Polis NR 11/2011 - UET

3y ago
88 Views
4 Downloads
1.17 MB
101 Pages
Last View : 2d ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Ryan Jay
Transcription

polisNR 11/2011Revistë Shkencore e Fakultetit të shkencave socialeISSN 2223-8174Bordi EditorialProf. Dr. Romeo Gurakuqi, Universiteti Europian i Tiranës (UET)Fatos Tarifa Ph.D., Universiteti Europian i Tiranës (UET)Prof. Dr. Erleta Mato, Universiteti Europian i Tiranës (UET)Dr. Enis Sulstarova, Universiteti i TiranësBlendi Kajsiu, Dokt., Essex University, Britani e MadheStephanie Schwandner-Sievers, University of Roehampton, Britani e MadheProf. Asoc. Çapajev Gjokutaj, Universiteti Europian i Tiranës (UET)Dr. Nathaniel Copsey, Aston University, Britani e MadheKryeredaktoreOdeta Barbullushi, Ph.D.RedaktorëProf. Asoc. Dr. Tonin Gjuraj, Universiteti Europian i Tiranës (UET)Prof. Dr. Përparim Fuga, Universiteti Europian i Tiranës (UET)Prof. Asoc. Dr. Aleksandër Dhima, Universiteti Europian i Tiranës (UET)Redaktore GjuhësoreBashkim GjergjiBesa VilaArti grafikBlerim BytyçiBotim i fakultetit të shkencave socialeUNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANËS / TIRANËBulevardi “Gjergj Fishta”, Nd. 70 H1, Tiranë, Albaniawww.uet.edu.al / info@uet.edu.al

përmbajtjaPartitë Politike Shqiptare pas njëzet vitesh demokraciOdeta Barbullushi,Ph.D.5Parti të reja por jo dhe aq: PDIU dhe LSI në qeverisjeDr. Klejd Këlliçi.7Ndërveprimi midis partive politike dhe organizatave të shoqërisë civileDokt. Gentian Elezi.31Struktura dhe Organizimi i Partisë në Shqipërinë post-komuniste:Një studim mbi Partinë Demokratike të ShqipërisëDokt. Anjeza Xhaferaj.42 UET PressTë gjitha të drejtat për këtë botim janë të rezervuara.Asnjë pjesë e këtij libri nuk mund të riprodhohetpërmes çdo mënyre ose mjeti pa leje paraprake.Punimet e paraqitura shprehin mendimet dhe qëndrimin personal të autorëve.Redaksia nuk mban përgjegjësi për sa autorët kanë shprehur në shkrimet e tyre.Televizioni në raportet Parti Politike: PublikDokt. Roland Lami.61Progres Raporti i Bashkimit Evropian në Shtypin Shqiptar:Një analizë përmbajtësoreOdeta Barbullushi, Ph.D.75Yll i partisë, yll i mediave: Rasti i ngritjes mediatike të Edi RamësDokt. Belina Budini.85Partitë politike shqiptare dhe tëhuajtësimi i qytetarëve ndaj politikës:Bilanc pas 20 vitesh pluralizëm partiakGilman Bakalli, Ph.D. .95Intervista/ Florian Beiber: Roli i Partive në Ballkanin PerëndimorIntervistoi: Dr. Klejd Këlliçi.115Financimi i partive politike nga donatorët privatë: Aleancë e heshtur?Dr. Erjona Canaj.119Protesta si Fenomen KonservatorDokt. Klementin Mile .135polis / 11 vjeshtë 20113

