SINTAGMA MBIEMËRORE NË GJUHËN SHQIPE

3y ago
45 Views
3 Downloads
1.67 MB
236 Pages
Last View : 13d ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Bennett Almond
Transcription

REPUBLIKA E SHQIPËRISËUNIVERSITETI I TIRANËSFAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISËDEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPEDOKTORATURËSINTAGMA MBIEMËRORE NËGJUHËN SHQIPEPunoiUdhëheqës shkencorMa. Xhafer BEQIRAJProf. dr. Rami MEMUSHAJTiranë, 2016

REPUBLIKA E SHQIPËRISËUNIVERSITETI I TIRANËSFAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISËDEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPEDOKTORATURËSINTAGMA MBIEMËRORE NËGJUHËN SHQIPEPunoiUdhëheqës shkencorMa. Xhafer BEQIRAJProf. dr. Rami MEMUSHAJTiranë, 20162

REPUBLIKA E SHQIPËRISËUNIVERSITETI I TIRANËSFAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISËDEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPETezë në kërkim të gradës shkencore“DOKTOR”Fusha: GJUHËSISpecialiteti: MorfologjiTema:SINTAGMA MBIEMËRORE NË GJUHËN SHQIPEUdhëheqës shkencorProf. dr. Rami MemushajAutorMa. Xhafer BeqirajJURIA1) Kryetar2) Oponent3) Oponent4) Anëtar5)AnëtarTiranë, 2015

MIRËNJOHJETë hysh në vorbullën e shkencës nuk është gjë e lehtë e aq më pak për një student,të cilit dëshira për t’u marrë me studimin e gjuhës i është vrarë, në periudhën më të mirëtë moshës, nga mësimdhënës që u imponoheshin studentëve jo me dijet dhe horizontin etyre, po me qëndrime autoritare. Megjithatë, dështimi i parë mbetet si një makth që nuktë lëshon, po të shtyn të vësh në provë veten. Dhe kështu, megjithëse me detyrimefamiljare e profesionale, provova edhe një herë, megjithëse e dija se vetëm vullneti dhedëshira për të trokitur në portat e shkencës nuk mjaftojnë, në qoftë se nuk ke përkrahje,që nga fillimi i projektit e deri në fund të tij. Andaj e ndiej si detyrim që t’u shprehmirënjohje dhe të falënderoj të gjithë ata që më përkrahën pa rezerva për përmbushjen eme sukses të kësaj përpjekjeje.Së pari, mirënjohje të thellë dhe falënderime të veçanta i shpreh udhëheqësitshkencor, prof. dr. Rami Memushajt, i cili jo vetëm që ma sugjeroi këtë temë, por edhemë ka mbështetur me literaturë, me këshilla, sugjerime që nga fillimi dhe deri në fund tëprojektit të disertacionit. Ngrohtësia, dashamirësia dhe përvoja e tij prej pedagogu eshkencëtari të përvujtur për mua kanë qenë sa stimuluese gjatë punës për hartimin ekësaj teme, po aq reflektuese. Ai gjithmonë më ka cytur që t’i shikoj çështjet më thellë,duke më vetëdijësuar që të mos bie në vëzhgime sipërfaqësore. Thënë troç, pa ndihmën,nxitjen dhe mbështetjen e tij të gjithanshme, ky punim nuk do të kishte parë ndonjëherëdritën e përfundimit.Mirënjohje i shpreh, prof. dr. Adullah Zymberit, i cili me vite të tëra më kapërkrahur, më ka mbështetur me këshilla e sugjerime, si kur kam qenë student, ashtuedhe gjatë kohës kur kam qenë për disa vjet asistent i tij në Universitetin e Prishtinës.Mirënjohje u shpreh edhe përgjegjëses së Departamentit të Gjuhës Shqipe nëFakultetin e Historisë dhe të Filologjisë prof. dr. Aljula Jubanit dhe profesorëve tënderuar të këtij departamenti, të cilët më kanë pritur me shumë dashamirësi.Një falënderim të veçantë i shpreh drejtorit të kolegjit gjerman “LoyolaGymnasium” të Prizrenit, z. Walter Happel SJ, i cili më ka mirëkuptuar dhe, sa herë qëkam pasur nevojë për ditë të lira gjatë këtyre viteve të studimit, më ka liruar nga procesimësimor për të kryer obligimet e mia në FHF të UT-së. Po ashtu, u shpreh mirënjohjeedhe kolegeve dhe kolegëve të mi, të cilët më kanë zëvendësuar në procesin mësimor nëkolegj, sa herë që kam pasur nevojë.Më në fund, mirënjohje dhe falënderime i shpreh familjes sime, e cila me vite tëtëra më mbështeti si në aspektin financiar, ashtu edhe me përkrahje dhe inkurajim. Pambështetjen e tyre sistematike e të parezervë, nuk do të kisha arritur qëllimin që i kishavënë vetes shumë vjet më parë.4

