POLITIKAT NË FOKUS: Krijimi I Urave Të Bashkëpunimit Mes .

3y ago
49 Views
2 Downloads
787.24 KB
9 Pages
Last View : 10d ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Callan Shouse
Transcription

Krijimi i urave të bashkëpunimit mes institucioneve arsimore dhe sektorit privatPOLITIKAT NË FOKUS: Krijimi i urave tëbashkëpunimit mes institucionevearsimore dhe sektorit privatRreth publikimit ‘Politikat në Fokus’presin nga investimi i tyre në Kosovë. Kjo përparësivihet në rrezik nëse kjo fuqi punëtore nuk zotëronshkathtësitë që sektori privat kërkon. Rrjedhimisht,institucionet duhet të zhvillojnë një sistem apo modelnë të cilën të diplomuarit nga institucionet arsimorekanë kompetencat e nevojshme.‘Politikat në Fokus’ është publikim i Odës EkonomikeAmerikane në Kosovë që ka për synim të sjellëvëmendjen në politika të ndryshme ekonomike qëndikojnë në zhvillimin e sektorit privat në vend. Kyedicion i këtij publikimi vë fokusin në sektorin arsimornë vend, në mënyrë që të analizohet se sainstitucionet arsimore kanë arritur që të krijojnë njëfuqi punëtore që reflekton nevojat e sektorit privat, sidhe për të dhënë rekomandime se si të përmirësohetsistemi ekzistues i arsimit. Publikimi bazohet edhe nëtë dhëna të publikuara së fundi në një studim i OdësEkonomike Amerikane në Kosovë që ka trajtuarboshllëkun e shkathtësive të fuqisë punëtore.Gjithashtu, ky dokument rishikon edhe strategjinë esektorit të arsimit, si një dokument primar që duhettë shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin e sektorit nëvitet në vijim.Fatkeqësisht, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Kosovëderi tani. Një studim i publikuar së fundi nga OdaAmerikane tregon se në sektorin privat në Kosovë kanjë boshllëk të ndjeshëm të shkathtësive të fuqisëpunëtore. Ky boshllëk më së shumti ndihet nësektorët e prodhimit dhe shërbimeve, gjë që ndikonnë konkurrueshmërinë e kompanive në nivel rajonaldhe global. Në masë të madhe, kompanitë duhet tëorganizojnë trajnime të posaçme që të adresojnëboshllëkun, veprim ky që krijon kosto shtesë për ta.Studimi përfshin një numër të madh tërekomandimeve, një pjesë e të cilave janë listuar nëpjesë të mëvonshme të këtij publikimi.HyrjeSektori arsimor është shtyllë tejet e rëndësishme epërpjekjeve për zhvillim ekonomik në vend. Përderisapasja e një kornize të përshtatshme rregullative sëbashku me një mjedis të favorshëm fiskal është njëelement shumë i rëndësishëm, qëllimi për të arriturnjë zhvillim ekonomik afatgjatë nuk do të arrihej aponuk do të kishte ndikimin e kërkuar pa pasur njësistem arsimor të mirëfilltë. Në ekonomi,institucionet arsimore shihen si burimi kryesor përnxjerrjen e fuqisë së shkathët punëtore, qënjëkohësisht paraqet inputin kryesor në të gjithaaktivitetet biznesore. Një fuqi punëtore e edukuardhe e shkathët është burim i përparësisëkonkurruese, dhe Kosova duhet të sigurohet që kakrijuar politikat e duhura që mundësojnë zhvillimin efuqisë punëtore në përputhje me nevojat e sektoritprivat.Rishikim i Sektorit Arsimor në KosovëPlani Strategjik i Arsimit në Kosovë 2017-2021Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë (PSAK) duhet tëshfrytëzohet si dokument bazë për të gjitha zhvillimetnë sektorin arsimor në vend. Strategjia përmbangjithsej 7 objektiva strategjike, ky secila prej tyrepërmban disa rezultate të pritshme që duhet tëarrihen gjatë kohës kur strategjia është në fuqi.Vlen të theksohet se nevoja për të përmirësuarcilësinë e arsimit, si dhe nevoja për të krijuar lidhjemë të mirë mes asaj se çka mësohet në shkollë dheçka nevojitet në treg të punës përmenden si qëllimekyçe përgjatë dokumentit. Gjithashtu, strategjia ofronnjë shpjegim të detajuar të procesit për hartimin ekurrikulave për nivele të ndryshme të arsimit, si dheinformata për numrin e studentëve aktual dheprogrameve të ofruara për të gjitha nivelet.Kosova vë theksin në fuqinë e lirë punëtore sipërfitimi kryesor të cilët investitorët e huaj mund të1