Sulltanizmi në ShqipëriDokt. Lulzim Hoxha.149RecencëDr. Klejd Këlliçi.159Mendimi Social Politik, Weberi dhe tradita weberiane në sociologjinë amerikaneFatos Tarifa, Ph.D. .163Ekologjia humane dhe ndihmesa e Shkollës së Çikagos në zhvillimine Antropologjisë SocialeProf. Asoc. Dr. Aleksandër DHIMA.181Partitë Politike Shqiptarepas njëzet vitesh demokraciOdeta Barbullushi,Ph.D.KryeredaktorePartitë politike janë aktorët kryesore të politikës në Shqipërinë postkomuniste,përveçse janë dhe mbartëset kryesore të identiteteve sociale. Identifikuesit“i majtë” apo “i djathtë” janë shënjues thelbësorë të individit shqiptar nëpost-komunizëm. Por ç’farë do të thonë në të vërtetë këta shënjues? Ç’farëkuptimi kanë në realitetin politik shqiptar dhe si përpiqen partitë shqiptare qëtë sigurojnë besnikërinë e ndjekësve dhe të shtojnë elektoratin e tyre? Po ashtu,cilat janë disa prej tipareve, sjelljeve dhe strukturave ideologjike dhe konjiktive tëpartive shqiptare në post-komunizëm?Këto janë disa nga pyetjet që shtron ky numër i revistës Polis. Me anë tëanalizave, të bazuara në punën e mirëfilltë në terren, kjo përmbledhje artikujshdemonstron si partitë politike përpiqen gjithnjë të ndryshojnë kushtet strukturore,institucionale dhe ligjore ku operojnë, me synim forcimin e pozitave të tyre dherritjen e numrit të votuesve. Kontributin më të rëndësishëm kjo përmbledhjeartikujsh e jep në drejtim të hapjes së “kutisë së zezë” të partive shqiptare, dukehulumtuar me imtësi në brendësi të organizimit strukturor, aspekteve ideologjike,rolit të liderit, strategjive mediatike dhe komunikimit politik të partive shqiptarenë këto dy dekada pas rënies së regjimit komunist dhe monopolit të Partisë sëvetme, asaj të Punës. Nëpërmjet këtyre hulumtimeve empirike arrihet të nxirrenspecifikat e partive postkomuniste shqiptare në kuadrin e literaturës dhe të debatevembi demokratizimin dhe evoluimin e partive politike gjetkë, në Europën Lindoredhe Qendrore.Kontributet në këtë numër të revistës hulumtojnë ngritjen dhe suksesin e partivetradicionale, tashmë Partia Demokratike (shih artikullin e Anjeza Xhaferit), daljennë skenë të aktorëve të rinj partiakë si PDIU dhe LSI (shih artikullin e Klejdi4polis / 11 vjeshtë 2011polis / 11 vjeshtë 20115