PASQYRA E LËNDËSPARATHËNIE7SHKURTIMET11KREU I PARË HYRJE121.1 Mbiemri në gramatologjinë shqiptare. 121.2 Gramatika e parë e shqipes në shekullin XVIII . 121.3 Mbiemri në disa gramatika të shqipes të shekullit XIX . 131.4 Disa gramatika të rëndësishme të pjesës së parë të shek. XX . 181.5 Mbiemri në gramatikat e çerekut të tretë të shekullit XX . 271.6 Mbiemri në gramatikën akademike të shqipes . 381.7 Mbiemri në gramatikat e shqipes në gjuhë të huaja. 491.8 Një vështrim i shkurtër i termit “mbiemër” . 56KREU II MBIEMRI SIPAS PREJARDHJES592.1 Mbiemri si kategori me tipare të përziera . 592.2 Mbiemri si kategori leksikore me tiparet [ emër], [ folje] . 622.3 Klasat e mbiemrave sipas prejardhjes. 702.3.1 Klasa e mbiemrave të prejardhur nga emra2.3.2 Klasa e mbiemrave të prejardhur nga folje2.3.3 Klasa e mbiemrave të prejardhur nga numërorë2.3.4 Klasa e mbiemrave të prejardhur nga ndajfoljeKREU III VËSHTRIM MBI SEMANTIKËN E MBIEMRIT81848990923.1 Fjalëformimi në dritën e morfologjisë gjenerative . 923.1.1 Mbiemrat e nyjshëm943.1.2 Mbiemrat e panyjshëm993.1.3 Mbiemrat e përbërë . 1013.2 Lidhja e tipareve semantike me elementet fjalëformuese . 1083.3 Klasat semantike të mbiemrave . 1123.4 Klasifikimi semantik i mbiemrave në gramatikën e sotme të shqipes . 1133.5 Klasifikimi semantik i mbiemrave sipas temës fjalëformuese . 1153.5.1 Klasa e mbiemrave me semantikë në zanafillë mbiemërore3.5.2 Klasa e mbiemrave me semantikë emërore118119

3.5.3 Klasa e mbiemrave me semantikë foljore3.5.4 Klasa e mbiemrave me semantikë ndajfoljore3.5.5 Klasa e mbiemrave me semantikë numërore3.5.6 Klasifikimi semantik i mbiemrave të përbërë127133134134KREU IV FUNKSIONET SINTAKSORE TË MBIEMRIT1474.1 Valenca dhe funksionet sintaksore të mbiemrit . 1474.2 Valenca e mbiemrit . 1474.3 Funksionet sintaksore të mbiemrave . 1524.3.1 Funksioni atributiv i mbiemrit1544.3.2 Mbiemri në përdorim epitetik1604.3.3 Funksioni predikativ i mbiemrit1634.4 Lidhja e funksioneve të mbiemrit me tiparet semantike të tij . 1694.5 Lidhja e formave morfologjike me semantikën e mbiemrit4.5.1 Shkalla krahasore4.5.2 Shkalla IOGRAFIA2326

