parë; përdor një gjuhë të qartë; fjalitë janë të qarta dhe disa herë përdor struktura të ndryshme të tyre.Përgjigjja e dhënë merr 2 pikë nëse: bën përpjekje për të vazhduar historinë dhe për të bërë një mbyllje të saj; shkruan shumë pak paragrafë; përpiqet të mbajë një drejtim, por e humbet atë gjatë zhvillimit; nuk e vazhdon dot ngjarjen në rrjedhë logjike; përdor një gjuhë jo të saktë; shkruan fjali që përgjithësisht mund të jenë të qarta, por nuk ka shumëllojshmëri.Përgjigjja e dhënë merr 1 pikë nëse: përpiqet të japë një vazhdim dhe mbyllje, por mbetet i paqartë në atë që shpreh; paragrafë të paqartë; e ka të vështirë të vazhdojë dhe humbet drejtimin; nuk ka rrjedhë logjike në ato që shkruan; gjuha që përdor është e pasaktë; fjalitë janë të pasakta dhe nuk kanë shumëllojshmëri.Pyetja 151 pikë1 pikëNëse shkruan një titull tjetër me kuptim të figurshëm.Pyetja 161 pikë1 pikë2 pikëstudentë të tmerruarushqime të pjekuraShënimNëse nxënësi gabon në njërën nga fjalët e çiftit, do të marrë 0 pikë për atë rast.10

Teste Gjuha shqipe 8Pyetja 173 pikë1 pikëposhtë: ndajfolje1 pikënuk: pjesëz1 pikëprej: parafjalëPyetja 18CPyetja 194 pikë1 pikëvlerësim – tema fjalëformuese vlerës(o)1 pikëvlerësim – prapashtesa - im1 pikëdrejtësi – tema fjalëformuese (i) drejtë1 pikëdrejtësi – prapashtesa – siPyetja 201 pikë1 pikëNëse shkruan saktë vitin e lindjes.Pyetja 21DPyetja 221 pikë1 pikëAsnjë ankesë nuk u refuzua nga ky gjykatës i famshëm.OseAsnjë ankesë nuk u refuzua prej këtij gjykatësi të famshëm.Pyetja 231 pikë1 pikë“Si gjithmonë, në gjykatën time mbizotëron qetësia!”- tha gjykatësi.Pyetja 24APyetja 25B11