Këllicit) si dhe marrëdhënien e koklavitur mes partive politike dhe shoqërisë civile(artikulli i Gentian Elezit), demokracinë e brendshme të partive politike shqiptare(Ina Zhupa) dhe financimin e tyre (artikulli i Erjona Canajt). Po ashtu, pjesa edytë e artikujve i dedikohet çështjeve që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e partivepolitike me median (si në rastin e shkrimeve të Roland Lamit e të Belina Budinit)si dhe me “trekëndëshin e Bermudës” të demokracisë shqiptare: Media-PartitëPolitike-BE dhe Integrimi Europian (shkrimi i Odeta Barbullushit). Tri punime,me fokus konceptual, si ai i Gilman Bakallit, Klementin Miles dhe LulzimHoxhës hulumtojnë kuptimin dhe aplikueshmërinë në realitetin politik shqiptartë koncepteve “demokraci”, “protestë sociale” dhe “sulltanizëm”.Të gjitha këto analiza bazohen te një punë e mirëfilltë në terren dhe shumicae këtyre artikujve kanë shfrytëzuar burime parësore krejtësisht të reja. Për mëtepër, ato mbajnë një distancë kritike nga objekti i tyre i analizës, me gjithë faktinqë shumica e çështjeve dhe e problematikave në shqyrtim janë ende në proceskonsolidimi. Pikërisht për këto arsye këto analiza janë sa të freskëta, aq dherigoroze.Parti të reja por jo dhe aq:PDIU dhe LSI në qeverisjeDr. Klejd Këlliçi1Abstrakt. Ky studim ka si qëllim evidentimin dhe shqyrtimin e sistemit të partive politikenë Shqipëri dhe kryesisht rolin që partitë e “reja” kanë në funksionimin e vetë sistemit. Sifillim do të shqyrtohen termat mbi të cilat ngrihet punimi, si për shembull përcaktimin etermit “parti të reja” si dhe mjedisin në të cilin ato zhvillojnë aktivitetin e tyre. Prania,ose domosdoshmëria parlamentare e partive të “reja” do të shihet në raport me rolin që atokanë në aftësinë e “shtrëngimit”, ose të kushtëzimit të autonomisë në aksionin ekzekutivtë forcave tradicionale, ose të forcave më të mëdha në qeverisje. Punimi merr në shqyrtimefektin e prodhuar si pasojë e futjes në qeverisje të dy formacioneve të reja politike LSI dhePDIU në vitin 2009.HyrjeKy studim ka si qëllim evidentimin dhe shqyrtimin e sistemit të partivepolitike në Shqipëri dhe kryesisht rolin që partitë e “reja” kanë nëfunksionimin e vetë sistemit. Si fillim do të shqyrtohen termat mbi tëcilat ngrihet punimi, si për shembull përcaktimine termit “parti të reja” si dhemjedisin në të cilin ato zhvillojnë aktivitetin e tyre. Mjedisi, është kryesisht aii pranisë në parlament, frekuenca e shfaqjes, ose e rishfaqjes së këtyre partivenë këtë institucion si dhe ushtrimin e aktivitetit parlamentar në funksion tëmarrjes pjesë në qeveri. Prania, ose domosdoshmëria parlamentare e partive të16polis / 11 vjeshtë 2011Klejd Këlliçi është titullar i lëndës Shkenca Politike dhe Politikë e Krahasuar pranë Universitetit Europian të Tiranës. Ai ka marrë titullin Doktor në Institucione dhe Politikë tëKrahasuar nga Universiteti i Barit në Itali.polis / 11 vjeshtë 20117

