Libri I Excel-it 27-04-05 - WordPress

1y ago
1 Views
1 Downloads
2.38 MB
127 Pages
Last View : 1m ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Hayden Brunner
Transcription

Microsoft ExcelAbraham Lincoln CenterMICROSOFT EXCELPARAQITJE E PËRGJITHSHME1.HYRJE NË EXCEL2.NDËRTIMI DHE EDITIMI I LIBRAVE TË PUNËS3.FORMATIMI I NJË FAQEJE PUNE4.PUNA ME GRAFIKËT5.PUNA ME FORMULAT DHE FUNKSIONET6.KONTROLLIWEB7.PËRDORIMI I LISTAVE8.ANALIZA E TË DHËNAVE TË NJË LISTEMBILIBRATEPUNËS1DHEPËRGATITJAE TYRE PËR NË

Microsoft ExcelAbraham Lincoln Center1.HYRJE NË EXCELOBJEKTIVATA.PËRKUFIZIMI I SOFTWARE-IT TË EXCEL-ITB.HYRJA NË PROGRAMIN E EXCEL-ITC.PARAQITJA E DRITARES SË EXCEL-ITD.HAPJA DHE RUAJTJA E NJË LIBRI PUNE (WORKBOOK)E.FUTJA E TË DHËNAVEF.PARAPRINTIMI DHE PRINTIMI I NJË FAQE PUNE (WORKSHEET)G.NDIHMA NË EXCELH.MBYLLJA E NJË LIBRI PUNE DHE DALJA NGA EXCEL-INë këtë kapitull do të mësoni se si të futeni në Microsoft Excel dhe se si të përdornielementë të ndryshëm të dritares së Excel-it. Gjithashtu do të mësoni se si të hapnidhe ruani librat ekzistues, se si të futni të dhëna dhe se si të përdorni sistemin endihmës.2

Microsoft ExcelAbraham Lincoln CenterA. PËRKUFIZIMI I SOFTWARE-IT TË EXCEL-IT1. Hedhja e të dhënave në mënyrë të menjëhershme dhe të përpiktëKur ju duhet të bëni raporte të përmuajshme, si hedhja e të dhënave në një tabelë përtë paraqitur të ardhurat dhe shpenzimet dhe për të nxjerrë fitimin neto për çdo muaj,nuk keni nevojë që të shkruani faqe të reja në fillim të muajit pasardhës, por në Excel,pasi keni bërë në fillim tabelën, mjafton ta kopjoni, me të njëjtat zëra dhe të ndryshonishifrat vetëm për të marrë rezultatin shumë thjesht.2. Rillogaritja shumë thjesht e të dhënavePasi keni bërë tabelën me të dhënat përkatëse, keni bërë të gjitha formulat enevojshme, nëse doni të ndryshoni disa shifra, nuk ju duhet të bëni formulën nga epara, por bëhet vetë rillogaritja.3. Ndryshimi i paraqitjes së informacionit.Excel-i ju siguron mjete për të ndryshuar të dhënat e hedhura në mënyrë që tëparaqiten qartë dhe të jenë më tepër të kuptueshme.4. Krijimi i grafikëveKëto mund të krijohen në bazë të të dhënave të hedhura në një libër pune Excel-i. Mendryshmin e të dhënave, pasi është ndërtuar grafiku, ky i fundit ndryshon menjëherëparaqitje.5. Ndarja e informacionit me të tjerë përdoruesNëse jeni të lidhur në rrjet ju mund të punoni në librin e punës të një shoku tuaj, apomund të bëni ndryshime pasi eprori juaj ka hapur një dokument Excel-i.6. Krijimi i faqeve të reja nga ato ekzistuese në mënyrë të menjëhershmeËshtë e lehtë të marrësh një faqe Excel-i të ruajtur më parë, ta ruani me një emër tjetërdhe të bëni ndryshime, pa iu dashur ta krijoni atë dokument nga e para.B. HYRJA NË PROGRAMIN E EXCEL-ITPër të hapur programin e Excel-it veprohet në këtë mënyrë:1.Klikohet te butoni Startqë ndodhet në anën e majtë-poshtë tëkompiuterit dhe që shërben për të hapur programet.3

Microsoft ExcelAbraham Lincoln Center2.Rrëshqitet mousi për lart deri ku lexon Programs dhe hapen në të djathtë tëgjitha programet që përmban kompiuteri3.Klikohet te programi i Excel-it dhe hapet një faqe bosh Excel-i.C. PARAQITJA E DRITARES SË EXCEL-ITDritarja e faqes së punës përmban një rrjetë prej kolonash dhe rreshtash. Kolonat janëtë renditura në mënyrë alfabetike, të emërtuara me shkronja (A, B, C, etj.) dhe rreshtatme numra, duke filluar nga 1, 2, 3, etj. Një faqe puna ka 256 kolona dhe 65,536rreshta. Ndërprerja midis një kolone dhe rreshti quhet qelizë. Qelizat mund tëpërmbajnë tekst, numra, formula, apo një kombinim të të tre elementëve të mësipërm.Çdo qelizë ka adresën e vet, që tregohet me anë të koordinatave të ndërprerjes sërreshtit me kolonën. Për shembull, qeliza ku pozicionohet mousi kur hapet një faqeExcel-i e ka adresën A1.Në çdo qelizë ku klikoni krijohet një drejtkëndësh me kornizë të errët. Kjo do të thotëse kjo qelizë është e selektuar dhe quhet aktive.4

