UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI .

3y ago
257 Views
7 Downloads
1.40 MB
176 Pages
Last View : 9d ago
Last Download : 3m ago
Upload by : Baylee Stein
Transcription

UNIVERSITETI I TIRANËSFAKULTETI I DREJTËSISËDEPARTAMENTI I TË DREJTËS CIVILEDISERTACIONPËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE“DOKTOR”“Kontrata e Konsumatorit. Elementët ligjorë në legjislacionin shqiptar dhe europian”Kandidati:Geron IBRAHIMIUdhëheqës shkencor:Prof.Dr. Zhaklina PETOTiranë, 18.06.2018

E drejta e autorit: Geron Ibrahimi, 2017Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, shpërndarje, fotokopjim, kopjim, përkthim, përshtatje,përdorje dhe çdo formë tjetër qarkullimi tregtar apo çdo veprimtari tjetër e cila cënon të drejtën eautorit, pa lejen përkatëse të tij.

i.Falenderime dhe mirënjohje!Nje sere faktoresh te rendeesishem kane qene percaktues ne plotesimin, zhvillimin e me paspermbylljen e ketij punimi shkencor. Ne rradhe te pare, jam pafundesisht mirenjohes Prof. Dr. ZhaklinaPeto, e cila me angazhimin e drejtperdrejte, konsulencen e vyer dhe pasionin per Jurisprudencen, me kambeshtetur jo vetem nga pikepamja studimore, por edhe si nje suport i shkelqyer nga pikepamjanjerezore e motivuese .Falenderim i vecante per Fakultetin Juridik, Departamentin e se Drejtes Cilivile, Keshillin e Profesoreve,koleget, per mundesine dhe mbeshtetjen qe me krijuan, si gjate ndjekjes se shkolles doktorale, deri netrajtimin e gjithe procedurave administrative qe kerkon kjo arritje.Falenderoj famijen time, qe pergjate kesaj kohe te gjate, kane qene ne cdo hap fuqia e pasionit tim pergjithcka kam formesuar ne kete studim.Geron IBRAHIMI

ii. Tabela e Përmbajtjesi.Falenderime dhe Mirënjohjeii.Tabela e Përmbajtjes . iiii.Lista e Shkurtimeve .iviv.Parathënie .viv.Metodologjia .viivi.Struktura e Punimit .ixKreu I - Sfondi i evoluimit historiko-ligjor i së drejtës së konsumatorit dhe kontratavekonsumatore. E drejta e konsumatorit si multidisiplinë juridike .11.1. Sfondi historik i evoluimit të së drejtës së konsumatorit dhe kontratatve konsumatore 11.2. Koncepte të përgjithshme mbi kontratat dhe të drejtën e konsumatorit 31.3 E drejta e konsumatorit si multidisiplinë dhe raporti i saj me degët e tjera të së drejtës 41.3.1 Subjektet e së drejtës së konsumatorit .51.4 Konsumatori 51.5 Tregtarët .81.6 Përmbajtja e së drejtës së konsumatorit .101.6.1 Të drejtat e konsumatorëve .111.6.2 Detyrimet e tregtarëve .121.7 Interpretimi i Gj.E.D.-së mbi përkufizimin e konsumatorit dhe të tregtarit .137.7.1 Karakteristikat kryesore .131.7.1.1 Personi Fizik .131.7.2 Çështja Bertrand kundër Paul Ott Kg – 1978 dgesellschaftfürVermögensverwaltung und Beteiligungen mbH – 1993 .151.7.4 Çështja Cape Snc kundër Idealservice Srl – 2001 161.7.5 Procedimet Kriminale kundër Patrice Di Pinto – 1991 201.7.6 Francesco Benincasa kundër Dentalkit Srl – 1997 .221.7.7 Bayerische Hypotheken-und Wechselbank AG kundër Edgard Dietzinger – 1998 .251.7.8 Berliner Kindl Brauerei AG kundërAndreas Siepert – 2000 .261.7.9 Transaksionet me Qëllime të Dyfishta .281.7.9.1 Gruber kundër Bay Wa AG – 2005 .29Kreu II - Kontratat e Posaçme në të drejtën e konsumatorit .332.1 Shitja dhe ofrimi i shërbimit jashtë qendrave të tregtimit .332.2 Shitja dhe ofrimi i shërbimit në largësi 352.2.1 E drejta për të hequr dorë nga kontrata .382.3 Kontrata e ofrimit të shërbimit telefonik 412.4 Jurisprudenca në këtë kuadër .43i