Krijimi i urave të bashkëpunimit mes institucioneve arsimore dhe sektorit privatObjektivat Strategjike të PSAK 2017-2021OS 1- Pjesëmarrja dhe gjithëpërfshirja: Rritja e përfshirjes dhe mundësitë e barabarta për zhvillim,aftësim dhe arsimim të çdo individi në arsimin para-universitar.OS 2- Menaxhimi i Sistemit Arsimor: Menaxhimi cilësor dhe efikas i sistemit të arsimit, i bazuar nëtransparencë dhe në llogaridhënie.OS 3- Sigurimi i Cilësisë: Zhvillimi i një sistemi funksional për sigurimin e cilësisë, në përputhje mestandardet ndërkombëtare.OS 4- Zhvillimi i Mësimdhënësve: Ngritja e cilësisë së mësimdhënies përmes sistemit efektiv dhe tëqëndrueshëm për përgatitjen dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësveOS 5- Mësimdhënia dhe të nxënit: Avancimi i të nxënit përmes mësimdhënies cilësore, duke zbatuarkurrikulën e bazuar në kompetenca dhe duke shfrytëzuar resurse mësimore të cilësisë së lartëOS 6- Arsimi dhe Aftësimi Profesional (AAP) dhe Arsimit për të Rritur (ARr): Harmonizimi i arsimit dheaftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës në vend dhe më gjerë dhe krijimi i një sistemi tëhapur të arsimit për të rriturit.OS 7- Arsimi i Lartë: Ngritja e cilësisë dhe konkurrueshmërisë së arsimit të lartë përmes nxitjes sëpërsosmërisë në mësimdhënie, kërkimit shkencor, krijimtarisë artistike, inovacionit dhendërkombëtarizimit.Strategjia është vazhdimësi e një strategjie tëmëhershme që ka mbuluar vitet paraprake, dhesqaron sfidat e hasura në përmbushjen e objektivavetë mëhershme.vetëm 3.9% të buxhetit të përgjithshëm. Nësendërlidhja e arsimit me tregun e punës konsiderohetsi prioritet i lartë, është e logjikshme të pritet që njëpjesë më e madhe e buxhetit të ndahet për këtësynim. Krahas kësaj, një qasje proaktive e sektoritprivat për të zbatuar këtë strategji me sukses ështëkyçe, qoftë me qëllim të ofrimit të resursevefinanciare për aktivitete të ndryshme në kuadër tëobjektivave, apo edhe duke ofruar të dhëna dhekomente për institucione bartëse.Sa i përket objektivave strategjike, mund të thuhet seOS6 dhe OS7 janë me interes të veçantë për sektorinprivat. Analiza e Boshllëkut të Shkathtësive ka treguarse boshllëqet më të mëdha hasen në profileprofesionale që tradicionalisht ofrohen ngainstitucionet e arsimit dhe aftësimit profesional(AAP). Gjetja e kuadrove për mirëmbajtjen emakinerive, kontrollimin e sigurisë në prodhim,inxhinieri të prodhimit etj. mund të jetë detyrë tejet evështirë për kompani. Fatkeqësisht, institucionet eAAP në vend nuk kanë arritur të ndjekin dinamizmin esektorit privat. Strategjia thekson se një numër imadh i programeve të ofruara në institucione të AAPjanë tejet të vjetra, dhe për disa programe ka kërkesëtejet të vogël apo edhe nuk ka kërkesë fare në tregune punës.Korniza legjislativeNë masë të madhe, Kosova ka një legjislaciongjithëpërfshirës që rregullon funksionimin einstitucioneve arsimore në vend. Për qëllime të këtijpublikimi, vlen të theksohen disa nga ligjet kryesoreqë rregullojnë këtë fushë.Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën eKosovës rregullon edukimin parauniversitar përnxënësit dhe individët që i përkasin niveleve 0 deri 4sipas Standardeve Ndërkombëtare për Klasifikimin eArsimit (ISCED), të adoptuara nga UNESCO. Sipas këtijligji, nivelet e arsimit para-universitar janë:Sipas PSAK 2017-2021, shpenzimet totale për arritjene objektivave të specifikuara për periudhën 5 vjeçarejanë 176,941,537. Nga kjo shumë, vetëm 6,772,946 parashihet të ndahen për OS 6, që përbën2