“reja” do të shihet në raport me rolin që ato kanë në aftësinë e “shtrëngimit”, osetë kushtëzimit të autonomisë në aksionin ekzekutiv të forcave tradicionale, osetë forcave më të mëdha në qeverisje. Punimi niset nga dy elemente të debatuaragjerësisht në lëmin e shkencave politike, atë që ka të bëjë fillimisht me natyrëne sistemit të partive politike në Europën Lindore (Kitchelt 1992, Lewis 2001,Lindstrom 2001, Gryzmala-Busse 2007, Van Biezen 2003, Birch 2003) dheshtjellimin e konceptit të partive të “reja” (Dalton dhe Wattenberg 2000, Lutherdhe Müller-Rommel 2002, Mair 2002, Norris 2004, Schoefield dhe Sened 2006,Deschouëer 2008, Boyller 2008).Natyra e sistemit të partive politike në Europën lindore do të shërbejësi mekanizëm krahasimi për të parë evolucionin dhe konsolidimin e partivepolitike në Shqipëri. Ky mekanizëm krahasimor është vecanërisht i nevojshëmnë kushtet kur një analizë e tillë kritike mungon, jo vetëm në vëmendjen estudiuesve të huaj, por edhe të atyre vendas. Koncepti i partive të “reja” do tëvihet kështu në funksion të analizës së sistemit të partive politike. Shpesh,dallimi që bëhet në konceptin e partive të “reja” si mekanizma ndryshimicilësor në sistemin e partive politike lidhet në radhë të parë me përcaktimine vetë sistemit të partive si dhe të arsyeve të konsolidimit të tij. Duke qenëse studiues të ndryshëm kanë shprehur shpesh rezervat e tyre në lidhje mekonceptin e partive të reja në sistemet partiake të Europës Lindore, me ‘partitë reja’ do të nënkuptojmë ato parti të cilat nuk janë pasardhëse të asnjë partieparlamentare, që kanë një emër si dhe një strukturë të re dhe që nuk kanë brendatyre ndonjë figurë të rëndësishme politike mes anëtarëve më të rëndësishëm tëtyre (Sikk 2005). Nëse do t’i qëndronim besnik këtij cilësimi atëherë qëllimi itezës së kësaj teme mund të binte të paktën në një rast, ndonëse jam munduarta justifikoj me përfundimin që këto parti nuk mund të konsiderohen edhe aqtë reja. Gjithsesi risia që ato sjellin në sistem lidhet me faktorët si: ndryshimiqë ato sjellin në sistemin e partive (Sartori 1976) dhe suksesi i paprecendentënë raport me njëzet vjet demokraci.Nëse i referohemi hipotezës më të debatueshme, pikërisht asaj të“frakturave shoqërore”(Lipset dhe Rokkan 1967) sistemet e partive politikenë Europën Perëndimore janë konsoliduar në raport me një seri përplasjeshbrenda konteksteve kombëtare, por me ndjeshmëri paneuropiane si konfliktimes “kishës dhe shtetit, qendrës dhe periferisë, apo kapitalit dhe punës”. Kymekanizëm ka ndikuar të paktën deri në vitet 1970-1980 në ruajtjen e njëstabiliteti të paprecedentë të sistemit të partive politike të reflektuar në atë që8polis / 11 vjeshtë 2011Lipset dhe Rokkan e cilësojnë si “hipoteza ngrirëse”2. Pa dashur të analizojmëkushtet socio-kulturore që i çuan autorët të dalin me një hipotezë të tillë, ajoçka është e rëndësishme për ne është reflektimi organizativo-sistemik në tëcilin inkuadrohet ‘hipoteza ngrirëse’. Sipas Mair-it, elementi kryesor mbi tëcilin ngrihet hipoteza “Lipset Rokkan” qëndron jo më në faktin se “frakturat”prodhuan mobilizim dhe si pasojë organizim politik, po në atë se paritëpolitike qenë të afta të stabilizojnë ekzistencën e tyre nëpërmjet adaptimit dheorganizimit (Mair 2001:24).Nga kjo pikëpamje, koncepti i partive të reja zgjon interes për sa kohë qëmbetet në dinamikën e dy elementeve të para e të shtjelluara më lart. Pra, partitëe reja bëhen më të konsiderueshme përsa kohë që ato prodhojnë ndryshime tëqenësishme në strukturën e përfaqësimit, në sistemin e kanaleve përmes të cilaverregullohet përfaqësimi (pra në vetë sistemin e partive) si dhe në përcaktimin eaksionit të qeverisë. Logjika me të cilën analizohen partitë, dhe sidomos partitë ereja, lidhet me ndryshimet sistemike që ato sjellin (Mair 2001:52). Sipas cilësimittë Mair-it“ndryshimet në sistemin e partive ndodhin atëherë kur sistemi i partivetransformohet nganjë klasë, ose nga një tip partish në një tjetër” (Mair 2001:52). Nëkëtë kuptim me ndryshim dhe parti të reja Mair nënkupton ndryshim jo vetëmelektoral, por edhe përmbajtësor në sistemin e partive. Në të njëjtën kohë, dukecituar Sartorin dhe mënyrën që ai përdor për të numëruar partitë politike, Mairlidh pra, praninë e partive të reja edhe me një dimension numerik i cili ndryshonjo vetëm strukturën e përfaqësimit, por edhe dimensionin e aksionit të qeverisë.Sistemi i partive në ShqipëriDy rastet të cilat do të analizohen në këtë artikull, PDIU dhe LSI merrenparasysh nëradhë të parë si elemente të reja në sistemin e partive politikenë Shqipëri. Ato ndoshta nuk i përshtaten skemës së Mair-it (të paktën meLSI-në) nga pikëpamja cilësore. Po kështu edhe në logjikën e Sartorit përnumërimin e partive, sistemi i partive në Shqipëri hyn formalisht në kategorinëe multipartitizmit të moderuar, me dy koalicione me parti dominante. Termi2‘Hipoteza ‘ngrirëse’ hedh idenë se sistemet e partive politike kanë ‘ngrirë’ në evidentimin edisa frakturave sociale dominante që me futjen e sistemit universal të votës në vitet njëzet.Sipas Lipset dhe Rokkan, partitë politike të viteve gjashtëdhjetë përfaqsonin po ato interesadhe kontradikta shoqërore që evidentohen me fillimin e analizës së tyre. Autorët shpjegojnëkështu stabilitetin e sistemeve partiake në Evropën Perëndimore. Kjo teori vlen të testohetedhe në Evropën Lindore për të kuptuar mënyrën se si votojnë qytetarët dhe atë se si formohen sistemet partiake në këtë zonë. Lipset, Seymour Martin, and Stein Rokkan. 1967.‘Introduction’. In Party Systems and Voter Alignments, eds Seymour Martin Lipset andStein Rokkan. Neë York:Free Press.polis / 11 vjeshtë 20119