Kreu III- Kushtet e padrejta në kontratat konsumatore në kuadrin e legjislacionit të BE-sëdhe legjislacionit material të R.Sh-së. Një qasje krahasuese mbi kuadrin rregullues ligjornë vende të ndryshme Europiane .463.1 Kushtet e përgjithshme në kontratën konsumatore sipas legjislacionit material të R.Sh.-së.463.2 Karakteri i padrejtë i kushteve në kontratën konsumatore.493.2.1 Eleminimi i kushteve të padrejta.513.2.2 Nevoja e mbrojtjes së konsumatorit .523.2.3 Parimet e Bashkimit Europian për Mbrojtjen e Konsumatorit .533.3 Parashikime të përgjithshme të Direktivës “Mbi Kushtet e Padrejta në KontratatKonsumatore”.543.3.1 Fusha e zbatimit të Direktivës mbi Kushtet e Padrejta.553.3.2 Testi i vlerësimit të kushtit të padrejtë.563.3.3 Lista e kushteve të kontratës që konsiderohen si të padrejta.573.3.4 Transpozimi i Direktivës .583.3.5 Propozime për ndryshime.593.3.5.1 Drejt një harmonizimi maksimum të ligjit për kontratat konsumatore?.593.3.5.2 Ndryshimi i qasjes së harmonizimit dhe nevoja e harmonizimit .613.3.5.3 Harmonizim maksimal për krijimin e tregut të përbashkët?.623.3.5.3 Ulja e kostove të transaksionit .653.3.5.4 Nivel më i lartë i mbrojtjes së konsumatorit?.663.3.5.5 Kuadri ligjor .673.3.5.6 Propozimi: Një “urë” shumë e lartë?.683.4 Implementimi i Direktivës në Shtetet Anëtare – Vështrim krahasues.703.5 Problematikat lidhur me transpozimin e Direktivës.723.6 Përmirësimi i mbrojtjes .733.7 Arsyet politike për kontrollin e kushteve të formuluara paraprakisht.793.8 Korniza ligjore në shtetet anëtare.823.8.1 Austria.823.8.2 Belgjika .823.8.3 Bullgaria .833.8.4 Danimarka .843.8.5 Estonia .853.8.6 Finlanda .853.8.7 Franca .863.8.8 Gjermani .863.8.9 Greqi .873.8.10 Hungaria .883.8.11 Italia .893.8.12 Luksemburg .903.9 Fusha e zbatimit - Konsumatorët, Shitësit dhe Furnizuesit .90ii

3.9.1 Përkufizimi i konsumatorit .923.9.2 Përkufizimi i shitësit ose furnizuesit .933.9.3 Përjashtimi i kontratave specifike 933.9.4 Përjashtimi i kushteve specifike kontraktuale .953.9.5 Kushtet e negociuara individualisht .953.10 Vlerësimi mbi drejtësinë e një kushti në kontratë sipas nenit 3 963.10.1 Forma që ka marrë parashikimi i përgjithshëm në shtetet anëtare .983.10.2 Transpozimi i Aneksit në Shtetet Anëtare .1023.11 Pasojat ligjore të kushtit të padrejtë .1033.11.1 Koncepti sipas Direktivës .1033.11.2 Pasojat për afatin kontraktues dhe kontratën në tërësi .1043.12 Transpozimi në shtetet anëtare 1053.12.1 Pavlefshmëria absolute .1053.12.2 Pavlefshmëria relative .1053.12.3 Konkluzione lidhur me detyrimin për transparencë .1073.13 Konkluzione përfundimtare lidhur me ndikimin praktik i Direktivës .108Kreu IV- Mosmarrëveshjet në të drejtën e konsumatorit .1114.1 Mosmarrëveshjet në të drejtën e konsumatorit që prekin interesin individual tëkonsumatorit 1114.1.1 Aksesi në drejtësi i konsumatorit 1114.1.2 Mjetet alternative jashtëgjyqësore të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në të drejtën ekonsumatorit 1134.1.2.1 Ndërmjetësimi .1134.1.2.2 Arbitrazhi. .1144.1.2.3 Padia ngritur nga konsumatori në gjykatë .1164.1.2.3.1 Kompetenca ligjore .1164.1.2.3.2 Kompetenca tokësore 1174.1.3 Mjetet juridike të mbrojtjes së konsumatorit . .1184.2 Mosmarrëveshjet në të drejtën e konsumatorit që prekin interesin kolektiv tëkonsumatorëve .1194.2.1 Mbrojtja e interesit kolektiv të konsumatorëve nga organet e administratës shtetërore .1204.2.2 Bashkimi Europian për këtë çështje 1214.2.3 Mbrojtja e interesit kolektiv të konsumatorëve në gjykatë .1244.2.4 Mbrojtja e interesit kolektiv të konsumatorëve nga shoqatat konsumatore .1264.3 Praktika administrative dhe gjyqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të së drejtës sëkonsumatorit në Shqipëri .1274.3.1 Praktika administrative e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve .1284.3.2 Praktika gjyqësore e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve .132iii