Microsoft ExcelAbraham Lincoln CenterShiriti blu (Title bar) tregon emrin e programit dhe emrin e librit të punës së hapur.Sa herë që hapet programi i Excel-it te ky shirit emri i librit është Book 1. Në tëdjadhtë ndodhen tri butona. I parishërben për të zvogëluar (minimizuar) librin eExcel-it në taskbar, i dytipër ta ngushtuar më pak se ç’është ekrani i kompiuteritdhe i tretipër të mbyllur programin e Excel-it.Menuja (menu bar) përmban komanda. Ju mund të zgjidhni një komandë dukeklikuar të njëra prej menuve (qoftë File, Edit, View, etj.) dhe të zgjidhni komandënqë dëshironi të ekzekutoni. Ose mund të përdorni komandat e shkurtra, duke shtypurnë fillim Alt, ose Ctrl të shoqëruar me një shkronjë nga tastiera. Kur të hapni njëmenu, nëse në fund të saj del një shenjë me dy shigjeta që tregojnë për poshtë, prisnipak derisa të hapet plotësisht menuja dhe të zgjidhni komandën që është fshehur.Kutia e adresës (name box) tregon qelizën aktive apo të selektuar. Sa herë qëzgjidhet një qelizë kjo kuti tregon koordinatat e asaj qelize.5

Microsoft ExcelAbraham Lincoln CenterShiriti i formulave (formula bar) të lejon të shtosh apo të heqësh të dhëna në faqen epunës.Listat e komandave të shkurtra (gjuha kompiuterike Toolbars) përmbajnë butonapër komandat më të përdorura në Excel. Lista e komandave standarte (Standardtoolbar) është rreshti i parë i komandave poshtë menuve dhe përmban komanda qëkanë të bëjnë me veprimet në faqen e punës. Lista e komandave formatuese(Formatting toolbar) – që mund të ndodhet në të djathtë të listës standarte(Standard toolbar) apo poshtë saj – përmban butona që mund të ndryshojnë pamjene faqes së punës. Çdo buton përmban një shenjë grafike për funksionet e veta. Përshembull, butoni për printim ka shenjën e printerit. Për të kryer një komandëmjafton të klikohet mbi njërin prej butonave. Për butona shtesë mund të klikoni tebutoni në formë trekëndëshi në të djathtë të listës formatuese (Formatting toolbar).Në fund të faqes së Excel-it do të shikoni faqet e punës (worksheet). Tërësia e tyrepërmbën atë që quhet libër pune (workbook). Sapo hapni programin e Excel-itautomatikisht janë të aktivizuara tri faqe pune, por një libër pune mund të përmbajnëderi në 255 faqe të tilla.Listat e komandave të shkurtra dhe menutë në Excel që mund t’ishtoni apo hiqni sipas dëshirësListat e komandave të shkurtra dhe menutë e Excel-it mund të ndryshohen sipas stilittë punës tuaj. Listat e komandave standarte dhe formatuese që shikoni kur hapniExcel-in përmbajnë butonat më të përdorur. Për të parë një buton jo të dukshëm nëlistë, klikoni butonin djathtas në listën përkatëse për të parë butona të tjerë. Ndërsapunoni Excel-i shton butonat që përdorni në listën e dukshme dhe heq butonat që nuki përdorni për t’i çuar në listën e fshehur pas butonit . Ju mund t’i ktheni listat ekomandave të shkurtra në gjendjen e mëparshme duke klikuar te butoni (shikonifigurën e mëposhtme) Reset my usage data.6

Microsoft ExcelAbraham Lincoln CenterD. HAPJA DHE RUAJTJA E NJË LIBRI PUNE(WORKBOOK)HAPJA E NJË LIBRI PUNEPër të hapur një libër pune veprohet në këtë mënyrë.1.Shkohet te komanada File dhe zgjidhet Open, ose klikohetkomandave standarte (Standard Toolbar), për më shpejt.2.Pasi hapet një dritare me titullin Open, klikohet te shiriti në të djathtë tëtreguesit Look in dhe zgjedhim direktorinë që duam të hapim, p.sh. C, oseFloppy, nëse më parë kemi futur një disketë në kompiuter.3.Zgjedhim një File Excel-i, të shfaqur në dritare dhe klikojmë Open në tëdjathtë-poshtë të dritares Open dhe libri i Excel-i do të hapet.7te lista e

Microsoft ExcelAbraham Lincoln CenterRUAJTJA1.Klikoni File te menutë dhe pastaj Save As. Do të hapet një dritare e ngjashmeme dritaren Open.2.Te shiriti në të djathtë të treguesit Save in klikoni dhe zgjidhni direktorinë kudoni të ruani librin e Excel-it në të cilin keni punuar (p.sh., Desktop, ose MyDocuments).3.Në fund të dritares ku lexon File name mund të vini emrin që dëshironi (p.sh.Shpenzimet mujore), duke klikuar dhe shkruar nga tastiera.8

