1.HYRJE NË MULTIMEDIA - Uni-pr.edu

3y ago
69 Views
2 Downloads
9.52 MB
134 Pages
Last View : 15d ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Brady Himes
Transcription

1.HYRJE NË MULTIMEDIA1.1. Historia e sistemeve multimedialeVitet e fundit, zhvillimet në kompjuterikë dhe teknologjitëinformative në mënyrë dramatike kanë ndryshuar trajtën e ruajtjessë dokumenteve historike, si dhe hulumtimin dhe shkrimin rreth sëkaluarës. Dorëshkrimet dydimensionale dhe tekstet, si mjetetradicionale të historisë dhe hulumtimit arkivor, tani koekzistojnëme burimet dinamike, shumëformëshe me kodim digjital.Materialet në të cilat më parë kishin qasje vetëm një numër ikufizuar i njerëzve, tani mund të shfrytëzohet gjerësisht ngapubliku. Disa forma të hulumtimeve mund të përcjellënelektronikisht, mund të mësohet përmes telefonit, kabllos dhesatelitit, dhe të ndajmë audio dhe video resurset me lehtësi në tërëbotën. Pasojat e tërë këtyre ndryshimeve kanë ndryshuar plotësishtkohën e shpenzuar në hulumtime, pedagogji dhe publikime.

Bazat e multimedias2Me eksploatimin e potencialit të kodit digjital për urëzimin emediumeve të komunikimit, multimedia paraqet një hapësirë qëofron mundësi të reja dhe të pakufizuara. Ajo ofron mundësi përparaqitje dhe analizë materiale të cilat është e pamundur tëinkorporohen në tekstet dhe monografitë tradicionale dhe ato tëshpërndahen në audiencën e gjerë rreth botës. Në “faqet” emultimedias mund të koekzistojnë audio esetë, audio incizimet esesioneve të konferencave dhe fjalimet individuale me tekstet eshtypura dhe hipertekstet. Kodimi digjital mundëson kompozimin eartikujve dhe eseve me video klipe të ndërfutura ose me vëllim tëmadh të fotografive që do të kushtonte shumë shtrenjtë te shtypjatradicionale. Artikujt e shumtë me hiperlinqe ofrojnë rrëfyes dhedrejtues për “shëtitje” nëpër qindra mijëra burime elektronike.Duke udhëtuar me miliona kilometra nëpër tela ose lidhjesatelitore, prezantimet elektronike të pasurisë vizuale tëkulturuarave të ndryshme kapërcehen barrierat fizike të muzeve tëdhe arkivave dhe pasurohet jeta kulturore dhe intelektuale. Tëgjitha këto mundësi definojnë misionin e multimediale.Me radhitje kronologjike, në vazhdim është dhënëevolucioni i komponentëve që në ditën e sotme paraqesin pjesëtfondamentale përbërëse të sistemeve multimediale.1.1.1.Disa ngjarje me rendësi nga historia ekompjuterëveTheodor Holm Nelson (filozof dhe sociolog amerikan ilindur me 1937) pionier në teknologjinë e informacionit i cili përherë të parë e fyt në përdorim termin "hipertekst" në vitin 1963dhe e publikoi atë në vitin 1965. Atij gjithashtu i ngarkohet edhepërdorimi i parë i fjalëve hipermedia dhe virtualiteti. Caku kryesori punë së tij ka qenë ta lehtësojë qasjen e njerëzve të zakonshëm nëkompjuter. Motoja e tij ka qenë: “Ndërlidhja e shfrytëzuesit duhettë jetë aq e thjeshtë sa që edhe një fillestar të mund ta kuptojë atëme shpejtësi brenda dhjetë sekondash”.