Kreu V - Përafrimi i legjislacionit me të drejtën komunitare .1425.1 Mbrojtja e konsumatorit në Bashkimin Evropian .1425.2 Gjykatat Shqiptare dhe vendimet e Gjykatës së Drejtësisë .1455.3 Përafrimi i ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorëve me Direktivat e Bashkimit Evropian”.146Kreu VI- Konkluzione dhe Rekomandime .154vii.Pasqyra e përafrimit të ligjit .157viii.Fjalorth i termave .160ix. Bibliografia .162iv

iii.LISTA E SHKURTIMEVEBEBashkimi EuropianGJAGjykata e ApelitGJKGjykata KushtetueseGJLGjykata e LartëGjEDGjykata Europiane e DrejtësisëKCKodi CivilKPrc.Kodi i Procedurës CivileNr.NumërPara.ParagrafiR.SHRepublika e ShqipërisëDNPE Drejta Ndërkombëtare PrivateDNPEE Drejta Ndërkombëtare Private EuropianeEd.Botues (Editor)Eds.Botuesit (Editors)Et seq.Dhe në vazhdimFq.FaqeIbid.IbidemId.IdemOp. cit.Opera citatoVol.Vëllimiv

iv.PARATHËNIEE drejta evoluon në përpjestim të drejtë me marrëdhëniet social – ekonomike të një vendi tëcaktuar, e në këtë kuadër ajo pëson ekspansion nga pikpamja legjislaive. Kësisoj, në korpusinligjor të një vendi të caktuar, degët klasike të së drejtës vazhdojnë dhe pësojnë përmirësime, pormund të ndodhë që në këtë kuadër mund të shtohen edhe degë të reja të cilat plotësojnë më sëmiri kërkesat e qytetarëve për të rregullar marrëdhëniet e tyre shoqërore nga ligje të caktuara. Enë këtë kuadër, me zhvillimet social – ekonomike të shoqërisë sonë, evidentohet lehtësishtzhvillimi i marrëdhënieve juridiko – civile me subjekt kryesor konsumatorin. Janë këtomarrëdhënie dhe vet problematikat që këto mbarsin që kanë nxitur krijimin e së drejtës sëkonsumatorit, një degë e re e së drejtës e cila për shkak të gamës së gjerë që trajton, mbart edheshumë problematika të cilat, janë në proces studimi nga studiuesit e së drejtës. Kësisoj, edhe unë,si një studiues i së drejtës, aspiroj të kontribuoj në mënyrë modeste në këtë kuadër duke trajtuarnjë aspekt konstituiv të marrëdhënies juridiko – civile të konsumatorit siç janë kontratatkonsumatore. Problematikat në kuadër të legjislacionit kombëtar dhe mangësitë e evidentuaragjatë procesit të harmonizimit me legjislacionin e Bashkimit Europian, do të gjejnë një trajtim tëdetajuar në këtë punim kërkimor shkencor. Janë kontratat konsumatore, fillesa e marrëdhëniesjuridiko – civile të konsumatorit dhe mbi bazë të këtij veprimi juridik të stipuluar mes palëve,lindin problematika, mosmarrëveshje, të cilat për shkak të natyrës komplekse që kanë, do tëtrajtohen në kuadër të jurisprudencës kombëtare dhe asaj ndërkombëtare, kryesisht Gjykatës sëDrejtësisë së BE-së.Në Shqipëri, vetëm pas zhvillimeve politiko – ekonomike të viteve ’90, mund të bëhej fjalë përpërgatitjen e kuadrit ligjor, ku shtrihet disiplina e re juridike e së drejtës së konsumatorit. Menënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asocimit, në korpusin ligjor të së cilës, një dispozitëe veçantë i takon çështjeve të mbrojtjes së konsumatorëve dhe mbikqyrjes së tregut. Legjislacionishqiptar, që mbulon këtë fushë, është i harmonizuar, pothuaj maksimalisht me të drejtën eBashkimit Europian, e cila, në të ardhmen e afërt aspirohet të bëhet pjesë e legjislacionit tëbrendshëm. Në kuadrin e integrimit, një ndër provat, që parashtrohet ndaj sistemit gjyqësor, nëdrejtim të rritjes së kapacitetit të tij, është zbatimi korrekt i legjislacionit, ku bën pjesë edhe LigjiNr.9902, datë 17.4.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”.Kësisoj, për të deduktuar, do të thoja se, një panoramë e qartë e kuadrit rregullues ligjor sipaslegjisalcionit material dhe procedurial të Republikës së Shqipërisë dhe analizimi mutatismutandis i kuadrit rregullues Europian, për kontratat konsumatore, është shumë e nevojshme përaplikuesit dhe studiuesit e së drejtës së konsumatorit në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu,analizimi i jurisprudencës kombëtare dhe asaj të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, përbëjnë njëvi