Microsoft Excel4.Abraham Lincoln CenterKlikoni te butoni Save në të djathtë poshtë të dritares kur të keni mbaruar.E. FUTJA E TË DHËNAVETë dhënat mund të jenë fjalë apo numra.Për të shkruar në faqen e Excel-it mjafton të zgjidhni së pari një qelizë. Pasi qeliza tëbëhet aktive mund të shkruani nga tastiera, p.sh. fjalën Rroga. Pasi të keni shkruarshtypni butonin Enter të tastierës dhe fjala Rroga do të shkojë automatikisht majtasqelizës. Çdo e dhënë që përbëhet nga shkronja gjithmonë shkon në të majtë të qelizës.Për të hedhur numrat në faqen e punës mjafton të klikoni nga tastiera në të djathtë tësaj numrat që dëshironi. Të gjithë numrat, pasi të keni shtypur Enter, do të shkojnëdjathtas qelizës.Si mund të selektojmë një zonë dhe të lëvizim në faqen e punës?Për të selektuar një zonë të caktuar, p.sh., zonën A1:B2, klikojmë me butonin e majtëtë mousit në qendër të qelizës A1 dhe pa lëshuar mousin e tërheqim poshtë deri teqeliza A2 dhe djathtas deri te qeliza B2.Për të selektuar dy qeliza që nuk janë të njëpasnjëshme veprohet në këtë mënyrë:selektohet qeliza e parë, p.sh. A1, shtypet butoni Ctrl te tastiera, pa e lëshuar, dheselektohet një qelizë tjetër, p.sh. D7.Për të lëvizur në faqen e punës shërbejnë shigjetat e tastierës. Duke klikuar njërën prejtyre mund të kaloni nga një qelizë në tjetrën, sipas pozicionit të zgjedhur.9

Microsoft ExcelAbraham Lincoln CenterPër të kaluar nga një faqe në një tjetër shërbejnë butonat e tastierës Page Up dhe PageDown.Për të shkuar në fund të faqes së punës, mbani të shtypur butonin Ctrl dhe shtypnishigjetën që tregon për poshtë. Po të shtypni atë djathtas do të shkoni në fund të faqesdjathtas.Për t’u kthyer tek A1 mbani të shtypur Ctrl dhe pastaj butonin Home.F. PARAPRINTIMI DHE PRINTIMI I NJË FAQEPUNE (WORKSHEET)Pasi të keni mbaruar punën në faqen e Excel-it ju mund ta printoni atë faqe. Para se tëprintoni diçka duhet më parë të ruani ndryshimet e bëra, sepse nëse ndodh diçka gjatëprintimit ju do të keni të ruajtur punën tuaj. Para se ta printoni duhet ta shikoni punëntuaj se si do të dalë për të përshtatur faqen në fletën e bardhë.1.Para se të printoni sigurohuni se printeri është i ndezur.2.Klikoni butonin e paraprintimit (Print Preview) te lista e komandave, ose tek File, pastaj Print Preview. Do t’justandarte (Standard toolbar)shfaqet në ekran një paraqitje e zvogëluar e fletës tuaj së punës. Butonat Nextdhe Previous shërbejnë për të kaluar në faqet e tjera të faqes së punës. Nëseklikoni te butoni Zoom apo në faqen e punës, faqja ose do të zvogëlohet osezmadhohet.3.Nëse doni të printoni atë faqe klikoni butonin Printdhe do t’ju hapet njëdritare me disa opsione. Te Print Range mund të zgjidhni t’i printoni të gjithafaqet duke lënë të selektuar All, ose nëse doni disa faqe, mund të klikoniPages dhe të vini numrin e faqes fillestare te From dhe të fundit te To. TePrint What mund të zgjidhni të printoni një zonë të caktuar, pasi e keniselektuar atë, duke zgjedhur Selection, tërë faqen e punës, duke zgjedhurActive Sheet, ose të tërë librin e punës duke zgjedhur Entire Workbook. Përnumrin e kopjeve mund të zgjidhni djathtas, duke klikuar te shigjetat apo dukeshkruar nga tastiera.10

Microsoft ExcelAbraham Lincoln CenterG. NDIHMA NË EXCELExcel-i parashikon një sistem të zgjeruar ndihme që ju mundëson në mënyrë tëmenjëhershme përkufizime, shpjegime dhe këshilla të dobishme. Ndihmësi i animuar siguronndihmë në dy mënyra. Mund të shkruani një fjalë kyçe për të kërkuar, apo një pyetje.Ndihmësi siguron një listë me opsione me një ngjyrë të hapur që lidhen me pyetjen që bëtë.Mund të klikoni në topin anës njërës prej përgjigjjeve dhe do t’ju jepet informacion imëtejshëm në formën e një dritareje dialoguese që mund t’i jepni madhësinë e dëshiruar (kiniparasysh se pyetjen apo fjalët duhen bërë në anglisht, sepse programi i përgjigjet vetëmgjuhës angleze). Për më tej mund të klikoni butonin [F1] nga tastiera në çdo kohë për të marrëndihmë të menjëhershme. Le të hamendësojmë se doni të dini diçka më tepër për rangjet eqelizave, që të punoni në mënyrë sa më të frytshme me to. Këtë mund ta bëni duke përdorurNdihmësin e animuar.11