Bazat e multimedias3Fig.1.1 Theodor Holm Nelson pionier në teknologjinë einformacionitAndy van Dam me bashkëpunëtorë, qysh në vitin 1967përpilon Hypertext Editing System, ndërsa Nelsoni me 1981 fillonprojektin Xanadu. Xnanadu është dashur të jetë bazë e centralizuare të dhënave e lidhur me ndërlidhje hipertekstuale që do tëpërmbanin të gjitha informacionet të publikuara ndonjëherë,shfrytëzimi i të cilave do të paguhej. Edhe pse kjo ide kur nuk ështëjetësuar (Nelsoni ende është duke punuar në te) kjo ka qenëinspirim i madh për Tim Barners Lee. Ai ka punuar në idenë ehipertekstet që nga fillimi i viteve të tetëdhjeta nën ndikimin eXanadusë së Nelsonit. Gjatë vitit 1980 ka shkruar programinEnquire të cilin e ka shfrytëzuar për rregullimin e shënimevepersonale dhe në të cilin ka shfrytëzuar disa nga mundësitë ehiperteksit dhe që ka mundur të aktivizohet në disa platformakompjuterike. Por hiperteksti promovimin vërtetë e përjeton meparaqitjen e World Wide Webit.Në vitin 1976 Architecture Machine Group nga MITpropozon termin Multiple Media, nga rrjedhë edhe vetë fjalamultimedia. Këta përdoren mediat tradicionale në ambientin

Bazat e multimedias4kompjuterit si lidhje në mes të shfrytëzuesit dhe krijuesit me tëgjitha diversitetet si teknike ashtu edhe shprehëse. Në aspektinteknik multimedia konsiston në: tekst, grafikë, imazhe, tingull,video, të dhëna numerike, si dhe hipertekst dhe hipermedia.Fig.1.2 Multimedia si kombinim i formave të ndryshme të mediaveZhvillimi i hartave lëvizëse (Andrew Lippman në vitin 1980)paraqet një hap të rëndësishëm në zhvillimin e sistemevehipermediale, të cilat i mundësonin shfrytëzuesit shëtitje virtualenëpër realitetin virtual të incizuar në film sipas shtegut të zgjedhur.Paraqitja e librit elektronik në vitin 1983 është shtytje përzhvillimet e reja në multimedia. Libri elektronik (eBook) është njëekuivalent elektronik (ose digjital) i librit të shtypur konvencionalnë formatin digjital, i cili në mënyrë rapide ka ndryshuarteknologjinë në këtë fushë, ku janë përfshirë shumë shpejtë edheformatet tjera gazetat ose audio librat të dizajnuara për dëgjim.Në MIT në vitin 1985 krijohet MIT Media Lab ngaNegroponte dhe Wiesner, puna e të cilëve ishte fokusuar në

Bazat e multimedias5hulumtime interdisciplinare, kryesisht për zhvillimin eaplikacioneve për teknologjitë e reja ose kombinimin e këtyreteknologjive në mënyra të reja dhe interesante. Një pjesë e madhe ehulumtimeve të Mit Lab merrej me bashkëveprimin njeri-makinë.Tim Berners-Lee shfrytëzon hipertekstin si bazë të WorldWide Web në vitin 1989 dhe versionin e tij të hipertekstet e quangjuha HTML (Hypertext Markup Language). World Wide Web (ose "WWW", "Web") është një sistem i ndërlidhur i dokumentevehipertekst që qarkullojnë nëpër internet.Fig.1.3 Tim Berners-Lee drejtor i Konzorciumit World WideWebMe emrin zyrtar Netscape Communications Corporation,James H. Clark dhe Marc Andressen themelojnë Netscape në vitin1994. Me paraqitjen e këtij ueb-navigatori të popullarizuarrevolucionarizohet tregu i softuerëve kompjuterik sepse për herë tëparë qasja në te ishte e lirë. Më vonë këtë strategji do tashfrytëzojnë edhe shumë kompani tjera softuerike si Microsoft icili shpërndanë Internet Explorer falas.Në vitin 1995 Sun Microsystems zhvillon gjuhënprogramuese të nivelit të lartë Java, si gjuhë e orientuar në objekte,e ngjashme me C , por e thjeshtuar për eliminimin e gabimeve të

