PUNIM DIPLOME - Uni-gjk

3y ago
307 Views
14 Downloads
590.44 KB
44 Pages
Last View : 28d ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Kaden Thurman
Transcription

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”FAKULTETI FILOLOGJIK – GJAKOVËPROGRAMI: GJUHË SHQIPEPUNIM DIPLOMETEMA: PARAFJALA te vepra “Darka e Gabuar”e n ZymberajAgnesa GjotaGJAKOVË, 2018

PËRMBAJTJAAbstrakt 3Metodologjia .4Hyrje .5KREU I1.1.Pjesët e ndryshueshme të ligjëratës .61.1.1.Pjesët e pandryshueshme të ligjëratës 71.1.2.Dallimi në mes të pjesëve të pandryshueshme dhe të ndryshueshme tëligjëratës .8KREU II1.2.Pjesët e pandryshueshme dhe karakteristikat e tyre .91.2.1.Ndajfolja .121.2.2.Klasifikimi i ndajfoljeve 131.2.3.Shkallët e ndajfoljeve .151.2.4.Formimi i ndajfoljeve 16KREU III1.3.Lidhëza .171.3.1.Klasifikimi i lidhëzave nga prejardhja . 18

1.3.2.Klasifikimi i lidhëzave nga pikëpamja e strukturës morfologjike 191.3.3.Klasifikimi i lidhëzave nga pikëpamja sintaksore .21KREU IV1.4.Pjesëza .221.4.1.Klasifikimi i pjesëzave sipas strukturës .231.4.2.Klasifikimi i pjesëzave sipas kuptimit 25KREU V1.5.Pasthirrma 261.5.1.Klasifikimi i pasthirrmave .271.5.2.Klasifikimi i pasthirrmave sipas kuptimit .28KREU VI1.6.Parafjala .291.6.1.Klasifikimi i parafjalëve sipas prejardhjes .311.6.2.Klasifikimi i parafjalëve sipas strukturës morfologjike .341.6.3.Klasifikimi i parafjalëve sipas kriterit sintaksor .35Biografia e Ismail Kadaresë .37Shembuj me parafjalë të nxjerrë nga vepra “Darka e Gabuar eI.Kadaresë . 39

Përfundim .40Literatura .41Jetëshkrim .42

ABSTRAKTObjekti i punimit të diplomës sime është i mirë trajtuar por shtruarja dhe zgjidhja e problemevenë një temë të tillë për gjuhën shqipe, mbështetur në materiale të gjëra, kërkon një studim tëthellë.Gjatë shtjellimit të literaturës për zgjidhjen e problemit mbi parafjalën, kam klasifikuar dhesistemuar materialin në mënyrë që të jetë sa më i kuptueshëm .Nga materialet e shumta të nxjerra, nga Gramatika e gjuhës shqipe 1, do të flasim për çështjenmbi parafjalën e cila bën pjesë në pjesët e pandryshueshme të ligjëratës.3

METODOLOGJIAFillimisht jam munduar të gjej material sa më shumë, në mënyrë që të kem një trajtim sa më tëgjerë dhe sa më të saktë, rreth temës që kam.Më së shumti jam përqendruar te Gramatika e gjuhës shqipe 1, poashtu edhe te libra të tjerë tëgjuhës shqipe, kam bërë përpjekje që të shtjelloj temën në mënyrën më të mirë të mundshme, tëtë jetë sa më e kuptueshme.4