Microsoft Excel1.Abraham Lincoln CenterKlikoni butonin e ndihmës në Excelte lista e komandave standarte.Do të hapet dritarja dialoguese e Ndihmësit. Ju mund të merrni informacionduke shkruar një fjalë (gjithnjë në anglisht) për ta kërkuar në kutinë e pyetjes,ose duke shkruar një pyetje. Nëse teksti brenda kutisë është i selektuar, çdotekst që do të shkruani do të zëvendësohet automatiksht. Ndihmësi do t’ju japëndihmë mbështetur në tekstin që keni shkruar në kuti.2.Shkruani Define a range (Përcakto një rang qelizash)Shikoni figurën mëposhtë.3.Klikoni Search (Kërko)Ndihmësi kërkon temat më kryesore nga file-at e ndihmës në Excel dhe pastajshfaq rezultatin.4.Klikoni See More nëse është e domosdoshme, klikoni Name cells in aworkbook, pastaj Name a cell or a range of cells në dritaren e MicrosoftExcel-it.Do të hapet një dritare që përmban informacion të hollësishëm rreth rangjeve.Shikoni figurën e dytë.5.Lexoni tekstin, pastaj klikoni butonin e mbylljes. Dritarja e ndihmës do tëmbyllet dhe ju do të ktheheni në faqen tuaj të punës.6.Klikoni me butonin e djathtë të mousit te Ndihmësi dhe klikoni HideNdihmësi do të bëhet i padukshëm në faqen e punës.12

Microsoft ExcelAbraham Lincoln CenterNdryshimi i ndihmësitForma automatike e Ndihmësit quhet Clippit, por ka edhe forma të tjera që mund t’izgjidhni vetë sipas dëshirës. Për të ndryshuar paraqitjen e jashtme të Ndihmësit,klikoni me butonin e djathtë të mousit te Ndihmësi, pastaj klikoni Choose Assistant.Klikoni Gallery, pastaj butonat Back dhe Next derisa të zgjidhni Ndihmësin edëshiruar, pastaj klikoni OK. Çdo ndihmës bën tingullin e tij karakteristik nëse më13

Microsoft ExcelAbraham Lincoln Centerparë keni zgjedhur Animate, duke klikuar me butonin e djathtë të mousit te Ndihmësi.Shikoni figurën mëposhtë.H. MBYLLJA E NJË LIBRI PUNE DHE DALJA NGAEXCEL-IPër të mbyllur programin e Excel-it shkohet te menuja File dhe klikohet komandaExit. Ndërsa nëse doni të mbyllni vetëm librin e punës klikoni te menuja File pastajClose.14

Microsoft ExcelAbraham Lincoln Center15

Microsoft ExcelAbraham Lincoln Center2. NDËRTIMI DHE EDITIMI I LIBRAVETË PUNËSOBJEKTIVATA.EDITIMI I TË DHËNAVE NË QELIZA DHE PUNA ME RANGJETB.FUTJA E FORMULAVEC.HYRJE NË FORMULAT E EXCEL-ITD.KOPJIMI DHE LËVIZJA E TË DHËNAVE NË QELIZAE.KUPTIMI I VLERAVE RELATIVE DHE ABSOLUTEF.KOPJIMI I FORMULAVE ME REFERENCA RELATIVEG.KOPJIMI I FORMULAVE ME REFERENCA ABSOLUTEH.EMËRTIMI DHE LËVIZJA E FAQEVE TË PUNËSDuke njohur bazat e Excel-it tani mund të planifikoni dhe ndërtoni faqet tuaja në të.Kur ndërtoni një faqe pune, ju futni fjalë, vlera dhe formula në qelizat e saj. Sapo tëkeni krijuar një faqe pune, ju mund ta ruani atë në një file libri pune dhe pastaj taprintoni.16

Microsoft ExcelAbraham Lincoln CenterA. EDITIMI I TË DHËNAVE NË QELIZA DHE PUNAME RANGJETPasi të keni hapur programin e Excel-it ju duhet të krijoni një tabelë me të dhëna tëcaktuara. Si veprohet për t’i hedhur këto të dhëna?Në momentin që filloni të shkruani në një qelizë, p.sh. në qelizën A1, shkrimi aponumrat do t’ju shfaqen edhe në shiritin Formula Bar. Për ta aktivizuar atë që kenishkruar në të majtë të Formula Bar-it shfaqen automatikisht dy opsione, në të majtëështë shenjadhe në të djathtë të saj shenja e Enter-it . Nëse klikoni te , oseCancel, do t’ju anulojë atë që keni shkruar, po të klikoni, ose Enter, do t’juaktivizohet ajo që keni shkruar.Për të fshirë diçka që keni shkruar më parë mjafton të selektoni qelizat ku kenishkruar dhe të filloni të shkruani diçka tjetër.Nëse ju prishet mendja dhe doni të ktheni atë që kishit në fillim mjafton të klikoni tekpër të anuluar shkrimin e fundit, osepër të aktivizuar shkrimin e fundit.Për të ndryshuar disa të dhëna në qeliza mund të klikoni dy herë brenda një qelize dhetë bëni ndryshimet e duhura duke përdorur shigjetat, butonin Backspace, apo Delete,ose të zgjidhni qelizën që do të ndryshoni dhe të klikoni te Formula Bar dhe të bënindryshimet.Pasi të keni mbaruar plotësisht hedhjen e të dhënave klikoni tek butoni Savelista e komandave standarte.tePërdorimi i emërtimit të rangjeve në një libër puneÇdo grup qelizash (dy ose më shumë) quhet rang. Kemi thënë se si selektohet njërang qelizash (apo një zonë qelizash), duke klikuar te qeliza e parë, kur treguesi imousit shfaq formën e kryqit të trashë dhe duke tërhequr deri në qelizën e fundit qëduam të selektojmë. Pasi të keni selektuar një zonë qelizash, p.sh. nga A8:B16 (ngaqeliza A8 deri në B16), këtij rangu mund t’i vendosni një emër të caktuar. Për këtë,pasi e keni selektuar, klikoni te Name box, që tregon adresën e qelizës së parë, dhefilloni të shkruani nga tastiera emrin që doni t’i vini për ta mbajtur mend në tëardhmen. Emri i rangut duhet të jetë i pashkëputur.Për të fshirë emrin e rangut veprohet në këtë mënyrë. Klikoni tek menuja Insert,pastaj Name, Define dhe zgjidhni emrin e atij rangu që doni të fshini, zgjidhni Delete,pastaj Ok.17