6Bazat e multimediasprogramimit. Kjo gjuhë programuese është e përshtatshme përshfrytëzim në WWW. Kodi i tij mund të funksionoj në shumicën ekompjuterëve sepse interpreterët Java, të njohura si Java VirtualMachines, ekzistojnë për shumicën e sistemeve operative si UNIX,Macintosh dhe Windows.1.2. HipertekstiTermi hipertekst zakonisht i referohet tekstit në kompjuter icili e shpie shfrytëzuesin te informacioni tjetër i lidhur sipaskërkesës. Hiperteksti paraqet një inovacion relativisht të ri i cili itejkalon disa nga kufizimet e tekstit të shkruar. Duke mos qenëstatik si teksti tradicional, heperteksti mundëson organizimindinamik të informacioneve përmes lidhjeve dhe ndërlidhjeve tëquajtura hiperlink. Hiperteksti mund të dizajnohet për ekzekutimine detyrave dhe kërkesave të ndryshme si për shembull kurshfrytëzuesi “klikon” mbi te, paraqitet një varg me tekste tëndryshme me definicionet e tekstit të klikuar, ose mund tëshkarkohet ndonjë ueb-faqe lidhur me subjektin në fjalë, ose mundtë hapet ndonjë aplikacion.HipertekstiHiperteksti është dokumentjolinear dhe me klikim nëlidhëse ose linqe lexuesi menjëherëtranspotohet te materiali i lidhur.transportohetFig.1.4 Hiperteksti

7Bazat e multimediasHiperteksti është sistem kërkimor i informacioneve i bazuarnë kompjuter i cili i mundëson shfrytëzuesit marrje ose dhënie tëqasjes në tekste kompjuterike të lidhura me një subjekt të veçantëme ndërlidhje jolineare.Pra, heperteksti shfrytëzon të dhënat, tekstin dhe grafikën, sielemente të veta. Të gjitha burimet e ndryshme të informacionitjanë të lidhura së bashku ashtu që shfrytëzuesi me lehtësi kalonprej njërit në tjetrin.Teskti normalHipertekstiLINEARFig.1.5 Hiperteksti si ndërlidhje e teksteve të ndryshme jolineareqë i lidhë subjekti i përbashkëtDokumentet hipertekst mund të jenë statike (të përgatituradhe të ruajtura paraprakisht) ose dinamike (që ndryshojnëkontinualisht sipas kërkesave dhe hyrjeve të shfrytëzuesit), përdallim nga teksti klasik i cili është tekst linear.

8Bazat e multimedias1.2.1.HipermediaHipermedia është term të cilin e ka krijuar gjithashtu TedNelsoni dhe paraqet zgjerim logjik të termit hipertekst. Tehipermedia shfrytëzohen, përveç tekstit dhe grafikëve, edhe audiodhe video incizimet si dhe hiperlinkat për krijimin e një mediumi tëpërgjithshëm jo-linear të informacionit. Pra, hipermedia ështështrirje e hipertekstit i cili përkrah grafikën, zërin dhe videoelementet si shtesë elementeve të tekstit.Hiperteksti dhe hipermedia janë koncepte e jo produkte.Këto të dyja paraqesin tip të veçantë të sistemit të të dhënave, në tëcilin objektet (teksti, fotografitë, muzika, programet etj. etj), mundtë lidhen në mënyrë kreative me njëra tjetrën. Kur të selektohet njëobjekt, mund të shihen të gjitha objektet tjera që janë të lidhura mete. Mund të kalohet nga një objekt në tjetrin, edhe pse ata mund tëkenë forma shumë të ndryshme.GrafiqetTingujtTekstiIFig.1.6 HipermediaPër shembull, gjatë leximit të ndonjë dokumenti mbi Mozartin, mund të klikohet në frazën Koncerti për violinë në A maxhore,ku mund të paraqiten notat e shkruara ose edhe prekje në violinë,