HYRJEMorfologjia1(nga greqishtja morfe formë dhe logos fjalë,dije) është ajo pjesë e gramatikës,qëmerret në radhët ë parëme studimin e trajtëformimit, d.m.th, me studimin e formave tëndryshme,që marrin fjalët e lakueshme(emrat, mbiemrat, përemrat dhe numërorët) ose tëzgjedhueshme (foljet), si edhe me studimin e kuptimeve të këtyre formave.Morfologjia pjesët e ligjëratës i ndan në dy grupe: të ndryshueshme dhe të pandryshueshme.Pjesët e ndryshueshme të ligjerates janë:(emir,mbiemri,përemri,numërori dhe folja), ndërsa tëpandryshueshme janë:(ndajfolja,parafjala,lidhëza pjesëza dhe pasthirrma).Kurse une te Prof.Xheladin Zymberaj për punim diplome e kam zgjedhur këtë temë:Parafjala nëveprën “Darka e Gabuar” të shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare.Puna ime e parë ka qenë që materialin i çili ndërlidhet drejtëpërdrejt me Parafjalën ta sistemoj, taklasifikoj dhe ta parashtroj në mënyrë sa më të qelluar e të kuptueshme.Jam munduar që të përmbledh shënime në pika të shkurtëra duke u bazuar në të dhënat e tekstevetë ndryshme që i kanë dhënë gjuhëtarët më eminent shqiptarë nëpër librat e tyre.Gjithmonë duke u konsultuar me gramatikën e gjuhës shqipe 1, dhe gramatikat e tjera ashtu siç eparashohin normat standard të gjuhës .Gjatë shpjegimit të parafjalës, për çdo të dhënë ,kammarrë shembuj konkretë, të cilët i kam hasur te vepra “ Darka e Gabuar”nga Ismail Kadare.Dhenë fund e falënderoj Prof.asoc.dr.Xheladin Zymberaj i cili ma propozoi këtë temë prej së cilëskam fituar shumë.1ASHSH,IGJL,Grup autorësh,Gramatika e gjuhës shqipe 1,Tiranë 2002,fq295

KREU I1.1. Pjesët e ndryshueshme të ligjëratësTë gjitha fjalët e një gjuhe, sipas veçorive të përbashkëta leksiko-gramatikore, grupohen nëpërkategori a klasa leksiko-gramatikore të cilat quhen pjesë të ligjeratës.2Pjesët e ligjeratës i ndajmë në dy grupe: të ndryshueshme dhe te pandryshueshme.Në pjesët e ndryshueshme te ligjeratës �t e ndryshueshme të ligjeratës që kanë kaluar në conversion në pjesë të pandryshueshme ,janë vetem emra e folje.Ndajshtesat e ndryshme që mund të kenë ato, pas këtij lakimi e kanëhumbur plotësisht kuptimin e tyre gramatikor dhe janë bërë pjesë e pa analizueshme e temës së3fjalës.Me anë të konverzionit formohen emra prej mbiemrash (të nyjshëm e të panyjshëm)dhe mbiemratë panyjshëm prej emrash.Duke u shndërruar në emër,mbiemri e ruan kuptimin themelor leksikortë cilësisë a të tiparit që shpreh, por kjo cilësi a tipar paraqitet si e sendëzuar, e konkretizuar:mbiemri bëhet emër i sendit që ka atë cilësi ose emri i vetë cilësisë:e bukur, të ftohtë, e verdha(e vezës), e bardha( e vezës, e syrit), të lashtat, të ardhurat, i ri, i ve, i ditur, shtypuretje.Krahas kthimit të mbiemrave në emra vërehet edhe procesi i kundërt, kthimi i emrave nëmbiemra.Mbiemrat e formuar me këtë rrugë janë të gjithë të panyjshëm.Emri që kthehet nëmbiemër, rrallëherë është fjalë e parme.P.sh:kyç(problem kyç, çështje kyçe),plak(burrë plak,grua plakë), bullgar, frëng, ilir,turk etje.Shumica e emrave që mbiemërzohen janë fjalë të prejardhura me kuadër pushkatare),dokumentar(film dokumentar etj),etj.Për shkak të numrit të madh të mbiemrave të prejardhur me prapashtesa, të cilët janë emërzuar,ka mjaft prapashtesa që shërbejnë për të formuar edhe emra, edhe mbiemra.23ASHSH,Gramatika e gjuhës shqipe 1 Tiranë 2002 .fq36ASHSH.Gramatika e gjuhës shqipe 1 Tiranë 2002 .fq.77-786