Microsoft ExcelAbraham Lincoln CenterB. FUTJA E FORMULAVEZakonisht i përdorim formulat për të mbledhur, zbritur, shumëzuar, pjestuar, etj. NëExcel për të shkruar një formulë duhet të vihet përpara shenja e barazimit nga tastiera.Le të shohim një shembull përpilimi të një formule.Shkruani në një kolonë disa numra, p.sh., në rangun e qelizave nga A1:A5. E zëmë seduam të mbledhim këto numra.Për këtë shkojmë në qelizën A6 ku dhe do të dalë rezultati i mbledhjes.1.Shkruajmë në fillim shenjën e barazimit.2.Së dyti hartojmë formulën e mbledhjes, duke shkruar adresat e qelizave që dotë marrin pjesë në formulë dhe jo numrat që përmbajnë këto qeliza. Në rastintonë shkruajmë a1 a2 a3 a4 a5, pastaj klikojmë Enter, ose nga tastiera osenga Formula Bar. Dhe do të na dalë rezultati i kërkuar në qelizën A6. Po tëklikojmë te qeliza A6 te Formula Bar nuk do të kemi të njëjtin numër, por dotë na shfaqet formula që kemi shkruar. Kjo është mbledhja e thjeshtë e disanumrave.Për të shumëzuar një numër në një qelizë me një numër që nuk ekziston në faqen epunës veprojmë në këtë mënyrë.Vëmë së pari shenjën e barazimit, pastaj me mous zgjedhin qelizën që do tëshumëzojmë, shtypim nga tastiera shenjën e shumëzimit (*) dhe numrin që duam tëshumëzojmë (p. sh., 1.2) dhe klikojmë Enter te Formula Bar.E njëjta procedurë vlen si për pjestimin dhe për zbritjen. Shikoni një shembullmëposhtë.18

Microsoft ExcelAbraham Lincoln CenterRendi i formulave në ExcelNjë formulë mund të përfshijë disa veprime matematikore dhe për të shkruar njëformulë të gjatë duhet zbatuar një rregull renditje veprimesh. Veprimet brendakllapave llogariten të parat, ngritjet në fuqi më pas, pastaj çdo shumëzim apo pjestimnga e majta në të djathtë. Së fundi, mbledhja dhe zbritja llogariten nga e majta në tëdjathtë. Për shembull kemi formulën 4 0.55/4000*25, Exceli do të kryejë së paripjestimin 0.55 me 4000, pastaj do ta shumëzojë këtë me 25, në fund do t’i shtojë 4.Por ju mund të ndryshoni rregullin e veprimeve duke vënë në kllapa veprimin embledhjes: (4 0.55)/4000*25.C. HYRJE NË FORMULAT E EXCEL-ITTë gjitha funksionet, siç thamë, fillojnë me shenjën e barazimit.Si veprohet?Pasi të keni bërë një kolonë apo rresht me disa numra, apo nëse i keni në një tabelë metë dhëna në kolonë apo rresht, duke filluar nga qeliza posht kolonës apo në cep tërreshtit që është bosh, selektoni të tërë numrat që doni të mblidhni, pastaj klikoni ngaToolbar butonin e autoshumës Autosum, i cili ju nxjerr automatikisht shumën.Te Formula bar do t’ju shfaqet formula SUM(A1:A5).Këtë formulë ju mund ta shkruani edhe nga tastiera edhe për qeliza të tjera.Plotësoni disa kolona me numra, duke filluar nga A1:D5. Gjeni shumën e kolonës sëparë duke shkruar SUM(A1:A5) te A6, pastaj në katrorin e vogël të qelizës A6,poshtë-djathtas qelizës, klikoni me mous, mbajeni të shtypur dhe tërhiqenihorizontalisht. Në këtë mënyrë do të dalin shumat automatike të të gjitha kolonave tëtjera.19

Microsoft ExcelAbraham Lincoln CenterKjo është formula e shumës së disa numrave në qeliza të njëpasnjëshme. Nëse doni tëmblidhni qeliza jo të njëpasnjëshme, në vend të dy pikave (:), duhet të vendosnipresjen (,), dhe të zgjidhni qelizat që doni të mblidhni me radhë.Nëse doni të futni formula të tjera nga Toolbar shtypni butoninPaste Function.E zëmë se duam të gjejmë mesataren e numrave që kemi hedhur në Sheet 1. Klikojmëme mous djathtas kolonës së fundit, shkruajmë nga tastiera. Pasi kemi shkruarshenjën e barazimit te Name box dalin formulat. Klikojmë te trekëndëshi kokëposht, pasi gjejmë AVERAGE e zgjedhim dhe do të na hapet njëdritare dialoguese me dy rreshta, që në të djathtë emërtohen Number 1 dhe Number2. Klikojmë tenë mënyrë që të bëjmë zgjedhjen e numrave që do t’u gjejmëmesataren. Dritarja do të zvogëlohet, bëjmë zgjedhjen e numrave me mous, p.sh.B1:C5, klikojmë përsëri në katrorin e vogël djathtas, ose Enter nga tastiera, dhedritarja do të hapet përsëri. Që pa i dhënë Ok kemi rezultatin e formulës në fund tëdritares.E njëjta gjë vlen edhe për gjetjen e minimumit dhe maksimumit të disa numrave apoçmimeve të një fature shitje-blerjeje.D. KOPJIMI DHE LËVIZJA E TË DHËNAVE NËQELIZA20