Bazat e multimedias9të startoni ekzekutimin e incizimit të vet koncertit. Duke klikuar nëemrin Mozart mund shfaqen ilustrime të ndryshme në ekran. Ikonatqë selektohen për shikimin e objekteve përcjellëse quhen hiperlinkose thjeshtë susta.Një shembull klasik i multimedias është World Wide Web,si sistem interaktiv, ndërsa shfaqja jo-interaktive kinematografikeështë një shembull standard i hipermedias për shkak të mungesëssë hiperlinkave.Sistemi i parë hipermedial ka qenë Aspen Movie MAp.Shumica e hipermediave bashkëkohore shpërndahen përmes faqeveelektronike nga sisteme të shumëllojshme.1.2.2.Çka është Multimedia?Termi multimedia, si koncept më i gjerë se hipermedia,mund të shfrytëzohet për përshkrimin e prezantimeve lineare jointeraktive si dhe hipermedianë.Fig.1.7. Sistemet multimediale

Bazat e multimedias10Multimedia është më tepër se një medium konkurrent iprezantimit (për shembull në CD, ROM ose ueb faqe). Edhe pseimazhet janë medium tjetër nga teksti, me multimedia zakonishtnënkuptohet kombinimi i tekstit, zërit, dhe/ose videos meanimacion. Në multimedia kryesisht përfshihen: Teksti dhe zëri Teksti, zëri dhe imazhet e animuara grafike Teksti, zëri dhe imazhet video Video dhe zëri Në situata të gjalla, folësi së bashku me zërin, fotografitë dhevideonDokumentet mund të shtypen ose skenohen në formatelektronik me të cilat lehtë manipulohet duke ja ndryshuar lehtëprapavinë, stilin dhe madhësinë e fonteve etj. Këto dokumentemund të përmbajnë informata grafike dhe fotografi, të cilat mund tëdigjitalizohen dhe të shndërrohen si bitmap ose vizatime vektoriale.Për ta mbështetur informacionin tekstual mund të përdoret edheanimacioni.Sistemet kompjuterike janë zhvilluar më së shumti nëshfrytëzimin e të dëgjuarit dhe të shikuarit për ndërlidhje në mes tëbotës digjitale dhe analoge. “Multimedia “ është e definuar siinformacion tekstual dhe audio-vizual i cili mund të prezantojinformacionin në bashkëveprim me audiencën.

Bazat e multimedias11Fig.1.8 Një shfaqje laserike (laser-show) paraqet një prezantimmultimedial të gjallëMultimedia gjen zbatime në shumë fusha si: Platforma të sistemeve multimediale Video sipas kërkesës Televizioni interaktiv Blerje nga shtëpia Albumi elektronik Edukim dhe trajnim Trajnimi interaktiv në distancë Enciklopedi multimediale Rregullim automatik dhe kontroll

12Bazat e multimedias CAD/CAM Kontrolli i trafikut ajror Muzetë elektronike Sisteme ekzekutive të informacionit Video konferenca Posta multimediale Dokumente multimediale Zhvillimi i kurseve në hipermedia Lojërat 3-D Realiteti virtual Video sistemetproduksiondigjitalepëremetimdhe1.3. Veglat softuerike të MultimediasKur duhet të theksohet përmbajtja ose ndonjë pjesë epërmbajtjes së prezantimit multimedial, tekstit mund t’i shtohenefektet audio vizuale, animacionet, fotografitë dhe grafikët endryshëm. Këto efekte e risin efikasitetin e prezantimit dhemundësojnë bashkëveprimin e audiencës me përmbajtjen eprezantuar. Komponentët shtesë mund të merren të gatshme dhe sitë tilla më tej të përpunohen lehtë në formatin digjital, por mund tëkrijohen edhe komponente origjinale. Por, duhet pasur kujdes qëato të bëhen si duhet (duke eliminuar zhurmat në masën emundshme sepse evitimi i plotë është i pamundur, posaçërisht nëfrekuenca të ulëta). Për këtë qëllim mund të shfrytëzohen veglatsoftuerike multimediale, disa nga të cilat do të ceken në vijim.