PARATHËNIEHulumtimi semantiko-sintaksor i klasës së mbiemrave në gjuhën shqipe paraqitet satërheqës, aq edhe i vështirë për arsye të larushisë së madhe semantike dhe sintaksore tëtyre, po edhe për shkak të varfërisë së studimeve kushtuar kësaj pjese të ligjëratës.Vërtet që mbiemri është trajtuar në të gjitha gramatikat e shqipes si nga autorë vendës,ashtu edhe të huaj, duke filluar që nga vepra e Da Leçes, por, krahasuar me klasat eemrit dhe të foljes, është trajtuar më pak. Për këtë, mjafton t’u hedhim një sygramatikave të botuara deri në vitet ‘60 të shekullit të kaluar dhe do të shohim se klasa embiemrave zë në to një hapësirë të vogël. Vetëm duke filluar që me “Morfologjinë egjuhës shqipe”, I, II (1961) të Shaban Demirajt e këndej, trajtimi i mbiemrit zgjerohetdukshëm si për sa i përket gjerësisë së vështrimit, edhe thellësisë së trajtimit tëproblemeve morfologjike, semantike e sintaksore që paraqet kjo klasë fjalësh. Njëtrajtim më të veçantë të kësaj klasë leksikore e gjejmë në monografinë e Ali Dhrimos“Mbiemrat në gjuhën e sotme shqipe” (1966), punim disertacioni për marrjen e titullit“Kandidat i shkencave filologjike”1. Kjo monografi përbën edhe bazën e kreut tëmbiemrit, me autor po A. Dhrimon, në gramatikën akademike “Fonetika dhe gramatikae gjuhës së sotme letrare shqipe, II” (Tiranë, 1976), ribotuar më 1995 e 2002 me titullin“Gramatika e gjuhës shqipe, 1”.Nuk mund ta trajtosh në mënyrë shteruese dhe me kompetencë mbiemrin, pa iureferuar edhe prurjeve të shumë autorëve të huaj të mëvonshëm, në mesin e të cilëve njëvend të veçantë zënë dy albanologët gjermanë Oda Buholc dhe Vilfrid Fidler, meveprën e tyre “Albanische Grammatik” (Leipzig, 1987), në të cilën trajtimi i kësajkategorie zë një vend të konsiderueshëm. Në këtë gramatikë, mbiemri klasifikohet sipasparimit semantik (mbiemra cilësorë e marrëdhëniorë), morfologjik (mbiemra të nyjshëme të panyjshëm) dhe sintaksor (mbiemra në funksion atributiv dhe predikativ). Njëtrajtim kaq gjithëpërfshirës nuk ndeshet as në gramatikat e autorëve shqiptarë. Në këtëvepër autorët përdorin për herë të parë mjaft terma, që në gramatikat para saj nuk ishintë njohur. Kështu, në gramatikat e botuara nga autorë shqiptarë para se të dilte“Albanische Grammatik”, ndeshim termat: mbiemra “cilësorë”, “relativë”2(përcaktonjës3), “predikativë” (te Shaban Demiraj, 1966); mbiemra “cilësues tëdrejtpërdrejtë”, mbiemra “cilësues të ndërmjetuar” (tek Ali Dhrimo, 1966); mbiemra1Siç shpjegon Ali Dhrimo në veprën e tij dyvëllimëshe “Për shqipen dhe shqiptarët”, 1, 2 (Tiranë, 2008),kjo monografi e hartuar më 1966, pas mbrojtjes për marrjen e titullit “Kandidat i shkencave”, u ripunuaprej tij dhe u dorëzua për botim më 1982 në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë. Por nuk e pa dritën ebotimit për shkak se humbi (?), kështu që në shtypin shkencor të kohës autori botoi vetëm pjesë të saj. Eplotë ajo u botua vetëm si pjesë e vëllimit të parë të veprës “Për shqipen dhe shqiptarët” (f. 1–217).2Shaban Demiraj, Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe, Rilindja, Prishtinë, 1971, f. 66.3Shaban Demiraj, Gramatika e gjuhës shqipe, Fonetika – Morfologjia, Tiranë, 1966 (ribot., Prishtinë,1971, f. 76.

