KONTABILITETI PUBLIK DHE RAPORTIMI FINANCIAR

3y ago
200 Views
9 Downloads
830.66 KB
181 Pages
Last View : 3d ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Adalynn Cowell
Transcription

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMINISTRIA E FINANCAVEDREJTORIA E PËRGJITHSHME E AUDITIMITDREJTORIA E HARMONIZIMIT TE METODOLOGJISËLËNDAKONTABILITETI PUBLIK DHERAPORTIMI FINANCIAR

TEMA 1 – KONTABILITETI DHE ROLI I INFORMACIONIT KONTABËLTEMA 1:KONTABILITETI DHE ROLI I INFORMACIONIT KONTABËLÇfarë është kontabiliteti dhe informacioni kontabël? Kush ka nevojë për to? Cili është roli ityre në shoqëri ? Për çfarë përdoret kontabiliteti? A është ai profesion apo shkencë? Këto dhepyetje të tjera si këto shtrohen nga kushdo që e dëgjon për herë të parë këtë term. Mosnjohja,kompleksiteti, dhe roli i tij e bëjnë kontabilitetin që të jetë për joekonomistët diçka epakuptueshme dhe misterioze. Pyetjeve të mësipërme dhe të tjerave që kanë të bëjnë mekontabilitetin dhe informacionin kontabël do përpiqemi t'u japim përgjigje në këtë temë.1.KONTABILITETI DHE SISTEMI I INFORMACIONIT KONTABËL1.1 Kontabiliteti dhe rëndësia e informacionit kontabëlRoli i informacionit në drejtimin e një sistemi ekonomik është pa diskutim shumë i madh. Tëgjithë ata që kanë lidhje me jetën e një njësie ekonomike, aksionerët, furnitorët, bankat,shteti, etj. dëshirojnë të kenë një kuadër të përpiktë dhe të përditësuar të ecurisë së njësisëekonomike. Aksionerët kërkojnë të dinë mbi situatën financiare dhe performancën e njësisëekonomike me qëllim që të marrin vendime në lidhje me investimin e tyre në këtë njësi.Furnitorët dhe kreditorët kanë nevojë të kenë informacion në lidhje me faktin nëse njësiaekonomike do të jetë e aftë që të shlyejë detyrimet ndaj tyre apo jo. Shteti ka nevojë përinformacion në lidhje me rezultatet e njësisë ekonomike dhe llogaritjen e detyrimeve tatimoretë saj ndaj shtetit. Për informacion në përgjithësi ka nevojë çdokush për të marrë vendimeekonomike në lidhje me burimet që zotëron ose do të ketë dhe burimet e sigurimit të tyre, sidhe me përdorimin e këtyre burimeve. Për këtë qëllim ndërtohen sistemet e informacionit tëcilat sigurojnë dhe informacionin e nevojshëm për marrjen e vendimeve. Në këtë sisteminformacioni kontabiliteti ka një rol të rëndësishëm për të plotësuar kërkesat për informacion.Kjo realizohet prej kontabilitetit nëpërmjet regjistrimit besnik dhe rigoroz të të gjithangjarjeve ekonomike me të cilat njësia ekonomike është e lidhur dhe sa herë që kërkohet porzakonisht në fund të një periudhe apo cikli të caktuar kontabiliteti ofron për përdoruesit einformacionit kontabël pasqyra apo raporte të veçanta mjaft të rëndësishme për të kuptuarmbi situatën dhe gjendjen “shëndetsore” të njësisë ekonomike. Të dhënat e kontabilitetit janëpër më tepër të një rëndësie shumë të madhe në procesin e marrjes se vendimeve të drejtimittë njësisë ekonomike. Në këtë kuadër kontabiliteti dhe informacioni që ai siguron është inevojshëm për të gjitha nivelet e drejtimit ekonomik, për të gjithë personat fizikë apo juridikëqë kryejnë një aktivitet të caktuar ekonomik. Detyra e një sistemi kontabiliteti është tëpërpunojë të dhënat ekonomike nga veprimet e kryera në njësinë ekonomike. Ai mund tëkonsiderohet si sistem përpunimi të dhënash, e kryer kjo me dorë apo me ndihmën ekompjuterëve. Gjithashtu, kontabiliteti është një pjesë e rëndësishme e kontrolleve tëbrendshme të njësisë ekonomike. Ai organizohet edhe për të siguruar informacion në lidhjeme realizimin e procesit të kontrolleve të brendshme të njësisë ekonomike. Sistemet einformacionit kontabël mbledhin dhe përpunojnë të dhëna nga veprimet dhe ngjarjet, iorganizojnë ato në forma të nevojshme (dobishme) dhe i komunikojnë rezultatet tekvendimmarrësit. Këto sisteme janë jetësore për vendime efektive si për përdoruesit e jashtëmashtu dhe për përdoruesit e brendshëm të informacionit. Aktualisht me rritjen e kompleksitetittë operacioneve të biznesit dhe rritjes së nevojave për informim, sistemet e informacionitkontabël bëhen dhe janë më të rëndësishëm se më parë. Aktualisht, të gjithë vendim-marrësitkanë nevojë të kenë njohuritë bazë sesi funksionon sistemi i informacionit kontabël. Këtonjohuri i japin vendim-marrësve një avantazh konkurues, sepse ata kuptojnë më mirëkufizimet e informacionit, matjen e kufizimeve dhe zbatimin potencial të tij. Një gjë e tillë ilejon ata që t’i bazojnë vendimet mbi një sasi më të madhe informacioni dhe të balancojnë mëmirë riskun dhe kthimet nga strategji të ndryshme.2