Microsoft ExcelAbraham Lincoln CenterHapni një libër të ri Excel-i. Duke qenë te Sheet 1 bëni tabelën si në figurë. Selektonibutonin e kopjimit te Standard Toolbar.zonën A1:A5, pastaj klikoniInformacioni i kopjuar ruhet në Clipboard dhe një border lëvizës rrethon zonën eselektuar derisa të shtypni butonin Esc (Escape) nga tastiera, apo të klikoni dy herëradhazi në një qelizë të caktuar.Pasi i keni dhënë Copyasaj zone shkoni te Sheet 2 dhe klikoni butonin Pastenga Standard Toolbar. Dhe zona që keni kopjuar do t’u shfaqet edhe në Sheet 2.Si mund të bëni disa kopjime radhazi pa klikuar Paste dhe më pas të bëni Pastekopjimin e parë apo të dytë, pasi keni bërë p.sh. gjashtë kopjime radhazi?Nëse shkoni te menuja View, klikoni te Toolbar, pastaj te Clipboard. Do t’ju shfaqetnë faqe një dritare me titullin Clipboard. Pastaj selektoni disa zona dhe bëni radhaziCopy. Sapo ju të bëni Copy, automatikisht në ekranin e parë të Clipboard-it do tëshfaqet ajo që kopjoni në formën e një ikone. E këshu me radhë, sa kopjime të bëni aqikona do të shfaqen në Clipboard. Mund të shkoni në çdo faqe tjetër të Excel-it dhe tëklikoni njërën prej ikonave dhe çdonjëra prej tyre do të bëhet Paste në qelizën apozonën që selektoni.Me Clipboard ju mund të bëni deri në 12 kopjime radhazi, që mund të përfshijë edhekopjime nga programe të tjera si Word, Access, etj.Një mënyrë e thjeshtë për të kopjuar një qelizë apo një zonë qelizash.21

Microsoft ExcelAbraham Lincoln CenterKlikoni në një qelizë që keni shkruar diçka dhe ta zëmë se doni ta kopjoni në njëqelizë tjetër bosh. Klikoni tek ajo; me mous shkoni tek borderat e qelizës derisa mousitë marrë formën e shigjetës, pastaj mbani të shtypur butonin Ctrl nga tastiera, dhemousi do të marrë formën e shigjetës me një plus sipër. Duke e mbajtur të shtypurmousin dhe butonin Ctrl tërhiqeni dhe çojeni në vendin që doni të kopjoni.E. KUPTIMI I VLERAVE RELATIVE DHEABSOLUTEAshtu si të dhënat e një qelize, që mund të jenë fjalë apo numra, edhe formulat mundtë kopjohen në një zonë të re. Kur kopjoni një formulë në një zonë tjetër ajo kopjohetautomatikisht si relative në zonën e re. Kjo quhet referencë relative. Por mund tëdoni që të përdorni referencën absolute, që ngurtëson një qelizë kur kopjohetformula.Referencat relative përdoren kur marrëdhëniet midis qelizave mbeten të pandryshuara.Kur Excel-i kopjon një formulë të gjitha referencat e qelizave pasqyrojnë zonën e renë mënyrë automatike. Çdo formulë e kopjuar është identike me origjinalin, veçserreshti apo kolona ndryshojnë sipas zonës së re.Referencat absolute përdoren kur ndryshojnë marrëdhëniet midis qelizave.Për të kopjuar një formulë dhe qeliza të mbetet statike, vendoset te adresa e asaj qelizeqë do të kopjohet para shkronjës dhe pas shkronjës shenja e dollarit [ ], ose pasi tëkeni zgjedhur qelizën të shtypni butonin [F4] nga tastiera.Me ngjyrë gri janë qelizat që përmbajnë referenca relative.22