“cilësorë”, mbiemra “përkatësorë”1 (Latif Mulaku – Ahmet Kelmendi, 1990) etj. KurseBuholci e Fidleri, në veçanti për klasifikimin semantik të mbiemrave, përdorin terma, Beziehungsadjektive”(mbiemratmarrëdhëniorë), “Valenz” (valencë), “Rektion” (reksion), “attributiv” (atributiv),“prädikativ” (predikativ), “Präpositionalgruppe” (grupi parafjalor) etj. Por jo të gjitharisitë terminologjike që sollën këta dy autorë kanë zënë vend në gramatikat e shqipes tëbotuara pas “Albanische Grammatik”. Megjithatë, është me interes të vihet në dukje senë gramatikën akademike (botimi i vitit 1995 dhe në atë të vitit 2002) për klasifikiminsemantik përdoren termat “cilësor” e “marrëdhënior”. Po këta terma i gjejmë edhe temonografia e mbiemrave e Dhrimos (Për shqipen dhe shqiptarët, 1, 2008). Me sa shihet,gramatika e Buholc-Fidlerit pati ndikim në aspektin terminologjik në gramatikënakademike sa u përket termave “cilësor”, “marrëdhënior”, po u lanë pa u përvetësuar,edhe sot e kësaj dite, terma a koncepte të tjera mjaft me rëndësi për gramatikën eshqipes.Pavarësisht nga këto ndihmesa të gramatikanëve e morfologëve shqiptarë dhe tëhuaj, mbiemri mbetet një klasë leksikore që kërkon një trajtim më të thellë, sidomos nëaspektet semantike e sintaksore. Ky studim, që rreket të merret pikërisht me këto dyaspekte, është fryt i një pune të ngulët kërkimore disavjeçare. Objekt i studimit tonëështë klasa leksikore e mbiemrave vështruar në aspektin semantiko-sintaksor. Pra, këtudo të rimarrim ato çështje, të cilat, sipas mendimit tonë, duan një trajtim më të thellëdhe më shkoqitës për këtë pjesë të ndryshueshme të ligjëratës.Një nga qëllimet kryesore të këtij punimi është përcaktimi i kritereve të qartasemantike dhe sintaksore për këtë klasë fjalësh, sepse vetëm kështu mund të arrijmë t’ujapim përgjigje shumë çështjeve të patrajtuara sa duhet në aspektet semantiko-sintaksoretë mbiemrave. Në gramatikën akademike, klasifikimi i mbiemrit bëhet sipas dykritereve: (a) kriterit semantik dhe (b) kriterit morfologjik. Mirëpo nuk përmendetklasifikimi i mbiemrave sipas kriterit sintaksor (atributiv dhe predikativ), kur dihet qëmbiemri ka funksione sintaksore mjaft të rëndësishme si plotësor i sintagmave emëroredhe foljore. Edhe klasifikimi semantik i mbiemrave në gramatikat e shqipes nuk ështëtrajtuar mjaftueshëm. Madje, ndarja e tyre në mbiemra cilësorë dhe marrëdhëniorë nukna duket shumë e drejtë, sepse ka mjaft nënklasa të mbiemrave të cilave nuk usaktësohet vendi se në cilën klasë apo nënklasë bëjnë pjesë.Për të kapërcyer këto zbrazëti të studimeve dhe të gramatikave të derisotme për këtëpjesë të ligjëratës, ne jemi mbështetur në teorinë bashkëkohore sintaksore, e cila na kamundësuar t’u japim përgjigje shumë çështjeve që deri më sot gramatika tradicionaleose i ka trajtuar shkarazi, ose nuk ka arritur t’u japë përgjigje. Në punimin tonëoperojmë me konceptet e sintagmës, të valencës, prejardhjes semantike (sema),prejardhjes morfologjike (sepse prejardhjen semantike e shohim të lidhur shumëngushtë me prejardhjen fjalëformuese) etj.Në studimin tonë kemi përdorur metodën deskriptive (përshkruese), por duke iuruajtur përshkrimit të thatë, dmth. taksonomisë dhe numërimit të thjeshtë të fakteve.1Latif Mulaku–Ahmet Kelmendi, Gramatika e gjuhës shqipe (Fonetika dhe Morfologjia), Rilindja,Prishtinë, 1990, f. 97.8