TEMA 1 – KONTABILITETI DHE ROLI I INFORMACIONIT KONTABËL1. 2. Njësia EkonomikeKoncepti i kontabilitetit është i lidhur me konceptin e njësisë ekonomike. Me njësiekonomike në përgjithësi do të kuptohet çdo grup njerëzish të organizuar në një mënyrë tëcaktuar për të kryer një detyre konkrete në kuadrin e tërë aktivitetit ekonomik të shoqërisëduke pasur një ekzistencë të pavarur. Në kontabilitet koncepti i njësisë përdoret në kuptimine njësisë kontabël e cila është njësia ekonomike që është objekti i fokusimit të proceseve tëkontabilitetit. Si të tilla mund të jenë sipërmarrje private apo shtetërore të çdo lloji dhemadhësie, institucione të ndryshme, bankat, organizatat shoqërore, etj. Në përgjithësi mund tëthuhet që njësitë ekonomike mund të jenë të dy tipave. Në tipin e parë përfshihen ato njësiekonomike që kanë si qellim final sigurimin e fitimit. Të tilla janë psh. Birra Korca, BankaKombëtare Tregëtare, Fabrika e tullave Volo, GD-Marketing shpk, TID shpk, Sigal sha, etj.Në tipin e dyte përfshihen ato njësi ekonomike që nuk kanë si qellim final sigurimin e fitimitpor kryerjen e aktiviteteve me karakter të përgjithshëm shoqëror. Si të tilla mund tëpërmenden Organet e qeverisjes qëndrore dhe vendore, Kryqi i Kuq Shqiptar, Universiteti iTiranës, spitalet shtetërore, shoqatat e ndryshme jo me qellim fitimi, etj. Njësitë ekomomiketë tipit të pare do të quhen njësi biznesi, kurse ato të tipit të dyte do të quhen njësi jofitimprurëse. Njësitë ekonomike jofitimprurëse mund të klasifikohen në njësi ekonomikejofitimprurëse private, ku krijuesit e tyre janë persona fizikë apo juridikë privatë, dhe në njësiekonomike jofitimprurëse shtetërore, të cilat janë të krijuara nga shteti. Skematikisht ndarja enjësive ekonomike të mësipërme mund të paraqitet si më poshtë:Njësi ekonomike biznesiNjësi ekonomikeNjësi jofitimprurëseNjë sistem ekonomik mund të mendohet si një organizëm ku qeliza bazë e tij është njësiaekonomike. Në kuadrin e sistemit ekonomik, njësia ekonomike nuk vepron si një njësi eshkëputur, por në lidhje dhe bashkëveprim të ndërsjellë me njësitë e tjera. Çdo njësiekonomike përdor një sërë elementesh materiale, monetare, njerëzore, etj. hyn nëmarrëdhënie me punonjësit e saj, me shtetin, me njësitë e tjera ekonomike, etj.Përgatitja e pasqyrave dhe raporteve finaciare synon që të ndihmojë përdoruesit e pasqyravefinanciare për të kuptuar më mirë performancën e njësisë ekonomike në të shkuarën tëidentifikojnë burimet e shpërndara në mbështetje të veprimtarive kryesore të njësisëekonomike në mënyrë që ajo të përmbushë në mënyrë eficente detyrimet e saj.Që të jepet një pamje e qartë e qëllimit të raportimit financiar në njësitë ekonomike të sektoritpublik dhe privat le të trajtojmë si fillim dallimet ndërmjet njësive ekonomike të sektoritpublik dhe atyre të sektorit privat, vecanrisht për objektivat e tyre, dhe se si këto objektiva tëndryshme ndikojnë në raportet financiare të subjekteve të sektorit publik dhe të sektoritprivat. Në çështjen tjetër do të përshkruajmë përdoruesit më të zakonshëm të informacionitfinanciar të sektorit publik dhe informacionin që ata kërkojnë në raportet financiare.1. 3 Dallimi i njësive të sektorit publik nga njësitë e sektorit privat.Që të mund të japim qartësisht dallimit midis sektorit publik dhe atij privat është mirë tëfokusohemi te përkufizimi që i bëhet të dy sektorëve.3