Teste Gjuha shqipe 8Testi nr. 2Emri i nxënësitKoha: 45 minutaLexoni ngjarjen e mëposhtme dhe përgjigjjuni kërkesave që vijojnë.GDHENDËSITPak rëndësi kishte se ç’ mendonin të tjerët, Abuja dhe Koni ishin miq. Por këtë miqësi të gjithëfqinjët e kishin të vështirë ta besonin, sepse të dy druvarët ishin jashtëzakonisht të ndryshëm nganjëri- tjetri. Ishte e sigurt se, nëse Abuja i thoshte Konit se stina e shirave do të fillonte së shpejti, Konido të parashikonte thatësirë të menjëhershme dhe të ashpër. Ose, nëse Koni provonte një frutë dhethoshte se kishte shije të mrekullueshme, Abuja ngulte këmbë duke thënë se nuk futej në gojë, aq ihidhur ishte. Gjithçka që planifikonte Koni, Abuja do ta kundërshtonte; çdo mendim që të shprehtenjëri, tjetri do t’i dilte medoemos kundër. Të paktën kështu iu dukej banorëve të fshatit që ndodhej nënjë lirishtë, pranë një pylli të madh.Megjithatë kishte dy gjëra: Abuja kishte një respekt dhe nderim të madh për prijësin e tyre,Hunak, dhe dëshironte që një ditë të ishte nën shërbimin e tij. Duke qenë se çdo ditë të dy djemtëpunonin në pyll pranë njëri-tjetrit, kjo bënte që ata shpesh të diskutonin për çështje të ndryshme. Mesëpatën e tij të mprehtë, Abuja priste vazhdimisht pemët dhe degët e trasha, për të mos e lejuar pyllintë përparonte drejt fushës ku ishte mbjellë gruri dhe misri. Nga drurët e pemëve që rrëzonte Abuja,Koni përgatiste me thikën e tij të mprehtë shtiza për gjuetarët e fshatit.Një ditë, gjatë vaktit të drekës, në kohën e pushimit, të dy djemtë u ulën mbi një bregore mebar, poshtë degëve të dendura dhe të ngatërruara të një peme të madhe. Ata pinë ujë në një burimaty pranë dhe hëngrën pak bukë misri. Papritur, Abuja e ndërpreu në mes të ngrënët dhe tha me zëtë lartë:- Sikur të mund të isha nën shërbimin e Hunakut? Por ç’mund t’i ofrojmë ne, dy druvarë tëthjeshtë, prijësit të nderuar? Ne nuk jemi as komandantë, as luftëtarë, as shërues dhe as fisnikë tëpasur!- Nuk jemi as magjistarë, as skulptorë e as astronomë, – e ndërpreu Koni. – Jo Abu! Ne jemivetëm dy druvarë, të cilët duhet të kthehen dhe të vazhdojnë punën.Abuja psherëtiu dhe u ngrit në këmbë. Por, ndërsa përkulej për të marrë sëpatën e tij, ai panë bar një trung, që kishte një figuracion shumë interesant dhe të bukur. Ndërsa po ia jepte Konit përta parë, befas i shkrepi një mendim.- Unë do ta ndaj këtë trung të mrekullueshëm në dy pjesë, – i tha shokut të tij. – Ti merr njërëndhe bëj me të shtizat e tua. Me pjesën time unë do të gdhend diçka për piramidën e prijësit tonë.Koni u mbështet te trungu i pemës dhe filloi të qeshte me të madhe.- Si mund të bësh një zbukurim për prijësin tonë me atë sëpatë të plogët,- e pyeti Abunëpërmes të qeshurave. – Harrove kur shkuam në oborrin e tij për të dëgjuar rregullat e mbretërisë?Harrove që piramida e tij është një nga vendet më të bukura të mbretërisë? Prite këtë trung në dypjesë. Pastaj me copën time të drurit, unë do të gdhend një zbukurim për Hunakun.Abuja e pa vëngër dhe me mosbesim. Me një goditje të vetme ai e ndau trungun në dy pjesëdhe e hodhi njërën prej tyre te këmbët e Konit.- A do të mundesh vërtetë që me thikën tënde të vogël të gdhendësh diçka të bukur për prijësin12