Prandaj jemi përpjekur jo vetëm të pasqyrojmë çështjet apo dukuritë që lidhendrejtpërdrejt me temën tonë të studimit, por edhe të japim shpjegime dhe tëargumentojmë pse një teori e caktuar parapëlqehet më shumë krahasuar me një teoritjetër (sidomos tradicionale), duke iu drejtuar për këtë herë pas here edhe krahasimit megjuhët e tjera. Për të arritur këtë qëllim, në hulumtimin e çështjeve semantike esintaksore të klasës së mbiemrave jemi përpjekur të gërshetojmë në praktikë idetëgjenerativiste, të gramatikës së valencave dhe të semantikës leksikore e morfologjike.Kjo na ka mundësuar të vëmë në dukje zhvillimet e reja në gjuhësinë teorike nëdhjetëvjeçarët e fundit jo vetëm në linguistikën europiane e amerikane, por edhe te ne,falë studiuesve të sotëm të shqipes, të cilët me mundin dhe përpjekjet e tyre po sjellinrisi edhe në gjuhësinë shqiptare. Në këtë mënyrë, shpresojmë që ky punim yni tëshërbejë si një gur i vogël në ndërtesën e gjuhësisë bashkëkohore shqiptare.Literatura teorike e shfrytëzuar përfshin gramatika, monografi dhe punime e artikujkushtuar mbiemrit. Ndër gramatikat e shqipes, u jemi referuar autorëve duke filluar ngaF. M. Da Leçe, August Dozoni, K. Kristoforidhi, Sami Frashëri, Gj. Pekmezi, A. M.Xanoni, I. D. Sheperi, O. Myderrizi, K. Cipo, J. Rrota, P. Elezi–D. Dodbiba, A.Xhuvani, Sh. Demiraj, S. Prifti, N. Resuli, A. Dhrimo, L. Njumark e O. Buholc–V.Fidler etj., kurse nga gramatikat e huaja u jemi referuar gramatikës gjermane DUDEN,gramatikave italiane dhe angleze etj. Si literaturë të veçantë kushtuar mbiemrit, u jemireferuar autorëve A. Dhrimo e V. Memishaj, autorëve të artikujve të botuar në revistatgjuhësore në Tiranë e Prishtinë, po edhe autorëve të huaj që kanë shkruar për mbiemrin,si M. C. Baker, R. Liber, R. M. W. Dikson etj. Nga gjuhësia bashkëkohore kemishfrytëzuar si literaturë të përgjithshme vepra të N. Çomskit e G. Grafit dhe të autorëveshqiptarë R. Memushaj, e J. Mita.Sa i përket materialit faktik të përdorur, jemi mbështetur në një korpus prej rreth 19mijë mbiemrash të nxjerrë nga vepra “Fjalor drejtshkrimor i gjuhës shqipe” (A. DhrimoR. Memushaj, 2011), të cilin prof. Memushaj pati mirësinë të ma vinte në dispozicion.Për anën semantike, u jemi referuar “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe” (1980) dhe“Fjalorit të gjuhës shqipe” (2006). Për konceptet gjuhësore kemi shfrytëzuar fjalorëlinguistikë të ndryshëm nga gjuha angleze, gjermane, italiane etj.Ky punim është ndarë në 4 krerë. Kreu i parë “Hyrje” nis me një vështrimhistoriko-kritik të trajtimeve të klasës së mbiemrave nëpër gramatikat e gjuhës shqipe.Një vështrim i tillë zbulon zhvillimin e shkallëshkallshëm të kësaj klase leksikore dhenjëherit vë në dukje se mbiemri është një klasë leksikore sa e vështirë, aq edheinteresante që do vështruar me një sy kritik. Vëzhgimin e kemi filluar me gramatikën eDa Leçes, që konsiderohet përgjithësisht si gramatika e parë e shqipes (ndonëse, sipasRexhep Ismajlit, gramatika e parë është “Dorëshkrimi i Grotaferratës”), duke vijuar nërenditje kronologjike me gramatikat më të rëndësishme të botuara deri më sot. Kyvëzhgim i klasës së mbiemrave vë në dukë të përbashkëtat dhe dallimet, të metat dhearritjet e gramatikave të autorëve të ndryshëm, duke filluar nga përkufizimi i mbiemrit,kategoritë e tij leksiko-gramatikore, klasifikimi, prejardhja dhe funksionet sintaksore.Natyrisht, një vrojtim i hollësishëm dhe me sy kritik na mundëson, së pari, që të mosthemi gjëra që janë thënë më parë dhe, së dyti, të hulumtojmë dhe të argumentojmëçështjet të cilat deri më tani janë thënë shkarazi ose nuk janë trajtuar fare.9

