INFORMATIKA - Weebly

3y ago
74 Views
2 Downloads
3.08 MB
99 Pages
Last View : 25d ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Callan Shouse
Transcription

7INFORMATIKA1

PËRMBATJAHyrje .2LINJA 1Ç’është kompjuteri, ndërtimi i kompjuterit.1.1.1.21.31.4.Një histori e shkurtër e Kompjuterave dhe Networkeve . 8Ç’është kompjuteri?. 13Elemente të ruajtjes së kujtesës. Kujtesa masive .17Tipe të ndryshëm kompjuterash .22LINJA 2Ç’janë programet, klasifikimi i tyre (software).2.1 Programi i jep jetë kompjuterit .252.2 Klasifikimi i grupeve kryesore të programeve .272.3 Hartimi dhe instalimi i programeve .282.4 Kodi binary . 29LINJA 3Sistemet e Operimit3.1 Sistemet e Operimit .363.2 Si ta hapim dhe si ta mbyllim kompjuterin .373.3 Kontrollet . .42Butonat e komandës .43Kutia e tekstit . .45Scroll Bar .46List box .46Combo box .47Kontrolli Month Calendar .51Dialogue-boxes .533.4 Rregullimi i Desktopit . .553.5 Menaxhimi i thjeshtë i disqeve. Sistemi i Folders dhe Files .613.6 Control Panel.523.7 Back-up . .623.8 Mouse dhe paraqitjet grafike të tij .52LINJA 4Programe aplikimi në Microsoft Windows4.1 Hapja e një program .824.2 Editorët e tekstit 844.3 WordPad 854.4 Krijimi dhe ndryshimi i tekstit .864.5 Komandat Cut, Copy dhe Paste, Clipboard .874.6 Microsoft Paint .894.7 Menu të Paint .91Typing4.8 Futja e Informacionit nëpërmjet Tastjerës . .924.9 Software-i Typing . 94Fjalor terminologjik.1012

HyrjeProgrami i lëndës së informatikës për klasën e shtatë është pjesa e parë enjë cikli të plotë të programeve të informatikës për klasat 7, 8, 9. Nxënësitqë do të mbarojnë këtë cikël shkollor do të marrin njohuri për këtë lëndë tëmjaftueshme dhe të domosdoshme për të qënë të aftë të përdorin dheshfrytëzojnë kompjuterin për nevojat e tyre jetësore edhe nëse nuk do tëjenë në gjëndje të vazhdojnë arsimin e mesëm. Gjithashtu njohuritë e fituarado t’i krijojnë nxënësit mundësinë të thellojë më tej, në mënyrë të pavarurnjohuritë dhe aftësitë, në këtë fushë.Në këtë cikël trajtohen disa nga linjat e përcaktuara në standarde si:- Baza të kompjuterit (Hardware, Software, Sistemi operativ).- Aplikimet kryesore (Funksionet kryesore të programeve, Funksionet eWord Processing, Funksionet e Spreadsheet, Funksionet e aplikimeve përprezantime)- Aplikimet online (Interneti, posta elektronike)Në këtë cikël parashikohet dhe një numër orësh për çdo klasë, për tëaftësuar nxënësit të përdorin mirë dhe shpejt tastjerën nëpërmjetprogrameve Typing.Në pjesën e parë të këtij cikli, domethënë në programin e Informatika 7, dotë trajtohen njohuri mbi historinë e zhvillimit të shkencës së kompjuterit,konceptet bazë të kompjuterit si hardware, software dhe sistemet eoperimit, sistemi i operimit Microsoft Windows, funksionet e editorëve tëtekstit dhe procesorëve të fjalës së vetë këtij programi.Në këtë nivel arsimi është menduar që linjat të trajtohen në nivel teorik epraktik sa më të thjeshtë e të kuptueshëm për moshën. Të jepen njohuritëelementare për njohjen dhe përdorimin e kompjuterit, duke synuarkryesisht në anën praktike.Udhëzime metodologjikeRealizimi cilësor i programit kërkon respektimin e parimeve themeloredidaktike, përzgjedhjen nga mësuesi të metodave dhe formave më tëpërshtatëshme të punës në orën e mësimit. Mësuesi duhet të përcaktojë mekujdes pragun ndërmjet materialit teorik dhe veprimtarive praktike.Kërkesë e rëndësishme për realizimin e programit është roli parësor qëduhet të ketë praktika laboratorike. Në kushtet e ekzistencës së laboratoritkjo është e realizueshme dhe duhet të mbizotërojë orën e mësimit. Në3

kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdesetqë çdo nxënës të ketë mundësinë të ushtrohet në një kompjuter.Lënda jep avantazh si për organizimin e punës në grupe dhe për shpalosjene cilësive individuale të nxënësve. Këto avantazhe mësuesi duhet t’i ketë nëqendër të vemendjes në organizimin e orës së mësimit.Informatika është një shkencë e aplikuar dhe si e tillë rekomandohet që nëmësim dhe studim të përdoret metoda e të mësuarit aktiv.Të mësuarit aktiv sot pranohet gjerësisht si forma më cilësore e mësimit, sinë mësimdhënie dhe në mësimnxënie.Mësues efektiv janë ata që i stimulojnë nxënësit të mësojnë, në rastin tonë tëmësojnë konceptet e shkencës së kompjuterave.Autoritete në këtë fushë e përcaktojnë kështu këtë metodë: ‘’Mbi të gjithanxënësit kanë nevojë t’i bëjnë vetë veprimet, t’i japin zgjidhje vetë detyraveqë u vihen, të sjellin shembuj të rinj, të provojnë aftësitë e fituara dhe tëbëjnë testimet për njohuritë që ata kanë ose për ato që duhet të fitojnë.’’ Silberman.Një model specifik i të mësuarit aktiv i bazuar në mësimdhënie paraqitetskematikisht më poshtë. Ky model përbëhet nga katër faza.StimuliAktiviteti mësimorDiskutimiPërmbledhjaFig 1. Modeli i mësimdhënies i bazuar në të mësuarin aktiv.4

Ky model përbëhet nga katër faza:1) Në fazën e parë, Stimuli, mësuesi ndërton dhe paraqet temënme shpjegime të vlefshme që do të shërbejë si një objekt punepër nxënësin. Stimuli duhet të ndërtohet me kujdes sepse aipërbën thelbin e modelit të plotë. Stimuli duhet të përmirësojëdhe zhvillojë të mësuarit me kuptim dhe duhet të jetë indërtuar në mënyrë të tillë që të ngrejë një varg pyetjesh,dilemash, qëndrimesh dhe përceptimesh. Stimuli duhet të jetërealisht kompleks dhe në përshtatje me nxënësin. Një stimul imenduar mirë i bën nxënësit që, gjatë punës, të ekspozohenndaj aspekteve të ndryshme shkencore dhe pedagogjike. Gjatëtë tre fazave pasuese këto ide dhe mendime dikutohen ,pasurohen dhe organizohen.2) Në fazën e dytë, Aktiviteti, nxënësit punojnë me stimulin që uështë paraqitur. Mësuesi qarkullon nga njeri grup te tjetri, dëgjonmendimet e tyre, është i ndjeshëm ndaj asaj që ata thonë dhe iinkurajon ata të thellojnë mendimet e tyre. Kjo fazë mund të jetë egjatë dhe të zërë pjesën më të madhe të mësimit. Kjo varet ngaStimuli i zgjedhur dhe nga objektivat mësimore që janë vënë.3) Në fazën e tretë, Diskutimi, produktet, temat dhe mendimet qëkanë dalë gjatë fazës Aktiviteti, paraqiten para gjithë klasës dhediskutohen. Mësuesi vë në dukje idetë kryesore të paraqitura nganxënësit dhe thekson parimet prej nga rrjedhin këto ide. Nxënësitnxiten të shprehin opinionet e tyre në lidhje me idetë e ndryshmetë paraqitura.4) Në fazën e katërt, Përmbledhja, mësuesi bën një përmbledhje dhevë në dukje konceptet qëndrore, idetë kryesore dhe çështje tëtjera që u ngritën dhe u diskutuan gjatë tre fazave të para.Përmbledhja mund të bëhet në forma të ndryshme, si tabeloreduke listuar lidhjet ndërmjet çështjes kryesore dhe çështjeve tëtjera që kanë dalë. Duhet të jetë e shkurtër në kohë.Për fazën e parë, hartimin e stimulit, në ndihmë të mësuesit janë çështjete listuara në fillim të çdo paragrafi, ushtrimet dhe pyetjet që shoqërojnëçdo paragraf.Mësuesi mund ta paraqesë temën, duke hartuar një stimul të thjeshtë osekompleks, në mënyra të ndryshme. Kjo varet shumë nga niveli i pajisjes5