1.1.1. Pjesët e pandryshueshme të ligjëratësTe fjalët shërbyese mënyrat morfologjike të fjalëformimit nuk veprojnë fare, kështu që ato janëformuar ose me përngjitje, ose me konversion.Gjithashtu me konversion janë formuar edhe njënumër ndajfoljesh. Te grupi i pjesëve të pandryshueshme të ligjeratës dallojmë dy nëngrupe:4a) Pjesë të pandryshueshme të ligjëratës që vijnë nga pjesë të pandryshueshme parafjalëprej ndajfoljesh:afër, anës, brenda, drejtë, gjatë, jashtë, krahas, larg, matanë, para,pas, përmas, pranë, sipër, veç, etj.Lidhëza prej ndajfoljesh:Ku, kur, nga, si, etjb) Pjesë të pandryshueshme të ligjeratës që vijnë nga pjesë të ndryshueshme,p.sh.,ndajfolje: Vjet, mot, sheshit, hapur ndenjur etj.Parafjalë: buzë, rreth, mes, rrëzë etj,lidheza:daç, qoftë etj,pjesëza:le, desh, etj,pasthirrma:qyqja, korba, forca, oburra etj.Pjesët e ndryshueshme të ligjëratës që kanë kaluar në konversion në pjesë tëpandryshueshme, janë vetëm emra e folje.Ndajshtesat e ndryshme që mund të kenë ato,pas këtij kalimi e kanë humbur plotësisht kuptimin e tyre gramatikor dhe janë bërë pjesëe paanalizueshme e temës së fjalës p.sh(ndajfolja sheshit nuk mund të ndahet nëshesh-it ose sheshi-t, ajo si ndajfolje është pjesë e pazbërthyeshme).4ASHSH,Gramatika e gjuhës shqipe 1 Tiranë 2002 fq .777

1.1.2. Dallimi në mes pjesëve të pandryshueshme dhe të ndryshueshmetë ligjëratësDallimi në mes tyre është se pjesët e pandryshueshme të ligjëratës janë formuar ose mepërngjitje, ose me konversion, gjithashtu me konversion janë formuar edhe një numërndajfoljesh, ndërsa pjesët e ndryshueshme të ligjeratës ,me anë të konversionit janë formuar emraprej mbiemrash (të nyjshëm e të panyjshëm), dhe mbiemra të panyjshëm prej emrash.5Pjesët e ndryshueshme të ligjeratës janë: emri, mbiemri, përemri, folja, numërori, sepse endryshojnë formën e tyre gjatë përdorimit në fjali.Pjesët e pandryshueshme të ligjeratës janë: Ndajfolja, lidhëza, pjesëza, parafjala, pasthirrma, këtonuk e ndryshojnë formën e tyre gjatë përdorimit në fjali.5ASHSH.Grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe 1 Tiranë 2002 fq.778

KREU II1.2. Pjesët e pandryshueshme dhe karakteristikat e tyreNdajfoljaNdajfolja si pjesë e pandryshueshme e ligjëratës plotëson kuptimin e foljes,duke emërtuarrrethanën, cilësinë a intensitetin e veprimit dhe tregon shkallën e cilësisë së mbiemrit a tërrethanës,P.sh.:Ai mbeti gjithmonë i dashur., 6Ndajfolja si fjalë emërtuese dallohet nga pjesët e tjera të pandryshueshme të ligjeratës, sepse nëfjali përdoret si gjymtyrë me vete.Ajo mund të përdorët në fjali në funksion të rrethanorit(nganjëherë tërë trupin ja kaplonte njëfarëgëzimi,vetëm pse e kishte gjetur atje ), të përcaktorit(zjarri e kishte kapluar tërë vendin përreth)dhe të kallëzuesorit(nëna e kishte lënë dritën ndezur).Sa i përket fjalëformimit, ato dalin me një sistem të caktuar prapashtesash, si fjalë tëprejardhura.Prapashtesat –azi,-(i)sht.-thi janë karakteristike vetëm për formimin e ndajfoljeve, sip.sh.:haptazi, fshehurazi, trimërisht, gabimisht, kalimthi, fluturimthi etj.Në këtë grup të veçantëbëjnë pjesë ndajfoljet përemrore, të cilat ashtu si përemrat nuk janë fjalë emërtuese, por treguesetë tilla janë ndajfoljet: ku, kur, aty, këtu, atje, nga, si, qysh, andej, këtej, ashtu, kështu pse, përseetj.6SHLP.Gjuha e sotme shqipe 1 Gjakovë 1998 fq.1929