gur themeltar për evidentimin e problematikave në kuadër të aplikimit të legjislacionit përkontratat konsumatore dhe sidomos analizimin e kushteve të padrejta në kontratat konsumatore.vii

v.MetodologjiaPër realizimin e këtij punimi janë ndjekur metodat e mëposhtme:Kërkimi doktrinarKërkimi doktrinar ka konsistuar në evidentimin dhe analizën e literaturës së nevojshme mbiaspektet më kryesore të kontratave konsumatore. Evidentimi i literaturës ka përfshirëidentifikimin, mbledhjen dhe analizimin e librave, artikujve shkencorë në fushën ligjore dhe mefokus kryesor kontratat konsumatore. Bibliografia e përzgjedhur është fokusuar veçanërisht nëautorët e huaj, por edhe shqiptarë.Studim i praktikës gjyqësoreNë kuadër të këtij disertacioni, një nga komponentët më të rëndësishmë të studimit ka qenëevidentimi dhe përpunimi i praktikës gjyqësore shqiptare dhe jurisprudencës së GjykatësEuropiane të Drejtësisë mbi çështjet që janë bërë pjesë e punimit. Praktika gjyqësore zë njëhapësirë të konsiderueshme të punimit dhe studimi i saj është kryer me qëllim evidentimin eçështjeve më problematike në drejtim të zbatimit të legjislacionit për konsumatorin dhe nxjerrjennë pah të elementëve të cilët kanë nevojë për përmirësim në këtë drejtim.Metoda e analizës së legjislacionit dhe ajo krahasueseMe qëllim arritjen e objektivave të studimimit, ka qenë e domosdoshme analiza e kuadrit ligjorkombëtar dhe atij ndërkombëtar mbi institutin e kontratës konsumatore. Problemet ligjore dhepraktike janë analizuar nëpërmjet krahasimit të legjislacionit material dhe procedurial tëRepublikës së Shqipërisë dhe legjislacionit të disa prej vendeve anëtare të BE-së. Nëpërmjetanalizës krahasuese është bëre i mundur evidentimi i problematikave kryesore në varësi të qasjessë legjislacioneve dhe qëndrimeve të gjykatave kombëtare. Metoda e analizës ligjore ka shërbyergjithashtu në gjetjen e disa propozimeve për zgjidhjen e problemeve praktike të lindura nëkuadër të normave të cilat rregullojnë institutin e kontratës konsumatore.viii