Bazat e multimedias1.3.1.13Sekuencimi dhe notacioni i muzikësCakewalkËshtë softuer i cili shërben si sekuencer i muzikës i dizajnuarpër shfrytëzim nga profesionistët dhe në veti përmban incizimin nëshumë shtigje dhe editimin edhe të audios edhe të MIDI. Për mëtepër ky softuer ofron edhe sintesajzer të muzikës dje instrumentetvirtuale.Fig.1.9 Studio shtëpiake për incizim dhe editim softuer Cakewalk Mbështetet në MIDI Siguron disa pamje të emetimit (stafin, pianon,listën e përmbajtjes) dhe pianon virtuale Mund të insertoj WAV fajlla dhe Windows MCIkomanda (animacion dhe video) në shtigje

14Bazat e multimediasCubaseMe këtë vegël softuerike i mundësohet operatorit editimi iMIDI fajllave, të shënojë audio shtigjet dhe informatat përcjellësesi tekstin e këngës, dhe ato t’i paraqes në brezin e formanteve dukepërfshirë edhe notat e muzikës. Operatori gjithashtu mund tëmiksoj incizime të ndryshme në formatin stereo .wav ose .mp3 tëgatshme për ruajtje në CD.Fig.1.10 Softueri Cubase Një softuer më i mirë se versionet e Cakewalk Lejon shtypjen e notacionit të muzikës dhe të tekstit Pothuajse të gjitha versionet e kësaj vegle kanë tëimplementuar mbrojtjen nga kopjimi i palejuar

15Bazat e multimedias1.3.2.videosEditimi i fotografive (imazheve) dheAdobe PhotoshopAdobe Photoshop, ose thjesht Photoshop, është një editorgrafik dhe aktualisht është pjesa më e njohur softuerike prodhuarnga Adobe systems. Mund të gjendet në versionin për Windows sidhe mund të shfrytëzohet edhe në sistemet tjera operative si Linux.Ky softuer mund të punojë me modele të ndryshme tëngjyrave dhe mundëson kompozimin e imazheve si dhekombinimin e imazheve ose të pjesëve të imazheve.Imazh i thjeshtë ikompozuar me vegla tëndryshme të PhotoshopinImazhi origjinalImazhi për prapavijëImazhet e kombinuaraduke përdorëPhotoshopinFig.1.11 Kompozimi i imazheveFig.1.12 Një shembull i manipulimit me fshirje të pjesëve tëimazhit. Imazhi origjinal është në të djathtë.

Bazat e multimedias16Fig.1.13 Llogot e Photoshopit Lejon shtresa të imazheve, grafikeve dhe tekstit Përfshinë shumë vegla për vizatime grafike dhe të pikturimit Filtër të sofistifikuar të efekteve të dritës Vegël e mirë për përpunimin dhe manipulimin e grafikës dheimazheve.1.4. VideoVideo është përmbajtja më sfiduese multimediale përshpërndarje përmes të uebit. Një sekondë TV video epakomprimuar kërkon rreth 27 megabit të hapësirës së diskut tëmemories. Prandaj, gjatë përdorimit të videos duhet pasur kujdesnë kapacitetin e memories, e veçanërisht gjatë shpërndarjes përmesuebit duhet pasur parasysh edhe kohën e vonesës për shkak tëkomprimimit të nevojshëm. Video materialet mund të merren tëgatshme por edhe mund të jenë krijime origjinale.

Bazat e multimedias17Gjatë krijimit të videos kujdesuni që: Të bëni video origjinale, asisoj mund të krijonivideo i cili do të komprimohet me efikasitet dheende të duket mirë në rezolucion të ulët dhe meshpejtësi të vogël të kornizave Fotografoni për së afërmi. Fotografimi i gjerë kashumë detale që nuk kanë kuptim në rezolucion tëulët Fotografonimeprapavijëtëthjeshtëmonokromatike sa herë që keni mundësi. Kjo ibënë fotografitë e vogla më të kuptueshme dhe dota rrisë efikasitetin e kompriminit.Fig.1.13 Fotografitë duhet përdorë me kujdes të veçan temultimedia1.4.1.AnimacioniShumica e animacioneve kërkojnë pjesë speciale për editim.Përjashtim bënë vetëm GIF formati i animuar. Opsioni përanimacion i formatit GIF kombinon GIF imazhet individuale në njëfajll të vetëm për krijimin e animacionit.