Microsoft ExcelAbraham Lincoln CenterF. KOPJIMI I FORMULAVERELATIVE23MEREFERENCA

Microsoft ExcelAbraham Lincoln CenterShembull: Kliko në B5 dhe pastaj butonin Copyte Standard Toolbar.Shkoni te qeliza B11 dhe klikoni butonin Paste. Në këtë rast formula e qelizës B5do të kopjohet tek B11. Në qelizën e fundit nuk do të kemi të njëjtin rezultat por do tëkemi mbledhjen e shifrave në tabelën e dytë. Kjo formulë përmban referencarelative.Për të kopjuar formulën për të gjithë rreshtin veprojmë në këtë mënyrë. Në cepdjathtas të qelizës B11 ndodhet një katror i vogël. Nëse pozicionohemi me mous tek aikatror dhe duke e mbajtur shtypur mousin tërheqim majtas deri te kolona e fundit,atëherë formula do të kopjohet, pasi të keni lëshuar mousin.Pasi të keni mbaruar klikoni butonin Savepër të ruajtur ndryshimet e bëra.Mbushja e qelizave me tekst apo vlera të njëpasnjëshme.Zakonisht, ne i mbushim qelizat me tekst të njëpasnjëshëm: muajt e vitit, ditët e javës,vitet dhe tekst plus një numër (p.sh., Tremujori 1, Tremujori 2,.). Ju mund tëmbushni lehtësisht qelizat me shkrim të njëpasnjëshëm duke tërhequr mousin mbiqelizën e parë. Ndërsa tërhiqni mousin, Excel-i do të shtrijë shkrimin në qëlizatpasuese. Për tërë opsionet e serive të njëpasnjëshme përdorni komandën Fill series nëmenunë Edit.24

Microsoft ExcelAbraham Lincoln CenterG. KOPJIMI I FORMULAVE ME REFERENCAABSOLUTEShikojmë shembullin në figurë.Pasi kemi nxjerrë totalin na duhet të bëjmë një supozim. Na duhet të nxjerrimrezultatin nëse do të kemi një rritje prej 20%. Prandaj te qeliza F2 shkruajmë 1.2,pastaj Enter.Në G2 shkruajmë formulën E4*F2 dhe shtypim Enter. Për ta kopjuar atë për tëgjithë kolonën përpiqemi të tërheqim katronin e vogël në cep të qelizës që përmbanformulën. Pasi kemi bërë një gjë të tillë rezultatet e tjera do të jenë Zero, sepse në G3do të kemi të kopjuar formulën E3*F3, e kështu me radhë. Që çdo numër në kolonënE të shumëzohet me koefiçentin në F2 duhet që qelizën F2 ta ngurtësojmë. Për këtëpara dhe pas shkronjës F në formulë vendosim shenjën e dollarit ( F 2).Pra, shkojmë te formula në qelizën G2 dhe shkruajmë E2* F 2. Klikojmë Enterdhe pastaj tërheqim mousin duke e vendosur te katrori në cep të qelizës. Në këtëmënyrë kopjohet formula me referenca absolute.H. EMËRTIMI DHE LËVIZJA E FAQEVE TË PUNËSHapni një File të ri Excel-i. Automatikisht ju ndodheni të pozicionuar te Sheet 1. Përtë shkuar te Sheet 2 mjafton të klikoni atje ku lexon Sheet 2.Për të emërtuar një Sheet mjafton që të klikoni dy herë rresht te Sheet 1; zona eshkrimit selektohet dhe ju filloni t’i vini një emër, p.sh. Lista e pagave. Për tëemërtuar Sheet 2 veprohet në të njëjtën mënyrë.Mënyra tjetër për të emërtuar një Sheet është duke shkuar te menuja Format, Sheet,Rename, pastaj është e njëjta procedurë.25

Microsoft ExcelAbraham Lincoln CenterPër të zhvendosur një Sheet mjafton të klikohet te një Sheet me butonin e majtë tëmousit dhe të tërhiqet në pozicionin e dëshiruar.Për t’i bërë një kopje Sheet-it tuaj mjafton të mbani të shtypur butonin Ctrl, të klikonime mous Sheet-in që do të kopjoni dhe ta tërhiqni majtas apo djathtas.26

Microsoft Excel3.Abraham Lincoln CenterFORMATIMI I NJË FAQEJE PUNEOBJEKTIVATA.FORMATIMI I VLERAVEB.PËRDORIMI I LLOJIT DHE MADHËSISË SË SHKRIMITC.NDRYSHIMI I TË DHËNAVE DHE VENDOSJES NË QELIZËD.RREGULLIMI I GJERËSISË SË KOLONËSE.SHTIMI DHE FSHIRJA E RRESHTAVE DHE KOLONAVEF.PËRDORIMI I NGJYRIMEVE DHE BORDËRAVEG.PËRDORIMI I FORMATIMIT ME KUSHTH.KONTROLLIMI DREJTSHKRIMORVeçoritë e formatimit të Excel-it përdoren për një sërë arsyesh: për ta bërë një faqepune më tërheqëse, për ta bërë më të lehtë për t’u lexuar, apo për të theksuar të dhënatkyçe. Këtë mund ta bëni duke përdorur ngjyrat dhe llojet e ndryshme të shkrimit përpërmbajtjet e qelizës, duke rregulluar gjerësinë e kolonës dhe duke futur apo hequrkolona e rreshta.27

Microsoft ExcelAbraham Lincoln CenterA. FORMATIMI I VLERAVENë një Sheet bëni tabelën që shikoni në figurë, deri në rreshtin 24.te FormattingSelektoni zonën E4:E24 pastaj klikoni butonin me shenjënToolbar. Automatikisht numrat do të marrin shenjën e dollarit para dhe do të shtohendy shifra pas pikës dhjetore.Selektoni zonën G4:I24 dhe klikoni te Formatting Toolbarme presje për të treguar mijëshet dhe me pikë dhjetore. Numrat do të ndahenGjithashtu mund të përdorni edhe butonin e përqindjespër të kthyer një numërthyesor në numër me përqindje. P.sh., nëse keni të shkruar 0.125 në një qelizë, po tëklikonimbi atë qelizë, do të kemi 12.5%.Pas funksionit të presjes ekzistojnë edhe dy butona të tjerë, të cilët shërbejnë për tërritur ose për të zvogëluar numrat pas pikës dhjetore. Për shembull selektoni zonënJ4:J24 dhe klikoni shenjën e përqindjes, pastraj klikonipikës dhjetore.për të hequr një shifër pasGjithshtu në Excel mund të formatohet edhe data.Selektoni zonën B4:B24, klikoni menunë Format, pastaj Cells.Do të hapet një dritare dhe majtas do të zgjidhni Date. Klikoni llojin e pestë të datës,pastaj Ok, dhe do të shikoni rezultatin.28