Në kreun e dytë të punimit “Mbiemrat sipas prejardhjes”, mbiemrat trajtohen siklasë me tiparet [ emër, folje]. Një vështrim i tillë i mbiemrave mbështetet në teorinëgjenerative dhe në teorinë e valencës. Me këto teori bashkëkohore në gjuhësinë botërorelidhen konceptet valencë, sintagmë, prejardhje semantike (sema, semema) etj., me tëcilat operon gjuhësia bashkëkohore sot. Gramatika tradicionale, duke mos operuar mekëto koncepte, nuk ka arritur t’u jap përgjigje shumë çështjeve të mbetura pezull ose tëtrajtuara shkarazi. Prandaj, si në trajtimin e klasave të tjera leksikore, po ashtu edhe përklasën e mbiemrit, gramatika tradicionale nuk ka arritur të trajtojë si duhet e sa duhetklasën e mbiemrave.Një nënkrye i veçantë i këtij kreu merret me analizën semantike të mbiemrave, siklasë me tipare emërore dhe foljore. Në të vihet në dukje se për prejardhjen semantike tëmbiemrave rol relevant luan tema fjalëformuese, e cila do konsideruar si bazë për tiparetsemantike të mbiemrave.Në një nënkrye tjerë do të trajtohet varësia e tipareve semantike të mbiemrit nga atotë temës fjalëformuese dhe të morfemave ndajshtesore. Siç dihet, gramatika tradicionalemorfemat ndajshtesore i mbivlerëson krahasuar me temën fjalëformuese. Këtu shihetnëse është i drejtë apo jo një qëndrim i tillë për dy përbërësit e leksemës.Kreu i tretë merret me fjalëformimin parë në dritën e morfologjisë gjenerative dheklasifikimin semantik të mbiemrit, nisur nga ajo që në gramatikat e derisotme të shqipesnuk jepet një grupim i saktë semantik i mbiemrave, për shkak të mbështetjes, sipas nesh,në kritere të cilat nuk lejojnë një përshkrim adekuat të kësaj klase.Në kreun e katërt “Valenca dhe funksionet sintaksore të mbiemrit”, klasa embiemrave do të trajtohet në aspektin sintaksor, duke vënë në dukje funksionetsintaksore atributive dhe predikative që kryejnë mbiemrat. Në gramatikën akademikenjë ndarje e tillë sipas funksioneve sintaksore në fjali mungon. Këto funksione, qëlidhen drejtpërdrejt me tiparet semantike të mbiemrit, siç do të shihet gjatë këtij studimi,janë me rëndësi jo vetëm për mbiemrin si klasë fjalësh, por edhe për sintaksën.Në një nënkrye të veçantë të punimit vështrohen shkallët e mbiemrit dhe lidhjet eformave morfologjike të mbiemrit me semantikën e kësaj klase fjalësh.Punimi mbyllet me “Përfundimet”, në të cilat vihen në dukje rezultatet në të cilatkemi arritur, si dhe problemet që mbeten të hapura për studime të mëtejshme më tëthelluara.Në fund vjen bibliografia në të cilën jemi mbështetur për hartimin e këtij punimi.Ajo përfshin vepra e artikuj nga autorë vendës dhe të huaj.10