Krijimi i urave të bashkëpunimit mes institucioneve arsimore dhe sektorit privat PSAK thekson se jo të gjitha komunat kanë qenë nëgjendje që në mënyrë të suksesshme të kryejnëdetyrat dhe rolet e tyre pas decentralizimit të vitit2009, meqenëse disa komuna nuk kanë burimetfinanciare si dhe njohuritë dhe përvojën për tëmenaxhuar me institucionet arsimore.Niveli 0: Arsimi parashkollorNiveli 1: Arsimi fillor që zgjat 5 viteNiveli 2: Arsimi i mesëm i ulët që zgjat 4 viteNiveli 3: Arsimi i mesëm i lartë që zgjat 3 vite,varësisht kurrikulumit të përcaktuarNiveli 4: Arsimi profesional post sekondar qëzgjat 1 ose 2 vite, varësisht kurrikulumit tëpërcaktuarPrograme të mësimit gjatë gjithë jetës për tërriturLigji për Arsimin dhe Aftësimin për të Rritur nëRepublikën e Kosovës ka për synim të shërbejë sikorniza kryesore për politikat mbi zhvillimin e arsimitdhe aftësimit për të rritur, si pjesë e konceptit të tënxënit gjatë gjithë jetës. Ligji parasheh themelimin einstitucioneve që ofrojnë arsim dhe aftësim për tërritur, kriteret për licencimin e institucioneve të tilla,si dhe regjistrimin e programeve të ndryshme.Ligji për Arsimin dhe Aftësimin Profesional rregullonsistemin e arsimit dhe aftësimit profesional në vend,dhe themelon dy agjenci të ndryshme: (1) Agjencinëpër arsim dhe aftësim profesional dhe për të rritur,dhe (2) Këshillin për arsimin dhe aftësiminprofesional dhe për të rritur. Ligji parasheh edhepërfshirjen e sektorit privat në institucione të arsimitdhe aftësimit profesional. Gjithashtu, ligji parashehzhvillimin e kurrikulave dhe standardeve tëprofesionit, duke sqaruar shkurtimisht detyrat dhepërgjegjësitë e institucioneve kryesore.Ligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovësshërben si korniza kryesore legjislative përfunksionimin e institucioneve të arsimit të lartë nëvend. Ligji parasheh 4 kategori të arsimit të lartëbazuar në ECTS (Sistemi Evropian i Transferimit dhe iAkumulimit të Kredive), gjegjësisht: Ligji për Kualifikimet Kombëtare themelon KornizënKombëtare të Kualifikimeve, një përbërës tejet irëndësishëm i reformave në sistemin arsimor dhe tëpunësimit në Kosovë. Përgjegjësia operative mbi meve (në çështje që kanë të bënë me arsiminprofesional), Ministrinë e Arsimit (në arsimin epërgjithshëm), dhe Agjencisë së Akreditimit tëKosovës (në akreditimin e institucioneve të arsimit tëlartë). Niveli 1: studimet e nivelit bachelor prej 3-4vitesh, me të cilat arrihen 180 apo 240 ECTSNiveli 2: studimet e nivelit master prej 1-2 vitesh,me të cilat arrihen 60 apo 120 ECTSNiveli 3: programe te studimeve te doktoratësme karakter akademik dhe hulumtues shkencorte pavaruraArsimim tjetër postsekondar që i përket niveleve5-8 të Kornizës Evropiane të KualifikimeveVlen të theksohet se ligji ka qenë mjaft i debatuarmes institucioneve arsimore përgjatë këtyre viteve,për shkak dispozitave përkatëse që rregullojnëfunksionimin dhe akreditimin e universiteteve dheprogrameve. Në vitin 2016, Qeveria ka përgatitur njëprojektligj për amandamentimin e ligjit aktual për tëadresuar një numër të shqetësimeve, por deri taniligji nuk i është dërguar kuvendit. Gjithashtu, ligjiparasheh edhe funksionimin e Agjencisë sëAkreditimit të Kosovës, si dhe detyrat dhepërgjegjësitë e këtij institucioni. Kriteret përlicencimin e universiteteve gjithashtu parashihen nëligj, dhe vlen të theksohet që pikërisht këto kriterekanë nxitur debat mes institucioneve private tëarsimit të lartë.AKK mban dhe përditëson regjistrim e kualifikimevebrenda KKK, që publikohen në ueb faqen zyrtare tëAKK, dhe janë të qasshme për të gjitha palët einteresit. KKK poashtu përmban një listë tëstandardeve të profesionit që janë verifikuar nga AKK.Ligji për Arsimin në Komunat e Kosovës rregullon roline komunave në sistemin arsimor në vend. Disa ngapërgjegjësitë që u caktohen komunave përmes ligjitpërfshijnë: ndërtimin e objekteve arsimore,regjistrimi dhe pranimi i studentëve, punësimi imësimdhënësve dhe personelit tjetër, emërimi idrejtorëve të shkollave, pagesa e stafit menaxherial,trajnimi i edukatorëve, mbikëqyrja dhe vlerësimi iprocesit arsimor etj.3