Microsoft ExcelAbraham Lincoln CenterMund të bëni disa prova me formatimin e numrave dhe të datave.Në fund të punës klikoni Save për të regjistruar ndryshimet e bëra.Përdorimi i komandës Format PainterFormatimi i një qelize apo një zone qelize mund të “kopjohet” në një qelizë apo zonëtjetër, duke përdorur butonin e Format Painterte Standard Toolbar. Pasi tëkeni selektuar një zonë me një format të caktuar, klikoni te Format Painter. Pas kësajmousi do të ndryshojë formë, do të ketë një furçë në të djathtë. Do të shkoni në njëzonë tjetër, të cilën do ta bëni me të njëjtin format, dhe vetëm klikoni te qeliza e parëdhe do të shikoni rezultatin.B. PËRDORIMI I LLOJIT DHE MADHËSISË SËSHKRIMITTabelën që keni bërë në pikën e kaluar mund ta përdorni edhe në këtë pikë.Për të ndryshuar llojin e shkrimit apo madhësinë e tij të një zone qelizash veprohet nëkëtë mënyrë:Zgjidhet në fillim zona që do të ndryshohet. Shkohet te menuja Format, Cells. Do tëhapet një dritare dhe do të zgjidhni komandën Font. Aty do të gjeni llojet eshkrimeve, stilin, madhësinë, ngjyrën, etj.,

Microsoft Excel Abraham Lincoln Center 5 Shiriti blu (Title bar) tregon emrin e programit dhe emrin e librit të punës së hapur. Sa herë që hapet programi i Excel-it te ky shirit emri

Related Documents:

Excel 5.0 Excel 5.0 1993 Excel 5.0 1993 Excel 7.0 Excel 95 1995 Excel 8.0 Excel 97 1997 Excel 98 1998 Excel 9.0 Excel 2000 1999 Excel 2001 2000 Excel 10.0 Excel XP 2001 Excel v.X 2001 Excel 11.0 Excel 2003 2003 Excel 2004 2004 2.1.2 Worksheet Document Definition: Worksheet Document A worksheet document consists of a single sheet only.

Libri Misti (LM), Libri Misti Multimediali (LMM), Libri Misti Scaricabili (LMS), Libri Misti Essenziali (LME) e libri in PDF scaricabili da Internet Una parte dei libri presenti in questo catalogo sono libri misti (LM nel listino), costituiti da una parte su carta e una su Internet (Art. 15 legge

Texts of Wow Rosh Hashana II 5780 - Congregation Shearith Israel, Atlanta Georgia Wow ׳ג ׳א:׳א תישארב (א) ׃ץרֶָֽאָּהָּ תאֵֵ֥וְּ םִימִַׁ֖שַָּה תאֵֵ֥ םיקִִ֑לֹאֱ ארָָּ֣ Îָּ תישִִׁ֖ארֵ Îְּ(ב) חַורְָּ֣ו ם

della navigazione dei siti e dei libri Per esempio, solo recentemente sono stati aggiunti gli indici dei libri, ma solo sul Tablet . La maggior parte dei libri sono libri misti - LM, costituiti da una parte su carta e una su internet (espansione on . -

SOLO LIBRI MISTI O TUTTI DIGITALI LA BUONA SCUOLA RIDUZIONE DEL TETTO DI SPESA TRE TIPOLOGIE DI LIBRI DI . libri misti prezzi bassi Art 64 libri per Riforma Art 5 niente cambi per 6 anni RECESSIONE PREZZI BASSI USATO . Risorse digitali LA SCUOL

e blinklearning) 2. come accedere ai libri interattivi e ai libri digitali (insegnanti e studenti) 3. consigli utili per le vostre lezioni a distanza. 1. quali strumenti avete a disposizione e dove. modalitÀ sincrona: 1. quali strumenti avete a disposizione lezione "in diretta"

Power Map Power Map provides a new perspective for your data by plotting geocoded data onto a three-dimensional view of the earth and optionally showing changes to that data over time. To use Power Map, you import raw data into a Microsoft Excel 2013 workbook, add the data to an Excel data model, and enhance the data in the data model if necessary.File Size: 1MBPage Count: 17Explore furtherGetting an excel list of all Azure Virtual machinesdbaharrison.blogspot.comDownload Azure Devops Board To Excelwww.how-use-excel.comGetting an excel list of all Azure Virtual machines .www.firstcloud.ioGetting an excel list of all Azure Virtual machines .laptrinhx.comRunning Excel On Azurewww.how-use-excel.comRecommended to you based on what's popular Feedback

Click the Excel 2019 app to run the Excel app and display the Excel start screen Click the Blank workbook thumbnail on the Excel start screen to create a blank Excel workbook in the Excel window-7-Starting and Using Excel (3 o