Bazat e multimedias18Fig.1.14 Animacioni me GIF format1.4.2.Adobe PremiereËshtë video editor, softuer në kohën reale, është shumë ipërshtatshëm për audio dhe video zbatimet digjitale. Siguron numër të madh të shtigjeve audio dhe video dheklipeve virtuale (deri 99) Mbështetë zhvendosje, filtrime dhe lëvizje për imazhe Vegël edituese e arsyeshme për desktop video .1.5. Krijimi i MultimediasPër një kohë të gjatë të pritura si revolucion i ardhshëm nëkompjuterike, aplikacionet multimediale deri kah mesi i viteve të’90, nuk kanë qenë të zakonshme për shkak të harduerit të shtrenjtëqë kërkohet. Aplikacionet e këtilla do të mundësonin përdorimin ekompjuterëve për paraqitjen e tekstit, grafikës, videos, animacionitdhe zërit në formë të integruar. Me përmirësimin e performansave

Bazat e multimedias19dhe zvogëlimin e çmimit të harduerit, aplikacioni multimedialështë i rëndomtë. Pothuajse të gjitha PCtë janë në gjendje tëreprodukojnë video, edhe pse rezolucioni zakonisht varet nga videoadapteri i kompjuterit dhe CPU.1.5.1.Macromedia DirectorFig.1.15 Macromedia director – softuer profesional për prezantimemultimedialePrezantimet e plota multimediale mund të paraqiten përmeskompjuterit duke shfrytëzuar mausin për bashkëveprim. Për këtëduhen veglat për krijimin e prezantimit të plotë multimedial kushfrytëzuesit kanë shumë kontrolle interaktive. Njëra nga veglat etilla softuerike është edhe Macromedia Director.Macromedia Director është aplikacion multimedial që kamundësi të prodhojë animacione, prezantime dhe filma plotësishtinteraktiv. Mundëson krijimin e metaforave filmike kupërfshihen fajllat bitmap, shkrimet, zëri dhe paletae ngjyrave)

20Bazat e multimedias Mund të pranoj pothuajse çdo format të fajllavebitmap I aftë për ndërtimin e më tepër interaktiviteteve1.5.2.AuthorwareËshtë gjuhë programuese grafike që përdoret për krijimin eprogrameve interaktive që mund të integrojnë një brez tëpërmbajtjes multimediale, e veçanërisht aplikimet në e-learning.Pra zbatimin origjinal e ka në edukim dhe strukturën e ka të bazuarnë metodat pedagogjike të qasjes.Fig.1.16 Authorware Vegël profesionale për krijimin e multimedias Mbështetë zbatimet interaktive me hiperlinqe,kontrollat tërhiq-dhe-zbrit dhe animacionet eintegruara.

Bazat e multimedias1.5.3.21Microsoft PowerPointËshtë program prezantues i zhvilluar për sistemet operativeMicrosoft Windows dhe Mac OS. Shfrytëzohet shumë ngabiznesmenët, edukatorët dhe trajnerët.Te Microsoft PowerPoint, sikurse edhe te shumica esoftuerëve prezantues, teksti. Grafika, video dhe objektet tjera janëtë vendosura në faqe individuale ose ”slajde”. Slajdet mund tëprintohen, ose (shumë më shpesh) të paraqiten në ekran dhe tëkomandohen nga prezantuesi.PowerPointi siguron dy lloje të lëvizjeve: hyrjen, theksimindhe daljen e elementeve në vetë slajdin dhe këto lëvizje janë tëkontrolluara me të ashtuquajturat animacione të dëshiruara(Custom Animations). Nga ana tjetër, tranzicionet janë lëvizjet nëmes të dy slajdeve të njëpasnjëshme. Këto mund të animohen nëmënyra të ndryshme. Dizajni i tërësishëm i një prezantimi mund tëkontrollohet me të ashtuquajturin master glajd. Prezantimet mundtë ruhen dhe të reprodukohen në cilindo fajl format.Fig.1.17 PowerPoint – softuer profesional për krijimin eprezantimit multimedial