Teste Gjuha shqipe 8tonë?- e pyeti Abuja me një zë të mbushur plot mllef. - Ti s’ke për ta mbaruar kurrë atë punë.Ditët që pasuan të dy druvarët vazhduan punën e tyre, por gjatë kohës së drekës, secili tyreshkonte në vendin ku kishte fshehur copën e vet të drurit. Pastaj, në mënyrë të fshehtë, gdhendninpa pushim.Më në fund erdhi dita, kur secili gdhendës e paketoi punimin e vet dhe mori rrugën për nëoborrin mbretëror, i cili gjendej rreth gjysmë dite larg.Në një shteg të pyllit, Abuja dhe Koni u takuan me njëri-tjetrin.- I shkreti Abu! – bërtit Koni, duke i hedhur një vështrim të shpejtë pakos që mbante në dorëtjetri. - Prijësi ynë nuk do ta pëlqejë punën tënde, pasi ti kurrë nuk ke mundur të gdhendësh diçkatë bukur me atë sëpatë.- Ty duhet të të vijë keq Kon, - iu përgjigj i qetë Abuja. – Prijësi ynë nuk do ta pëlqejë veprën tënde,sepse nuk ka dyshim që ajo do të ketë shumë gërvishtje dhe të çara të shkaktuara nga thika jote.Pas pak të dy druvarët dolën nga pylli dhe qëndruan në majë të një kodre. Poshtë tyre shtrihej një luginë e gjerë, pastaj vinte sërish një kodër dhe në majë të saj ngrihej madhështore dhe eshkëlqyer, piramida e bardhë: pallati i Hunakut.Të dy djemtë ecën drejt saj. Kur arritën në majë, ata u gjendën përballë një porte të hapur,që mbahej në dy kolona të larta prej guri, ku qenë gdhendur dy gjarpërinj. Përballë saj ndodhej njëburrë i veshur me një mantel të gjatë. Në kokë kishte një kapele të bërë nga pupla të ndritshme eshumëngjyrëshe.Abuja dhe Koni qëndruan palëvizur përpara sundimtarit.- Miqtë e mi! - tha Hunaku. - Ndërsa po ju shikoja duke iu afruar pallatit tim, mendova sendoshta po më sillnit diçka.Abuja dhe Koni çmbështollën dhuratat e tyre me shpejtësi dhe ia zgjatën Hunakut. Pastaj seciliprej tyre u kthye për të parë me kërshëri se çfarë kishte gdhendur tjetri, duke harruar fare punimine vet.Hunaku e shqyrtoi me kujdes secilën prej tyre.- Si është e mundur?- tha ai në fund i habitur. Ju jeni dy, por këto dhurata të bukura janëthuajse të njëjta dhe duken sikur i ka bërë një dorë. Miqtë e mi! Mos u ktheni. Qëndroni me mua,sepse të dy jeni mjeshtër të vërtetë.Që atë ditë, Abuja dhe Koni qëndruan me Hunakun dhe gdhendën harqe, dyer dhe zbukurime të tjera, që e bënë oborrin e sundimtarit një nga vendet më të mrekullueshme të të gjithëmbretërisë.Dhe, si për habi ose ndoshta mund të mos ishte dhe kaq e habitshme, që nga ajo kohë,askush nuk dëgjoi më se Abuja dhe Koni nuk binin më dakord me njëri-tjetrin.Qarkoni përgjigjen e saktë.1. Qëllimi kryesor i paragrafit të parë të kësaj historie është:A) të përshkruajë ndodhinë;B) të prezantojë temën;C) të paraqesë personazhet;D) të na njohë me autorin.2. Abuja mendon se Koni do të dështojë, sepse:A)B)C)D)Haunaku nuk e pëlqen Konin.Koni nuk është i njohur si një gdhendës i mirë.Koni nuk ka shumë kohë të lirë për të punuar.Thika e Konit është shumë e vogël.1 pikë1 pikë

Teste Gjuha shqipe 83.A)B)C)D)Cili është konflikti kryesor në këtë histori?Gara e Abusë me Konin.Vendimi i Abusë dhe Konit për t’i bërë një dhuratë Hunakun.Beteja e Abusë me pyllin për të mos e lënë atë të zaptojë tokën.Pavendosmëria e Konit për formën e dhuratës së tij.1 pikë4. Cili është përfundimi që mund të arrijë lexuesi për Abunë dhe Konin në fund të kësaj historie?1 pikëA. Ata e kuptojnë se nuk janë më një kërcënim për njëri-tjetrin.B. Ata e kuptojnë rëndësinë përgatitjes së dhuratave për të tjerët.C. Ata e kuptojnë se sa gjë e rrallë është të kesh një prijës të mençur.D. Ata e kuptojnë se së bashku mund të mposhtin çdo lloj konkurrence.5.A.B.C.D.Cila ngjarje ju lë të kuptoni se Abu dhe Koni janë me të vërtetë miq?Koni i afron Abusë disa nga frutat e tij të ëmbla.Koni e lejon Abunë t’i marrë hua thikën e tij të mprehtë.Abuja i jep Konit gjysmën e trungut që ai gjen.Abuja e ndihmon Konin të gdhendë gjëra të bukura për Hunakun.1 pikë6. Çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, nëse Abu dhe Koni gjejnë sërish copa të mira druri?Mbështeteni përgjigjen tuaj me të dhëna nga kjo histori.2 pikë7. Ç‘gabim vini re në mënyrën e të menduarit të Abusë dhe të Konit? Mendimin tuaj ilustrojeni medy detaje nga pjesa.3 pikë8. Përcaktoni llojin e fjalisë sipas ndërtimit duke shënuar X në tabelë.FjalitëNjë ditë, gjatë vaktit të drekës, në kohën e pushimit, të dy djemtë uulën mbi një bregore me bar.Ditët që pasuan, të dy druvarët vazhduan punën e tyre.Me pjesën time unë do të gdhend diçka për piramidën e prijësit tonë.E thjeshtë9. Përcakt