1.2.1. Klasifikimi i ndajfoljeveNë bazë të kuptimeve që shprehin dhe shërbimet që bëjnë në fjali, ndajfoljet i klasifikojmë në dygrupe:në ndajfolje përcaktore dhe në ndajfolje rrethanore7. Ndajfoljet përcaktore-janë ato që emërtojnë cilësinë e veprimit, intensitetin e tij osetregojnë shkallën e cilësisë së mbiemrit a shkallën e veprimit të rrethanës.Ndajfoljet rrethanore-emërtojnë rrethana të kohës, të vendit, dhe të shkakut.Grupi përcaktor ndahet në ndajfolje të mënyrës dhe në ndajfolje intensive(të sasisë)a)Ndajfoljet e mënyrës shprehin mënyrën si kryhet një veprim.Këto ndajfolje shprehin ngjyrime të shumta të mënyrës së veprimit .Kështu, disa ndajfolje qëpërkojnë me trupin e mbiemrave mund të shprehin cilësi, ecuri a përmasa të veprimit sip.sh.:bukur, qetë, mirë, keq, qartë, pastër, rëndë, rrëmbyeshëm, gëzueshëm, mendueshëm, gjerë,thellë, ulët . ja disa shembuj të tyre në fjali: Vjollca shkruan bukur.Ajo i shqipton fjalët qartë.Punët i fillon mbar. etj.Ndajfoljet e mënyrës janë edhe lokucionet : me kujdes, me radhë, me tëdrejtë, më të mirë, më të keqë, më qetë, ose lokucionet e formuara nga të përsëriturit e një emri apërdorimi i dy emërave me kuptime të afërta:pjesë-pjesë, palë-palë, herë-herë, valë-valë, etjb)Ndajfoljet intensive (të sasisë)-shërbejnë për të shprehur intensitetin e veprimit ose për tëtreguar shkallën e cilësis ë së mbiemrit a shkallën e veprimit të rrethanës.Ndajfoljet intensive(tësasisë)jane:plot, mjaft, shumë, pak, tepër, fort, një herë, dy herë, njëfish, dy fish etj.P.sh.:Atëmëngjes oborri i shkollës ishte plot.etj8Grupi rrethanor ndahet në ndajfolje rrethanore të kohës, të vendit dhe të shkakut.a)Ndajfoljet rrethanore të kohës emërtojnë një rrethanë kohore,d.m.th.tregojnë kohen e kryerjessë një veprimi, zgjatjen a sasinë e kohës së veprimit nga rrethanat kohore.Ato janë:sot, sont, tanipër tani, menjëherë aty për at, dje, nesër, mbrëmë, verës, herët, vonë, vjet etj.78SHLP.Gjuha e sotme shqipe 1 Gjakov ë 1998 fq.193,194SHLP.Gjuha e sotme shqipe 1 Gjakov ë 1998 fq.196,19710

b)Ndajfoljet rrethanore të vendit emërtojnë rrethana të vendit, d.m.th, tregojnë vendin kur kryhet,ku është kryer a do të kryhet një veprim a ndodh një ngjarje.Ato janë:brenda, jashtë,përpara prapa, pas, poshtë, lartë, këtu, atje, larg afër, rreth,rrotull , kudo diku,gjëkundi, gjithkund,kurkund, gjithëandej, etj.9c)Ndajfoljet rrethanore të shkakut njihen si të tilla tani vonë.Më tepër janë njohur si lidhëzabashkërënditëse përmbyllëse dhe lidhëza nënrënditësë shkakore ato janë:prandaj, andaj, pse,përse etj.9SHLP.Gjuha e sotme shqipe 1 Gjakovë 1998 fq.198,19911