së laboratorit dhe niveli i nxënësit që do ti vihet detyra për ta punuar nëfazën e dytë.Synimet kryesore të programit: Të pajisë nxënësit me elementet fillestare të kulturës informatikeaplikative dhe për të përdorur kompjuterin. Të prezantojë nxënësit me kompjuterin dhe fushat e përdorimit të tij. Të aftësojë nxënësit të identifikojnë pjesët më kryesore të kompjuterit dhefunksionin e tyre. Të prezantojë nxënësit me programet, kuptimin dhe rolin e tyre nëfunksionimin e kompjuterit . Të japë njohuri të fillestare praktike për përdorimin e disa programeve tëthjeshta aplikative. Të krijojë një kulturë pune për thellimin e mëtejshëm të njohuriveinformatike.Linja 1Ç’është kompjuteri, ndërtimi i kompjuterit (4 orë)ObjektivatNë këtë linjë synohet që nxënësi:6

Të njohë historinë e zhvillimit të kompjuterit, në mënyrë tëthjeshtë dhe të kuptueshme.Të njohë kompjuterin si makinë elektronike dhe disa nga vlerat epërdorimit të tij.Të njohë disa nga pjesët më kryesore të kompjuterit (hardware).1.1 Një histori e shkurtër e Kompjuterave dhe Network-eveÇështjet që do të trajtohen: Makinat llogaritëse mekanike deri nga fundi i shek. IXX.Makinat llogaritëse elektro-mekanike në fillim të shek. XX.Zhvillimet e gjysmës së parë të shek. XX. Tranzistori.Zhvillimet e gjysmës së dytë të shek. XX. Gjuhët e programimit.Zhvillime të më vonshme.UdhëzimeNë këtë mësim shrytëzohet materiali i paraqitur në libër, por mund tësigurohet literaturë plotësuese edhe nga interneti. Në këtë moshënxënësit mund të lexojnë vetë në internet, sigurisht mësuesi duhet të ketënjohuri se si e zotërojnë gjuhën e huaj për ti bërë rekomandimet eduhura.Mësuesi flet për historinë e zhvillimit të kompjuterave dhe network-eve,në trajtë leksioni, por duke u mbështetur në momentet kyçe të këtijzhvillimi.Por ka edhe mënyra të tjera përafrimi, p.sh. zgjidhet një temë ose njëemër i shquar në historinë e kompjuterave dhe i rekomandohet njënxënësi ose grup nxënësish për të përgatitur një material me shkrim nëformë detyre.P.sh. Ç’përfaqëson personaliteti i G. Boole?Ç’dini për network-et dhe internetin si networku më i madh?Duhet bërë vlerësimi i punës së bërë prej tyre mbas një diskutimi nëklasë, ku secili jep mendimin dhe e vet mbi punën e çdo individi apogrupi.Kjo procedurë bën që mësuesi t’i njohë mirë nxënësit dhe nivelin që ataparaqesin në lidhje me kompjuterin.Në fund të kësaj teme ndodhen disa pyetje të cilat ndihmojnë nëzhillimin e kësaj procedure.7