3 Teste Gjuha shqipe 8 dhe dëgjoi palët. Në fund dha vendimin e tij. - Nuk ka dyshim që studenti është fajtor, - tha me ashpërsi. - Të marrësh pronën e dikujt tjetër, quhet vjedhje dhe unë e pranoj që aroma është si të gjitha pronat e tjera.

Related Documents:

CC7899-2 Provo Center Creek 478438 4474755 40.42500 111.25490 22-Jul-99 Biek Biek and others, 2003 JC99-1 Provo Heber Mountain 484925 4473174 40.41089 111.17840 10-Apr-00 Coogan Constenius and others, 2011, in prep. JC99-4 Provo Heber Mountain 485648 4471291 40.39395 111.16983 10-Apr-00 Coogan Constenius and others, 2011, in prep.

SF-3 Provo Spanish Fork 446381 4429679 40.01746 111.62905 Clark Solomon and others, 2007; Constenius and others, in prep. W-2 Provo West Mountain 430643 4436846 40.08088 111.81423 Clark Clark, 2009; Constenius and others, in prep. W-9 Provo West Mountain 430384 4434251 40.05748 111.81699 Clark Clark, 2009; Constenius and others, in prep.

7 Teste Gjuha shqipe 9 OSE Është e vështirë të gjesh më mirësi dhe dashuri midis njerëzve. 1 pikë Nëse përmbledh me një fjali idenë e kësaj pjese. 0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare. _ Pyetja 9 2 pikë Model përgjigjeje Fundi mund të tingëllojë paksa ironik: Mes njerëzve nuk ka më mirësi dhe .

Behind Closed Doors: A Network Tale of Spoofing, Intrusion, and False DNS Security Casey Deccio Brigham Young University Provo, UT casey@byu.edu Alden Hilton Brigham Young University Provo, UT aldenhilton@byu.edu Michael Briggs Brigham Young University Provo, UT briggs25@byu.edu Trevin Ave

4 Blue Sky Provo MR-MU Approved 131 5 East Bay Phase 1 Provo MR Approved 315 6 Fossil Cove Pleasant Grove MR Pending Approval 66 7 Mill Race Provo MR-MU Approved 216 8 Northshore Saratoga Springs MR Pending Approval 230 9 The Gallery Springville MR-MU Approved 8

1.1.3 WordPress.com dan WordPress.org WordPress menyediakan dua alamat yang berbeda, yaitu WordPress.com dan WordPress.org. WordPress.com merupakan situs layanan blog yang menggunakan mesin WordPress, didirikan oleh perusahaan Automattic. Dengan mendaftar pada situs WordPress.com, pengguna tidak perlu melakukan instalasi atau

Grade (9-1) _ 58 (Total for question 1 is 4 marks) 2. Write ̇8̇ as a fraction in its simplest form. . 90. 15 blank Find the fraction, in its

The ISO 14001 Standard has been through a number of revisions since it was first published in 1996. ISO Standards are reviewed every five years to establish if a revision is required in order to keep them current and relevant. The current Standard, ISO 14001:2015, responds to the increasing need for management systems to be integrated by using “Annex SL”, a common format for management ISO .