1.2.2. Shkallët e ndajfoljeveKategorinë gramatikore të shkallës e kanë përgjithësisht mbiemrat cilësorë.Po këtë veçorigramatikore e kanë edhe ndajfoljet, por jo të gjitha .Ashtu si mbiemrat edhe ndajfoljet kanë trishkallë:Pohoren, krahasoren dhe sipëroren.101.Shkalla pohore e ndajfoljeve është bazë për dy shkallët e tjeraNdajfolja në këtë shkallë nuk ka ndonjë tregues të veçantë.Ajo shprehet në formën e sajpërfaqësuese.P.sh.:Agroni e filloi mirë punën. Ai punon shumë etj.2.Shkalla krahasore e ndajfoljeve ndërtohet mbi bazën e ndajfoljeve në shkallën pohore, dukepasur parasysh gjithnjë krahasimin e dy gjymtyrëve.Ajo ndahet në shkallë krahasore të barazisë,shkalle krahasore te sipërisë dhe shkallë krahasore të ultësisë.a)Shkalla krahasore e barazisëShkalla krahasore e barazis ë tregon se gjymtyra e parë e krahasimit është në nivel të njejtë megjymtyrën e dytë edhe kjo shkallë nuk ka ndonjë tregues morfologjik që të dallohet formalishtnga ndajfolja në shkallën pohore,por, kuptohet, meqë ndërtohet mbi bazën e krahasimit të dygjymtyrëve dhe përpara ndajfoljeve mund të vihet njëra nga ndajfoljet e sasisë aq osekaq.P.sh:Bardhyli i ka hyre punës (aq) mirë sa i vëllai.b)Shkalla krahasore e sipërisëShkalla krahasore e sipërisë tregon se gjymtyra e parë e krahasimit është në një shkallë më tëlartë se gjymtyra e dytë.Kjo shkallë ndërtohet Në mënyrë analitike, duke ia paravënë ndajfoljesnë shkallën pohore ndajfoljen intensive(e sasisë) më.P.sh.:Gjithqka u mor vesh më vonë.etj.c)Shkalla krahasore e ultësisëShkalla krahasore e ultësisë tregon se gjymtyra e parë e krahasimit është në një shkallë më të ulëtse gjymtyra e dytë.Ashtu si te mbiemri edhe te ndajfolja kjo shkallë përdoret rrallë,meqë ështëme burim të huaj dhe nuk i përshtatet natyrës së gjuhës sonë.Ndërtohet me shprehjet nuk a s’ folje aq ndajfolje.P.sh.:Nuk shkojnë punët aq mirë si mendon ti.3.Shkalla sipërore e ndajfoljeve.Shkalla sipërore e ndajfoljeve tregon se tipari a intensiteti i veprimit është në shkallën më tëlartë,jashtë çfardo krahasimi.Ndërtohet ne mënyrë analitike me ndajfoljet :shumë, tepër fortetj.P.sh.:Në bisedat e njërezve përshkruhej mjaft bukur ky qytet i çuditshëm etj.111011SHLP Gjuha e sotme shqipe 1 Gjakovë, 1998.fq.199,200ShLP Gjuha e sotme shqipe 1 Gjakovë, 1998.fq.20112

1.2.3. Formimi i ndajfoljeveMënyrat e formimit të ndajfoljeve në gjuhën shqipe janë të shumta.Mjaft ndajfolje janë formuarme anë të prapashtesimit, ndajfoljëzimit të pjesëve të tjera të ligjeratës, më anë të përngjitjes sidhe ka mjaft shprehje ndajfoljore-lokucione.Për nga ndërtimi , pra ndajfoljet janë: fjalë të parme,të prejardhura, të përngjitura dhe lokucione12.Ndajfoljet e parme janë ato që nuk kanë dalë nga fjalë të tjëra, përkatësisht tema e tyre sot (nëplanin sinkronik )nuk është e motivueshme.Të tilla janë ndajfoljet:shumë, tepër, mjaft, aq, kaq,afër, larg, lart, poshtë, bukur, mirë, keq, këtu, aty, kështu, ashtu, etj.Ndajfoljet e prejardhura.Prejardhja është mënyrë mjaft prodhimtare e klasës së ndajfoljeve.Konversioni a ndajfoljëzimi, që i takon më tepër tipit sintaksor të fjalëformimit, gjithashtuështë prodhimtar.Ndajfoljet prapashtesore.Prapashtesat që shërbejnë për të formuar ndajfolje janë karakteristikepër këtë klasë leksiko-gramatikore.Ato janë pak sa i përket numrit të tyre.Prapashtesat e tilla janë-(i)sht, - as/azi. thi, çe.Me prapashtesat –(i)sht janë: lirisht, trimërisht, besnikrisht, mrekullisht, varfërisht, hollësisht,përfundimisht etj.Me prapashtesën –as/ -azi janë: anastjelltas a anasjelltazi, fshehtas a fshehtazi, haptas a haptazi,majtas a majtazietjMe prapashtesën –thi u shtohet zakonisht temave prodhuese emërore, te prejardhura meprapashtesën –im, si:fluturimthi, kapërcimthi, qëllimthi, nxitimthi, vetëtimthi etj.Prapashtesa –çe është e burimit të huaj, ka prejardhje nga gjuha turke, p.sh.:çobançe, tregtarçe,qençe, fshatarçe, inatçe, gjakovarçe etj.12SHLP Gjuha e sotme shqipe 1 Gjakovë 1998 fq.202,20313