‘formalizëm’ në këtë rast shtyn dhe më tej analizën tonë duke hedhur hipotezënqë të paktën deri në vitin 2001 sistemi i partive në Shqipëri ka anuar më tepërnga bipartitizmi sesa nga multipartitizmi i moderuar. Siç do të shihet edhe nëvazhdim sistemi i partive në Shqipëri ka evoluar drejt multipartitizmit formalvetëm duke filluar me zgjedhjet e vitit 2001 dhe me efektet që pati kushtetutae miratuar në vitin 1998. Duke filluar me analizën e sistemeve zgjedhore mepikënisje vitin 1991 (Lewis 2001, Biberaj, 2011) vërehet konfigurimi i njësistemi dypartiak, i përcaktuar jo vetëm nga formula zgjedhore, me mundësinë eraundit të dytë me qëllim arritjen e mazhorancës absolute, por edhe me natyrëne konfliktit të prodhuar në kalimin e një regjimi në një tjetër. Në një farë masekonfigurimi dypartiak në zgjedhjet e para u vu re edhe në një pjesë të mirë tëvendeve lindore që ndodheshin në të njëjtën situatë politike si Shqipëria3. Nësenë këto vende sistemet e partive i janë nënshtruar ndryshimeve të mëdha nëShqipëri kjo nuk ka ndodhur, ose të paktën ka ndodhur me ngadalësi. SipasDechouëer (Dechouëer 2008) kriteret e identifikimit të partive të reja përcaktohenpërmes tri dimensioneve: së pari, moshta e partisë; së dyti, idetë e reja dhe sëtreti, kapaciteti i ri organizativ. Dy rastet në fjalë ndoshta nuk i përmbushinplotësisht të tria kriteret e marra parasysh. Vetëm mosha e partive është elementii përbashkët i dy forcave politike në fjalë, ndërkohë që vetëm PDIU-ja përmbushkriterin e dytë duke i dhënë një dimension të ri çështjes çame dhe asaj kombëtarenë përgjithësi. Nga pikëpamja organizative të dyja partitë nuk paraqesin ndonjëndryshim të madh. Kanalet e mobilizimit që ato përdorin janë po të njëjtat siato të partive tashmë tradicionale në Shqipëri. Mospërmbushja e të tria kriterevemund të sjellë problem në limitimin deri diku të tezës së parashtruar.Përcaktimi i rolit të ‘partive të reja’ nuk vjen vetëm nga dimensioni i risisë(Bolleyer 2008: 22), por dhe nga disa faktorë të tjerë si kapaciteti që ato kanëpër të ripërsëritur suksesin elektoral, kushtëzimi në të cilin ato vendosin aktorëttradicionalë të sistemit në ndërtimin e koalicionit qeveritar (Mair 1997), ose ajoqë Tsebelis përcakton si aftësia për të vendosur veton, veto players (Tsebelis 1995)4.3410Në zgjedhjet e para parlamentare në një pjesë të mirë të vendeve lindore dolën fitues, në tëshumtën e rasteve, koalicione të mëdha të forcave që kontestonit partitë tashmë ish-komuniste (Çeki, Hungari, Poloni). Vetëm në Bullgari, apo edhe në Maqedoni sistemi politik ukonfigurua në zgjedhjet e para dhe të dyta si dypartiak duke e humbur më pas, gjatë rrugës,këtë veti. Sot sistemet e partive të marra në konsideratë mund të quhen si relativisht më tëfragmentarizuara po t’i krahasojmë me atë shqiptar.Me konceptin “veto player”, ose aktor