vi.Struktura e punimit.Ky punim është ndarë në pesë kapituj ku në secilin prej tyre janë trajtuar aspekte të ndryshmeteorike dhe praktike të marrëdhënieve juridike të lindura midis konsumatorëve dhe tregtarëve.Në kapitullin e parë, është trajtuar si në rrafshin teorik ashtu edhe në atë praktik, një sfondhistorik i zhvillimit të marrëdhënieve konsumatore në Shqipëri por edhe në Botë. Në këtë kuadërështë trajtuar evoluimi i marrëdhënies juridiko – kontraktore konsumatore, ku baza e saj ështëveprimi juridik i kontratës konsumatore. Trajtimi në kuadrin e legjislacionit të Republikës sëShqipërisë është plotësuar, për të krijuar një tablo më të plotë, edhe me trajtimin e kuadritrregullues të legjisalcionit material dhe procedurial të Bashkimit Europian, si edhe mejurisprudencën e GjED-së në këtë kuadër. Kësisoj, kokluzionet e këtij kreu do të sintetizohen nëdefinimin e marrëdhënies juridiko – kontraktore konsumatore dhe definimin e termave tëevidentuara në kuadrin ligjor të Republikës së Shqipërisë dhe atë Europian.Në kapitullin e dytë,trajtohen tre kontrata, nga më të përdorurat, në të drejtën e konsumatorit, sikontrata e shitjes dhe ofrimi i shërbimeve jashtë qendrave tregtare, kontrata e shitjes dhe ofrimittë shërbimit në largësi si dhe kontrata e shërbimit telefonik. Synohet të trajtohet rregullimi iposaçëm që i bën ligjit ”Për mbrojtjen e konsumatorëve” disa aspekteve të këtyre kontratave.Në kapitullin e tretë, do të trajtohen kushtet e padrejta në kontratat konsumatore në kuadrin elegjislacionit të BE-së dhe legjislacionit material të R.Sh-së. Në këtë kapitull fokusi kryesor do tëjetë dhënia e një qasje krahasuese mbi kuadrin rregullues ligjor në vende të ndryshme Europiane,nevoja për harmonizimin e këtij rregullimi dhe lloji i harmonizimit të zgjedhurnë këtë kuadër.Një vend të veçantë në trajtim gjen implementimi i Direktivës 93/13 në vende të ndryshme tëBE. Pavarësisht se të gjitha vendet kanë implementuar këtë Direktivë, në këtë pjesë analizohendisa prej mangësive gjatë zbatimit në praktikë të saj duke u mbështetur kryesisht nëjurisprudencën e GjED, duke dhënë konkluzionet që dalin nga analiza krahasuese, si dhe jepenrekomandimet përkatëse.Në kapitullin e katërt, do të trajtohen në tre pjesë të veçanta mosmarrëveshjet që lindin midiskonsumatorëve dhe tregtarëve. Në pjesën e parë trajtohen mosmarrëveshjet që prekin interesinindividual të konsumatorit si dhe mjetet dhe mënyrat, që ligji parashikon në dispozicion të tij, përtë mbrojtur të drejtat dhe interest ekonomike. Në pjesën e dytë, trajtohen mosmarrëveshjet qëprekin interesin e përgjithshëm të konsumatorëve, strukturat përgjegjëse për mbrojtjen e tij,detyrat dhe kompetencat e tyre në mbrojtje të konsumatorëve. Në pjesën e tretë bëhet njëpasqyrim i praktikës administrative dhe përmbledhje e praktikës gjyqësore që është ndjekur, nërastin e këtyre mosmarrëveshjeve.ix

Në kapitullin e pestë, jepet një prezantim i sintetizuar mbi mbrojtjen e konsumatorit nëBashkimin Europian, rëndësia e njohjes së gjyqtarëve me të drejtën komunitare, që mbulon këtëfushë si dhe mbi të gjitha jurisprudencën e Gjykatës së Drejtësisë, gjithashtu trajtohen momentete ligjit, të cilat janë të përafruara me direktivat që mbrojnë të drejtat e konsumatorëve si dhejepen disa përfundime të përpunuara nga jurisprudenca e Gjykatës së Luksemburgut mbi këtoDirektiva.Në përfundim të punimit parashtrohen konkluzionet, duke u dhënë në vija të përgjithshme disarekomandime për përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit shqiptar për të drejtën e konsumatoritsi dhe disa sugjerime modeste për zbatimin e ligjit nga gjyqtarët.x