Krijimi i urave të bashkëpunimit mes institucioneve arsimore dhe sektorit privatNdërlidhja e institucioneve arsimore me tregun epunësNiveli i arsimitNiveli parashkollorShkollë fillore dhe emesme e ulëtShkolla e mesme elartëShkollat profesionaleArsimi dhe aftësimipër të rriturArsimi i lartëPër një lexues që nuk është i fushës, sistemi aktual iarsimit mund të duket mjaft kompleks. Megjithatë,grafi në fund të kësaj faqeje ka për synim të paraqesënjë pasqyrë më të qartë.Pas përfundimit të shkollës së mesme të ulët (klasëssë 9-të), nxënësit mund të zgjedhin se a dëshirojnë tëvazhdojnë avancimin e tyre në arsim të mesëm tëpërgjithshëm (akademik) apo në shkollë të mesmeprofesionale. Nxënësit që kanë synim që më vonë rohen në shkolla të përgjithshme (gjimnaze).Pas përfundimit të studimeve në këtë nivel, nxënësithyjnë në maturën shtetërore si parakusht përregjistrim në institucione të arsimit të lartë. Në anëntjetër, studentët që regjistrohen në shkollaprofesionale, pas përfundimit mund të vazhdojnëarsimin profesional terciar apo të regjistrohen nëndonjë universitet pas kryerjes së maturësshtetërore. Vlen të theksohet se ka një tendencë tëmadhe mes nxënësve të preferojnë regjistrimin nëarsim të përgjithshëm, si rrjedhojë e perceptimit apotendencës që ky drejtim ka më shumë gjasa që tësigurojë një "punë në zyre". Faktikisht, rreth 50% enxënësve regjistrohen në gjimnaze, përderisa kjoshifër arrin vetëm në 30% në shtete në fazë shumëmë të avancuar të zhvillimit ekonomik krahasuar meKosovën.Numri i stitucionet e Arsimit të LartëInstitucionet e Arsimit të lartë përfshijnë:universitetet, universitetet e shkencave të aplikuara,akademitë, kolegjet universitare, kolegjet, shkollat elarta profesionale dhe shkollat e larta teknike. Sipaslegjislacionit në fuqi, institucionet e arsimit të lartëmund të ofrojnë programe akademike apoprofesionale. Institucionet e arsimit të lartëlicencohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës dheTeknologjisë, ku vlerësimi i jashtëm i aplikimevebëhet nga Agjencia Kosovare e Akreditimit.Numri i përgjithshëm i studentëve në institucionet earsimit të lartë në vitin 2015 ishte 122,000, sipas tëdhënave të publikuara në PSAK. Për të vendosur këtotë dhëna në kontekst, Kosova ka 20 institucione tëarsimit të lartë për 1 milion banorë, dhe 6,669studentë në këto institucione për 100,000 banorë, qëparaqet dyfishin e mesatares në BE. Kjo edhe mundtë jetë reflektim i qasjes së përgjithshme tëTregu i punësUniversitetiArsimi profesional terciarMatura shtetëroreArsimi i mesëm i përgjithshëmGjimazi (klasat 10-12)Arsimi profesionalKlasat 10-12GymnasiumShkolla e mesme e ulëtKlasat 6-9Shkolla filloreParafillori dhe klasat 1-5Niveli parashkollorMosha 0-54