politik me fuqi vetoje Tsebelis ka parasysh si individë,ashtu edhe aktorë kolektivë, të cilët kanë mundësi në ndryshojnë një situatë të dhënë. Këtaaktorë kanë fuqi të ndryshojnë një sistem i cili paramendohet si i qëndrueshëm. Tsebelis-ime këtë koncept ka parasysh si aktorët institucionalë (parlamenti, ose presidenti për shembull), por edhe aktorët partizanë si partitë politike. G. Tsebelis “Veto Players:How PoliticalInstitution Ëork” Princeton University Press, 2002.polis / 11 vjeshtë 2011Padyshim që numri i aktorëve me kapacitet vetoje në sistemin e partive nëShqipëri është rritur pas zgjedhjeve të vitit 2009, ndonëse zgjerimi cilësori koalicionit qeveritar nuk ka pasur pasoja në vazhdimësinë e aksionit silegjislativ, ose ekzekutiv. Fuqia e vetos në këtë kuptim në Shqipëri mbetet mëafër konceptimit të Sartorit (1976) mbi cilësimin, ose mbi peshën e partivepolitike. Sipas tij partitë politike “peshohen”, ose numërohen në sistem në raportme dy elemente: aftësinë për të bërë koalicion dhe kapacitetin e shantazhit(Sartori1994). Të dyja këto elemente lidhen me konceptin e risisë që partitëe reja, në rastin tonë PDIU-ja dhe LSI-ja sjellin në raport me qeverisjen.Kapaciteti koalicion-formues i LSI-së lidhet me mundësimin e krijimit tëqeverisë në vitin 2009 dhe kapaciteti i shantazhit lidhet me aftësinë për tëmarrë nga mazhoranca qeverisëse gati të njëjtin numër ministrash me atë tëdeputetëve, pa llogaritur këtu efektet anësore në administratën shtetërore. Rastii PDIU-së është paksa më specifik pasi kjo parti paraqet çështje të debatuaragjatë në arenën politike shqiptare siç është ajo çame. Në dallim nga periudhae viteve 1991-2005, kur kjo çështje u përshpejtua në nivelin e shoqërisë civiledhe kryesisht të shoqatës “Çamëria”, me krijimin e PDIU-së ajo merr njëdimension të ri, atë të përfaqësimit parlamentar.Suksesi i partive të reja në sistemin politik shqiptarSistemi i partive në Shqipëri ka një histori tashmë të konsoliduar stabilitetipolitik dhe të evidentuar në përballjen politike mes dy alternative mbizotëruesenë diskurin politik, së pari nëpërmjet referencës tek e kaluara, si PS (si partiish-komuniste), dhe së dyti nepermjet anti-komunizmit, si ne rastin e PD-së, sipartia më e madhe dhe gati hegjemoniste që doli nga radhët e opozitës në vitin1991.Arsyet mbi të cilat mbështetet dialektika antikomuniste lidhen disi me një setvlerash që marrin karakter politik dhe ideologjik, të cilat mund të jenë heterogjene,por të lidhura nga një fill logjik, ku mund të futen identitetet e veçanta kombëtare,lokale, ose ato fetare (Markus 1998:10).Në fazën e parë të tranzicionit procesi i ndërtimit te identitetit politik ishterelativisht i thjeshtë, pasi ishte normale që partitë e reja të vinin në dukje dështimine sistemit komunist përballë alternativës së ardhme liberale. Siç vë në dukje Marku