TEMA 1 – KONTABILITETI DHE ROLI I INFORMACIONIT KONTABËLÇ’ është sektori publik?Termi “sektor publik” përcaktohet në shumë mënyra. Në këtë modul me këtë term do tëkuptojmë çdo subjekt që funksionon më tepër për të siguruar shërbime për publikun sesa përfitime si dhe financimi i të cilit kontrollohet në fund të fundit nga shteti, i cili monitoron edheperformancën e subjektit. Sektori publik përfshin departamente të qeverisjes qëndrore, tëqeverisjes vëndore/rajonale, shoqata të strehimit, institucione arsimore (si universitetet) dhesubjekte të shërbimit shëndetsor. Nga ky përkufizim kemi përjashtuar shoqatat bamirëse përshkak të nivelit të ulët të financimit dhe kontrollit të tyre nga shteti.Subjektet e sektorit publik financohen kryesisht nga publiku dhe janë në vartësi të të hyrave.Ç’ është sektori privat?Termi “sektor privat” përgjithësisht përdoret për të përshkruar njësitë ekonomike mepergjegjesi te kufizuar, të cilat si qëllim të tyre kanë realizimin e fitimit për aksionerët e tyre.Megjithatë jo të gjitha njësitë ekonomike mbahen për të siguruar fitim maksimal përaksionerët, shëmbulli më i qartë për këtë janë njësitë ekonomike të bamirësisë. Edhe sektoriprivat ka subjekte të tilla si shoqatat me partneritet (psh ato të avokatëve apo tëkontabilistëve) që nuk janë njësi ekonomike por megjithatë ekzistojnë për të siguruar fitimpër pronarët e tyre. Subjektet e sektorit privat janë pronë e aksionerëve dhe financohenvullnetarisht prej tyre dhe të ardhurat e tyre sigurohen më tepër nga veprimtaritë e realizuaraprej tyre.Ngjashmëritë midis sektorëveMegjithë dallimet midis tyre, të dy sektorët përsa i përket trajtimeve kontabël kanë shumëngjashmërira. Të dy sektorët zbatojnë llogarimbajtjen me regjistrim të dyfishtë, aplikojnë tënjëjtat parime themelore të kontabilitetit, të tilla si parimi i kujdesit te vijimesise apo rrjedhesdhe të dy aplikojnë të njëjtat standarde kontabiliteti. Ndalemi tani në objektivat kryesore qëka secili sektor duke u përqëndruar tek dallimet që kanë këto objektiva. Objektivi kryesor injësive ekonomike të sektorit privat është rritja maksimale e mirëqënies të aksionerëve. Kjoarrihet duke rritur në maksimum fitimin nëpërmjet rritjes maksimale të kthimit nga kapitali ipërdorur si dhe rritjes të fitimit për çdo aksion. Si hap të ndërmjetem, drejtuesit e njësiveekonomike mund të ndjekin objektiva të tjera, që në një afat më të gjatë kohe do të rritin nëmaksimum fitimet, si psh hyrja e produkteve të reja në treg ose përpjekja për tu zgjeruar nëtregje të reja pra për të rritur aksionet e tregut, të cilat eventualisht do të rritin fitimet.Qëllimi kryesor i subjekteve të sektorit publik, të tilla si organet shtetërore, autoritete lokaleapo sigurues të kujdesit shëndetsor, nuk është vetëm prodhimi i mallrave apo i shërbimevepër rishitje, pra ata nuk kanë si qëllim primar fitimin. Objektivi i tyre financiar është sekondarnë raport me objektivat socialë, që kanë fushë veprimi që nga strehimi, arsimi dhe deri tekmbledhja e taksave.1. 4. Llojet e kontabilitetitKontabiliteti është përcaktuar si një sistem i vetëm informacioni që mat përpunon dhekomunikon informacion të nevojshëm për marrjen e vendimeve. Në përgjithësi mund tëthuhet që aktualisht, për nevojat e studimit dhe të organizimit praktik, si dhe duke ju referuargrupit të përdoruesve të cilit i siguron kryesisht informacion, ekziston një ndarje e sistemit tëkontabilitetit duke bërë dallimet kryesisht midis kontabilitetit financiar, kontabilitetit tëkostos dhe kontabilitetit të drejtimit.Njësia ekonomike përmirëson rendimentin e sistemit të vet kontabël duke e zgjeruargradualisht nga kontabiliteti financiar në ato pasardhëse paralelisht me zhvillimin e saj si dhenën presionin e nevojave drejtuese dhe të drejtimit.4