Kompjuteri përkufizohet në fjalor si një pajisje elekronike eprogramueshme që mund të ruajë, të nxjerrë dhe të përpunojë të dhënat.Zhvillimet më të hershme i shohim që nga vitet 1640, kur u prodhuanpër shitje kalkulatorët mekanikë. Blaise Pascal (Blez Paskal), njëmatematikan francez, shpiku kalkulatorin e parë komercial, një makinëdore e përdorur për mbledhje. Me gjithë përpjekjet e bëra për tëshumëzuar numrat mekanikisht nga Gottfried Leibnitz, matematikangjerman në vitet 1670, kalkulatori i parë i vërtetë për të shumëzuar ushfaq në Gjermani pak para Revolucionit Amerikan.Në 1801 një francez, Joseph-Marie Jaquard, ndërtoi një makinë qëpunonte duke lexuar vrimat e hapura dhe të ruajtura në fletë druri tëvogla. Këto fletë pastaj futeshin në makinë, e cila lexonte (retrieve) dhekrijonte (process) produktin. Kjo makinë doli 140 vjet para zhvillimit tëkompjuterit modern.Një tjetër matematikan, Charles Babbage, nga viti 1820 filloi punën egjatë për një makinë të programueshme. Makina e tij e diferencave uzhvillua mjaftueshëm deri nga viti 1842, sa që matematikania AdaLovelace, bija e Lord Byron-it që ka vizituar dhe shkruar për Shqipërinë,e përdori atë për të përkthyer një shkrim të shkurtër. Ajo konsiderohet siprogramistja e parë.12 vjet më vonë George Boole, profesor i Matematikës në CorkUniversity, shkruan librin “An Investigation of Laws of Thought” (Njëshqyrtim i Ligjeve të Mendimit, 1854). Ai konsiderohet si babai ishkencës së kompjuterave.Në 1890 votimet u tabeluan në shirita me vrima, si ato që përdoriJaquard në fletë druri 90 vjet më parë. Sistemi, i krijuar nga HermanHollerith i Massachussette Institute of Technology (MIT), përdori energjielektrike . Kompania e Tabelimit e Hollerithit ishte pararendsja ekompjuterave IBM të sotëm.Zhvillime të mëtejshme janë ato të Konrad Zusse, një inxhinierkonstruksionesh gjerman, 1936-1939, i cili krijoi një pajisje elektronike tëprogramueshme për kalkulime matematike të punës së tij.John Vincent Atanasoff, profesor i Fizikës në shtetin IOWA, me ndihmënedhe të studentit të tij Clifford (John) Berry, krijoi makinën “ABC”(Atanasoff Berry Computer). “ABC” ishte një makinë dixhitale e krijuarpër të zgjidhur ekuacione lineare në Fizikë. Ajo paraqiste disa veçori tëkompjuterave të mëvonshëm, ku futen dhe llogaritjet elektronike.Makina koduese mekanike komplekse ENIGMA u përdor ngagjermanët, të cilët e konsideronin atë të pathyeshme. Shumë njerëz umunduan të krijonin makina që të zgjidhnin problemin, më i shquari8

ndër ta Alan Turing, por nuk mundën teknikisht. Turing propozoi një“Universal Machine” – Makinë Universale- e aftë për të “kompjutuar”çdo algoritëm në 1937.George Steblitz (1940), i Laboratorëve të Bell-it, përdori makinën teletajpnë Dartmouth College në New Hampshire për të transmetuar njëproblem te Kalkulatori i tij i Numrave Kompleksë, në New York, dhemori rezultatet. Ishte shembulli i parë i një network (rrjetë pune).Në fillim në Poloni dhe pastaj në Britaninë e Madhe dhe ShBA, uzbërthye kodi ENIGMA. Informacioni i marrë nga kjo shkurtoi kohën eluftës. Për të zbërthyer kodin britanikët, të drejtuar nga Turing, ndërtuankompjuterin Colossus Mark I. Ekzistenca e kësaj makine u konsideruasekret nga qeveria britanike deri në 1970. Flota e ShBA-së, e ndihmuarderi në një farë mase nga britanikët, ndërtoi një makinë të aftë për tëzbërthyer jo vetëm kodin gjerman por edhe kodin japonez.Në 1943 me ndërtimin e makinës ENIAC (Electronic NumericalIntegrator And Computer) u morrën John Mauchly dhe J. Presper Eckertnga Moore School of Engineering të Universitetit të Pensilvanisë, të cilëtu ndihmuan nga John von Neumann e të tjerë.Në 1944 u paraqit Harvard Mark I, i cili “kompjutonte” tabelakomplekse për Flotën e ShBA. Ai përdorte një shirit letre për të ruajturinstruksionet.Në vitin 1945, Von Neumann propozon konceptin e « programit tëruajtur » në një artikull që nuk u botua kurrë zyrtarisht.Këto makina u përdorën megjithë difektet që paraqitën, ndërsanjëkohësisht punohej për një makinë më moderne, EDVAC. Kjo u njohmë vonë nga zyra e patentave e ShBA si kompjuteri i parë.Një vit më vonë shkencëtarët e Bell Labs përfunduan punën mbitranzistorët ( John Bardeen, Walter Brattain dhe William Shockley morënçmimin NOBEL në Fizikë në 1956). Nga viti 1948 shumë ekipe në botëpunonin për makinën me “program të ruajtur”. E para, e quajtura“Baby”, është prototipi e një makine shumë më të madhe në ndërtim nëBritani, u paraqit në 1948.UNIVAC, kompjuter i paraqitur në 1951, i cili u krijua me mbështetjen eqeverisë dhe ushtrisë së SHBA, rezultoi një humbje e madhe financiare.Një vit më vonë Grace Hopper, një informaticiene e shquar e kësajkompanie, propozoi “software-in e ripërdorshëm”, segmente të koduarqë mund të hiqeshin dhe të shtoheshin sipas instruksioneve në një “gjuhë të nivelit më të lartë”. Hopper e rishikoi këtë koncept në mbi 20vitet pasues dhe idetë e saj u bënë pjesë integrale e të gjithëkompjuterave modernë. 46 kompjutera UNIVAC u prodhuan për tëparashikuar rezultatet e Zgjedhjeve Presidenciale të vitit 1952.9