Bazat e multimedias22 Vegël profesionale për krijimin e prezantimit multimedial Ofron shumëllojshmëri të zgjedhjes së prezantimit Efekte akustike Animacion Insertim të imazheve Ju mund të krijoni prezantim me anë të PowerPoint, dhe kyprezantim formohet nga një seri e slajdeve (ang. Slides). Si shtesë në këto slajde ju mund të shtypni efektet eaudiencës, nënvizimet dhe shënimet e folësit. Mund t’i formatizoni të gjitha slajdet në prezantim meMaster Slide. Mund

teknik multimedia konsiston në: tekst, grafikë, imazhe, tingull, video, të dhëna numerike, si dhe hipertekst dhe hipermedia. Fig.1.2 Multimedia si kombinim i formave të ndryshme të mediave Zhvillimi i hartave lëvizëse (Andrew Lippmannë vitin 1980) paraqet një hap të rëndësishëm në zhvillimin e sistemeve

Related Documents:

Blade Runner Classic Uncommon flooring - Common standards Solerunner Uni Solerunner Bladerunner Solerunner Uni Uni ICE Uni SKY Uni SAND Uni EARTH Uni NIGHT Uni POOL Uni MOSS Uni PINE Sky Sky UNI Sky STONE ENDURANCE VISION SPLASH Ice Ice UNI Ice STONE Ice ENDURANCE Ice SPL

Introduction to Multimedia (continued) Multimedia becomes interactive multimedia when a user is given the option of controlling the elements. Interactive multimedia is called hypermedia when a user is provided a structure of linked elements for navigation. Multimedia developers develop multimedia projects.

Learn the phases involved in multimedia planning, design and production; Be able to use various multimedia authoring tools Be able to design and create interactive multimedia products Develop competencies in designing and producing instruction-al multimedia Apply contemporary theories of multimedia learning to the development of multimedia .

MULTIMEDIA TECHNOLOGY UNIT – I Multimedia an overview: Introduction The word ‗multimedia‘ comes from the Latin words multus which means ‗numerous‘ and media which means ‗middle‘ or center. Multimedia therefore means ‗multiple intermediaries‘ or ‗multiple means‘. Multimedia

MULTIMEDIA V.S MULTIMEDIA INTERAKTIF Multimedia adalah penggunaan berbagai jenis media (teks, suara,grafik,animasi,danvideo). Multimedia interaktif menambahkan elemen ke-enam yaitu aspek interaktif Pada multimedia non-interaktif, user bertindak pasif dan menyaksikan adegan demi adegan secara berurut

multimedia contexts and for converting one file format to another. Multimedia Editing Tools- These tools are used for creating and editing digital multimedia data. Multimedia Authoring Tools- These tools are used for combing different kinds of media formats and deliver them as multimedia contents. Graphic and Image Editing Software

16247-1:2012 Requisiti generali UNI CEI EN 16247-2:2014 Edifici UNI CEI EN 16247-3:2014 Processi UNI CEI EN 16247-5 Qualificazione degli Energy Auditors (2015) UNI CEI EN 16247-4:2014 Trasporti UNI CEI EN 16247 9 . UNI CEI EN 1624

pengantar anatomi dan fisiologi ami rachmi 15 juli 2011 doc.ami.prodi tw.2011. peraturan 1. toleransi waktu 10 menit 2. hp vibrasi 3. tidak makan dan minum 4. pakaian rapih, sopan, tidak memakai sandal 5. bila tidak hadir memberitahu langsung dosen, surat doc.ami.prodi tw.2011. anatomi berasal dari bahasa latin yaitu, * ana : bagian, memisahkan * tomi (tomie) : iris/ potong anatomi adalah ilmu .