SHKURTIMETEMb/ �–––emërmbiemërndajfoljenumërfoljefolje � emëroretemë mbiemëroretemë foljoretemë

mbiemrit, me autor po A. Dhrimon, në gramatikën akademike “Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe, II” (Tiranë, 1976), ribotuar më 1995 e 2002 me titullin “Gramatika e gjuhës shqipe, 1”. Nuk mund ta trajtosh në mënyrë shteruese dhe me kompetencë mbiemrin, pa iu

Related Documents:

3 Abstrakti Në këtë punim tema është për fjalët dhe mënyrat e formimit të tyre në zonën e Lipovecit.Të folurit dhe leksiku i një krahine të veçantë, paraqet një tërësi trajtash dhe varietetesh të të folurit. Shumë elemente të formimit gjuhësor në këtë rajon janë pëfituar, në rrjedhën e e natyrshme të praktikës së formimit gjuhësor, por që kanë dallim me .

Ndotja e mjedisit nga Hg vjen kryesisht nga burimet antropogjenike, por edhe nga ato naty-rore. Burimet antropogjenike e emetojnë Hg në mjedis kryesisht nga mbetjet e prodhimit in-dustrial, si: prodhimi i baterive, termometrave, llambave elektrike, nxjerrja e arit dhe argjendit etj. Burim kryesor i Hg nga produktet e industrisë kimike janë .

(Section 3); the appropriate ‘base’ cost of capital for the industry over the 2025-30 period (Section 4); and how to test if risk and reward are aligned through return on regulatory equity (RoRE) analysis and financeability testing (Section 5). Our work has taken into account Ofwat’s PR19 methodology decision (December 2017) and

Falënderoj të gjitha koleget e mia për mbështetjen e tyre morale dhe diskutimet e gjata e të frytshme lidhur me çështje të ndryshme gjuhësore të cilat m’i kanë ndriçuar e ushqyer më tej mendimet. Së fundi, këtë punim ia dedikoj familjes sime për mirëkuptimin, mbështetjen dhe durimin e pamasë që kanë treguar me mua.

Per questo, dunque, le parole chiave di tale sospirato intervento legislativo paiono, a chi scrive, altre ed ulteriori ed attengono alla significazione stessa del sintagma consenso . Morire in Italia,IlMulino,Bologna,2018,eL.ORSI,Dolore. Parole per capire, ascoltare, capirsi,InDialogo,Milano,

to di base della teoria linguistica che prende in considerazione l’organizzazione sintagma-tica di una frase o di un costrutto. Mentre in Europa lo strutturalismo privilegia la nozio-ne di sistema, in America con questo concetto non ci si riferisce soltanto ad una visione teorica della lingua, ma a una particolare impostazione metodologica .

formaban el canon literario de la época. La portada del libro reza que este lo publicaba . El sintagma bimembre «oráculo manual y arte de prudencia», funciona como antítesis, pues Oráculo tiene un sentido de secreto emanado de la divinidad, y este término adjetiva manual, esto es, lo que cabe en la mano, para un uso práctico y .

The success of the American Revolution inspired subsequent revolutions in both the Old and New Worlds. The French Revolution of 1789 was rooted in complex political, social, and economic causes. Politically, the king was an absolute monarch with unlimited powers to levy taxes, conduct foreign affairs, and make and enforce any law he deemed necessary. Socially, the French people were divided .