Ndajfoljet parashtesore .Parashtesimi si tip fjalëformues nuk është prodhues për ndajfoljet.Disandajfolje që na duken se janë formime parashtesore, ato në të vërtetë duhet të jenë ndajfolje tëpërngjitura, si:përballë, përbrinjë, përditë, përdhe etj.13Ndajfoljëzimi(konversioni).Ndajfoljëzimi a konversioni është mënyra e kalimit të pjesëve tëndryshme të ligjeratës në ndajfolje, në kushte të caktuara sintaksore, pa pjesmarrjen endajshtesave fjalëformuese.Ndajfoljëzohen : emrat, mbiemrat e emërzuar si dhe pjesoret efoljeve.Ndajfoljet e përbëra janë të pakta.Kompozimi si mënyrë fjalëformimi është joprodhues përndajfoljet.Te keto kompozita elementet përbërësë zakonisht janë dy emra, ose emër ndajfolje afolje si:këmbëkryq, këmbëngultas, kokëposhtë, kokulur, kryekeput etj.Ndajfoljet lokucione.Formohen lokucione ndajfoljore zakonisht nga përsëritja e të njëjtit emërnë numrin njejës a shumës, si: palë-palë, herë-hërë, valë-valë, fije-fije, grupe-grupe, togje-togje,rende-vende, shkallë-shkallë etj., nga përsëritja e të njëjtit emër që lidhet me lidhëzen këpujoree, si : varg e varg, rreth e rreth, palë e palë etj., nga lidhja e dy emrave të afërt nga kuptimi oseme kuptim antonomik, si : copë e thërrime, rreth e qark, rreth e rrotull, anë e kënd ditë e natë etj.Nga përsëritja e të njëjtit emër nepërmjet parafjalëve për, më, me si: kokë për kokë, faqe përfaqe, gushë për gushë, ditë për ditë, javë për javë, rrugë më rrugë, odë me odë, kokë më kokë,shpat më shpat,etj.,nga përsëritja e të njejtit emër me parafjalën ndajfoljore pas, si: ditë pas dite,kohë pas kohe, herë pas here, dorë pas dore, orë pas ore, etj., nga një parafjalë dhe një emër(kryesisht emri është në rasën kallëzore të pashquar –në formë të ngurosur), si:me nxitim, meradhë, me kujdes, me shpejtësi, me vrap etj.,me parafjalën me dhe një mbiemër të emërzuar tëgjinisë asnjanëse, si: me të mirë, me të keq, me të butë, me të vështirë, etj.141314SHLP Gjuha e sotme shqipe 1 Gjakovë 1998.fq.203,204SHLP Gjuha e sotme shqipe 1 Gjakovë 1998.fq.205,20614

KREU III1.3.LidhëzaLidhëza i takon klasës së fjalëve të pandryshueshme dhe si fjalë shërbyese përdoret për të lidhurdy njësi sintaksore, përkatësisht dy gjymtyrë të fjalisë, dy fjali, duke shprehur dy marëdhënie tëshumëllojshme sintaksore në mes tyre.P.sh.: Afërditë e dashur, as ty, që më je njëkohësisht motëre vëlla bashkë, nuk ju kam shkruar të vërtetën.15Në fragmentin e sipërm lidhëza as.as(e përsëritur) lidh një togfjalësh e një gjymtyrë fjalie,lidhëza e lidh gjymtyrë të njëllojta(homogjene) si dhe dy fjali, lidhëzat se, sikur lidhin fjali tëvarura me fjalitë drejtuese të tyre, ndërsa lidhëza megjithëkëtë lidh dy fjali kryesore.Veçoria themelore e lidhëzave, pra është funksioni lidhës.Në këtë pikëpamje ato ngjajnë mepëremrat lidhorë, mirpo dallohen qartë nga lidhorët, meqë ata në fjali mund të dalin në funksionetë ndryshme sintaksore(si gjymtyrë fjalie),Ndërsa lidhëzat nuk e kanë kete veçori.Lidhëzatafrohen sidomos me parafjalët.si parafjalët ashtu edhe lidhëzat janë pjesë të pandryshueshme tëligjëratës, janë fjalë me kuptim leksikor të kushtëzuar dhe që të dy klasat e fjalëve shërbejnë përtë shprehur marëdhënie sintaksore midis dy gjymtyrësh.Por midis tyre ka ndryshime.Kështu,derisa parafjalët u paraprijnë emrave, mbiemrave të emërzuar, numërorëve ose përemrave në njërasë të caktuar, lidhëzat u paraprijnë pjesëve të ndryshme të ligjëratës(vihen përpara fjalëve tëlakueshme në të gjitha rasat),vihen përpara njësive sintaksore të njëllojta, por edhe të ndryshmepër ti lidhur ato, duke shprehur marëdhënie të ndryshme sintaksore.15SHLP Gjuha e sotme shqipe 1 Gjakovë 1998.fq.21415