Kompania IBM paraqiti 701 copë një vit më vonë. Ishte kompjuteri i parëi suksesshëm.Në 1956 u prezantua gjuha e programimit FORTRAN. Dy gjuhë të tjera,LISP dhe COBOL, u prezantuan, respektivisht në vitet 1957 dhe 1958.Ndër gjuhët e para janë dhe ALGOL dhe BASIC. Megjithëse kurrë nuk upërdor gjërësisht, ALGOL është baza për shumë gjuhë të tjera sot.Me paraqitjen e Control Data’s CDC në 1958, kompjuteri i parë metranzistorë, filloi një erë e re. Seymour Crays, një shkencëtar brilant,kryesonte grupin e zhvillimit. Këtë vit qarqet e integruar u paraqitën ngady inxhinierë, Jack Kilby dhe John Noyce, që punonin në mënyrë tëpavarur. Network-u i dytë u zhvillua në MIT. Në tre vitet pasueskompjuterat filluan të ndikojnë jetën e përditshme të shumicës sëamerikanëve.Formalisht kompjuterat me madhësi sa një ndërtesë u zëvendësuan ngaata me madhësi sa një dhomë dhe shumë më të fuqishëm.Në 1964 IBM prezantoi System/360, një mrekulli teknike, veçoriakryesore e kësaj makine ishte orientimi ndaj biznesit.Dartmouth College del në vijën e parë të “epokës së kompjuterave” meparaqitjen e TSS (Time Share System) një sistem network i dobët (mestandartet e sotme). Ai është i pari Wide Area Network (WAN).Brënda një viti MIT doli në vend të parë të komunitetit të kompjuteraveintelektualë me prezantimin e një network shumë të rafinuar qëkarakterizon burimet e përbashkëta dhe përdor minikompjuterin e parë(DEC’s PDP-8) për të menaxhuar linjat telefonike. Bell Labs dhe GEluajtën rol kryesor në projektimin e tij.Në 1969 Bell Labs, të pakënaqur me drejtimin që mori projekti i MIT, elanë dhe zhvilluan sistemin e tyre operues, UNIX. Një nga shumëpararendës të Inernetit të sotëm, ARPNet,doli në skenë. Alan Keys, i cilimë vonë u bë projektuesi i Apple, propozoi « personal computers ».Gjithashtu në 1069 një grup teknicienësh, të shkëputur nga kompanitë etjera, formuan kompaninë Intel.Filluan të dalin filma me kompjutera. Në 1971 kompania TexasInstruments prezantoi “kalkulatorin e parë të xhepit”. Ai peshonte 1.25kg (2.5 pound).Në 1975 kompjuteri i parë personal tregëtohet në formë pakete. BillGates, me të tjerë, shkruan një kompilator në BASIC, për makinën. Njëvit më vonë Apple fillon të tregëtojë PC-të, gjithashtu në formë pakete.Ajo përmban një monitor dhe një tastjerë.10

Në 1976 Mbretëresha Elizabet del on-line me mesazhin e parë mbretëroremail.Disa vite më vonë kompjuterat personalë shpërthyen në skenënamerikane: Microsoft, Apple dhe shumë kompani për PC më të vogla uformuan.Në 1977 PC shiteshin në dyqane. Sot vazhdojnë të reduktojnë madhësinëdhe çmimin e PC-ve ndërsa rrisin kapacitetin.Kompania IBM prezanton PC-në 1981 (përpjekja e tyre e parë dështoi,kjo është e dyta).TIME zgjodhi kompjuterin si Njeriu i Vitit në 1982. Tron, një kompjuterqë gjeneron efekte speciale ekstravagante u prodhua në të njëjtin vit.Dhe këtu po e ndërpresim këtë histori të shkurtër por maramendëse tëzhvillimit të kompjuterit në pritje të zhvillimeve të reja.Pyetje:1. Në ç’vit matematikani G. Boole shkroi librin e tij “Një shqyrtim iLigjeve të Mendimit” dhe si konsiderohet ai?2. Çfarë solli të re matematikani Von Neumann në zhvillimin ekompjuterit?3. Në ç’vit u prodhua për herë të parë tranzistori dhe çfarë roli luajtiai në zhvillimin e kompjuterave?4. Kur filluan të shfaqen gjuhët e programimit të nivelit të lartë,FORTRAN, COBOL, AlGOL.?5. Kush e prodhoi kalkulatorin e parë të xhepit dhe sa peshonte ai?6. Në cilin vit filluan përpjekjet për krijimin e rrjetave të punës mekompjutera (network)?7. Në ç’vit doli on-line mbretëresha Elizabet e Anglisë?8. Sillni disa fakte të reja që dini ju në zhvillimin e kompjuterave sot.1.2 Ç’është kompjuteri?Çështjet që do të trajtohen: KompjuteriTë dhënatHardware-iSoftware-iM