TEMA 1 – KONTABILITETI DHE ROLI I INFORMACIONIT KONTABËLNë fazën fillestare kontabiliteti organizohet me qëllim hartimin e pasqyrave financiare përpërcaktimin e rezultateve të përgjithshme (kontabiliteti financiar); pas kësaj faze aishoqërohet me evidentimin dhe analizën e kostove dhe të të ardhurave të aktiviteteve tëveçanta (kontabiliteti i kostos). Në një fazë më të avancuar të biznesit, përveç dy llojeve tëpërmendura më lart të informacionit kontabël, fillon të përpunohen dhe të dhënat në lidhje meparashikimin në të ardhmen i të dhënave të kontabilitetit (buxhetimi) si dhe koordinimi ekontrollimi i aktiviteteve dhe politikave të tij, si the përpunimi i integruar i të dhënave tëveçanta të jetës së njësisë në kompleksin e tyre unitar (kontabiliteti i drejtimit). Në këtëproces lloji dhe niveli i të drejtave për të përpunuar dhe marrë informacion është i ndryshëm.Përdoruesit e jashtëm nuk kanë të drejtë të përpilojnë informacionin kontabël, ata marrin dhepërdorin informacionin kontabël që publikon njësia ekonomike. Kurse përdoruesit ebrendshëm kanë një shkallë të gjërë të drejtash në lidhje me përgatitjen dhe përdorimin einformacionit të përgatitur nga sistemi i kontabilitetit. Ky informacion kryesisht nuk bëhet Injohur dhe nuk u komunikohet përdoruesve të jashtëm të informacionit kontabël.Nga sa u tha më lart mund të nxirret roli i kontabilitetit financiar: nga njëra anë vlerësohetfunksioni i tij i saktësimit kontabël dhe i referimit të sigurt në të dhëna dhe rezultate tëdokumentuara rigorozisht dhe shpesh të çertifikuara. Informacioni i tij vlen për të gjithëpërdoruesit; nga ana tjetër kontabiliteti financiar, sidomos në sistemet e sotme integruese,përbën momentin e privilegjuar të marrjes së të dhënave, regjistrimi korrekt i të cilave përbëngarancinë për qëllimet e kontabilitetit financiar, si për një referim të sigurt për përpunimet emëtejshme për nevojat e drejtimit, kontabilitetit të kostos, ashtu edhe për hartimin ebuxheteve dhe për ripërpunimin e mëtejshëm të tyre, të nevojshme për një drejtim tëpërshtatshëm të biznesit si në termat operative ashtu edhe në ato strategjikë.Kontabiliteti financiar ka të beje me informacionin kontabël, që përveç që përdoret ngadrejtimi i njësisë ekonomike, kryesisht u komunikohet dhe përdoruesve të informacionitjashtë njësisë. Kontabiliteti financiar është ajo pjese e sistemit të kontabilitetit që merret mematjen dhe raportimin e gjendjes financiare dhe të rezultatit të njësisë ekonomike gjatë njëperiudhe të caktuar, në përputhje me parimet e përgjithshme të pranuar të kontabilitetit. Aisiguron informac