1.3.1.Klasifikimi i lidhëzave nga prejardhjaNga pikëpamja e prejardhjes lidhëzat i ndajmë në dy grupe:lidhëza të parme dhe lidhëza jo tëparme(të prejardhura).-Lidhëza të parme janë ato

Morfologjia pjesët e ligjëratës i ndan në dy grupe: të ndryshueshme dhe të pandryshueshme. Pjesët e ndryshueshme të ligjerates janë:(emir,mbiemri,përemri,numërori dhe folja), ndërsa të . 4 ASHSH,Gramatika e gjuhës shqipe Tiranë .

Related Documents:

Në këtë punim diplome trajtohet tema “Strategji të mesimdhënies dhe të nxënit”, tema kryesisht flet për gjithë punën e mësuesit, mësimdhënien efektive, stilet e të nxënit, strategjitë dhe metodat . 1 Musai Bardhyl Psikologji Edukimi -Tiranë : PEGI, 1999. Vol. I. 8

Ky Punim Diplome i nivelit bachelor është puna ime origjinale duke respektuar autorsinë e ҫdo burimi të informacioneve dhe rregullave për nje punim të mirëfillt shkencor, dhe nuk është dorëzuar, në tërsi apo pjeserisht, për ndonje gradë në këtë apo ndonjë universitet tjetër.

Blade Runner Classic Uncommon flooring - Common standards Solerunner Uni Solerunner Bladerunner Solerunner Uni Uni ICE Uni SKY Uni SAND Uni EARTH Uni NIGHT Uni POOL Uni MOSS Uni PINE Sky Sky UNI Sky STONE ENDURANCE VISION SPLASH Ice Ice UNI Ice STONE Ice ENDURANCE Ice SPL

PUNIM DIPLOME. 37 VLERËSIM PËR PUNIMIN E DIPLOMËS . 39. 4 Hyrje Punimi i diplomës shënon përfundimin e një eksperience individuale hulumtuese gjatë së cilës shfrytëzohen të dhëna të ndryshme si burime primare dhe sekondare përfshirë analiza, raporte, .

1 punim diplome master tema: “format dhe shkaqet e korrupsionit nË kosovË gjatË periudhËs 2012 – 2017” mentore: kandidatja:

PUNIM DIPLOME Tema: “Lumi i vdekur”i Jakov Xoxës ,analizë Mentori: Kandidatja: Prof.ass.dr.Besim Muhadri Arlinda Nuza Gjakovë, 2019 . PUNIM DIPLOME -BACHELOR [Date] 2 DEKLARATA Unë Arlinda Nuza studente e Fakultetit Filologjik Dega Gjuhë Shqipe në Gjakovë deklaroj

PUNIM DIPLOME TEMA׃ Shqisat dhe perceptimi si proces dhe funksion gjatë . Në psikologji janë të njohura disa ligjshmëri si me të rendësishmet, ligjshmërit e . Shqisa e të dëgjuarit është veshi. Me anë të veshit ne dëgjojmë tingujt, zërin, zhurmën.

For first award of AS level in Summer 2017 For first award of A level in Summer 2018 Subject Code: 3210 CCEA GCE Specification in Business Studies Version 3: 13 November 2018. Version 3: 8 November 2018 . Contents . 1 Introduction 3 . 1.1 Aims 4 1.2 Key features 4 1.3 Prior attainment 4 1.4 Classification codes and subject combinations 4 . 2 Specification at a Glance 5 3 Subject Content 6 . 3 .