Krijimi i urave të bashkëpunimit mes institucioneve arsimore dhe sektorit privatqytetarëve të Kosovës kundrejt arsimit, ku regjistriminë universitete është shumë më i dëshirueshëmkrahasuar me ndjekjen e shkollave profesionale.Veçanërisht shqetësuese paraqitet situata nëFakultetet e Ekonomisë dhe Juridikut, ku numri istudentëve duket se tejkalon kapacitetet e këtijinstitucioni, qoftë në aspekt të infrastrukturës fizikeapo stafit. gjetjen e punëtorëve që mund të kryejnë punëteknike/profesionale në vend të punës. Kompanitë endërtimit dhe përpunuesit e metalit ankohen përvështirësi në gjetjen e punëtorëve me shkathtësi tësaldimit, përderisa përpunuesit e ushqimit ankohenpër mungesën e teknologëve si dhe profesionistëvepër kontroll të cilësisë dhe sigurisë së prodhimit. Deritani, sistemi i shkollave profesionale nuk ka arritur tëndjek sektorin privat sa i përket kërkesave për kuadrotë kualifikuara.Mosrespektimi i standardeve të cilësisë nëinstitucionet e arsimit të lartëMospërshtatja e programeve të studimit mekërkesat e tregut të punësPrania e pamjaftueshme e punës kërkimoreshkencore në institucionet e arsimit të lartëMos kompletimi i kornizës ligjore në arsimin elartëBashkëpunimi joefektiv ndërkombëtar në arsimine lartëProporcion i ulët dhe i pakënaqshëmstaf/studentëKapacitete të dobëta administrative dheinfrastrukturë jo adekuateMungesa e një plani të financimit të bazuar nëefikasitet dhe llogaridhënieOfruesit e AAP (formal dhe jo-formal) Shkollat e Arsimit Profesional,publike dhe privateQendrat publike të kompetencës,Institucionet profesionale postsekondareQendrat e trajnimeve në kuadër tëMinistrisë së PunësInstitucionet tjera publike dheprivate të arsimit dhe aftësimitprofesional që ofrojnë arsim dheaftësim formal dhe joformalPër momentin në Kosovë janë rreth 60 shkolla tëmesme profesionale dhe 4 qendra të kompetencës.Ueb faqja e Agjencisë Kombëtare të Kualifikimeveliston 33 standarde të profesionit, 140 profile tëndryshme dhe 60 kualifikime modulare. Si në sektorëtjerë, edhe sektori i AAP në Kosovë ballafaqohet menjë numër të sfidave dhe shqetësimeve që duhetadresuar. PSAK liston disa nga këto sfida::Analiza e Boshllëkut të Shkathtësive tregon se sektoriprivat ankohet për mungesën e planifikimit në nivelqendror sa i përket profileve të kërkuara në tregun epunës, që duhet të furnizohen nga institucionet earsimit të lartë. Afërsisht gjysma e studentëve nëkëto institucione janë të regjistruar në shkencashoqërore, administrim biznesi dhe juridik. Kapacitetiabsorbues për këto profile në sektorin privatpadyshim që është më i ulët se furnizimi. Poashtu, vërehet nevoja për të përfshirë lëndëmësimore mbi këshillimet për zhvillim të karrierës nëtë gjitha fakultetet e universitetit. Kjo do t’imundësonte studentëve të ndërtojnë një perspektivëmë të mirë për punësim në të ardhmen. Institucionet e Arsimit ProfesionalBoshllëqet më të mëdha të shkathtësive në studimine Odës Amerikane mbi këtë temë janë identifikuar nëprofile që duhet të ofrohen në shkolla profesionale.Kompanitë private, veçanërisht në sektorin eprodhimit, ballafaqohen me sfida të mëdha për 5Mospërshtatja e programeve të AAP-së mekërkesat e tregut të punës- të paktën 30% eshkollave profesionale ofrojnë profile me kërkesëshumë të vogël në tregMekanizma të dobëta të sigurimit të cilësisëMungesa e këshillimit dhe orientimit në karrierëKornizë jo e kompletuar për standardet eprofesionitMungesa të mëdha të fondeve (veçanërisht nëIAAP-të publike)Mangësi serioze në punën praktike dhe praktikënprofesionale