Kreu ISfondi i evoluimit historiko-ligjor i së drejtës së konsumatorit dhe kontratavekonsumatore.E drejta e konsumatorit si multidisiplinë juridike.1.1. Sfondi historik i evoluimit të së drejtës së konsumatorit dhe kontratatve konsumatore.Marrëdhënia juridike e krijuar midis konsumatorit 1 dhe prodhuesve, furnizuesve apo shitësveështë në disekuilibër. Ky disekuilibër formohet

E drejta evoluon në përpjestim të drejtë me marrëdhëniet social – ekonomike të një vendi të . Janë kontratat konsumatore, fillesa e marrëdhënies juridiko – civile të konsumatorit dhe mbi bazë të këtij veprimi juridik të stipuluar mes palëve, lindin problematika, mosmarrëveshje, të cilat për shkak të natyrës .

Related Documents:

polis NR 11/2011 Revistë shkeNcoRe e Fakultetit të shkeNcave sociale Bordi Editorial Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, Universiteti Europian i Tiranës (UET) Fatos Tarifa Ph.D., Universiteti Europian i Tiranës (UET) Prof. Dr. Erleta Mato, Universiteti Europian i Tiranës (UET) Dr. Enis Sulstarova, Universiteti i Tiranës Blendi Kajsiu, Dokt., Essex University, Britani e Madhe

Texts of Wow Rosh Hashana II 5780 - Congregation Shearith Israel, Atlanta Georgia Wow ׳ג ׳א:׳א תישארב (א) ׃ץרֶָֽאָּהָּ תאֵֵ֥וְּ םִימִַׁ֖שַָּה תאֵֵ֥ םיקִִ֑לֹאֱ ארָָּ֣ Îָּ תישִִׁ֖ארֵ Îְּ(ב) חַורְָּ֣ו ם

Kontabiliteti financiar, R rustem Asllanaj, Prishtinë 2010 Kontabiliteti financiar, Sotiraq Dhamo , Tiran ë Standardet Ndërkomb ëtare t ë Kontabilitetit Materiali nga ligjëratat VËREJTJE Vërejtje për studentin: Studentët, me qëllim të arritjes së suksesit të lartë në studime duhet që: 1.

distancuar, duke përdorur për shembull strukturën sipërfaqësore sintaktike si përgjasim të ligjërimit të brendshëm apo fillimin dhe mbarim e natyrshëm të ëndrrës, si transmetim besnik të përjetimit. Mund të themi se përdorimi i formës dialektore në këtë rrëfim është në përputhje me përdorimin e

Universiteti Evropian i Tiranës 2007-2008 Pedagoge, Departamenti i Shkencave Politike, Fakulteti i Shkencave Sociale, Albanian University, Tiranë. Titullare e lëndës Shkrim akademik, cikli i parë i studimeve. Fusha e kërkimit: . Nga romantizmi tek realizmi si një frymëmarrje e

Abstrakti në anglisht iv Mirënjohje v Përmbajtja e lëndës vi Lista e tabelave xi Lista e figurave xii I. HYRJE 1.1. Paragjykimet për vajzat dhe gratë 1 1.2. Parashtimi i problemit 3 1.3. Qëllimi dhe objektivat studimore 6 1.4. Rëndësia e studimit 9 .

Amaliy mashg’ulot - 20 soat Seminar mashg’uloti - 22 soat Auditoriya soatlarining jami -68 Mustaqil ish - 68 soat Jami – 136 soat Tuzuvchi: f.f.d.Pardayev A. O’zbek tilshunosligi kafedrasining 2019-yil 28-avgustdagi 1-son majlisi qarori bilan tasdiqlangan. Kafedra mudiri f.f.d.Pardayev A. Filologiya fakulteti o quv-uslubiy kengashining 2019-yil _- _dagi 1-son majlisi qarori .

Grade 2 ELA Week of May 4 - May 8, 2020 Day Skill Instructions Monday Use Text Features to Location Information Efficiently Review Learning: Using Text Features Read Endangered Species: The African Elephant . Respond to the comprehension questions. Tuesday Describe the connection between ideas or concepts in a text Review Learning: Describe the Connections in a Text Reread Endangered Species .