Kontabiliteti është përcaktuar si njësistem i vetëm informacioni që mat përpunon dhe komunikon informacion të nevojshëm për marrjen e vendimeve. Në përgjithësi mund të thuhet që aktualisht, për nevojat e studimit dhe të organizimit praktik, si dhe duke ju referuar

Related Documents:

KONTABILITETI, RAPORTIMI FINANCIAR DHE ANALIZA E PASQYRAVE FINANCIARE . Teza me Përgjigjet - 2014 . I. KONTABILITETI I PERGJITHSHEM FINANCIAR (70 PIKË) Ushtrime . Ushtrimi 1 . Përgatisni një pasqyrë të fluksit të mjeteve monetare për shoqërinë A në bazë të inform

dhe komunikon informacionin financiar të një entiteti ekonomik. _ KONTABILITETI është procesi i vrojtimit, i matjes, i vlerësimit, interpretimit dhe komunikimit të informacionit financiar për qëllime të kontrollit financiar dh

4 – Shkrime te lidhura me raportimin financiar, kontabilitetin e kostos dhe analizen e pasqyrave financiare, te publikuara ne revisten “Kontabilitet, Financë & Auditim” 5 – Materiale të tjera të publikuara të ci

Lenda : Kontabiliteti Financiar Departamenti : Kontabilitet dhe Financa . Në aspektin praktik mund të themi së të drejtat e votës janë të drejta jomateriale, kurse tri tipet tjera të . Dhe ne rastin kur kjo korporatë ka shitur 600 aksione të thesarit nga 8 për aksion.

të cilët punojnë në kontabilitet e të cilët kanë përfunduar kualifikimin e IKAF për Teknik të Kontabilitetit. Kandidatët në Kualifikimin për Kontabilist të Certifikuar duhet të demonstrojnë njohuri të veçanta edhe në modulin “Raportimi Finan

administrasi publik Mahasiswa dapat: 1. Menyebutkan minimal 3 difinisi administrasi, 2 difinisi publik, dan 3 difinisi administrasi publik dari pakar/ahli administrasi publik mengacu ke perkembangan paradigma 2. Mendifinisikan administrasi publik dengan kata -kata sendiri 3. Menyebutkan peran, kegiatan dan tujuan administrasi publik 4.

Kontabiliteti financiar, R rustem Asllanaj, Prishtinë 2010 Kontabiliteti financiar, Sotiraq Dhamo , Tiran ë Standardet Ndërkomb ëtare t ë Kontabilitetit Materiali nga ligjëratat VËREJTJE Vërejtje për studentin: Studentët, me qëllim të arritjes së suksesit të lartë në studime duhet që: 1.

Knight Frank’s specialist Automotive team is a leading advisor to the automotive and roadside property sectors. We operate across the UK and overseas, advising occupiers, developers, landlords and lenders on car dealership, service area, petrol station and roadside retail assets. We provide unparalleled advice and support to our clients and back this up with industry-leading technology and .