Krijimi i urave të bashkëpunimit mes institucioneve arsimore dhe sektorit privat për punësim të studentëve. Agjencia Kombëtare eKualifikimeve është përgjegjëse për akreditimin einstitucioneve të AAP dhe vërtetimin e kualifikimeveProcesi i hartimit të kurrikulave, veçanërisht nësektorin e AAP, duhet të jetë i bazuar në kërkesa dhenë përputhje me nevojat e sektorit privat.Megjithatë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri tani.Mungesa e trajnimeve dhe prapavijës adekuatepër stafin mësimdhënësVështirësi në sigurimin e materialeve mësimorepër AAPMungesa e Kurrikulës Bërthamë për AAPProblemi i qëndrueshmërisë së qendrave tëkompetencës dhe zhvillimi i mëtejshëm i tyreMungesa e sistemit efikas të arsimimit për tërrituritNjë numër i institucioneve të AAP veçse kanëthemeluar borde industriale, qe duhet të shërbejnë simekanizma për konsultim me sektorin privat dhe simekanizma për marrjen e inputit për draftim tëprogrameve në përputhje me nevojat e tregut.Kompanitë e sektorit privat duhet të ndërtojnëbashkëpunim më të mirë me institucione të tilla dheduhet të kontribuojnë në punën e bordeve.Studentët në shkolla profesionale ndodhen në njëudhëkryq të karrierës së tyre në moshë shumë të re,dhe të pasurit një sistem të mirë që do të ndihmontevendimmarrjen e tyre do të ishte i mirëseardhur jovetëm për ta, mirëpo edhe në aspekt të krijimit të njëfuqie punëtore me shkathtësi të kërkuara në sektorprivat. Prandaj, është me rëndësi për institucionet eAAP të ofrojnë shërbime për këshillim karriere përstudentët e tyre.Fokusi në Analizën e Boshllëkut të ShkathtësiveAnaliza e Boshllëkut të Shkathtësive e OdësAmerikane ka vënë në pah shkallën e mospërputhjesmes asaj çka punëdhënësit kërkojnë dhe asaj se çkaarrijnë të gjejnë tek punëtorët sa i përketshkathtësive dhe kompetencave. Disa nga të gjeturatkryesore janë:Zhvillimi i kurrikulaveKorniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar, qëfillimisht është adoptuar në vitin 2011 (dhe ndryshuarnë vitin 2016), është dokumenti primar politik përzhvillimin e kurrikulave në arsimin parauniversitar nëKosovë. Duke pasur parasysh qasjen bazuar nëkompetenca, Korniza e Kurrikulumit të Kosovës kadefinuar 6 kompetenca që studentët duhet t’i arrijnëpas përfundimit të studimeve parauniversitare. Kompetencat kyçe të Kornizës Kurrikulare Kompetenca e komunikimit dhe e tëshprehuritKompetenca e të menduaritKompetenca e të mësuaritKompetenca për je

Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë 2017-2021 Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë (PSAK) duhet të shfrytëzohet si dokument bazë për të gjitha zhvillimet në sektorin arsimor në vend. Strategjia përmban gjithsej 7 objektiva strategjike, ky secila prej tyre përmban disa rezultate të pritshme që duhet të

Related Documents:

Texts of Wow Rosh Hashana II 5780 - Congregation Shearith Israel, Atlanta Georgia Wow ׳ג ׳א:׳א תישארב (א) ׃ץרֶָֽאָּהָּ תאֵֵ֥וְּ םִימִַׁ֖שַָּה תאֵֵ֥ םיקִִ֑לֹאֱ ארָָּ֣ Îָּ תישִִׁ֖ארֵ Îְּ(ב) חַורְָּ֣ו ם

SISTEMI BUXHETOR I KOSOVËS - POLITIKAT DHE QËNDRUESHMËRIA (Raport hulumtues) Ky Raport hulumtues është përgatitur në kuadër të Projektit: PROMOVIMI I ZHVILLIMIT EKONOMIK NËPËRMJET SHOQËRISË CIVILE, (Faza e dytë), të cilin Instituti "Riinvest" e realizon në mbështetje të Misionit të USAID-it në Prishtinë

christopher.krauss@ fokus.fraunhofer.de Lars George Humboldt-Universität zu Berlin Unter den Linden 6 Berlin, Germany lars.george@ hu-berlin.de Stefan Arbanowski Fraunhofer Institute FOKUS Kaiserin-Augusta-Allee 31 Berlin, Germany stefan.arbanowski@ fokus.fraunhofer.de ABSTRACT Switching through the variety of available TV channels to nd the .

macam kelainan refraksi 1. miopia fokus didepan retina 2.hipermetropia fokus dibelakang retina 3.astigmat fokus tidak di satutitik. 8 penyebabkelainanrefraksi 1.sumbu bola mata 2.kel. media refrakta 3.kel. indeks refraksi gejala

Generasi digital perlu dipersiapkan untuk menyongsong era keemasan Indonesia tahun 2045, tepat pada hari ulang tahun kemerdekaan Republik Indonesia ke-100. Salah satu yang perlu diantisipasi oleh generasi digital adalah munculnya industry 4.0 sebagai akibat perkembangan teknologi digital. FOKUS kehidupan mahasiswa, baik saat kuliah

(5) Siapkan hal-hal yang perlu diperhatikan oleh partners. (6) Laporan kepada dewan direksi. (7) Menyusun laporan Audit. SOAL 2 (Theories on the Demand and Supply of Audit Services) 1. Policeman Theory 2. Teori tersebut sudah tidak relevan dengan fokus audit pada masa ini karena fokus audit

Leichtbau Fokus Verbund-WerkstoFFe. 2 . plexe Aufbau der Werkstoffe stellt neue Anforderungen an die Werkzeuge: durch die hohe Abrasivität erreichen konventionelle Werkzeuge in der Bohr- und Fräsbear-beitung

Animal Food Nutrition Science Public Health Sports & Exercise Healthcare Medical 2.3 Separate, speciality specific listings providing examples of the detailed areas of knowledge and application for each of the five new core competencies required by Registered Nutritionist within these specialist areas have been created and are listed later in this document under the relevant headings. 2.4 All .