Për fazën e parë, hartimin e stimulit, në ndihmë të mësuesit janë çështjet e listuara në fillim të çdo paragrafi, ushtrimet dhe pyetjet që shoqërojnë çdo paragraf. Mësuesi mund ta paraqesë temën, duke hartuar një stimul të thjeshtë ose kompleks, në mënyra të ndryshme. Kjo varet shumë nga niveli i pajisjes 5

Related Documents:

DISKRIPSI MATA KULIAH S1 TEKNIK INFORMATIKA KODE MK 3 SKS Algoritma Pemrograman . Buku Ajar komputer Aplikasi, Fakultas Teknik, Jurusan Teknik Informatika, Universitas 17 Agustus 1945 . c. Suryadi H.S,.Pengantar Aljabar Linier dan Geometri Analitik, Penerbit Gunadarma 1991 KODE MK 3 SKS Pemrograman Lanjut

Pemerintahan bidang komunikasi dan informatika dengan berkonsultasi kepada menteri dalam negeri dan Kementerian Komunikasi dan Informatika. (2) Gubernur selaku wakil pemerintah pusat mengoordinasikan penyusunan rencana pemetaan Urusan Pemerintahan bidang komunikasi dan informati

Penyusunan ini diberi judul ”SISTEM MANAJEMEN BIMBINGAN KONSELING BERBASIS SMS GATEWAY SMK NEGERI 1 SAPTOSARI”, skripsi ini merupakan salah satu syarat akademik guna menyelesaikan studi jenjang Strata-1 jurusan Teknik Informatika, Sekolah Tinggi Manajemen Informatika dan Ilmu Komputer EL RAHMA Yogyakarta.

NOMOR 14 TAHUN 2016 TENTANG PEDOMAN NOMENKLATUR PERANGKAT DAERAH . Peraturan Pemerintah Nomor 61 Tahun 2010 tentang . BERITA NEGARA REPUBLIK INDONESIA TAHUN 2016 NOMOR 1308 Salinan sesuai dengan aslinya Kementerian Komunikasi dan Informatika Kepala Biro Hukum,

Naslov udžbenika: Informatika za gimnazije Podnaslov udžbenika: udžbenik s DVD-om za 1. i 2. razred te za izbornu nastavu informatike općih, jezičnih i klasičnih gimnazija Autori: Toma Gvozdanović, dipl. ing. Zoran Ikica, dipl. ing. Igor Kos, dipl. inf.

Aplikasi Aljabar Vektor Dalam Mesin Pencari Menggunakan Gambar dengan Vektor Warna Muhammad Az-zahid Adhitya Silparensi/13514095 Program Studi Informatika Sekolah Teknik Elektro dan Informatika Institut Teknologi Bandung, Jl. Ganesha 10 Bandung 40132, Indonesia 13514095@std.stei.itb.ac.id Abstrak—Pada Saat ini mesin pencari atau search engine

4 Pengolahan dan analisis 1-5 April 2013 5 Penyusunan Laporan 8-12 April 2013 II. ANALISIS Pelaksanaan analisis terhadap hasil kuisioner dibagi sesuai dengan jumlah Unit Organisasi Eselon I di Kementerian Komunikasi dan Informatika. Kementerian Komunikasi dan Informatika terdiri dari 7 (t ujuh) unit organi

things that no one has understood before . penelitiannya dan mampu menuliskan laporan penelitian (Skripsi) sesuai standard penelitian ilmiah bidang Informatika dan panduan Skripsi Teknik Informatika Universitas Trunojoyo