polis NR 11/2011 Revistë shkeNcoRe e Fakultetit të shkeNcave sociale Bordi Editorial Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, Universiteti Europian i Tiranës (UET) Fatos Tarifa Ph.D., Universiteti Europian i Tiranës (UET) Prof. Dr. Erleta Mato, Universiteti Europian i Tiranës (UET) Dr. Enis Sulstarova, Universiteti i Tiranës Blendi Kajsiu, Dokt., Essex University, Britani e Madhe

Related Documents:

polis NR 14/2015 Revistë shkeNcoRe e Fakultetit të shkeNcave sociale Bordi Editorial Prof. Dr. Ferit Duka, Universiteti Europian i Tiranës (UET) - Drejtor Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, Universiteti Europian i Tiranës (UET) - Anëtar Dr. Blendi Kajsiu, University of Antioquia, Colombia - Anëtar Professor John Parrish Sprowl

kondisi pasar. 3 3 1) . Tahun polis ke- Polis mata uang Rupiah Polis mata uang Dolar Amerika Serikat Biaya Pemeliharaan (per bulan) . Plan memiliki beberapa kondisi ketika Maslahat hanya menerima Nilai Investasi tanpa bunga yang telah terbentuk pada saat pengajuan klaim karena kondisi yang dijelaskan lebih rinci dalam pengecualian pada Polis.

18 Kewangan W 108-111 19 Penguatkuasaan Maritim XA 112-114 20 Polis 20.1 Pegawai Polis 20.2 Polis Orang Asli 20.3 Polis Sokongan . Bil. Skim Perkhidmatan Syarat Lantikan Gaji Permulaan (RM) KLASIFIKASI PERKHIDMATAN PENGANGKUTAN (A) 1 Juruterbang/ Pemeriksa Juruterbang Gred A41, A43/44, A47/48, A51/52, A53/54 (a) (i) Lesen Juruterbang .

Atenas fue la polis democrática, una de las más cultas y poderosas del mundo griego. Esparta fue la polis guerrera: la vida de sus habitantes estaba consagrada a la guerra. La lucha fue tan importante en esta polis, que incluso las mujeres debían ejercitarse para poder dar a luz a niños fuertes que serían grandes guerreros.

S u m b a l S a ba 4 Selected as “HEC Approved PhD Supervisor”, by Higher Education Commission Pakistan, (12, January 2017). Technology Award in Invention to Innovation Summit 2016, UET, Peshawar University, (16-17, November 2016). SRC Awards for Innovative Chemistry Research (20,000 PKR), in Invention to Innovation Summit 2016, UET, Pesh

Buku Panduan ini dengan cermat untuk memastikan bahwa Anda benar-benar puas bahwa pertanggungan yang disediakan berdasarkan Polis pilihan Anda sesuai dengan kebutuhan Anda. Cara Menggunakan Buku Panduan Ini Buku panduan ini adalah dokumen penting. Buku ini menetapkan hak Anda dan kewajiban Kami kepada Anda. Beserta Ikhtisar Manfaat pada bab 4, buku ini menjelaskan Polis WorldCare pilihan Anda .

pengurusan organisasi di IPK Selangor dapat dilihat seperti rajah 2.1. Rajah 2.1 : Carta Organisasi Ibupejabat Polis Kontinjen Selangor Sumber : Bahagian Pengurusan Ibupejabat Polis Kontinjen Selangor (Dilukis semula) 2.3.1 Visi Agensi Penguatkuasa utama yang berintegriti, kompeten dan komited untuk bekerjasama dengan masyarakat.

austin, tx 78758 3 day blinds, corp. 1583 sloat blvd. san francisco, ca 94132 3 day blinds, corp. 2220 e. cerritos ave. anaheim, ca 92806 3 day blinds, corp. 25 technology drive irvine, ca 92618 337078 ontario ltd. attn: sheldon silverberg 5799 yonge street suite 1100 north york, on m2m 4e7 canada 34 strong, inc. 2020 hurley way #145 sacramento, ca 95825 page 1 of 1963 case 15-10952-kjc doc .